View Full Version : Sistemi Arsimor | Educational System, Schools and Universities


shpirtkosova
June 9th, 2009, 10:44 PM
I have come up with the idea of posting images,articles and everything related to education and development in Kosovo and Albania.

Huti
June 10th, 2009, 08:49 PM
interesting topic :)

kosovania
August 2nd, 2009, 05:47 PM
seems to be doing well

shpirtkosova
August 10th, 2009, 03:52 PM
^^
Yes, this was started in the photography section, reason why it had no attention... Once a few contributions have been made, it should set off nicely.

Foolish Farmer
August 30th, 2009, 01:55 PM
Rreth arsimit tė pėrbashkuar

http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/14275/cache/fisnik.dobreci_shkolla_01-490x320.jpg


Njė popull, njė histori, njė kulturė, njė gjuhė, por tė shpėrndarė nė pesė shtete. Ideja pėr unifikimin e sistemit arsimor nė mbarė hapėsirat ku jetojnė shqiptarėt ėshtė riaktualizuar sėrish. Pėr herė tė parė, kjo edhe mund tė bėhet realitet. Pėr kėtė ekziston vullnet edhe nė Prishtinė, edhe nė Tiranė.

Nga Artan Behrami mė 30.08.2009 nė ora 8:24
Shumė shpejt personazhi i famshėm i Abetares, Petriti, pulat do t’i ushqejė gjithkund ku flitet shqip– Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni dhe nė Medvegjė dhe Bujanovc. Ideja e unifikimit tė sistemit arsimor, e filluar nė vitet ’90, ėshtė riaktualizuar pas 20 viteve. Ėndrra pėr tė pasur njė Abetare, njė histori dhe njė kulturė tė pėrbashkėt nė hapėsirat shqiptare mund tė bėhet shumė shpejt realitet. Nė tė beson ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj.

Por, jo vetėm ai. Njė vullnet i tillė ekziston edhe nė Tiranė. Debati pėr kėtė pritet tė fillojė menjėherė pasi tė konsolidohet qeveria e re nė Shqipėri. Ndėrsa, akademiku Mehmet Kraja thotė se kjo nismė ėshtė paksa e vonuar, por e vlerėson si tė domosdoshme. Ndėrsa, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci thotė se ėshtė pak e besueshme se sistemi arsimor mund tė unifikohet nė tė gjitha trojet shqiptare, ngase kėto troje ndodhen nė pesė shtete tė ndryshme qė kanė specifikat e veta.

Unifikimi i programeve dhe teksteve shkollore

“Kemi nevojė urgjente si popull qė t’i integrojmė dy segmente tė rėndėsishme tė jetės shoqėrore dhe kombėtare, kjo ėshtė kultura dhe arsimi”, vlerėson Kraja. Sipas tij, nuk ėshtė normale qė njė popull kaq i vogėl siē janė shqiptarėt, pavarėsisht qė jetojnė nė hapėsira tė ndryshme politikisht tė ndara, qė tė kenė sisteme kaq tė ndryshme tė arsimit.

Kraja shton se unifikimi i programeve dhe teksteve shkollore nuk ka tė bėjė fare me politikėn, por me pėrftimin e dijes nga gjeneratat e reja.
“Ne duhet tė krijojmė njė sistem unik tė arsimit. Nė rrethana tė tilla, do tė kemi tekste mė cilėsore, kjo mundėson qarkullimin e njerėzve, studimet nga njė universitet tjetėr...”, thekson ai. Pikėrisht ky ėshtė ndikimi qė shpreson ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, tė ketė pas unifikimit tė njė pjese tė sistemit arsimor. Cilėsia do tė rritet ndjeshėm, pas unifikimit, pėr kėtė ministri Hoxhaj ėshtė i bindur. Sipas tij, Kosova ėshtė shumė e interesuar qė debati pėr unifikimin e sistemit arsimor nė mbarė trojet shqiptare tė fillojė sa mė parė.

“Jemi shumė tė interesuar qė tė ketė njė debat tė mirėfilltė sa i pėrket unifikimit tė planprogrameve nė lėndė tė caktuara, qoftė lėndė qė i referohen identitetit, qoftė lėndė tė fushave tė tjera”, thotė ai. Hoxhaj shton se shumė shpejt, ekspertė nga Kosova, Shqipėria dhe vise tė tjera shqiptare do tė ulen pėr debatuar lidhur me formėn qė duhet tė ketė ky unifikim.

Ndėrsa, Pupovci vlerėson se me gjithė faktin se ka dallime nė mes tė sistemeve arsimore tė pesė shteteve ballkanike, ku mėsohet nė shqip, mundėsia e bashkėpunimit ekziston. ”Planprogramet nė disa lėndė mund tė pėrfarohen deri nė masėn kur krijohet mundėsia e shfrytėzimit tė teksteve mėsimore dhe doracakėve tė pėrbashkėt. Pastaj, nuk duhet harruar pėrmbajtjet elektronike nė gjuhėn shqipe qė janė mė se tė pakta dhe qė do tė mund tė zhvilloheshin ashtu qė tė mund tė pėrdoren nė mbarė hapėsirėn shqiptare”, thekson ai.

Sipas tij, metodat e mėsimdhėnies janė njė fushė tjetėr ku mund tė zhvillohet bashkėpunimi, ashtu qė tė hartohen programe unike pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve dhe materiale trajnimi.


http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/14275/C4/C15/

Foolish Farmer
August 30th, 2009, 01:58 PM
http://www.braingain-gov.net/advCms/img/sys/banner_09.jpg
http://www.braingain-gov.net/advCms/?id=5,0,0,1,a,82

kosovania
August 30th, 2009, 04:07 PM
http://www.kec-ks.org/Kosova%20Education%20Center/images/toplogo.jpg

www.kec-ks.org (www.kec-ks.org)

Huti
August 30th, 2009, 05:54 PM
Shikoni ket video:

http://www.youtube.com/watch?v=TctSMeIHoRI

Tartanzan
August 31st, 2009, 05:08 PM
@ Admin:

Ato diskutimet rreth gjuhes shqipe ne temen "ALBANIA: Rrugė dhe Autostrada - Roads and Highways" do ishte mire ti zhvendosnit knej.

Shqiptario
August 31st, 2009, 05:17 PM
Shikoni ket video:

http://www.youtube.com/watch?v=TctSMeIHoRI

Qenka bere goxha ndertese..thnx for sharing.

Huti
August 31st, 2009, 05:41 PM
indeed...you're welcome :)

hakz2007
March 3rd, 2010, 05:49 AM
Austria is the main partner for the new University of Prizren (http://www.newkosovareport.com/201003022162/Society/Austria-is-the-main-partner-for-the-new-University-of-Prizren.html)
Tuesday, 02 March 2010

http://www.newkosovareport.com/images/stories/Prizreni.png

The Republic of Kosovo minister of Education, Enver Hoxhaj and the Ambassador of Austria in Kosovo, Walter-Maria Stojan, agreed in Pristina that Austria will be the main partner for the founding of the University of Prizren in Kosovo.

Ministri Hoxhaj stated that the Republic of Austria will support the establishment of the University of Prizrenit through providing of consultancy, selection of professors, compiling of the University development plan, drafting interim statute, and identifying higher education institutions in Austria which will cooperate in the educational curricula for this university.


Austrian Ambassador Walter-Maria Stojan expressed readiness of Austria to create the framework for this university.

Minister Hoxhaj is confident that the University of Prizren will open its doors in October of this year and will offer students the possibility of studies in 15 new areas.

Kosovo Government has so far allocated a budget of €3 million for the initial work and preparations to open the University, while the Municipality of Prizren has provided a location for its construction.

rene1234
September 14th, 2011, 11:51 AM
EgZlb-MgTjY

rene1234
September 20th, 2011, 03:47 AM
Shqipėria dhe Kosova, nė 2012 me Abetare tė njėjtė


TIRANE- Shqipėria dhe Kosova mė nė fund duket se do tė kenė njė abetare tė njėjtė.

Kjo falė projektit tė Ministrisė sė Arsimit tė vendit tonė, e cila nė bashkėpunim me autoritetet kosovare tė arsimit do bėjė tė mundur aplikimin e njė programi, qė njehson tekstet qė pėrdoren nė nivelin e shkollave fillore tė tė dy vendeve.

“Janė ngritur grupet e pėrbashkėta tė punės, tė cilat sė shpejti fillojnė punėn pėr unifikimin e programeve mėsimore dhe tė teksteve shkollore. Hapi i parė do tė jetė realizimi i Abetares sė pėrbashkėt brenda vitit 2012”, - thekoi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Si fillim, ekpertėt do tė nisin punėn e tyre me pėrpilimin e njė Abetareje tė njėjtė, ndėrkohė qė gradualisht parashikohet se njė proces i tillė tė ndodhė edhe me tektet e tjera bazė.

Sipas Ministrisė sė Arsimit projekti i njė Abetareje tė pėrbashkėt qė do tė pėrdoret nė tė gjitha trevat shqipfolėse ėshtė shumė afėr realizmit.

Institucionet Arsimore nė Tiranė, Prishtinė e Shkup kanė njė marrėveshje kooperimi qė do tė shtrihet dhe pėr tekstet e lėndėve tė tjera nga sistemi shkollor fillor.

Sipas Ministrisė sė Arsimit, bashkėpunimi Shqipėri - Kosovė do tė shoqėrohet dhe me liberalizimin e pranimeve, qė do tė bėhen nė universitetet publike, pasi nga viti i ri akademik pranimi i tyre do tė jetė pa limit.
(e.m/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shqiperia-dhe-kosova-ne-2012-me-abetare-te-njejte-70333.html

Mr_Albalover
October 6th, 2011, 11:47 PM
IoSMbCRjMdU&feature=channel_video_title

Taulant
October 7th, 2011, 03:09 PM
Peja emėrohet qendėr Universitare

Kryetari i Komunės sė Pejės, Ministri i Arsimit,Rektori i Universitetit tė Prishtinės nė pranin e strukturave udhėheqėse tė FSHAB,profesorėve,intelektualėve tė shumtė dhe tė studentėve e shpallėn Pejėn qendėr Universitare duke e emėruar Universitetin e Pejės me emrin Haxhi Zeka.

Kryetari i Komunės sė Pejės, Ministri i Arsimit,Rektori i Universitetit tė Prishtinės nė pranin e strukturave udhėheqėse tė FSHAB,profesorėve,intelektualėve tė shumtė dhe tė studentėve e shpallėn Pejėn qendėr Universitare duke e emėruar Universitetin e Pejės me emrin Haxhi Zeka.

Nga 3 tetori i kėtij viti, Peja ėshtė qytetit universitar, duke u radhitur si qendrėr Universitare nė Kosovė,ditė kjo qė do tė jetė e shėnuar ne kalendarin e historisė pėr Pejėn,pėr rajonin dhe pėr Kosovėn. Tė hapėsh njė shkollė do tė thotė tė mbyllėsh njė burg, por tė hapėsh njė Universitet me siguri se ėshtė shumė mė tepėr pėr njė shoqėri dhe pėr njė vend”, ėshtė shprehur prof. dr. Ramė Buja, ministėr i Arsimit.

Ky tempull i dijes akademike qė po e shpallim ne sot, ka prejardhje nga Fakulteti i Shkencave tė Aplikuar tė Biznesit me traditė 50- vjeēare, i cili ėshtė kategorizuar nė nivelin mė tė lartė tė arsimit dhe dijes shkencore. Unė dua tė falėnderoi veteranėt e arsimit, akademikėt dhe qeveritarėt, tė cilėt realizuan ėndrrėn e Dukagjinit pėr njė universitet tė tij, merita i takon edhe Rektorit tė UP dr.Mujė Rugova dhe unė shfrytėzoj rastin ti falėnderoj tė gjithė dhe tė ju uroj shpalljen e Universitetit tė Pejės me emrin e patriotit tė kohės Haxhi Zeka tha ne fjalėn e rastit Ali Berisha kryetar i Pejės.

Ideja ka dalė pas luftės e kėndej, duke u pėrsėritur nėpėr zgjedhje lokale dhe si iniciativė me pėrkrahjen e tė gjithėve sot po bėhet realitet. Kjo ėshtė ditė historike qė nuk i takon vetėm Pejės, por tėrė rajonit, pėrfshirė edhe trevat shqiptare tė Malit tė Zi”, ėshtė shprehu rektori i UP dr.Mujė Rugova.

Nė kėtė Universitet nė themelim tani veprojnė dy fakultete: Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti Juridik me rreth 4 mijė studentė. Mė pas do tė vijojnė procedurat edhe pėr hapjen e drejtimeve tė reja sipas nevojave karakteristike tė Pejės , tė cilat do tė startojnė nė vitin e ardhshėm akademik.

http://kk.rks-gov.net/peje/News/Advertisement/Peja-emerohet-qender-Universitare.aspx

Ermir
October 23rd, 2011, 10:52 PM
Abetare e njėjtė pėr Shqipėrinė e Kosovėn


Tiranė, 23 tetor - Nxėnėsit e klasave tė para nė Shqipėri e Kosovė do ta mėsojnė gjuhėn shqipe me tė njėjtėn abetare. Vitin e ardhshėm shkollor, nė tė dyja shtetet do tė qarkullojnė tekste tė pėrbashkėta. Pak muaj pas nėnshkrimit tė marrėveshjes mes dy ministrave tė arsimit, do tė hapet konkursi pėr tekstin mė tė mirė. Gjithēka e bėjnė me dije specialistėt e MASH-it nė Tiranė. Sipas tyre, nė nėntor nis konkursi mes shtėpive botuese. “Autorėt e teksteve do tė jenė tė pėrbashkėt, edhe shtėpitė botuese gjithashtu. Ky do tė jetė libri i parė nė marrėveshjen qė do tė pasohet me libra tė tjerė. Kėtė libėr patjetėr do ta fusim nė muajin shtator tė vitit 2012, aq mė tepėr qė kombinon edhe me 100-vjetorin e lindjes sė shtetit shqiptar nė tė dyja vendet”, kanė sqaruar specialistėt e Ministrisė sė Arsimit. Sipas tyre, i vetmi kriter nė pėrzgjedhjen e shtėpisė botuese do tė jetė qė subjekti tė jetė shqiptaro-kosovar, shkruan gazeta Panorama.

Pas marrėveshjes sė nėnshkruar mes dy ministrive tė arsimit, ėshtė ngritur njė grup pune qė po punon pėr unifikimin e programeve mėsimore mes dy vendeve. Sipas marrėveshjes, ky proces nis me abetaren dhe do tė vazhdojė mė tej me tė gjitha tekstet shkollore”. Unifikimi i teksteve ėshtė njė proces i natyrshėm qė zbatohet me lehtėsi, pasi edhe vetė strukturimi edukativ publik nė tė dyja shtetet ka ngjashmėri. Atėherė njė standardizim sipas modelit evropian do tė ndihmonte tė gjithė ata nxėnės dhe prindėr tė tyre qė lėvizin nga Shqipėria nė Kosovė, ose anasjelltas”, thonė specialistėt.

Nė Shqipėri, krahas kėsaj abetareje, sipas reformės sė altertekstit, do tė ketė nė qarkullim edhe abetare tė autorėve tė tjerė, ndėrkohė qė nė Kosovė kjo do tė jetė e vetmja abetare pėr fėmijėt e klasave tė para. Ēmimi i tekstit tė abetares do tė vendoset nė bazė tė rregullores sė pėrcaktuar nga MASH. Pėrveē abetares, pritet qė vitin qė vjen tė operohet njėsoj edhe pėr 2 tekste tė tjera tė arsimit fillor. “Grupi i punės po merret me studimin e teksteve nė tė dyja vendet. Gjasat janė tė shumta qė dy tekstet e tjera tė unifikuara tė jenė gjuha shqipe dhe leximi letrar, por nuk ėshtė vendosur ende asgjė”, thonė specialistėt.

Projekti pėr hartimin e njė teksti abetareje tė pėrbashkėt qė tė pėrdoret nė tė gjitha trevat shqipfolėse, do tė vijojė tė zgjerohet vit pas viti. Kėtė kanė premtuar krerėt e arsimit pėr secilin nga shtetet.

http://koha.net/?page=1,13,74188

RolexAL
October 24th, 2011, 12:10 AM
^^
:master:

Tartanzan
October 26th, 2011, 05:09 PM
Abetare e njėjtė pėr Shqipėrinė e Kosovėn




http://koha.net/?page=1,13,74188

Ne kohen e sotme, kur ne Kosove gjuha standarde vihet ne pyetje, nder te tjera nga menyra se si u aprovua, besoj se do jete problematike realizimi i ketij projekti.

Ermir
October 26th, 2011, 07:58 PM
Ata qe vene ne pyetje standarten nuk jane ne pushtet po koqe si ti qe llapin ne internetz.

Tartanzan
October 28th, 2011, 05:42 PM
Ata qe vene ne pyetje standarten nuk jane ne pushtet po koqe si ti qe llapin ne internetz.

Shume nga pushtetaret ne Kosove, duke filluar nga kryeministri H. Thaci e deri te Ministri i Kultures M. Krasniqi nuk flasin gjuhen standarde.
Une nuk them qe eshte gje e keqe kjo, por vetem qe mund te ndryshoj qendrimi i Prishtines zyrtare.

Nolt
October 29th, 2011, 12:47 AM
Shume nga pushtetaret ne Kosove, duke filluar nga kryeministri H. Thaci e deri te Ministri i Kultures M. Krasniqi nuk flasin gjuhen standarde.
Une nuk them qe eshte gje e keqe kjo, por vetem qe mund te ndryshoj qendrimi i Prishtines zyrtare.

As presidenti Obama nuk e fol gjithmon "fjale per fjale", me rregulla gjuhen angleze sepse jemi te gjith njerz me gabime.

Me e rendesishme eshte qe te mesohet per t'u shkruar standardishtja.

Tartanzan e kjo? Topi, Topallit: Fol shqipen korrekte. Reagimi: Gjuhėn e Fishtės nuk e kupton Haxhi Qamili

Pse nuk the dhe shembulin e Jozefines? Mos ke ti ndonje superioritet mbi shqiptarve jashte kufirit? LOL (mos ke frig e kemi vrejtur moti)

k0ntir
October 29th, 2011, 03:16 AM
Lere lere se ai shoku e ka fjalen per ata te ministrise te INOVACIONIT. :)

rene1234
October 29th, 2011, 09:03 AM
Po ne kemi kryeministrin tone te nderuar Berishen qe as nuk lodhet me fol ne gjuhen zyrtare, po vetem ne dialekt

L1nk1g
October 31st, 2011, 01:12 AM
Po ne kemi kryeministrin tone te nderuar Berishen qe as nuk lodhet me fol ne gjuhen zyrtare, po vetem ne dialekt

Me nigjoni mue ju...:lol:

7t
November 6th, 2011, 09:58 PM
Karta e Studentit, mbyllet procesi i pėrgatitjes

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha nėnshkroi sot memorandumin e bashkpunimit me 5 rektorėt e Universiteteve publike tė Tiranės, me qėllim paisjen e studentėve me “Kartėn Bashkiake tė Studentit”.Pėrmes memorandumit Bashkia e Tiranės dhe Universitete bashkrendojnė punėn pėr pajisjen e studentėve me Kartėn Bashkiake tė Studentit duke ngritur grupe tė pėrbashkėta, shkėmbyer informacionin dhe monitoruar procesin.

Bashkia do tė sigurojė kushtet e nevojshme tė prodhimit dhe shpėrndarjes sė Kartės Bashkiake tė Studentit, ndersa Universitetet do tė sigurojė kushtet e nevojshme teknike pėr regjistrim tė studentėve pranė Sekretarive Mėsimore duke garantuar njė proces tė rregullt regjistrimi
Karta e studentit parashikon njė sėrė lehtėsirash nė pėrfitimin e mallrave dhe shėrbimeve, nga entet publike dhe private. Synimi ėshtė reduktimi i cmimeve, ose marrja e kėtyre shėrbimeve falas.

Karta e Studentit synon pėrmirėsimin e jetės ekonomike tė studentėve, uljen e kostos sė jetesės dhe formimit akademik, rritjen e aksesit nė njė kategori shėrbimesh me qėllim rritjen e cilėsisė sė jetės, krijimin e statusit tė studentit etj.Paisja me Kartėn e Studentit, ėshtė njė nga premtimet zgjedhore tė z.Basha, dhe mbyllja e procesit tė pėrgaditjes sė kartės, njė prioritet i 100 ditėve tė para tė Bashkisė sė drejtuar prej tij.

http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,4309

http://www.tirana.gov.al/common/images/karta_e_studentit_m_04-11-2011.jpg

Mr_Albalover
November 27th, 2011, 12:40 AM
Konkursi pėr Abetaren mbarėkombėtare

wZVPQmDQwjI&feature=channel_video_title

Tartanzan
December 15th, 2011, 09:20 PM
5VHlx4iDvTw

SADOSI
December 16th, 2011, 02:03 PM
Cfare pyetjesh te zakont, :lol:



1.Kam dėgjuar se nė universitetet private askush nuk mbetet nė klasė, tė gjithė marrin dhjeta dhe diplomėn nė fund...

Nė provimet e UET-it marrin rezultate pozitive studentėt qė lexojnė dhe angazhohen. Rigoroziteti i vlerėsimit merret pėrsipėr nga vetė pedagogu dhe verifikohet edhe nga bordi i universitetit. Natyrisht ka studentė qė nuk kalojnė. Por secili e meriton plotėsisht notėn e vet, cilado qoftė ajo. Kush nuk studion, nuk kalon. Mjafton tė shikosh statistikat tona.

2.Kam dėgjuar se pedagogėt e universitetit publik janė mė tė mirė se nė universitetet private? A ėshtė kjo e vėrtetė?

Nė universitetin publik deri tani njė pedagog paguhet rreth 3 euro pėr ēdo orė mėsimi. Nė UET njė pedagog paguhet rreth 10-15 herė mė tepėr. Bėjeni vetė llogarinė. Ku do tė ishte mė i interesuar tė punojė njė pedagog? Ku do tė jepte maksimumin?

Natyrisht edhe nė universitetin publik ka pedagogė tė mirė. Por UET-i ka shumė mė tepėr mundėsi pėr tė tėrhequr pedagogė cilėsorė sesa universiteti publik. Nė fakt, disa nga pedagogėt mė tė mirė tė universitetit publik japin mėsim edhe nė UET.

3.Unė e kam babin ministėr. A ndikon kjo pozitivisht nė vlerėsimin tim me notė?

Fatkeqėsisht jo. Studentėt nė UET trajtohen tė gjithė njėsoj. I vetmi kriter vlerėsimi ėshtė niveli i studimit.

4.Por unė kam paguar para. Si mund tė mbetem nė klasė?

Nė UET studentėt nuk paguajnė para pėr tė marrė nota, por pėr tė marrė dije dhe mbėshtetje profesionale pėr tė ardhmen e tyre. Ne garantojmė cilėsinė e mėsimdhėnies, ndėrsa nota mbetet rezultat i punės sė studentit.

5.Nėse do tė jem student i UET-it, kush do tė jenė pedagogėt e mi?

Pedagogėt e UET-it janė tė gjithė tė shkolluar nė universitetet perėndimore dhe me titujt shkencorė pėrkatės. Njė pjesė e tyre japin paralelisht mėsim nė universitetet mė tė mira evropiane. Shumica e tyre, pėrveē shkollimit perėndimor, zotėron edhe pėrvojė tė pasur profesionale nė fusha tė caktuara. Pėr lėndė tė veēanta UET angazhon edhe pedagogė tė huaj.


6.Kam dėgjuar se universitetet private nuk kanė mjedise tė bollshme. Dikush fliste pėr “dhomė e kuzhinė”...

Mesatarja e hapėsirės pėr ēdo student nė UET ėshtė rreth 7 herė mė e lartė se nė universitetin publik pėr tė njėjtin vėllim studentėsh. Ndėrtesa e re e UET-it ka mbi 4.000 m2 sipėrfaqe tė shfrytėzuar pėr mėsimdhėnien si dhe rreth 5.000 tė tjera tė pėrshtatura pėr mjedise pushime, kafe, restorant universitar, lulishte, madje edhe mjedise sportive.

7.A jepen bursa nė UET?

UET-i jep bursa, por pėr studentėt tė cilėt kanė dėshmuar vullnet dhe seriozitet maksimal brenda UET-it. Rezultatet e vitit tė parė shėrbejnė si test pėr dhėnien e bursave.

8.A njihet diploma e UET-it?

Natyrisht. UET-i ėshtė i licensuar nga Ministria e Arsimit me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Kjo e bėn diplomėn e UET-it njėsoj tė vlefshme si ēdo diplomė tjetėr universitare nė Evropė. Pėr ta bėrė diplomėn tonė sa mė tė vlefshme pėr studentėt qė do tė vazhdojnė studimet pasuniversitare jashtė vendit, ne kemi adoptuar sistemin e Bolonjės (3+2) si dhe kemi pėrshtatur lėndėt tona me lėndėt e universiteteve mė tė mira perėndimore.


9.A ka njė arsye tė veēantė pse duhet tė regjistrohem nė UET?

Jo, nuk ka njė arsye tė veēantė. Ka 101 tė tilla. Por nuk kemi kohė t’i pėrshkruajmė tė gjitha kėtu.

10.Njė shok i imi qė ėshtė student nė UET mė tha se student aty lodhem. Ēfarė shansesh kam unė si dembel nėse regjistrohem te ju?

Ėshtė e vėrtetė: ky nuk ėshtė universitet pėr dembelė. Njė student i zakonshėm nė UET duhet tė studiojė nė mėnyrė sistematike. Kjo ka vėshtirėsinė e vet, por gjėrat mė tė rėndėsishme janė gjithmonė mė tė vėshtira. Po tė ishin te lehta, do t’i kishin bėrė tė gjithė. Apo jo?

11.Unė dua tė bėhem i suksesshėm, por nuk dua tė lodhem duke studiuar. Si t’ia bėj?

Nė kėtė rast nuk je pėr tek ne. Mė mirė blej ndonjė diplomė falso dhe bėhu politikan.

12.Mua mė ze menjėherė gjumi nė orėt e mėsimit. Si do t’ia bėj nėse vij nė UET? Keni ndonjė ilaē special?

Duke patur parasysh cilėsinė e pedagogėve si dhe stilin e mėsimdhėnies standard nė UET ėshtė vėshtirė tė tė zerė gjumi. Nėse ia del mbanė na lajmėro.

Leksionet dhe seminaret organizohen nė mėnyrė komunikuese me studentin. Shpesh shqyrtimi i temave bėhet nė formėn e debateve mes studentėve, ndėrsa pedagogu shėrben si moderator dhe orientues. Studentėve u kėrkohet tė simulojnė edhe situata reale: p.sh. gjyqe, debate parlamentare, etj. Nganjėherė nė orėt e seminareve ftohen edhe personalitete tė hapėsirės publike (jo kėngėtarė e sportistė, natyrisht) si dhe ekspertė tė njė fushe tė caktuar.


13.Nė ēfarė mėnyrė organizohen lėndėt?

Nė ēdo lėndė studenti testohet vazhdimisht. Ai jep njė ose dy provime tė pjesshme gjatė lėndės, si dhe njė provim pėrfundimtar nė fund. Gjithashtu ai duhet tė pėrgatisė edhe njė ese (apo detyrė kursi) me orientimin e pedagogut.

14.Ēfarė veprimtarish tė tjera ofrohen nė UET?

Shumė tė tilla. Stafi i UET-it organizon shpesh seminare apo konferenca me tema tė ndryshme qė lidhen me mėsimdhėnien. Disa nga studentėt tanė dėrgohen edhe nė seminare jashtė Shqipėrisė, me shpenzime tė paguara nga organizatorėt. UET-i fton herė pas herė personalitete publike, profesorė tė huaj pėr leksione tė veēantė, etj. Natyrisht kėtė vit organizuam edhe njė udhėtim turistik nė Dubrovnik, njė nė Voskopojė dhe njė tjetėr nė Mal tė Zi.

15.Unė jam shumė i mirė pėr tė mėsuar pėrmendėsh dhe kam njė kujtesė tė paparė. Sa mė ndihmon kjo nė UET?
Fatkeqėsisht aspak. Pėrkundrazi tė prish punė, por kėtu do tė mėsohesh tė studiosh ndryshe. Mėsimi pėrmendėsh ėshtė vėrtetuar si plotėsisht i pavlefshėm nė UET. Ne besojmė te mendimi kritik dhe synojmė qė nė fund tė shkollės studenti tė jetė i aftė tė analizojė dhe tė mendojė nė mėnyrė tė pavarur duke lidhur dijet e marra nė shkollė me nevojat e tregut tė punės.

16.Unė e kam zakon tė vendos nė ēastin e fundit. A do tė ketė ende vende nė UET?

Regjistrimet nė UET bėhen sipas parimit tė mėposhtėm. Bordi ka caktuar njė kuotė studentėsh qė pranohen pa pėrzgjedhje tė veēantė. Pasi plotėsohet kjo kuotė, nga tė interesuarit e tjerė pėrzgjidhet njė numėr i caktuar shtesė mbi bazėn e kritereve tė zakonshme. Sa mė herėt, aq mė i sigurtė ėshtė regjistrimi.


Esht marre nga faqja e Universitetit Europiane Tirane (http://www.uet.edu.al/_en/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=172&Itemid=365)

Tartanzan
December 16th, 2011, 02:21 PM
3.Unė e kam babin ministėr. A ndikon kjo pozitivisht nė vlerėsimin tim me notė?

Fatkeqėsisht jo. Studentėt nė UET trajtohen tė gjithė njėsoj. I vetmi kriter vlerėsimi ėshtė niveli i studimit.

Pse fatkeqesisht?! Duhej te thote, fatmiresisht jo. :bash:

SADOSI
December 16th, 2011, 03:20 PM
11.Unė dua tė bėhem i suksesshėm, por nuk dua tė lodhem duke studiuar. Si t’ia bėj?

Nė kėtė rast nuk je pėr tek ne. Mė mirė blej ndonjė diplomė falso dhe bėhu politikan.

Kjo me duket me qesharak :D

Tartanzan
January 5th, 2012, 11:27 AM
yJ5J2nedyAI&feature=related

Nuk kuptoj, pse kjo gazetarja kerkon, qe nga Fondi i Ekscelences te perfitojne edhe shtetas te huaj nga Kosova dhe Maqedonia. Ata kane shtetin e tyre, qe mund ti mbeshtesi. Nese shteti shqiptar do mbeshteste shtetas te huaj do ishte sikur do hidhte para nga dritarja, dmth. para te shpenzuara kot. Fondi i Ekscelences financohet nga te ardhurat e buxhetit shqiptar dhe jepet per studente me nota mbi mesataren. Kusht per te marre nje mbeshtetje nga ky Fond eshte nder te tjera, qe pas perfundimit te studimeve studenti te kthehet ne Shqiperi per te kontribuar ne zhvillimin e vendit (brain gain). Nese tani do jepej mbeshtetje nje shtetasi kosovar apo maqedonas, aj shtetas nuk do vij ne Shqiperi por do shkoj ne vendlindjen e tij, Kosove apo Maqedoni. Dmth. do ishin para te shpenzuara kot.

OnTheFly
January 5th, 2012, 05:11 PM
Qenka bere goxha ndertese..thnx for sharing.

Pse nuk po i hiqet ketij anetari perjashtimi ! Zahere i paska idhnue shkiet. ^^

Per temen, Kosova ka gabue qe e ka pranue nje abetare me Shqiperine, kur na nuk kemi kurgja te perbashket me kete te folme. Ne na duhet gegnishtja ne abetare e jo toskenishtja se nuk mund te bahemi toske me zor.

Ermir
January 5th, 2012, 05:32 PM
^^Ai legeni tani mban nick-un RolexAl. :D

daalbo
February 12th, 2012, 04:40 PM
Artikull interesant, megjithese autori me shume do te ekspozoje universitetet e huaja qe akreditojne diploma pa kriter se sa te kapet me paaftesine e universiteteteve private ne Shqiperi.

http://www.nytimes.com/2012/02/13/world/europe/13iht-educlede13.html?pagewanted=1&_r=1

Ermir
February 15th, 2012, 04:11 PM
Berisha: Kinezishtja, gjuhė e dytė nė shkolla

Qeveria miraton sot ligjin e ri pėr arsimin parauniversitar, i hartuar mbi parimet mė tė avancuara tė OECD-sė.
“Nė vitet e shkuara, pati braktisje nga arsimi nga arsimtarėt dhe shkak pėr kėtė u bė paga. Por, rrogat e mėsuesve nė Shqipėri janė rritur dhe ne jemi ndėr vendet e pakta qė kemi rritur rrogat. Kjo ka ngjallur konkurrencėn dhe ka konsoliduar trupėn pedagogjike”, ka thėnė Berisha.

Ai i cilėsoi shqiptarėt poliglotė, ndėrsa kėrkoi qė kinezishtja tė flitet si gjuhė e dytė nė vend, sė bashku me spanjishten dhe gjermanishten.

“Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mėsimin e dy gjuhėve tė huaja. Ėshtė e domosdoshme qė nė sistemin tonė arsimor, nė pėrqindje tė caktuara, detyrimisht tė jetė gjuhė e dytė dhe mėsimi i gjuhės kineze”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/lajme/berisha-kinezishtja-gjuhe-e-dyte-ne-shkolla-78-7011.html

Si nuk e zuri nje plumb kete idiot.

Albinfo
February 15th, 2012, 09:31 PM
Berisha: Kinezishtja, gjuhė e dytė nė shkolla



http://www.telegrafi.com/lajme/berisha-kinezishtja-gjuhe-e-dyte-ne-shkolla-78-7011.html

Si nuk e zuri nje plumb kete idiot.

Nuk eshte keq. Kina eshte ne zhvillim dhe nashta do ta arrijn ShBA'n

SADOSI
February 16th, 2012, 01:56 AM
Judging by all the petrodollar loans, the liberalization of middle-eastern economies and deepening relationships, it would have made more sense to put learning some basic Arabian as a higher priority than Chinese. But then again, i guess a local imam would do as a translator/interpretor as well which could explain the logic behind learning Chinese..if there is any logic at all.

rene1234
February 16th, 2012, 02:02 AM
Judging by all the petrodollar loans, the liberalization of middle-eastern economies and deepening relationships, it would have made more sense to put learning some basic Arabian as a higher priority than Chinese. But then again, i guess a local imam would do as a translator/interpretor as well which could explain the logic behind learning Chinese..if there is any logic at all.

Si gjithmone keto jane thjesht deklaratat e rradhes qesharake te Berishes, per te terhequr vemendjen nga problemet aktuale ne vend:bash:

Mr_Albalover
March 31st, 2012, 09:22 AM
Shkollat profesionale, 80% e nxėnėsve tė punėsuar

“80 pėr qind e nxėnėsve qė kanė mbaruar shkollat profesionale nė Shqipėri janė tė punėsuar”. Kėshtu ka deklaruar Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj sipas tė cilit nė arsimin profesional po investohet nė ndėrtimin e 7 shkollave tė reja dhe tė rinjtė po nxiten nėpėrmjet bursave tė studimit.
Kėto deklarata, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i bėri gjatė fjalės sė tij nė panairin ndėrkombėtar tė firmave ushtrimore tė shkollave ekonomike zhvilluar nė Tiranė ku ishte i pranishėm edhe ambasadori austriak, Florian Rauning.
Nė panair, marrin pjesė 60 firma ushtrimore shqiptare dhe pėr herė tė parė edhe firma nga Maqedonia, Mali i Zi. Kėto firma nuk i pėrkasin vetėm shkollave ekonomike, por edhe atyre tė hoteleri Turizmit, profesionale dhe Agrobiznesit, gjithashtu jo vetėm shkollave publike, por edhe atyre jopublike.

TvKlan

Mr_Albalover
April 12th, 2012, 09:28 PM
Bashkėpunimi Shqiptaro-Austiak, nėnshkruhet protokolli pėr arsimin, kulturėn dhe shkencėn

Nė Ministrinė e Kulturės, u nėnshkrua Protokolli i Bashkėpunimit Shqiptaro-Austiak nė fushat e Arsimit, Kulturės dhe Shkencės pėr vitet 2012- 2015.

Kryetari i delegacionit austriak, Z. Hans-Martin Ėindisch- Gratz pas falenderimeve tė rastit tha se kjo marrėveshje ėshtė njė hap mė shumė nė konsolidimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve tona. Delegacioni austriak u prit edhe nga Ministri i Kulturės, Z. Aldo Bumēi. Nė takim u fol pėr bashkėpunimin e deritanishėm mes dy vendeve si dhe forcimin e tyre nė tė ardhmen. Tė dyja palėt ranė dakord pėr aktivitete kulturoro-artistike tė pėrbashkėta, kryesisht pėr promovimin e artistėve tė rinj, intensifikimi i bashkėpunimit me Muzeun Kombėtar tė Arteve tė Austrisė si dhe shkėmbimeve tė eksperiencave dhe ekspertėve tė tė dyja vendeve nė fushėn e muzeve.

Tė dyja palėt kanė rėnė dakord tė bashkėpunojnė nė fushėn e ruajtjes, mbrojtjes, menaxhimit dhe promovimit tė trashėgimisė kulturore shpirtėrore, si dhe tė shkėmbejnė eksperiencat mė tė mira nė kėtė fushė.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23479

JoniTTML
April 15th, 2012, 05:02 PM
Tafaj inspekton punimet nė gjimnazin e Peshkopisė

http://www.tvklan.al/uploads/TAFAJ%20PESHKOPI.jpg

Vitin e ardhshėm shkollor gjimnazistėt e Peshkopisė do tė zhvillojnė mėsim nė njė godinė tė re. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, deputeti i zonės Sherefedin Shehu dhe drejtues lokalė tė Prefekturės, Bashkisė dhe Qarkut Dibėr kanė inspektuar punimet pėr ndėrtimin e gjimnazit tė ri, tė cilat sipas Ministrit Tafaj po ecin me ritme tė shpejta.
Shkolla me kapacitet 1100 nxėnės financohet 40% nga buxheti i shtetit dhe 60 % nga banka boterore. Vlera e kėtij investimi ėshtė 1,6 milionė $.
Nevoja pėr njė gjimnaz tė ri lindi, pasi ambjentet e ndėrtesės ekzistuese iu dhanė filialit tė Universitetit tė Durrėsit tė hapur para dy vitesh nė qytetin e Peshkopisė ku akualisht numri i studenteve i kalon 1700.
Ministri i Arsimit Tafaj tha se dibranėt me shtimin e numrit tė studentėve dhe plotėsimin e disa kritereve tė tjera filiali mund tė aplikojė pėr statusin e njė Universiteti mė vete.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23551

JoniTTML
April 16th, 2012, 06:17 PM
nQRn1XrNsws

JoniTTML
April 20th, 2012, 01:46 AM
Mėsuesit mė 21 prill do t’i nėnshtrohen provimit

http://www.tvklan.al/uploads/mesues1.jpg

3143 mėsues nga i gjithė vendi kanė kaluar fazen e parė tė kualifikimit dhe mė datė 21 prill do t’i nėnshtrohen provimit, rezultati i tė cilit do tė vendosė nėse paga e tyre do tė pėsojė rritje apo jo. Veē ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me formimin profesional, pėr herė tė parė nė test janė pėrfshirė edhe pyetje qė kanė tė bėjnė me drejtshkrimin e gjuhės shqipe dhe komunikimin me nxėnėsin.

Mėsuesit qė kalojnė testin do tė pėsojnė rritje page, e cila varion nga 5 deri nė 20% nė bazė tė kategorisė ku bėjnė pjesė.

Instituti i Zhvillimit tė Arsimit ka hartuar 38 lloje tė ndryshme testesh. Administratorėt qė do tė mbikėqyrin procesin janė pėrzgjedhur, ndėrkohė qė edhe 11 shkollat e kryeqyretit ku do tė zhvillohet provimi janė bėrė gati.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23652

Tartanzan
April 29th, 2012, 09:19 PM
q8ptNgi2eU8&feature=relmfu

doctorx
May 7th, 2012, 08:01 PM
Mustafa Nano - Sipas tė pėrditshmeve tona tė dy ditėve mė parė, prokurorėt kanė bėrė me dije se nė lidhje me scoop-in e diplomave tė marra nė Universitetin Kristal tė Tiranės nga shtetasit italianė Renzo Bossi e Pierangelo Moscogiuri “ėshtė vendosur tė fillojė njė proces verifikimi pėr elementet e veprės penale, pra nėse ka shkelje tė ligjit”.

Pritej kjo ndėrhyrje e prokurorėve dhe duhet thėnė se, nė ndryshim nga herė tė tjera, ndėrhyrja ka ardhur shpejt, gjė qė do tė thotė se prokurorėt ose kanė tė njėjtin shqetėsim me qytetarėt e me opinionin publik (ka pasur reagime tė shumta pas kėsaj qė u raportua me burim median italiane), ose nxiten e vihen me pahir nė presion nga ky shqetėsim publik.

Ngjarja, nė fakt, ėshtė nga ato qė mund tė ndriēohet nė harkun e pak ditėve, dhe prokuroria, nėse e ka seriozisht kėtė punė, duhet tė bėjė pikėrisht kėtė gjė: t’i thotė publikut shpejt e shpejt se si janė punėt. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė hetim tė ndonjė vepre penale tė rrethuar nga misteri, me prova qė s’gjenden dhe me tė dyshuar qė kanė njė seri alibish; jo, bėhet fjalė pėr – siē e thonė dhe vetė ata – njė proces verifikimi tė disa fakteve qė janė publikuar dhe njė proces ballafaqimi tė kėtyre fakteve me njė numėr deklaratash qė janė bėrė. Ne e dimė tanimė qė ekzistojnė dy diploma tė marra nė Universitetin Kristal nga Renzo Bossi dhe Pierangelo Moscogiuri, dhe nuk duhet ndonjė mundim i madh pėr tė verifikuar nėse kėto diploma janė tė rreme, d.m.th tė falsifikuara nga zotėruesit e tyre, apo janė njėmend tė lėshuara nga Universiteti Kristal. Njė oficeri tė policisė gjyqėsore do t’i duhet tė harxhojė jo mė shumė se njė gjysmė ore nė sekretarinė e kėtij universiteti pėr tė marrė vesh, nėse ato dy diploma janė autentike, d.m.th me firmėn e me vulėn e drejtuesve tė Kristalit. Nėse diplomat janė tė rreme, atėherė procesi i verifikimit nuk ka arsye tė vijojė (ėshtė punė e italianėve). Nėse nuk janė tė rreme, do duhet tė vijohet me verifikime tė tjera, tė cilat janė po kaq tė kollajta e tė cilat do duhet t’i japin pėrgjigje pyetjes: si janė dhėnė kėto diploma?

Sipas informacionit qė erdhi nga Italia e qė u raportua zellshėm nga mediat e kėtushme, rezulton qė dy italianėt kanė marrė “tre vite akademike nė njė vit kalendarik”, gjė qė pėrbėn shkelje ligji. Dhe ky ėshtė gjithashtu njė proces i kollajtė verifikimi. Shihet data e regjistrimit tė tyre nė kėtė universitet, dhe kaq. E duke qenė se dy “studentėt” italianė kanė dhėnė njė numėr tė konsiderueshėm provimesh, i bie qė ata ta kenė vizituar me dhjetėra herė Shqipėrinė. Do tė ishte mjaft njė kontroll i thjeshtė i regjistrave tė pikave doganore, qė na lidhin me Italinė.

Pėrveē kėsaj, nė mes tė kėsaj zhurme qė u provokua nga ky lajm bombastik, kemi pasur njė numėr deklaratash, konfirmimesh e pėrgėnjeshtrimesh. Shtypi ka njoftuar pėr njė reagim nė emėr tė universitetit, ku thuhet se “shtetasi italian Pierangelo Moscogiuri ėshtė regjistruar nė bazė tė dokumentacionit tė paraqitur nė administratėn e Universitetit nė vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė; [ndėrsa] shtetasi italian Renzo Bossi ėshtė regjistruar nė bazė tė dokumentacionit tė paraqitur nė administratėn e Universitetit nė vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė”. Kjo ėshtė njė deklaratė me shkrim e shpėrndarė pėr gazetarėt, qė do duhej ballafaquar me tė dhėnat qė pėrmbajnė regjistrat dhe arkivat e Universitetit Kristal. Nėse ky pretendim ėshtė i saktė, atėherė i bie qė Renzo Bossi tė jetė regjistruar pa njė dėftesė mature, tė cilėn ai e ka marrė nė vitin 2009, ose me njė dėftesė tė rreme mature (ky fakt i fundit do ta shfajėsonte Kristalin tonė).

Por deklaratat nuk mbarojnė kėtu. Ėshtė intervistuar ish-rektori i Universitetit Kristal, Marenglen Spiro, firmėn e tė cilit mbajnė diplomat nė fjalė. Dhe ky thotė qartė e prerė, se “nė menaxhim biznesi nuk mban mend tė ketė pasur student djalin e ish-drejtuesit tė Partisė Lega Nord, Umberto Bossi”. Ai thotė gjithashtu nė tė njėjtėn intervistė, se nuk kujton tė ketė pasur studentė italianė tė regjistruar nė universitetin qė drejtonte. Pėrveē tij, ka dhėnė deklarata dhe Olsi Baze, drejtor i njė departamenti nė po kėtė universitet. Njė tjetėr zė, ai i Marsel Kalemit, profesor tek Kristali, i intervistuar nga njė radio italiane (Radio Capital), ka bėrė deklaratėn se “nuk mban mend tė ketė pasur njė student tė tillė, dhe se diploma nuk mund tė merret pėr njė vit”. Dje na ėshtė shfaqur njė farė Arben Dybeli, koordinator pėrfaqėsues i Universitetit Kristal pėr Italinė (ka Universiteti i Cambridge-it koordinatorė tė tillė?), qė ka njė zyrė nė Bergamo mė tė vogėl se 15 katrorė, dhe ai flet pėr 25 mijė studentė tė Kristalit (!!!). Sipas “shqiptares.com”, zėra nga ambasada italiane kanė thėnė se “nuk u rezulton qė Renzo Bossi tė ketė vizituar Shqipėrinė gjatė viteve tė fundit”. Nėse ai do tė kishte vėnė kėmbė nė vendin e shqipeve pas marsit tė vitit 2010, ambasada do duhej ta dinte, pasi Renzo Bossi ka qenė anėtar i kėshillit tė rajonit tė Lombardisė. Ėshtė po kjo e pėrditshme qė nė numrin e djeshėm flet pėr njė organizim tė tipit mafioz tė shitblerjes sė diplomave, me qendėr nė Itali e me pėrfshirjen e disa universiteteve nė Tiranė, Prishtinė, Kiev, etj.

Nė gjithė kėtė histori tė shoqėruar me kėto thėnie e kundėrthėnie, prova e dėshmira, bie erė skandali. Kuptohet, ėshtė skandal nėse provohet se diploma tė tilla janė dhėnė jashtė tė gjitha rregullave e ligjeve tona, e nė kėmbim tė parave tė paguara nėn dorė. E pėr t’u provuar kjo gjė, prokurorėve u duhet tė bėjnė kėtė proces verifikimi qė rezulton i thjeshtė. Njerėzit e Ina Ramės mund tė marrin gjithė kohėn qė u duhet pėr t’u bindur vetė (ishte problem krejt i stisur ai qė ngrinte “Panorama”, kur fliste pėr njė konflikt interesi, pasi dy prokurorė shqiptarė qė s’janė pjesė e grupit tė hetimit janė nė tė njėjtėn kohė dhe pedagogė tė jashtėm tė Kristalit; e pastaj?), e pėr t’na bėrė me dije neve, se nė kėtė mes ka elementė tė njė vepre penale, por nga ana tjetėr nuk do bėnin keq tė linin tė rridhte ndonjė informacion pėr median nga dosja ‘kristal-leaks’ qė po mbushet me shpejtėsi.

"Nėse e gjitha kjo ėshtė njė rrenė e madhe e prodhuar jashtė Shqipėrisė, atėherė do ish mirė t’i hiqej kjo njollė e pamerituar botės universitare shqiptare (universitetet e Tiranės janė tė parat qė duhet tė jenė tė interesuara pėr ta ndriēuar kėtė ngjarje, qė komprometon fort imazhin e tyre). Nėse nuk ėshtė rrenė, atėherė duhet tė ndalemi seriozisht nė kėtė histori. Duke filluar nga pyetja: Si ka mundėsi qė asnjė agjenci e institucion shqiptar nuk ka rėnė nė gjurmė tė kėtyre praktikave tė shitjes e tė blerjes sė diplomave?"

JoniTTML
May 10th, 2012, 11:46 PM
A4vGUpGtK4I

JoniTTML
May 11th, 2012, 04:15 PM
uFhHGau87vQ

rene1234
May 17th, 2012, 02:21 AM
zCi4PBgCGT4

SADOSI
May 17th, 2012, 11:16 AM
Gjynah per ato nxenesit e mire qe kan ndjekur me te vertet mesimin tek Kristalli, se askush nuk ju beson ma.

rene1234
May 17th, 2012, 11:18 AM
^^
Kristali nuk eshte shkolle , eshte biznes..edhe nqs ka ndonje nxenes te mire se besoj se meritat t'i kete shkolla per kete..e vertete ama se jo te gjitha shkollat private jane si Kristali, psh ne kroniken me siper shkolla "Zoja e Keshillit te Mire" ka dal me perqindjen me te mire te kalueshmerise se testit, me mire se dhe shkolla shteterore biles

SADOSI
May 17th, 2012, 12:19 PM
Presim athere ti ndodhe Kristalit si cdo biznesit tjeter kur nuk ju sherbyen klienteve mire -te falimentoje.

rene1234
May 17th, 2012, 01:34 PM
Fjalimet e Sales para femijeve :crazy:

5ohI8-_G53k#!

JoniTTML
May 18th, 2012, 05:10 PM
FfEs9W1VsH8

SADOSI
May 18th, 2012, 11:51 PM
I disagree with the idea of having 2 foreign languages, english is enough. I'd leave a second foreign language as a non-mandatory subject for students who desire it instead of biology or psychology or whatever else is offered.

Countries which have adopted 2 second languages have had lackluster experiences with it. Having a second foreign language as a mandatory course happens to take attention away from more practical and important subjects like higher level math and physics.

JoniTTML
May 20th, 2012, 11:33 PM
m62dGSpzoTU

JoniTTML
May 22nd, 2012, 10:32 PM
dMEXrq8ovLE

Tartanzan
May 23rd, 2012, 05:01 PM
h5f9WEPdY2g&feature=plcp

Huti
May 23rd, 2012, 10:30 PM
universiteti "Pordha"

Zwanse
May 24th, 2012, 12:05 AM
shtet muti, me kete skadal duhet te futen 10 veta ne burg, e di cdo me thene t leshosh diplome fallso? Kta e pezullojne, vitin tjeter ndrron emrin, "Qelibari" dhe e merr prap licensen.

JoniTTML
May 24th, 2012, 01:16 AM
pVxMCYCUjVM

Edi_H
May 24th, 2012, 02:28 PM
:doh:
FHR73NI9U7Y
Hajde biznes hajde.

Tartanzan
May 29th, 2012, 03:23 PM
mPkIR2af7N0&feature=plcp

C'thote gazetarja? "Ne Shqiperi numerohen 40 institucione te arsimit te larte dhe 3 institucione me statusin e universitetit"? Per cfare universitetesh behet fjale ketu, per publike apo private apo per te dy? Le ti numerojme nje here vetem ato universitete publike: Universiteti i Tiranes, Universiteti Politeknik Tirane, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Universiteti i Sporteve Tirane, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder, Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Universiteti “ Fan S. Noli” Korce, Universiteti “Ismail Qemali” Vlore, Universiteti “Eqrem Ēabej” Gjirokaster, Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres. Dmth. mua me dalin 10 universitete publike.

JoniTTML
June 2nd, 2012, 02:06 AM
2eMgPyeaQQ4

AlbanPOLIMI
June 4th, 2012, 02:56 PM
Maturantėt nė protestė, kontestojnė provimin.

“Nė test pyetje qė s’u trajtuan gjatė viteve tė shkollės”
04 qershor 2012 13:13

Maturantė nga gjimnaze tė ndryshme tė Tiranės kanė protestuar pėrpara Ministrisė sė Arsimit pėr mėnyrėn e hartimit tė provimit tė parė tė maturės shtetėrore atė tė gjuhės shqipe dhe letėrsisė konkretisht pėrfshirjen nė test tė poezisė “Albatros” tė simbolistit Bodler e cila ka njė numėr tė konsiderueshėm pikėsh megjithėse nuk ėshtė shqyrtuar asnjėherė gjatė viteve tė shkollės.
Pavarėsisht se pėrgjigja e dhėnė nuk ėshtė ekzaktėsisht ashtu siē parashikohet nė ēelėsin e publikuar nga Ministria por ėshtė brenda kontekstit ajo do tė merret parasysh nga grupi i vlerėsuesve tė testit. Garancinė se maturantėt nuk do tė penalizohen pėr kėtė ēėshtje e dha Drejtori i Arsimit parauniversitar,Fatmir Vejsiu.
Vlerėsimi i provimeve tė maturės do tė bėhet nė gjashtė qendra nė qytete tė ndryshme nga katėr korrigjues tė ndryshėm. Maturantėt mund tė kėrkojnė njė fotokopje tė testit por nuk mund tė ankimojnė vlerėsimin e tij.

MASH eshte instituti me lolo i gjithe Republikes se Shqiperise. Kam pershtypjen se edhe Instituti i Monumenteve te Kultures, qe eshte nje institut xhol eshte me efektiv.

Une kam qene maturant para vetem 4 vitesh e mund t'i konfirmoj te gjitha ēeshtjet qe kane shtruar sivjet. Une personalisht ne provimin e matematikes kisha mare 5.7 . Bera kerkese per te pasur fotokopjen e provimit, beri korigjimin drejtoresha e shkolles, gjeti pa fund gabime ne korrigjim, shkova te sekretarja per te kerkuar te bej kerkese ne MASH per rishikimin e provimit, me tha tekstualisht:

- Car rishikimi do ti, MASH e ka shpallur qe nota nuk mund te kontestohet.
- Me fal po atehere per ēfare e mora tezen une?!
- E more qe ta ēosh te drejtoresha qe eshte zyshe matematike, e te te mbushi mendjen qe e ke bere gabim.
- Mir e ke ti, po drejtoresha me mbushi mendjen qe korrigjimi ka qene gabim.
- Epo s'ke ē'i ben, s'do merret MASH me provimin tend tani o ēun, iku ajo.

............nuk te vjen te ikesh t'i vesh bomben brenda ne ministri e t'i hedhesh ne ere gjithe te diplomuarit e Kristalit atje brenda, mundesisht edhe nje tek sekretarja e shkolles e ta vrasesh me byrek ne dore.......... :doh:

doctorx
June 4th, 2012, 03:00 PM
^^ Ti se ke idene se ca lemshi e kane bere tani ata. Me shpjegoi nje njeriu im nga tre here nje skeme me pune kreditesh e koeficientesh a dicka e tille se lidha dot fare.

AlbanPOLIMI
June 4th, 2012, 03:38 PM
Nuk eshte bere sot, eshte bere ne 2005-en. E kam pasur edhe une te shkruar diku, nese e gjej si info. po e postoj per kuriozitet. Sistemi eshte adaptuar ne baze te sistemit grek, e nese ne princip mund te kete nje fare sensi, ne zbatim eshte i kalbur qe ne rrenje.

Per t'a permbledhur me dy fjale funksionimin:

- Formula parashikon: 1*mesataren e notave te gjimnazit, 2*koef. e shkolles kundrejt deges universitare, 3*notat ne provimet e matures, 4*notat/koef. e provimeve me zgjedhje kundrejt deges universitare.

- Ku qendron pjesa e kalbur: per te bere diferencimin mes gjimnazeve elitare te Tiranes dhe gjimnazit te Baldushkut eshte vendosur nje koef. shkolle i cili shkon nga 1 - 1,4 . Ne parim shume bukur. Ne praktike, nje nxenes i nje fshati te Beratit, ku 100 banore jane gjithsej e te gjithe jane kushuri me njeri-tjetrin, ka xhajen drejtor e nusen e xhajes mesuese pergjegjese ne provimet e shtetit (pasi nga fshatrat nuk i ka levizur njeri per te kryer provimet), mund te jete edhe drru me pre e gjts ne fund te vitit gjendet me Mesataren 9< , provimet e matures 9< , provimet me zgjedhje 9< , e ty te rrofte ai koef. 0,1-0,2 me i larte, pasi as qe ke shanse te konkurosh me pike me keta.

- Prandaj gjendja ne terren eshte, gjithe UPT , Universiteti Ekonomik etj,etj me studente nga Berati, Fieri, Lushnja, Barjam Curri etj, etj, dhe studentet nga Tirona jane ose jashte shtetit, ose ne deget me profil te ulet (Mekatronike, Gjeo-Informatike e ca nonsense pa lidhje), ose ke UFO e Kristali, madje ka arritur puna deri aty sa ka nje numer qe nuk ta merr mendja studentesh nga Tirona ne Universitetin "Aleksander Moisiu" te Durresit apo ate te Elbasanit.

RROFTE MERITOKRACIA me pak fjale!!!!!!!

(p.s. studentet e huaj, perfshire ata nga Kosova apo Maqedonia, qe ne vitet 90 perbenin nje numer te konsiderueshem ne universitetet shqiptare, nese duan te konkurojne sot duhet patjeter te humbasin nje vit shkollor per t'u futur ne kuotat e pranimit, pasi MASH-it i perton b* te percaktoje nje kuote ēfaredo qofte edhe simbolike studentesh qe mund te futen ne nje moment te dyte, apo te behet unifikimi i provimeve te matures dhe zgjerimi i hartes akademike mbare-shqiptare)

doctorx
June 4th, 2012, 03:57 PM
Plus qe dhe me keto librat e altertekstit kam degjuar se ka pasur probleme. Ne fakt se kuptoj se si per te mare nje diplome te njejte per tere gjimazet, ndiqen programe te ndryshme sepse ata perdorin libra te ndryshem. Asnjehere se kam kuptuar pse duhen 5,6 gjuhe-letersira, 7 biologjira etj.

JoniTTML
June 14th, 2012, 03:00 AM
xriczd

JoniTTML
June 19th, 2012, 03:50 AM
xrlnb6

JoniTTML
June 22nd, 2012, 04:14 AM
xrobaj

Mr_Albalover
July 16th, 2012, 09:31 PM
Pershendetje djema! Nje njeriu im eshte vene ne kerkim te nje universiteti neper shtete te ndryshme te kontinentit dhe ka perzgjedhur disa prej tyre. Dega e preferuar eshte ekonomiku ose edhe menaxhim-administrim biznesesh dhe nje nder universitetet te mundshem eshte edhe University of New York Tirana. A di dikush te me pergjigjet ne lidhje me disa pyetje ?

1.Pare se pari po me interesojne me teper informacione rreth rendesise se dipllomave qe perfitohen ne kete universitet - pra , njihen ne arenen nderkombetare ?

2. Mesimet/kurset jepen ne Shqip apo Anglisht ?

Ne qoft se ndonjeheri ka pas studiuar vete tek ky universiteti ose ka pas patur njerez te tij ne te, cdo informacion me me shume hollesi ne lidhje me strukturen dhe funksionalitetin e universitetit(kolegjit) eshte i mireseardhur :)

Zwanse
July 16th, 2012, 11:54 PM
ky universitet i new yorkut, ne rradhe te pare ska lidhje fare ne univ e new york apo me ndonje univ. te ngjashem amerikan, eshte thjesht nje shtese qe e kane vene per tu dukur me mire, bile para nje muaji me duket se ka pasur ankes nga nje perfaqsues amerikan qe ta heqin new york sepse mashtron publikut.

e dyta, si univ. i mire dhe me standarte, eshte EPOKA.

Mr_Albalover
July 17th, 2012, 10:10 AM
Zwanse, pare se pari rrofsh per infot. Sa per universitetet meqenese me vajzen jemi shume te afert thashe ta ndihmoje ne lidhje me shkollen qe do te zgjedhe dhe meqenese ne Greqi ekziston nje dege e UNY (e ngjajshme si ne Tirane) dhe ketu mbahet me emer te mire thashe te shikonte njehere edhe UNYT meqenese te studiosh ne Tirane eshte me e lehte nga aspekti ekonomik ne krahasim me Athinen apo Londren.

Mirepo kjo s'do te thote qe zgjidhja eshte perfundimtare , aktualisht duhet te gjendet nje balance midis cilesise dhe tarifat te universitetit. Kerkova pak rreth universitetit EPOKA qe me sygjerove dhe qenka shpallur nr1 ne Shqiperi si dhe duket mjaft serioz.

Sidoqofte, EPOKA po m'duket nje alternative interesante dhe Flm per sygjerimin.

Zwanse
July 17th, 2012, 02:59 PM
epoka eshte vazhdimesi e kolegjeve turke ne Shqiperi, esht me te vertete univ. shume shume serioz, me staf profesioniste te huaj shumica + shqiptar, me infrastrukture, mesimet behen anglisht te gjitha, dmth univ. me plote kuptimin e fjales. Ne mos gaboj se bashku me nje univ tjeter privat, jane te vetmet univ. te akredituar nga ministria e arsimit. Kampusin e kane afer Rinasit, studentet i marrin me autobus qe nga qyteti.

UNY albania, se pari eshte shume shtrenjte per ate cka ofron, e dyta s'ka kampus pervecse nje ndertese te shemtuar te komuna e parisit, si dhe sic ta thash ska lidhje me new yorkun, eshte emer qe e kane vene kot. para nja nje muaji bile i kerkoi nje perfaqesues amerikan qe te heqin emrin se mashtrojne publikun.

gjithsesi ne fund, shko te te dy dhe shikoji vet kush ta mbush syrin. me univ. te tjera (private) mos u ngaterro.

AlbanPOLIMI
July 17th, 2012, 04:40 PM
UNYT lindi si instituti i pare i studimeve te larta ne Shqiperi, me nisme te Gramoz Pashkos. Pasi u akreditua nga MASH u nis nje program partnership me "Empire State College - New York" per programin Bachelor ne Ekonomi e Finance.

Deri ketu ne rregull. Gramoz Pashko kishte nje vizion te gjere, per t'a bere universitetin institucion not-for-profit e per ndertimin e nje kampusi gjigand, te parin kampus universitar privat ne Shqiperi diēka ne zonen e Kasharit.

Pas vdekjes se Gramoz Pashkos u caktua nje rektor grek, mercenari i rradhes. E jo vetem qe nuk u be not-for-profit, jo vetem qe nuk u realizua asnje nga investimet e premtuara, jo vetem qe nuk u konosolidua marreveshja me Empire State College por qe te rriste maksimalisht fitimet perveē programeve ne anglisht (nder te cilet vetem 2 jane te akredituar nga New York State College) kane futur dhe programe ne shqip me gjysem ēmimi, te pa-akredituar nga asnje lloj instituti ne bote, qe nuk e di ēfare ēmendurie mund te jete.

Kesaj i referohet edhe Zwanse qe emri i universitetit nuk perkon absolutisht me kurikulat dhe programin.

Nderkohe qe kam mbetur si m* kur kam marre vesh se nje ish shoku im i klases ne gjimnaz, ishte regjistruar ne universitet tek UNYT pa diplomen e gjimnazit, pasi kishte ngelur ne provimet e matures shteterore dhe sekretarja i kishte thene: S'ka problem, sille kur te duash!!!

Studentet shqiptare qe nisen studimet tek NYUT ose kerkonin nje univestitet te atij prizmi, kane shkuar ne mase ne AUBG - American University Bulgaria ne Blagoevgrad, pasi ka gjithashtu mundesi bursash studimi nga Fondacioni Soros.

http://www.aubg.bg/

Per sa i perket 'EPOKA' university, eshte institut privat nder me seriozet ne Shqiperi, por ofron vetem programe studimi ne Inxhinieri dhe Arkitekture. Nqs kerkon 'Juridik' nuk te hyn ne pune. :)

Per raportin me te mire cilesi/ēmim jane sigurisht universitetet Italiane/Gjermane/Austriake, me tradite qindra vjeēare ne kete fushe e me politikat me sociale ne taksa universitare dhe bursa studimi. Rekuiziti i vetem....diploma e nivelit B2 ne Italisht/Gjermanisht, e eventualisht TOEFL nese programi mesimor eshte ne anglisht.

Ndersa nese kerkon diēka ne Shqiperi, e interesohet per Finance Bankare/Ekonomi Turizmi, KESHILLOJ PADYSHIM fakultetin FASTIP - Fakulteti i Studimeve Te Integruara me Praktiken, projekt pilot gjerman prane Universitetit "Aleksander Moisiu". Nuk eshte tamam "Universitet Privat" prandaj nese i intereson, duhet te informohet me kujdes si funksionon.

http://www.fastip.edu.al/

:cheers:

Zwanse
July 17th, 2012, 05:54 PM
ka edhe ekonomik epoka, se eshte cuni xhajes tim ne vit te dyte aty.

Mr_Albalover
July 17th, 2012, 08:29 PM
Rrofshi cuna per informacionet :cheers:

StevenNL
July 19th, 2012, 05:53 AM
Po ai i tiranes???

Mr_Albalover
July 25th, 2012, 11:12 AM
Ndertimi i godinave arsimore - Tafaj inspekton punimet
24 Korrik 2012

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, i shoqėruar nga rektori i universitėtit tė Durrėsit Mit'hat Mema, ka inspektuar punimet pėr ndėrtimin e dy godinave tė reja arsimore nė qytetin e Durrėsit, tė cilat sipas Ministrit po ecin me ritme tė shpejta.
Ministri ėshtė ndalur fillimit nė godinėn e parė tė kampusit universitar i cili po ndėrtohet nė zonėn e ish-Kėnetės, nė njė sipėrfaqe prej 8 mijė mera katrorė, ndėrsa punimet pritėt tė pėrfundojnė nė fund tė vitit 2012.

Pas kampusit universitar ministri Tafaj, ka parė nga afėr ecurinė e punimeve nė shkollėn e mesmė tė ish- kenetės dhe mundėsinė qė kjo shkollė tė hapet nė vitin e ri akademik
Ministri Tafaj u shpreh se ndėrtimi I dy shkollave, tė mesme e nėntė vjecare, financohet nga buxheti I shtetit shqiptar dhe kredia e bankės botėrore me njė fond prej 3, 2 milionė dollarė dhe do tė jenė tė gatshmė pėr tė pritur nxėnėsit me fillimin e vitit tė ri shkollor.

Nė mungesė tė pėrfaqėsuesve vendor gjatė inspektimit, Tafaj, ka ftuar bashkinė e durrėsit, e cila ėshtė enti prokurues i investimit, qė tė rrisė interesimin me qėllim qė shkolla tė vihet nė shėrbim tė nxėnėsve me 10 shtator


Ndėrkaq ministri Tafaj deklaroi se nė proces ndėrtimi janė edhe godina tė tjera nė qytetin e Peshkopisė, nė Shkodėr, Elbasan, qytet nė tė cilin po ndėrtohet njė kampus i ri ashtu sikurse edhe nė Korcė e Tiranė.

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047265200/titulli/Ndertimi-i-godinave-arsimore-Tafaj-inspekton-punimet

RolexAL
July 25th, 2012, 10:47 PM
eJpxzJVYZo0

Mr_Albalover
July 29th, 2012, 11:12 AM
Rikonstruksionet, ministri Tafaj inspektim nė Qarkun e Korēės
http://img201.imageshack.us/img201/6748/5014325bbaf22.jpg

Publikuar: Korrik 28,2012 - 20:42

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka inspektuar njė sėrė shkollash nė Qarkun e Korēės, tė cilat janė duke u rikonstrukstruktuar apo janė nė pėrfundim tė ndėrtimit. Interesimi i tij konsistonte nė rritjen e ritmeve tė punės pėr t'u pėrgatitur nė kohė pėr fillimin e vitit tė ri shkollor.

Inspektimin e filloi nė shkollėn 9- vjeēare "Koli Koc" nė Pogradec, e cila u rikonstrukta tėrėsisht kėtė vit, pėr tė vijuar me inspektimin e shkollės 9- vjeēare tė Sulit nė rrethin e Devollit, e cila ėshtė ndėrtuar e re.

Nė fund ministri Tafah ka inspektuar punimet pėr rikonstruksionin e godinės sė ish- Divizionit Ushtarak nė Korēė, e cila po rikonstruktohet tėrėsisht dhe shumė shpejt do tė kthehet nė njė mjedis funksional nė shėrbim tė Universitetit "Fan S. Noli".

Ministri Tafaj ka shfrytėzuar rastin qė t'i bėjė thirrje pushtetit lokal qė tė investojnė nga fondet e veta pėr rikonstruksionin e shkollave tė amortizuara e pėr tė pėrmirėsuar kushtet nė mjediset shkollore qė ka nė juridiksionin e vet.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/43603

Mr_Albalover
August 2nd, 2012, 12:28 PM
Paskuqani me shkollė tė re,Tafaj inspekton punimet
E_IkhSaVDbQ&feature=player_embedded

JoniTTML
August 3rd, 2012, 11:41 PM
Shkolla tė pamjaftueshme nė Tiranė, mėsimi me turne dhe kėtė vit

Investimet do tė vazhdojnė nga Ministria e Arsimit

http://abcnews.al/uploads/TAFAJ%20PER%20SHKOLLAT.jpg

Qarkut tė Tiranės po i shtohen shkolla tė reja duke i dhėnė mundėsi nxėnėsve tė mos udhėtojnė larg pėr tė marrė njohuritė bazė tė shkollės.
Investimi mė i fundit ėshtė shkolla 9 vjeēare nė komunėn e Farkės e cila u inspektua nga ministri i Arsimit e Shkencės Myqerem Tafaj dhe prefekti i qarkut Tiranė Keltis Kruja.
Por kėto investime do tė vazhdojnė sipas ministrit Tafaj nė mėnyrė qė tė zgjidhet pėrgjithmonė mėsimi me turne, i cili do tė vazhdojė edhe gjatė kėtij viti shkollor nė kryeqytetin e Shqipėrisė.
Shkolla 9 vjeēare nė Komunėn Farkė ka kushtuar 64 milionė lekė tė reja dhe nė shtator do tė jetė gati tė presė nxėnėsit e kėsaj komune dhe zonave pėrreth.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/21741

Mr_Albalover
August 12th, 2012, 01:35 PM
Tafaj nė Peshkopi, inspekton punimet pėr gjimnazin
Peshkopia ėshtė ndalesa e radhės e Ministrit tė Arsimit, Myqerem Tafaj. Ai ka inspektuar nga afėr punimet qė kryhen pėr ndėrtimin e gjimnazit te ri tė Peshkopisė, i cili ka pohuar se po ecin me ritme tė shpejta.

Sipas Ministrit te Arsimit, ne qarkun e Dibres me fondin rajonal te vitit 2011 eshte investuar per 12 objekte arsimore qe do te vihen ne sherbim te nxenesve dhe mesuesve ne vitin e ri shkollor qe nis ne shtator, nderkohe qe pėr vitin e ardhshėm, priten tė vihen nė zbatim edhe 8 projekte tė reja.

Shkolla me kapacitet 1.100 nxėnės financohet 40% nga buxheti i shtetit dhe 60 % nga Banka Boterore dhe vlera e kėtij investimi ėshtė 1.6 milionė dollare.

Nevoja pėr njė gjimnaz tė ri lindi, pasi ambjentet e ndėrtesės ekzistuese iu dhanė filialit tė Universitetit tė Durrėsit, tė hapur para dy vitesh nė qytetin e Peshkopisė, ku akualisht numri i studenteve i kalon 1.700.

http://www.ora-news.com/v2/index.php?on=details&id=50054&nid=4

JoniTTML
August 23rd, 2012, 01:02 AM
xszj0p

rene1234
September 14th, 2012, 10:33 AM
PCpB52gGOeI

JoniTTML
September 14th, 2012, 02:26 PM
“Mandatin qė vjen Shqipėria do tė jetė Shqipėria e dijes”

Berisha inauguron shkollėn 9 vjeēare “100 vjetorit” nė Kamėz

http://abcnews.al/uploads/berisha%20shkolla.jpg

Njė shkollė e re, mė e madhja e ndėrtuar sė fundi, qė mban emrin e kėtij viti jubilar. 100 vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kamėz. Historia e kėsaj shkolle 9 vjeēare nisi tė shkruhet nė ditėn e inaugurimit tė saj nė tė cilėn mori pjesė vetė kryeministri I vendit Sali Berisha.
Njė investim prej 180 mln lekėsh i qeverisė shqiptare dhe Bankės Botėrore ka ndėrtuar nė njė sipėrfaqe prej 5 mijė metėr katrorė njė shkollė moderne me 30 klasa e kabinete, 20 salla e mjedise tė tjerė.
Ky ėshtė njė tjetėr premtim i mbajtur i qeverisė shqiptare pėr realizimin e njė prioriteti madhor sic ėshtė arsimi tha kryeministri Berisha duke I dhėnė fund mėsimit me turne siē ndodhte para ca vitesh nė kėtė qytet.
Sot nga 20 mijė nxėnės qė ka Kamza, 13 mijė prej tyre ulen nė bankat e shkollave tė reja tė ndėrtuara gjatė qeverisė Berisha.
Jo vetėm rritja e cilėsisė nė shkolla por dhe pagat e mėsuesėve janė njė tjetėr pėrkushtim i qeverisė gjatė kėtyre viteve. Sipas shefit tė qeverisė ky angazhim pėr tė rritur edhe rrogat mė tė vogla do tė vazhdojė edhe nė mandatin e ardhshėm.
"Mandatin qė vjen Shqipėria do tė jetė Shqipėria e dijes, Shqipėria e shkencės dhe Shqipėria e progresit mė tė madh tė historisė sė saj. Unė ju garantoj qė nė ēdo kohė dhe vitet qė vijnė arsimi sėrish do tė jetė pėrparėsi. Nė rast se gjatė kėtyre viteve ne ndėrtuan mbi 1300 shkolla nė mbarė vendit mbi 71 pėr qind tė tyre, nė 2-3 vitet e ardhshme tė pėrfundojė ndėrtimi i ēdo shkolle”, vuri nė dukje Berisha.

Kamza ėshtė njė ndėr qytetet qė e ka ndryshuar pamjen falė investimeve tė qeverisė Shqiptare. Vetėm gjate viteve tė fundit janė investuar 45 mln euro nė infrastrukturė rrugore dje institucione tė tjera, janė ndėrtuar 70 kilometra rrugė dhe nė sajė tė krijimi tė njė klime tė favorshme pėr biznesit, nga 600 biznese tė regjistruara nė vitin 2006, sot janė mbi 1800 biznese. Pėr njė tė ardhme akoma mė tė mirė, fėmijėve tė kėtuj qyteti u ėshtė dhėnė mundėsia tė zhvillojnė ėndrrėn e tyre nė njė prej shkollave mė bashkohore tė Shqipėrisė, shkolla “100 vjetori” nė Kamėz.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/23021

KingGenti
September 16th, 2012, 09:14 AM
Univ i Beratit

http://www.km.gov.al/galeri/September-15-21-34-314.JPG

http://www.km.gov.al/galeri/September-15-21-34-136.JPG

KingGenti
September 16th, 2012, 09:16 AM
Shkolla e re ne Qesarake.

http://www.km.gov.al/galeri/September-12-13-11-810.JPG

http://www.km.gov.al/galeri/September-12-13-11-229.JPG

KingGenti
September 16th, 2012, 09:17 AM
^^

http://www.km.gov.al/galeri/September-12-13-13-124.JPG

Rrezik ky femija ka filluar te qaj

http://www.km.gov.al/galeri/September-12-13-12-575.JPG

KingGenti
September 16th, 2012, 09:18 AM
Xhelal Mziu troll me emrat,hapet shkolla '100 vjetori'.

http://www.km.gov.al/galeri/September-14-12-1-461.JPG

Numbers&colours.Shqip please

http://www.km.gov.al/galeri/September-14-12-6-443.JPG

http://www.km.gov.al/galeri/September-14-12-3-35.JPG

JoniTTML
September 16th, 2012, 02:11 PM
Berisha pėruron Universitetin e Beratit: Shqipėria do zėrė vendin e saj si Shqipėri e dijes

Kryeministri tha se qeveria e tij do bėjė gjithēka pėr numėr tė pakufizuar studentėsh
http://abcnews.al/uploads/BERISHA%20BERAT.jpg

Kryeministri Sali Berisha ka marrė pjesė nė pėrurimin e Universitetit tė Beratit, i cili pėrkon edhe me 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Nė fjalėn e tij shefi i qeverisė theksoi se ky universitet pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė mėdha nė shumė shekuj nė kėtė qytet dhe ngjarje madhore nė historinė e pėrpjekjes sė shqiptarėve nė Shqipėrinė e dijes dhe zhvillim tė madh pėr kombin shqiptar. Ai tha se universiteti ishte tempulli qė i mungonte qytetit dhe pėrshėndeti presidentin e kėtij universiteti Astrit Velija pėr kėtė dhuratė tė madhe qė i beri kombit dhe mbarė njerėzimit, si qytet i kulturės dhe tė ardhmes sė tyre tė ndritur.
“Shqipėria ka potenciale tė jashtėzakonshme, por ajo do jetė zonjė mes kombeve vetėm si Shqipėri e mendjes, dijes dhe ideve. Shqipėria e dijes ndėrtohet duke bėrė tė vėrteta ėndrrat e tė rinjve pėr tė hyrė nė banesėn e dijes “- deklaroi kryemisnitri i cili shtoi se vite mė parė numri i studentėve ishte shumė i vogėl sesa i atyre qė sot studiojnė nė universitet private. Vite mė parė 52 mijė studentė, kishim ¼ e sudentėve pėr banor dhe nė hark tė shkurtėr kemi 164 mijė studentė”- vijoi kryeministri i cili tha se qeveria e tij do bėj gjithēka qė ky numėr tė jetė pakufizuar, pasi sipas tij askush s’duhet tė trembet nga dija dhe arsimi.

Berisha fton studentėt: Bashkohuni pėr interesin kombėtar

Por duke e lidhur pėrurimin e kėtij universiteti me 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė kryeministri Berisha u bėri thirrje studentėve qė para sė gjithash tė vėnė interesin kombėtar dhe tė jenė tė bashkuar pėr tė.
“Ky vit ėshtė viti i 100 vjetorit tė pavarėsisė dhe na mbush me krenari tė madhe qė ne tė festojmė tė sot 100 vjetorin. Ne jemi sot 100 vjeēarė sepse shqiptarėt derdhėn gjak e sakrifica pėr shtetin shqiptar tė pavarur, pėr Kosovėn e lirė dhe tė ardhmen evropiane”- u shpreh Berisha i cili ftoi studentėt:
“Ju ftoj tė mos harroni kurrė se pėr njeriun e lirė, interesi mė madhor ėshtė interesi kombėtar, tė mbroni interesin kombėtar, tė jemi mė tė bashkuar se kurrė rreth kėtij interesi”.
Nė ceremoninė e pėrurimit morėn pjesė personalitet ė larta nė vend, pedagogė dhe studentė tė cilėt falėnderuan kryeministrin Berisha pėr rėndėsinė dhe mbėshtetjen qė i ka dhėnė arsimin privat si njė nxitės dhe pėrkrahės i vlerave madhore.

Universiteti i Beratit
Universiteti i Beratit ėshtė njė institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit tė Lartė, i cili operon me tarifa shtetrėore.
Liēensuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, Nr. 697 tė datės 18.06.2009, ai hapi dyert nė vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi nė dy Fakultete: Fakultetin e Shkencave Shoqėrore me Programet Mėsimore nė Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Pėrgjithshme si edhe Fakultetin e Ekonomisė me Programet Mėsimore nė Financė-Bankė dhe Administrim-Biznes. Gjatė vitit tė parė akademik, ndoqėn studimet rreth 1000 studentė.

Njė vit mė vonė ky institucion ofroi diploma tė reja universitare nė programet e studimit: Mėsuesi pėr Arsim Parashkollor, Mėsuesi pėr Arsim Fillor, Gjuhė Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kėshtu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve tė reja: Fakulteti i Shkencave Mjekėsore dhe Fakulteti i Arkitekturės dhe Inxhinierive.

Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentė nė ciklin e parė tė studimit. Qė nė vitin e parė tė krijimit tė tij dhe nė vazhdim, ky institucion vuri nė qendėr tė jetės akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mėsimit me kėrkimin shkencor. Nėpėrmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe shkėmbimit , Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve tė cilat do tė konsolidojnė edhe njėherė qėllimin e tij parėsor, atė tė zhvillimit shkencor dhe kėrkimor drejt cilėsisė mė tė mirė.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/23094

JoniTTML
September 17th, 2012, 12:16 PM
Berisha: Tė rrisim cilėsinė nė arsim, tė nxisim privatėt

Kryeministri pėruroi njė shkollė 9 vjeēare nė Kashar
http://abcnews.al/uploads/berisha%20shkolla_1.jpg

Kryeministri Sali Berisha ka pėruruar mėngjesin e sotėm njė shkollė 9 vjecare nė komunėn e Kasharit, e cila ėshtė ndėrtuar nga taksa paguesit me njė investim prej 55 milionė lekė, me njė sipėrfaqe prej 2100 metėr katrorė dhe ka njė kapacitet prej 350 nxėnėsish.

Kreu i ekzekutivit ka renditur arritjet e kėsaj komune nė 20 vite dhe ka theksuar se Kashari renditet qyteti i nėntė i vendit pėr nga popullsia dhe numėron 11 shkolla publike gjithėsej dhe 4 universitete private.

“Kėto ditė Kashari feston 20 vjetorin, Komuna e Kasharit pėr 20 vjet u modernizua, ajo sot ka 45 mijė banorė. Kashari renditet qyteti i nėntė i vendit. Komuna e Kasharit pėr 4 vjet ndėrtoi 4 shkolla tė reja, ka 11 shkolla publike dhe 4 universitete private”- deklaroi kryeminsitri i cili i konsideroi kėto arritje nė fushėn e dijes.
Ai premtoi se do tė bėjė gjithēka pėr njė sistem arsimor modern, duke rritur cilėsinė e arsimit nėpėrmjet konkurueshmėrisė.

“Kemi dyfishuar buxhetin nė arsim qė nga 2006, kemi ndėrtuar mbi 71% tė tė gjitha shkollave nė vend. Do bėjmė gjithēka pėr internet nė ēdo klasė”- theksoi shefi i qeverisė, i cili shtoi se reforma nė arsim ka nė epiqendėr mėsuesin.
Kryeminsitri garantoi se do tė rrisė sėrish rrogat e arsimtarėve dhe do tė bėjė gjithēka pėr tė nxitur sipėrmarrėsit pėr tė shtuar shkollat private , me qėllim qė tė rritet konkurueshmėria dhe cilėsia nė arsim.

http://abcnews.al/lajme/politike/1/23111

rene1234
September 21st, 2012, 01:36 PM
trDUw7dyUYc&list=UUSd7F2EXAw0_Pgdc1Y1JKIg&index=7

KoH1980
September 21st, 2012, 04:05 PM
^^ Zhvillim interesant.

KingGenti
September 24th, 2012, 04:50 PM
Gjimnazi ne Fier

http://www.km.gov.al/galeri/September-20-13-9-119.JPG

JoniTTML
September 26th, 2012, 12:11 AM
No comment

isqh7R73qbk

JoniTTML
September 26th, 2012, 10:06 AM
Ballsh, Kryeministri inauguron gjimnazin "Dervish Hekali"

Berisha: Shpėrblimi pėr patriotėt, investim nė arsim

http://abcnews.al/uploads/berisha-shkolla.jpg

Sistemi arsimor dhe projektet e qeverisė nė kėtė drejtim ishin sėrish sot nė qendėr tė fjalės sė Kryeministri, Sali Berisha, gjatė inaugurimit tė gjimnazit "Dervish Hekali" nė Ballsh. Kjo shkollė e re shėnon standardet mė tė larta tė njė institucioni mėsimor modern e bashkėkohor dhe ėshtė e pajisur me 24 klasa, 4 laboratorė dhe pėrbėn njė investim prej 170 mln lekė me njė kapacitet prej 1040 nxėnėsish.
"Nga 2006 kemi nė qendėr fėmijėt dhe shkollimin e tyre dhe nga ky vit kemi ndėrtuar 1000 shkolla nė vend. Nė qarkun e fierit janė ndėrtuar 96 shkolla nga tė cilat 26 janė ndėrtuar nga fillimi. Do tė bėjmė gjithēka qė edhe gjatė mandati tjetėr tė ndėrtojmė shkolla” vlerėsoi shefi i qeverisė.
Sipas tij, patriotėt sakrifikuan pėr tė pasur njė Shqipėri tė lirė dhe tė zhvilluar dhe shpėrblimi pėr to, ėshtė investimi nė arsim.
"Vit jubilar i 100-vjetorit dhe sot pėrulemi me nderim pėr tė rėnėt pėr liri, ndėr ta edhe Dervish Hakali. Ne nderojmė mė sė miri dėshmorėt duke ndėrtuar shkolla. Vendi po ecėn fluturimthi drejt vendeve tė zhvilluara. 92 % e nxėnėsve po ulen nė gjimnaze ndėrsa nė universitet po ulen mė shumė se 70 pėr qind e maturantėve”, nėnvizoi ai.
Nė vlerėsimin e Kryeministrit Shqipėria ndodhet njė hap pranė BE, por nga ana tjetėr, njė progres i tillė po cenohet rėndė nga qėndrimi i opozitės duke kundėrshtuar reformat qė janė kriteret kyēe tė aleancės evropiane.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/23433

Mr_Albalover
October 1st, 2012, 01:26 PM
Afro 28 milion euro pėr ngritjen e cilėsisė nė arsimin e kryeqytetit
http://imageshack.us/a/img854/4615/f1plani30dp1349085848.jpg

Publikuar: 01.10.2012 - 12:04
Prishtinė, 1 tetor - Ngritja e cilėsisė sė mėsimit, gjithė pėrfshirja, menaxhimi mė i mirė nėpėr shkolla, ngritja e sigurisė, si dhe digjitalizimi i shkollave janė vetėm disa nga nevojat pėr arsimin parauniversitar pėr komunėn e Prishtinės, nė Planin Zhvillimor tė Arsimit 2013-1017. E realizimi i kėtij Plani llogaritet se pėr implementim do t’i kushtojė Komunės sė Prishtinės afro 27 milionė euro e 200 mijė euro.

Nga to mė sė shumti mjete ėshtė paraparė se do tė shpenzohen pėr krijimin e njė mjedisi mė tė favorshėm pėr mėsim dhe infrastrukturėn nėpėr shkolla, veēmas digjitalizimin e shkollave, pėr tė cilėn gjė ėshtė projektuar se do tė shpenzohen afro 24 milionė euro.

Ky plan, njė kopje tė tė cilit e posedon gazeta, ėshtė projektuar tė pėrfshijė pesė fusha: menaxhimin e arsimit, edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe tė mesėm, zhvillimin profesional tė mėsimdhėnėsve si dhe infrastrukturėn.

Kur flitet pėr menaxhimin nėpėr shkolla, nė dokument shkruan se “rishikimi vjetor i Plani Strategjik i Arsimit tė Kosovės( PSAK) ka treguar se njė ndėr ngecjet kryesore tė MASHT-it ėshtė ofrimi i pamjaftueshėm i pėrkrahjes sė komunave pėr tė ushtruar autorizimet e tyre nė fushėn e arsimit”.

Aty pėrmendet se Komuna e Prishtinės ėshtė ndėr komunat e pakta qė mbulon shpenzimet e transportit tė mėsimdhėnėsve, krahas shpenzimeve tė transportit tė nxėnėsve, qė paraqet obligim ligjor. Pėrveē kėsaj, kjo komunė bėn pagesėn e honorarit pėr mėsimdhėnėsit pėr punėn jashtė orarit, duke stimuluar kėshtu angazhim shtesė nė rast nevoje dhe duke minimizuar humbjen e orėve tė mėsimit pėr shkak tė mungesave tė mėsimdhėnėsve, thuhet nė dokument.

Nė anėn tjetėr, aty pėrmendet se me gjithė faktin se Komuna e Prishtinės gjeneron mjete tė konsiderueshme nga tė hyrat vetjake, kufijtė buxhetor tė pėrcaktuar nga Ministria e Financave vazhdojnė tė pengojnė realizimin e projekteve zhvillimore dhe kufizojnė zhvillimin e modernizimin e arsimit nė Komunė.

Njė kufizim i veēantė paraqet personeli, i cili sipas legjislacionit nė Kosovė mund tė paguhet vetėm nga grantet qeveritare.

Po ashtu, kėtu pėrshkruhen probleme tė tjera, siē ėshtė ai se shkollat vazhdojnė tė kenė autonomi tė kufizuar nė menaxhimin e buxhetit.

Digjitalizimi i shkollave dhe avancimi i sistemit pėr mbledhjen she pėrpunimin elektronik tė tė dhėnave nė arsim shihen si mundėsi tė mira pėr avancimin e menaxhimit nė shkollat e komunės sė Prishtinės. Nė kėtė Plan po ashtu pėrmenden edhe disa nga rreziqet qė mund tė shkatėrrojnė tė ardhmen e arsimit nė Komunėn e Prishtinės nga kėndvėshtrimi i menaxhimit tė tij, siē janė, mundėsia e politizimit tė emėrimeve tė personelit udhėheqės dhe arsimor nėpėr shkolla, pastaj siguria e brishtė nė mjediset shkollore dhe rreth tyre, si dhe infrastruktura jo gjithnjė e mirė nė rrethinėn e shkollės qė pengon edhe zhvillimin e aktiviteteve tė saj.

Pėr sa i pėrket edukimit parashkollor, nė dokument pėrmendet se nė qytet funksionojnė tetė institucione parashkollore publike, me gjithsej 1.785 fėmijė, qė paraqet rreth 34 pėr qind tė tė gjithė fėmijėve tė vendosur nė institucione parashkollore publike nė Kosovė. Pothuajse, tė gjitha institucionet parashkollore publike kanė shprehur nevojėn pėr renovime. Kėtu vlerėsohet se kapacitetet e institucioneve parashkollore publike vazhdojnė tė jenė mjaft tė kufizuara, ndėrsa kėrkesa vazhdojnė tė jetė tė paktėn 3-4 fish mė e madhe sesa oferta.

Nė pikėn ku flitet pėr arsimin fillor dhe tė mesėm, theksohet se Prishtina ka njė rrjet prej 41 shkollave fillore dhe tė mesme tė ulėta, ku arsimin e detyrueshėm e vijojnė 34.342 nxėnės.

Disa nga dobėsitė me tė cilat ėshtė vlerėsuar se pėrballet ky nivel i arsimit nė Komunėn e Prishtinės, thuhet se janė tė pėrbashkėta pothuajse pėr tė gjitha shkollat.

Aty pėrmendet se mungojnė laboratorėt dhe mjetet e konkretizimin pothuajse nė tė gjitha shkollat, duke ndikuar direkt nė cilėsinė e mėsimit. Po ashtu thuhet se Komuna nuk ka njė organizim qė merret me sigurimin e cilėsisė nė shkolla, nė kuptim tė ofrimit tė kėshillave profesionale dhe ushtrimit tė mbikėqyrjes me qėllim tė avancimit tė cilėsisė.

http://www.koha.net/?page=1,31,117277

rene1234
October 1st, 2012, 10:34 PM
Qenka permisuar ne menyre te ndjeshme infrastruktura ne qytetin Studenti:cheers:

kroOYnd48hk

SADOSI
October 3rd, 2012, 04:13 AM
Albania: the boom of private schools

Marjola Rukaj 2 October 2012


Private schools of all levels have flourished over the last ten years. A report about a failing public system, teachers struggling with the laws of the free market, and families struggling with their wallets

Alma is the mother of three children. This fall, all three will be attending one of Tirana's many private schools. She is concerned – "We will have great difficulty in making ends meet, but we have no choice". The monthly fee for each pupil is about 200 Euros. More than half of the salary of Alma and her husband will be spent on private school fees. What remains will be just enough to cover rising living expenses in the Albanian capital.

Comfortable hours, fewer students per teacher, organised transportation – private schools are increasingly becoming the preferred option for the offspring of the Albanian middle class. Newspapers and TV programmes are full of advertisements of schools with fancy names. According to data made public by the Albanian Ministry of Education, there are about 547 private schools in the country, from kindergarten to high school. Although there are no accurate data on attendance and the overall percentage of private schools, the phenomenon has been significant for almost 10 years now.

The teachers' capitalist turn
The children of the Albanian middle class begin their private education since the first years of life. The costs range from € 70 per month for nurseries up to a monthly average of € 200 for junior high and high schools. It is surprising that Albanians are willing to pay such sums, given that the average salary, according to official data, does not exceed 300 Euros. What forces many parents to spend a large part of their income in their children's education, besides the great importance they assign to school, is the total collapse of Albanian public education after the fall of the regime.
"My son wasn't doing well in public school. There were 40 pupils in the class. And teachers were not very receptive to the needs of children. So we opted for a private school", said Alma. In private schools there are no more than 20 students per class, the infrastructure is good, pupils are taken care of even after school hours, and then brought home on private transport. "We work all day, I don't know how we could manage our children without private schools".

In fact, there are opportunities for better tuition even in public schools, but this is always difficult and expensive, as it involves the attendance of numerous integrative courses that public school teachers often offer illegally. "In public school you pay all the same, every integrative course costs at least 20 Euros, multiplied for three or four subjects, plus taking the children up and down the city – it is easier to send them to private school”.
Before the nineties, teachers were a respected part of socialist society. With the collapse of the regime, they found themselves the poorest among graduates and with no other options on the job market. To keep up with the inflation and consumerism of new Albania, the teachers created a parallel system made of after-class courses offered privately – and illegally, sometimes even forcing their public school students to participate. Psychological pressures, verbal violence, and falling quality of classes are the direct consequences of this phenomenon.
Public schools pupils found themselves having to attend school pro forma in the morning and private supplementary courses in all core subjects in the afternoon. Private schools came about to make everyone happy with more decent salaries for teachers and better education for students.

Disenchantment and inflated grades
But the private system does not seem to have worked out so well. Osservatorio spoke with two teachers who had worked for years in several private schools and returned to the public system.
"Teaching in a private school in Albania is like working in any other private sector. You are at the mercy of entrepreneurs. Hardly no one pays pension contributions and you do not have union rights", says Natasha, middle-aged teacher from Shkodra. Normally teachers in private schools do not adhere to any union. As for other professions in the private sector, the rule is: "You either adapt or you're out".
The teachers' union is one of the few in Albania that have obtained some rights in recent years. Following various strikes, teachers managed to get a net minimum wage of 250 Euros, 500 for those with more experience. "The private sector does not comply, no one can make them", says a maths teacher from Tirana, also back to work in the public system.
Another source of conflict between teachers and owners of private schools are students' grades. "We all know that those who get good grades in public schools are truly good. Public schools have more prestige", said several teachers. "In the private sector, parents and pupils think that paying entitles them to get high marks. So you cannot give low marks, let alone fail pupils. I was forced to give nice marks to students I would have definitely failed in public schools. This is frustrating to say the least", said the teacher from Shkodra.
Free market schools

In recent days, a press release from the Ministry of Education put on the alert all Albanian parents choosing private schools for their children. "Please choose recognised private schools", it said. The entity in charge of monitoring eligibility criteria, however, appears to have so far dealt with private universities only. The mere fact that the Albanian Ministry of Education published such a press release speaks volumes about the inefficiency of its monitoring and managing the phenomenon. No study or research, no statistical data except very general ones published by Open Data Albania.
Only recently the Office for the development of private education (DZHAP) was created within the Ministry of Education and Science, which monitors and approves the establishment and operation of private schools. But there are no measures against non-compliant schools, and no data or reports on the activities and achievements of the Office. Yet private schools are increasing year on year, advertise their activity like any other private company, and only behave according to the rules of the free market – and so they have for the past 10 years.

http://www.balcanicaucaso.org/eng/Regions-and-countries/Albania/Albania-the-boom-of-private-schools-122645

Mr_Albalover
October 3rd, 2012, 01:15 PM
Inagurohet njė gjimnaz nė Lezhė, Berisha: Prioritet ndėrtimi i shkollave

Lezhė- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot turin pėr inagurimin e shkollave. Ai ka prerė shiritin e gjimnazit “Hydajet Lezha” nė qytetin e Lezhės.

Sipas kryeministrit kpėr ndėrtimin e gjimnazit janė shpenzuar 197 milion lekė, ndėrsa ka premtuar se do tė vijojė ndėrtimi i shkollave tė reja nė tė gjithė vendin.

“Mazhoranca po dėshmon se prioriteti i saj ėshtė arsimi. Kemi rritur cdo vit rrogat pėr mėsuesit. Arsimi nė vendin tonė ėshtė zhvilluar si nė vendet e tjera tė Evropės”,- ka thėnė ai.

Edhe sot ai ka vijuar tė flasė pėr politikė duke sulmuar kreun e opozitės, Edi Rama, pėr bllokimin e integrimit evropian.

“Ju bėjmė thirrje qė tė mos harroni momentin e heqjes sė vizave, pasi nė atė periudhė kreu i opozitės mori njė kuti nėn sqetull qė tė bėnte pazare pėr tu liruar vizat. Vizat nuk kėrkonin 3/ 5 dhe ai si bllokonte dot ashtu si nuk do mund tė bllokojė statusin”- tha Berisha.

Nė kėtė inagurim nuk kanė munguar edhe deklaratat pėr refuzimin e votimit tė ligjeve me 3/5 nga opozita, duke thėnė se Rama po bllokon antarėsimin duke menduar se po dėmton qeverinė.

Njė ditė mė parė Berisha inaguroi shkollėn e mesme profesionale nė Elbasan, “Salih Ēeka”, ndėrsa ishte i pranishėm edhe ambasadori i BE-sė, Etore Sequi.

Nė fjalėn e tij kryeministri Berisha tha se prioritet tė axhendės pėr arsimin qeveria e tij ka edhe atė profesional, pasi siē tha ai rrit mundėsitė e punėsimit pėr tė rinjtė. Kryeministri theksoi se ky vit ka shėnuar njė rritje tė numrit tė nxėnėsve nė shkollat profesionale, deri nė 35%.

http://www.gazetaidea.com/inagurohet-nje-gjimnaz-ne-lezhe-berisha-prioritet-ndertimi-i-shkollave/

Mr_Albalover
October 3rd, 2012, 01:22 PM
Berat, Berisha inauguron shkollėn “Sali Gjuka”, nė Urėn Vajgurore

Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishėm nė ceremoninė e inaugurimit tė shkollės 9-vjeēare “Sali Gjuka”, nė Urėn Vajgurore, Berat. Ai deklaroi se investimet nė arsim dhe pėrkujdesi financiar ndaj arsimtarėve ėshtė njė proces nė zhvillim.

Kryeministri garantoi pėrfundimin e tė ndėrtimit apo rindėrtimit tė tė gjitha shkollave nė vend, rritjen e mėtejshme tė pagave nė arsim, internet nė ēdo klasė dhe fokus tė veēantė nė rritjen e cilėsisė.

Qeveria, tha Kryeministri, “ka pėrparėsuar arsimin nė programin e saj dhe nė gjashtė vite janė ndėrtuar e rindėrtuar 71 pėrqind e tė gjitha shkollave tė vendit, ndėrsa pagat e mėsuesve janė rritur me 147 pėrqind, krahasuar me vitin 2005. Vetėm nė qarkun e Beratit, nė njė periudhė gjashtė vjeēare, janė ndėrtuar apo rindėrtuara 70 shkolla”.

Pasi vizitoi ambientet e shkollės, Kryeministri Berisha e konsideroi inaugurimin e kėsaj shkolle, investim me vlerė 67 milionė lekė dhe e standardeve bashkėkohore, me 23 klasa, 4 laboratorė dhe mjedise sportive, njė tjetėr dėshmi e vėmendjes qė i ėshtė kushtuar modernizimit tė infrastrukturės arsimore.

Kryeministri shprehu kėnaqėsinė qė krahas dyfishimit tė buxhetit nė sektorin publik, nė Shqipėri konsolidohet me shpejtėsi kontributi i sektorit privat nė fushėn e arsimit, ku sot janė 540 institucione arsimore private. Sektori privat ka njė kontribut tė vyer nė zhvillimin e arsimit nė vend dhe, ndėrsa buxheti pėr arsimin gjashtė vite mė parė ishte rreth 25 miliardė lekė, sot, buxheti pėr arsimin nė sektorin publik e privat ėshtė mbi 50 miliardė lekė.
(ma.ar/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berat-berisha-inauguron-shkollen-sali-gjuka-ne-uren-vajgurore-104808.html

KingGenti
October 6th, 2012, 06:53 PM
Nuk peruroheshin dot ne te njejten dite keto shkollat ne Lezhe apo duhet shkuar cdo jave per te prere shiritin?

http://www.km.gov.al/galeri/October-2-14-13-2311.JPG

rene1234
October 9th, 2012, 12:35 AM
9Val_GkaN08

rene1234
October 9th, 2012, 11:02 PM
DFErv_OvmYc

JoniTTML
October 14th, 2012, 11:33 PM
9Vqy0nY8CRY

Mr_Albalover
October 22nd, 2012, 12:39 PM
Nė Prizren pritet tė hapet shkolla e mesme profesionale
Deri nė fund tė nėntorit nė Prizren, pritet tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e shkollės sė mesme profesionale pesėvjeēare mė e madhja e kėtij lloji nė rajon e njohur si Qendra e Kompetencės.

Zyrtarėt komunalė tė arsimit thonė se projekti i cili pritet tė finalizohet brenda njė viti do tė kushtojė rreth tre milion euro, mjete kėto qė do t’i financojė Qeveria e Luksemburgut. Nė kėtė shkollė do tė bėhet pranimi i 600 nxėnėsve nga Kosova dhe rajoni, ndėrsa do tė jenė gjashtė drejtime tė veēanta qė po i mungojnė Republikės sė Kosovės e qė kėrkohen nga tregu i punės, transmeton RTK.

Kosova shumė shpejtė do tė bėhet me shkollė tė mesme profesionale, pesėvjeēare, themelet e sė cilės do tė vihen nė qytetin e Prizrenit. Drejtori komunal i arsimit Nexhat Cocaj i tha Radio Kosovės, se punimet nė ngritjen e Qendrės sė Kompetencės pritet tė fillojnė kah fundi i muajit nėntor pasi tashmė tė gjitha pėrgatitjet janė bėrė.

E objekti i cili pritet tė ngrejė shtat brenda njė viti, sipas zotit Cocaj do t’i pranojė 600 nxėnės,tė komunitetit shumicė jo vetėm nga Kosova pori i gjithė rajoni pasi edhe ėshtė e vetmja shkollė e kėtij lloji nė regjion, dhe do tė jetė me standarde mė tė larta.

”Gjashtė drejtime tė veēanta tė cilat i kanė munguar arsimit nė Republikėn e Kosovės e qė kėrkohen nga tregu i punės do tu ofrohen nxėnėsve, ndėrsa kryesisht do zė vend drejtimi i turizmit dhe trashėgimisė kulturore”, tha zyrtari i lartė komunal i arsimit nė Prizren.

Ndėrtimi i kėsaj shkolle tė mesme profesionale e njohur si Qendra e kompetencės tashmė e ka edhe donatorin e saj. Qeveria e Luksemburgt do e mbėshtesė projektin me rreth tre milion euro, e cila do tė pėrkujdeset edhe pėr pėrzgjedhjen e mėsimdhėnėsve dhe atė gjashtė muaj para fillimit tė punės sė saj. Cocaj thotė se kuadri i cili nuk ėshtė i pėrgatitur nė drejtimet e pėrzgjedhura do tė trajnohet nė Gjermani, para se tė fillojė sė funksionari shkolla.

http://www.kosovatimes.net/?page=1,3,17745

KingGenti
October 25th, 2012, 09:14 PM
Shkolla nr1 ne Kruje.:sleepy:

http://www.km.gov.al/galeri/October-24-14-16-4055.JPG

Mr_Albalover
October 27th, 2012, 01:41 PM
Shkodėr: 55 vjetori i Universitetit "Luigj Gurakuqi"
IWwmYau92UU

Tartanzan
November 6th, 2012, 12:45 PM
--iKJPNNLuc

JoniTTML
November 10th, 2012, 09:55 AM
9TWqjVC9pT8#!

rene1234
December 13th, 2012, 11:03 PM
RZ2b0tmqaKQ

rene1234
January 18th, 2013, 12:45 PM
4g2zXYoPtB8

JoniTTML
February 11th, 2013, 01:43 AM
1Z4CXYrledE#!

Tartanzan
February 15th, 2013, 04:34 PM
esorbTgSWHU

Tartanzan
March 7th, 2013, 03:23 PM
Berisha morri pjese ne inaugurimin e korpusit te ri te Universitetit Amerikan ne Tirane (UAT):

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc6/225163_149934778500771_1789614982_n.jpg

https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc7/574866_149934818500767_1132132443_n.jpg

Sali Berisha (Fb).

Une mendoj, qe shumica e universiteteve private ne Shqiperi duhet tu hiqet licenca. Universitetet e vetme private, qe kane njefare cilesie jane:
- Universiteti Amerikan i Tiranes (UAT)
- University of New York Tirana
- Universiteti Europian i Tiranes
- Universiteti Nderkombėtar i Tiranes
- Universiteti Zoja e Keshillit te Mire (ky universitet ka Qendren Spitalore Universitare teper moderne)

Disa foto nga Qendra Spitalore Universitare "Zoja e Keshillit te Mire":
https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/292955_200317803410814_576239193_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/374120_200317836744144_280382005_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/403978_200317860077475_682684827_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/483444_200317916744136_1729614152_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc6/399368_200317963410798_367717428_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc7/380645_200316616744266_1591177426_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/428369_198608900248371_144766566_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc1/374505_200314653411129_380198473_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc7/306193_200314840077777_2097415146_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/418059_198607166915211_7482534_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/425867_198607200248541_1668471775_n.jpg
https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/303320_200312773411317_703974403_n.jpg

Huti
April 5th, 2013, 12:41 AM
TAKIMI I PASDITES me MILFEN Rudinen - UNI. MEDIKADENT


http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=5178#