View Full Version : [LEZHĖ] Projekte tė Ndryshme | Construction Projects


rene1234
March 24th, 2012, 07:22 PM
Pėrfundon rruga e kalasė sė Lezhės

19/03/2012 Projekti i kėsaj rruge, tė shumė pritur nga komuniteti i Lezhės, me vlerė 170 milion lek, do ta afroj kėtė Kala mė afėr qytetarve, vizitorėve, turistėve dhe pushuesve tė bregdetit tė Shėngjinit. Ēdo i interesuar pėr tė vizituar M.e Skėnderbeut, zonėn historike e arkeologjike, pėr 5 minuta do tė pėrshkoi kėtė segment rrugor me gjatėsi 1.8 km, duke u gjendur brenda mjediseve tė kalasė, ku veē njohjes me historinė e saj, mund tė sodisė qė andej hapsirėn e pafundme deri nė bregdet. Pushuesit e plazhit tė Shėngjinit, por dhe ata tė Kunes dhe Tales, me ndėrtimin e rrugės sė re do tė jenė tė papėrtuar pėr ta parė nga afėr kėtė monument tė kulturės kombėtare me histori tė lavdishme. Nė kėtė mėnyrė, Kalaja e Lezhės, simbioze e ndėrtimeve ilire, romake e bizantine, ėshtė lehtėsisht e vizitueshme dhe sipas kreut tė Bashkisė Viktor Tushaj, promotor i realizimit tė projektit, ky standart i ri shkon kryesisht nė shėrbim tė qytetarve dhe zhvillimit tė turizmit. Nėse vitin e kaluar e kanė vizituar qytetin historik tė Lezhės 35 mijė turist, kėtė vit, me pėrmirėsimin e rrjetit infrastrukturor turistik, pritet katėrfishimi i kėtij fluksi. Shenjat e para janė premtuese. Festimi i 14 Marsit, ditės sė Verės, e dėshmoi mė sė miri kėtė parashikim prognoze tė Tushajt, ku nė mjediset e brendshme tė kalasė, u ngjiten e festuan sė bashku qindra banorė tė qytetit dhe tė periferive, nxėnės shkollash dhe banorė tė ardhur nga rrethet e Kurbinit dhe Mirditės. Ndėrkohė, rruga e ndėrtuar sipas standarteve mė tė avancuara tė infrastrukturės bashkėkohore, ka ruajtur tė paprekura vlerat arkeologjike tė gėrmimeve qė po kryhen nė segmente tė caktuara dhe nė qafėn e Kalasė. Nė kėtė vend fare pranė Kalasė, ėshtė ngritur njė urė druri qė ruan nga dėmtimi varret elitare ushtarake tė periudhave tė ndryshme historike. Rruga zgjatet deri nė lagjen mė tė vjetėr tė qytetit, “Shehėr”. Duke ruajtur traditėn e hershme, degėzimi pėr nė Kala dhe fillimi i rrugės nga qyteti, janė shtruar me kalldrem prej guri, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė e asfaltuar. Gjatė gjithė gjatėsisė sė kėtij aksi turistik ėshtė ngritur trotuari pėr kėmbėsorėt dhe ėshtė instaluar sistemi i ndriēimit, duke i dhėnė kėsaj rruge gjatė natės, njė pamje magjepse, qė mund tė shijohet nga afėr dhe nga larg. Teknologjia e ndriēimit ėshtė bėrė nė pėrshtatje me arkitekturėn e vjetėr dhe terrenin malor nga kalon rruga. Pėr autoveturat e vizitorve dhe turistėve tė huaj, nė qafėn e Kalasė, ėshtė ngritur dhe parkingu i mjeteve. Intelektualėt dhe qytetarėt e Lezhės e vlerėsojnė zbatimin e kėtij projekti si njė nga investimet mė tė rėndėsishme tė kryer nė territorin e kėsaj Bashkie. Nėse mė parė ata e kanė vizituar kalanė e Lezhės njė herė nė vit, apo dhe mė radhė se kaq, tani shumė qytetar e vizitojnė thuajse ēdo ditė. Duke e bėrė kėtė Kala lehtėsisht tė vizitueshme, Bashkia e qytetit tė Lezhės ėshtė nė tratativė me Ministrinė e Turizmit pėr ngritjen e njė muzeu ku tė prezantohen asetet arkeologjike, historike, kulturore dhe etnografike, duke evidentuar, ruajtur e propoganduar ato, si relike tė ēmuara e me vlera tė pazėvendėsueshme nė memorien gjenetike tė trashėgimisė kulturore. Rruga e pėrfunduar pėr nė Kalanė Mesjetare tė qytetit tė Lezhės ėshtė njė investim i dobishėm qė ndihmon zhvillimin e turizmit, por qė pritet tė pasohet edhe nga investime tė tjera qė shkojnė drejt fuqizimit tė kėtij sektori jetik pėr ekonominė lokale dhe mė gjėrė, si mėnyra mė e mirė e propogandimit tė kėtyre vlerave, sigurimit tė tė ardhurave dhe rritjes sė standartit tė jetesės pėr qytetarėt.

Pergatiti Rrok Lelēaj

rene1234
March 24th, 2012, 07:23 PM
Segmenti rrugor qe lidh rrugen e kalase me ate te spitalit Lezhe

12/03/2012 Me te njejtat standarte si rruga per ne kalane e Lezhes, tashme e perfunduar, kane nisur punimet per ndertimin e segmentit tjeter qe lidh kete aks rrugor me rrugen e spitalit. Shtesa e fondit prej 9 milion lekesh dhene nga Fondi Shqiptar i zhvillimit, thekson kreu i Bashkise Tushaj, do te mundesoi perfundimin brenda 2 muajve te ketij segmenti aq te domosdoshem per banoret e dy lagjeve te qytetit dhe shfryrjen e trafikut te rruges se spitalit. Duke shfrytezuar ditet me mot te mire, firma zbatuese e ketij projekti po avancon me grafikun e punimeve, per te bere te mundur realizimin para aftit te objektit.
Ndertimi i unazes se spitalit Lezhe.
Punimet per ndertimin e unazes se spitalit rajonal te qytetit te Lezhes po ecin me ritme te pershpejtuara. Ky projekt me vlere 58 milion lek financuar nga Qeveria Shqiptare, pritet te perfundoi breda muajit Maj te ketij viti dhe do te zgjidh perfundimisht problemet e trafikut qe krijoheshin ne rrugen ekzistuese te spitalit. Deri tani ka perfunduar 75 % e volumit te pergjithshem te punimeve. Nderkohe ky segment rrugor eshte afruar fare prane spitalit dhe kryetari i Bashkise Viktor Tushaj gjate inspektimit te punimeve, kerkoi dhe mirekuptimin e qytetarve te kasaj lagjeje qe preken nga zbatimi i ketij projekti te rendesishem infrastrukturor per qytetin dhe jo vetem. Pas perfundimit te betonimeve mbrojtese, me ngritjen e bazamentit te rruges dhe mbushjen e trupit te saj do te filloi menjehere asfaltimi i rruges, ē’ka shenon perfundimin e unazes se spitalit rajonal te Lezhes, investim ky i shumepritur nga banoret e tre rretheve te ketij Qarku.

Pergatiti Rrok Lelēaj

Te dy artikujt marre nga :http://www.lezha.org

rene1234
April 2nd, 2012, 07:54 PM
Lezhė, ndotje urbane
02/04/2012

Kanali i Cenit, ėshtė njė nga zonat mė tė ndotura qė pėrshkojnė qytetin e Lezhės dhe pėrfundon nė Bregdetin e Shėngjinit.

Prej vitesh nė kėtė kanal janė shkarkuar mbeturinat dhe ujėra tė zeza. Me mbėshtetjen e Bashkisė sė Lezhės ka nisur puna pėr pastrimin e kėtij kanali nga mbeturinat dhe po bėhet sistemimi i tij.

Plani i punės pėr pastrimin e kėtij objekti ėshtė jo vetėm pėr largimin e mbetjeve disa-vjecare, por edhe krijimin e skarpatės e cila do tė kishte njė tjetėr imazh nėse do tė gjelbėrohej.

Janė shumė njesi vendore qė pėrshkohen nga ky kanal, por vetėm Bashkia e Lezhės mori nismėn pėr tė ndryshuar gjendjen alarmante.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=231953

rene1234
April 16th, 2012, 01:58 PM
M2FwDJ7a18c

rene1234
April 16th, 2012, 02:13 PM
W0pwFrcqmhA

rene1234
April 20th, 2012, 04:35 PM
OlnRbw0VcKw

mendje-madhi
April 21st, 2012, 09:10 AM
E ka Viktor "Tusha" jo "Tushe" o gazetar injorant!

JoniTTML
April 21st, 2012, 01:52 PM
E ka Viktor "Tusha" jo "Tushe" o gazetar injorant!

E ka Viktor ''Tushaj'' jo ''Tusha'' o Mendje-madh... :)

Tartanzan
April 21st, 2012, 01:53 PM
Shume projekt interesant. Duhet edhe Bashkite e tjera te ndertojne ndermarrje te tilla.

rene1234
April 25th, 2012, 01:43 AM
Projektet e Bashkise Lezhe per vitin 2012

http://www.lezha.org/doc/Investime_per_zbatim_-_2012.pdf

JoniTTML
April 26th, 2012, 04:49 PM
4KskFDw6xUk

JoniTTML
April 26th, 2012, 04:59 PM
Ēkjoskėzohet Shėngjini

INUK ndėrhyn pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje
http://abcnews.al/uploads/shengjin_1.jpg

Bregdeti i Shėngjinit ka filluar tė pastrohet nga kioskat dhe tė gjitha ndėrtimet pa leje, tė cilat kishin krijuar njė panoramė tė pakėndshme pėr pushuesit dhe turistėt. Ndėrhyrjet e Inspektoriatit Ndėrtimor urbanistik Kombėtar qė ėshtė mbėshtetur edhe nga Policia e Rendit ka nisur nė pjesėn fundore tė Kunes pėr tė vijuar nė tė gjithė gjatėsinė e plazhit. Gjate prishjes sė kėtyre objekteve pa leje ka patur edhe rezistencė, pėr tė cilėn ėshtė dashur ndėrhyrja e Policisė pėr normalizimin e situatės.
Janė gjithsej 150 objekte pėrgjatė brezit tė rėrės, ndėrsa kreu i komunės, Salvador Kaēaj ka bėrė tė ditur se pastrimi nga ndėrtimet pa leje do tė vijojė edhe nė brendėsi tė qytetit.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/17670

JoniTTML
April 26th, 2012, 05:24 PM
8gX1ylEnYAM

Mr_Albalover
May 1st, 2012, 04:26 PM
Kune Biopark

Projekti eshte i vendosur ne bregdetin Adriatik rreth 70 km nga Tirana dhe Durresi dhe 60 km nga Podgorica, Mali i Zi. Plazhi i Kunes ndodhet ne Shengjin dhe ne veri ne Parkut Kombetar te Kunes. Nderkohe qe plazhet e Shengjinit jane te populluara ne vere, Resorti ne Kune eshte vendosur ne nje distance te mjaftueshme nga Shengjini, ku mund te pushoni ne privatesi te plote.

Projekti konsiston ne 2 zona: nje zone ne bregdet me nje siperfaqe prej 20 hektare dhe nje lagune prej 22 hektare.

Ishulli i lagunes do te mirprese nje komunitet te caktuar i cili do te aksesoje ne resort permes nje ure. Pjesa tjeter do te jete per residencialet e tjere te cilet mund te zgjedhin midis nje miksi komponentesh residenciale qe do te pershije shtepiza prej drurui mbi lagune, vila, shtepi me nje distance te konsiderueshme nga njera-tjetra dhe apartamente.

Hoteli do te jete i vendosur ne breg te detit, ne jug te resortit. Hoteli do te kete 3 kate, 200 dhoma hoteli, dhe nje hapesire prej 2 hektaresh.

http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/1319720380-kune_thumb.jpg

http://www.manetci.com.al/new/project.php?ID=29

Broshura e projektit si dhe me shume rendera

http://www.manetci.com.al/new/files/1319721447-Scanerbalfi11102010440.pdf

Mr_Albalover
May 1st, 2012, 04:27 PM
^^ Vendodhja :

http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/30862249.png

Tartanzan
May 1st, 2012, 04:31 PM
^^ Aj (gad-)ishulli i Kunes eshte pjese e Parkut Kombetar te Kunes apo jo?

AlbanPOLIMI
May 1st, 2012, 08:30 PM
Ah qenka ne ishull-kune!! Se po ēuditesha. Ne Shengjin eshte ndertuar sipas modelit me te bukur te Golemit, prandaj thash ku qenka kjo "zona e virgjer"!!

Fotot e mia tetor 2011
Rruga e Shengjinit

http://desmond.imageshack.us/Himg15/scaled.php?server=15&filename=dscf0393f.jpg&res=medium

rene1234
May 1st, 2012, 11:08 PM
^^ Aj (gad-)ishulli i Kunes eshte pjese e Parkut Kombetar te Kunes apo jo?

Me siguri jo, rezervati ndodhet poshte dhe aty nuk e besoj te lejojen ndertime..une kam qene vjet dhe zona eshte ruajtur mire deri tani

rene1234
May 1st, 2012, 11:11 PM
Ah qenka ne ishull-kune!! Se po ēuditesha. Ne Shengjin eshte ndertuar sipas modelit me te bukur te Golemit, prandaj thash ku qenka kjo "zona e virgjer"!!

Gabim e ke, zona e pishave eshte ruajtur ne Shengjin..keto komplekset ndodhen me tutje dhe me thene te drejten kane rreth e rrotull hapesira te gjelbra e mua me lane pershtypje te mire, pavarsisht se duheshin bere jo aq te larta per te mos penguar pamjen e shkembit..problemi kryesor i Shengjinit per mua, eshte porti qe eshte shume afer plazhit qe eshte jo normale

Mr_Albalover
May 5th, 2012, 09:17 PM
Ndėrtimet pa leje, aksion pėr shembjen e tyre edhe brenda nė Shėngjin

http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/inuk.jpg

Ende pa filluar mirė sezoni turistik, Shėngjini ka nisur pastrimin e zonės. Vetėm pak ditė pas prishjes sė ndėrtimeve pa leje nga Inspektorati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar, aksioni ka vijuar pėr shembjen e tyre edhe brenda nė Shėngjin. Prishjet janė kundėrshtuar nga disa prej pronarėve tė ndėrtesave, tė cilėt pretendojnė se i kanė dokumentet. Sipas banorėve, shumė prej kėtyre subjekteve kanė rėnė pre e aksionit pa u lajmėruar nga ana e komunės sė Shėngjinit, dhe njė pjesė e mirė e objekteve janė nė proces legalizimi. Vendosmėria e Inspektoratit Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar dhe atij tė komunės sė Shėngjinit pėr tė ēliruar bregdetin nga tė gjitha ndėrtimet pa leje, ka bėrė qė shumė nga pronarėt e objekteve qė ndodheshin nė brezin e rėrės tė fillojnė ēmontimin e ndėrtesave, duke mos pritur fadromat. Aksioni ėshtė drejt pėrfundimit, ku janė shembur rreth 200 ndėrtime kryesisht kioska, veranda lokalesh. Bregdeti dhe qyteti i Shėngjinit ėshtė kthyer nė njė gėrmadhė nga shembja e kėtyre objekteve dhe duhet shumė punė pėr t’u bėrė nga ana e komunės pėr tė evaduar tonelatat e inerteve tė objekteve tė shembura.

http://www.gazetarepublika.al/?p=15267

JoniTTML
May 5th, 2012, 10:19 PM
ZyDcSXm2zco

doctorx
May 5th, 2012, 10:23 PM
^^ Postoje te cudira shqiptare se fushe tenisi ne kala 500 vjecare vetem ketu ndodh! :ohno:

JoniTTML
May 5th, 2012, 10:38 PM
^^ Postoje te cudira shqiptare se fushe tenisi ne kala 500 vjecare vetem ketu ndodh! :ohno:

Kan aruar te projektojn nje shtepi publike, nje Strip Club dhe nje Sex Shop brenda zones muzeale :bash: mos u cudit jetojm ne ALBANISTAN

mendje-madhi
May 6th, 2012, 03:42 PM
Une du me shku me ndertu ni vile tre katshe te ajo kala:colgate:

rene1234
May 19th, 2012, 04:49 PM
Shėrbim shėndetėsor pėr turistėt nė Lezhė
Shtim i numrit tė mjekėve dhe infermierėve nė zonat e plazhit
19 maj 2012 14:36

Prognoza pėr njė numėr tė lartė pushuesish dhe turistėsh nė bregdetin e Lezhės do tė shoqėrohet edhe me rritje tė shėrbimit shėndetsor pranė kėtyre zonave. Pranė qendrave shėndetėsore kryesisht nė Shėngjin e Shėnkoll do tė pėrqėndrohet edhe vėmendja mė e madhe nga drejtoria e shėndetit publik, pėr tė garantuar mbarėvajtjen e sezonit edhe nė kėtė drejtim.

Marku ka shtuar se po bisedohet me pėrgjegjėsit e qendrave shėndetėsore nė zonat ku ka njė popullsi tė vogel, me qėllim qė mjetet e tyre tė vihen nė dispozicion pėr tė pėrballuar fluksin e pushuesve nė bregdetin e qarkut tė Lezhės.
Krahas qendrave shėndetėsore, drejtoria e shėndetit publik nė Lezhe do tė angazhojė edhe vullnetarė pėrgjatė gjithė bregdetit, me qėllim qė ndihma e shpejtė pėr ēdo pushues tė jetė nė njė kohe sa mė tė shkurtėr.
http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/18702

rene1234
May 19th, 2012, 04:50 PM
l60mleIways

rene1234
May 25th, 2012, 08:57 PM
F4qLvfOPPxg

rene1234
July 6th, 2012, 01:09 PM
xryf4p

rene1234
September 8th, 2012, 08:06 PM
Pėrfundon impianti i ujėrave tė zeza nė Lezhė

Olldashi gjatė inspektimit: Investimet, pjesė e njė pakete mė tė gjėrė financimesh
08 shtator 2012 13:27
http://abcnews.al/uploads/OLLDASHI_7.jpg

Pėrfundon sė ndėrtuari impianti i trajtimit tė ujėrave tė zeza tė qytetit tė Lezhės dhe Shėngjinit, tashmė mbetet vetėm lidhja e tij me sistemin magjistral tė sjelljes sė ujėrave tė zeza nga zona urbane dhe turistike.

Impianti i trajtimit tė ujėrave tė zeza kap vlerėn e 4.9 milionė Eurove, ndėrkohė qė rrjeti i pėrcjelljes sė ujėrave tė zeza nga zona turistike e Shėngjinit dhe Lezha drejt impiantit kap vlerėn e 3.4 milionė Euro.

Gjatė inspektimit nė kėtė vepėr ministri Olldashi u shpreh se: “ Investimet nė fjalė janė pjesė e njė pakete mė tė gjėrė financimesh qė qeveria po bėn pėr rajonin e Lezhės duke pėrfshirė kėtu edhe zonėn e Shėngjinit”.

Mė tej ministri i Punėve Publike duke folur pėr investimet nė kėtė zonė tha se: “Janė 8.3 milionė Euro tė shpenzuara pėr impiantin dhe kanalizimet qė ndodhen nė zonėn e Shėngjinit, tė cilave iu shtohet edhe ujėsjellėsi i Shėngjinit si dhe njė paketė prej 13 milion Euro kontraktuar nga DPUK-ja, qė pėrfshin njė sistem pėr furnizimin me ujė dhe kanalizime nė qytetin e Lezhės.

Nė total janė 27 milion Euro pėr infrastrukturėn e ujėsjellės-kanalizimeve pėrfshirė impiantin e pėrpunimit tė ujėrave tė zeza, investime qė do tė zgjidhin pėrfundimisht problemin e furnizimit 24 orė me ujė si dhe atė tė trajtimit tė ujėrave tė zeza te rajonit tė Lezhes si dhe zonės turistike tė Shėngjinit”.
http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/22839

rene1234
September 14th, 2012, 10:25 AM
^^
wvzZzMqP6HM

rene1234
September 23rd, 2012, 09:48 PM
Inagurimi i dy shkollave ne Lezhe , Beselidhja dhe Kosova:

http://sphotos-e.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/485882_449700301739226_1631178599_n.jpg

http://sphotos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/229376_449700325072557_650603650_n.jpg

http://sphotos-f.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/296494_449703168405606_1054574188_n.jpg

http://sphotos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/384019_449703845072205_198746140_n.jpg

Shkolla "Kosova"

http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/s720x720/527735_449706221738634_1941685207_n.jpg

http://sphotos-e.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/282368_449706428405280_1484602249_n.jpg

http://sphotos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/548801_449707401738516_1402721923_n.jpg

Bashkia Lezhe

Pelasgian
September 24th, 2012, 09:38 AM
^^
:cheers:

mali.it
September 24th, 2012, 01:43 PM
^^ + 1 :cheers:

KoH1980
September 24th, 2012, 02:53 PM
Inagurimi i dy shkollave ne Lezhe , Beselidhja dhe Kosova:
Bashkia Lezhe
Cila eshte shkolla "Beselidhja"? Aty shkruan "Republika e Shqiperise - Shkolla 9-vjecare Gjergj Kastrioti". Mos eshte ajo ne fotografine e dyte?

rene1234
September 24th, 2012, 04:12 PM
^^
E dyta eshte shkolla "Kosova" kurse per te paren edhe une e vura re qe ka mosperputhje emrash, po prape artikullin e mora nga faqja e bashkise Lezhe, kshuqe se di:dunno:

814
September 30th, 2012, 09:22 PM
Shkolla "Gjergj Kastrioti" nuk eshte e re. Kane bere aty tetevjeēaren me dhjetera breza lezhjanesh nder ta edhe une. Qenka meremetuar. Shume mire.

rene1234
October 1st, 2012, 03:46 AM
Rruga e re per Kala:

http://i1309.photobucket.com/albums/s622/rene_1234/DSCF2645_zps517b44e4.jpg

http://i1309.photobucket.com/albums/s622/rene_1234/DSCF2649_zps8b401551.jpg

http://i1309.photobucket.com/albums/s622/rene_1234/DSCF2650_zps684812f7.jpg

Drenica
October 1st, 2012, 08:49 PM
nice ;)

Zwanse
October 1st, 2012, 10:09 PM
po kete shtyllen e tensionit te larte aty gjeten ta ngulnin?!

rene1234
October 21st, 2012, 12:49 AM
BSStrCMdjbU

RolexAL
October 25th, 2012, 11:06 AM
2sPWhWfpqws&feature=plcp

rene1234
December 29th, 2012, 08:57 PM
Ia_sdn8pxfk

mendje-madhi
April 2nd, 2013, 02:56 PM
Shetitorja e Shengjinit duke u ndertu, 1 Prill 2013
https://lh4.googleusercontent.com/--SqG-ObF6LA/UVnH0LauwbI/AAAAAAAAAmA/5SMes7qivBU/s646/100_0188.JPG

https://lh4.googleusercontent.com/-H0crKla7A9w/UVnJek1QeSI/AAAAAAAAAmo/RfpztPILtmM/s646/100_0193.JPG

https://lh6.googleusercontent.com/-mAdSijCDgqw/UVnJqGS4JII/AAAAAAAAAmw/XLxJRxzJVJ0/s646/100_0194.JPG

https://lh5.googleusercontent.com/-DbbwTSofuYI/UVnKNQvitaI/AAAAAAAAAnQ/4Ll_YfQiRe0/s646/100_0198.JPG

https://lh4.googleusercontent.com/-zy4v8M2e79w/UVnKt_pvcsI/AAAAAAAAApA/LJK06hUrQUU/s646/100_0216.JPG

https://lh4.googleusercontent.com/-mGN4XZTfMD8/UVnKwoKk8eI/AAAAAAAAApQ/YvHamKiSbd8/s646/100_0218.JPG

https://lh5.googleusercontent.com/-tyOnzcGmPzA/UVnK0eLieMI/AAAAAAAAApY/9Exa2EXwOFE/s646/100_0219.JPG

https://lh4.googleusercontent.com/-ucgg0oKjoCM/UVnReqmAmMI/AAAAAAAAAyA/JUr6csI7XA8/s646/100_0298.JPG

Tartanzan
April 11th, 2013, 11:48 AM
SXOoK3uIBmY

Tartanzan
April 11th, 2013, 11:52 AM
Pėrurohet qėndra e re tregtare “Nėnė Tereza” nė Lezhė

http://lezha.gov.al/fotonews/20130401045409_fotoart.jpg http://www.lezha.org/fotonews/DSC_0116.JPG http://www.lezha.org/fotonews/DSC_0076.JPG

30/03/2013

Ėshtė pėruruar nė qytetin e Lezhės qėndra e re tregtare “Nėnė Tereza”, e para e kėtij lloji dhe mė e madhja nė gjithė zonėn veriore tė vendit. Pėr Kryetarin e Bashkisė z.Viktor Tushaj kjo qėndėr tregtare, ul pėr qytetarėt koston e paisjeve tė shtėpive tė tyre dhe njėherėsh krijon mundėsi punėsimi pėr ta, duke zbutur problemet sociale. Nora Malaj zv. Ministre e Arsimit dhe Shkencės kėtė qėndėr e vlerėsoi si njė arritje tė biznesit shqiptar qė vihet nė shėrbim tė komunitetit qytetar tė Lezhės dhe mė gjėrė. Me vlerėsime pozitive janė shprehur dhe deputeti Gjovalin Kadeli, Prefekti Pal Dajēi si dhe pėrfaqėsuses tė kompanive tė ndryshme qė bashkėpunojnė me firmėn Junik shpk. Pas ceremonisė sė pėrurimit tė pranishmit vizituan mjediset e qėndrės sė re tregtare. E ngritur sipas standarteve bashkėkohore mė tė avancuara dhe e paisur me njė gamė tė gjere artikujsh e produktesh tė ndryshėm tė firmave mė prestigjoze nė botė, kjo qendėr e re tregtare model, u mundėsua falė investimit me vlerė prej 2.1 milion euro tė firmės Junik Shpk dhe bashkėpunimit tė saj me kompani tė tjera tė fuqishme brenda dhe jashtė vendit. Presidenti i kompanisė Junik shpk Ded Maluta bėri tė ditur se veē ēmimeve konkuruese me projekte bashkėkohore tė arredimit tė shtėpive nga arkitekt tė specializuar, krijon dhe mundesi tė reja punėsimi pėr familjet lezhjane. Nė kėtė qėndėr u prezantuan 12 aktivitete, ku ēdo kush mund tė gjeje ēdo gjė qė i duhet pėr paisjen e shtėpise sė tij me teknologjitė prodhuese mė tė fundit.
Rrok Lelēaj
Bashkia Lezhe (http://www.lezha.org/mat.php?lang=1&idm=1297&idr=33)

Tartanzan
April 11th, 2013, 11:55 AM
Inagurohet muri rrethues i kompleksit tė shkollave nė lagjen Besėlidhja

http://lezha.gov.al/fotonews/20130213103950_fotoart.jpg

13/02/2013

Bashkia e Lezhės nė bashkėpunim me DLDP ka inaguruar murin rrethues dhe sistemimin e kompleksit tė shkollave nė lagjen Besėlidhja. Punimet pėr realizimin e kėtij projketi kanė filluar nė muajin prill tė vitit 2012 dhe sipas projektit kanė pėrfunduar nė muajin dhjetor tė vitit qė lamė pas, ndėrsa vlera e kėtij projekti ishte 8 milion lekė tė reja nga tė cilat, 3 milion lekė tė siguruara nga bashkia e qytetit ndėrsa 5 milion lekė tė reja tv finacuara nga DLDP. Kryebashkiaku i Leshės z.Viktor Tushaj gjatė aktivitetit tė organizuar pėr kėtė rast u shpreh rreth qėllimit tė reazlimit tė kėtij projekti i cili ndikon nė rritjen e sigurisė nė shkolla duke parandaluar fenomenet e ndryshme negative. Ndėrkohė pėrfaqėsuesja e DLDP zj.Valbona Karakaqi u shpreh e kėnaqur me realizimin e kėtij projekti i cili vjen nė sherbim tė nxėnėsve dhe stafit pedagogjik, sigurisė sė tyre dhe mbarėvajtjes sė procesit mesimor. Falenderime pėr kėtė investim kanė ardhur edhe nga drejtuesit e shkollave tė pėrfshira nė kėtė kompleks, prinderit e nxėnėsve dhe vetė nxenesit. Janė 154 m gjatėsi muri rrethues me 2.02 m lartėsi, tė ndertuara, ndersa ėshtė ndėrhyrė edhe nė pėrmirėsimin e infrastruktures sė oborrit tė shkollave, 500 m2 trotuare dhe 100m2 gjelberim, si dhe 5 shtylla ndriēimi. Po ashtu janė krijuar mjedise sportive pėr nxėnėsit, pėrfshirė edhe ata me aftėsi tė kufizuara, dhe 4 fusha sporti me njė total prej 2000 m2.

http://www.lezha.org/fotonews/SAM_0217.JPG

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1898_350504055070110_1752420515_n.jpg

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/64341_350503698403479_141622534_n.jpg
Bashkia Lezhe (http://www.lezha.org/mat.php?lang=1&idm=1266&idr=33)