SkyscraperCity Forum banner

[AL] Zhvillimet Ekonomike | Economy News

1M views 8K replies 317 participants last post by  Epidam47 
#1 · (Edited)
This thread will be about the latest news on Albania's developing economy. :)
 
#2,646 ·
Mineralet, tekstilet e metalet më të eksportuarat

Produktet drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e Turqisë


Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia janë aktorët kryesor, në tregtinë e jashtme me vendin tonë. Mineralet, tekstilet dhe metalet janë mallrat më të eksportuara.
Llogariten thuajse 18 milionë lekë tekstile e këpucë, të eksportuara drejt Italisë për muajin prill dhe 9 milionë lekë të tjera minerale. Ndërkaq, duket se kriza i ka zhvendosur më tepër eksportin e këtyre mallrave nga Greqia drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave nga INSTAT, në Gjermani janë eksportuar rreh 1 milionë lekë mallra tekstilesh, ndërsa në Greqi diçka më pak.
Për sa i përket materialeve tw ndërtimit, ku vendi ynë ka një rëndësi të madhe për eksportin e tyre, vendet me peshë në eksportim, veç Italisë, janë Greqia dhe Turqia. Këto vende vijojnë të kenë kërkesë të lartë për materialet e ndërtimit apo metalet e prodhuara në Shqipëri. Në krye të listës së kërkesave qëndron Italia.
Një panoramë e tillë tregon se kriza nuk ka dhënë ndikim në tregtinë e jashtme, pasi sipas treguesve zyrtarë eksporti ka vijuar në rritje për prillin, ndërsa për të njëjtën periudhë importi i mallrave të huaja ka rënë ndjeshëm.
Në mënyrë të veçantë, gjatë muajit prill një rënie të ndjeshme ka pësuar konsumi i karburantëve, ku sipas të dhënave të INSTTAT, nënproduktet e naftës janë ulur thuajse me 73 për qind për muajin prill. Kjo ka ardhur nga rritja e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/18922
 
#2,652 ·
Kriza greke sjell 200 milione euro te tjera ne Shqiperi



Kriza e borxheve sovrane në Greqi, e cila u përkeqësua në krizë politike dhe qeverisëse gjatë muajit të fundit, ka sjellë transferta të pazakonta financiare në Shqipëri, që për dy muajt e fundit kanë arritur në 200 milionë euro. Lajmi bëhet i ditur nga burime nga sistemi bankar, të cilat shpjegojnë se këto transferta nuk kanë njohur rënie që nga fillimi i vitit. Të njëjtat burime bënë të ditur më herët se për tremujorin e parë, transfertat nga Greqia në Shqipëri arritën në 510 milionë euro. Në total, në vetëm pesë muaj, vlerësohet se emigrantët shqiptarë kanë riatdhesuar në atdhe rreth 700 milionë euro nga kursimet e veta që më parë mbaheshin në sistemin bankar të Greqisë.
Kriza e borxheve sovrane në Greqi u ashpërsua në janar të këtij viti, pasi kreditorët dhe qeveria greke gjendeshin në bisedime që përfunduan me faljen e një pjese të konsiderueshme të megaborxhit, si dhe me detyrimin e Greqisë për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore. Shkurtimi i shpenzimeve sipas trojkës së borxhdhënësve të përbërë nga BE, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, do t’i japë mundësi Greqisë të shlyejë pjesën e mbetur të borxhit.
Ndërkohë, në Greqi, gjatë muajve të fundit, është raportuar një largim masiv i depozitave, por ky largim nuk është kthyer ende në një sulm klasik mbi bankat. Depozituesit kanë frikë se Greqia do të detyrohet të dalë nga euro, gjë që nënkupton që kursimet e të gjithë grekëve do të konvertohen në një monedhë të re. Por ekspertët thonë se monedha e re do të zhvlerësohet menjëherë me 50 apo 60 për qind kundrejt euros dhe popullsia e Greqisë mund të përballet me të njëjtën situatë si shqiptarët në vitin 1992, kur leku u zhvlerësua me shpejtësi dhe shumë njerëz humbën kursimet e së gjithë jetës. Grekët e pasur i kanë transferuar kursimet e tyre drejt Zvicrës apo Britanisë së Madhe, por për kursimtarët e vegjël, këto alternativa janë të kufizuara, pasi bankat perëndimore pranojnë depozita nga qytetarët e vendeve të tjera vetëm në rastet kur këto depozita janë 25 mijë euro e sipër.
Për emigrantët shqiptarë në Greqi, kthimi i kursimeve në atdhe është një zgjidhje e mirë dhe me kosto të ulët.
“Shqiptarët po i sjellin paratë e tyre nga Greqia dhe po i vendosin në depozita ose po i përdorin për të blerë bono thesari të qeverisë”, thotë një burim nga bankat, i cili nuk dëshiron të identifikohet pasi nuk është autorizuar të diskutojë këto çështje publikisht.
Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri erdhën në formën e remitancave nga emigrantët nga e gjithë bota gjithsej 688 milionë euro, ndërsa vetëm në pesë muaj dhe vetëm nga Greqia, këtë vit janë transferuar mbi 700 milionë euro.
Pergatiti: Gj. Erebara
Burimi: Gazeta Shqip

http://www.tiranachat.net/shqip/201...-sjell-200-milione-euro-te-tjera-ne-shqiperi/
 
#2,653 ·
Guvernatori Fullani: Rritja ekonomike po ngadalësohet



Kthimi i tensioneve në tregjet financiare botërore shtoi pasigurinë për investime në sektorin publik dhe atë privat

Banka Qendrore e Shqipërisë bëri sot të ditur se ekonomia e vendit ka ngadalësuar rritjen, sepse kthimi i tensioneve të në tregjet financiare botërore shtoi pasigurinë për investime në sektorin publik dhe atë privat.

Guvernatori Ardian Fullani, deklaroi se norma bazë e interesit do të mbahet e pandryshuar, 4,25 për qind, ndërkohë që ka rënë kërkesa e huaj për biznes dhe është rritur perceptimi i rrezikut për rajonin tonë.

Sipas tij, “shifrat e tremujorit flasin për një ecuri të ngadaltë të aktivitetit ekonomik, kërkesa e brendshme dhe e huaj mbeten te dobëta. Konsumi privat u ngadalësua, importi për konsum ka rënë, të ardhurat nga taksa TVSH janë ulur. Investimet në vend po ecin ngadalë. Ulja e kërkesës për investime të huaja lidhen me pasigurinë afatshkurtër dhe afatmesme të tyre”.

Guvernatori Fullani tha se investimet private janë shtyrë në kohë, ndërsa investimet publike nuk po kryhen. Sipas tij, politikat e kujdesshme buxhetore dhe kontrollimi i inflacionit do të sjellë qëndrueshmëri financiare në një periudhë të mëvonshme. Radio Zëri i Amerikës citon se z.Fullani theksoi se rritja ekonomike në tremujorët e ardhshëm pritet të jetë nën nivelet e parashikuara.

“Ndonëse tregjet financiare kanë qenë likuidë dhe të qëndrueshëm, nga ana tjetër, kërkesa për kredi dhe financime e klientëve është ulur, ndërsa u rrit më tej kujdesi i bankave për kredidhënie” - tha zoti Fullani.

Banka Qendrore vlerëson se kontributi i tregjeve të huaja në ekonominë shqiptare është ulur ndjeshëm, dhe eksportet po rriten shumë ngadalë.

http://noa.al/news/artikull.php?id=191338
 
#2,654 ·
Banka e Shqipërisë blen 63 milion dollarë nga borxhi i qeverisë




Tiranë - Në përpjekje për të frenuar rritjen e kostos së borxhit, qeveria shqiptare ka thirrur për ndihmë bankën qendrore, e cila duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së saj.
Në një njoftim zyrtar të ministrisë së Financave bëhet e ditur se më datë 29 maj do të zhvillohet ankandi i fundit për muajin në vazhdim lidhur me letrat me vlerë të qeverisë, gjatë të cilit parashikohet të shiten 13.3 miliardë lekë bono me afat njëvjeçar maturimi dhe 3.4 miliardë lekë bono tremujore. Banka e Shqipërisë ka marrë përsipër të blejë 100 për qind të sasisë së bonove tremujore, me 3.4 miliardë lekë, ndërkohë që 3.5 miliardë lekë të tjera do t’i shpenzojë për të blerë bono 12-mujore, theksohet në të njejtin njoftim nga Financat.
Në total, janë rreth 62.7 milionë dollarë amerikanë, sipas kursit zyrtar aktual të këmbimit, që do të dalin nga thesari i Bankës qendrore, për të hyrë në atë të Ekzekutivit.
Kjo masë duhet të ndihmojë në frenimin e rritjes së interesit të bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare, pasi në ankandet e fundit është arritur në interesa vjetore rekord, deri në 9.6 për qind për obligacionet 5-vjeçare, edhe si pasojë e tërheqjes së bankave të nivelit të dytë nga blerja e borxhit qeveritar. Kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të kostos së borxheve, ndërkohë që të ardhurat buxhetore kanë shënuar ritme të ulta rritjeje gjatë tre-katër viteve të fundit.
Disa vite më parë, BSH pranoi të blinte Hotel Dajtin, pronë shtetërore, për një shifër kolosale prej 30 milionë eurosh, që kaloi në buxhet, ndërkohë që ende nuk ka nisur asnjë punim ristrukturimi në këtë objekt. (LajmeShqip.com)

http://www.lajmeshqip.com/ekonomia/banka-e-shqiperise-blen-63-milion-dollare-nga-borxhi-i-qeverise
 
#2,658 ·
I paskemi te gjithe kundra Top Chanel-it ketu! Na pelqen sna pelqen eshte stacioni televiziv me i miri ne vend dhe eshte opozita nr 1 ne Shqiperi duke u pasuar nga Partia Socialiste. Te gjithe jemi deshmitare per aktet kurruptive qe jane sjelle ne drite nepermjet TCH dhe veqanerisht emisionit Fiks Fare.

Por neve nuk na pelqen vetekritika. Neve na pelqen te themi qe jemi vendi me i lulezuar ne bote.
 
#2,660 ·
Kriza greke sjell 200 milione euro te tjera ne Shqiperi
Njoh mjaft Shqiptare qe kan transferuar kursimet tyre nga bankat greke ne ato shqiptare (ose te huaja qe operojne ne Shqiperi ) me friken e kthimit te Greqise ne dhrahmi. Biles edhe vete Greket avash avash po bejne te njejten gje duke i transferuar kursimet tyre neper bankat jashte shtetit.
 
Top