View Full Version : [GJIROKASTĖR] Projekte tė Ndryshme | Construction Projects
rene1234 April 25th, 2012, 01:08 AM Restaurohet kompleksi i gurtė 300-vjeēar nė Pazarin karakteristik
Bledar Shehu
Njė prej komplekseve tė gurta, mė masivė nė Pazarin tradicional tė Gjirokastrės, sė fundi i ėshtė nėnshtruar njė projekti restaurues. Bėhet fjalė pėr kthimin nė identitet tė godinės sė gurtė 300-vjeēare nė pronėsi tė familjes Babameto, nė Pazarin karakteristik tė Gjirokastrės. Kompleksi i gurtė trekatėsh ėshtė ndėr ndėrtimet mė masive nė mjediset e ‘Qafės sė Pazarit’ nė Gjirokastėr. Kthimi i tij nė identitet u mundėsua si njė bashkėpunim i organizatės “Trashėgimia Kulturore pa Kufij”, nė bashkėpunim me organizmat lokalė dhe qendrorė tė monumenteve tė kulturės. Sipas koordinatores sė projektit, Lejla Haxhiē, e harruar nė kohė, kjo godinė e gurtė ishte nė njė gjendje shumė tė keqe ndėrtimore. Probleme paraqiteshin nė shembjen e ēatisė sė gurtė me pllaka guri qė mbulonte kompleksin, dėmtimin e mureve mbajtėse etj. Pėrpjekjet pėr kthimin nė identitet tė kėtij kompleksi nisėn nė vitin 2009. “Projekti u iniciua nga Fondacioni suedez “Trashėgimia Kulturore pa Kufij” me partnerė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Drejtorinė Rajonale tė Kulturės Kombėtare nė Gjirokastėr, Zyrėn pėr Administrimin e Qendrės Historike tė Gjirokastrės dhe Organizatėn pėr Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit tė Gjirokastrės”, – thotė koordinatorja Haxhiē. Gjatė kėsaj kohe procesi i matjes, dokumentimit dhe zhvillimit tė tė gjithė projektit restaurues u pėrdor si trajnim pėr arkitektė dhe restauratorė tė rinj shqiptarė dhe tė huaj nė kuadėr tė organizimit tė kampeve ndėrkombėtare tė restaurimit nė qytetin e gurtė. E veēantė ėshtė se gjatė restaurimit tė godinės sė gurtė trekatėshe u pėrdorėn materiale tradicionale tė arkitekturės dhe ndėrtimit nė Gjirokastėr. “Punimet restauruese qė vėnė nė pėrdorim dhe ringjallin materialet e teknikat tradicionale janė mėnyra mė e mirė qė tė gjitha monumentet nė Gjirokastėr tė tregojnė sėrish historinė e tyre, neve dhe gjithė atyre qė duan ta dėgjojnė”, – thotė Haxhiē ndėrsa shpjegon se nė kėtė drejtim nė godinėn 300-vjeēare tė Babametove u pėrdorėn teknikat e dikurshme tė ndėrtimit apo materiale tė tilla si: pigmente organike, ujė me hi dhe tullė tė thėrrmuar etj. Sipas koordinatorėve tė projektit, pas restaurimit godina e gurtė do tė pėrfshihet nė njė proces rijetėzimi, duke shėrbyer si qendėr artizanale dhe njė vend pėr studiuesit e historisė sė Gjirokastrės.
http://www.mapo.al/2012/04/04/restau...karakteristik/
rene1234 April 25th, 2012, 01:09 AM Rehabilitohet shpati i kalasė sė Gjirokastrės
GJIROKASTĖR- Nė prag tė sezonit turistik, nis rehabilitimi i shpatit tė kalasė sė Gjirokastrės. Rindėrtimi i shėtitores nė pjesėn muzeale ka ēelur dhe punimet pėr tė siguruar njė ambient tė pėrshtatshėm historik pėr vizitorėt. Prej vitesh shėtitorja ka qėnė e mbuluar nga mbeturinat dhe punimet mbi tė rikthejnė pamjen e mėparshme.
Ndėrkohė po nė kėtė pjesė gjendet edhe njė prej monumenteve tė gdhendur tė figurės sė Skėnderbeut, e cila do tė ndriēohet pėr tė ekspozuar atė. Nėnkryetari i Bashkisė, Vangjel Muco bėn tė ditur se ky investim vjen nė prag tė sezonit turistik ku janė ndėrmarrė njėherazi edhe pastrimet dhe gjelbėrimet e kėsaj zone.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...res-82300.html
rene1234 April 25th, 2012, 01:09 AM Kishe e re ne ndertim - Gjirokaster
http://farm8.staticflickr.com/7150/6673847139_03a5dc8de5_o.jpg (http://www.flickr.com/photos/carpe_feline/6673847139/)
foto nga Carpe Feline
:)
rene1234 April 25th, 2012, 01:11 AM qW5xv_kFX58
rene1234 April 25th, 2012, 01:36 AM Gjirokastėr, nis rikonstruksioni i 3 monumenteve tė kulturės
GJIROKASTER- Ka nisur keto dite ne Gjirokaster rikonstruksioni i tre banesave monument kulture te kategorise se pare.
Burime zyrtare nga drejtoria e monumenteve ne Gjirokaster bejne te ditur se pasi eshte levruar nje pjese nga fondi prej 20 milion lekesh i planifikuar per rikonstruksionin e shtepive te Ficajve, Kokobobove dhe Cuberateve, kane filluar edhe nderhyrjet restauruese ne keto banesa. Ne muajt ne vijim, ndersa punimet do te vazhdojne normalisht pritet edhe celja e pjeses se mbetur te fondit dhe rikthimi ne identitet i ketyre banesave nga me te njohurat ne Gjirokaster.
Sipas drejtuesve te drejtorise se monumenteve, 7,6 milion leke jane akorduar per shtepine e Ficajve, qe eshte dhe me e demtuara, ku do te riparohen catia, dritaret, muret etj.
Drejtori i monumenteve te kultures ne Gjirokaster, Spartak Derrasa, tha se ne te tria banesat do te respektohen me rigorozitet projektet e pergatitura nga specialistet, duke ruajtur karakteristikat, sidomos ne tavane dhe dysheme, ku keto elemente jane me te spikatur.
(el.me/atsh/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/gjirokaster-nis-rikonstruksioni-i-3-monumenteve-te-kultures-86999.html
rene1234 April 27th, 2012, 01:44 PM X6ZNNF39HMs
Mr_Albalover May 1st, 2012, 03:51 PM Gjirokastėr, Kėshilli i Qarkut miraton buxhetin 2012
http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/gjirokaster.jpg
Kėshilli i Qarkut tė Gjirokastrės ka zhvilluar mbledhjen e parė pas rreth 10 muajsh pėrplasjesh gjyqėsore pėr konstituimin.
Nė mbledhjen ku ishin tė pranishėm tė 44 kėshilltarėt janė diskutuar cėshtje tė miratimit tė buxhetit tė vitit 2011 dhe atij tė programuar pėr 2012. Takimi i parė i tė gjithė kėshilltarėve ėshtė shoqėruar me debate tė ashpra dhe fyerje nga tė dy palėt.
Tė djathtėt kanė ngritur pretendimi mbi parregullsi proceduriale dhe mungesė tė analizės shpjeguese mbi buxhetin faktik tė vitit tė kaluar ndėrsa pretendojnė pėr fryrje tė administratės, punėsime pa arsimin pėrkatės dhe shkurtim tė detyruar tė pagave pėr kėtė vit.
Ndėrkaq tė majtėt i kanė mohuar kėto pretendime dhe kanė fajėsuar pėr zvarritje tė funksionimit kėshilltarėt e djathte. Sipas drejuesve tė kėshillit tė ri tė qarkut pengesat pėr realizimin e mbledhjes kanė penguar pagesėn nė kohė tė ndėrmarrjeve nė varėsi dhe njėherazi kanė frenuar vendimmarrjen.
Buxheti pėr vitin 2012 ka kaluar me votat e 23 kėshilltarėve tė majtė ndėrsa nė krye te ndėrmarrjes sė rrugėve rurale po me tė njėjtin numėr votash ka ardhur Skendėr Seferi.
Pika tė ndjeshme qė janė bėrė pjesė e debatit nė kėshillin e Qarkut janė investimet nė disa rrugė dhe ura nė Pėrmet dhe Tepelenė tė cilat kanė ngelur jashtė skemės sė finacimit pėr shkak tė kostos sė pamjaftueshme.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=233828
AlbanPOLIMI May 1st, 2012, 08:34 PM Gjirokastėr, Kėshilli i Qarkut miraton buxhetin 2012
pėr shkak tė kostos sė pamjaftueshme.
Ky gazetari p.sh. eshte nje nder te paret qe meriton shkurtimin!!! Na bente nder te gjitheve :doh:
rene1234 May 1st, 2012, 11:06 PM :lol:
Mr_Albalover June 4th, 2012, 09:27 PM Restaurohen tri banesa monument kulture
http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/kokobobot.jpg
GJIROKASTER- Vazhdojnė punimet nė tre nga ndėrtesat monument kulture nė zonėn historike tė Gjirokastrės. Prej disa muajve, tre nga banesat karakteristike gjirokastrite nėn kujdesin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe nėn mbikqyrjen e Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare, i janė nėnshtruar restaurimeve nė pjesė tė ndryshme. Banesat tė cilat kanė pėrfituar nga investimet e radhės, figurojnė ato tė shtėpisė sė Ficove, Cuberajve dhe Kokobobot. Tė trija banesat, ndodhen nė lagjet Palorto dhe Hazmurat dhe pėrbėjnė trion e banesave qė kanė patur mė shumė se kurrė ndonjėherė vizita nga tė interesuarit pasionantė tė kulturės sė hershme vendase.
Sipas Spartak Drasas, drejtori i Kulturės Kombėtare nė Gjirokastėr nė muajin gusht, do tė shihen rezultatet konkrete tė investimeve nė kėto banesa tė cila konsiderohen monument kulture i kategorisė sė parė.
Punimet nė kėto shtėpi qė datojnė nga fundshekulli i 19, do tė vazhdojnė, duke u kujdesur pėr ruajtjen e vlerave origjinale si nė arkitekturė, po ashtu dhe nė afreske e piktura duke punuar nė mėnyrė tė kujdesshme pėr kthimin e tyre nė identitet tė plotė. Vlera qė ėshtė pėrdorur pėr rehabilitimin e tyre, shkon nė 20 milionė lek, fonde kėto tė akorduara nga qeveria shqiptare.
http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/restaurohen-tri-banesa-monument-kulture/
rene1234 June 11th, 2012, 01:39 PM Pėrkujtohet Vangjel Zhapa
10/06/2012
http://www.top-channel.tv/foto/lajme/Zhapa-Vangjel.jpg
Njeriu qė ringjalli Lojėrat Olimpike qė sot mbahen rregullisht ėshtė Vangjel Zhapa, lindur nė vitin 1800 nė Labovė tė Gjirokastrės.
Ndėrsa nė Athinė ėshtė njė muze kushtuar atij, nė Shqipėri, vendin e tij tė lindjes, banesa e Zhapajve nė Labovė ėshtė e rrėnuar. Ai ka kontribuar shumė pėr Shqipėrinė, ku ndėrtoi 120 shkolla, Greqinė ku rikthehu Lojėrat Olimpike moderne, por dhe Rumaninė ku jetoi gjatė dhe krijoi bizneset e tij.
Nė nder tė tij nė vendin e lindjes ėshtė pėrkujtuar vepra e kėtij filantropi tė madh. Flaka olimpike ėshtė ndezur nė kėtė vend ku qėndron banesa ku ėshtė lindur dhe rritur njeriu qė nė vitin 1856 i propozoi mbretit gjerman tė Greqisė, Otto, rilindjen e olimpianizmit modern. Ai investoi pasurinė e tij pėr kėto lojėra.
Shtėpia e Vangjel Zhapės nė Labovė, njė momument arkitektonik i rrallė, ėshtė duke u shembur sė bashku me emrin e tij. Restaurimi kėrkon fonde qė nuk mund tė ofrohen nga komuna Odrie.
Vangjel Zhapa meriton tė kujtohet pėr ēeljen e mė shumė se 120 shkollave brenda territorit shqiptar ku mėsohej krahas greqishtes edhe shqipja. Ndėrkaq emri i tij nderohet nė nivel europian mes filantropėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=236356&ref=onews
Pelasgian June 11th, 2012, 02:18 PM edit
Huti June 12th, 2012, 09:37 PM Por ky Zhapa veten e ka identifikua si Grek, apo?
rene1234 June 13th, 2012, 01:56 AM Por ky Zhapa veten e ka identifikua si Grek, apo?
Kshu thone greket, po perderisa Zhapa ka hapur shkolla dygjuheshe dhe shqip dhe greqisht i bie qe nuk eshte e vertete tamam:lol:
Huti June 13th, 2012, 08:24 PM Kshu thone greket, po perderisa Zhapa ka hapur shkolla dygjuheshe dhe shqip dhe greqisht i bie qe nuk eshte e vertete tamam:lol:
flm :)
rene1234 June 22nd, 2012, 02:39 AM Masa pėr pėrmirėsimin e sinjalistikės nė zonėn muzeale
http://www.balkanweb.com/foto/53455_2.jpg
GJIROKASTER- Duke parė fluksin e madh tė turistėve qė vizitojnė qytetin muze, si dhe qarkullimin e mjaft automjeteve, drejtoria e qarkulimit rrugor nė Gjirokastėr po merr te gjitha masat per permiresimin e sinjalistikes, qė ka mjaft mangesi.
"Ndersa nga dita ne dite Gjirokastra dhe vecanerisht zona muzeale, po mbipopullohet nga vizitore te ndryshem, sinjalistika ne qytet lė shume per te deshiruar", thote Xhemil Biraci, drejtor i njesisė se qarkulimit, i cili evidentoi edhe disa nga masat e policise per qarkullimin e lirshem dhe pa probleme brenda qytetit. "Se pari, po bashkepunojme me bashkine e qytetit dhe po koordinojme veprimet per nje sinjalistike moderne", beri te ditur kreu i qarkullimit, duke shtuar se krahas policise bashkiake ne rruget e qytetit do te kete edhe postblloqe te njesise se qarkulimit, te cilat do te kryejne sherbim 24 oresh, ndersa ne ndihme te tyre do te jete edhe policia e rendit.
Sipas Biracit, te gjitha automjetet qe do te parkohen ne vende te gabuara dhe do te pengojne levizjen e turisteve do te bllokohen.
(BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/masa-per-permiresimin-e-sinjalistikes-ne-zonen-muzeale-92922.html
Mr_Albalover June 29th, 2012, 02:59 PM Nga restaurimi i muzeut ne kalane e Gjirokastes
http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/timthumb.png
Mr_Albalover June 29th, 2012, 03:04 PM Monumentet nė Gjirokastėr, MTKRS nis aksionion e restaurimit
http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/gjirokaster_shtepi_muze12-267x200.jpg
Ministria e Kulturės ka ndėrmarrė njė aksion nė qytetin e Gjirokastrės pėr restaurimin e disa prej monumenteve. Pėr tė parė nga afėr zhvillimin e punimeve ka qenė dhe ministri i Kulturės, Aldo Bumēi, i cili ka takuar pronarė shtėpish, punonjės sė restaurimit, pėrfaqėsues tė organizatave, fondacioneve kombėtare dhe ndėrkombėtare tė fokusuara nė ruajtjen dhe administrimin e Gjirokastrės si pjesė e UNESCO- s.
Nė njė deklaratė pėr media ai u shpreh se do tė kryehet restaurimi i tė gjitha banesave tė dėmtuara, ndėrsa po punohet dhe pėr pėrmirėsimin e infrstrukturės rrugore, nė mėnyrė qė tė shtohet numri i turistėve.
“Lajmi i mire ėshtė se mė nė fund pas investimeve nga buxheti i shtetit ėshtė ngjallur njė interesim i jashtėzakonshėm nga pronarėt dhe biznesi, pėr rijetėzimin e monumenteve, pėr t’i vėnė ato nė shėrbim tė turizmit. U takova me disa investitore privatė qė po realizojnė projekte tė mrekullueshme nė zonėn historike tė qytetit nė pėrputhje tė plotė me kriteret e ruajtjes sė vlerave autentike”- tha Bumēi.
Sipas MTKRS- sė do tė kryhet restaurimi i Banesės Ēuberi, e cila ndodhet nė lagjen Partizani, dhe po kryet rindėrtimi i ēatisė pasi ėshtė dėmtuar tėrėsisht. Po restaurohet banesa Fico, po kryhet restaurimi i elementeve drusorė, pasi fasada e saj ėshtė punuar me dekoracione tė rralla drusore. Gjithashtu do tė bėhet dhe restaurimi i banesės Kokobobo, punimet janė pėrqėndruar tek restaurimi i ēatisė, ndėrtimi i murit tė gurit, vendosja dritareve dhe mermetimi i qemereve.
Fondi i cili do tė pėrdoret pėr restaurim ėshtė 1.2 milione i akorduar nga UNESCO, ndėrsa do tė vijojė punė edhepėr restaurimin e objekteve tė tjera.
http://www.gazetaidea.com/2012/06/22/monumentet-ne-gjirokaster-mtkrs-nis-aksionion-e-restaurimit/
mali.it June 29th, 2012, 07:06 PM Nga restaurimi i muzeut ne kalane e Gjirokastes
http://i1247.photobucket.com/albums/gg636/MrAlbalover/timthumb.png
sa mire qe paskan filluar te vene dore!! Kalaja e Gjirokastres eshte shume e bukur per mendimin tim :cheers:
JoniTTML July 14th, 2012, 12:39 AM xs5iua
Mr_Albalover July 16th, 2012, 09:36 AM Ruli inpekton punimet nė Drino: Fund pėrmbytjes sė Gjirokastrės
Lagjet periferike tė Gjirokastrės dhe zona tė tjera pėrgjatė brigjeve tė lumit Drino nuk do tė pėrmbyten mė nga vėrshimet e ujit. Prej mėse njė viti mjete tė specializuara po punojnė nė tė dy anėt e lumit Drino duke pastruar dhe thelluar shtratin. Sipas projektit, ndėrhyrja do tė jetė nė njė gjatėsi prej rreth 2.3 kilometra dhe deri mė tani ėshtė kryer rreth 50 pėr qind e punimeve. Vetė ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit gjatė inspektimit tė punimeve tha se ecuria e kėtij projekti madhor pėr Gjirokastrėn ėshtė shumė e mirė. Sipas ministrit Genc Ruli, nė fund tė muajit gusht mbyllet me sukses faza e dytė e punimeve, ēka dhe shmang tėrėsisht rrezikun e pėrmbytjeve.
Po inspektojmė punimet qė po bėhen pėr fazėn e dytė tė projektit tė madh tė thellimit dhe risistemimit tė lumit Drino. Duhet tė kemi parasysh qė ndėrhyrjet nė shtratin e kėtij lumi kanė munguar prej mėse 50 vitesh, kjo ka krijuar problematikė, i gjithė shtrati ėshtė mėse i mbushur. Pėrmbytjet kishte me shiun mė tė parė qė bėhej nė zonėn e Gjirokastrės. Pėr kėtė arsye u mendua qė tė jetė njė projekt kompleks, qė t`i jepej njė zgjidhje pėrfundimtare. Projekti ėshtė zhvilluar nė tre faza, vjet u zhvillua faza e parė, sivjet ėshtė faza e dytė qė vjen deri kėtu, te ura e Ura e Tankeve, - tha ministri Ruli. Pėr mediat, ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit bėri me dije se veē pėrmbytjeve, nga ky risistemim do ketė dhe pėrfitime ambientale nga banorėt dhe fermerėt.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ruli-inpekton-punimet-ne-drino-fund-permbytjes-se-gjirokastres-96180.html
rene1234 September 30th, 2012, 12:30 AM Kalaja e Gjirokastrės, nje muze i ri
29/09/2012
http://top-channel.tv/foto/lajme/gjirokaster.jpg
Njė muze i ri me fokus tė pėrgjithshėm ėshtė tashmė pjesė e kalasė sė qytetit tė Gjirokastrės. Muzeu i ēelur pas tė paktėn 30 vitesh dokumenton jetesėn e banorėve tė luginės sė Drinos dhe tė qytetit tė Gjirokastrės, figurat me te spikatura ne historine e qytetit, luftėrave, por dhe te arsimit, si dhe gjetje arkeologjike te Lugines se Drinosit, veēanerisht te teatrit te Adrianopolit.
Ne stendat e muzeut shikon Ēerēiz Topullin, Musine Kokalarin, Ismail Kadarene dhe Enver Hoxhen. Eshte hera e pare qe pas 1990 qe figura e diktatorit Hoxha perfshihet ne nje muze ne vendlindjen e tij. Ne stendat e muzeut bie ne sy nje koleksion armesh te vjetra, si dhe veshja tradicionale e Gjirokastres.
Ēelja e ketij muzeu eshte perfshire brenda projektit per rijetezimin e kalase, i cili kap vleren e 500 mije eurove,ku perfshihen 4 donatore angleze dhe amerikane perfshire ketu edhe fondin e ambasadorit amerikan per trashegimine kulturore.
Sadi Petrela, kreu i fondacionit 'Gjirokastra', i cili u mor me ngritjen e muzeut pohon se ēelja e tij na mesoi mbi te gjitha mundesine per te restauruar armet apo veshjet tradicionale qe gjenden ne muzeumet e vendit.
Jane 18.000 kostume ne te gjtha muzeumet shqiptare, nje pjese e te cilave sigurisht qe kane nevoje te restaurohen.Muzeu ende nuk ka formalizuar te plote lejen per hapjen e tij nga Komisioni Shteteror i Muzeve. Sipas Petreles kjo do te zgjidhet pas aprovimit te statusit te muzeut nga ana e keshillit bashkiak Gjirokaster.
Muzeu i Gjirokastrės i shtohet fondit tė muzeumeve te tjere te ketij qyteti si Muzeu Kombėtar i Armeve dhe Muzeu Etnografik i vendosur nė shtėpinė e Enver Hoxhės. Tė dy kėta muze qė nuk u rikonceptuan asnjėherė qė prej celjes sė tyre po shkojnė drejt degradimit prej mungesės sė investimeve.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=243166
rene1234 January 7th, 2013, 03:38 PM dT6sVtvcP_g
Tartanzan January 28th, 2013, 01:53 PM S3x_L7mINkI
rene1234 February 11th, 2013, 04:02 AM IrhH18GpOSM
Tartanzan February 11th, 2013, 02:34 PM ^^ Bukur. Por le te marrin shkas kete prjekt dhe te fusin kabllot nen toke.
JoniTTML February 20th, 2013, 01:53 AM 5XNIsgDFbXs
Mr_Albalover March 4th, 2013, 10:38 AM Gjirokastėr, dėmtohet monumenti i kulturės
"Shtėpia e Haderajve", nje monument kulture i kategorisė se dyte ne Gjirokastėr ėshtė shembur pjesėrisht mėngjesin e te enjtes, duke iu shtuar kėshtu listės se trashėgimisė qe po dėmtohet. Fasada e banesės qindra vjeēare, ėshtė rrezuar brenda oborrit per shkak te amortizimit te tejskajshėm te objektit. Sipėrfaqja e demtuar e fasadės kap 30 metra katror dhe prej 5 vitesh kjo banese nuk jepej me as me qira pasi ishte rrėnuar. Fqinjėt ngjitur me shtėpinė, shprehen se nevojitet ndėrhyrja e menjėhershme e strukturave lokale per shkak se rrezikohet edhe jeta e tyre. Por, nga drejtoria rajonale e monumenteve te Kulturės premtohet restaurimi i shpejte e ndėrtesės. Sipas drejtuesve, vetėm 10 dite me pare eshte miratuar edhe projekti per ndėrhyrjen ne ēati. Banesa e qytetit qe mbrohet nga UNESCO, u pėrfshi nga zjarri prillin e vitit te kaluar, nga i cili u dėmtua edhe pjesa me e madhe e ēatise.
4rOhe5YbZcc
:ohno:
Tartanzan March 4th, 2013, 11:12 AM Fqinjėt ngjitur me shtėpinė, shprehen se nevojitet ndėrhyrja e menjėhershme e strukturave lokale per shkak se rrezikohet edhe jeta e tyre.
[...]
Banesa e qytetit qe mbrohet nga UNESCO, u pėrfshi nga zjarri prillin e vitit te kaluar, nga i cili u dėmtua edhe pjesa me e madhe e ēatise.
Pse mbrohet nga UNESCO, kjo nuk dmth. qe autoritet lokale duhen te merren me restaurimin dhe mirembajtjen. Mirembajtja eshte detyre e pronareve.
Tartanzan March 20th, 2013, 05:20 PM Video e vjeter (viti 2010), por prap se prap ja vlen te shikohet:
Q1H9oBEaKGU
Tartanzan April 9th, 2013, 02:13 PM Shtepia e Babametove eshte rindertuar:
uQx0WpJmT_Q
|
|