View Full Version : Bujqėsia dhe Blegtoria


JoniTTML
May 15th, 2012, 02:47 PM
Hb7PuowSxDY

Pristina
May 15th, 2012, 08:52 PM
Teme e rendesishme (Y)
Besoj qe Kosova ne veqanti mundesin e vetme e stabilitetit ekonomik e ka nga bujqesia
Shohe qe ne Kosove dhe "qytetaret" kan fillu tu kthehen fshatrave dhe te merren me bujqesi sidomos me blektori me rritjen e kafsheve te imta (dele e dhene)
Nena Shqiperi perkushtojuni juve Turizmit e ne kendej nga kosova ju furnizojme me produkte ushqimore.

JoniTTML
May 16th, 2012, 12:14 AM
9VvQ2EDwudA

JoniTTML
May 16th, 2012, 10:42 PM
L0dRKKNyNcI

JoniTTML
May 16th, 2012, 10:44 PM
zRAeXl-1oHU

rene1234
May 17th, 2012, 01:41 PM
JWPqc7WcI-E

JoniTTML
May 17th, 2012, 10:50 PM
Eksporti i kėrpudhės sė Kosovės, nė vėshtirėsi

http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2012/05/kerpudhat.jpg

Prishtinė – Kėrpudhat e Kosovės vazhdojnė tė eksportohen me shumicė pėr shtetin e Italisė. Statistikat tregojnė se vetėm nė muajin mars, pėrqindja e eksportit pėr kėtė shtet ishte mbi 30 pėr qind. Kompanitė qė eksportojnė atje thonė se kėrkesa kanė, veē a ka prodhim.
Italianėt i pėlqejnė kėrpudhat e Kosovės. Statistikat tregojnė se vetėm muajin mars, pėrqindja e eksportit pėr Itali ishte mbi 30 pėr qind. Kjo ėshtė hera e parė qė eksporti ka njė pjesėmarrje kaq tė lartė pėr kėtė vend.
“Nė muajin mars 2012, pėrqindja mė e madhe e eksportit ishte nė Itali (31.9%), Maqedoni (12.7%), Shqipėri (11.0%), Serbi (6.9%), Turqi (6.2%)”, thuhet nė raportin e fundit tė ESK-sė.
Por, nuk mungojnė as problemet qė kanė kompanitė pėrpunuese. Ndėrmarrja “Fungo FF” nga Kamenica, e cila eksporton kėrpudha nė Itali, vitin kaluar gati sa nuk e humbi krejtėsisht tregun nė Itali. Mungesa e preferencave tregtare vitin e kaluar, sipas pronarit tė kėsaj ndėrmarrjeje, Fatmir Krasniqi, ka bėrė qė prej 12 eksporteve qė ndėrmarrja i realizon gjatė vitit, vetėm njėri tė jetė pėr Itali.
“Mungesa e preferencave na ka shkaktuar shumė probleme. Italianėt po e marrin mallin e Maqedonisė dhe tė Serbisė, sepse u kushton 18 pėr qind mė lirė”, ka thėnė Krasniqi.
Ndėrmarrja e tij, gjatė vitit tė kaluar, ka eksportuar rreth 300 mijė euro kėrpudha, por jo vetėm nė Itali, siē e ka bėrė mė herėt. Krasniqi thotė qė blerėsit italianė i kanė thėnė qė ia marrin mallin vetėm nėse e ul ēmimin, pasi qė pėr Kosovėn, nė mungesė tė preferencave, aplikohet taksė shtesė nė atė kohė.
Pėr me tepėr, atij i ka dalė edhe njė problem pėr Serbi. Atij nuk i ėshtė lejuar kalimi me dokumentacion tė Kosovės, me ēka edhe lėnda e parė kur ka mbėrritur nė vendin e caktuar, pas vonesave, ėshtė dėmtuar.
“Pėr kėtė arsye, unė jam detyruar qė kėrpudhat t’i shes nė Maqedoni, e edhe nė Serbi”, ka thėnė ai.
Por, sikur kjo ndėrmarrje janė edhe shumė tė tjera, qė po heqin tė zitė e ullirit me pengesa nė transport dhe taksa shtesė. Kjo situatė po e reflekton edhe bilancin negativ nė shkėmbimin tregtar.
Tė dhėnat nga Tregtia e Jashtme nė Kosovė tregojnė pėr njė deficit tregtar pėr muajin mars 2012 prej 176,3 milionė eurosh, krahasuar me deficitin prej 163,7 milionė eurosh me marsin e vitit 2011. Eksporti nė muajin mars 2012, kishte vlerėn 23,8 milionė euro, ndėrsa importi 200,2 milionė euro, qė ėshtė njė rėnie prej 10.8 pėr qind pėr eksport, si dhe njė rritje prej 5.1 pėr qind pėr import krahasuar me marsin e vitit 2011.
“Sipas tė dhėnave tė grupeve kryesor tė eksportit, 57.3% tė eksportit e pėrbėjnė metalet bazė dhe artikujt prej tyre, 7.7% produktet minerale, 6.8% ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani, 6.4% lėkurė dhe artikuj prej tyre, 5.7% plastikė, gomė dhe artikuj prej tyre, 5.0% makineritė, pajisjet mekanike dhe elektrike”, thuhet nė raport.

http://www.lajmeshqip.com/ekonomia/eksporti-i-kerpudhes-se-kosoves-ne-veshtiresi

Huti
May 18th, 2012, 02:04 PM
duhet me ja nis me "hepi shrums" :D

JoniTTML
May 18th, 2012, 05:38 PM
duhet me ja nis me "hepi shrums" :D

http://meganandtimmy.com/wp-content/uploads/2012/02/hey-mario-shrooms-drugs-hey-demotiv-494x424.jpg

JoniTTML
May 22nd, 2012, 07:11 PM
Tartufi, nis gjahu nė Shqipėri

NCO4cvEIaJU

Tartanzan
June 2nd, 2012, 07:42 PM
jbiiIRvH5oE&feature=plcp

JoniTTML
June 7th, 2012, 02:41 PM
WP6JTLpJytA

JoniTTML
June 7th, 2012, 02:42 PM
4wiPHZ96n-I

Tartanzan
June 7th, 2012, 02:54 PM
WP6JTLpJytA

Nisme e mire. Keshtu shume fermer mund te mbijetojne, nese bashkepunojne dhe koordinojne punen e tyre.

Tartanzan
June 8th, 2012, 05:24 PM
0tAxZlg41Us&feature=plcp

JoniTTML
June 13th, 2012, 04:10 AM
xrhg2z

JoniTTML
June 21st, 2012, 03:40 AM
xrnhfc

rene1234
June 22nd, 2012, 02:10 AM
xrnyb9

rene1234
June 22nd, 2012, 02:15 AM
xrnzd9

rene1234
July 6th, 2012, 01:11 PM
xrxh8r

JoniTTML
July 10th, 2012, 11:47 PM
xs2xgc

JoniTTML
July 17th, 2012, 01:26 AM
xs79ce

JoniTTML
July 20th, 2012, 11:38 PM
xsabce

rene1234
August 2nd, 2012, 02:13 AM
Elbasan, dyfishohen eksportet bujqėsore
31/07/2012


Fermerėt e Qarkut tė Elbasanit kėtė vit i kanė tregtuar prodhimet e tyre bujqėsore nė shumė shtete fqinje duke dyfishuar eksportet ne krahasim me njė vit mė parė.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Bujqsisė prodhimet e vendit eksportohen nė Kosovė, Maqedoni, Itali e Gjermani. Ky fenomen ka bėrė qė fermerėt tė mos i ulin ēmimet e fruta-perimeve pėr konsumatorin vendas.

Sipas specialistėve problem te fermerėt mbetet pėrdorimi i hormoneve ne prodhimet bujqėsore duke stimuluar pjekjen dhe rritjen e parakohshme tė tyre. Ky fenomen shkakton pasoja negative nė organizmin e konsumatorit. Pėrpos kėsaj prodhimet nuk janė cilėsore dhe tė shijshme.

Njė tjetėr problem mbetet edhe ēertifikimi i fruta-perimeve sipas standardeve tė BE-sė.Drejtoria e Bujqėsisė ka pėrgatitur flete-palosje me informacionet perkatese per fermeret pėr pėr rreziqet qė provokon kjo substancė tek bima dhe shėndeti i qytetarėve.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=239514

JoniTTML
August 6th, 2012, 12:16 AM
BE fonde tė posaēme pėr bujqėsinė shqiptare

10 milionė euro pėr Shqipėrinė, fond fillestar i projektit IPARD
http://abcnews.al/uploads/Agriculture.jpg

BE ka akorduar njė fond prej 10 milionė euro pėrmes projektit IPARD qė do t’i vijė nė ndihmė sektorit tė bujqėsisė shqiptare. Duke bėrė pėrjashtime pėr Shqipėrinė pasi ky program jepet vetėm nėse njė vend ka statusin pėr kandidat, KE duke parė pėrpjekjet e qeverisė shqiptare e cila ka avancuar me mė shumė se dy vjet nė pėrgatitjen e strukturave pėrkatėse, fillimisht ka akorduar 10 milionė euro pėrmes projektit IPARD like.
Projekti IPARD like ka filluar mė datėn 1 korrik dhe ėshtė nė fazėn e parė tė pėrgatitjes sė planit tė biznesit si dhe tė formularėve pėr aplikimin e pėrfituesve dhe nė nė muajin dhjetor do tė bėhet pėrzgjedhja e tė gjithė fermerėve qė kanė paraqitur projektet e tyre. Nga ky fond do tė pėrfitojnė subjektet nė nivel ferme dhe pėrpununimi.
Pėr kėtė program nė mbėshtetje tė fermerėve janė punėsuar dhe trajnuar 216 punonjės.Qėllimi kryesor i kėtij investimi ėshtė rritja e prodhimit vendas dhe rritja e cilėsisė sė prodhimit dhe pėrpunimit brenda standardeve tė BE. Programi do ta menaxhohet pėrmes agjencisė Gis, tė akredituar dhe tė besuar nga KE.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/21767

JoniTTML
August 10th, 2012, 02:46 PM
Ministria e Brendshme dhe INSTAT proces pėr regjistrimin e fermave

Ngrihen njėsi ekonomike jo bujqėsore nė rang vendi

http://abcnews.al/uploads/3%20noka_1.JPG

Mė 1 shtator do tė nisė nė terren puna pėr regjistrimin e njėsive ekonomike jo bujqėsore. E thėnė mė thjeshtė, INSTAT do tė marrė tė dhėna konkrete pėr ēdo fermė nė rang vendi si dhe tė dhėna pėr karakteristikat e secilės prej tyre.
Nė kėtė kuadėr Ministria e Brendshme nė bashkėpunim me INSTAT organizuan njė takim me pėrfaqėsues tė tė gjithė drejtuesve vendorė, tė cilėt do tė japin mbėshtetjen e tyre pėr realizmin sa mė korrekt tė kėtij procesi.
Nė kėtė takim ishte i pranishėm edhe Ministri i Brendshėm, Flamur Noka, i cili kėrkoi bashkėpunimin e drejtuesve lokal.
“Roli juaj nė procesin e regjistrimit ėshtė thelbėsor. Por ky rol kėrkon nga ju dhe administratat tuaja qė tė merrni tė gjitha masat nė kohėn e duhur pėr realizimin me suksese tė kėtij procesi. Nė emėr tė institucionit qė unė drejtoj ju garantoj se do tė keni mbėshtetje tė plotė. Masat e marra deri tani nga ana jonė, nė bashkėpunim edhe me INSTAT janė tė plota dhe sigurojnė funksionimin korrekt tė Komisioneve pėrkatėse”, u shpreh Noka, gtjatė fjalės sė tij.
Vetėm gjatė kėtij procesi do tė punėsohen nė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė rreth 3500 Anketues, 750 Kontrollorė dhe 69 Mbikqyrės.
Regjistrimi I njėsive ekonomike bujqėsore do tė shėrbejė pėr konsolidimin e statistikave tė sakta, qė do tė nevojiten nė hartimin e politikave nga ana e qeverisė apo institucioneve tė tjera. Po ashtu, procesi i regjistrimit ka njė rėndėsi tė madhe edhe pėr vetė drejtuesit vendore, tė cilėt do tė kenė mundėsi qė nismat e ndėrmarra t’i bazojnė nė tė dhėna, nė shifra dhe fakte reale.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/21867

JoniTTML
August 10th, 2012, 02:47 PM
Shqiptarėt u ri kthehen sėrish kooperativave bujqėsore

Ngritja e tyre avantazhe pėr prodhuesit dhe konsumatorėt

http://abcnews.al/uploads/KOOPERATIVAT%20TANA.jpg

Njė ligj i ri dhe nxitje nga ana e dikasterit zyrtar tė bujqėsisė pritet tė rikthejė sėrish kooperativat bujqėsore. Ligji, i miratuar nė maj synon bashkiminim e fermerėve nė shoqėritė e bashkimit bujqėsor, tė cilat do tė veprojnė si njėsi tė pėrbashkėta nė aktivitetin e tyre. Tatjana Dishnica, Drejtore e Shėrbimit Kėshillimor, Kėrkimit dhe Informacionit nė ministrinė e bujqėsisė, thekson se krijimi i kooperativave sjell njė kosto tė ulėt prodhimi dhe prodhime mė tė lira e cilėsore.
Dishnica i bėn thirrje fermerėve qė tė bėhen pjesė e kėsaj iniciative pasi koncepti i kooperativave tė sotme ėshtė krejt ndryshe nga ai i para viteve 90. Ndėrkohė qė deklaron se njė sėrė masash lehtėsuese i ofrohen kėtyre kooperativave.
Aktualisht nė tė gjthė vendin janė regjistruar 120 shoqata tė cilat janė tė fokusuara nė mbjelljen e perimeve, frutikulturės apo blegtorisė dhe tė cilat synojnė tė kthehen nė shoqėri tė bashkėpunimit bujqėsor, ose kooperativat. Brenda kėtij viti pritet qė Ministria e Bujqėsisė tė nisė takime nė rang vendor pėr tė sqaruar thelbin e kooperativave dhe procedurat qė duhet tė ndiqen pėr krijimin e tyre.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/21872

JoniTTML
August 10th, 2012, 02:49 PM
xspke8

JoniTTML
September 8th, 2012, 01:36 PM
Dhėnia me qira e tokave bujqėsore, nis verifikimi i tė pashfrytėzuarave

Njė udhėzim i qeverisė lejon nisjen e procesit tė verifikimit
http://abcnews.al/uploads/Toka_Bujqesore_3.jpg

Komunat apo bashkitė qė kanė nė varėsi territoriale toka bujqėsore do tė duhet tė nisin procesin e verifikimit tė tokave qė janė tė pashfrytėzueshme, me qėllim qė t’i japin ato me qera. Udhėzimi i qeverisė qė tashmė ėshtė botuar nė Fletoren Zyrtare duke marrė fuqi ligjore, parashikon qė zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes sė tokės nė komunė ose bashki tė evidentojnė tokat e ish kooperativave bujqėsore tė pandara, tokat qė nuk janė marrė nė pėrdorim, tokat e pafrytshme si dhe sipėrfaqet e tokave pyjeve, kullota apo livadhe.

Referuar udhėzimit, kėto toka do tė mund tė jepen me qira nga drejtuesit e pushtetit vendor, pėrmes ankandeve publike ku mund tė bėhen oferta nga tė interesuarit. Pas pėrfundimit tė ankandeve dhe shpalljes sė fituesve konform procedurave tė pėrcaktuara, kontrata e qirasė do tė nėnshkruhet nga kreu i njėsisė vendore dhe fituesi duke pėrcaktuar nė mėnyrė tė detajuar kohėzgjatjen e qirasė dhe detyrimet e secilės palė. Lidhur me ēmimin e qiradhėnies, udhėzimi parashikon qė ēmimi dysheme i dhėnies sė tokės bujqėsore me qira, nuk mund tė jetė mė i ulėt se 6 mijė) lekė pėr hektarė nė 1 vit kalendarik.

Tokat bujqėsore tė pandara jepen me qira pėr afate kohore 10 vjeēare, pėr rastet kur toka ėshtė e destinuar pėr kultivim tė bimėve tė arave apo bimėve dekorative. Pėr tė pėrfituar njė tokė me qira pėr 35 vite, sipas udhėzimit, duhet qė toka tė destinohet pėr vreshta, sera apo fidanishte. Ndėrsa pėr tė pėrfituar tokė bujqėsore pėr njė afat 99 vjeēar, toka e marrė me qira duhet tė destinohet pėr ullishte apo pėr dru tė tjerė frutorė.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/22827

JoniTTML
September 12th, 2012, 12:19 AM
yIAXmrNRl1U

rene1234
September 14th, 2012, 10:38 AM
Ntc2ZoHAiuc

JoniTTML
September 18th, 2012, 12:32 AM
Arvizu: Duhet mbėshtetje pėr bujqėsinė

Kredia 15 mln, nėnshkruhet marrėveshja mes USAID dhe bankave
http://abcnews.al/uploads/aleksader-arvizu.jpg

Ambasadori Shteteve tė Bashkuara, Aleksandėr Arvizu kėrkoi mbėshtetje pėr bujqėsinė nė Shqipėri, si njė nga sektorėt mė tė rėndėsishem nė vend, ku eshte e punėsuar mbi 40 pėr qind e fuqisė punėtore. Deklaratat e ambasadorit Arvizu u bėnė gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes mes USAID dhe bankave nė shumėn 15 mln dollarė pėr tė nxitur kreditimin. Po ashtu, duke kujtuar shtrėngimin e kreditimit, sipas ambasadorit amerikan duhen reforma nė drejtėsi pėr tė mundėsuar mbledhjen e tyre.
Janė mbi 170 mijė emigrantė tė kthyer nga vendet e huaja, pjesa mė e madhe e tė cilėve ėshtė angazhuar me bujqėsi. Kjo u bė ditur nga ambsadori amerikan nė Shqipėri, Aleksandėr Arvizu gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes mes USAID dhe bankave, nė shumėn e 15 milion dollarėve, pėr tė nxitur kreditimin nė kėtė sektor.
Sipas tij, agro-industria ėshtė shumė e rėndėsishme pėr punėsimin e rreth 40 pėr qind tė tė gjithė fuqisė punėtore si dhe pėr tė zbutur deficitin tregtar.
Duke iu referuar rritjes sė kredive tė kėqija, ambasadori i SHBA-sė kėrkoi ndėrmarrjen sa mė parė edhe tė reformave nė drejtėsi qė do tė krijojnė njė ambient biznesi transparent dhe tė barabartė.
Nė Shqipėri vetėm 2 pėr qind e kredive private shkon pėr bujqėsinė. Fondi i dhėnė prej USAID-IT do tė pėrdoret pėr kreditimin e ndėrmarrjeve bujqėsore qė merren me pėrpunimin e prodhimeve tė qumėshtit, frutave e perimeve, bimėve mjekėsore dhe erėzave.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/23119

JoniTTML
September 19th, 2012, 02:08 PM
MBBO3PXHN20

rene1234
September 21st, 2012, 02:21 PM
R7D0YwlfXyI

KoH1980
September 21st, 2012, 04:40 PM
USAID mbėshtet kreditimin e bujqėsisė shqiptare

http://www.youtube.com/watch?v=HuPNNWVdx0Y&feature=plcp

rene1234
September 22nd, 2012, 12:36 PM
Korēė, rruga e re favorizon shitjen e prodhimeve
22/09/2012
http://top-channel.tv/foto/lajme/KOPERATIVA-E-XARRES-12_tn_1.jpg

Zona e Mirasit e njohur per prodhimet masive te qepes, molleve por edhe fasules serish edhe kete vit duket se ka kultivuar te njejtat kultura.

Fermeret tashme jane ne fillesat e vjeljes se ketyre produkteve bujqesore dhe ne pritje te tregut per ti shitur ato. Tregtaret e shumices fillimisht i jane drejtuar kesaj zone pasi prodhimet ishin cilesore por me kalimin e viteve rruga e larget dhe e amortizuar i detyroi ata qe te gjejne fshatra me te afert ne rajonin e Korces ku edhe infrastruktura per kalimin e mjeteve te tonazhit te rende ishte me e favorshme.

Kjo ēoi ne nje falimentim te ketyre fermereve te cilet prodhimet e tyre u detyruan t'i hedhin per shkak te kalbezimit. Ndertimi i rruges Bilisht -Miras duket se ka ngjallur edhe njehere shpresat te keta fermere te cilet pergjate viteve te fundit kane harxhuar mundin dhe djersen kot pasi nuk kane mundur te shesin asnje prej prodhimeve te tyre.

Punimet per rrugen Bilisht- Miras jane duke avancuar dita dites. Tashme eshte faza e fundit e asfaltimit qe do te permiresoje ndjeshem levizjen dhe qarkullimin ne kete zone. Investimi me nje vlere prej 575 milione lekesh u mundesua nga Fondi shqiptar i Zhvillimit dhe synon krijimin e mundesive te reja te ketyre fermereve permes terheqjes se tregtareve te shumices per prodhimet bujqesore.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=242728&ref=fp

KoH1980
September 24th, 2012, 03:15 PM
Ruli: Vitin e ardhshėm, mė shumė financime pėr fermerėt

http://www.youtube.com/watch?v=Ru52xHnwFro&feature=plcp

rene1234
September 26th, 2012, 09:18 PM
sQBLMplxmGA

Mr_Albalover
September 30th, 2012, 12:16 AM
Prodhimet e Korēės furnizojnė tregun e Maqedonisė

Cilėsia e lartė e fruta-perimeve tė prodhuara nė qarkun e Korēės ka garantuar tregun jo vetėm brenda, por edhe jashtė vendit. Tregtarėt e huaj janė bėrė tėrheqėsit e rregullt tė kėtyre prodhimeve duke zbutur njė handikap shumė tė madh pėr fermerėt e qarkut tė Korēės, mungesėn e tregut.

"Kėrkesat kanė qenė nga shumė tregje, sidomos nga kėta tė pėrpunimit tė lėngjeve. Njė pjesė nga kėto edhe po eksportohet, kurse me mollėn e konsumit kemi kontaktuar me shumė frigoriferė qė vijnė tė na takojnė. Akoma jemi nė vendosjen e ēmimit dhe nė momentin e vjeljes",-thotė njė fermer.

Madje edhe prodhimet e dėmtuara rėndė nga breshėri nė komunat Libonik dhe Bulgarec po merren nė masė nga tregėtarėt maqedonas tė cilėt i blenė pėr industrinė ushqimore dhe atė kozmetike.

"Na ra breshėri mė 24 qershor, i prishi tė gjitha, nuk la asgjė. Erdhi njė komision, i vlerėsoi...tani Zoti e di, po na dhanė gjė mirė...Tė paktėn shpenzimet tona, spėrkatje, plugime, vaditje...Prandaj jemi nė ditė tė hallit. Kemi shitur rreth 10 kv patate, 5 kv qepė, malli tjetėr siē e shikoni...pėr marmalatė, vetėm pėr lėng se ndryshe nuk t'i merr njeri",-thotė Astrit Bulgareci, njė tjetėr fermer.

Sipėrfaqja me pemishteve nė qarkun e Korēės gjatė dhjetė viteve tė fundit ėshtė trefishuar dhe futja e njė pjese tė tyre nė prodhim ėshtė shoqėruar me rendimet tė lartė tė frutave tė standardit tė lartė duke realizuar kėshtu kėrkesat e tregut nė vendet e BE.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/47616/ALB

rene1234
October 1st, 2012, 10:19 PM
jzvYwwTIRYw

JoniTTML
October 2nd, 2012, 02:47 PM
Nis nė terren regjistrimi i fermave

Do tė krijohet Regjistri i Njėsive Ekonomike Bujqėsore
http://abcnews.al/uploads/toka.jpg

Nis nė terren Regjistrimi i Pėrgjithshėm i Njėsive Ekonomike Bujqėsore nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Anketuesit e INSTAT do tė trokasin nė dyert e 350 mijė familjeve shqiptare tė cilat janė tė angazhuara me aktivitet bujqėsor. Nga data 1 tetor e deri nė fund tė muajit tetor, do tė jenė 3 500 anketues tė cilėt do tė mbledhin informacionin e nevojshėm sipas pyetėsorit tė ndėrtuar nga INSTAT. Ky Regjistrim, si nė tė gjithė vendet e Europės, kryehet krejtėsisht pėr qėllime statistikore dhe tė dhėnat individuale tė ēdo fermeri janė tė mbrojtura me ligj.
Regjistrimi i Bujqėsisė, ėshtė mundėsia mė e mirė pėr tė mbledhur tė dhėna tė sakta mbi kėtė aktivitet me qėllim ndėrtimin e politikave tė njė zhvillimi tė qėndrueshėm tė bujqėsisė. E them kėtė pasi Regjistrimi i Bujqėsisė i shėrben nė radhė tė parė vetė fermerėve tė cilėt janė pėrfituesit e drejtpėrdrejtė tė tij.
Regjistrimi i Bujqėsisė do tė mundėsojė krijimin e Regjistrit tė Njėsive Ekonomike Bujqėsore, dhe do tė kontribuojė nė sigurimin e tė dhėnave bazė tė qėndrueshme nė kohė, si demografike ashtu dhe social-ekonomike, nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal. Tė dhėnat e regjistrimit do tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e statistikave bujqėsore, tė cilat do tė pėrdoren nga autoritete qendrore dhe lokale, fermerėt shqiptarė, analistėt e sektorit dhe nga popullata e gjerė. Rezultatet nga regjistrimi i Bujqėsisė 2012 do tė luajnė njė rol vendimtar nė pėrcaktimin e ardhshėm tė ; Programeve tė fermave, transportin dhe marketingut tė produkteve bujqėsore, zhvillimit rural etj. Ndaj dhe Regjistrimi i Bujqėsisė ėshtė zėri i fermerėve i cili do tė ndikojė nė tė ardhmen e tyre.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/23626

KoH1980
October 4th, 2012, 04:31 PM
Gjo shum e mir kjo.

rene1234
October 11th, 2012, 07:54 PM
5x3mouWaywY

JoniTTML
October 24th, 2012, 03:29 PM
p6PUWW4JvWE#!

rene1234
October 26th, 2012, 11:55 PM
fokyewZBmEk

rene1234
October 27th, 2012, 12:09 AM
_b6RT0tX32A

rene1234
October 27th, 2012, 02:00 AM
sK6ORnXPMmY

Ermir
October 27th, 2012, 03:27 AM
Shkruajne tone e lexojne kuintale...meh.

JoniTTML
October 27th, 2012, 12:38 PM
Subvencioni pėr bimėt mjekėsore

Ministria e Bujqėsisė: Gjatė 2012, mbi 26 mln lekė mbėshtetje financiare pėr fermerėt
http://abcnews.al/uploads/gjoke-vuksani-.jpg

Skemat e subvencionimit nė bujqėsi tė mundėsuara nga qeveria shqiptare qė nga viti 2007 kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė zhvillimin e sektorit. Nė kėto skema janė pėrfshirė edhe subvencionet pėr kultivimin e bimėve mjekėsore nė vend. Gjatė kėtij viti ka patur njė fluks tė lartė tė kėrkesave nga fermerėt pėr mbjelljen dhe kultivimin e kėtyre bimėve duke iu pėrgjigjur kėshtu pozitivisht thirrjes sė qeverisė dhe politikave bujqėsore tė ministrisė sė bujqėsisė pėr fermerėt . Drejtori i Agjencisė sė Zhvillimit Bujqėsor e Rajonal Vuksani deklaron se tė gjithė fermerėt qė kanė mbjellė bimėt nė qarkun e Shkodrės dhe nė qarqe tė tjera tė Shqipėrisė do tė subvencionohen 100 nga qeveria shqiptare.
Skema e subvencioneve nė Bujqėsi ka filluar tė aplikohet qė nė vitin 2007 dhe sipas drejtorit tė Agjencisė, njė mbėshtetje e rėndėsishme ka shkuar edhe pėr bagėtinė.
Ndėrkohė drejtori i Agjencisė sė zhvillimit bujqėsor e rajonal hedh poshtė disa nga deklaratat e fundit tė pėrfaqėsuesve tė PS mbi skemat e mbėshtetjes sė qeverisė mbi sektorin bujqėsor. pėr ata njerėz qė nuk e njohin bujqėsinė dhe funksionimin e skemave tė subvencionimit drejtori sqaron se vetėm nė vitin 2012 BE ka dhėnė njė fond prej 10 milionė lekė pikėrisht pėr tė rritur shkallėn e subvecionimit tė bujqėsisė shqiptare.
Subvencioni pėr bimėt mjekėsore ėshtė 200 mijė lekė pėr hektarė dhe ēdo fermer qė aplikon mund ta pėrfitojė direkt kėtė mbėshtetje financiare.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/24517

rene1234
October 31st, 2012, 04:39 PM
e2GVu_Pfvmo

JoniTTML
November 3rd, 2012, 06:32 PM
Subvencionet shtojnė plantacionet me ullinj

Ministri i bujqėsisė Genc Ruli ka parė nga afėr plantacionet nė Baldushk
http://abcnews.al/uploads/RULI%20NE%20BALDUSHK.jpg

Qė prej vitit 2007, vetėm nė Qarkun e Tiranės janė mbjellė rreth 560 hektarė ullishtė te reja. Shifra ėshtė bėrė e ditur nga Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit gjatė njė vizite qė bėri nė Komunėn Baldushk. Ministri i shoqėruar nga fermerė tė zonės pa nga afėr disa plantacione tė reja me ullinj, shumė prej tė cilave kishin prodhimin e parė kėtė vit. Ministri Genc Ruli tha se subvencionet e dhėna nė vitet e fundit, jo vetėm kanė ndihmuar financiarisht fermerėt, por i kanė orientuar ata mė sė miri drejt tregjeve.

“Nuk ka program bujqėsor qė ėshtė pėrqafuar mė me entuziazėm nga fermerėt sesa programi i ullirit. Nė 30 vitet e fundit ishin braktisur dhe ullishtat e vjetra. Nė kėto 5-6 vjet kemi rritje tė ndjeshme tė sipėrfaqes sė ullishteve tė reja janė rreth 5 milion rrėnjė tė mbjella nė kėto vite. Sigurisht subvencioni i shteti ka qenė nxitės, por mė shumė se subvencioni ka qenė ndikimi qė ka dhėnė kjo skemė, nxitja te fermeri pėr tė besuar qė kultivimi i ullirit ėshtė njė prodhim me leverdi. Ky vit natyrisht do tė ngelet si viti rekord nė prodhimin e ullirit, ky prodhim i shtuar gati dy herė mė shumė se vjet nuk ka ardhur thjesht nga veēoritė e motit, por nga qė janė zgjeruar shumė sipėrfaqet e mbjella me ulli, ka ardhur ngaqė tregu ka kėrkesė gjithnjė e mė tė madhe dhe ngaqė fermerėt e trajtojnė kėtė kulturė qė u siguron tė ardhura. Ne shohim qė kjo ėshtė pozitivja e gjithė skemave tė mbėshtetjes, qė nuk janė vetėm mbėshtetje financiare por dhe orientim i specializuar nga organet e shtetit pėr fermerin se nė cilat kultura duhet tė specializohet. Ne shohim kėtu nė zonėn e Baldushkut qė po krijohet specializim. Disa fermerė merren me rritjen e shpendėve, disa vetėm me ullirin, ēka bėn qė fermerėt dhe fermat tė kenė leverdi e tė jenė pjesė e rėndėsishme e tregut”, - tha ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli.

Duke marrė shembull eksperiencėn personale, thirrje pėr tė investuar nė bujqėsi ka bėrė dhe njė prej investitorėve nė Baldushk, i cili ka pėrfituar dhe nga subvencionet shtetėrore.

“Kėto 3-4vitete fundit ka pasur njė mbėshtetje pėr ne fermerėt nė drejtim tė investimeve nė bujqėsi, nė pemėtari dhe nė blegtori. Ne kemi katėr vjet ku kemi mbjellė 1mijė e 600 rrėnjė ullinj dhe kemi gati pėr mbjellje 400 rrėnjė tė tjera. U bėj thirrje tė gjithė shqiptarėve qė tė punojnė dhe tė investojnė, sepse mundėsitė janė ”, - tha Lulzim Braja, fermer nė Baldushk.

Ndėrkohė, ndėrthurja e politikave dhe investimeve ka bėrė qė fshatra dhe komuna tė tėra tė arrijnė tė shfrytėzojnė mė sė miri potencialet natyrore dhe burimet njerėzore qė kanė.
Sipas kryetarit tė komunės Baldushk kėtė vit ka arritur tė plotėsojė rreth 15% tė nevojave pėr produkte qė ka pasur metropoli.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/24799

JoniTTML
November 4th, 2012, 01:57 AM
yA6yYwFD2ZQ

JoniTTML
November 26th, 2012, 12:44 AM
1r26tYYrKPo

rene1234
December 10th, 2012, 11:29 PM
9-7sJ45sCn0

rene1234
December 16th, 2012, 01:36 AM
ZvZA_BtJcLs

rene1234
December 16th, 2012, 01:37 AM
xWPIr_KQn9I

Tartanzan
December 18th, 2012, 02:14 PM
WXWemFLRYv0

Tartanzan
December 20th, 2012, 02:20 PM
Rritje e kreditimit nė zonat rurale

19/12/2012

Unioni Shqiptar Kursim Kredi synon tė rrisė nė 2013, me 10% fondin pėr kreditimin e zonave rurale nė tė gjithė vendin. Drejtorja ekzekutive e Unionit SHKK, Zana Konini, nė njė konferencė pėr shtyp tė mėrkurėn nė Tirane, tha se “megjithėse nė kushtet e krizės ekonomike, Unioni SHKK ka arritur tė sfidojė me tregues pozitive nė tė gjitha shėrbimet financiare qė ofron, kryesisht pėr zonat ruralė nė tė gjithė vendin.

Duke bėrė njė bilanc tė rezultateve qė ka arritur Unioni per vitin 2012, Konini theksoi se, ”Ky insktitucion ka dhėnė kredi pėr 7 mijė ferma bujqesore qė operojnė nė sektorin e bujqėsisė dhe blegtorisė”. Ndėrkohe rrjeti ekzistues i SHKK-ve nga 1070 fshatra qė ėshtė aktualisht, vitin qė vjen do tė zgjerohet edhe nė tre rrethe tė tjera te vendit duke rritur volumin e kredhidhėnies dhe depozitave si dhe tė zhvillojė mė tej gamen e shėrbimeve financiare nėpėrmjet pėrshtatjes dhe zhvillimit tė produkteve tė diversifikuara dhe atyre tė reja.
Nė funksion tė kėtij misioni, Unioni SHKK, thekson Konini, gjatė kėtij viti vlereson si arritje neneshkrimin e marrėveshjes me Bankėn Credins, marreveshje e cila do tė vijė nė ndihmė edhe mė shumė mbėshtetjes financiare tė zonave rurale.
Unioni do tė vazhdojė tė mbulojė me aktivitetin e tij ato zona qė janė lėnė jashtė shėrbimeve financiare si dhe tė ofrojė kushtet mė optimale duke ndikuar nė zhvillimin e mėtejshėm ekonomik tė kėtyre zonave, konsolidimin e bizneseve, si dhe pėrmirėsimin e nivelit tė jetesės sė banorėve.
Unioni SHKK, si pjesė e rėndėsishme e sektorit tė mikrofinancės nė vend mbetet ofruesi ekskluziv i shėrbimeve financiare pėr banorėt e zonės rurale. Fillimet e veta ky institucion i ka nė vitet ’90, kur u inicua projekti i parė i lehtesimit te varferise rurale financuar nga Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare.
Shoqėritė Kursim Kredi ofrojne dhe sigurojnė shėrbime financiare si mikrokredi, dhe kursime pėr popullatėn qė punon e jeton nė zonėn rurale, e cila praktikisht ėshtė e pashėrbyer nga sistemi tradicional bankar. Nė pėrmbushje tė misionit tė tij social, Unioni punon pėr tė lehtėsuar aksesin e njerėzve me tė ardhura tė uleta pėr shėrbime financiare duke forcuar nė menyrė tė vazhdueshme aftėsitė institucionale, dhe duke adoptuar shėrbimet financiare sipas nevojave specifike tė klientelės.
Aktualisht, ky institucion ka njė rrjet prej 97 SHKK me njė total prej mbi 33,000 anėtarėsh, ku nėpėrmjet shėrbimeve financiare mbulohen mbi 1073 fshatra nė 16 rrethe tė vendit. GRUPI Union-SHKK zotėron njė tepricė kredie prej mbi 4 miliardė lekė, depozita nė shumėn e 1,4 miliardė lekė dhe total asetesh nė vlerėn e mbi 6 miliardė lekėve.
Monitor (http://www.monitor.al/rritje-e-kreditimit-ne-zonat-rurale/)

Tartanzan
December 20th, 2012, 03:01 PM
cF2dclQzGXg

rene1234
January 18th, 2013, 10:22 AM
dzkNxmhnK_s

Tartanzan
February 11th, 2013, 02:22 PM
V3BwL_VTtkw

Tartanzan
February 11th, 2013, 02:31 PM
fAw7iKgKYrE

Tartanzan
February 12th, 2013, 02:16 PM
EUy0KFAAc0E

JoniTTML
March 3rd, 2013, 05:07 PM
Shqipėria pėr herė tė parė do pėrfitojė fonde nga BE pėr bujqėsinė

Fondet edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat

http://abcnews.al/uploads/ferma.jpg

Pėr herė tė parė Shqipėria do tė jetė pėrfituese e fondeve tė Komisionit Europian pėr sektorin e bujqėsisė, pavarėsisht se nuk ka fituar statusin e vendit kandidat. Bėhet fjalė pėr komponentin e 5 tė projektit IPA pėr vitin 2014-2020. Fondi nuk ėshtė pėrcaktuar ende por pritet tė arrijė shifra tė konsiderueshme.
Mbėshtetja me kėto fonde do tė rrisė standardet e bujqėsisė shqiptare pėr ti qasur ato me BE.
Fondet do tė jenė mbėshtetja nė fermė, investime nė agropėrpunim, tė pemėve frutore, vajit tė ullirit, nė mbėshtetjen e tė ashtuquajturave kooperativa, por edhet bizneseve tė tjera jobujqėsore, etj.
Drejtori i Agjencisė pėr Zhvillimin Bujqėsor dhe Rural, Gjok Vuksani u bėn thirrje fermerėve dhe agropėrpunuesve nė vend tė pėrgatiten pėr njė tjetėr fazė aplikimi pėr tėrheqjen e financimeve nga BE.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/28650

anamericanalbania
March 4th, 2013, 12:23 AM
Bujqesia ne nje vend si Shqiperia eshte akoma e konsideruar si nje 'untapped resource'. Dihet qe derisa to zgjidhet problematika e pronave, programet qe bejne 'subsidised' per fermeret do jene te pakta dhe vetem iniciativa te vetmuara ne organizimin e tyre.
U cudita nga sensusi i fundit kur nje pjese e konsideruashme e popullsise jetonte akoma ne fshat. Nqs synon te jete nje vend i zhvilluar duet to kapi shifrat e vendbanimit ne fshat te popullsise prej te shumten vetem 10%.

Tartanzan
March 4th, 2013, 09:31 AM
U cudita nga sensusi i fundit kur nje pjese e konsideruashme e popullsise jetonte akoma ne fshat. Nqs synon te jete nje vend i zhvilluar duet to kapi shifrat e vendbanimit ne fshat te popullsise prej te shumten vetem 10%.
Pronat ne zonat rurale nuk jane problematike. Problematike jane pronat ne qytet apo ne zona me interes ekonomik (ku psh. mund te ndertohet dhe zhvillohet ndonje biznes, si psh. ne bregdet, prane ndonje rruge te rendesishme, etj.).

U cudita nga sensusi i fundit kur nje pjese e konsideruashme e popullsise jetonte akoma ne fshat. Nqs synon te jete nje vend i zhvilluar duet to kapi shifrat e vendbanimit ne fshat te popullsise prej te shumten vetem 10%.
Eshte pikerisht e kunderta. Nese Shqiperia synon te zhvillohet afatgjate, qeverite duhet te implementojne politika per te ju mundesuar banoreve ne fshat te jetojne dhe te punojne ne zonat rurale (jo vetem ne sektorin e bujqesise, por edhe ne sektorin e turizmit, sektorin e prodhimtarise, etj.).

Tartanzan
March 5th, 2013, 06:06 PM
Qumėshti, Ruli e Panariti sulm Kosovės: Alarmi, pėr konkurrencė

Lajmi i Fundit, Socialee Martė, 5 Mars, 2013 | 09:00 am

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/03/Genc-Ruli-dhe-ministri-i-Jashtem-Edmond-Panariti-gjate-ceremonise-se-85-vjetorit-te-krijimit-te-Institutit-te-Kerkimeve-Veterinare-Shqiptare-IKV.jpg
Ministri Ruli dje nė ceremoninė pėr 85-vjetorin e Veterinarisė

“Alarmi pėr aflatoksinėn nuk u pėrhap pėr tė mbrojtur konsumatorin, por si njė luftė e pandershme tregtare mes vendeve tė rajonit”. Kėshtu e ka komentuar ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit situatėn e krijuar nė vend nė lidhje me pėrmbajtjen mbi normėn e BE-sė tė lėndės toksike aflatoksinė.

Sinjali i parė pėr kėtė problematikė erdhi nga Kosova, ndaj duket sikur deklaratat e ministrit atakojnė pikėrisht autoritetet kosovare tė kontrollit tė ushqimit. Kjo nė njė kohė kur vetėm njė javė mė parė, kreu i AKU-sė, Artan Gjergji, ėshtė nisur urgjentisht nė Kosovė pėr tė takuar drejtuesit e Agjencisė Kosovare tė Ushqimit. Nė kėtė takim u ra dakord tė ndiqet praktika e mėparshme e njoftimit paraprak tė institucioneve pėrgjegjėse pėr sigurinė ushqimore, ēka nė rastin e qumėshtit me aflatoksinė nuk u zbatua. Agjencia Kosovare e Ushqimit nuk njoftoi AKU-nė, por mori vendim tė bllokojė qumėshtin e 5 kompanive, dy prej tė cilave shqiptare. Njė tjetėr deklaratė kontradiktore ishte ajo e pak ditėve mė parė nga dy shtetet. Nga Agjencia e Ushqimit nė Kosovė u bė me dije se qumėshti vendės e kishte aflatoksinėn brenda normave. Njė ditė mė pas, drejtues tė lartė tė Ministrisė, nė njė konferencė pėr shtyp, deklaruan se qumėshti qė qarkullon nė tė gjithė rajonin ka aflatoksinė mbi normėn e BEsė, por nuk ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin.


GARANCIA PA PĖRGJIGJET E REFERENCĖS

Pėrgjigjet pėrfundimtare tė analizave qė do tė mbėrrinin nga laboratorėt italianė gjatė fundjavės nuk janė bėrė ende publike. Pavarėsisht kėsaj, ministri dha garanci se qumėshti nuk pėrbėn rrezik pėr shėndetin e qytetarėve. “Duke dhėnė garanci absolute nga autoriteti im si ministėr konsumatorit shqiptar se asnjė rrezik nuk i vjen atij nga qumėshti i prodhuar dhe i ambalazhuar nė stabilimentet shqiptare, duke kuptuar qartė se ēėshtja e aflatoksinės nuk lindi si njė problem dhe pėrkujdesje ndaj konsumatorit, por si njė luftė e pandershme tregtare mes vendeve tė rajonit, ne kemi pėr detyrim politik, por dhe profesional, ta mbrojmė nga goditje tė tilla”, tha Ruli. Kjo mbrojtje, sipas tij, bėhet jo vetėm pėr industrinė moderne tė pėrpunimit dhe ambalazhimit tė qumėshtit, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, pėr mbrojtjen e interesave tė jo mė pak se 20 mijė fermerėve shqiptarė qė prodhojnė atė qumėsht qė pėrpunohet nė stabilimente dhe qė shqiptarėt e konsumojnė nė mėnyrė tė garantuar. Kėto deklarata ministri Ruli i bėri gjatė ceremonisė pėr 85-vjetorin e shėrbimit veterinar shqiptar.


REAGON MINISTRI I JASHTĖM

I pranishėm nė kėtė aktivitet, ministri i Jashtėm Edmond Panariti u shpreh se alarmi i ngritur nga autoritetet kosovare ėshtė spekulativ, dhe njė pengesė artificiale e qarkullimit tė lirė tė mallrave. “Javėn qė vjen kam ndėrmend qė me ministrin Hoxhaj tė nėnshkruaj njė protokoll tė bashkėpunimit ekonomik me Republikėn e Kosovės. Qėllimi ėshtė qė ne tė krijojmė hapėsira sa mė tė mėdha tė njė tregu tė pėrbashkėt, ku tė kemi qarkullim tė lirė tė mallrave, pėrfshirė kėtu edhe produktet me origjinė shtazore, pa pengesa artificiale, siē ishte kjo pengesa e fundit, e cila ishte bėrė thjesht pėr qėllime tregtare”, tha Panariti. Kėto reagime tė ministrave vijnė nė njė kohė kur analizat pėrfundimtare nuk janė bėrė ende publike. Ato paraprake, tė kryera si nga Agjencia e Ushqimit nė Kosovė, si nga Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinare nė vendin tonė, dėshmojnė pėr nivel tė lartė tė lėndės toksike, krahasuar me atė nė BE-sė. Se sa herė mė e lartė, publiku nuk mundi ta mėsojė, pasi institucionet pėrgjegjėse preferuan tė mos i vinin nė dispozicion. Norma e lejuar nė BE ėshtė 0.05 mikrogram pėr kilogram.

ZIRINA LLAMBRO/PANORAMA
Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/05/qumeshti-ruli-e-panariti-sulm-kosoves-alarmi-per-konkurrence/)



Ministria: Qumėshti s’ėshtė i dėmshėm

Shtunė, 2 Mars, 2013 | 11:40 am

Pas alarmit pėr nivelin mbi normat e BE-sė tė lėndės kancerogjene aflatoksinė nė qumėsht, Ministria e Bujqėsisė qetėson konsumatorėt. Sipas kėtij dikasteri, ndonėse analizat paraprake dėshmojnė pėr njė prani tė lartė tė saj, nuk ka rrezik pėr shėndetin e konsumatorit. “Ju informojmė se analizat paraprake na tregojnė qė niveli i aflatoksinės ėshtė pak a shumė i njėjtė nė tė gjitha llojet e qumėshtit tė prodhuar nė tė gjithė shtetet e Ballkanit, pėrfshirė edhe Kosovėn. Shkaqet e pranisė nė qumėsht janė tė njė karakteri sezonal”, tha Gani Moka, drejtor i Politikave tė Sigurisė Ushqimore dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Ai shtoi se nė pritje tė analizave nga njė laborator i akredituar nė Breshia e Italisė, me pėrgjegjėsi tė plotė Ministria e Bujqėsisė garanton konsumatorėt shqiptarė se shėndeti i tyre nuk ėshtė aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janė shumė larg normave tė rrezikut pėr shėndetin. “U bėjmė thirrje fermerėve shqiptarė si dhe kompanive qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė fushėn e pėrpunimit tė qumėshtit, qė tė vazhdojnė aktivitetin e tyre normal tė biznesit, ashtu si deri mė sot”, tha Moka. I pyetur se sa mbi normė ėshtė niveli i aflatoksinės, edhe drejtori i Ministrisė nuk pranoi tė japė shifra. “Nė ato lote qė janė kapur me qumėsht me aflatoksinė, qė dyshohen mbi normė, qė edhe Instituti i Kėrkimeve Veterinare tė Sigurisė Ushqimore kėtu nė Tiranė i ka nxjerrė po tė njėjtat me atė qė ka referuar Instituti i Kosovės, nuk e kemi si shifėr, sepse janė tejet tė besueshėm si profesionistė, por ne presim pėrgjigjen nga njė laborator i akredituar nga BE dhe shumė shpejt do tė kemi rezultatet”, tha Moka. Ndėrkohė, burime nga ky dikaster bėjnė me dije se edhe qumėshti i prodhuar nė Kosovė ka rezultuar me pėrmbajtje tė lartė tė kėsaj lėnde, ndryshe nga sa deklaroi Agjencia Ushqimore kosovare pak ditė mė parė. Ministria e Bujqėsisė ka pohuar se ditėt nė vijim do tė kryejė analizat edhe pėr markat e tjera tė qumėshtit qė qarkullojnė nė tregun vendas. Analizat pėrfundimtare pėr dy llojet, “Primalat” dhe “Fast”, pritet tė mbėrrijnė nė fundjave dhe nė ndryshim nga ato paraprake, do t’i vihen nė dispozicion publikut. Alarmi pėr lėndėn e rrezikshme ka shkaktuar jo vetėm shqetėsim te qytetarėt, por edhe pasoja pėr dhjetėra biznese qė merren me tregtimin e qumėshtit nė vend.
Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/02/ministria-qumeshti-seshte-i-demshem/)

Arberim
March 5th, 2013, 10:03 PM
Shqipėria pėr herė tė parė do pėrfitojė fonde nga BE pėr bujqėsinė

Fondet edhe pse ende pa statusin e vendit kandidat

http://abcnews.al/uploads/ferma.jpg

Pėr herė tė parė Shqipėria do tė jetė pėrfituese e fondeve tė Komisionit Europian pėr sektorin e bujqėsisė, pavarėsisht se nuk ka fituar statusin e vendit kandidat. Bėhet fjalė pėr komponentin e 5 tė projektit IPA pėr vitin 2014-2020. Fondi nuk ėshtė pėrcaktuar ende por pritet tė arrijė shifra tė konsiderueshme.
Mbėshtetja me kėto fonde do tė rrisė standardet e bujqėsisė shqiptare pėr ti qasur ato me BE.
Fondet do tė jenė mbėshtetja nė fermė, investime nė agropėrpunim, tė pemėve frutore, vajit tė ullirit, nė mbėshtetjen e tė ashtuquajturave kooperativa, por edhet bizneseve tė tjera jobujqėsore, etj.
Drejtori i Agjencisė pėr Zhvillimin Bujqėsor dhe Rural, Gjok Vuksani u bėn thirrje fermerėve dhe agropėrpunuesve nė vend tė pėrgatiten pėr njė tjetėr fazė aplikimi pėr tėrheqjen e financimeve nga BE.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/28650

http://abcnews.al/uploads/ferma.jpg

Kjo foto esht ne Kabash te Vitise,

Arberim
March 5th, 2013, 10:18 PM
Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/05/qumeshti-ruli-e-panariti-sulm-kosoves-alarmi-per-konkurrence/)




Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/02/ministria-qumeshti-seshte-i-demshem/)

pėr mbrojtjen e interesave tė jo mė pak se 20 mijė fermerėve shqiptarė qė prodhojnė atė qumėsht

Per mbrojtjen e 20 mije fermerve duhet te rrezikohet nje populle i tere, Une nuk Ju besoje deklaratave te Ministrit Ruli Shqiperi dhe qeveria e Berishes jane kampione per falsifikim.

Edhe nje gje nuk besoje se shqiperi ka me shume krere Lopeshe se Kosova dhe prodhone me shum Qumshte se Kosova ather si ka mundesi qe kompani nga Shqiperis te eksportojn Qumsht ne Kosove dhe ate me qmim me te lire se Kompanite vendore, kjo ka vetm nje shpjegim Qumshti nga Shqiperia prodhohet ne mase te madhe nga PLUHURI i perzir me UJE, Dhe per ket arsy ka perqindje te larte te aflatoksis.

anamericanalbania
March 6th, 2013, 07:06 AM
Pronat ne zonat rurale nuk jane problematike. Problematike jane pronat ne qytet apo ne zona me interes ekonomik (ku psh. mund te ndertohet dhe zhvillohet ndonje biznes, si psh. ne bregdet, prane ndonje rruge te rendesishme, etj.).


Eshte pikerisht e kunderta. Nese Shqiperia synon te zhvillohet afatgjate, qeverite duhet te implementojne politika per te ju mundesuar banoreve ne fshat te jetojne dhe te punojne ne zonat rurale (jo vetem ne sektorin e bujqesise, por edhe ne sektorin e turizmit, sektorin e prodhimtarise, etj.).

Varet se cfare zhvillimi e ke fjalen. Nqs kerkon te behet vend i pasur, atehere agrikultura nuk eshte 'ari i zi' qe do ta coje atje. Une jam dakort per implementimin e politikave per permiresmin e gjendjes ne fshat, por ekonomikisht nuk 'makes sense' qe nje te vend te zhvillohet vetem nga bujqesia/turizmi etj etj. Edhe Bahamas qe eshte nje ishull me 200k banore i duheshin banka dhe rregulla te shenjta bankare pervec turizmit qe te arrinte dicka te tille.

Tartanzan
March 6th, 2013, 11:39 AM
http://abcnews.al/uploads/ferma.jpg

Kjo foto esht ne Kabash te Vitise,

Nga kjo cilesi e dobet e dallove ti se ku eshte bere fotoja?

Tartanzan
March 6th, 2013, 11:46 AM
Per mbrojtjen e 20 mije fermerve duhet te rrezikohet nje populle i tere, Une nuk Ju besoje deklaratave te Ministrit Ruli Shqiperi dhe qeveria e Berishes jane kampione per falsifikim.
Kontrollet nuk i ben as Kryeministri Berisha e as Ministri Ruli, por Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise (ISUV) (http://www.isuv.gov.al/) (institucion ne vartesi te Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU) (http://www.aku.gov.al/aku/) dhe i pavarur nga politika). Berisha mund te falsifikoje gjera, por ai nuk eshte budalla te luaj me sigurine e qytetareve. Pastaj ai e di shume mire, qe po ndodhi nje fatkeqesi, do humbasi ne zgjedhjet e ardhshme.

Edhe nje gje nuk besoje se shqiperi ka me shume krere Lopeshe se Kosova dhe prodhone me shum Qumshte se Kosova ather si ka mundesi qe kompani nga Shqiperis te eksportojn Qumsht ne Kosove dhe ate me qmim me te lire se Kompanite vendore, kjo ka vetm nje shpjegim Qumshti nga Shqiperia prodhohet ne mase te madhe nga PLUHURI i perzir me UJE, Dhe per ket arsy ka perqindje te larte te aflatoksis.
Pse mos kete Shqiperia me shume krere lopesh? Sipas Instat-it, ne Shqiperi jane regjistruar ne vitin 2009 gati 500'000 gjedhe, kurse sipas food-ks.org jane regjistruar 380'000 gjedhe.
Aflatoksina shfaqet te qumshti i paperpunuar (raw milk), e jo te pluhuri i qumeshtit, sepse pluhuri i qumeshtit eshte perpunuar dhe zier (UHT).

Kesaj i vjen era m***, kjo eshte pengesa tregtare:
Nga Agjencia e Ushqimit nė Kosovė u bė me dije se qumėshti vendės e kishte aflatoksinėn brenda normave. Njė ditė mė pas, drejtues tė lartė tė Ministrisė, nė njė konferencė pėr shtyp, deklaruan se qumėshti qė qarkullon nė tė gjithė rajonin ka aflatoksinė mbi normėn e BEsė, por nuk ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin.

Tartanzan
March 6th, 2013, 11:53 AM
Varet se cfare zhvillimi e ke fjalen. Nqs kerkon te behet vend i pasur, atehere agrikultura nuk eshte 'ari i zi' qe do ta coje atje. Une jam dakort per implementimin e politikave per permiresmin e gjendjes ne fshat, por ekonomikisht nuk 'makes sense' qe nje te vend te zhvillohet vetem nga bujqesia/turizmi etj etj. Edhe Bahamas qe eshte nje ishull me 200k banore i duheshin banka dhe rregulla te shenjta bankare pervec turizmit qe te arrinte dicka te tille.

Une flas per zhvillim afatgjate dhe te qendrueshem. Edhe une nuk them, qe gjithe zhvillimi i ekonomise shqiptare te perqendrohet te bujqesia. Une them, qe nje zhvillim afatgjate dhe i qendrueshem mund te garantohet vetem, nese zhvillimi i ekonomise shqiptare perqendrohet ne sektore te ndryshem (ne sektorin e sherbimit, ate te industrise dhe te bujqesise).

Tartanzan
March 6th, 2013, 12:30 PM
AKU dhe ISUV garantojnė publikun se konsumi i qumėshtit nuk paraqet asnjė rrezik

Tiranė, 5 Mars 2013 / Rezultatet e laboratorit tė akredituar tė njėjta me ato tė ISUV. Hiqet pezullimi i tregtimit pėr sasitė e bllokuara.

Menjėherė pas marrjes sė pėrgjigjeve zyrtare pėr analizat e kampionaturave tė markave tė ndryshme tė qumėshtit nga ISTITUTO ZOOPROFILATTICO SPERIMENTALE DELLA LOMBARIDIA DELL`EMILIA ROMAGNA “BRUNO UBERTINI” (ente sanitario di diritto pubblico), Autoriteti Kombėtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė dėshirojnė tė bėjnė me dije se rezultatet janė pothuajse tė njėjta me ato tė bėra nga Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė. Kjo konfirmon cilėsinė e lartė dhe besueshmėrinė e laboratorėve tona, pavarėsisht se pėr disa lloje analizash ende nuk kemi akreditim.

Pjesa mė e madhe e kampionaturave tė qumėshtit tė marra nė tregun shqiptar kanė dalė nė nivele mė poshtė normativės sė Bashkimit Europian, por ka pasur kampionatura qė kanė dalė mbi kėtė normativė. Nė analiza kanė rezultuar lloje tė qumėshtit me pėrmbajtje tė Aflatoksinės 2 deri nė 3 herė mė shumė se niveli qė rekomandohet nė Bashkimin Europian, por theksojmė qė kėto nivele janė rreth 7 apo 8 herė mė tė ulta se niveli qė lejohet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanada dhe shumė vende tė tjera tė zhvilluara. Analizat tregojnė se brenda tė njėjtit prodhues (kompani, subjekt) ka pasur kampionatura tė ndryshme qė kanė dalė me rezultate mbi dhe nėn normativėn e Bashkimit Europian.

Rezultatet e analizave, tregojnė qė prania e Aflatoksinės te qumėshti prodhim shqiptar ėshtė pak a shumė nė nivele tė njėjta dhe nė qumėshtin qė prodhohet nė vendet fqinjė dhe nė rajon. Kėto rezultate rikonfirmojmė faktin qė prania e shtuar e Aflatoksinės nė qumėsht, nė tė gjitha vendet e rajonit ėshtė e karakterit sezonal, dhe se mendohet qė ky lloj myku ta ketė prejardhjen nga ushqimi i kafshėve.

Autoriteti Kombėtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė me pėrgjegjėsi tė plotė garantojnė publikun se pėrdorimi i qumėshtit nuk parqet asnjė rrezik pėr shėndetin dhe sigurinė e konsumatorėve. AKU dhe ISUV menjėherė pas konfirmimit tė rezultateve ka rishikuar masat qė janė marrė deri tani dhe heq pezullimin pėr tregtimin e qumėshtit dhe produkteve tė bllokuara deri mė tani, pasi kėto produkte nuk cėnojnė aspak sigurinė ushqimore dhe mund tė konsumohen normalisht.

Mbetet nė fuqi vetėm pezullimi mbi tregtimin pėr ato parti qumėshti tė cilat rezultojnė me pėrmbajtje tė Aflatoskinės mbi normativat e BE, qė kanė destinacion eksportin nė shtete qė aplikojnė normėn e Bashkimit Europian.
Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) (http://www.aku.gov.al/aku/?p=565)

Arberim
March 6th, 2013, 04:46 PM
Nga kjo cilesi e dobet e dallove ti se ku eshte bere fotoja?

Jo se e dallova por e kam pare ket foto dikun dhe sigurte esht ne kosove Rahovec ose Viti , do ta gjeje dhe do bindeshe po ashtu nuk ka askund kace shum gjelbrim ne shqiperi

Tartanzan
March 6th, 2013, 04:59 PM
Jo se e dallova por e kam pare ket foto dikun dhe sigurte esht ne kosove Rahovec ose Viti , do ta gjeje dhe do bindeshe po ashtu nuk ka askund kace shum gjelbrim ne shqiperi

Aq me shume qe po shrkuan ti rreth Shqiperise, aq me shume e verteton, qe nuk e njeh fare Shqiperine :nuts:
Per te thene, qe nuk paska askund kaq shume gjelberim ne Shqiperi, duhet te kesh para GJITHE Shqiperine (cdo fshat, cdo fushe, cdo lendine).


Kloce (Qarku Korce):

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030228.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030016.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030246.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030279.jpg



Selishte (Qarku Diber):

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/74617070.jpg



etj. etj

Arberim
March 6th, 2013, 05:10 PM
Kontrollet nuk i ben as Kryeministri Berisha e as Ministri Ruli, por Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise (ISUV) (http://www.isuv.gov.al/) (institucion ne vartesi te Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU) (http://www.aku.gov.al/aku/) dhe i pavarur nga politika). Berisha mund te falsifikoje gjera, por ai nuk eshte budalla te luaj me sigurine e qytetareve. Pastaj ai e di shume mire, qe po ndodhi nje fatkeqesi, do humbasi ne zgjedhjet e ardhshme.


Pse mos kete Shqiperia me shume krere lopesh? Sipas Instat-it, ne Shqiperi jane regjistruar ne vitin 2009 gati 500'000 gjedhe, kurse sipas food-ks.org jane regjistruar 380'000 gjedhe.
Aflatoksina shfaqet te qumshti i paperpunuar (raw milk), e jo te pluhuri i qumeshtit, sepse pluhuri i qumeshtit eshte perpunuar dhe zier (UHT).

Kesaj i vjen era m***, kjo eshte pengesa tregtare:

Kontrollet nuk i ben as Kryeministri Berisha e as Ministri Ruli, por Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise (ISUV) (institucion ne vartesi te Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU) dhe i pavarur nga politika). Berisha mund te falsifikoje gjera, por ai nuk eshte budalla te luaj me sigurine e qytetareve. Pastaj ai e di shume mire, qe po ndodhi nje fatkeqesi, do humbasi ne zgjedhjet e ardhshme.


^^ Keto te gjitha i kontrollon salihu dhe ministria e bujqesis

Pse mos kete Shqiperia me shume krere lopesh? Sipas Instat-it, ne Shqiperi jane regjistruar ne vitin 2009 gati 500'000 gjedhe, kurse sipas food-ks.org jane regjistruar 380'000 gjedhe.
Aflatoksina shfaqet te qumshti i paperpunuar (raw milk), e jo te pluhuri i qumeshtit, sepse pluhuri i qumeshtit eshte perpunuar dhe zier (UHT).


Keto statistika per kosoven jan te vjetra ndoshta te vitit 2009 edhe pse une nuk gjeta asnje info, Megjithate pej mare si te mireqena dhe prape dele se kosova ka me shum gjedhe se Shqiperia kur te kihet parasyshe numri i banorve

Kosova me 1,7 milion banor ka (380,000 gjedhe)

Shqiperia me 2,7 milion banore ka (500,000) dhe te garantoj se salihu i ka fute ketu edhe PULAT,


Per ndryshe nga 2009 e deri me sote Kosova ne keto kater vite ka ber hapa shum pozitive ne bujqesi keto vitet e fundit ka pase edhe subvencion dhe perkujdesje me te madhe ndaj bujqesis dhe po ashtu edhe buxheti i bujqesis ne kosove esht pesfishuare dhe si rezultat ka edhe rritje ne ket sektore,

Sipase nje informacion te vitit 2012 Kosova sote ka 472 mijė krerė gjedhe
http://www.kosovatimes.net/?page=1,33,16845

Ather shtrohet pytja llogjike si ka mundesi qe Kompani nga Shqiperia te eksportojne ne Kosove me qmime me te lire se prodhusit vendor kur keto Kompani nga Shqiperi nuk arrijne te mbulojne permbushin ase 40% te kerkesave dhe tregut te Shqiperis, Po ashtu shqiperi nuk ka ndonje kompani me tradite dhe me te fuqishme te qumshti se Kosova, Dhe Kjo ka nje shpjegim Qumshti nga Shqiperi esht i dyshimte dhe krysishte i perber nga Pluhuri dhe Uji.

Prodhusi me i madhe i Qumshtit ne Shqiperi esht "Primalat"

Prodhusi me i madhe i Qumshtit ne Kosove esht Devolli Groupe Qumshti "VITA"

Shiko ne web dhe e shefe se qfare dallimi kane keto dy Kompani e para nje kantine prodhimi, e dyta nje Gjigante Prodhimi me tradite dhe me pika grumbullimi te Qumshtit ne ter Kosoven dhe kjo e para arrine ti bej konkurrence Vites ne Kosove,

Kesaj i vjen era m***, kjo eshte pengesa tregtare:


Kesaj i vjen era e vertet ashtu si esht.

Arberim
March 6th, 2013, 05:24 PM
Aq me shume qe po shrkuan ti rreth Shqiperise, aq me shume e verteton, qe nuk e njeh fare Shqiperine :nuts:
Per te thene, qe nuk paska askund kaq shume gjelberim ne Shqiperi, duhet te kesh para GJITHE Shqiperine (cdo fshat, cdo fushe, cdo lendine).


Kloce (Qarku Korce):

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030228.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030016.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030246.jpg

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/8030279.jpg



Selishte (Qarku Diber):

http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/74617070.jpg



etj. etj

O tarzan edhe nje gjethe te Kosoves e dalloje nga ajo e Shiepris gjethet e Kosoves kane nje rrezatim ndriqim me te arte se te Shqiperis te cilat jane me te mbyllta dhe kan tjeter ndriqim, e kame ket dhunti besom edhe qielli ne fote me duket i Kosoves edhe pjerrtesia e kodrave ne foto me duken te kosoves,

Lidhmi me sa te duashe se ajo foto esht ne Kosove,

Tartanzan
March 6th, 2013, 05:30 PM
^^ Keto te gjitha i kontrollon salihu dhe ministria e bujqesis
Edhe nese i kontrollon, cfare interesa ka Ministria e Bujqesise te genjej qytetaret e saj?!

Keto statistika per kosoven jan te vjetra ndoshta te vitit 2009 edhe pse une nuk gjeta asnje info, Megjithate pej mare si te mireqena dhe prape dele se kosova ka me shum gjedhe se Shqiperia kur te kihet parasyshe numri i banorve
Njesoj si ato te Shqiperise.

Kosova me 1,7 milion banor ka (380,000 gjedhe)

Shqiperia me 2,7 milion banore ka (500,000) dhe te garantoj se salihu i ka fute ketu edhe PULAT,
Ashtu si Hashimi :P

Mos fol palidhje. Pulat jane ne kategori me vete.

Per ndryshe nga 2009 e deri me sote Kosova ne keto kater vite ka ber hapa shum pozitive ne bujqesi keto vitet e fundit ka pase edhe subvencion dhe perkujdesje me te madhe ndaj bujqesis dhe po ashtu edhe buxheti i bujqesis ne kosove esht pesfishuare dhe si rezultat ka edhe rritje ne ket sektore,
Edhe ne Shqiperi eshte bere perparim i madh keto vitet e fundit. Jane ndertuar ferma te reja, sepse marrin me shume subvencione bujqit, mund te eksportojne ne disa vende te BE-se, etj. Kjo shihet vetem nga rritja e prodhimtarise ne sektorin bujqesor.

Sipase nje informacion te vitit 2012 Kosova sote ka 472 mijė krerė gjedhe
http://www.kosovatimes.net/?page=1,33,16845

Ather shtrohet pytja llogjike si ka mundesi qe Kompani nga Shqiperia te eksportojne ne Kosove me qmime me te lire se prodhusit vendor kur keto Kompani nga Shqiperi nuk arrijne te mbulojne permbushin ase 40% te kerkesave dhe tregut te Shqiperis, Po ashtu shqiperi nuk ka ndonje kompani me tradite dhe me te fuqishme te qumshti se Kosova, Dhe Kjo ka nje shpjegim Qumshti nga Shqiperi esht i dyshimte dhe krysishte i perber nga Pluhuri dhe Uji.
40%?! Nga i nxorre keto llogaritje?

Ne Shqipieri nuk ka vetem nje kompani te prodhimit te qumeshtit, por disa, si psh. Stefa, Erzeni, Klegen, Mireli, Primalat, Lufra, SO-AL, Delvina, Shaka Boboshtice, Trush, etj.

Pastaj ne Shqiperi importohet qumesht shume me i lire nga Greqia.

Prodhusi me i madhe i Qumshtit ne Shqiperi esht "Primalat"

Prodhusi me i madhe i Qumshtit ne Kosove esht Devolli Groupe Qumshti "VITA"

Shiko ne web dhe e shefe se qfare dallimi kane keto dy Kompani e para nje kantine prodhimi, e dyta nje Gjigante Prodhimi me pika grumbullimi te Qumshtit ne ter Kosoven dhe kjo e para arrine ti bej konkurrence Vites ne Kosove,



Kesaj i vjen era e vertet ashtu si esht.
Ne Shqipieri nuk ka vetem nje kompani te prodhimit te qumeshtit, por disa, si psh. Stefa, Erzeni, Klegen, Mireli, Primalat, Lufra, SO-AL, Delvina, Shaka Boboshtice, Trush, etj.

Arberim
March 6th, 2013, 05:30 PM
http://abcnews.al/uploads/ferma.jpg

Nga kjo cilesi e dobet e dallove ti se ku eshte bere fotoja?


Kjo foto esht e keti rajoni ne mes te Suharekes dhe Rahovecit

http://lh3.ggpht.com/_QH1Ai6qogr4/S3W-r8j2XEI/AAAAAAAAC7k/Yn1byUXvoac/s800/_DSC0148.JPG

http://lh3.ggpht.com/_QH1Ai6qogr4/S3W-1MxBCkI/AAAAAAAAC7o/L-rVGsdsE_0/s800/_DSC0150.JPG

Tartanzan
March 6th, 2013, 05:36 PM
O tarzan edhe nje gjethe te Kosoves e dalloje nga ajo e Shiepris gjethet e Kosoves kane nje rrezatim ndriqim me te arte se te Shqiperis te cilat jane me te mbyllta dhe kan tjeter ndriqim, e kame ket dhunti besom edhe qielli ne fote me duket i Kosoves edhe pjerrtesia e kodrave ne foto me duken te kosoves,

Lidhmi me sa te duashe se ajo foto esht ne Kosove,

Une nuk thash qe ajo foto nuk qenka bere ne Kosove. Une konstatova, qe ti nuk ja paske fare idene per Shqiperine.

Arberim
March 6th, 2013, 06:59 PM
Edhe nese i kontrollon, cfare interesa ka Ministria e Bujqesise te genjej qytetaret e saj?!


Njesoj si ato te Shqiperise.


Ashtu si Hashimi :P

Mos fol palidhje. Pulat jane ne kategori me vete.


Edhe ne Shqiperi eshte bere perparim i madh keto vitet e fundit. Jane ndertuar ferma te reja, sepse marrin me shume subvencione bujqit, mund te eksportojne ne disa vende te BE-se, etj. Kjo shihet vetem nga rritja e prodhimtarise ne sektorin bujqesor.


40%?! Nga i nxorre keto llogaritje?

Ne Shqipieri nuk ka vetem nje kompani te prodhimit te qumeshtit, por disa, si psh. Stefa, Erzeni, Klegen, Mireli, Primalat, Lufra, SO-AL, Delvina, Shaka Boboshtice, Trush, etj.

Pastaj ne Shqiperi importohet qumesht shume me i lire nga Greqia.


Ne Shqipieri nuk ka vetem nje kompani te prodhimit te qumeshtit, por disa, si psh. Stefa, Erzeni, Klegen, Mireli, Primalat, Lufra, SO-AL, Delvina, Shaka Boboshtice, Trush, etj.

Edhe nese i kontrollon, cfare interesa ka Ministria e Bujqesise te genjej qytetaret e saj?!


Interesi esht se kane krijuar sistem te korruptuar dhe pa kontrolle dhe tashe nuk munde te dalin kunder asja qe kan krijuar vet, Sistem sallamadi i themi ne ne Kosove.

Mos fol palidhje. Pulat jane ne kategori me vete.


Berisha i fute edhe mite ti thua pulat

40%?! Nga i nxorre keto llogaritje?


Mune te jet edhe me i vigel.

Ne Shqipieri nuk ka vetem nje kompani te prodhimit te qumeshtit, por disa, si psh. Stefa, Erzeni, Klegen, Mireli, Primalat, Lufra, SO-AL, Delvina, Shaka Boboshtice, Trush, etj.


Edhe ne Kosove ka disa Kompani te prodhimit te Qumshti une specifikova vetem nej me te madhen ne Shqiperi dhe Kosove,

Tartanzan
March 6th, 2013, 07:31 PM
Interesi esht se kane krijuar sistem te korruptuar dhe pa kontrolle dhe tashe nuk munde te dalin kunder asja qe kan krijuar vet, Sistem sallamadi i themi ne ne Kosove.



Berisha i fute edhe mite ti thua pulat



Mune te jet edhe me i vigel.



Edhe ne Kosove ka disa Kompani te prodhimit te Qumshti une specifikova vetem nej me te madhen ne Shqiperi dhe Kosove,
Me ty s'ja vleka fare te diskutosh, sepse ti nuk di asgje per Shqiperine dhe argumenton vetem me hamendje dhe mbi te gjitha, argumentet dhe qendrimet e tua jane teper tendencioze.

Kjo ceshtje eshte e qarte: qeveria e kosoves bllokon mallrat e huaja per te ruajtur tregun e vet. E nxorren rezultatet e ISUV-it dhe te atij institutit italian, qe qumeshti shqiptar nuk perben rrezik.

Ti nje gje nuk kupton: Pyetja qe duhet shtruar nuk eshte, pse ne Shqiperi kostot e prodhimit te qumeshtit jane aq te ulta, por pyetja qe duhet shtruar eshte, pse ne kosove kostot e prodhimit te qumeshtit jane aq te larta. Dhe pikerisht sepse ne kosove kostot e prodhimit jane aq te larta, qeveria e kosoves ndermorri ate hap per te ruajt prodhimtaret vendas.

PS: Sa per dijenine tende, pluhuri i qumeshtit fitohet nga qumeshti nga nje procedure e cila quhet shok-ngrirje. Dmth. e ngrin qumeshtin aq shpejte, sa qe behet pluhur, por sasia mbetet e njejte. Keshtuqe ajo teza jote, se gjoja aflatoksina rrjedh nga pluhuri i qumeshtit nuk qendron.

Huti
March 7th, 2013, 11:16 PM
L8EUj8o1rpk

Huti
March 7th, 2013, 11:18 PM
6kwURtKti0g

anamericanalbania
March 8th, 2013, 04:34 AM
Une flas per zhvillim afatgjate dhe te qendrueshem. Edhe une nuk them, qe gjithe zhvillimi i ekonomise shqiptare te perqendrohet te bujqesia. Une them, qe nje zhvillim afatgjate dhe i qendrueshem mund te garantohet vetem, nese zhvillimi i ekonomise shqiptare perqendrohet ne sektore te ndryshem (ne sektorin e sherbimit, ate te industrise dhe te bujqesise).

Shume dakort me dy te paret, jo me bujqesine. Ne nje vend si shqiperia, bujqesia do mbaje vetem nje vend periferal ne te ardhmen. Pse? Sepse nga njera ane nje shtet duhet te kete gjithmone njefarelloj bujqesie/blegtorie (ne rast lufte etj etj) por ne anen tjeter zhvillimi e ben shtetin te fokusoj nen 10% te punesise se vet ne sektor te ndryshem jo bujqesor:)

Tartanzan
March 8th, 2013, 12:04 PM
Shume dakort me dy te paret, jo me bujqesine. Ne nje vend si shqiperia, bujqesia do mbaje vetem nje vend periferal ne te ardhmen. Pse? Sepse nga njera ane nje shtet duhet te kete gjithmone njefarelloj bujqesie/blegtorie (ne rast lufte etj etj) por ne anen tjeter zhvillimi e ben shtetin te fokusoj nen 10% te punesise se vet ne sektor te ndryshem jo bujqesor:)

Me ke kuptuar gabimisht: une nuk thash qe 80% e popullates te merret me bujqesi. Une thash, qe 50% e popullates mund te banoje ne fshat, por te merret me gjera te tjera si tregti, ne industrine prodhuese, sherbime, etj. Nje pakice do merret ne te ardhmen me bujqesi. Une thash, qe do ishte absurde, nese vetem 10% e popullates te banoje ne fshat. Por jam dakord, qe vetem 10% e popullates do merret me bujqesi.

Tartanzan
March 8th, 2013, 03:59 PM
fUW8wtoqe9E

Tartanzan
March 8th, 2013, 04:16 PM
Xw5muqlc8b0

Tartanzan
March 8th, 2013, 04:19 PM
urR4Dx6MzRY

anamericanalbania
March 9th, 2013, 07:57 PM
Me ke kuptuar gabimisht: une nuk thash qe 80% e popullates te merret me bujqesi. Une thash, qe 50% e popullates mund te banoje ne fshat, por te merret me gjera te tjera si tregti, ne industrine prodhuese, sherbime, etj. Nje pakice do merret ne te ardhmen me bujqesi. Une thash, qe do ishte absurde, nese vetem 10% e popullates te banoje ne fshat. Por jam dakord, qe vetem 10% e popullates do merret me bujqesi.

Ah, Te kuptova. Por, jo. Fshati shqiptar nuk eshte i afte nga disa njesi matese edhe sikur investime masive te venin tek ky i fundit qe te zhvilloj ato qe thua ti. Ne cdo vend te pasur popullsia fshatare eshte nen 10%. Ska ekonomist ne bote qe do shkonte me ate fjaline tende.

Tartanzan
March 14th, 2013, 12:52 PM
Ah, Te kuptova. Por, jo. Fshati shqiptar nuk eshte i afte nga disa njesi matese edhe sikur investime masive te venin tek ky i fundit qe te zhvilloj ato qe thua ti. Ne cdo vend te pasur popullsia fshatare eshte nen 10%.
Pse jo? Ndermarrjet sjellin vende pune, vendet e punes sjellin para per qytetaret e fshatrave, nevoja per te emigruar ne qytet nuk eshte me, Komuna merr me shume taksa, investon ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, etj.
Ne disa vendet e zhvilluara pikerisht e kunderta eshte: Fshati sa me shume i ngjan qytetit dhe shume njerez po kthehen perseri ne fshat.

Ska ekonomist ne bote qe do shkonte me ate fjaline tende.
Ata ekonomiste, te cileve u referohesh ti, nuk llogarisin kostot e externalitetit, si psh. pasojat ne ambient qe do kishte zhvendosja e 30-40 e popullates shqiptare nga fshati ne qytet.

Tartanzan
March 14th, 2013, 04:43 PM
Agronet, gati rrjeti i shpėrndarjes sė prodhimeve agroushqimore

Ekonomie Enjte, 14 Mars, 2013 | 11:27 am

Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme tė vendeve tė pellgut Adriatiko-Jonian do tė kenė njė mundėsi mė shumė pėr t’u lidhur me njėra- tjetrėn pėrmes projektit Agronet. Ministria e Ekonomisė prezantoi dje kėtė projekt, i cili ėshtė realizuar me mbėshtetjen e financimeve tė Bashkimit Europian. Portali http://www.agronet.fineline.ba/ ka si synim parėsor qė tė krijojė njė rrjet funksional e tė pėrhershėm tė strukturave tė logjistikės sė shpėrndarjes sė prodhimeve agroushqimore. Nė shpjegimin qė sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dael Dervishi, bėri lidhur me kėtė nismė, theksi u vu nė ndihmėn qė ky projekt do tė japė pėr bizneset. Sipas tij, pėr t’u bėrė pjesė e kėtij rrjeti dhe pėr tė pėrfituar tė gjitha shėrbimet dhe avantazhet qė mundėson ai nė lidhje me logjistikėn, shpėrndarjen dhe shėrbimet e infrastrukturės nė mbėshtetje tė industrisė sė ushqimit nė zonėn e Adriatikut, ēdo palė e interesuar mund tė regjistrohet nė portalin qė do tė krijohet me kėtė qėllim nė adresėn zyrtare tė Agronet. Ky portal shihet si njė mundėsi mė shumė qė partnerėt dhe agjencitė lokale tė bashkėpunojnė mes tyre duke kaluar nė njė tjetėr nivel.
Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/14/agronet-gati-rrjeti-i-shperndarjes-se-prodhimeve-agroushqimore/)

Besoj se ky eshte nje lajm shume i mire per bujqit shqiptare, per te eksportuar prodhimet e tyre.

anamericanalbania
March 15th, 2013, 07:52 AM
Pse jo? Ndermarrjet sjellin vende pune, vendet e punes sjellin para per qytetaret e fshatrave, nevoja per te emigruar ne qytet nuk eshte me, Komuna merr me shume taksa, investon ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, etj.
Ne disa vendet e zhvilluara pikerisht e kunderta eshte: Fshati sa me shume i ngjan qytetit dhe shume njerez po kthehen perseri ne fshat.


Ata ekonomiste, te cileve u referohesh ti, nuk llogarisin kostot e externalitetit, si psh. pasojat ne ambient qe do kishte zhvendosja e 30-40 e popullates shqiptare nga fshati ne qytet.

Fshati si qyteti ishte moto e regjimeve me ekonomi te centralizuara (p.sh. staliniste). Per Shqiperine, do rekomandoja investime ne 'start ups' projects duke putur me shume risk ne ekonomy urbane.

Tartanzan
March 22nd, 2013, 12:28 PM
XPJkOZAWlkY

Hajde "eksperte" hajde. Arsya pse eshte reduktuar numri i fermave eshte me siguri emigrimi. Por keta "eksperte" e mohojne nje fakt tjeter qe shume ferma te vogla jane shkrire bashke dhe kane krijuar ferma kolektive, sepse fermat e vogla nuk mbijetojne ekonomikisht (nje nisme e qeverise Berisha dhe Ministrise se Bujqesise). Kjo ka sjell qe numri i fermave te vogla te reduktohet dhe prodhimtaria e fermave koncentrohet te fermat e mesme dhe te medha.

Tartanzan
March 22nd, 2013, 02:48 PM
^^
Regjistrimi i bujqėsisė, nė fshat ka 324 mijė fėrma

Ekonomie Premte, 22 Mars, 2013 | 11:10 am

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/10/Ines-Nurja.jpg
Ines Nurja

Regjistrimi paraprak i bujqėsisė ka nxjerrė se nė Shqipėri ekzistojnė rreth 324 013 ferma, tė gjitha kėto nė ndara sipas qarqeve. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, nė njė konferencė pėr shtyp tha dje se tė dhėnat paraprake tė kėtij regjistrimi janė njė bazė e mirė qė do t’u shėrbejė politikave qė ndėrmerren nė vend pėr sektorin e bujqėsisė. “Rezultatet nga regjistrimi i bujqėsisė 2012 do tė luajnė njė rol vendimtar nė pėrcaktimin e ardhshėm tė: programeve tė fermave, transportin dhe marketingut tė produkteve bujqėsore, zhvillimit rural, praktikat e prodhimit, teknologjitė e reja tė bujqėsisė, si dhe programet e subvencionimit”, tha Nurja.
Fermat sipas qarqeve
Fieri ėshtė qarku qė ka mė shumė njėsi ekonomike bujqėsore. Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it rezulton qė ky qark tė ketė mbi 52 mijė ferma. I dyti renditet Elbasani, me mė shumė se 43 mijė njėsi, dhe e treta Tirana, me 41 mijė. E katėrta vjen Korēa, me mbi 33 mijė ferma. Nga 12 qarqet ku u shtri regjistrimi pėrgjatė disa muajve, rezulton qė qarku me numrin mė tė vogėl tė fermave ėshtė Kukėsi, me mė pak se 11 mijė ferma. Tė para pėr orientimin e tyre, ndarja bėhet nė tri kategori: njėsi ekonomike bujqėsore me blegtori, njėsi ekonomike bujqėsore me tokė bujqėsore, apo mikse, qė ėshtė ndarja e tretė. Nga totali prej 324 013 njėsish tė regjistruara, sipas tė dhėnave tė INSTAT, 228 596 janė njėsi me blegtori, qė pėrbėjnė 70.55 pėr qind tė totalit. Njėsi me tokė bujqėsore janė 323 258, apo 99.77 pėr qind e totalit, kurse njėsi mikse janė 228 471, apo 70.51 pėr qind e totalit. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, tha dje se nė vijim tė rezultateve paraprake do tė dalin edhe tė dhėna mė tė detajuara. “Regjistrimi siguron informacion tė hollėsishėm pėr tė gjitha njėsitė ekonomike bujqėsore. Qėllimi i Regjistrimit tė Pėrgjithshėm tė Bujqėsisė ėshtė krijimi i regjistrave tė veēantė pėr bimėt e arave, frutikulturėn, vreshtarinė, si dhe tė blegtorisė, sipas llojeve gjedhėve”, tha Nurja.


Njėsitė bujqėsore sipas qarqeve
Berat 21,499
Dibėr 19,981
Durrės 25,859
Elbasan 43,640
Fier 52,504
Gjirokastėr 9,768
Korēė 33,685
Kukės 10,638
Lezhė 17,196
Shkodėr 28,854
Tiranė 41,531
Vlorė 18,858
Panorama (http://www.panorama.com.al/2013/03/22/regjistrimi-i-bujqesise-ne-fshat-ka-324-mije-ferma/#comment-174438)

Tartanzan
March 29th, 2013, 01:24 PM
1-f8Xo8Axpo

Tartanzan
March 29th, 2013, 01:25 PM
XuD_-z3KF8M

JoniTTML
April 6th, 2013, 04:02 PM
Berisha: Subvencionim pėr mbrojtjen e ullirit

Kryeministri takim me fermerė e pėrpunues ulliri nė Vlorė
http://abcnews.al/uploads/M4T1.Still001_1.jpg

Kryeministri Berisha bashkėbisedoi nė Vlorė me fermerėt qė kryesisht kultivojnė mbjelljen e ullirit dhe prodhojnė vaj ulliri. Kreu i qeverisė tha se grantet pėr ta nė katėr vitet qė e ardhshme do tė trefishohen dhe pas projektit tė kombėtar tė mbjelljes sė ullirit do tė merren masa pėr mbrojtejen e tij. Kjo ishte edhe njė nga kėrkesat e fermerėve qė u takuan me kryeministrin nė qendrėn shtetėrore tė teknologjive nė Vlorė. Kryeministri ka premtuar sistemin e vaditjes, subvencionimin e fermerėve pėr njėsi prodhimi, dhe ndėrtimin e rrugėve qė lidhin fshatrat me njėra-tjetrėn.

Ky mund tė jetė bashkėbisedimi ku kryeministri Sali Berisha ka ndeshur mė shumė problematikė tek fermerėt, por dhe mė shumė urime.
Kanė krijuar disa mėnyra organizimi, pėr zhvillimin e krahinės sė tyre nė Vlorė, kanė bėrė dhe studime pėr tė cilat iu ankuan kryeministrit se nuk janė dėgjuar.

Projekti kombėtar i mbjelljes se ullirit pėr tė cilin grantet premtohen tė trefishiohen ka patur sukses, por tė papriturat qė kanė ndodhur duan pėrgjigje.

U ankuan dhe pėr njė konkurencė tė pandershme ndaj fidanėve vendas nga ato tė importit. Berisha e miratoi nevojėn e ndėrhyrjes, sepse tė djathtė kanė njė projekt tjetėr nga ai i tė majtėve.

Dikush foli nė emėr tė njė fashti demokrat. Me modesti kėrkoi tė dinte pėr rrugėn ende tė pandėrtuar.

Mesazh i ka dėrguar edhe njė tjetėr qytetar. Ka ardhur tė marrė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė.
Ky fermer kultivon 1 mijė hektar ulli. Ka udhėtuar pėr tė takuar kryeministrin, ka menduar edhe si ta kėnaqė.

E pėrfshijnė dhe pak nė politikė.

Mė pas duan fotografi dhe subvencionim pėr fabrikėn e ullirit. Garantojnė ulje drastikė tė ēmimit tė vajit.

Pėrgėzimet vijnė dhe nga investitorė italianė, ndihen mirė me sistemin e taksave.
Ėshtė momenti pėr t’i pėrshėndetur, ka nxėnė shumė prej tyre.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/29644

AlbanPOLIMI
April 10th, 2013, 03:54 PM
Mbledhje qeverie, pergjysmohet taksa per makinat, hiqet taksa per tokat bujqesore: (http://www.mapo.al/2013/04/10/mbledhje-qeverie-pergjysmohet-taksa-per-makinat-hiqet-taksa-per-tokat-bujqesore/)

Nė mbledhjen e sotme tė qeverisė ėshtė marė vendimi pėr heqjen e taksės pėr tokėn bujqėsore dhe pėrgjysmimin e taksave pėr makinat e pėrdorura. Kryeministri Sali Berisha kėrkoi nga ministri Bode tė shikohen problemet qė janė tė lidhura me TVSH e qė shqetėsojnė fermerėt. “Pėrjashtohet toka qė shitet pėr qėllime bujqėsore nga taksa 10%. Kjo bėhet nė mėnyrė qė tė hapet mundėsia e tregut tė tokės dhe ky tė jetė sa mė i lirė, bėhet nė pėrgjigje tė kėrkesės sė fermerėve tė cilėt janė tė vendosur tė zmadhojnė fermat e tyre, tė rrisin punėsimin”- tha Berisha.

Sipas tij, fermerėt kanė probleme tė lidhura me TVSH qė duhet tė marrin zgjidhje. “Zoti Bode duhet tė zgjidhet cėshtja e tyre, se ne u njohim 6% TVSH, ndėrkohė qė ata e shesin me 20%, ne do i zgjidhim gjithēka nė favor tė fermerėve”- tha ai. Nė mbedhje kryeministri Berisha sulmoi kryetarin e PS-sė Edi Rama pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve politikė. Ai theksoi se teoria e Ramės pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve, duke u bėrė proceset gjyqėsore, ėshtė zbatim i doktrinės sė etėrve tė tyre, qė nuk do tė ndodhė kurrė. “Rama tha se spaēi ka qenė njė pasuri e madhe, Spaēi ka qenė njė ferr. Pėr etėrit e Rames natyrisht qė ishte pasuri, por pėr ata qe e vuanin ishte njė ferr. Zoti Rama duhet ta dije se ka ligje ku vend, ky do tė rikthehet nė kohen e Ramiz Alisė, nuk mund tė rikthehet mė. Le tė vazhdojė edhe pak kohė kėto pėrēarje, se e vėrteta ėshtė se ora po afron, dita po afron, energjitė po e lėshojnė, kėto janė punėt e tij, unė ēėshtjet i kam me zgjedhėsit”- u shpreh Berisha. Po sotKryeministri uroi pėr nisjen e detyrės ministrant e rinj, Visar Zhiti, Halim Kosova dhe Florion Mima, pėrkatėsisht nė krye tė Ministrisė sė Kulturės, Shėndetėsisė dhe Ministrisė sė Ekonomisė.
http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2012/01/mapo_online1.gif

Tartanzan
April 11th, 2013, 11:11 AM
QNFP5yZcjGo

Nga minuti 0:53 shihet qe Ridvan Bode e kundershton Sali Berishes. Dmth. qe s'do qendroj me gjate ne qeveri si Minister i Financave :lol:

Tartanzan
April 15th, 2013, 01:41 PM
Thirrje e dytė pėr fermerėt, subvencione edhe pėr bizneset e reja
hlsCxbEG7mw

Tartanzan
April 25th, 2013, 02:18 PM
Bankat ofrojnė kredi pėr fermerėt, subvencioni nga grantet e BE
B55lQzCgt5U

JoniTTML
May 8th, 2013, 01:47 AM
Heqja e TVSH-sė pėr inputet bujqėsore. Fermerėt pėrfitues direktė

Rimbursimi pas dorėzimit tė faturės nė zyrat e Ministrisė sė Bujqėsisė

http://abcnews.al/uploads/sera%20domate.jpg

Nese per te blere keto fidane domateje ky fermer ka paguar 100 mije leke tashme atij do t'i kthehet mbrapsht 20 mije leke. Mjafton qe faturen ta dorezoje prane zyrave rajonale te Ministrise se Bujqesise.

Skema per zerimin e tatimit mbi vleren e shtuar ka ndryshuar. Ajo synon rimbursimin direkt te fermerit dhe jo heqjen e tij ne momentin e hyrjes ne dogane nga importuesi

Nga ky vendim perfitojne rreth 350 mije fermere.

Rimbursim te TVSH do perfitojne te gjithe fermeret qe blejne inpute bujqesore si plehra kimik ,fara, fidane, pajise per sera.

http://abcnews.al/lajme/kulture/4