SkyscraperCity Forum banner

Projekte nga Prishtina | Prishtina Construction Projects

7M views 23K replies 445 participants last post by  Gjin Tonikaj 
#1 · (Edited by Moderator)


Prishtina/Pristina:
is the capital city of Kosovo
Population: Latest estimates suggest the city is inhabited by as many as 600 000 people.

Here are some proposed, approved, underconstruction projects about Prishtina/Pristina:

A proposed tower for the city of Prishtina/Pristina:​








Appt Blocks renderings and after being completed:







 
See less See more
14
#6,082 ·
^^ Ishalla nuk zgjatet kjo puna e shpronesimit te rrethit sikur me ato rastet ne rrugen per Mitrovice dhe Peje!

Niher per niher ky Minister u dal i fjales, ishalla nuk na pren ne bese per shpronesimin!
 
#6,085 ·
Në shtator, nisin punimet për tri parkingjet nëntokësore

Në fillim të këtij viti, një ndër projektet prioritare është thënë se do të jetë edhe ndërtimi i tri parkingjeve nëntokësore me koncesion. Komunarët thonë se janë paraqitur katër kompani konkurruese, të cilat tash për tash janë duke u vlerësuar nga Komisioni komunal. Ndërsa, partitë opozitare në KK të Prishtinës, thonë se konkurrimi i kompanive joserioze, ka zvarritur punët deri më tash.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gasihi ka thënë se janë paraqitur katër kompani konkurruese. Tash komisioni është duke i vlerësuar, ka thënë ai. Procedurat e ndërtimit të këtyre parkingjeve ishte paraparë të fillonin gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ndërsa tash jemi në muajin e tetë e tek tash janë duke u vlerësuar kompanitë garuese. Gashi tha se procedurat marrin kohë, mirëpo sipas tij, është punuar goxha shumë për këtë projekt.

“Është paraparë që procedurat të kryhen gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Është punuar mjaft për këto parkingje, e në bazë të planifikimeve, shtatori mendohet të jetë muaji ku fillojnë punimet”, tha Gashi. Ndërsa, komisioni do të përzgjedhë ofertën më të mirë, shtoi më tutje Gashi.

Lokacionet ku janë paraparë të ndërtohen tri parkingjet nëntokësore janë njëri në mes të objektit të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, në lokacionin afër komunës të quajtur te “Trekëndëshi”. Parkingu i dytë përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ndërsa i treti përballë Fakultetit Filologjik.

Problem i vetëm për ndërtimin e parkingjeve, sipas Gashit, paraqet vetëm mbyllja e dy akseve kryesore për qarkullim në kryeqytet. Punimet për parkingjet do të bënin të pamundur lëvizjen e automjeteve në “Bulevardin e Dëshmorëve” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”. Vonesën e deritashme për fillimin e punimeve për parkingjet nëntokësore, shefi i Grupit parlamentar të AKR-së, në KK të Prishtinës, Aziz Pacolli, e arsyetoi me konkurrimin e kompanive joserioze .

“Ky projekt nuk është vetëm i këtij viti, por shumë më herët. Arsyeja dihet, moskonkurrimi i kompanive serioze”, tha Pacolli. Sipas tij, Ligji i tenderimit, duhet të jetë më rigoroz me kompanitë të cilat konkurrojnë. “ Ligji duhet ë zbathet. Nuk duhet lejuar kompanitë të konkurrojnë nëse nuk i përmbushin kriteret e kërkuara.

Mungesa e parkingjeve si nëntokësore, ashtu edhe mbitokësore, sipas Pacollit, është një problem i madh dhe preokupim i madh si për prishtinasit ashtu edhe për të tjerët që vizitojnë kryeqytetin. Për dallim herëve të tjera, që ka pasur dështim konkursi për shkak të konkurrimit të firmave jo serioze, Pacolli këtë herë beson se do të paraqiten kompani serioze për ndërtimin e parkingjeve. Kryeqytetasi Alban Hyseni, tha se i gëzohet ndërtimit të parkingjeve nëntokësore, ndërsa shtoi se këto është dashur të përfundojnë shumë më parë.

http://www.zeri.info/artikulli/27/27/31853/ne-shtator-nisin-punimet-per-tri-parkingjet-nentokesore/
 
#6,087 ·
http://i54.tinypic.com/2qb91yw.jpg

Shume bukur.:eek:kay:.Vetem ato tabelat dy gjuheshe me acarojne.
Te njejtin mendim kam dhe une. Pse nuk mere shteti i Kosoves shembullin e Maqedonise ? Atje shteti ka vendosur tabela dy gjuheshe ( sllave e shqipe ) vetem ne teritoret ku Shqiptaret jan shumica e popullsise. Pse mos te ndodh dhe kjo ne Kosove ? Atehere do te shikonim mbishkrime serbe vetem ne nja 4-5 fshatra te humbura ne veri :)
 
#6,089 ·
Prishtina tërheq turistët e huaj

Prishtinë, 12 gusht – Kur austriakja Isabel Syrek (20), studente e Universitetit të Vjenës, pati planifikuar pushimin e saj veror, në listën e vendeve që do të vizitonte kishte futur Shqipërinë dhe Kosovën, ani pse ajo kishte bindjen se të dyja këto vende nuk janë tipike turistike. Në korrik të këtij viti ajo fillimisht ka marrë pjesë në Universitetin Veror në Durrës, teksa ka eksploruar Shqipërinë. Rruga e saj do të ishte drejt veriut. Prizreni, Peja dhe Prishtina do të ishin vendet që do t’i krijonin përshtypje krejt ndryshe nga ajo me të cilën ishte nisur nga vendi i saj i lindjes. Syrek nuk është rasti i vetëm që ka marrë shijen e Kosovës, në pjesën e parë të gushtit përvëlues. Austriakut Romed Felderer i kishin thënë të mos vinte në Kosovë, sepse “aty nuk ka çka të shohë”. Nuk i kishte dëgjuar, për të mos u zhgënjyer.

Gjithashtu Adam Walker, student 23-vjeçar nga Nju-Jorku i ShBA-së, ka zgjedhur Kosovën si destinacionin e tij të preferuar. Ata, bashkë me gjermanen Lea Avend, rumunin Dorin Bot dhe italianen Chiarra Alonso, kanë bërë bashkë rrëfimet nga vizita e tyre në kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë.

Jeta e natës në Prishtinë mahnit turistët e huaj

“Prishtina ka lezet”, ka thënë Isabel Syrek, teksa ka buzëqeshur. Ajo ka dëgjuar këtë fjali rastësisht në një tavolinë me shoqëri të përzier austriakë e shqiptarë. Një mik i saj nga Kosova i ka treguar se gjeneza e kësaj fjalie është një këngë që ishte bërë hit verën e kaluar. Por, ajo i ka besuar plotësisht kësaj fjalie.

”Jeta e natës në Prishtinë nuk dallohet shumë me jetën që unë personalisht e jetoj në Vjenë. Prishtina me klubet e natës, kafenetë dhe restorantet e tij të jashtëzakonshme ka shumë potencial të bëhet metropol jo veç në Ballkan, por në gjithë Evropën”, ka thënë Syrek, teksa po pinte një “Fanta exotic”.

“Këso pijesh nuk ka në Austri”, ka shtuar ajo.

Amerikanit Adam Walker i kanë pëlqyer po ashtu klubet e natës në kryeqytetin kosovar. Në to ka vërejtur një detaj që i ka lënë përshtypje.

“Këtu ka shumë të rinj. Është mirë besoj, sepse është e padrejtë, p.sh. si në Amerikë, kur të rinjtë nuk mund të hyjnë në klube të natës pa i pasur 21 vjeç. Atje të rinjtë mezi presin të arrijnë këtë moshë që të ‘shfrenohen’ në jetën e natës”, ka thënë Walker.

“Kurrë nuk kam menduar se në një vend si Kosova njeriu mund të kënaqet kaq shumë”, ka thënë Lea Avend, një gjermane njëzetvjeçare. Ajo e njeh shumë mirë jetën e natës në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku është rritur. Ajo punon si Disk Jockey në Berlinin lindor, që njihet për “ndeja të shfrenuara”.

“Natën më të mirë në jetë e kam kaluar në Prishtinë”, ka thënë Avend.


Njerëzit në Kosovë, pasuria më e madhe e saj


Pas deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, perceptimet e të rinjve evropianë e të tjerëve për turizmin në Kosovë dukej se shkonin dukshëm duke ndërruar. Aventurierët harruan konfliktet që kishin ndodhur më parë, bashkë me reputacionin negativ që kishte Ballkani, për të marrë rrugën drejt shteteve të kësaj pjese të Evropës. Ata nuk u penduan.

Chiarra Alonso, nxënëse 18-vjeçare nga Bologna e Italisë, është vetëm njëra prej atyre që para se të vinte në Prishtinë kishte përshtypje tjetër. Asaj i ka lënë përshtypje një gjë.

“Mikpritja këtu në Kosovë më ka habitur fare. Edhe njerëzit krejt të panjohur nuk hezitojnë aspak të të marrin në shtëpitë e tyre, duke të siguruar akomodim, ushqim fantastik dhe shoqëri, që nuk harrohet kurrë”, ka thënë Alonso.

“Esenca e pushimit tim këtu në Kosovë është se njerëzit janë pasuria më e madhe e saj”, ka shtuar ajo.

Alonso në Kosovë po e shijon shumë edhe ushqimin tradicional të vendit.

“Ushqimi ka shumë diversitet. Jam shumë e sigurt që sikur të kisha fli, pite dhe këto gjella kosovare në Itali, jeta ime do të ishte shumë më e mirë”, është shprehur turistja e re.

Edhe për 23-vjeçarin nga Rumania, Dorin Bot, kosovarët janë popull bujar.

“Kosovarët janë popull me zemër të hapur, humor të veçantë edhe, siç e kam ditur edhe më parë, kuzhina kosovare është fantastike”, ka thënë Bot.

Kur Romed Felderer, studenti austriak nga Murzzuschlagu po udhëtonte me “autostop” nëpër Serbi, i kishte rastisur të bënte muhabet me disa qytetarë serbë. Ata, kujton Felder, i kishin propozuar të mos shkonte në Kosovë.

“Më thanë se ‘ata hanë fëmijë’, ndër të tjera, e shumë fjalë të këqija për njerëzit këtu”, kujton Felderer. Por ai nuk u bind.

“Realizova ëndrrën time të njihja Ballkanin. E ardhja në Kosovë ishte punë e domosdoshme në këtë aspekt. Gëzohem që nuk i dëgjova ato fjalë, ngase këtu kam takuar miq të mrekullueshëm”, ka thënë Felderer.

“Do të kthehem shumë shpejt për të punuar dhe për të jetuar pak më gjatë këtu në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Pro dhe kundër infrastrukturës së kryeqytetit


Por Felderer ia ka gjetur edhe një pikë të dobët vendit me të cilin u dashurua.

”E adhuroj Kosovën dhe njerëzit që jetojnë këtu, por, megjithatë, duhet të përparohet edhe pak më shumë në infrastrukturë”, ka thënë Felder.

Prishtina si qytet, thotë Isabel Syrek, më ka bërë për vete, ani pse arkitektura edhe infrastruktura e saj duhet të përmirësohen.

“Mendoj se ka mundësi të bëhet shumë më mirë në të ardhmen”, është shprehur ajo.

Por krejt ndryshe mendon Adam Walker. Së bashku me arkitekturën osmane, traditat unike, peizazhet natyrore dhe qytetet e veçanta janë pasuri e madhe e shtetit më të ri të Evropës, ka bindjen ai.

“Qyteti është shumë i bukur”, është shprehur ai.

Lea Avend, thotë se nuk është tipike turiste, që kërkon bukuritë e qytetit. Asaj nuk i bëjnë përshtypje rregulli dhe disiplina në qytet.

“Qytetin nuk e bëjnë të bukur arkitektura dhe ndërtesat. Prishtina nuk është qyteti që në pamje të parë do të bënte për vete. Por ai të mban të lidhur me ‘arkitekturën shpirtërore’ që ka”, ka përfunduar ajo.
http://www.koha.net/?page=1,5,65837
 
#6,091 · (Edited)
^^ Looks very nice.

Ne lajme te RTK'se ndegjova se ish perpilu nje plan i ngjashem nga Ministria e Infrastruktures per nje rreth te ri te ajo pjesa qe ngjitet per ne Veternik. Sipas tyre edhe Komuna e Prishtines e ka pranu kete plan.

Sipas planit eshte parapa me qen dy nenkalime per kembesore dhe nje nenkalim per veturat qe vijne prej Shkupit dhe vazhdojne per Mitrovice (pa nderprerje), ndersa ne anen e siperme nje rreth i ngjashem sikur ky qe eshte ndertu tani.

Punimet sipas zyrtareve te Ministrise mund te fillojne qysh vitin e ardhshem dhe do zgjasin dy vjet.

Ky do ishte nje hap shume i nevojshem, sepse momentalisht ky gjysem-rrethi per ne Veternik eshte shume i papershtashem dhe e vetmja "pike e zeze" e Prishtines per sa i perket komunikacionit.
 
#6,093 · (Edited)
Tash tollovia per nja tre vjet te ardhshme paska mu shperngul ne ate pjese edhe pse eshte e domosdoshme qe te rregullohet ajo pjese e hyrjes se Prishtines.
Po edhe sot ka tollovi ne ate pjese edhe pse nuk eshte ka ndertohet asgje, sidomos ne mengjes dhe pasdite (rush hour).

Me fillimin e ndertimit te rrethit te ri se paku do e dijme qe dicka po ndertohet dhe tollovia eshte e perkohshme.
 
#6,096 ·
Nga tema e rrugeve te Kosoves...

Rrethrrotullimi i sapo hapun per trafik ne Prishtine. Ne pergjithesi mire ka dal, po ka ende pune. Dy deget per Fushe Kosove/Peje nuk jane hap ende, dhe hyrja nga Prishtina nuk ishte perfundu ende. Gjithashtu punohej ne dalje per ne Ferizaj dhe per ne Mitrovice. Ministria e Infrastruktures po thote qe deri ne tetor kryhet krejt. Ta shohim.

 
#6,097 ·
As me shehër as me Barilevë, te shohim sa efektiv është rrethrrotullimi në hava

Buki, është e pamohueshme që rrethi po duket mirë. Sidoqoftë, edhepse jam shumë pozitiv për nga natyra, nuk kam as më të voglin dyshim që me kalimin e kohës do të dëshmohet që vendosja e një rrethi 'në hava' ka qenë një gabim i madh dhe i shtrenjtë. Unë nuk jam në Kosovë për momentin kështuqë ekziston mundësia që nuk e kam kuptuar konceptin e plotë të projektit (apo edhe ndoshta projekti është shumë larg përfundimit) por problemi qëndron te kjo:

1.
Para ndërtimit të këtij rrethi, rruga nga Shkupi/Ferizaji për Mitrovicë (dhe anasjelltas) ka qenë e pandërprerë. Dmth automjetet nuk kanë pasur nevojë për tu radhitur e për të kaluar nëpër rrethrrotullime në mënyrë që të udhëtohet drejt Vushtrrisë apo Mitrovicës. Cdo automjet tash duhet të zvoglojë shprejtësinë prej 80 km/h në 0 km/h që të futet në rreth e pastaj të vazhdoj për në Mitrovicë. Kjo krijon një "bottleneck effect" (sepse nuk po e di ndonjë shprehje të mirë shqipe) në zemër të këtij vendkalimi. Dmth tërësisht e kundërta e qëllimit.

2.
Urat që e lidhin rrethrrutullimin janë vetëm për një automjet. Plus unë nuk po shoh traka lidhëse të posaqme. Dmth kur te vjen nga Shkupi për në Bulevardin Bill Clinton në fund të urës nuk ka trakë lidhëse as 200-300 metra. Po duket sikur nuk ka shumë vend për gabim nëse vozitë kamion të madh apo "shliper."

Shpresoj që të ndërtohen traka pa pasur nevojë të kyqesh në rreth për drejtimet Shkup-Bulevardi Bill Clinton, Fushë-Kosovë-Shkup, Bulevardi Bill Clinton-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Fushë-Kosovë.

Nëse të gjitha automjetet detyrohen të ndalen në 0 km/h edhe një herë para se të hyjnë apo dalin nga Prishtinë shkaku i një rrethrrotullimi të dytë atëherë mosvet hiq.

Unë gabimisht kam menduar që në Prishtinë po ndërtohet nje "Spaghetti Junction" (http://en.wikipedia.org/wiki/Spaghetti_Junction) siq është një afër meje ketu në Atlanta (http://en.wikipedia.org/wiki/Tom_Moreland_Interchange) edhepse kjo këtu i lidh edhe 4-5 rrugë dytësore përveq dy autostadave.

Me fjalë tjera, nuk kisha rekomanduar që të ndërtohet dicka e ngjajshme në Veternik derisa të dihet se sa mirë do të funksionon rrethrrotullimi "në hava."

^^ Looks very nice.

Ne lajme te RTK'se ndegjova se ish perpilu nje plan i ngjashem nga Ministria e Infrastruktures per nje rreth te ri te ajo pjesa qe ngjitet per ne Veternik. Sipas tyre edhe Komuna e Prishtines e ka pranu kete plan.

Sipas planit eshte parapa me qen dy nenkalime per kembesore dhe nje nenkalim per veturat qe vijne prej Shkupit dhe vazhdojne per Mitrovice (pa nderprerje), ndersa ne anen e siperme nje rreth i ngjashem sikur ky qe eshte ndertu tani.

Punimet sipas zyrtareve te Ministrise mund te fillojne qysh vitin e ardhshem dhe do zgjasin dy vjet.

Ky do ishte nje hap shume i nevojshem, sepse momentalisht ky gjysem-rrethi per ne Veternik eshte shume i papershtashem dhe e vetmja "pike e zeze" e Prishtines per sa i perket komunikacionit.
 
#6,098 ·
Nje spaghetti junction gjithashtu do ta nderprente trafikun nga Ferizaj per Mitrovice, po, per dallim prej ketij rrethi, do ta nderprente edhe trafikun nga Prishtina per ne Fushe Kosove e Peje. Sot, me kete rreth, trafiku nga Prishtina per ne Fushe Kosove e Peje eshte i panderprere, dhe, ne te njejten kohe, trafiku nga Ferizaj per ne Mitrovice eshte i panderprere (pervec ngadalesimit normal ne nje rreth qe i lidh disa lokacione).

Shikuar ekonomikisht, eshte me me rendesi qarkullimi i panderprere Prishtine - Fushe Kosove/Peje se sa Mitrovice - Ferizaj.
 
#6,099 · (Edited)
1.
Para ndërtimit të këtij rrethi, rruga nga Shkupi/Ferizaji për Mitrovicë (dhe anasjelltas) ka qenë e pandërprerë. Dmth automjetet nuk kanë pasur nevojë për tu radhitur e për të kaluar nëpër rrethrrotullime në mënyrë që të udhëtohet drejt Vushtrrisë apo Mitrovicës. Cdo automjet tash duhet të zvoglojë shprejtësinë prej 80 km/h në 0 km/h që të futet në rreth e pastaj të vazhdoj për në Mitrovicë. Kjo krijon një "bottleneck effect" (sepse nuk po e di ndonjë shprehje të mirë shqipe) në zemër të këtij vendkalimi. Dmth tërësisht e kundërta e qëllimit.
Ka qen e panderprere mirepo ka qen vetem dy-trakshe krejt rruga. Une ne keto 20 vitet e fundit nuk e di nese dikush ka arrit me shku ne ate rruge me shume se 10-15 km/h per shkak se prej qe e mbaj mend kete rruge ajo ka qen e sterngarkuar .

Edhe une i kom verejtjet e mia per kete rreth dhe qe te jem edhe me konkret, per mua me e pershtatshme kishte me qen nje zgjidhje e ngjashme me mbikalimin ne Veternik (te Albi Mall) sepse ne kete menyre qe te dy rruget kryesore (Prishtine - Fushe Kosove dhe Ferizaj - Mitrovice) kishin me qen te panderprera ndersa kycjet-ckycjet do beheshin me ane te disa gjysem-rretheve.

Megjithate, edhe ky rreth ka shume ane pozitive.

Plus, me kete rreth eshte krijuar nje land-mark i ri i infrastruktures ne Prishtine sepse Prishtina eshte i pari kryeqytet ne rajon qe ka nje rreth te tille "ne ajer" dhe gjithashtu une nuk di ndonje kryeqytet tjeter ne rajon qe ka me shume rrethe sesa Prishtina. Pra "rrethet" ne njefare menyre jane bere karakteristike e qytetit te Prishtines dhe I must admitt po me pelqen ky origjinalitet.

2.
Urat që e lidhin rrethrrutullimin janë vetëm për një automjet. Plus unë nuk po shoh traka lidhëse të posaqme. Dmth kur te vjen nga Shkupi për në Bulevardin Bill Clinton në fund të urës nuk ka trakë lidhëse as 200-300 metra. Po duket sikur nuk ka shumë vend për gabim nëse vozitë kamion të madh apo "shliper."

Shpresoj që të ndërtohen traka pa pasur nevojë të kyqesh në rreth për drejtimet Shkup-Bulevardi Bill Clinton, Fushë-Kosovë-Shkup, Bulevardi Bill Clinton-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Fushë-Kosovë.
Pajtohem qe urat jane te ngushta por trakat lidhese jane te parapame ne projekt. Dmth aty ku nderlidhet ura me rruget kryesore do jete nga nje trake shtese qe do ndihmon ne kycjen me te lehte te automjeteve.

Nëse të gjitha automjetet detyrohen të ndalen në 0 km/h edhe një herë para se të hyjnë apo dalin nga Prishtinë shkaku i një rrethrrotullimi të dytë atëherë mosvet hiq.
Jo, jo. Rrethrotullimi i dyte nese realizohet ne baze te projektet qe e kom pa nuk ka me pas nderprerje per ata qe vijne prej Ferizajit dhe vazhdojne per ne Mitrovice sepse kalojne neper nenkalim 2x2. Nderprerje rrespektivisht kycje ne rrethrrotullim do kete vetem per ata qe dalin prej Prishtines.

Unë gabimisht kam menduar që në Prishtinë po ndërtohet nje "Spaghetti Junction" (http://en.wikipedia.org/wiki/Spaghetti_Junction) siq është një afër meje ketu në Atlanta (http://en.wikipedia.org/wiki/Tom_Moreland_Interchange) edhepse kjo këtu i lidh edhe 4-5 rrugë dytësore përveq dy autostadave.

Me fjalë tjera, nuk kisha rekomanduar që të ndërtohet dicka e ngjajshme në Veternik derisa të dihet se sa mirë do të funksionon rrethrrotullimi "në hava."
Sikur te isha pyt une, shume ma me prioritet ka qen gjetja e nje zgjidhjeje per kete pjesen te Veterniku sesa te ura ne Dardani sepse tollovite me te medha dhe me se shumti ndeshje ka pikerisht te pjesa e Veternikut por prap se prap, me mire vone se kurre.
 
#6,100 ·
Rethi tek hymja e Prishtines (ka ana e Shkupit) eshte mire shume, por spaghetti junction i pershtatet me shume asaj pjese. Ajo pjese ka nevoje per nen-kalime apo mbi-kalime. Edhe pse rrethet deri tani ne Prishtine jane tregu shume te sukseshme per zbrazjen e komunikacionit, mendoj se aty duhet shume pak pune. Gjithmone komunikacioni eshte kriju kur ke hy prej Prishtine ne magjistralen Mitorvice-Shkup. Keshtu qe nje rruge ne ajer qe e lidhe Prishtinen me magjistrale, apo perfundi kish zgjedh problemin.

Cka i duhet Prishtines tani eshte ti prish krejt ato Auto-larje gjitheka ne qytet, disa shitore monotone edhe objektet qe prishin pamjen qytetit. Te mirembaj me mire gjelbrimin,sidomos ne hyrje te qytet etj.
Nje send cka duhet me ndodhe eshte te fillon aplikimi i gjobave per hujdhe te meturinave....qendra isha kane e shtrume prej farave. Bari ne mes te rrugeve nuk ekzistojke hiq, edhe qyetart/katunart kalojshin vend e pa-vend. Prishtina nuk don shume pune me u doke qytet i mire, me shume eshte problemi tek mirembajtja.
 
Top