View Full Version : Artikuj | Articles


7t
August 14th, 2011, 08:44 AM
Gjeneza e Arkitekturės moderne dhe e realizmit socialist nė Shqipėri, nė vitet 1945-1980

http://photos-c.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/65852_480890887209_182132672209_5631972_1575307_a.jpg

Nga Prof. Dr. Enver Faja

Me pėrfundimin e luftės sė II-tė botėrore ndryshime rrėnjėsore u bene nė Shqipėri nė strukturėn politike shoqėrore ekonomike kulturore. Ndryshuan nė mėnyrė rrėnjėsore politika, ideologjia, teoria dhe praktika ne fushat e urbanistikės dhe arkitekturės

Shoqeria shqiptare ne mesin e shekullit te XX trashėgoi njė arkitekture tradicionale popullore me banesa private nje dhe dy kate te mbuluara me ēati te rrethuara me oborre, kopshtije dhe mure, si dhe nje arkitekture moderne banimi dhe monumentale. Pėr te qene me i qarte per lexuesin po shpjegoj brenda hapėsires qe me lejon ky shkrim nocionin gjenial te ‘’Arkitekture Moderne’’ i cili tek ne eshte perdorur jo sakte dhe me nenkuptime te ndryshme, si arkitekture e re, apo si arktekture bashkekohore, por jo si nje metode apo stil i veēante qe ka vepruar ne nje periudhe historike te caktuar te zhvillmit te artit dhe arkitektures ne Evrope dhe ne vendin tone.
Arkitektura Moderne Evropiane eshte nje stil nje trend, nje rryme qe lindi me revolucionin industrial si domosdoshmeri e shoqerive te reja industrialiste dhe mekaniciste te Evropes. Ajo vuri ne jete shkencen, tekniken, teknologjine e epokes se re, duke krijuar nje arkitekture racionale te thjeshte qe ornamentin e quajti krim te formes dhe funnksionin percaktues te perhershem te formes, e lidhur ngushtesisht me artet moderne te kohes, si ekspresionizmin, kubizmin, etj. Ajo pati organizaten e saj, Kongresin Internacional te Arkitekteve Modernė 'CIAM' ( Congress International d’Architect Moderne), ku ne cdo kongres duke filluar nga viti 1928 u perpunuan teza parime dhe doktrina e stilit te ri, bibla e krijimtarise se arkitekteve progresist deri ne vitin 1970
Nė Shqiperi vitet e para te shtetit totalitar dy formate urbane te arkitektures popullore dhe arkitektures moderne (qe u permenden me lart) kane qene te lexueshme, se bashku ose te veēanta ne harmoni ose opozitare, por qe ne kompleks ata formonin struktura kompakte me vlera origjinale te urbanizmit shqiptar. Ne komunizėm dhe ne Shqiperi ishte koha tė zgjidhej rryma, drejtimi, stili qė arkitektura shqiptare tė vazhdonte rrugėn e saj tė filluar nė periudhėn e paraluftės se Dyte Botėrore, atė tė modernizimit. Tė vazhdonte individualizmi, pavarėsia krijuese sepse tė tillė ishin idealet dhe filozofia e socializmit human. Por nuk ndodhi keshtu.
Shtrati i arkitektures moderne, i formuar gjate periudhes ndermjet dy luftave boterore ne Shqiperi eshte fruti i krijimtarise artistike te arkitekteve shqiptare sikunder jane ark.Q.Butka, ark.S.Luarasi, ark.A.Lufi, etj. autore te shume vilave, hoteleve, bankave, bashkive te qyteteve, te cilat krijuan shtratin e modernizmit shqiptar ne arkitekture.

Ne periudhen e komunizmit, urbanistika shqiptare trashėgoi njekohesisht dhe struktura urbane te arkitektures moderne evropiane, ate te racionalizmit italian te MIAR-it (Movimento Italiano di Architetura Racionale) te arkitekteve italiane si Geraldo Bossio Brazinit etj), sikunder eshte ajo e qendres se Tiranes me boshtin kryesor Bulevardin e Madh dhe hapsiren monumentale “Dopo lavore” si dhe struktura urbane e habitatit me vila dhe banesa sociale tip apartamentesh te realizuara ne lagjet e Tiranes se Re, te Durresit, Vlores, etj. Krahas realizimeve te ndryshme ndertimore, vendi trashėgoi nga racionalizmi italian dhe nje sere planesh dhe studimesh urbanistike
Bota arkitekturore shqiptare e atyre viteve perveē shtratit te vet kombetar te arkitektures moderne, njihte edhe fenomenin modern qe kalonin ne arkitekture dhe shtete te tjere te Europės Lindore si te Polonise, Ēekosllovakisė, si dhe te Bashkimit Sovjetik.

Polonia vazhdoi ta pėrkrahė pas luftės rrymėn moderne siē shkruan historiani dhe kritiku i njohur Nikolas Pevsner sepse gjeti tek ajo karakterin shoqėror, zgjidhjen e drejtė tė problemeve tė banimit nėpėrmjet projektimit,planifikimit te qyteteve ne baze te njesive te banimit ne radhe te pare si njesi sociale dhe ne plan te dyte si njesi kompozicionale te strukturave urbane
Ēekosllovakia gjeti ne arkitekturen moderne stilin qe jep mundesi me teper perdorimit te teknikes dhe teknologjise progresiste ne ndertim, ate te parafabrikimit dhe perdorimit ne stil te gjere te konstruksioneve te reja prej beton armeje hekuri dhe ēeliku si vendi me industri te zhvilluar
Ne Rusi pas revolucionit te vitit 1917, ne artin, letersine e kulturen sovjetike penetruan rryma artistike modene ne arkitekture konstruktivizmi dhe racionalizimi qe u pranuan per dy arsye: E para, keto drejtime ishin krejtesisht te reja sikunder ishte radikal i ri sistemi shoqeror sovjetik. E dyta pas revolucionit, Rusia ndodhesh ne nje kaos te vertete social, ku rryma te ndryshme te artit te vendeve te Europes perėndimore gjeten shtrat zhvillimi dhe lulezimi. Por bashkejetesa e rrymave te reja moderne me ideologjine komuniste nuk arriti te vazhdoje gjate dhe kontradiktat u duken sidomos ne horizontet e viteve ‘30 te shekullit te XX. Kritiken e pare konstuktivizmi rus e mori nga deklarata e udheheqesit te Revolucionit V.I.Lenin ne te cilen thote:"Ne pikture me pelqen realizmi socialist ne letersi Balzaku dhe ne arkitekture klasicizmi grek qe eshte e vetmja arkitekture e vlefshme Ajo sot kerkon nje Palldio te kuq sikunder letersija kerkon nje Tolsto te kuq".
Keshtu konstruktivizmi ne Rusi zgjati deri ne vitet 37 te shekullit te XX, sepse shpejt u zevendesua me arkitekturen e Realizmit Socialist, me vendim te kongresit te arkitekteve sovjetik qe u zhvillua ne vitin 1937. Realizmi socialit ne arkitekture rehabiliton pak nga pak te gjithe komponentet e arkitektures akademike. Stili i realizmit socialist sovjetik u quajt edhe stil i proletariatit, sepse kombinon imazhin artistik me ideologjine komuniste qe permblidhet me dogmen propagandistike materialiste "permbajtje socialiste dhe forma kombetare".
Ne Shqiperi megjithese ekzistonin sikunder u permend me siper premisa pozitiviste per nje arkitekture moderne, ajo nuk u njoh nuk u perkrah por perkundrazi u luftua nga shteti i yne totalitar. Totalitarizmi komunist shqiptar nuk veproi si totalitarizmi fashist italian (1922-1945), nazist gjerman (1929-1945) dhe bolshevik rus (1929-1953) qe ne fillim te krijimit te shoqerive te tyre per arsye politike ideologjike e perkrahen artin dhe kulturen moderne. Arkitektura shqiptare iu nenshtrua qysh ne fillimet e shoqerise komuniste totalisht metodes se realizmit socialist te huazuar nga Bashkimit Sovjetik. Ajo u drejtua dhe u diktua njekohesisht dhe nga Partia Komuniste Shqiptare, e cila nepermjet vendimeve te plenumeve pėrpunoheshin, aprovoheshin dhe sanksionoheshin tezat, parimet dhe kodet e arkitektures e te urbanistikes socrealiste. Stili i realizmit socialist gjeti ne Shqipėri dhe mbeshtetjen didaktoriale te disa arkitekteve te pas luftes te formuar ne shkollat e larta te arkitektures se Bashkimit Sovjetik si te arkitekt G.Strazimiri, E. Dobi K. Miho etj. dhe ne punen e arkitekteve sovjetikė te ardhur nga Rusia, si projektues dhe keshilltare ne institutet shqiptare te projektimeve.

Stili Soc-realist i pranuar si stil shteteror ne arkitekturen shqiptare u trajtua si nje metode politike dhe ideologjike per t’ju mbrojtur nga ndikimet e arkitektures se vendeve perėndimore kapitaliste qe ishte fortėsisht moderne, duke luftuar dhe injoruar paralelisht dhe vepren madhore dhe te bukur te arkitekteve te gjeneracionit te pare te modernizmit, gjermanit Valter Gropius, francezit Le Korbyzje si dhe holandezit Mis van de Rohe, etj Me stilin socrealist, shteti yne totalitar luftonte ne nje rrafsh te gjere arkitekturen Moderne, si rryme nderkombetare qe vinte ndesh me kulturen e internacionalizmit proletar.
Socrealizmi tek ne krijoi klimen e frikes te ndrojtjes te kufizimit te prirjeve individuale. Stili socrealist kerkohej me kercenim te zbatohej nga shteti totalitar, sidomos kur marredheniet me vendet perėndimore acaroheshin. Por logo e stilit te realizmit socialist “kombetare nga forma dhe socialiste nga permbajtje” mbeti gjithmone nje dogme politike, sepse nuk pati vlera ekzekutive dhe nuk ndihmoi kurrsesi si nje instrument projektimi. Historiani i arkitektures moderne, polaku A. Kotarbinjski ne librin e tij "Ideologjia dhe Arkitektura" shkruan: "Te kerkosh te prodhosh fletore socialiste ose vetura socialiste eshte nje absurditet? Thjesht duhet te besh fletore dhe vetura te mira, si dhe nje arkitekture te mire".
Ndertimet e para te realizmit socialist ne Shqiperi jane ato me karakter social administrativ kulturor ku arkitektura mbeshtetet kryesisht ne stilet e medhej te arkitektures antike greke dhe romake te rilindjes dhe neoklasicizmit evropian. Mund te permendim ketu Kinostudion Shqiperia e Re, Kombinatin e Teksileve “Stalin”, Muzeun Lenin-Stalin (sot rezidence e Ambasades Italiane), Ndertesen e Komitetit Qendror te Partise komuniste Shqiptare ne Tirane, Teatrin e Shkodres.

Me nje fizionomi arktekturore te papritur dhe disi te cuditshme u shfaqen ne peisazhin e Tiranes se vogel dhe te gjelbėruar, banesat e para kolektive te socrealizmit, ato te pallateve te Shallvares dhe pallateve Agimi (arkitekt A. Strazimiri). Banesa keto me shume te meta dhe dobesi konstruktive funksionale, estetike si dhe ekonomike. Ne arkitekturen e jashtme, ne zbatim te dogmes “forme kombetare dhe permbajtja socialiste” u perdoren elemente te arkitektures popullore. Modeli i Pallateve te Shallvares eshte nje deshtim i plote i metodes se socrealizmit te arkitektures se baneses kolektive shqiptare, e huaj per natyren dhe mjedisin shqiptar, per menyren e jeteses dhe parapėlqimeve te banoreve vendas.

Me shkrirjen e akullit te komunizmit ne Evrope me prishjen e marrėdhenieve te miqesise midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik, ne jeten shqiptare pas viteve 60 ne kulture, art dhe arkitekture, u krijuan kushtet per nje krijimtari me te lire me te pavarur, por gjithmone te kontrolluar.
Ne kete kohe Shqiperia si gjithnje e varfer kishte nevoje per nje arkitekture ekonomike racionale te thjeshte dhe funksionale arkitekturen e demokracise dhe jo te luksit dhe dekoracioneve, por, arkitekturen e nevojshme per mbare popullsine urbane. Ajo u mor ne fillim kryesisht me urbanistiken e banimit dhe me banesen. Ne kundershti me banesen tip Shallvare te realizmit socialist banesa e re si nje e drejte universale e ēdo njeriu, banori urban; filloj te projektohej ndryshe me mė shume drite, diell, ajer te paster dhe gjelbėrim. Lagjet, kompleset dhe blloqet e banimit, u mbeshteten ne parimet e urbanistikes moderne, sipas parimeve te kartes se Athines, te aprovuar ne kongresin e IV tė CIAM-it. U percaktuan norma projektimi dhe standardizimi si dhe seksione banimi minimal ekzistence te cilat ne nje veshtrim te pergjithshem deshmoj se nuk ndryshojne shume nga ato qe u zbatuan ne shume vende te Europes Lindore si dhe te baneses sociale te shteteve perėndimore per popullsi me nevoja urgjente te realizuara ne ate kohe. Ne Universitetin tone ne shkollen shqiptare te Arkitektures u ligjeruan leksione nga historia e arkitektures por jo moderne si e shkollave perėndimore, por arkitektura 'bashkekohore pershtatur kushteve te vendit tone”. Arkitekture moderne nuk u njoh kurre nga shteti i yne totalitar ajo hyri ne Shqiperi si tinzare dhe pa zhurme dhe vendime zyrtare. Pavaresisht nga atmosfera e veshtire per nje artist dhe krijues arkitektura moderne filloi hapat e saja te para nepermjet arkitekteve te ardhur nga shkollat e akitektures te demokracive popullore Ajo filloi te pelqehej dhe te gjeje perkrahje nga shoqeria. Ansamblet e banimit qe u ngriten ne hyrje te qyteteve te Korces (ark. P. Kolevica ) Te Shkodres ne Paruce ( arki. S. Pashallari , ark. I Prushi ) te bllokut te banesave te Flores ne Tiranes (ark. M.Pepa dhe ark. I.Prushi) te baneses ne rrugen e Dibres ( ark.M.Velo ) e te tjera i dhane qyteteve tona arie te re dhe freski .Po ashtu rrenjesisht ndryshoi dhe arkitektura e ndertesave shoqerore administrative kulturore te pushimit sporteve ku elementet klasike kollonat kapitelet dhe frontonet u zevendesuan nga planet format vellimet e pastra gjeometrike Hotelet shumekatesh te ngritur ne qendrat e qyteteve te Tiranes dhe Elbasanit (ark.V. Pistoli) te hotelit te Korces (ark.K.Como ) te .Pogradecit (ark. F. Alihmehmeti) e tj u priten me entuziazem nga shoqeria si ndertimet e para te larta te qyteteve duke i dhene atyre silueta dhe panorama me dinamike me interesante.

Por ne historine e perpjekjeve per nje arkitekture Moderne ka pasur dhe periudha dramatike Pas vitit 1973 u be nje lufte e hapur kunder artit kultures shqiptare qe mbartinin gjurme te letersise te artit arkitektures perendimore Ne kete kohe rende u ndeshkuan dhe arkitekte dhe praktikues te arkitektures moderne Projektuesit te teatrit te Fierit te arkitektit S.Mosko I ndryshuan krejtesisht formen ebukur prizmatike te salles se shfaqjeve. Grupit te projektuesese te Muzeut Historik Kombetar ( arkitekte kryesore S.Mosko, E.Faja, N. Shehu, dhe . P.Kolevica dhe arkitekte te tjere ) i kerkuan nje arkitekture te konceptuar sipas parimeve te realizmit socialist Projekti I Galerise Kombetare te Ateve ( Ark. E.Faja ) nuk duhesh te kishte dritare kudo, dhe per kete me diktat ato u hapen atje ku nuk duheshin.Po te njejten fat pati dhe Biblioteka e Korces (ark. P. Kolevica) . Fasadat pa dritare si dhe ata me shume xham, ngjyrat e forta apo ate ndezura promovonin nje arkitekture borgjeze Arkitektet ne veprat e tyre duheshin te perdornin materiale te vendit jo materale "imperialiste".Kishte rrexime dhe korigjime te shumta projektesh ose ndeshkime per arsye kalim fondesh etj. . Pati dhe raste persekutimi dhe burgimi Prandaj arkitektura moderne shqiptare nuk arriti ne nivelet e si motrave te saja ne Europe sepse i mungonte dukshem material lenda teknologjija teknika e perparuar e kohes dhe ne menyre te vazhdueshme lirija e mendimit dhe krijimit. Per kete arsye arkitektura moderne qe u krijua ne kushtet e nje trysnije te eger te shtetit totalitar shqiptar duhet ta ruajme si pasuri kombetare ta rigjenerojme ta rivleresojme ne respekt te sakrifices se shume krijuesve arkitekte pse jo dhe te tere shoqerise shqiptare.

http://botimetshqiptare.soup.io/since/95243098

7t
August 14th, 2011, 09:09 AM
Arkitektura, damka e shėmtuar shqiptare e 20 viteve

Fatmir Musaj

Arkitektura dhe ndėrtimet kanė treguar gjithmonė zhvillimin e njė vendi dhe kanė qenė tregues tė qartė, politikė tė njė sistemi. Shpenzimet nė ndėrtim janė pjesė e njė ringjalljeje tė cikleve ekonomike tė njė shteti. Njė nga detyrat mė elementare tė politikave tė arkitekturės ėshtė: qėllimi, jo vetėm tė mbrojė kundėr fatkeqėsive tė natyrės, por tė siguroje pėr njerėzit, qė institucionet dhe banesat, tė kenė luksin e normalitetin e jetės brenda dhe jashtė ndėrtesės. Kjo ėshtė e njė rėndėsie sa profesionale e politike. Kthehemi me dhimbje dhe neveri, tė zhulosur dhe me zgjyrė, me ulėrimė dhe urtėsi, me patetizėm e qetėsi, pėr tė analizuar artin dhe arkitekturėn nė Shqipėri; marrėdhėniet e shoqėrisė, qė janė pasqyruar nėpėrmjet monumenteve dhe artit, i cili ėshtė krijuar nga marrėdhėniet e vetė artit nė vetvete, shtetit, politikės, shoqėrisė dhe artit. Tė vonuar, mbas 500 vjet robėri, ku bota provonte shijen e tė gjithė “izmave” tė rrymave artistike, ku shėtiste me transoqeanik dhe Parisi ndėrtonte kullėn “Eifel”, ku Budapesti kishte metronė e parė nė Evropė, ne ishim akoma te qerpiēi dhe me njė infrastrukturė feudale. Ashtu siē ėshtė e vėrteta shtėpitė qytetare qė ishin ornamentalizėm, tė ndėrtuara plot estetikė, po ishin model i njė kohe tė perėnduar. Trashėguam qytete dhe objekte kulti me karakteristika tė veēanta, njė kulturė, e cila pasqyrohet nė zbulimet arkeologjike, si dhe ne mbetjet fizike tė monumenteve, nė amfiteatėr, kėshtjella etj., tė cilat kanė nevojė pėr restaurim. Por qėllimi i shkrimit tim ėshtė arti dhe arkitektura, si pjesė e jetės sonė, si tregues i qytetėrimit, i shkallės sė civilizimit dhe i politikave tė shtetit tė shek. XX e XXI. Tirana, kryeqyteti ynė, kartėvizita e arkitekturės sė kryeqytetit tonė, ėshtė Ansambli Arkitektonik i Ministrive nė Sheshin “Skėnderbej”, pra bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, deri te Korpusi i universitetit. Ky ėshtė sot antikuari dhe relikja mė me vlerė e kryeqytetit tonė.

Nė tė gjithė Shqipėrinė nuk gjen mė gjurmė nga e kaluara, nga arkitektura qytetare, jo vetėm nga funksionaliteti, po kemi edhe njė degradim dhe rrallim tė objekteve muzeale me vlera kombėtare. Mirėsevini nė Shqipėri! Ju po vini nė Perandorinė e Arkitekturės sė Ferrit. Ju po vini nė necropolis-in shqiptar, kjo ėshtė njė britmė qė mė merr energjinė, ky ėshtė njė patetizėm qė duhet ta nxjerr, kjo ėshtė njė shurdhėri qė po mė helmon, kjo ėshtė njė grisje dhe shqyerje shpirtėrore qė nxirret me ulėrimė dhe dua qė ajo tė dėgjohet nga veshėt e mediokritetit se mjaft kam heshtur dhe ju ftoj tė gjithėve tė mbani qėndrim qytetar, dhe t’i bėheni barrikadė tė keqes, necropolis-it, kėsaj varreze ogurzeze, jo butaforike, po tė gjallė e monumentale, qė rrethon jetėn tonė. T’i bėheni barrikadė dhe tė trimėroheni pėr t’i thėnė mjaft politikės sė papėrgjegjshme, pėr t’i thėnė mjaft korrupsionit, pėr t’i thėnė “ok” guximit qytetar, kurajės civile dhe interesave kombėtare. Shikojmė Shqipėrinė nga ajri: Njė horror e katrahurė arkitektonike, njė thatėsirė artistike, njė mjegullnajė djallėzore, qė mbulon qytetet tona. Njė shqyerje biblike, pėrmbytje kilometrike nga ujėrat, njė krijesė arkitektonike e djallit, njė pėrēudnim i parajsės gjeografike, qė e ka bėrė politika bashkė me arkitektėt e ferrit. Mirėsevini ne Aeroportin “Nėnė Tereza” dhe sapo tė dilni do tė prezantoheni me monumentin “Nėnė Tereza”, punė e skulptorit Luan Mulliqi. Ja ēfarė thotė Luani: “Ndihem i kėnaqur qė fitova tė drejtėn e realizimit tė kėsaj shtatoreje pėr njė personalitet si Nėnė Tereza, pasi monumentet e heronjve kombėtarė deri tani janė realizuar nga artistė shqiptarė dhe kryesisht nė bazė tė modeleve socio-realiste. Shtatorja ngjan sikur humanistja shqiptare po bėn njė lutje universale. Dhe duart janė vendosur nė mėnyrė tė atillė, sikur Nėna Tereza po kryen njė lutje universale dhe gjithashtu sikur po u uron mirėseardhjen atyre qė shkelin nė aeroportin e Rinasit”. Dhe vazhdon: “Pjesėn e poshtme tė pėrmendores e kam modeluar nė formėn e njė drapri tė lehtė, pėr tė vazhduar nė lartėsi pėrmes njė forme elegante qė e arrin monumentalitetin e saj pėrmes bashkimit tė duarve. Ka njė formė anti gravitacionale, qė del nga toka, apo qė mbin si njė lule dhe qė hapet pėr tė paraqitur gjithė veprimtarinė e Nėnė Terezės, dhe pastaj merr formėn e njė shigjete qė priret nga qielli, nga pėrjetėsia...”. Pallavra, pallavra, pallavra. Kjo nuk ėshtė “Nėnė Tereza”! Kjo ėshtė njė kolonadė dy tonėsh prej bronzi, 6 metra e lartė, si njė kolonadė varreze qė del nga toka dhe bėn prezantimin e frikshėm tė mirėseardhjes nė atdheun e “ferrit” artistik e arkitekturor. Kjo ėshtė si njė porosi pėr skenat e makabritetit tė fantazisė sė Stefan King. Kjo ėshtė njė vepėr 100% socio-realiste si tė gjithė monumentet e diktaturės, ku sidomos femrat janė modeluar si “Herkule” me nofulla tė hekurta e muskuloze. Tė lutesh, do tė thotė tė kesh dhimbje, tė lutesh do tė thotė tė bėsh kompromis. Po a ka dhimbje nė punėn tuaj? Jo! Po a ka kompromis nė punėn tuaj? Jo! Po a ėshtė Nene Tereza kjo? Jo! Kjo “vepėr” ėshtė njė “Sui generis” nė artin monumental shqiptar, pėr tė mos thėnė njė plagjiaturė qė tė kujton Jezusin monumental mbi Corvovado nė Rio de Janeiro, qė ėshtė nė Brazil vepėr e projektuar nga inxhinieri Heitor da Silva Kosta dhe e punuar nga skulptori Francez Paul Landowski. Njė herė thoni ėshtė si njė lule, pastaj lulja kthehet nė shigjetė qė pritet nga qielli!!! Monumenti ėshtė njė vepėr artistike, njė lloj krijimtarie, qė duhet tė paraqesė nė mėnyrė eksplicite pėr tė pėrkujtuar njė person, apo njė ngjarje tė rėndėsishme, apo qė ėshtė bėrė e tillė nga shoqėria, si pjesė e pėrkujtimit tė tyre dhe qė ndihmojnė jo vetėm nė kujtesėn e shoqėrisė, po dhe nė administrimin e hapėsirave publike tė qytetit.

Qėllimi i monumenteve dhe vetė fjala monument ka lidhje me njė madhėsi mbi natyrale pėr tė bėrė pėrshtypje nga gjetja artistike dhe pėrmasat e figurės. Rrjedh nga latinishtja “Monere” qė do tė thotė “tė kujtojmė”. Po ēfarė t’i kujtojmė kėsaj figure emblematike shqiptare: sa shqiptare, aq dhe planetare, mė shumė tokėsore se qiellore, kėsaj legjende tė gjallė, kėtij miti tė pavdekshėm tė humanizmit e mirėsisė, qe ka fytyrėn e Nėnė Terezės. Ēfarė i mbetet shikuesit dhe mua si artist, pėr tu pėrgjigjur nė perceptimet, reagimet e gjendjen e veēantė emocionale, qė vijnė nga njė skulpturė e tillė, nėpėrmjet kėtij monumenti. Nė bazė tė kėtyre ndjesive mund t’ju them qė keni krijuar nj “Zombie” Nėnė Terezė! Unė i referohem, funksionit tė skulpturės si njė masė 2 tonėshe, prej bronzi qė nuk ka tė bėjė fare me shenjtoren dhe mė duket si njė riprodhim e interpretim imagjinar i njė Motre/priftėreshe anonime, qė ose nuk ka ekzistuar, ose ka ekzistuar nė vitin x dhe jo virgjėreshės Gonxhe Bojaxhiu, kėsaj shenjtoreje tė mirėsisė tokėsore. Kjo materie e pa vdekshme e moralit njerėzor. Dimensialiteti i objektit nuk e bėn objektin monumental. Monumental e bėn gjetja, zgjidhja, kompozimi, epshi i pashuar artistik, qė quhet muzė, dashuria dhe shpirti, qė derdh autori nė veprėn e tij, identiteti e simbolika, rrezatimi dhe mesazhi artistik e estetik qė pėrcjell te shikuesi. Vazhdojmė rrugėtimin e arkitekturės dhe artit nė Shqipėri. Arkitektura ka pasur si funksion njė normė mbizotėruese: “Forma ndjek funksionin”. Mjafton tė shohim ndėrtimet e kullave tė Malėsisė sė Veriut, tė bunkerizuara me frėngji dhe tė varfra nė ornamentalizėm dhe e kuptojmė se ēfarė jete sociale ėshtė jetuar nė to, si brenda dhe jashtė kullės. Mjafton tė shohim shtėpinė qytetare shkodrane, tiranase, elbasanase e tė qyteteve tė Shqipėrisė sė Mesme, shtėpinė me ēardak, hajat, kopshte e oborr tė mbyllur, apo kompleksin unikal tė ndėrtimit tė qyteteve tė jugut si Berati, Gjirokastra, etj, tė mbushur plot ornamente arkitektonike, qė ka tė bėjė dhe kėtu me traditėn dhe marrėdhėniet sociale tė shoqėrisė.

Pra arti dhe arkitektura shėrben si njė libėr i hapur pėr tė pėrcjellė informacione social-politike tė shoqėrisė. I referohemi diktaturės: Uniformiteti pa shpirt i parafabrikateve, pallate tė ndėrtuar nga tė burgosur dhe qindra, mijėra bunkerė qė nga rėra, ku lag dallga e detit, e deri nė majė tė malit, sheshe tė stėrmėdha e jo funksionale tė qendrave tė qyteteve, fabrika e kombinate tė ndėrtuara nė zemrėn e qyteteve! Monumentet e klonuara tė diktatorėve tė diktaturės, infrastrukturė mizerabėl, etj. Forma ndjek funksionin! Po cila formė dhe cili funksion? Anarki, kaos, katrahurė arkitektonike. Anarki si vetė jeta jonė, si vetė marrėdhėniet tona sociale. Infrastrukturė me funksionin mė vdekjeprurės i superstradave. Fakt janė statistikat e vdekjeve. Arkitektura quhet procesi dhe produkti i planifikimit, projektimit dhe ndėrtimit, qė pasqyron hapėsirė funksionale, sociale dhe konsideratat estetike. Qytetėrimet historike janė identifikuar shpesh me arritjet e tyre arkitektonike. Nė fund tė shek. XX njė koncept i ri i arkitekturės ėshtė qėndrueshmėria, dobishmėria/funksionaliteti dhe bukuria/forma/estetika. Me arkitekturėn moderne, dimensioni estetik shkon pėrtej aspekteve funksionale dhe ka tė pėrbashkėt zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Identifikimi i shoqėrisė shqiptare nė arkitekturėn qė kemi “projektuar” dhe ekzekutuar.

Njėzet vjet demokraci, 20 vjet lėvizje tė pa kontrolluara demografike, ku shteti dėshtoi nė bėrjen e projekteve bashkėkohore dhe qytetėrimi ka lėnė gjurmė nė arkitekturėn tonė si: zona informale si Bathorja dhe periferitė urbane nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, e gjithė vija bregdetare, etj. Dyzet kilometra vijė bregdetare, qė nga Durrėsi deri nė Spille. Dyzet km horror betoni, ku mbajmė pėrgjegjėsi tė gjithė, po sidomos shteti/politika dhe arkitektėt/zyrat e projektimit. Rrugėton nga Rinasi nė drejtim tė Kavajės dhe do tė shikosh peizazhe tė pėrēudnuara, natyra tė shkatėrruara e tė shqyera frikshėm, nga ndėrtime tė shėmtuara jo funksionale. Nuk janė ferma, nuk janė stalla, nuk janė pulari, po janė shtėpi pa infrastrukturė, pa planimetri, po tė miratuara nga zyrat e projektimit dhe janė aty ku toka ėshtė mė pjellore, nė zemėr tė fushės dhe jo nė kodra. Njėzet metra larg detit, detin nuk e shikon nga betonimet e pallateve, deri nė 20 kate tė ngritura nė plazh. Kush i ka miratuar! Kush i ka projektuar! Ku janė funksionaliteti, forma estetika? Ku do tė shkojnė mbetjet organike, ku do tė shkojnė mbetjet fizike, ku janė sheshet e parkimit dhe ku janė sheshet e pushimit, dėfrimit?! Kush i ka projektuar? Kush i ka lejuar? A funksionon zyra e projektimit? A ka njė plan urbanistik e arkitektonik? Nė Kavajė, nė qendėr tė pret Obelisku i Demokracisė, tė cilin nuk e firmosa nė vitin 1995, si anėtar komisionit tė asaj kohe. Nuk e firmosa se ishte punė e dobėt, se nuk u bė me konkurs, se nuk ishte pozicioni i gjetur. Isha i vetmi qė nuk e firmosa. Dhe koha po e nxjerr jashtė funksionit si obelisk, ku mė shume ka funksionin e mitingbėrjes, ku mblidhen militantėt. Kush ėshtė i kultivuar dhe qytetar nuk mund tė pranojė mė arkitekturė dhe statuja tė tilla banale dhe konservative, apo plagjiatura tė shpifura. Ne jetojmė nė mijėvjeēarin e tretė dhe mos i gėnjejė mendja mediokrit se artin e kuptojnė vetėm artistet! Nė ditėt e sotme arti mbahet, vlerėsohet nga kritika, qė pėr tė keqen tonė, nė Shqipėri ėshtė njė fatalitet, ku ndjehet mungesa e mendimit profesional. Edhe pse i zhgėnjyer e i neveritur nga gėrryerja morale e gjithanshme, edhe pse kanė kaluar njėzet vjet, qė u ndamė nga diktatura dhe pse simbolet e saj janė nė mes tonė, nė afro 80% tė veprave qė janė nė Shqipėri, edhe pse arti ėshtė ēliruar nga dara etatiste ideologjike, artistėt dhe intelektualėt, (kam parasysh dhe arkitektėt), po dhe zyrat e projektimit tė bashkive, kanė pjesėn e tyre nė kėtė kompozim tė rrapėllimės kaotike tė hapėsirave urbane dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja: tė realizimit tė monumenteve dhe pozicionimit tė tyre. Nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, zyrat e projektimit qė ka ēdo bashki, drejtohen jo nga artistė, jo nga mediokėr, po nga njerėz tė paaftė qė vetėm intelektualė nuk mund te quhen, ose mė saktė njerėz tė pa pėrgjegjshėm, topografė bunkeresh tė diktaturės. Arkitektura mund tė stimulojė dhe nė ndikimin e jetės sociale dhe mund tė promovojė zhvillimin shoqėror, prandaj mos harroni kurrė o topografė bunkerėsh dhe ju o arkitektė mediokėr, peshėn e pėrgjegjėsisė para shoqėrisė dhe historisė.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=39507

Tartanzan
August 15th, 2011, 08:18 PM
Keto artikujt me siper jane kot fare. Emocionale dhe pa asnje sens shkencor.

Ja, urdheroni nje artikull me te vertete interesant, qe pershkruan zhvillimin e politikes urbanistike ne Shqiperine post-komuniste:

Bertaud, Alan: "Urban development in Albania: the success story of the informal sector", June 28 2006 (http://alain-bertaud.com/AB_Files/AB_Albania%20Urban%20informal%20Sector%20paper.pdf)

Mr_Albalover
October 1st, 2011, 11:56 PM
Arkitektura shqiptare
http://img198.imageshack.us/img198/2050/oldhousesberatalbania.jpg
Arkitektura
Trashėgimia arkitektonike sa e larme pėr nga gjinitė, po kaq e hershme nga fillesa dhe e gjerė pėr nga kohėzgjatja, pėrben njė pasuri tė rėndėsishme pėr historinė e popullit tonė.

Fillimet e arkitekturės nė vendin tonė i shėnon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar nė Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qė i takojnė neolitit tė mesėm, dhe nė Maliq qė i takojnė neolitit. Banesa ndėrtohej mbi njė platformė druri qė mbėshtetej mbi hunj tė ngulur vertikalisht nė taban. Nė Dunavec janė gjetur 87 hunj tė tillė tė shpėrndarė nė mėnyrė tė ērregullt. Ndėrtimet palafite janė pėrdorur nga iliret pėr njė kohė tė gjatė qė pėrfshin edhe tėrė periudhėn e hekurit.

Banesat prehistorike kanė qenė tre tipash:1-Banesa tė futura krejtėsisht nė tokė, si nė Cakran –Fier ;
2-Banesa gjysmė nėntoke, pėrsėri nė Cakran; 3-Banesė mbi tokė qė ėshtė zakonisht njė thineshe.
Unitet arkitektonik paraqesin edhe qendrat e fortifikuara, si nė zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe nė zgjidhjen planimetrike. Duke ndryshuar funksionin nga strehime tė njė faze para urbane, nė qendra tė vėrteta urbane fortifikimet pėsojnė evolucion nė zgjidhjet dhe format arkitektonike, si dhe nė teknikėn e ndėrtimit. Kėto ndėrtime pėrbėjnė edhe prologun e fortifikimeve antike.

Arkitektura gjatė shekujve V-I p.e.s.
Gjate kėsaj periudhe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė pėrudhė lulėzimi. Arkitektura dhe Urbanistika e kėtyre qyteteve janė bazuar nė arritjet e arkitekturės helene po janė tė lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve koloni , nė territorin e Ilirisė se Jugut lindėn edhe njė tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj. Ato u vendosėn nė kodra e maja tė larta dhe rrethoheshin me mure tė bėrė me njė teknikė tė lartė. Kjo dėshmohet nė ndėrtimin e portave dhe tė kullave mbrojtėse.

Kullat e fortifikimeve antike nė vendin tonė kanė formė katrore, rrethore dhe patkoi. Nė format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit, fortifikimet kanė njė farė uniformimi si nė elementet mbrojtės: kurtinat, kullat,hyrjet, tė cilat i nėnshtrohen njė evolucioni tė caktuar. Nuratura e fortifikimeve realizohej me gurė nė tė thatė me gurė tė thyer, tė latuar, dhe tė parapėrgatitur.

Trajtimi urbanistik i qyteteve tė rrafshėta ndryshon nga ai i qyteteve nė terrene tė pjerrėt. Nga ana tjetėr, vendosja e akropolit nė anė ose nė mes krijon tipa tė ndryshėm urbanistike.

Gjurmėt e qyteteve nga planet urbanistike, dėshmojnė pėr njė sistem tė rregullt dhe tė pėrparuar urbanistik. Ky sistem ėshtė karakteristik si pėr qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe pėr qendrat e themeluara prej kohesh si Apolonia dhe Oriku. Kjo dukuri dėshmon pėr njė urbanistikė mjaft tė pėrparuar nė kohė, pasi themelimi i tyre pėrkon me fillimet e urbanistikės sė rregullt romake.

Ndonėse Buthroti e ka akropolin nė mes, veēoritė e terrenit kanė krijuar njė skemė tjetėr. Nė hapėsirėn e krijuar ndėrmjet shkėmbit tė thiktė dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit, ndėrsa nė shpatet veriore dhe lindore pėrqendrohen banesat.
Hyrja nė qytet ėshtė vendosur nė njė pozicion para se cilės hapet perspektiva e qendrės. Monumentet qė pėrbejnė qendrėn janė shėtitorja, teatri, tempujt etj.
Shkėputje tė akropolit nga qyteti kanė qytetet –skela si Dyrrah dhe Aulona, sa disa gjeografė dhe historianė i quanin akropolin dhe qytetin e poshtėm si dy qytete tė ndryshme.

Sistemi urbanistik ortogonal dėshmohet nė Apoloni, Antigonė dhe gjatėsor nė Bylis dhe Dymal. Nė Antigonė janė zbuluar 3 sektorė nė tė cilėn rrugėt kryesore priten me njėra tjetrėn me kėnde tė drejta duke formuar parcela drejtėkėndesh 50m tė gjata.
Banesa e formės mė tė zhvilluar paraqitet nė Apoloni, si banesė me peristil. Nė tė si bėrthamė qendrore shėrben oborri i hapur, i cili qarkohet prej njė korridori tė mbuluar. Pėr sa i pėrket dekorit tė brendshėm, pėrveē gjurmėve tė dyshemesė me mozaik nė banesėn e Apolonisė,nė Dyrrah nė banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile tė pjekur. Nė rrėnojat e njė shtėpie nė Durrės u gjet nė gjendje mjaft tė mirė njė mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili ėshtė njė nga mozaikėt mė shprehės dhe artistikė tė botės dhe qė quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombėtar .

Ndėrtimet Shoqėrore janė treguesit mė tė rėndėsishėm tė nivelit tė arkitekturės sė antikitetit.

Nė Apoloni, Orik, Buthrot etj., tempujt zėnė pikat mė dominuese duke luajtur rol tė madh nė trajtimin urbanistik tė qytetit. Por ka edhe raste kur tempujt janė jashtė qyteteve qė tė pėrdoren edhe nga popullsia fshatare.

Tempulli mė i hershėm ėshtė ai i Artemisit nė Apoloni dhe Asklepit nė Buthrot. Kemi dy tipa tempujsh: me portik me 4-6 kolona nė anėt e ngushta dhe me kolona vetėm nė ballė (me ante).

Shėtitoret. (stoa)gjatė periudhės antike qenė pjesė e pandarė e formulimit urbanistik tė qytetit. Ato shquhen pėr anėn ndėrtimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri tė mbuluara me fasadė me kolona, tė hapur ndaj ambientit tė jashtėm ku grumbulloheshin dhe shėtisnin qytetarėt nė kohė tė keqe ose me diell tė fortė, shpesh edhe pėr mėsim. Prej shėtitoreve njohim atė tė Apolonisė, Buthrotit, Bylisit etj.
Teatrot e kėsaj periudhe njohim atė tė Apolonisė, Buthrotit, Bylisit etj., tė cilėt kanė tė pėrbashkėt ndėrtimin e shkallares nė trajtė gjysmėrrethi, nė shpate kodrinore tė pėrshtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qė ndryshon midis tyre ėshtė madhėsia qė varet nga fuqia ekonomike e qendrės qytetare. Teatri mė i madh ėshtė ai i Apolonisė. Prej tij janė zbuluar si pjesė tė skenės, me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe njė friz me triglife. Nė gjendje tė mirė ruhet edhe teatri i Buthrotit pėr 1500 spektatorė dhe qė inkuadrohej mirė midis shkėmbit tė akropolit dhe murit rrethues. Mė i vogli ėshtė teatri i Nikaes pėr 1000 spektatorė.

Stadiumet. Gjatė shek. 3-2 p.e.s. kultura fizike pati njė zhvillim tė veēantė dhe u ndėrtuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias nė shek 3 p.e.s. Ky stadium ka njė formė antike tipike me njė pistė 184.8 m tė gjatė dhe 12.25 mė tė gjerė dhe ruhet shumė mirė. Nė njėrėn anė tė stadiumit ka 17 radhė shkallėsh dhe nė anėn tjetėr 8 radhė tė ndėrtuara me blloqe gurėsh gėlqerore.

Arkitektura nė shekullin I-V e.s.
Nė kėtė periudhė vihet re se arkitektura vazhdon tė ruaje tiparet e mėparshme; fortifikimet bėhen tė njėjta nė teknikėn e ndėrtimit. Por me pushtimin e Ilirisė nga Roma disa qytete kthehen nė koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Skodra etj, ku vendosen shumė veteranė dhe tregtarė romakė.

Influenca romake nė kėto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romakėt gjetėn njė arkitekturė tė pėrparuar bashkėkohore, por teknika e ndėrtimit nėn pushtimin romak, arriti nė njė nivel shumė tė lartė.

Orientimi i arkitekturės romake drejt asaj helene u ndie mė shumė gjatė periudhės sė mbretėrimit tė Augustit kur dihet qė perandori nuk e la kurrė Romėn ashtu siē dihet se Augusti kreu studimet e larta nė Apoloni.

Nga fillimi i shekullit tė VI, nė periudhėn e sundimit tė perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim tė trefishtė, ndėrtohet njė hipodrom, dhe pėrsoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonėse qyteti u shkatėrrua nga dy tėrmete, u rimėkėmb shpejt, pasi nė tė ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe njė qendėr zejtaro-tregtare e rėndėsishme.

Nė drejtimin urbanistik qytetet e kėsaj periudhe i pėrmbahen kryesisht skemave tė trashėguara. Kėshtu, nė Apoloni, urbanistika e qytetit pėrcaktohet prej rrjetit tė mėparshėm rrugor hipodamik qė nuk pėson asnjė ndryshim pėrveē se nė futjen e elementėve tė rinj qė i japin njė pamje tė re qendrės. Nė formulimin e qendrės shtohen monumente tė reja, si: odeoni, biblioteka, buleuterioni etj. Nė Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet janė tė vendosura nė mėnyrė tė ērregullt sipas terrenit, 1/4 e tė cilave qenė terma dhe nimfe qė i japin Buthrotit karakterin e njė kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.

Banesat nė Buthrot janė pėrgjithėsisht me peristil, ndėrsa nė Apoloni ėshtė zbuluar njė banesė me atrium qė i pėrkiste shtresave tė pasura, dhe e zbukuruar me mozaik.
Monumenti mė i madh i periudhės antike ėshtė amfiteatri i Dyrrahut, i ndėrtuar nė fillim tė shek. II nė skajin perėndimor tė rrethimit tė qytetit. Nė formėn e eklipsit, ai ka pėrmasa 150m gjatėsi dhe 20m lartėsi. Amfiteatri shfrytėzon pjerrtėsinė e terrenit pėr njė faqe tė shkallares. Arena ka forme eliptike, ndėrsa shkallarja pėrshkohet prej galerish tė mbuluara me qemer tė pėrforcuara me nervatura mbi 2m tė gjera dhe 4m tė larta.
Nė qendėr tė qytetit tė Apolonisė janė gjetur monumente me vlera tė veēanta si Odeoni (teatėr i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Kėshilli I qytetit. Ndėrmjet Odeonit dhe Buleuteronit ėshtė gjetur edhe bazamenti i Harkut tė Triumfit.

Gjurmė tė bibliotekave janė gjetur nė Dyrrah dhe Apoloni.

Nė kėtė periudhė ndėrtimet termale gjenden nė shumicė dhe kthehen nė ambiente me karakter shoqėror. Ato kanė njė trajtim tė rregullt arkitektonik dhe estetik,tė zbukuruar me mozaikė me vlera tė rralla artistike, si banjat nė Apoloni, Buthrot dhe nė qendrėn e Dyrrahut ku termat shquhen pėr njė arkitektonikė tė pėrsosur.

Ndėrtimet e hershme tė kultit kristian
Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin tė fesė krishtere nė shekullin e IV-tė AD, fillon nė Iliri ndėrtimi i njė sėrė monumentesh kulti qė ndjekin nė vija tė pėrgjithshme skemat arkitekturale romake tė shekujve tė fundit qė nuk mbetet prapa rajoneve fqinje, si: Italia dhe Greqia. Kėto ndėrtime u shtrinė nė njė rajon tė gjerė, duke pėrfshirė Ilirinė nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndėrtime me karakter shoqėror mė tė pėrshtatshme pėr qėllime kulti pėr kohėn. Karakteristikė e tyre ėshtė ndėrtimi me nefa ku qendrori ėshtė mė i madh dhe mė i lartė, dhe 2 absidat nė anėt mė tė shkurtra dhe hyrja behej nga ana mė e gjatė. Brenda ka njė aks gjatėsor dinamik qė pėrputhet me drejtimin e lėvizjes nga perėndimi nė lindje drejt altarit.

Bazilikat nė vendin tonė u mbuluan me ēati me kapriata druri si influencė e lidhjeve me Romėn. Mė e madhja e kėtij lloji nė vendin tonė ėshtė ajo e Butrintit nė pjesėn jug-lindore tė qytetit.

Ndėrtimet me planimetri qendrore. Kėto ndėrtime pėrbėjnė njė grup tė vogėl por jo mė pak tė rėndėsishėm tė ndėrtimeve paleokristiane. Karakteristikė ėshtė ndėrtimi rreth njė ambienti kryesor me planimetri me simetri qendrore rrethore, katrore, poligonale ose bashkim tė tyre. Kėtu aksi vertikal mbizotėron ndaj atij gjatėsor.

Baptiseri i Butrintit pėrbėn njė nga dėshmitė mė me vlerė tė arkitekturės dhe artit tė shek V-VI, rėndėsia e tė cilit kalon kuadrin lokal, duke qenė mė i madhi me planimetri qendrore nė botėn mesdhetare. Dyshemeja me formė rrethore me diametėr 13.5 m ėshtė mbuluar me njė mozaik shumėngjyrėsh me motive kafshėsh dhe gjeometrik tė njė vlere artistike shumė tė lartė. Dy radhė kolonash graniti ngrihen mbi kėtė dysheme pėr tė mbajtur mbulesėn.

Arkitektura nė shekujt VII-XV
Arkitektura bizantine nė Shqipėri u ngrit mbi bazėn e njė arkitekture Ilire paraardhėse e ndikua edhe nga faktorė tė rinj dhe tė ndryshėm tė kohės.

Duke zėnė pozitė tė veēantė nė trevat e perandorisė bizantine, nė korridorin natyral mes lindjes dhe perėndimit, territori i vendit tonė shėrbeu nė periudha tė caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perėndimit dhe anasjelltas. Gjatė mesjetės sė hershme dhe tė mesme, kemi gjini tė ndryshme arkitektonike, duke filluar nga banesat, ndėrtimet mbrojtėse, ato tė kultit si dhe ndėrtime inxhinierie.

Shumėllojshmėria e tipave si dhe niveli i lartė ndėrtues, tregon se arkitektura mesjetare nė vendin tonė nuk qėndron prapa asaj tė vendeve fqinjė mė tė zhvilluara, dhe flet pėr kontakte tė vazhdueshme me kėto vende, pėr ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si nė elemente tė veēanta ashtu dhe nė formulimin e tipave.
Njė zhvillim tė madh pati arkitektura gjatė periudhės sė konsolidimit tė principatave feudale shqiptare. Njė fenomen urbanistik me rėndėsi qė merr zhvillim tė plotė nė kėtė periudhė, dhe qė kishte tė bėnte me zhvillimin e qyteteve, sidomos gjatė shek. XIII-XIV, ėshtė lindja e varosheve ose lagjeve jashtė mureve rrethuese tė qyteteve. Kjo dukuri shėnoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit tė hapur.

Gjatė shek. XIII-XIV, me periudhėn e fuqizimit tė principatave arbėreshe me qendra nė Petrele, Kruje, Gjirokastėr etj, ndėrtimet mbrojtėse patėn zhvillim tė dukshėm, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe nė disa raste rrethohen dhe varoshet.
Arritjet mė tė shquara nė arkitekturėn e kultit tė krishtere, i pėrkasin shek. XIII-XIV. Me gjithė ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Evropės perėndimore, ato kanė disa veēori qė i dallojnė nga tė parat.

Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajmė nė qytete tė fortifikuara, kėshtjella tė ngritura si seli e feudalit, pėr qėllime ushtarake, si pika vrojtimi tė rrugėve etj. Qytetet qė lindėn nė mesjetė e kanė origjinėn tek kėshtjella e feudalit, si p.sh. Petrela, Kruja, Gjirokastra etj. Nė disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojmė tri pjesė tė fortifikuara qė lidhen me porta midis tyre: qytetin e poshtėm, tė mesėm dhe kėshtjellėn ku rrinte paria e qytetit. Si zakonisht kėshtjella qėndronte nė vendin mė dominues tė qytetit.

Gjatė shek. XV, pėr shkak tė luftės sė madhe shqiptaro-turke, nė mjaft krahina tė Shqipėrisė u shkatėrruan qytete dhe kėshtjella si dhe vepra tė ndryshme arkitektonike. Procesi i lindjes sė qytetit tė jashtėm u pengua seriozisht. Gjatė kėsaj periudhe i kushtohet njė vėmendje e veēantė ndėrtimeve mbrojtėse qė u pėrsosen pėr shkak tė pėrparimit tė mjeteve dhe mėnyrave tė sulmit. Tė kėsaj periudhe janė kėshtjellat e Lezhės, Petrelės, Devollit, Butrintit, Shkodrės. Durrėsi nė kėtė kohė ka qenė tepėr i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. XV-XIX
Pėrfaqėsohet me rikonstruksionin e qendrave strategjike, si: kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezės, kalaja e Tepelenės dhe kalaja e Vlorės si mė e rėndėsishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve XVIII-XIX i pėrket periudhės sė pashallėqeve tė mėdha. Kalaja e Shkodrės nė fillim tė shek. XVIII u meremetua nga Bushatllinjtė dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithė sundimtarėve tė pashallėqeve, u dallua pėr ngritje fortifikimesh, Ali Pashė Tepelena. Nė ndėrtimet e tij, Ali Pasha, pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh tė huaj. Veē kalave qė ndėrtoi jashtė territorit tė sotėm shqiptar, si nė Janine, Prevezė, Arte Sul etj, ndėrtoi shumė tė tilla brenda territorit tė sotėm shqiptar, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn Triadhe, Butrint, Libohovė, Shėn Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa mė e madhe e fortifikimeve ruhen nė gjendje tė mirė dhe dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė latuar,nga format e rregullta gjeometrike, kullat, frėngjitė pėr topa dhe elementet dekorative.

Ndėr tiparet mė karakteristike qė i dallon fortifikimet e shek. XVIII-XIX, janė madhėshtia e tyre dhe fortėsia pėr t’i bėrė ballė artilerisė, format e rregullta gjeometrike tė planimetrive, lartėsia e barabartė e kullave dhe kurtinave dhe rėnia me pjerrtėsi e tyre nė anėn e jashtme, mbisundimi i formave poligonale tė kullave, heqja dorė nga pėrdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frėngji. Pėr sa i pėrket trajtimit tė jashtėm, ato janė me gurė tė latuar, trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhėmbėshare qė kufizojnė pjesėn e sipėrme tė kullave dhe kurtinave.

Ndėrtimet e Kultit Mysliman u morėn nga modelet turke duke krijuar njė fizionomi tė tyrėn vendase dhe me tipologji tė fiksuar. Xhamitė grupoheshin nė ato me kupole dhe ato tė tipit me sallė tė mbuluar me ēati. Kėto tė fundit kanė qenė tipat e parė menjėherė pas pushtimit, duke adoptuar kishat, si nė Shkodėr, Kruje, Berat, Elbasan dhe Kaninė. Me interes ėshtė teknika e ndėrtimit dhe strukturave tė tyre, si: kupolat, qemerėt, harqet e shkallėzuara nėpėr dritare, teknika e ndėrtimit me gurė e tulla tė mureve tė jashtme qė pėrdorej rrallė nė Turqi dhe qė tregon pėr influencėn e stilit vendas nė kėto objekte. Pėrdorimi i harqeve tė mprehta nė formė fund lundre, ėshtė njė element formal qė mė vonė nė fund tė shek. XVIII, zėvendėsohet me harkun rrethor qė pėrdorej gjerėsisht nė arkitekturėn popullore dhe nė ndėrtimet e kultit tė krishterė.
Xhamia mė komplekse ėshtė ajo e Plumbit nė Shkodėr e ndėrtuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashė Bushati. Ajo i ngjan xhamive tė Stambollit. Vėllimi qendror, i mbuluar me ēatitė e ulura trekėndėshe nė qoshe ose me kupolė, prezenca e portikut, vendosja nė tri radhė e dritareve janė karakteristikat kryesore tė kėsaj xhamie. Nė anėn e jashtme njė rol tė madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit tė Krishterė trashėgoi shumė tipare pararendėsja e saj paleokristiane dhe duke filluar prej pjesės sė dytė tė shekullit tė XVI filluan tė ndėrtohen kisha tė vogla qė vazhdojnė tė ndėrtohen deri nė pjesėn e parė tė shekullit XVIII ku arrijnė edhe kulmin. Arkitektura e kultit tė krishterė karakterizohet nga interpretimi i lirė i tipave dhe formave duke treguar individualitetet dhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjetur ekspresione tė reja arkitektonike.

Gjatė shekujve XVI-XIX u ndėrtuan njė sėrė veprash tė kultit tė krishterė . Fillimisht ato ishin tė vogla dhe me planimetri tė thjeshta. Kishat me vlera tė veēanta u ndėrtuan nė shekullin e XVIII ku spikat pėr vlerat e veēanta bazilika e Voskopojės.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajmė: 1 -Njė nefeshe- 2-Me strukturė nė formė kryqi me kupolė 3 –Bazilikat.

Kisha e Shėn Kollit nė Voskopojė ėshtė njė nga monumentet mė me vlerė qė kemi trashėguar nga e kaluara. Muret e saj tė brendshme janė tė veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek. XVIII, David Selenica dhe vėllezėrit, Konstandin dhe Athanas Zografi.

Nė tė gjithė kėtė larmi tipash tė kishave, tė pėrbashkėt kanė theksimin e aksit tė zgjatur horizontal, dhe aty ku ėshtė i pranishėm aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume tė mbyllura, faqe tė rrafshėta dhe hapėsira tė pakta ndriēimi.
Nė kėtė periudhė kemi shumė manastire. Kėto ndėrtime formonin njė tėrėsi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda njė manastiri takon ndėrtime me karakter tė ndryshėm, por ato kanė krijuar ansamble qė dallohen pėr njė kompaktėsi kompozicionale, ku ēdo ndėrtesė zė njė vend tė caktuar nė saje tė funksionit qė pėrmbush. Me vlera tė veēanta arkitektonike dhe ikonogtrafike janė manastiri i Ardenicės dhe i Apolonisė.
Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar tė shek. XV-XIX.

Megjithėse pushtimi turk pati pasoja negative nga luftėrat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur njė shkallė tė rėndėsishme zhvillimi. Nė shek. XVII qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht. Tė dhėnat e udhėtarit Evlia Celebia, nga pėrshkrimet e tij, qyteti shqiptar i kohės kishte pėsuar rritje tė konsiderueshme, si Berati, Gjirokastra, Elbasani etj, qė u ruajt dhe gjatė shek. XVIII-XIX duke marrė fizionominė e tij urbanistike, qė u ruajt nė tiparet themelore dhe nė shekujt pasues. Gjatė shek. XVII, pazaret shndėrrohen nė qendra tė mirėfillta shkėmbimi dhe prodhimi dhe qė formojnė ansamble nė formė vargu nė dy rreshta. Pazaret e qyteteve nė shek. XVII pajisen me kulla tė larta nė tė cilat vendosėn orė me kambanė.

Nė shekullin XVIII nė siluetėn e qytetit fillon tė spikasė faltorja me kullėn e sahatit, si njė ndėrtim monumental qė sė bashku me ndėrtime tė tjera shoqėrore, si banjat, medresetė etj, pasuron mė shumė qendrėn e qytetit. Por ēdo lagje kishte qendrėn e vet ku ndėrtohej xhamia me hamam dhe ēezme.

Shekulli XIX shėnon njė rritje tė mėtejshme tė qytetit shqiptar. Nė ēdo qytet pazari rritet si qendėr prodhimi dhe shkėmbimi. Nė urbanistikėn e qyteteve gjatė kėtij shekulli vėrehet njė ecuri e pa barabartė, e cila karakterizohet nga shkallėt e ndryshme tė zhvillimit ekonomik, p.sh. nė qoftė se Elbasani, Gjirokastra dhe Berati nė pėrgjithėsi nuk ndryshojnė tiparet urbanistike, Shkodra njohu njė proces zgjerimi, nė zonėn ku shtrihet sot, duke iu larguar kalasė e cila humb ēdo funksion nė mesin e shekullit tė XIX. Rritje tė bujshme ka dhe Korēa, qendėr tipike zejtaro-tregtare. Nė qoftė se nė Shkodėr qyteti u zhvillua pa plan, nė Korēė zgjerimi i tij u bė sipas njė plani, duke u shkėputur nga tradita mesjetare.

Qyteti i vonė shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dytė e shek. XVII, duke zgjidhur ēėshtjet kryesore tė tij, si: shtrirjen e qytetit, vendosjen e qendrės sė tij, rrjetin rrugor etj. Kjo skemė u ruajt e pa prekur nė arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qė lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qė shtrihen nė terrene tė rrafshėt ose tė pjerrėta, si Tirana, Kavaja , Elbasani.
Qytetet me kėshtjella janė edhe qytetet mė tė lashta, por dhe mė tė zhvilluarat. Fillimisht qyteti ėshtė i lidhur me fortifikimin, por mė vonė me lindjen e varosheve, qyteti shtrihet jashtė fortifikimit.

Terrenet e aksidentuara janė edhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerrėt ka ndikuar mjaft nė krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim tė detyruar, ku tė gjitha ndėrtimet i vishen faqes sė kodrės duke krijuar ndėrtime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit pėrbėn njė problem nė kėtė rast. Ndėrtimet vendosen nė formė vargu, si nė lagjen Mangalem tė Beratit ose kanė shtrirje mė tė lirė si nė disa lagje tė Gjirokastrės. Lidhja e pėrsosur me terrenin, rrit monumentalitetin e kėtyre ansambleve.

Banesa del drejtpėrdrejt nė rrugė, duke marrė pjesė aktivisht nė formimin e saj. Terreni ka kushtėzuar ndėrtimin e banesės 2-3 katesh, e cila pėr vetė kompozimin vertikal dhe vendosjen nė formė shkallėsh, ėshtė elementi kryesor mbisundues nė krejt formulimin arkitektonik. Ndėrtimet e kultit humbasin nė kėto ansamble, duke u shkrirė me masėn dinamike tė ansamblit tė banesave nė formė shkalle qė ėshtė edhe elementi mė i qenėsishėm arkitektonik i kėtij kompozicioni.

Njė karakter tjetėr kanė qendrat qytetare apo lagjet nė terren tė rrafshėt. Ndėrtimet janė tė rralla, me troje tė mėdha dhe tė rrethuar me mure tė larta. Banesa shumė rrallė merr pjesė nė formulimin e rrugės. Gjelbėrimi i dendur shpesh mbulon banesėn. Qetėsia kompozicionale kėtu thyhet vetėm nga ndėrtimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndėrtohen nė sheshe, duke bėrė mė tė pėrcaktueshme efektin e volumeve tė tyre dinamike.

Nė qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato tė varfra dalloheshin nga banesa. Banesat e tė pasurve ndėrtoheshin nė troje tė pėrshtatshme, tė gjera, plot dritė e gjelbėrim, kurse shtėpitė e tė varfėrve nė troje tė ngushta dhe pa shumė dritė. Dasitė fetare janė pasqyruar gjithashtu nė qytetin shqiptar mesjetar.

Nė qytetet me mure mbrojtėse, rrugėt kryesore zėnė fill nga hyrjet e kalasė duke u shpėrndarė pastaj nė njė mori rrugėsh dytėsore qė ndiqnin nė pėrgjithėsi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja edhe e rrugėve pingule me to, tė cilat realizoheshin nė formėn e shkallėve. Njė vend tė rėndėsishėm lozin dhe rrugėt qė lidhin qendrėn tregtare me zonat e banimit si dhe rrugėt midis lagjeve.

Nė qytetet e rrafshėta, rrugėt kryesore janė vazhdim i atyre qė lidhin qytetin me qytetet e tjera. Nė vend tė rrugėve tė ngushta tė qyteteve shkėmbore, nė qytetin e rrafshėt rrugėt janė mė tė gjera, por shpesh pa krye, tė cilat shtrohen me kalldrėm.
Gjelbėrimi ėshtė karakteristikė tjetėr e qytetit tė asaj kohe. Veēanėrisht nė lagjet me terren tė aksidentuar, gjelbėrimi bėn lidhjen e ndėrtimeve me trojet nė mėnyrė tė natyrshme, duke theksuar karakterin monumental tė saj.

Nė gjendjen e sotme, qytetet muze tė Beratit, Gjirokastrės, (tė dy kėto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike tė Elbasanit dhe Korēės, i pėrgjigjen nė kompozim urbanistik arritjeve tė shek. XVIII-XIX.

Banesa Shqiptare
Nė arkitekturėn e ndėrtimeve qytetare njė vend tė rėndėsishėm zė banesa, pėr vetė pėrhapjen e gjerė dhe vlerėn e realizimeve arkitektonike nė tė gjitha trevat e Ballkanit tė banuar nga shqiptarėt. Banesa pati lulėzimin e saj gjatė shek. XVIII-XIX, ku ajo dallohet pėr njė tipologji tė pasur dhe tė kristalizuar, si dhe pėr arritje me vlera tė mėdha si nė fshat dhe nė qytet. Lėvizja e madhe e Rilindjes Kombėtare qė pėrkon me lindjen e marrėdhėnieve kapitaliste, u pasqyrua nė pasurinė e madhe tė vlerave arkitektonike tė banesės. Banesa qytetare dallohet nė tipologji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqipėrisė sė veriut. Banesa qytetare nė shumicėn e rasteve ėshtė banesė njėfamiljare, por rrallė hasim banesa pėr dy vėllezėr qė zhvillohen nė simetri sipas njė aksi.

Banesa qytetare gjatė shekujve XVI-XIX
Sipas kompozimit planimetriko-volumor. Banesa qytetare klasifikohet nė 4 grupe:
-Banesa me shtėpi me vatėr zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me ēardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)
Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare nė gjysmėn e parė tė shek. XX
Kjo periudhė pėrkon me pushtimin austro-hungarez, pas saj me periudhėn e qeverisė sė Fan Nolit, vazhdon me mbretėrinė e Zogut, dhe, nė fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojnė t’i nėnshtrohen studimeve tė mirėfillta urbanistike tė realizuara nga arkitektė austro-hungarezė tė cilat tentonin t’i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve evropiane.

Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqipėrisė dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i japė qytetit pamjen dinjitoze tė njė kryeqyteti evropian, i cili duhet tė ishte njėkohėsisht edhe qendėr administrative. Pėr kėtė arsye projektohet pėr herė tė parė sheshi nė qendėr tė qytetit (sheshi Skėnderbej) ku u hodhėn njollat e para tė godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit tė madh, nė tė cilin bėn pjesė ky shesh, dhe qė ka autor ing. Eshref Frasherin, ministėr nė qeverinė e Fan Nolit, sė bashku me dy autorė tė tjerė; njėri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit.

Mbreti Zog i dha njė rėndėsi tė madhe planeve rregulluese tė qyteteve kryesore tė vendit, njė pjesė e tė cilave gjeti zbatim. Me 1930 nė Tiranė fillon zbatimi i bulevardit tė madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”, dhe ndėrtimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rrugėt kryesore tė qytetit dhe pėrcaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante njė sipėrfaqe prej 600 ha, dhe pėrcaktoheshin zonat e zhvillimit nė perspektivė, si p.sh. zona industriale, e banimit, e gjelbėruar etj. Nė kėtė periudhė autorėt e planeve rregulluese janė arkitektėt austriakė, ku veēojmė arkitektin, Kohler.

Nė periudhėn e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939, arkitektėt italianė rishikojnė tė gjitha planet rregulluese tė qyteteve kryesore ose i bėjnė nga fillimi. Arkitektura dhe Urbanistika nė kėtė periudhė ėshtė racionale, pra e tipit fashist. Dallohet kompleksi i “sėpatės sė liktorit “ nė fund tė bulevardit kryesor tė Tiranės i pėrbėrė nga Stadiumi, dhe dy godinat anash bulevardit. Arkitektėt italianė ku veēohet ark. Gerardo Bosio, Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kanė realizuar hartimin e planeve rregulluese tė Tiranės, Durrėsit, Vlorės, Elbasanit, Beratit, Petrelės, Sarandės etj., nė tė cilat pėrveē arkitekturės dhe urbanistikės racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit tė lidhur me pronėn private etj. Ato e projektuan Tiranėn sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike nė qendėr me xhaminė, teqenė, kullėn e sahatit, tė cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese tė qyteteve shqiptare tė vitit 1942 tė realizuara nga arkitektėt italianė janė marrė pėr bazė nė linjat e tyre kryesore nė planet rregulluese pas ēlirimit.

“Piramida” e ndėrtuar si Muze pėr Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 nė Qendėr ndėrkombėtare tė Kulturės, tė asaj Kulture qė ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptarėve pėr 50 vjet tė qeverisjes sė tij dragoniane.

7t
October 3rd, 2011, 08:25 PM
^^Duhet vene burimi i artikullit

Mr_Albalover
October 3rd, 2011, 10:03 PM
^^ Urdho : http://gjuhashqipe.com/albanologji/albanologji.aspx?id=219

Gjithėsi s'e vendosa pasi artikulli nuk ėshtė "lajmė" por me tepėr duket si nje artikull "shkėncor". Nejse.

Tartanzan
December 7th, 2011, 03:18 AM
Ate qe kam thene une gjithemone: Arkitektura, cfare do qofte, duhet te ruhet. Keshtu duhet te ruhet edhe arkitektura komuniste. thjeshte nga pikepamja historike eshte dicka shume e vlefshme.

RvZ7Ap2nkA8

Bashkebiseduesi
April 1st, 2012, 02:25 PM
Nuk eshte se "duhet", "detyrohet" dikushi qe cdogje te cilen e merr diku te bashkangjise ne te dhe linkun ne te cilin eshte marr. Se kuptoj kete logjiken qe cdogje qe postohet ketu do patjeter edhe linku-n e saj. Kaq mosbesues qenkeni? Apo eshte ligj i forumit?, qe nese e ka nje te till, me duhet ta kundershtoj, pasi kete postim s'ja kemi destinuar ministrit te kultures; i cili domosdoshmerisht do kerkoj linqe dhe fontet ne te cilet eshte bazuar artikulli. S'ju duket qe ne cdo postim te bere, me kerkese e insistim te ketij tipi -deri diku dhe idjotik- te publikimit te linqeve, po e egzagjeroni nga pak? Duke pare, aq me teper, qe ky artikull ne vetvete qe uniform, pra linte pak gjasa per editorim nga -fjala bie- postuesi ne fjale, dhe mbartte poaq dinjitet qofte ne ekspertizen e qofte ne profesionizmin e asaj qe trajtonte? Nje post i till, per sesi paraqitesh, nuk e kishte aspak te nevojshme kerkesen e linkut!

rene1234
April 1st, 2012, 02:28 PM
^^
Besoj e kupton cdo te thote e drejta e autorit apo jo?

Bashkebiseduesi
April 1st, 2012, 04:59 PM
Jo, ma thuaj ti!
Lexoje mire, tema im qe ajo e te detyruarit ne publikim linqesh, bere si rruge prej disave te cilet ta kerkojn me pretekstin e mosbesimit. Por tema im nuk qe kunder citimit te fontit si psh. "Marr nga Gazeta Xy" pa link!

rene1234
April 3rd, 2012, 03:26 PM
^^
nqs e citon burimin je ne rregull