View Full Version : Hotel "Dajti" | "Dajti" Hotel
RolexAL August 22nd, 2011, 09:25 PM "Dajti" eshte nje ndertese historike e qytetit perkrah blv "Dėshmorėt E Kombit" qe po i nenshtrohet nje restaurimi te plote.Ndoshta pas nje viti do kete fytyre te re.
http://www.knninfo.com/repository/images/rajon_banka_e_shqiperise.jpg
KingGenti October 12th, 2011, 12:54 AM http://farm7.static.flickr.com/6176/6186176634_31912c2d2d_b.jpg
blackcharliepho
StevenNL October 12th, 2011, 05:05 AM Si do jete restaurimi? ka ndonje info perreth si do e bejne fasaden?
7t October 12th, 2011, 05:58 PM Hotel Dajti i ka fillimet e hershme qe nga periudha e Luftes se 2-te Boterore. Projekt-idea per ndertimin e tij u hartua nga arkitekti i famshem italian i asaj kohe Gherardo Bosio si nje nder hotelet me te medhenj te Ballkanit dhe nder me modernet ne te gjithe Europen.
Hartimi i projektit u komisionua nga Agjencia Kombetare e Turizmit ne Shtator 1939 dhe nje vit me pas punimet perfunduan.
http://i1209.photobucket.com/albums/cc392/e3263518/ScreenShot2011-10-12at82727AM.png
Per Hotel Dajtin eshte shkruar nga shtypi i huaj i asaj kohe kur flitej per Shqiperine. Hoteli sherbente si nje pikelidhje per diplomatet e huaj qe vizitonin vendin.
kontvrana October 13th, 2011, 06:47 PM Po ē'janė kėto kalamanlliqe qė po bėni.... Shyqyr qė po shofim ndėrtime, si nė Tirane dhe ne Prishtine. Se u hap nje teme ekstra nuk u be qameti. Se komentoi nje Kosovar nuk u be qameti...mos i hidhni benzine zjarrit te njeri-tjetrit. Dhe Tirana dhe Prishtina tonat jane, qefi me behet per ē'do tulle qe vendoset ne secilen.
Djatit shyqyr qe i erdhi kjo dite, eshte Hotel me shume vlera per kohen qe eshte ndertuar dhe per karakterin shume klasik qe ka. Tiranes i duhen ndertesat e vjetra qe ti rrisin vleren kulturore. Mbase do Zoti i mbajne shume nga pjeset e vjetra arkitekturore qe ka.
Pune te mbare.
P.S - Sapo i hodha nje sy faqes se Prishtines...dhe aty eshte nje teme shume e gjate per nje hotel "Arena" qe nga menyra arkitekturore nuk eshte azgje me teper se nje pallat 5 katesh, e perseri mua me behet qefi qe eshte hapur nje teme sepse eshte dicka pozitive qe i shtohet Prishtines.
kontvrana October 13th, 2011, 07:03 PM Shembja e njė idhulli
http://revistamapo.com/img/foto_artikujt/Bulev-HOTE~1.jpg
Nga: Ben Andoni
Edhe Hotel Dajti nuk do tė jetė mė simbol i Tiranės. Vandalėt e pa emėr, nė sytė e njė shteti krejt indiferent (ku ta dish mbase dhe me qėllim), kanė shkatėrruar gjithēka, qė mund tė prishet brenda tij. Njė nga veprat mė tė mira tė racionalizmit imperial dhe identifikimi tė Tiranės ndėr vite, tashti e tutje do e kemi thjesht pėrmes dėshmive tė Gjeneralit tė Kadaresė dhe fotove, tė ardhura nė ditėt tona
Nėse do tė bėsh njė film pėr Luftėn e Tiranės ose ndoshta pėr ndonjė nga luftėrat e sotme kudo nė botė, nuk ke nevojė tė ndėrtosh rekuizita dhe butafori me efekte kompjuterike. Nė qendėr tė Tiranės, atje ku ėshtė ngritur edicioni i katėrt i Bienales sė Tiranės- tė pret gati interieri i Hotel Dajtit. Ndoshta, po tė mos kėmbėngulte kaq shumė koleksionisti A. Lame pėr ta parė gjendjen e tij, si tė gjithė edhe ne do tė neglizhonim... Vetėm se kur merr guximin dhe hyn atėherė do bindesh se nga ajo qė ėshtė sigluar nė projektin pėrfundimtar: Gherardo Bosio, Albertoni, Francesconi, 26 prill 1942, Tiranė-ka mbetur thjesht fasada e jashtme dhe mermeri i hollit kryesor...atėherė kur ishte njėherė Dajti
Shkatėrrimi
Mermeri i dyshemesė tė lobit e pėrshkojmė nė kohėn e njė pastrimi tė sforcuar, qė bėjnė gratė e shėrbimit, teksa nguten nga djemtė e ruajtjes sė objektit. Por shkėlqimi i zbehtė i vjeshtės 2009 ta sjell dhimbshėm kujtimin e dikurshėm. Llambadarėt, qė varen nga panelet e lartė, janė tė vetmit dėshmitarė, tė mbetur. Tė vetmit aksesorė, tė ruajtur si dikur, por edhe ata krejt tė zbėrdhulur. Nė projekt thuhet se aksesorėt e tij, tė realizuara nga Ponti dhe vetė Bosio janė nga mė tė gjeturit nė Ballkan, dhe veēojnė tė gjitha karakteristikat e njėrit prej hoteleve mė luksozė tė kohės. Struktura e tij origjinale (ashensor, ngrohje qėndrore, ndriēim etj) janė ruajtur deri vitet e fundit, kur pėr ti lėnė vend barbarisė sė viteve tė fundit. Si pėr ironi, salla e hyrjes shpėrndarė nė vėllim tė dyfishtė, e mbėshtetur nga shtyllat qė tė jepnin efektin e madhėshtisė dhe shkėlqimin e dritės dhe hapėsirės, sot tė ngjall trishtim dhe vetmi... Pėr fat, ka pak njerėz nė mėngjes, kėshtuqė kėmbėt na pėrcjellin poshtė, atje ku ka qenė infrastruktura ndihmėse e hotelit. Sapo, kalon djathtas njė paneli tė Bienales, i dorėzohesh vetvetiu shkatėrrimit, qė identifikohet me mbeturina dhe hedhurina tė gjithfarėllojshme. Nė pak shkallėt, kuadratikė, qė tė dėrgojnė poshtė Hotelit, mund tė identifikosh vetė se ēmund tė bėjė robi ēakėrrqejf shqiptar nėn vėzhgimin e kinseve Rojeve tė hotelit. Shkatėrrimet dhe mbeturinat, qė tė shfaqen para syve, e qė dikur ishin vėrtet krenaria e kėtij hoteli, duhet ti shmangėsh me kujdes mos ti shkelėsh. Ngado porcelanė tė thyer; fragmente enėsh, servisėt nuk ekzistojnė; copėra pllakash; gjėra hekuri, qė i kanė shpėtuar mbartjes sė mbrame tė gjithēkaje; panelin vetmitar e tė madh tė gatimit, qė i kanė marrė pllakat e gizės, por prej inkastrimit ka shpėtuar; letra, libra inventari, pjesa abazhuresh, pak qelqurina, fletėpalosje tė dikurshme etj etj, gjenden tė shpėrndara. Pėrshkojmė tė gjithė korridoret poshtė, por shkatėrrimi i ngjan krejt pasojave tė njė bombe. Epilogu i shkatėrrimit ėshtė se kudo janė tė pėgėra dhe urinime. Si pėr ironi, nė disa blloqe, tė hedhura tutje, ka njė inventar tė pastėr pėr diēka. Kuptohet, tė lėna nė mėshirė tė fatit. Askujt nuk i duhen mė. Mė tej thyerje, prishje tė ngeshme me daltė, korniza tė prishura; dhe tavanė tė ējerrė; dhoma-e bastisur, e asaj qė dikur i ka shėrbyer mjedisit tė parė frigoriferik shėrbimit hotelier nė vend; panele druri, tė hequra ose pėrgatitura pėr tu hequr, shishe bosh tė kohėve tė reja. Nė njė si tip dhome gatimi, gjenden tė dėmtuar afresket e murit, ndėrsa asgjė nuk tė sjell mė ndėrmend, qė ky ka qenė dikur simboli i vėrtetė i Tiranės. Kur merr veten nga kjo katrahurė dhe shkon njė kat mė sipėr, sėrish je para shkatėrrimit. Janė marrė pikturat e inkastruara tė sallės sė madhe , qė sipas Artan Lames- janė pikturat e para moderniste nė Shqipėri. Tash i ka hajduti dhe jemi rehat, na thotė me humorin e zi, qė e shoqėron nė ēdo mjedis. Nė ish barin e vogėl, qė ka shėrbyer deri vonė- banaku i tavernės qėndron i vetėm. Ėshtė mufatur pak nga lagėshtira, por qėndron krenar sikur e di, qė ėshtė i vetmi objekt, qė ruan dizajnin origjinal, tė njė artisti tė 70 viteve tė fundit. I punuar me rimeso, me kurbėzime fine, ai i shkon frymės sė interierit nė pėrgjithėsi. Gio Ponti, njė nga mjeshtėrit e interierit tė tij, do ishte shumė i mirėnjohur pas punės nė katalogėt ndėrkombėtarė tė interierėve, pas punės te Dajti. Gjithsesi, nė katet e sipėrme shkatėrrimi ėshtė mė fin. Njė hajdut i paduruar, ka filluar tė heqė edhe mermerin e rampave tė shkallėve. Dyert janė pa doreza dhe elementėt, qė pėrbėjnė aksesorėt e zgjedhur tė tij, kanė firuar. Lagėshtira ka bėrė nė mure harta tip NASA. Nėpėr kėnde, pllakat, qė dikur kurbėzoheshin me shumė finesė nėpėr kėnde, janė prishur ngado. Sa pėr ashensorin dhe gjėrat e tjera, ato harroji. Nė njė dhomė nė katin e dytė janė mbeturina tė mbledhura, kurse njė kat mė sipėr... roja na tregon derėn...Nuk lejohet mė. Mė mirė, ndoshta pėr tė mos e prishur gjakun.
Intermexo
Duhet me thėnė qė kėtu nė Tiranė nė qetėsi por me njė ritėm nė rritje po zhvillohet ajo qė ne duam ta quajmė ofensiva e hoteleve tė rinj kundrejt tė vjetėrve. Flitet pėr 11 hotele nė ndėrtim apo nė projekt. Mė i madhi ndėr kėtė grup ėshtė ai qė po avancon nė punime, hotel Dajti nė Viale dellImpero, qė ėshtė njė nga hotelet mė tė mėdhenj nė Ballkan dhe njė nga mė modernėt nė Evropė: ka 91 dhoma me 125 shtretėr, ujė tė vazhdueshėm dhe banjė me tė gjithė komoditetet. Ėshtė hoteli i parė me ashensor. LEnte Turistico Alberghiero, qė ėshtė pronari i kėtij hoteli qė ka kushtuar 30 milionė lira, ka ndėrtuar dhe njė aneks pėr tė akomoduar personelin e shėrbimit nė mėnyrė qė nė shtatorin apo nė tetorin tjetėr tė inaugurohet. Nė Tiranė janė 24 hotele, ku vetėm njėra ėshtė e kategorisė A, dy tė kategorisė B dhe tė tjerat ndajnė kategorinė C dhe D. Kėto janė fjalėt e F. Valle, nėnsekretari i shtetit pėr Ēėshtjen shqiptare. Gjithēka do tė lihet nė dorė tė Gherardo Bosio, qė bėn njė punė tė pėrzgjedhur duke e orientuar ndėrtesėn drejt racionalizimit imperial. Godina do tė zėrė 2000 metra katror dhe bashkė me parqet shkon nė 12 metra katror.
Si ishte
Kur para panelit tė aprovimit, do tė shpaloseshin 10 plan-projektet kryesore pėr Hotelin e Madh tė Tiranės, Gherardo Bosio arkitekti kryesor i tij tashmė ishte i vdekur. Ishte vetėm 38 vjeē dhe puna e fundit, kishte qenė interieri i Hotelit, qė do merrte emrin Dajti. 25 vjet mė vonė, njė gjeneral i ushtrisė sė tij, personazh kryesor i Kadaresė, nė tė njėjtin vend pi pa fund dhe nėm ushtarėt dhe kolegėt e tij. Por, ska ētė bėjė,. Hotel Dajti si jep asnjė pėrgjigje. Pėrveē ikje-ardhjeve tė njė kamerieri vendas, qė atij i duket sikur tė jetė ndonjė tetar ushtrie dhe qė e lajmėron pėr njė telefon. Nė atė pak segmente qė bėn Sandėr Prosi, mė vonė Mishel Pikoli dhe pastaj Bujar Lako, ishin segmentet e vetme, ku masa e publikut shqiptar, pėr dekada tė tėra, theu kureshtjen pėr hotelin. Pastaj, heshtje. Tė vetmit, qė pranoheshin aty, mbeteshin tė pėrkėdhelurit e regjimit, pak personeli shqiptar dhe ata tė veēantėt, qė atje shėrbejnė mė shumė pėr tė maturuar ēimkat, pėr tė huajt e pakėt, qė bujtin atje. Hoteli kthehet nė simbol i Tiranės dhe regjimi i Enver Hoxhės e ruan me fanatizėm. Hoteli, si njė nga objektet e para qė realizohen dhe konkretizuan pėrgjatė aksit kryesor tiranas, ėshtė ai qė mbush nė sens vertikal e volumor atė rrugė tė gjerė e fillimisht absurde, e cila qysh herėt preu nė mes si me thikė Tiranėn e vjetėr, me tė renė dhe ku ndahej fronti i luftės sė Tiranės, do shkruajė arkitektja A. Tollkuēi. Nė Rregulloren Urbanistike, 9 janar 1940, miratuar e bashkėngjitur Planit tė Qendrės, hoteli i ri shkon konform tė gjitha kritereve arkitektonike e volumore tė shpalosura qartė nė kėtė rregullore, duke patur parasysh lartėsinė e gjerėsinė e tij, nė pėrpjesėtim e raport vizual me atė tė rrugės (bulevardit), normat e kriteret e trajtimit tė fasadės, tė cilat duhet tė reflektohen mė pas edhe nė objektet e tjera pėrgjatė rrugės, do thotė Bosio, duke mos e parė dot inaugurimin e Hotelit tė tij dhe dekada mė vonė degradimin e kryeveprės sė tij nga shqiptarėt...Ikim. Kėshtu ishte njėherė Hotel Dajti.
Shkrimi u mbėshtet nė librin e Maria Adriana Giusti-Albania-Architettura e citta (1925-1943) dhe nė konsultimin e Artan Lames
mare nga: http://revistamapo.com/lexo.php?id=1950
StevenNL October 14th, 2011, 01:49 AM Ta shnderrojne ne dicka me xhama duke mbajt origjinalitetin e saj.
Zwanse October 15th, 2011, 10:26 PM duhet ti presin ca pisha qe ka para se ia mbulojne ter pamjen
Tartanzan October 18th, 2011, 10:22 AM duhet ti presin ca pisha qe ka para se ia mbulojne ter pamjen
Edhe ato pak pisha qe ka aty ti do ti presish?
Mr_Albalover December 21st, 2011, 10:32 PM Pra Hotel Dajti do te kthehet ne zyra per Banken e Shqiperise ?
l8CluJ0zwzM
Tartanzan December 22nd, 2011, 12:38 PM ^^ Ky eshte lajm i vjeter. Mesa morra vesh atehere, do shitet perkohesisht, dmth. nuk jete gjithemone ne pronesi te BSH-se. BSH-ja do e perdore deri sa te ndertohet pjesa shtese e godines. Pastaj do e shese, dhe mund te kthehet prap ne hotel.
7t January 8th, 2012, 12:11 PM Hotel Dajti, si Piramida, nė rrezik
Dajtit po i shfytyrohen pėrfundimisht tiparet monumentale me tė cilat u vijėzua nga Gherardo Bosio, si Hoteli luksoz i Ballkanit tė viteve dyzetė, sot pasuri kombėtare. Fati i Dajtit duket i pėrcaktuar nė deklaratėn pėrēmuese tė kryeministrit Berisha pėr trashėgiminė arkitekturore tė viteve 60-80. Megjithatė Banka e Shtetit duhet tė bėjė transparencė njė orė e mė parė e tė dėftojė ēbėhet me projektin e godinės.
Nga Artan Shkreli
Njėlloj si Piramida, edhe Hotel Dajti rrezikon. Shtyn ditėt krejt i braktisur, nė njė shprishje tė kastentė mu para syve tė sekushit nga ne. Me njė pehlivanllėk trashaman oriental qė u rrek tė arnonte zgropjen e financave publike, hoteli iu shit Bankės sė Shtetit e cila nuk di ētė bėjė me tė.
Pasi u zhvat e u vodh mė zi se vila e Zogut nė Durrės (qė nga shandanėt Murano deri te serviset e argjendta), godina ka dy vjet qė po shndėrrohet nė njė gėrdallė te pashėlbueshme, dhe ngjan se kėrkush nuk po ka nevojė pėr tė. Jo vetėm kaq, por qindra metra katror skela tė kushtueshme, me tė cilat ėshtė pėshtjellė, po paguhen prej kohėsh me paret tona.
E sikur tė mos mjaftonte kjo, njė mendje perverse ka bėrė qė shėmtia e lakuriqėsisė senile nė tė cilėn ėshtė katandisur hoteli mė luksoz i Ballkanit tė viteve Dyzetė (nga Peloponezi nė Slloveni), po na serviret e ndriēuar artistikisht (mbrapa rrjetave e skelerive!!!) si pėr tė na e bėrė mė tė prekshėm mjerimin nė tė cilin ndodhet trashėgimia tek ne.
I gjithė bulevardi brazinian ėshtė nė njė teposhtje dhe kaos si ēmos kurrė mė parė: ansambli Nėnė Tereza ėshtė cėnuar dhe po bėhen plane pėr ngallmimin e mandejshėm tė tij; stadiumit Qemal Stafa i ėshtė vėnė syu prej kohėsh, ndėrsa Kryeministria ėshtė shndėrruar tashmė nė objektin mė arlekin tė Tiranės, hakshe-hakshe nė njė portmanto e dekoreve tė festės sė radhės.
Vetė ministritė po ēidentitohen dhe ky ēidentitet ka nisur prej trotuareve dhe ndriēuesve revival qė janė shkulur pa pikėn e vramendjes ndoca javė mė pare sakur vetė ushtarėt qė duhet ti ruajnė, kanė marrė zemėr nga gjithė ky zullum, qė tė vjedhin tubacionet e remta (fitimprurėse kur shiten nė tregun e plaēkės), tė cilat shkarkonin ujėt e shiut; e tash prej kėsaj plaēkitjeje fasadat e lagėshtitura po rrėnohen keqas.
Kjo sa u takon objekteve italiane dhe trashėgimisė sė arkitektėve italianė: Berté, de Fausto, Bosio, Lambertini etj.
Njė hise ruajna Zot duket se i ka rėnė trashėgimisė sė pasur tė arkitektėve shqiptarė: Pallatit tė Kongreseve, Piramidės, Pallatit tė Kulturės, Muzeut Kombėtar (shyqyr tė paktėn qė ėshtė privatizuar Hotel Tirana e stigmatizuar veēanėrisht). Para disa muajsh zoti Berisha sulmoi me njė pathos tė paarsyeshėm gjithė trashėgiminė tonė arkitekturore tė ndėrtuar gjatė viteve 60-80 nė qendrėn e Tiranės. Qe njė retorikė e hidhur plot vrer e mllef. Madje deklaroi aty pėr aty se kjo ndjesi i vinte prej pasionit qė kish ndaj arkitekturės (vallė edhe arkitektura ėshtė ėndėrr e tij nė vogjėli?!). Askush nuk pati zemėr ti gjegjet flakė pėr flakė njė fyerje kaq tė ulėt ndaj kulturės kombėtare arkitekturore (pėrpos asaj urbanistike): as autorėt, as miqtė e tyre, as komuniteti i arkitektėve, as profesorėt e shumtė apo rektorėt e fakulteteve private tė arkitekturės, as inxhinierėt projektues, as kritikėt e artit madje as opinionistėt e panumėrt qė zhaurijnė si gjinkalla nė mediat tona. Sulmi qe i beftė e i pashoq, dhe bėnte ferk ashiqare se ku e hidhte llafin. Mesazhi qe i qartė: e gjithė trashėgimia arkitekturore e krijuar nė kohėn e socializmit, pavarėsisht cilėsisė apo autorėve, duhet vėrvitur nė plehra.
Nė diskurset mbi arkitekturėn, nuk i kam dėgjuar kurrnjėherė tė jenė shprehur kėshtu si ky yni as diktatorėt qė e bėnin vetė urbanistikėn, si Mao e Stalini; e madje as Enveri nuk pat ndonjė mėnķ histerike ndaj arkitekturės tė sė kaluarės.
Kjo ėshtė e padėgjuar murmurisnin arkitektėt e vjetėr turp i madh pėr ne! Sigurisht, kėtė ne, e thoshin nė rrafsh kombėtar, pasi individualisht pesha morale e njė prononcimi tė tillė binte e bie vetėm mbi kryeministrin pėrdėllimtar (nuk kam informacion nė ėshtė konsultuar pėr kėtė gjetje me kėshilltarėt e tij pėrkatės).
Mjerim i madh tė udhėhiqesh nga njerėz me vetėdije kombėtare tė turbulluar, e qė pėrfaqėsojnė po ashtu njė klan qė ska pikėn e nderimit dhe tė besimit nė vlerat qė kombi prodhoi ndėr vite!
U fyen njė pjesė e mirė e arkitektėve me nė zė tė Shqipėrisė, tė vdekur e tė gjallė: Besim Daja, Sokrat Mosko, Klement Kolaneci, Niko Lako, Enver Faja, Valentina Pistoli etj. kjo sa pėr tė ndėrmendur disa emra. Tė sulmohet krejt paradigma arkitekturore e viteve tė socializmit nė Shqipėri ėshtė fiks njėlloj si tė sulmohet gjithė produkti skenik i atyre viteve, nė daēi edhe ai muzikor. Pra ėshtė njėlloj si tė kish sulmuar me tėrbim Naim Frashėrin, Margarita Xhepėn, Reshat Arbanėn, Sandėr Prosin a Tinka Kurtin; apo Ēesk Zadenė, Pjetėr Gacin, Avni Mulėn, Feim Ibrahimin a Aleksandėr Lalon.
Njėlloj si Piramida, edhe Hotel Dajti rrezikon. Nėse Piramidės i ėshtė vėnė syri pėr ta vithisur, Dajtit po i shfytyrohen pėrfundimisht tiparet monumentale me tė cilat u vijėzua nga Gherardo Bosio. Hotel Dajti nuk ėshtė thjesht plaēkė e blerė nga Banka, po ėshtė pasuri kombėtare. Kėsodore, nėse don ta quajė veten dorėjashtė marifeteve nė kurriz tė trashėgimisė, Banka e Shtetit duhet tė bėjė transparencė njė orė e mė parė e tė dėftojė ēbėhet me projektin, me kohėn e ndėrhyrjes dhe me kriteret e pėrcaktuara.
Qofsha mė kot i shqetėsuar! Por vestigia me terrebant gjurmėt mė tmerrojnė do thosh Fedri 21 shekuj mė parė.
http://noa.al/3/artikull.php?id=134869
Tartanzan January 8th, 2012, 07:37 PM ^^ Sic e kam thene me larte, eshte parashikuar te perdoret vetem perkohesisht si ndertese per zyrat e Bankes se Shqiperise, deri sa te ndertohet shtesa e BSH-se. Pastaj BSH-ja do e nxjerri ne shitje Hotel Dajtin per ta kthyer perseri ne hotel.
Mr_Albalover January 20th, 2012, 03:41 PM Janar 2012
http://img716.imageshack.us/img716/5637/dsc09647h.jpg
http://img710.imageshack.us/img710/6812/dsc09646g.jpg
Tartanzan January 20th, 2012, 05:12 PM Flm. shume Albalover! Ne Shqiperi je?
Mr_Albalover January 21st, 2012, 02:59 AM Flm. shume Albalover!
:cheers:
Ne Shqiperi je?
Ne fakt tani u riktheva ne Gr por qesh per dy jave.
mali.it January 21st, 2012, 10:33 AM me le pershtypjen se nuk punohet aspak!!
L1nk1g January 21st, 2012, 12:49 PM me le pershtypjen se nuk punohet aspak!!
Sakte! :cheers:
AlbanPOLIMI March 7th, 2012, 02:44 PM Rikonstruksioni i "Hotel Dajtit" , interviste e guvernatorit Ardian Fullani ne OPINION - 05/03/2012
MIm5Iq7GcVM
mali.it March 7th, 2012, 02:47 PM fullani te ben optimist me ato qe thote, uroj te realizohen keto projekte me kaq rendesi per tiranen
KingGenti July 7th, 2012, 08:08 AM http://static.panoramio.com/photos/large/74949203.jpg
Vasil Miho
AlbanPOLIMI September 25th, 2012, 03:17 PM Vendimi Banka e Shqipėrisė merr 1 hektar trotuar rreth Hotel Dajtit.
Qeveria i dha pėr pėrdorim Bankės sė Shqipėrisė 982 metėr katror trotuar, me njė vendim tė posaēėm gjatė mbledhjes sė djeshme. Sipėrfaqja e tokės rreth 1 hektar shtrihet nė segmentin e Unazės pranė Kishės Ortodokse, nė anė tė Hotel Dajtit. Siē dihet tashmė, Hotel Dajti prej mė shumė se dy vjetėsh ėshtė nė pronėsi tė Bankės sė Shqipėrisė, e cila nga ana e saj e ka pėrfshirė hotelin nė proces rikonstruksioni. Kjo pasuri qė kalon nė administrim tė Bankės sė Shqipėrisė me numra pasurie 6/151 dhe 6/153, ndodhet nė zonėn kadastrale 8380, Tiranė. Prona e pėrcaktuar i shtohet listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore, e cila i bashkėlidhet vendimit nr.762, datė 13.11.2003, tė Kėshillit tė Ministrave. Sipas vendimit tė djeshėm Bankės sė Shqipėrisė, i ndalohet ta ndryshojė destinacionin e pronės sė pėrcaktuar nė pikėn 1, tė kėtij vendimi, ta tjetėrsojė ose tua japė nė pėrdorim tė tretėve. Ministri i Brendshėm, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė dhe kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė, janė tė ngarkuar sipas vendimit tė qeverisė tė ndjekin procedurat e nevojshme pėr zbatimin e kėtij vendimi.
http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2012/01/mapo_online1.gif
AlbanPOLIMI September 25th, 2012, 03:20 PM Journalism Level: Over 9000!!!! "Katedralja Katolike e Shen Palit" u quajtka "Kisha Ortodokse" ndersa 982m² ≈ 1 HA !! :bash:
Elianto September 26th, 2012, 10:03 AM O Zot e pabesueshme injoranca e ketyre...
AlbanPOLIMI September 26th, 2012, 03:37 PM 2° Biennale di Tirana - Hotel Dajti - Laura Brazzo
"Una stanza dalbergo, unistallazione, la Biennale darte. Le carte si confondono. Passato e presente ridefiniscono lo sguardo. In sottofondo, melanconia allo stato puro"
http://farm3.staticflickr.com/2427/4008565717_5b0bfc6ff9_b.jpg
http://blog.jpeggy.it/wp-content/uploads/yapb_cache/hoteldajiti2.9dqz432tby0wwocgoswkokkcc.27ro4n40za1w8okwc4gswcw04.th.jpeg
http://farm3.staticflickr.com/2673/4005589642_7faa7b87f2_b.jpg
http://farm3.staticflickr.com/2667/4008491937_1e8d48200a_b.jpg
http://farm3.staticflickr.com/2486/4009274030_fd227d1afa_b.jpg
Elianto April 15th, 2013, 07:27 PM Kane punuar e kane grryer dhe e kane lene ne kete gjendje... nuk di cfare do te thote, per ecurne e punimeve, po nuk ka me skela...
http://imageshack.us/a/img827/401/20130410721.jpg
http://imageshack.us/a/img507/9713/20130410722.jpg
rene1234 April 15th, 2013, 09:10 PM :ohno:
|
|