SkyscraperCity Forum banner

Projekte nga Tirana | Tirana Construction Projects

Tags
tirana tirane
5M views 22K replies 542 participants last post by  futjakot123 
#1 · (Edited by Moderator)
As discussed in the main Superprojects thread e MegaProject was proposed for Tirana.
A complex of 4 towers 35 levels each.



 
See less See more
2
#4,021 ·
Eyy nji pytje,,a ka ndonje plan per fasadimin e banesave ne Tirane??sikurna ne Prishtine??se nime shume palidhje gjith ato ngjyra sikurna me qen ne mahall te magjupve....no offence^^
Prishtina i ka pas me cilesore nje pjese te ndertimeve, ndersa Tirana ato pallatet e parafabrikateve i ka pas cope cope..nejse besoj se per momentin ngjyrat atehere ishin zgjidhja e duhur..kurse tani nevojitet nje plan me serioz
 
#4,022 ·
Ngjose nuk i lejone sharjet e ofendimet, pse e lejoni fjalen malok. A nuk ehste kjo ofendim!?

Ti Rolex me vjen shum keq qe tani e kaq kohe kam ndjekur ket forum, e kur shohe fjale fyese nga bashkatdhetaret e mij me vjen shum inate. Pak na shajne ne emigrim, futem ketu me pa se qa behet ne Shqipri e shoh tu na sha prap. Mos ju duket shum vetja qytetar se pse nje cope fshat eshte krej Shqiprija ngjose e krahasojme me vende te tjera te perendimit. Mos u bani injoranta, se pse duke share te tjeret nuk ju ban ju me te mire apo me civilizuar. Nuk jane te gjith masloret njesoj sikur sjeni as ju kaq sa ju ka mush vetja mendjen.
Fjala malesore nuk ka lidhje me fjalen malok, maloke kemi nga te kater anet ne Shqiperi, malok i ben injoranca njerezit jo vendi nga vijne..ndersa malesoret perfaqesojne njerezit qe jetojne ne zona malore te cilet kane vlera te pamohueshme per ta bere kete vend me te mire
 
#4,025 ·
Aktualitet

Bashkia e Tiranës bën sërish thirrje: Të lirohen trotuaret deri më 1 Tetor!

Zëdhënësja Anila Bisha doli përsëri me një deklaratë mbi zënien e hapësirave publike:



25 shtator 2011 11:42

Bashkia e Tiranës bën sërish thirrje për lirimin e të gjitha trotuareve të kryeqytetit.

Përmes zëdhënëses, Anila Bisha, ky institucion ka drejtuar publikisht sërish thirrjen ndaj pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, që të fillojnë lirimin e këtyre hapësirave publike.

Zëdhënësja Bisha tha se lirimi i hapësirave që u takojnë qytetarëve duhet kryer brenda afatit që është data 1 Tetor, të caktuar nga Bashkia e Tiranës.
^^ Ligjet nuk jane me afat. Zbatohen ne cdo kohe. Se kuptoj kete gje me ultimatum qe jep bashkia si ne tr ashtu dhe ne qytete te tjera. Mire qe nuk del min. i rendit dhe te thote:

Hajdute te dashur keni kohe deri ne daten 1 per te vjedhur. Mbas dates 1 do ndeshkoheni.
Po sigurisht qe do i jepen 3-4 dite afat, ka biznese qe kane 15 tavolina e 100 karrike jashte, duhet te kene nje fare kohe per t'i sistemuar e magazinuar, apo prezantuar lejet e shfrytezimit te ambjenteve publike dhene nga bashkia.

Ti thua modus operandi duhet te jete: te dalin nje mengjes te bukur si bobat ne "aksion" e t'i thone kamariere/banakiereve a car te gjejne neper lokale, cojini ata qe jane ulur jashte, e hiqni tavolinat nga trotuari....."taaani" "shpeeejt" :weird: ?!
 
#4,026 ·
Eyy nji pytje,,a ka ndonje plan per fasadimin e banesave ne Tirane??sikurna ne Prishtine??se nime shume palidhje gjith ato ngjyra sikurna me qen ne mahall te magjupve....no offence^^
Ka tre modele kryesore pallatesh ne Tirane:

#1: Pallatet sovietike, ( kryesisht pallatet agimi dhe tek shallvaret ),



...qe njefare arkitekture e kane, dhe lyerja dyngjyreshe duke i vene ne dukje konturet ishte me se e mjaftueshme dhe e kendshme.

#2: Pallatet e modelit neorealist:



....me ate modelin kubik e monoton ku kontrasti i ngjyrave ishte e vetmja menyre per te nxjerre dicka ne drite ( edhe pse jam dakort se ne ca raste me "topa" "shigjeta" e "shkrime" e kan dhi muhabetin fare!!!

#3: pallatet me tulla te kuqerremta te ndertuara nga te burgosurit, te cilave, nese sheh ne disa vende, bizneset i kan bere nje lyerje te stilit "sperkatje" me nje boje te kuqerremte me te mbyllur dhe kan dale shume lezetshem ( kjo kuptohet atje ku nuk ka nga ato shtesat e famshme te improvizuara qe i japin forma abstrakte sikur i ke ndertuar me Lego )!!!

Gjithsesi, ne shume lagje jane shembur pallatet parafabrikate-2-kateshe ( kryesisht tek rruga "Muhamet Gjollesha" ) per t'u ndertuar komplekse 6/7-kateshe te cilat kan nje raport si me te hajrit me hapsirat publike, e te ofrojne mundesi te ndertosh dy copa sheshe e lulishte!!!
Mendoj se plani i ri urbanistik do t'i meshoj me shume ketij modeli, keshtuqe nuk ka ndonje vlere te madhe tani per tani te merresh me lyerje e suvatim.....
 
#4,027 ·
“Selman Stërmasi”, plani B!
Komuniteti i futbollit është duke shpresuar që Bashkia e Tiranës të miratojë sa më shpejt project buxhetin për rindërtimin e stadiumit Selman Stërmasi dhe të gjendet koha e përshtashme për tu bërë rikonstruksioni në mënyrë që që të mos ketë përplasje punimesh mes dy stadiumeve. Stadiumi Selman Stërmasi parashikon një rivonim në kushte normale por të mjaftueshme që stadiumi jo vetëm të pbërallojë aktivitetin në vend por edhe të luhen aty ndeshje ndërkombëtare, madje dhe të përfaqësueses në harkun e dy viteve.

Cështja – shoqëria aksionere Kuqezi e cila do të adminostrojë rinovimin dhe përdorimin e Qemal Stafës e ka të qartë se duke qënë praktikisht një “embrion” i FSHF në dytet që stadiumi do rindërtohet do të ketë probleme se ku do të luhen ndeshjet. Në kryeqytet ka tre ekipe, Tirana, Partizani dhe Dinamo, ndërkohë më shumë se kaq vështirësia është për ndeshjet ndërkombëtare, pasi Tirana është një vend i preferuar për të zhvilluar ndeshje. “Për momentin FSHF të gjitha burimet financiare do ti derdhë në stadiumin e rid he nuk parashikohet një rinvestim në Durrës, Shkodër apo gjetkë. Mund të bëjmë me sforco ndeshje ndërkombëtare sat ë ndërtohet stadiumi i ri në këto qytete, megjithatë nëse Bashkia e Tiranës rregullon stadiumin Selman Stërmasi të paktën verën e ardhshme hiqet një siklet i madh për utbollin dhe për aktivitet”.

Projekti – stadiumi Selman Stërmasi pritet ti futet një rikonstruksioni specific nëse këhsilli bashkiak i Bashkisë së Tiranës vendos të miratojë project buxhetin e paraqitur nga drejtoria e sporteve në këtë dikaster. Mendohet që fusha të ribëhet, të rindërtohet tribuna të rregullohen tribunat përballë anësore, të vihet sistemi i ndricimit dhe të dnryshojë tabela elektronike.
http://www.sportekspres.com/contenti.aspx?id=542&idd=&iddd=&idjadok=12136
 
#4,029 ·
Quhet projekt buxheti, jo project. Konstruksion do te thote ndertim. Prandaj duhet te perdoret rindertim.
Ne kete rast nuk ka te beje me gramatike! Keta gazetaret e sportit te sqarojne fare. Akoma s'e ka mesuar ky vllai qe ekzistojne "Language Tools: Albanian" dhe se nese e mban opsionin ne anglisht, MSWord automatikisht te korigjon disa fjale qe i kap ne nje kontekst te caktuar.
Po mir gazetari qe qeka lo** fare, po si e ka kaluar redaktimin ky far artikulli me kete far shkrimi hajt e merre vesh!!! E hajt e t'i besosh tani me kte prezantim, asaj cfare ka shkruar ky lo*** !!! :sly:
 
#4,030 ·
Basha pret ambasadoren australiane: Bashkëpunim në projekte të përbashkëta.
Thursday, September 29, 2011



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot ambasadoren australiane Jenny Bloomfield me qendër në Athinë, e cila mbulon Shqipërinë. Z.Basha e informoi zonjën Bloomfield për planet dhe projektet që ka Bashkia për qytetin e Tiranës, si dhe bisedoi për mundësi të ndryshme bashkëpunimi. Ambasadorja australiane tha se ka interes nga biznesi i vendit të saj për të investuar në Tiranë. Gjithashtu, u ra dakort për të rritur bashkëpunimin mes shoqërisë civile të dy vendeve. Z.Basha kërkoi nga ambasadorja australiane ekspertizë dhe mbështetje për projektin në përmirësimin dhe rritjen e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, një fushë ku Australia ka përvojë të njohur në mbarë botën.
Sa mire do ishte t'i vinin pak dore ati Kopshtit Zoologjik, se esht bo per gjynaf....me i hajrit eshte ai lokali ne rrugen Fier-Vlore!!! :poke:
 
#4,031 ·
Tiranë, nis zhbllokimi i hapësirave publike
Ka nisur në Tiranë aksioni për tregtarët që s'kanë liruar hapësirat publike sipas afatit të vendosur nga bashkia.

Policia bashkiake ka deklaruar se do të pastrohen trotuarët nga subjektet që s’kanë paguar taksat për hapësirat e zëna.

“Aksioni do të zgjasë një javë dhe do të kryhet kryesisht në fundjavë. Ai nisi nga njësitë bashkiake numër 1 dhe 2 dhe më pas do zgjerohet në tërë Tiranën”, ka deklaruar policia bashkiake.

Të djelën e kaluar bashkia e Tiranës paralajmëroi të gjithë personat që tregtojnë produkte të ndryshme në rrugë, por edhe baret që kanë vendosur tavolina në trotuare, se do të marrë masa nëse deri më datën 1 tetor nuk do të lironin këto hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin. Paralajmërojmë tregtarët ambulantë të largohen nga trotuarët, si dhe lokalet që i kanë zënë ato me tavolinat dhe karriget e tyre”, theksoi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Në kuadër të operacioneve të saj, bashkia e kryeqytetit mësyu dy javë më parë në parkun “Rinia” për të liruar ambientet e zëna sipas saj në mënyrë të paligjshme për parking nga lokalet.

Madje, drejtori i policisë bashkiake debatoi me menaxherët e kompleksit “Tajvan” që gjendet në zonën e parkut. Ai tha se do të lirohen të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=219711
 
#4,032 ·
 
#4,033 ·
Basha: S’do garoj për asnjë post drejtues në PD

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shprehet se nuk do të kandidojë për asnjë post drejtues në PD. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, ai flet gjithashtu edhe për problemet e kryeqytetit, sheshin “Skënderbej”, projektin e tramit, parkimin dhe zgjerimin e varrezave. Basha thotë se brenda dy javëve të para të nëntorit do të nisë qarkullimi i sheshin kryesor të kryeqytetit.
Çfarë do të ndodhë me financimin e deritanishëm të sheshit “Skënderbej”?
Financimi i deritanishëm do të ruhet dhe asnjë euro e hedhur deri tani nuk shkon dëm, sepse punimet e deritanishme janë punime nëntokësore, kryesisht ripërtëritje e infrastrukturës nëntokësore, e cila për herë të fundit ishte ndërtuar në vitet 1988-1989 dhe punime të tjera që nuk shkojnë dëm.
Kur do të rikthehet trafiku në shesh?
Trafiku do të rikthehet në sheshin “Skënderbej” sipas një skeme të hartuar nga ekspertët më të mirë të trafikut. Pjesët e tjera të sheshit do të rehabilitohen dhe në periudhën mes arritjes në përfundimet finale të sheshit dhe së sotmes, qytetarët të mos përballen as me stresin e trafikut, as me një pamje estetikisht të papranueshme për sheshin.
Kur hapet sheshi?
Punimet kanë nisur me një intensitet të plotë dhe plani i punës parashikon përfundimin e fazës së asfaltimit brenda dy javëve të para të nëntorit. Paralel me këtë po ecën puna për anën estetike, që është gjelbërim dhe anë të tjera.
Brenda 15 nëntorit sheshi do të jetë i hapur?
Ky është plani.
Dhe kur do të jetë i përfunduar bashkë me pjesën estetike?
Afati që unë u kam dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe kontraktorëve në shesh është 31 tetori. Këtu marr parasysh kontingjencat. Unë po përmend 15 nëntorin si datën e rikthimit të trafikut në shesh dhe jo shumë kohë pas kësaj përfundimin e anës estetike.
Sa kushton projekti i zgjerimit të bulevardit deri te lumi i Tiranës, përfshi dhe shpronësimet?
Pjesa e gjurmës është shumë e përshtatshme. Parashikohet lëvizja e Stacionit të Trenit dhe i gjithë aksi, deri në përfundim të shinave të trenit, do të luajë dy funksione: së pari do të jetë shtrati ku do të zhvillohet bulevardi; do të projektohet një nga linjat e tramit me pikënisje në Laprakë, ku do të vendoset edhe stacioni i ri hekurudhor dhe terminali i autobusëve të Tiranës.
Stacioni i ri hekurudhor dhe terminali do të ndërtohen në Laprakë?
Pranë pallateve të malaizianit, do të nisë një investim i përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë qendrore për terminalin e ri të pasagjerëve me tren, për autobusët e veriut, perëndimit dhe të jugut. Linja hekurudhore do të shërbejë për krijimin e një prej korridoreve të tramit që përputhet në masën më të madhe me gjurmën e trenit.
Përse nuk lini një vend për Parlamentin e ri?
Sepse ka një vendim në fuqi, të cilin unë jam i detyruar ta respektoj.
Ju pëlqen, apo jo?
Mendimet e mia për këtë çështje i kam shprehur qartë, por po kështu kam shprehur qartë edhe pikëpamjen time, se nuk ka gjë më të dëmshme sesa të shprehesh apo të ngrihesh kundër shtetit ligjor kur je kryebashkiak.
A i qëndroni idesë që xhamia e re të ndërtohet në zonën e Namazgjasë?
Sot kam pritur një përfaqësi të Komunitetit Mysliman në zyrën time, që më njohën me një vendim të këshillit të përgjithshëm të këtij komuniteti, për të kërkuar hapësirën e Namazgjasë, që i është rikthyer pas shumë kohësh në pronësi Komunitetit Mysliman dhe për të kërkuar bashkëpunimin e Bashkisë për të ndërtuar aty xhaminë e madhe të Tiranës. Personalisht mendoj se ky është një vendim i drejtë dhe unë e mbështes këtë vendim. Ne do të ndjekim të gjitha procedurat e nevojshme ligjore që konsultimi me qytetarët të jetë i plotë dhe vendimmarrja, e cila më përpara i përkiste vetëm një dhome të errët, sot t’i përkasë Bashkisë, Komunitetit Mysliman, duke përfshirë edhe xhamatin e Tiranës dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht nga besimi i tyre fetar.
Rama dha një leje që e ndërton xhaminë dhe muzeun e fesë para 15-katëshit? Si mund ta hidhni poshtë një projekt të paraardhësit?
Unë nuk hedh poshtë asgjë që nuk bie në vetvete në kundërshtim me ligjin apo me vullnetin e qytetarëve të Tiranës. Projektin e sheshit “Skënderbej”, i cili shkaktoi ngërçin që po përjetojmë sot, e ka hedhur poshtë vetë paraardhësi im, i cili ka dekretuar si ministër i Kulturës i atëhershëm, apo ka kërkuar, dhe kjo është bërë fakt pastaj me ligj, që sheshi t’i nënshtrohet regjimit të monumentit të kulturës. Është pikërisht kjo që pengonte aprovimin final të sheshit.
Plani rregullues, po përmirësohet, po adaptohet nga zviceranët, apo do të ribëni një plan të ri?
Nuk ka plan ekzistues të përfunduar nga asnjë kompani. Ka një plan të filluar, larg përfundimit, i cili ka hedhur një bazë që po shqyrtohet nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe ndërkohë ne po bëjmë gati diçka tjetër, që është vizioni që ky plan paraqet për parametrat teknikë të planit të ri urbanistik, duke përfshirë këtu kriteret e ndërtimit, infrastrukturës dhe është pikërisht vizioni i planit strategjik, duke përfshirë në këtë vizion atë që është shumë e rëndësishme për mua, konsensusin e qytetarëve dhe duke i dhënë më pas këtij projekti formë.
Po sa i përket parkimit?
Ne kemi kaluar te ajo pjesë e trajtimit të çështjes së parkimit që ka të bëjë me investimin në parkime nëntokësore. Ne kemi parashikuar të paktën 4 parkime nëntokësore, me dy apo më shumë nivele, të cilat do të kryhen në zona që i shërbejnë shfryrjes së trafikut të rënduar.
Do të ndërtohen nga privatët?
Disa prej tyre do të ndërtohen nga privatët. Jemi në procesin e miratimit të dy kontratave koncesionare, njëra poshtë parkut “Rinia” dhe një poshtë sheshit “Italia”, te stadiumi. Po shikojmë edhe një hapësirë tjetër që është pranë Muzeut Kombëtar, që do të ndërtohej me planin fillestar të rehabilitimit të sheshit, por që u anashkalua dhe ne do ta shohim si projekt. Parkimet te sheshi “Italia” do t’i paraqesim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, janë kushtet koncesionare për ta miratuar. Kapaciteti i këtyre parkimeve do të jetë së bashku me 4 mijë automjete.
Po projekti për Unazën e Madhe?
Projekti për Unazën ka përfunduar dhe ndodhet në zyrën time. Ky projekt do t’i paraqitet ministrit të Transporteve dhe në Këshillin Teknik të Bashkisë, i cili do të jetë javën e ardhshme. Kjo është Rruga e Elbasanit, Varrezat e Dëshmorëve dhe këtu punimet për Unazën e Re. Që nga ky interseksion deri te Fakulteti Filologjik, projekti teknik është i plotë dhe pret vetëm zbatimin. Projekti parashikon nyje me një nivel që do të zgjidhin problemet e hyrje-daljeve. Do të jetë me katër korsi…
Kjo është një nga nyjat më problematike të kryeqytetit dhe ashtu si në disa pjesë të tjera të qytetit, kjo kërkon një zgjidhje të integruar, që do të thotë që nuk duhet të shikojmë vetëm aty ku është problemi, por duhet të shikojmë edhe në zona të tjera, se si duhet ta shfryjmë trafikun, duke e futur atë në rrugë të tjera, çka do të thotë: ose lirimin e zhbllokimin e disa investimeve, siç është një pjesë e rrugës nga Bërryli, Ministria e Jashtme për te lagjja “Ali Demi”, që është një nga kryqëzimet më të vështira. Nëse ne do të ndryshojmë kahun e ardhjes nga 9-katëshet, do të lejojmë trafikun, do të jetë edhe më e vështirë. Kërkohet një zgjidhje e integruar. Qytetarët e kanë të qartë, investime të tilla nga nyja teknologjike deri te “Kristal” do të shërbejnë për të ulur trafikun. Kjo do t’u japë një alternativë tjetër automjeteve që vijnë nga Elbasani apo Korça, që siç e thamë, do të vijnë këtu edhe më shpejt, edhe më shumë.
Keni premtuar 60 taksa të reduktuara. Sa prej tyre janë reduktuar?
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, më 12 tetor, do t’i paraqes Këshillit platformën time për të ulur dhe për të hequr 60 tarifa bashkiake. Ky është vetëm hapi i parë. Për shkak të disa kufizimeve ligjore, disa prej taksave s’mund të ulen mbi 30 për qind menjëherë, por do të ulen progresivisht për të mbajtur premtimin ndaj qytetarëve. Ulja e taksave dhe tarifave është një ndihmë e drejtpërdrejtë që i jepet biznesit, zhvillimit ekonomik dhe punësimit, si prioriteti im numër 1.


Intervista ishte pak me e gjate por e shkurtova se fillonin pyetjet politike...

Nga :http://www.panorama.com.al/aktualitet/basha-s’do-garoj-per-asnje-post-drejtues-ne-pd
 
#4,035 ·
Nje rruge mjaft e mire ne tirane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi inaguruan rrugën “Murat Toptani”.

Basha në fjalën e tij foli për projektet e afërta të bashkisë në Tiranë, ndërsa Sequi tha se BE do të vijojë investimet edhe në qytete të tjera.

“100 metra më tej po zhvillohen me shpejtësi punimet për rehabilitimin e sheshti Skënderbej. Pas disa ditësh do të hapim konkurimin për zgjatimin e arteries kryesore të kryeqytetit, nga stacioni aktual i trenit, deri tek rezervuari aktual i Paskuqanit. Po këshut brenda javës së parë të nëntorit, do të lancojmë, bashkë me Këshillin Bashkiak, tenderin teknik për segmentin e unazës nga shkolla teknologjike tek qendra Kristal, dhe së shpejti do të bëjmë të ditur edhe datën e hapjes së tenderit për dizajnin teknik të tramit të Tiranës”, deklaroi në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha.

“Ky projekt është vetëm një pjesë e një serie të tërë projektesh që BE po mbështet edhe në rrethe të tjera me një vlerë prej 9 milion euro.

Pjesëmarrësit në inaugurimin e rrugës kanë shëtitur në rrugën e shtruar si dhe kanë vizituar edhe rrënojat e Kalasë së Tiranës.
 
#4,036 · (Edited)
http://www.youtube.com/watch?v=53txBlscT08&feature=player_embedded

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi inaguruan rrugën “Murat Toptani”.

Basha në fjalën e tij foli për projektet e afërta të bashkisë në Tiranë, ndërsa Sequi tha se BE do të vijojë investimet edhe në qytete të tjera.

“100 metra më tej po zhvillohen me shpejtësi punimet për rehabilitimin e sheshti Skënderbej. Pas disa ditësh do të hapim konkurimin për zgjatimin e arteries kryesore të kryeqytetit, nga stacioni aktual i trenit, deri tek rezervuari aktual i Paskuqanit. Po këshut brenda javës së parë të nëntorit, do të lancojmë, bashkë me Këshillin Bashkiak, tenderin teknik për segmentin e unazës nga shkolla teknologjike tek qendra Kristal, dhe së shpejti do të bëjmë të ditur edhe datën e hapjes së tenderit për dizajnin teknik të tramit të Tiranës”, deklaroi në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha.

“Ky projekt është vetëm një pjesë e një serie të tërë projektesh që BE po mbështet edhe në rrethe të tjera me një vlerë prej 9 milion euro.

Pjesëmarrësit në inaugurimin e rrugës kanë shëtitur në rrugën e shtruar si dhe kanë vizituar edhe rrënojat e Kalasë së Tiranës.
ketu mund te shikoni edhe videon ok.http://youtu.be/53txBlscT08.
 
#4,037 ·
Armin Van Buuren Concert - VIP Area - Qemal Stafa Stadium





 
#4,039 ·
Vazhdojne punimet tek katedralja ortodokse


Legio76
 
#4,040 ·
Liqeni i Qetë "Abacus" | "Abacus" Quiet Lake

Liqeni i Qetë "Abacus"

Sipërfaqja ku do të zbatohet projekti është 9,812 m² dhe vetë projekti synon ndertimin e shtëpive te cilësisë së lartë me dizajn modern.
Vendodhja e privilegjuar ofron pamje nga liqeni i Farkes dhe mali i Dajtit - pamje nga ambienti më i bukur natyror i Tiranës i vlerësuar dhe nga vetë qytetarët.





Sipas rregullave te planifikimit komploti ka një sipërfaqje ndërtimi prej 4,500 m² i ndarë në 18 parcela.
Aksesi ne çdo pronë do të kryhet nga rrugë private dhe hyrja ne sipërfaqjen ku do te kryhet projekti do të kontrollohet nga mjetët e sigurise të cilet ofrojnë siguri maksimale per 24 orë ne ditë.






Shtëpitë dykatëshë janë projektuar me 5 dhoma dhe 5 banjo. Projekti përmes dizajnit te fashadave ka kushtuar rendësi te vecantë privatesisë duke lejuar shikim te plote te pejsazhit dhe njëkohësishtë duke eliminuar pamjet nga shtpite e tjera. Opsionet per ashensor dhe pishine janë gjithashtu të mundshëme.





http://www.abacusgrupo.com
 
Top