SkyscraperCity Forum banner

Hapësirat e Parkimit | Parking Spaces

Tags
tirana
14K views 37 replies 18 participants last post by  Elianto 
#1 ·
 
#3 ·
Po cfare sigurie mund te kete nje parking i nendheshem ne tirane ose ne shq? Top kanali para disa ditesh kishte nje kronike rreth disa adoleshenteve qe duhet ti paguaje per te sigurar nje vend parkimi perndryshe mund ta gervishtin ose thyejne pasqyrat.... Imagjino nje parkim i nendheshem vetem me drita(qe do thyhen ose vidhen). Vetem nqs e merr persiper nje firme private mirembajtjen dhe i paguan bashkise gjysmen e fitimit.
 
#9 ·
Tiranë, 600 gjoba në ditë!

 
#11 ·
Parkimet nëntokësore, gati nisja e punimeve te Sheshi "Italia"

TIRANË - Projekti për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në sheshin "Italia" është shumë pranë. Kjo për arsye sepse Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshill një projekt-vendim i cili pritet të miratohet në datë 28 dhjetor, ku do t'i jepet në përdorim trualli në zonën kadastrale 8160, në sheshin "Italia", firmës fituese të këtij projekti "Gener 2", në konçension për 35 vjet.

Koncesionari detyrohet që pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, të realizojë punimet që e kthejnë mbitokën në destinacionin aktual, përkatësisht në shesh publik. Gjatë periudhës së operimit të shërbimit, koncensionari do të aplikoi tarifat e miratuara nga Këshilli Bashkiak në përputhje me politikën tarifore të Bashkisë së Tiranës. Tarifa për orën e parë të parkimit është 150 lekë. Ndërkohë që numri i makinave që do të parkohen në këtë parkim është 1008 automjete, ku 24 vende janë për kategoritë e veçanta.

Vlera totale e investimit është rreth 1.6 miliardë lekë. Ndërtimi i parkimeve nëntokësore ka qenë një projekt i kahershëm i Bashkisë së Tiranës. Ku veç projektit te sheshi "Italia" është edhe ai te parku "Rinia". Tenderi për këto projekte është zhvilluara në 20 prill të vitit 2009. "Gener 2" sh.p.k u shpall firma fituese e projektit tek sheshi "Italia", pranë stadiumit "Qemal Stafa". Këshill Bashkiak në lidhje me këto projekte ka miratuar në muajin tetor 2008 formën BOT, që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim, të dhënies me konçension të dy parkimeve nëntokësore, propozim i cili është dhënë nga Bashkia. Forma BOT e dhënies me konçesion parashikon se pasi të ndërtohen parkimet nëntokësore dhe pas një afati 35-vjeçar që firma fituese e tenderit do ta përdori atë, do t`i rikthehen sërish në pronësi Bashkisë së Tiranës.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1...-nisja-e-punimeve-te-sheshi-italia-77448.html
 
#17 ·
nuk e di perse por kam idene se kete punen e parkimeve sikur e kishte thene edhe rama, mbase ishte gati projekti dhe duhej vetem te zbatohej!!
Jam kurioz te shikoj rezultatet... kur isha ne tr muajin e kaluar nuk e di por mu duk e ndotur dhe ai sheshi i ri qe shume antare e lavderojne mua mu duk shume kot!!! vetem shesh qe nuk ishte!!
mbrapa pallatit te kultures nje pjese te lulishtes e kishin bere parkim me pagese...
 
#18 · (Edited)
- Projekt per parking nuk ka pasur e nuk ka akoma, per momentin ka nje plan-koncept qe eshte miratuar ne keshillin bashkiak, kthyer perseri per miratim, ri-miratuar (albanian job) pasi u percaktua forma e ndertimit/koncesionit (BOT) e ditet e fundit u nenshkrua kontrata me firmen ndertuese.

- Sheshi eshte sistemim provizor.

- Lulishtja prapa pallatit te kultures ka qene parking, pasi ishte ne pritje te zbatimit te planit per gjelberim qe tashme ka nisur....

 
#19 ·
Parkingu nëntokësor:

Kreu i bashkisë, Lulëzim Basha, nënshkruan kontratën e dhënies së koncesionit 20-vjeçar për ndërtimin e parkimit nëntokësor.

Vendimi është marrë në këshillin e kaluar bashkiak ku janë miratuar dhe tarifat përkatëse, ndërkohë që nënshkruhet nga kreu aktual i bashkisë dhe vendoset në zbatim nga subjektit “Gener 2”. Parkimi nëntokësor zë një sipërfaqe prej afro 9 mijë metrash katrorë të sheshit “Italia”. Do të shtrihet në katër nivele nëntokësore dhe do të ketë hapësirë parkimi për 1000 automjete. Vlera e investimit është rreth 1.6 miliardë lekë dhe realizimi i saj do të bëhet brenda një viti, nga dita e nisjes së punimeve.

Tarifat që do të paguajnë qytetarët për përdorimin e parkingut:

Në mbyllje të vitit të shkuar këshilli bashkiak i Tiranës ka aprovuar tarifat që do të paguhen për orare të caktuara parkimesh. Firma që ka marrë me koncesion këtë parking deri në përmbyllje të afatit të përcaktuar do të jetë e detyruar që t’i përgjigjet listës së çmimeve të referencës që ka miratuar këshilli. Vendimi saktëson se përpara fillimit të operimit të shërbimit nga koncesionari Bashkia e Tiranës duhet të miratojë tarifat e zbatueshme që do të aplikohen për parkimin nëntokësor. Deri në përfundimin e punimeve dhe në marrjen e një vendimi tjetër nga këshilli bashkiak për këtë koncesion do të aplikohen tarifat referencë të parkimit, përderisa nuk bien në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Në rast se tarifa e zbatueshme është më e ulët se tarifa referencë e parkimit, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë politika dhe vendime që ndikojnë në kompensimin e efektit financiar negativ. Sipas detajimeve të bëra në vendim, bëhet me dije se tarifa e parkimit për një orë do të kushtojë rreth 150 lekë.
Tarifat e referencës për parkimet nëntokësore si dhe pajtimet periodike:

Tarifa e parkimit

Ora 1, 150 lekë/orë

Ora 2-4, 54 lekë/orë

Ora 4-8, 48 lekë/orë

Ora 8-12, 44 lekë/orë

Biletat

Biletë ditore, 361 lekë

Biletë nate, 22-07, 351 lekë

Biletë mujore, 10.833 lekë

Tarifa koncesionare 10%

Tarifat e parkimit për kategori të veçanta

Ora 1, 31 lekë/orë

Ora 2-4, 31 lekë/orë

Ora 4-8, 31 lekë/orë

Ora 8-12, 31 lekë/orë

Biletë ditore, 133 lekë

Biletë nate, 22-07, 279 lekë

Biletë mujore, 4.000 lekë
 
#25 ·
Gabohesh....eshte pyetje 10-vjeçare siç dhe mund t'a shohesh :nuts: !!

Gjithsesi, cfare pret te behet, me shume mundesi jane ne mes te ndonje proçesi gjyqesor te harruar. Perfundimi do te jete shembja e godines per paperputhshmeri me rregulloren urbanistike. Pyetja e vitit eshte: do te shembet ME apo PA demshperblim nga ana e bashkise (pra nga leket tona te perbashketa) per prishje te njeaneshme te kontrates qe bie ndesh me VKB.........

Pra dikush tenton te ndertoje dicka ne paperputhshmeri te plote me kuadrin rregullator, me nje leje qe "kushedi sesi ka dale", e tani qe ja kane ndaluar ndertimin "ate 7% qe ka derdhur ne bashki" duhet t'ja paguajme neve.....

And they lived happily ever after............ :wallbash:
 
#27 ·
Lejen e ka dhene keshilli bashkiak i nje viti te caktuar. Mjafton te hapesh arkivin dhe e gjen shume kollaj kush ka qene kryetari, nen kryetaret, kryetari i KRRT apo anetaret e keshillit bashkiak te atij viti.

Problemi eshte qe ajo zone me shume gjasa nuk ka qene ZONE E KATEGORISE A ne ate vit, por eshte bere nese nuk gabohem ne 2004. Kjo tregon mangesi totale te vizionit te punes nga ana e te gjitheve duke nisur nga Kryetari i Bashkise dhe Instituti Inekzistent i Monumenteve te Kultures. Eshte thjesht nje rast tjeter i tipit "100% Albanian Standart" per te cilet jemi neve ata qe duhet te paguajne.

Keto jane nga te paktat raste "kur thua shyqyr zotit gjykatat jane krye e keput te kapura" , se ndryshe: Treni Elektrik, Mbikalimi i Zogut te Zi e sa e sa te tjera qe me nje vendim te drejte gjykate do te çonin ne demshperblime miliona euroshe per paaftesi apo kapriço te njerit apo tjetrit.........................
 
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top