daily menu » rate the banner | guess the city | one on oneforums map | privacy policy (aug.2, 2013) | DMCA policy | flipboard magazine

Go Back   SkyscraperCity > European Forums > Euroscrapers > Local discussions > Albanian Forum > Zhvillimet Urbane > Arkitektura dhe Planifikimi Urban > Prishtina

Prishtina Projects and Construction Updates.



Reply

 
Thread Tools Rating: Thread Rating: 84 votes, 4.93 average.
Old August 12th, 2011, 07:15 PM   #6081
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2



http://video.kosovapress.com/beta/
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote

Sponsored Links
 
Old August 12th, 2011, 09:11 PM   #6082
Buki
BANNED
 
Buki's Avatar
 
Join Date: Jan 2010
Location: Prishtina
Posts: 2,776
Likes (Received): 620

Ishalla nuk zgjatet kjo puna e shpronesimit te rrethit sikur me ato rastet ne rrugen per Mitrovice dhe Peje!

Niher per niher ky Minister u dal i fjales, ishalla nuk na pren ne bese per shpronesimin!
Buki no está en línea   Reply With Quote
Old August 12th, 2011, 09:56 PM   #6083
RolexAL
Epirioti
 
RolexAL's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,946
Likes (Received): 889

http://i54.tinypic.com/2qb91yw.jpg

Shume bukur..Vetem ato tabelat dy gjuheshe me acarojne.
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca.
RolexAL no está en línea   Reply With Quote
Old August 12th, 2011, 10:43 PM   #6084
voom
Registered User
 
Join Date: Apr 2009
Posts: 57
Likes (Received): 0

Quote:
Originally Posted by RolexAL View Post
http://i54.tinypic.com/2qb91yw.jpg

Shume bukur..Vetem ato tabelat dy gjuheshe me acarojne.
Qa ti bojsh ashtu e don shteti multietnik
voom no está en línea   Reply With Quote
Old August 14th, 2011, 12:27 AM   #6085
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 2,586
Likes (Received): 615

Nė shtator, nisin punimet pėr tri parkingjet nėntokėsore

Nė fillim tė kėtij viti, njė ndėr projektet prioritare ėshtė thėnė se do tė jetė edhe ndėrtimi i tri parkingjeve nėntokėsore me koncesion. Komunarėt thonė se janė paraqitur katėr kompani konkurruese, tė cilat tash pėr tash janė duke u vlerėsuar nga Komisioni komunal. Ndėrsa, partitė opozitare nė KK tė Prishtinės, thonė se konkurrimi i kompanive joserioze, ka zvarritur punėt deri mė tash.

Zėdhėnėsi i Komunės sė Prishtinės, Muhamet Gasihi ka thėnė se janė paraqitur katėr kompani konkurruese. Tash komisioni ėshtė duke i vlerėsuar, ka thėnė ai. Procedurat e ndėrtimit tė kėtyre parkingjeve ishte paraparė tė fillonin gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, ndėrsa tash jemi nė muajin e tetė e tek tash janė duke u vlerėsuar kompanitė garuese. Gashi tha se procedurat marrin kohė, mirėpo sipas tij, ėshtė punuar goxha shumė pėr kėtė projekt.

“Ėshtė paraparė qė procedurat tė kryhen gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti. Ėshtė punuar mjaft pėr kėto parkingje, e nė bazė tė planifikimeve, shtatori mendohet tė jetė muaji ku fillojnė punimet”, tha Gashi. Ndėrsa, komisioni do tė pėrzgjedhė ofertėn mė tė mirė, shtoi mė tutje Gashi.

Lokacionet ku janė paraparė tė ndėrtohen tri parkingjet nėntokėsore janė njėri nė mes tė objektit tė Komunės sė Prishtinės dhe Kuvendit tė Kosovės, nė lokacionin afėr komunės tė quajtur te “Trekėndėshi”. Parkingu i dytė pėrballė Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve, ndėrsa i treti pėrballė Fakultetit Filologjik.

Problem i vetėm pėr ndėrtimin e parkingjeve, sipas Gashit, paraqet vetėm mbyllja e dy akseve kryesore pėr qarkullim nė kryeqytet. Punimet pėr parkingjet do tė bėnin tė pamundur lėvizjen e automjeteve nė “Bulevardin e Dėshmorėve” dhe nė rrugėn “Luan Haradinaj”. Vonesėn e deritashme pėr fillimin e punimeve pėr parkingjet nėntokėsore, shefi i Grupit parlamentar tė AKR-sė, nė KK tė Prishtinės, Aziz Pacolli, e arsyetoi me konkurrimin e kompanive joserioze .

“Ky projekt nuk ėshtė vetėm i kėtij viti, por shumė mė herėt. Arsyeja dihet, moskonkurrimi i kompanive serioze”, tha Pacolli. Sipas tij, Ligji i tenderimit, duhet tė jetė mė rigoroz me kompanitė tė cilat konkurrojnė. “ Ligji duhet ė zbathet. Nuk duhet lejuar kompanitė tė konkurrojnė nėse nuk i pėrmbushin kriteret e kėrkuara.

Mungesa e parkingjeve si nėntokėsore, ashtu edhe mbitokėsore, sipas Pacollit, ėshtė njė problem i madh dhe preokupim i madh si pėr prishtinasit ashtu edhe pėr tė tjerėt qė vizitojnė kryeqytetin. Pėr dallim herėve tė tjera, qė ka pasur dėshtim konkursi pėr shkak tė konkurrimit tė firmave jo serioze, Pacolli kėtė herė beson se do tė paraqiten kompani serioze pėr ndėrtimin e parkingjeve. Kryeqytetasi Alban Hyseni, tha se i gėzohet ndėrtimit tė parkingjeve nėntokėsore, ndėrsa shtoi se kėto ėshtė dashur tė pėrfundojnė shumė mė parė.

http://www.zeri.info/artikulli/27/27...t-nentokesore/
Plisat no está en línea   Reply With Quote
Old August 14th, 2011, 07:21 AM   #6086
liburni
Pse Jo??
 
liburni's Avatar
 
Join Date: Dec 2005
Location: London, ON, CA
Posts: 3,972
Likes (Received): 196

edit
liburni no está en línea   Reply With Quote
Old August 14th, 2011, 11:00 AM   #6087
Mr_Albalover
Registered User
 
Mr_Albalover's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: London
Posts: 6,331
Likes (Received): 1791

Quote:
Originally Posted by RolexAL View Post
http://i54.tinypic.com/2qb91yw.jpg

Shume bukur..Vetem ato tabelat dy gjuheshe me acarojne.
Te njejtin mendim kam dhe une. Pse nuk mere shteti i Kosoves shembullin e Maqedonise ? Atje shteti ka vendosur tabela dy gjuheshe ( sllave e shqipe ) vetem ne teritoret ku Shqiptaret jan shumica e popullsise. Pse mos te ndodh dhe kjo ne Kosove ? Atehere do te shikonim mbishkrime serbe vetem ne nja 4-5 fshatra te humbura ne veri
__________________


"Ne, shqiptarėt e anės kombėtare, nuk kemi tjetėr mendim pėrveē ta heqim Shqipėrinė nga balta. Kėrkojmė tė jetojė kombi ynė me gjuhė tė tij, me mendime e me nder tė tij.
Sa shqiptarė janė tė ndershėm, do tė mbajnė tė gjithė mė anėn kombėtare. Ata qė janė zuzarė, shpirtrobėr e bij kurvash, le tė mbajnė mė anėt e tjera."
-Faik Konica
Mr_Albalover no está en línea   Reply With Quote
Old August 14th, 2011, 01:14 PM   #6088
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2

Sepse ne Kosove shqipja dhe serbishtja jane gjuhe zyrtare ne gjithe territorin e Kosoves.
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old August 14th, 2011, 03:24 PM   #6089
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2

Quote:
Prishtina tėrheq turistėt e huaj

Prishtinė, 12 gusht – Kur austriakja Isabel Syrek (20), studente e Universitetit tė Vjenės, pati planifikuar pushimin e saj veror, nė listėn e vendeve qė do tė vizitonte kishte futur Shqipėrinė dhe Kosovėn, ani pse ajo kishte bindjen se tė dyja kėto vende nuk janė tipike turistike. Nė korrik tė kėtij viti ajo fillimisht ka marrė pjesė nė Universitetin Veror nė Durrės, teksa ka eksploruar Shqipėrinė. Rruga e saj do tė ishte drejt veriut. Prizreni, Peja dhe Prishtina do tė ishin vendet qė do t’i krijonin pėrshtypje krejt ndryshe nga ajo me tė cilėn ishte nisur nga vendi i saj i lindjes. Syrek nuk ėshtė rasti i vetėm qė ka marrė shijen e Kosovės, nė pjesėn e parė tė gushtit pėrvėlues. Austriakut Romed Felderer i kishin thėnė tė mos vinte nė Kosovė, sepse “aty nuk ka ēka tė shohė”. Nuk i kishte dėgjuar, pėr tė mos u zhgėnjyer.

Gjithashtu Adam Walker, student 23-vjeēar nga Nju-Jorku i ShBA-sė, ka zgjedhur Kosovėn si destinacionin e tij tė preferuar. Ata, bashkė me gjermanen Lea Avend, rumunin Dorin Bot dhe italianen Chiarra Alonso, kanė bėrė bashkė rrėfimet nga vizita e tyre nė kryeqytetin e shtetit mė tė ri nė Evropė.

Jeta e natės nė Prishtinė mahnit turistėt e huaj

“Prishtina ka lezet”, ka thėnė Isabel Syrek, teksa ka buzėqeshur. Ajo ka dėgjuar kėtė fjali rastėsisht nė njė tavolinė me shoqėri tė pėrzier austriakė e shqiptarė. Njė mik i saj nga Kosova i ka treguar se gjeneza e kėsaj fjalie ėshtė njė kėngė qė ishte bėrė hit verėn e kaluar. Por, ajo i ka besuar plotėsisht kėsaj fjalie.

”Jeta e natės nė Prishtinė nuk dallohet shumė me jetėn qė unė personalisht e jetoj nė Vjenė. Prishtina me klubet e natės, kafenetė dhe restorantet e tij tė jashtėzakonshme ka shumė potencial tė bėhet metropol jo veē nė Ballkan, por nė gjithė Evropėn”, ka thėnė Syrek, teksa po pinte njė “Fanta exotic”.

“Kėso pijesh nuk ka nė Austri”, ka shtuar ajo.

Amerikanit Adam Walker i kanė pėlqyer po ashtu klubet e natės nė kryeqytetin kosovar. Nė to ka vėrejtur njė detaj qė i ka lėnė pėrshtypje.

“Kėtu ka shumė tė rinj. Ėshtė mirė besoj, sepse ėshtė e padrejtė, p.sh. si nė Amerikė, kur tė rinjtė nuk mund tė hyjnė nė klube tė natės pa i pasur 21 vjeē. Atje tė rinjtė mezi presin tė arrijnė kėtė moshė qė tė ‘shfrenohen’ nė jetėn e natės”, ka thėnė Walker.

“Kurrė nuk kam menduar se nė njė vend si Kosova njeriu mund tė kėnaqet kaq shumė”, ka thėnė Lea Avend, njė gjermane njėzetvjeēare. Ajo e njeh shumė mirė jetėn e natės nė kryeqytetin gjerman, Berlin, ku ėshtė rritur. Ajo punon si Disk Jockey nė Berlinin lindor, qė njihet pėr “ndeja tė shfrenuara”.

“Natėn mė tė mirė nė jetė e kam kaluar nė Prishtinė”, ka thėnė Avend.


Njerėzit nė Kosovė, pasuria mė e madhe e saj


Pas deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės, perceptimet e tė rinjve evropianė e tė tjerėve pėr turizmin nė Kosovė dukej se shkonin dukshėm duke ndėrruar. Aventurierėt harruan konfliktet qė kishin ndodhur mė parė, bashkė me reputacionin negativ qė kishte Ballkani, pėr tė marrė rrugėn drejt shteteve tė kėsaj pjese tė Evropės. Ata nuk u penduan.

Chiarra Alonso, nxėnėse 18-vjeēare nga Bologna e Italisė, ėshtė vetėm njėra prej atyre qė para se tė vinte nė Prishtinė kishte pėrshtypje tjetėr. Asaj i ka lėnė pėrshtypje njė gjė.

“Mikpritja kėtu nė Kosovė mė ka habitur fare. Edhe njerėzit krejt tė panjohur nuk hezitojnė aspak tė tė marrin nė shtėpitė e tyre, duke tė siguruar akomodim, ushqim fantastik dhe shoqėri, qė nuk harrohet kurrė”, ka thėnė Alonso.

“Esenca e pushimit tim kėtu nė Kosovė ėshtė se njerėzit janė pasuria mė e madhe e saj”, ka shtuar ajo.

Alonso nė Kosovė po e shijon shumė edhe ushqimin tradicional tė vendit.

“Ushqimi ka shumė diversitet. Jam shumė e sigurt qė sikur tė kisha fli, pite dhe kėto gjella kosovare nė Itali, jeta ime do tė ishte shumė mė e mirė”, ėshtė shprehur turistja e re.

Edhe pėr 23-vjeēarin nga Rumania, Dorin Bot, kosovarėt janė popull bujar.

“Kosovarėt janė popull me zemėr tė hapur, humor tė veēantė edhe, siē e kam ditur edhe mė parė, kuzhina kosovare ėshtė fantastike”, ka thėnė Bot.

Kur Romed Felderer, studenti austriak nga Murzzuschlagu po udhėtonte me “autostop” nėpėr Serbi, i kishte rastisur tė bėnte muhabet me disa qytetarė serbė. Ata, kujton Felder, i kishin propozuar tė mos shkonte nė Kosovė.

“Mė thanė se ‘ata hanė fėmijė’, ndėr tė tjera, e shumė fjalė tė kėqija pėr njerėzit kėtu”, kujton Felderer. Por ai nuk u bind.

“Realizova ėndrrėn time tė njihja Ballkanin. E ardhja nė Kosovė ishte punė e domosdoshme nė kėtė aspekt. Gėzohem qė nuk i dėgjova ato fjalė, ngase kėtu kam takuar miq tė mrekullueshėm”, ka thėnė Felderer.

“Do tė kthehem shumė shpejt pėr tė punuar dhe pėr tė jetuar pak mė gjatė kėtu nė Prishtinė”, ka shtuar ai.

Pro dhe kundėr infrastrukturės sė kryeqytetit


Por Felderer ia ka gjetur edhe njė pikė tė dobėt vendit me tė cilin u dashurua.

”E adhuroj Kosovėn dhe njerėzit qė jetojnė kėtu, por, megjithatė, duhet tė pėrparohet edhe pak mė shumė nė infrastrukturė”, ka thėnė Felder.

Prishtina si qytet, thotė Isabel Syrek, mė ka bėrė pėr vete, ani pse arkitektura edhe infrastruktura e saj duhet tė pėrmirėsohen.

“Mendoj se ka mundėsi tė bėhet shumė mė mirė nė tė ardhmen”, ėshtė shprehur ajo.

Por krejt ndryshe mendon Adam Walker. Sė bashku me arkitekturėn osmane, traditat unike, peizazhet natyrore dhe qytetet e veēanta janė pasuri e madhe e shtetit mė tė ri tė Evropės, ka bindjen ai.

“Qyteti ėshtė shumė i bukur”, ėshtė shprehur ai.

Lea Avend, thotė se nuk ėshtė tipike turiste, qė kėrkon bukuritė e qytetit. Asaj nuk i bėjnė pėrshtypje rregulli dhe disiplina nė qytet.

“Qytetin nuk e bėjnė tė bukur arkitektura dhe ndėrtesat. Prishtina nuk ėshtė qyteti qė nė pamje tė parė do tė bėnte pėr vete. Por ai tė mban tė lidhur me ‘arkitekturėn shpirtėrore’ qė ka”, ka pėrfunduar ajo.
http://www.koha.net/?page=1,5,65837
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 10:28 AM   #6090
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2

Rrethi



foto: Atdhe Mulla
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 12:30 PM   #6091
Buki
BANNED
 
Buki's Avatar
 
Join Date: Jan 2010
Location: Prishtina
Posts: 2,776
Likes (Received): 620

Looks very nice.

Ne lajme te RTK'se ndegjova se ish perpilu nje plan i ngjashem nga Ministria e Infrastruktures per nje rreth te ri te ajo pjesa qe ngjitet per ne Veternik. Sipas tyre edhe Komuna e Prishtines e ka pranu kete plan.

Sipas planit eshte parapa me qen dy nenkalime per kembesore dhe nje nenkalim per veturat qe vijne prej Shkupit dhe vazhdojne per Mitrovice (pa nderprerje), ndersa ne anen e siperme nje rreth i ngjashem sikur ky qe eshte ndertu tani.

Punimet sipas zyrtareve te Ministrise mund te fillojne qysh vitin e ardhshem dhe do zgjasin dy vjet.

Ky do ishte nje hap shume i nevojshem, sepse momentalisht ky gjysem-rrethi per ne Veternik eshte shume i papershtashem dhe e vetmja "pike e zeze" e Prishtines per sa i perket komunikacionit.

Last edited by Buki; August 15th, 2011 at 12:49 PM.
Buki no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 12:38 PM   #6092
FijuBriju
Registered User
 
FijuBriju's Avatar
 
Join Date: Oct 2010
Location: Zagreb
Posts: 651
Likes (Received): 75

Tash tollovia per nja tre vjet te ardhshme paska mu shperngul ne ate pjese edhe pse eshte e domosdoshme qe te rregullohet ajo pjese e hyrjes se Prishtines.
__________________
Animal Rights in Albania, NOW!

http://www.wix.com/aranow/aranow

Organizata per Mbrojtjen e Kafsheve - Kosove

http://www.omkk.org/
FijuBriju no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 12:49 PM   #6093
Buki
BANNED
 
Buki's Avatar
 
Join Date: Jan 2010
Location: Prishtina
Posts: 2,776
Likes (Received): 620

Quote:
Originally Posted by FijuBriju View Post
Tash tollovia per nja tre vjet te ardhshme paska mu shperngul ne ate pjese edhe pse eshte e domosdoshme qe te rregullohet ajo pjese e hyrjes se Prishtines.
Po edhe sot ka tollovi ne ate pjese edhe pse nuk eshte ka ndertohet asgje, sidomos ne mengjes dhe pasdite (rush hour).

Me fillimin e ndertimit te rrethit te ri se paku do e dijme qe dicka po ndertohet dhe tollovia eshte e perkohshme.

Last edited by Buki; August 15th, 2011 at 04:27 PM.
Buki no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 04:18 PM   #6094
liburni
Pse Jo??
 
liburni's Avatar
 
Join Date: Dec 2005
Location: London, ON, CA
Posts: 3,972
Likes (Received): 196

Aty eshte dite qe dicka duhet behet, per ata edhe nuk kan be asgje me veterrnikun deri me tani pasi qe veterrniku duhet rregullluar paralelisht me nje projekt te tille qe e permeni buki.
liburni no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 08:12 PM   #6095
Buki
BANNED
 
Buki's Avatar
 
Join Date: Jan 2010
Location: Prishtina
Posts: 2,776
Likes (Received): 620

Ka filluar fasadimi i objektit te Kuvendit Komunal te Prishtines:





Buki no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 09:55 PM   #6096
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2

Nga tema e rrugeve te Kosoves...

Quote:
Originally Posted by Buddy Holly View Post
Rrethrrotullimi i sapo hapun per trafik ne Prishtine. Ne pergjithesi mire ka dal, po ka ende pune. Dy deget per Fushe Kosove/Peje nuk jane hap ende, dhe hyrja nga Prishtina nuk ishte perfundu ende. Gjithashtu punohej ne dalje per ne Ferizaj dhe per ne Mitrovice. Ministria e Infrastruktures po thote qe deri ne tetor kryhet krejt. Ta shohim.

Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 09:56 PM   #6097
dardanian
visitdardania.com
 
Join Date: Apr 2011
Posts: 152
Likes (Received): 78

As me shehėr as me Barilevė, te shohim sa efektiv ėshtė rrethrrotullimi nė hava

Buki, ėshtė e pamohueshme qė rrethi po duket mirė. Sidoqoftė, edhepse jam shumė pozitiv pėr nga natyra, nuk kam as mė tė voglin dyshim qė me kalimin e kohės do tė dėshmohet qė vendosja e njė rrethi 'nė hava' ka qenė njė gabim i madh dhe i shtrenjtė. Unė nuk jam nė Kosovė pėr momentin kėshtuqė ekziston mundėsia qė nuk e kam kuptuar konceptin e plotė tė projektit (apo edhe ndoshta projekti ėshtė shumė larg pėrfundimit) por problemi qėndron te kjo:

1.
Para ndėrtimit tė kėtij rrethi, rruga nga Shkupi/Ferizaji pėr Mitrovicė (dhe anasjelltas) ka qenė e pandėrprerė. Dmth automjetet nuk kanė pasur nevojė pėr tu radhitur e pėr tė kaluar nėpėr rrethrrotullime nė mėnyrė qė tė udhėtohet drejt Vushtrrisė apo Mitrovicės. Cdo automjet tash duhet tė zvoglojė shprejtėsinė prej 80 km/h nė 0 km/h qė tė futet nė rreth e pastaj tė vazhdoj pėr nė Mitrovicė. Kjo krijon njė "bottleneck effect" (sepse nuk po e di ndonjė shprehje tė mirė shqipe) nė zemėr tė kėtij vendkalimi. Dmth tėrėsisht e kundėrta e qėllimit.

2.
Urat qė e lidhin rrethrrutullimin janė vetėm pėr njė automjet. Plus unė nuk po shoh traka lidhėse tė posaqme. Dmth kur te vjen nga Shkupi pėr nė Bulevardin Bill Clinton nė fund tė urės nuk ka trakė lidhėse as 200-300 metra. Po duket sikur nuk ka shumė vend pėr gabim nėse vozitė kamion tė madh apo "shliper."

Shpresoj qė tė ndėrtohen traka pa pasur nevojė tė kyqesh nė rreth pėr drejtimet Shkup-Bulevardi Bill Clinton, Fushė-Kosovė-Shkup, Bulevardi Bill Clinton-Mitrovicė dhe Mitrovicė-Fushė-Kosovė.

Nėse tė gjitha automjetet detyrohen tė ndalen nė 0 km/h edhe njė herė para se tė hyjnė apo dalin nga Prishtinė shkaku i njė rrethrrotullimi tė dytė atėherė mosvet hiq.

Unė gabimisht kam menduar qė nė Prishtinė po ndėrtohet nje "Spaghetti Junction" (http://en.wikipedia.org/wiki/Spaghetti_Junction) siq ėshtė njė afėr meje ketu nė Atlanta (http://en.wikipedia.org/wiki/Tom_Moreland_Interchange) edhepse kjo kėtu i lidh edhe 4-5 rrugė dytėsore pėrveq dy autostadave.

Me fjalė tjera, nuk kisha rekomanduar qė tė ndėrtohet dicka e ngjajshme nė Veternik derisa tė dihet se sa mirė do tė funksionon rrethrrotullimi "nė hava."

Quote:
Originally Posted by Buki View Post
Looks very nice.

Ne lajme te RTK'se ndegjova se ish perpilu nje plan i ngjashem nga Ministria e Infrastruktures per nje rreth te ri te ajo pjesa qe ngjitet per ne Veternik. Sipas tyre edhe Komuna e Prishtines e ka pranu kete plan.

Sipas planit eshte parapa me qen dy nenkalime per kembesore dhe nje nenkalim per veturat qe vijne prej Shkupit dhe vazhdojne per Mitrovice (pa nderprerje), ndersa ne anen e siperme nje rreth i ngjashem sikur ky qe eshte ndertu tani.

Punimet sipas zyrtareve te Ministrise mund te fillojne qysh vitin e ardhshem dhe do zgjasin dy vjet.

Ky do ishte nje hap shume i nevojshem, sepse momentalisht ky gjysem-rrethi per ne Veternik eshte shume i papershtashem dhe e vetmja "pike e zeze" e Prishtines per sa i perket komunikacionit.
__________________
Visit Dardania
dardanian no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 10:30 PM   #6098
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,144
Likes (Received): 2

Nje spaghetti junction gjithashtu do ta nderprente trafikun nga Ferizaj per Mitrovice, po, per dallim prej ketij rrethi, do ta nderprente edhe trafikun nga Prishtina per ne Fushe Kosove e Peje. Sot, me kete rreth, trafiku nga Prishtina per ne Fushe Kosove e Peje eshte i panderprere, dhe, ne te njejten kohe, trafiku nga Ferizaj per ne Mitrovice eshte i panderprere (pervec ngadalesimit normal ne nje rreth qe i lidh disa lokacione).

Shikuar ekonomikisht, eshte me me rendesi qarkullimi i panderprere Prishtine - Fushe Kosove/Peje se sa Mitrovice - Ferizaj.
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old August 15th, 2011, 11:12 PM   #6099
Buki
BANNED
 
Buki's Avatar
 
Join Date: Jan 2010
Location: Prishtina
Posts: 2,776
Likes (Received): 620

Quote:
Originally Posted by dardanian View Post

1.
Para ndėrtimit tė kėtij rrethi, rruga nga Shkupi/Ferizaji pėr Mitrovicė (dhe anasjelltas) ka qenė e pandėrprerė. Dmth automjetet nuk kanė pasur nevojė pėr tu radhitur e pėr tė kaluar nėpėr rrethrrotullime nė mėnyrė qė tė udhėtohet drejt Vushtrrisė apo Mitrovicės. Cdo automjet tash duhet tė zvoglojė shprejtėsinė prej 80 km/h nė 0 km/h qė tė futet nė rreth e pastaj tė vazhdoj pėr nė Mitrovicė. Kjo krijon njė "bottleneck effect" (sepse nuk po e di ndonjė shprehje tė mirė shqipe) nė zemėr tė kėtij vendkalimi. Dmth tėrėsisht e kundėrta e qėllimit.
Ka qen e panderprere mirepo ka qen vetem dy-trakshe krejt rruga. Une ne keto 20 vitet e fundit nuk e di nese dikush ka arrit me shku ne ate rruge me shume se 10-15 km/h per shkak se prej qe e mbaj mend kete rruge ajo ka qen e sterngarkuar .

Edhe une i kom verejtjet e mia per kete rreth dhe qe te jem edhe me konkret, per mua me e pershtatshme kishte me qen nje zgjidhje e ngjashme me mbikalimin ne Veternik (te Albi Mall) sepse ne kete menyre qe te dy rruget kryesore (Prishtine - Fushe Kosove dhe Ferizaj - Mitrovice) kishin me qen te panderprera ndersa kycjet-ckycjet do beheshin me ane te disa gjysem-rretheve.

Megjithate, edhe ky rreth ka shume ane pozitive.

Plus, me kete rreth eshte krijuar nje land-mark i ri i infrastruktures ne Prishtine sepse Prishtina eshte i pari kryeqytet ne rajon qe ka nje rreth te tille "ne ajer" dhe gjithashtu une nuk di ndonje kryeqytet tjeter ne rajon qe ka me shume rrethe sesa Prishtina. Pra "rrethet" ne njefare menyre jane bere karakteristike e qytetit te Prishtines dhe I must admitt po me pelqen ky origjinalitet.

Quote:
Originally Posted by dardanian View Post
2.
Urat qė e lidhin rrethrrutullimin janė vetėm pėr njė automjet. Plus unė nuk po shoh traka lidhėse tė posaqme. Dmth kur te vjen nga Shkupi pėr nė Bulevardin Bill Clinton nė fund tė urės nuk ka trakė lidhėse as 200-300 metra. Po duket sikur nuk ka shumė vend pėr gabim nėse vozitė kamion tė madh apo "shliper."

Shpresoj qė tė ndėrtohen traka pa pasur nevojė tė kyqesh nė rreth pėr drejtimet Shkup-Bulevardi Bill Clinton, Fushė-Kosovė-Shkup, Bulevardi Bill Clinton-Mitrovicė dhe Mitrovicė-Fushė-Kosovė.
Pajtohem qe urat jane te ngushta por trakat lidhese jane te parapame ne projekt. Dmth aty ku nderlidhet ura me rruget kryesore do jete nga nje trake shtese qe do ndihmon ne kycjen me te lehte te automjeteve.

Quote:
Originally Posted by dardanian View Post
Nėse tė gjitha automjetet detyrohen tė ndalen nė 0 km/h edhe njė herė para se tė hyjnė apo dalin nga Prishtinė shkaku i njė rrethrrotullimi tė dytė atėherė mosvet hiq.
Jo, jo. Rrethrotullimi i dyte nese realizohet ne baze te projektet qe e kom pa nuk ka me pas nderprerje per ata qe vijne prej Ferizajit dhe vazhdojne per ne Mitrovice sepse kalojne neper nenkalim 2x2. Nderprerje rrespektivisht kycje ne rrethrrotullim do kete vetem per ata qe dalin prej Prishtines.

Quote:
Originally Posted by dardanian View Post
Unė gabimisht kam menduar qė nė Prishtinė po ndėrtohet nje "Spaghetti Junction" (http://en.wikipedia.org/wiki/Spaghetti_Junction) siq ėshtė njė afėr meje ketu nė Atlanta (http://en.wikipedia.org/wiki/Tom_Moreland_Interchange) edhepse kjo kėtu i lidh edhe 4-5 rrugė dytėsore pėrveq dy autostadave.

Me fjalė tjera, nuk kisha rekomanduar qė tė ndėrtohet dicka e ngjajshme nė Veternik derisa tė dihet se sa mirė do tė funksionon rrethrrotullimi "nė hava."
Sikur te isha pyt une, shume ma me prioritet ka qen gjetja e nje zgjidhjeje per kete pjesen te Veterniku sesa te ura ne Dardani sepse tollovite me te medha dhe me se shumti ndeshje ka pikerisht te pjesa e Veternikut por prap se prap, me mire vone se kurre.

Last edited by Buki; August 15th, 2011 at 11:21 PM.
Buki no está en línea   Reply With Quote
Old August 16th, 2011, 04:24 AM   #6100
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 2,586
Likes (Received): 615

Rethi tek hymja e Prishtines (ka ana e Shkupit) eshte mire shume, por spaghetti junction i pershtatet me shume asaj pjese. Ajo pjese ka nevoje per nen-kalime apo mbi-kalime. Edhe pse rrethet deri tani ne Prishtine jane tregu shume te sukseshme per zbrazjen e komunikacionit, mendoj se aty duhet shume pak pune. Gjithmone komunikacioni eshte kriju kur ke hy prej Prishtine ne magjistralen Mitorvice-Shkup. Keshtu qe nje rruge ne ajer qe e lidhe Prishtinen me magjistrale, apo perfundi kish zgjedh problemin.

Cka i duhet Prishtines tani eshte ti prish krejt ato Auto-larje gjitheka ne qytet, disa shitore monotone edhe objektet qe prishin pamjen qytetit. Te mirembaj me mire gjelbrimin,sidomos ne hyrje te qytet etj.
Nje send cka duhet me ndodhe eshte te fillon aplikimi i gjobave per hujdhe te meturinave....qendra isha kane e shtrume prej farave. Bari ne mes te rrugeve nuk ekzistojke hiq, edhe qyetart/katunart kalojshin vend e pa-vend. Prishtina nuk don shume pune me u doke qytet i mire, me shume eshte problemi tek mirembajtja.
Plisat no está en línea   Reply With Quote


Reply

Tags
albanian, kosova, prishtina, pristina, projects, projekte, shqipėria

Thread Tools
Rate This Thread
Rate This Thread:

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 07:30 PM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.8 Beta 1
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like v3.2.5 (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

SkyscraperCity ☆ In Urbanity We trust ☆ about us | privacy policy | DMCA policy

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu