SkyscraperCity Forum banner

[AL] Zhvillimet Ekonomike | Economy News

1M views 8K replies 317 participants last post by  Epidam47 
#1 · (Edited)
This thread will be about the latest news on Albania's developing economy. :)
 
#4,421 ·
ne mos gaboj po flitesh per nje port per anije post-panamax (te quajtura te tilla sepse nuk arrijne te futen ne kanalin e panama ...). anije qe arrijne ne permasa mbi 400m gjatesi 50 gjersi dhe 18 thellsi . jo shume porte ne evrope arrjijne te bejne ne menyre eficente ngarkim-shkarkim te ketyre gjigandve . nese ky projekt dhe sidomos investimi qe e mbeshtet eshte real , ne peshore jane 2 gjera- status quo ,plazh i qete ,natyre e paster ,potencial ne te ardhmen per me shume ndertesa me qellim sherbimin e turizmit dhe punesim sezonal ose ndertimi i nje porti modern dhe qe do punesim afategjate per mijera persona ne zone . normalisht do kete ndotje dhe jo shume hapsire per kete foton e bukur siper .

nuk di arsyet pse nuk behet ne shengjin ,vlore apo durres po besoj se duhet te kete te beje me vleren e shpronesimve .ky port ka nevoje per hapsira te medha .

mua me vjen keq qe natyra e virgjer do shenderrohet po me vjen akoma me shume keq per shqiptaret e zones qe skane pune apo te ardhme .
C'kuptim ka nje port per anije post-panamax kur 1) portet e deri-tanishme sherbejne vendin shume mire dhe 2) shqiperia nuk ka as pozicion qendror as lidhje transporti te mira per te sherbyer rajonin e gjere.
 
#4,422 ·
^^ Je serioz ti!

Shqiperia ka pozicion te favorshem strategjik ne ballkan por duke qene vend i varfer dhe jo i sigurte jane shmangur investitoret serioze. Tani me nje infrastrukture qe po zhvillohet dhe si vend anetar i NATO-s dhe kandidat i BE-se me nje zhvillim ekonomik te qendrueshem, nuk e ka shume te veshtire ti terheqe investitoret e huaj.

Do ishim vertet me fat nese nje investim i tille do te realizohej.
 
#4,423 ·
Nuk ka rritje pensionesh deri në vitin 2019, më me fat administrata



Sa gjynah pensionistet shtresa me e dobet dhe vulnerabl e shoqerise qe trajtohen keshtu si qen rrugesh. Asnje rritje deri ne 2019!!! Qe kur ka ardhur ne pushtet (2013) kjo qeveri e ka rritur pensionin vetem 2.5/3 % dhe keshtu parashikohet te mbetet deri ne 2019. Turp.


Pensioni i fshatit sot eshte 9200 leke te reja qe pensionisteve nuk ju dalin as per ilace jo me per te shtyre muajin qe s'behet fjale :cripes:. Sa gjynah me vjen :eek:hno:.
 
  • Like
Reactions: Shqiptari
#4,425 ·
Kshu eshte , kur i harxhon paret per stadiume e per shperblime 1 milion eurshe per lojtaret , e karlliqe te tjera si kto dhe harron qe ke gjysmen e popullates qe jeton ne varferi. Me 14 milion euro mund te ishin rrit pensionet me te pakten 20-30 mije leke (te vjetra ) dhe i ndryshoje jeten sadopak mijera njerzve. Nuk e kam te qarte nese e kane ngaqe jane idiote, megalomane apo thjesht shpirt katran ose jane te gjitha kto bashke. Rama me kta tjeret duket se jetojne jashte realitetit ose nuk i plas fare per njerezit.

Nejse, viti tjeter eshte vit zgjedhor dhe do shtuar presioni ndaj qeverise si nga publiku ashtu edhe nga opozita qe duhet te beje premtime per rritje pensionesh e rrogash. Besoj se do beje efekt.

Shqiptaret pas 4 vitesh sakrifica meritojne te kene rritje rrogash e pensionesh. Perndyshe ky 4 vjeçar qeverisesh do duhet te konsiderohej nje deshtim total qe nuk e meriton kurrsesi nje mandat te dyte. Nuk kane pse te vuajne shqiptaret prej magalomanive dhe populizmit injorant te krymenistrit qe kane. Nese duhen bere sakrifica duhet qe kto sakrifica para se gjithash ti beje Rama dhe te ngjashmit e tij. Duke filluar se paku nga megalomania dhe arroganca. Ti therrase mendjes ose te iki e te pirdhet. Nuk mund ti shtrydhesh shqiptaret ne kte menyre gjithe kto kohe.
 
#4,426 ·
Fondet e IPA II të BE-së

Bashkimi Europian ka parashikuar për Shqipërinë, për periudhën 2014 – 2020, kohë në të cilën shtrihet ky program 649.4 milionë euro. Fondi i asistencës IPA II ka përcaktuar tetë fusha që janë : demokracia dhe qeverisja; sundimi i ligjit; mjedisi; transporti; konkurrueshmëria dhe inovacioni; edukimi, punësimi, politikat sociale; bujsësia dhe zhvillimi rural, si dhe bashkëpunimi rajonal.

http://www.monitor.al/fondet-e-ipa-ii-te-se-agjenci-per-monitorimin-kusht-per-alokimin/
 
#4,427 ·
Kshu eshte , kur i harxhon paret per stadiume e per shperblime 1 milion eurshe per lojtaret , e karlliqe te tjera si kto dhe harron qe ke gjysmen e popullates qe jeton ne varferi. Me 14 milion euro mund te ishin rrit pensionet me te pakten 20-30 mije leke (te vjetra ) dhe i ndryshoje jeten sadopak mijera njerzve. Nuk e kam te qarte nese e kane ngaqe jane idiote, megalomane apo thjesht shpirt katran ose jane te gjitha kto bashke. Rama me kta tjeret duket se jetojne jashte realitetit ose nuk i plas fare per njerezit.

Nejse, viti tjeter eshte vit zgjedhor dhe do shtuar presioni ndaj qeverise si nga publiku ashtu edhe nga opozita qe duhet te beje premtime per rritje pensionesh e rrogash. Besoj se do beje efekt.

Shqiptaret pas 4 vitesh sakrifica meritojne te kene rritje rrogash e pensionesh. Perndyshe ky 4 vjeçar qeverisesh do duhet te konsiderohej nje deshtim total qe nuk e meriton kurrsesi nje mandat te dyte. Nuk kane pse te vuajne shqiptaret prej magalomanive dhe populizmit injorant te krymenistrit qe kane. Nese duhen bere sakrifica duhet qe kto sakrifica para se gjithash ti beje Rama dhe te ngjashmit e tij. Duke filluar se paku nga megalomania dhe arroganca. Ti therrase mendjes ose te iki e te pirdhet. Nuk mund ti shtrydhesh shqiptaret ne kte menyre gjithe kto kohe.

THjesht jetojne jasht realitetit shqiptar duke vjedhur pa mase dhe asnjeri nuk i kerkon llogari. Jetojne ne vila lluksoze dhe reklamojne pasurine pa me to voglin turp.
 
#4,431 · (Edited)
Tirana dhe Fieri rriten ekonomine ne 2014, ja qytetet me te pasura ne Shqiperi.


Ka qene Tirana ajo qe ka udhehequr rritjen ekonomike ne vitin 2014, sipas INSTAT, qe ka publikuar Prodhimin e Brendshem Bruto sipas Rajoneve Statistikore ne Shqiperi.

Ne vitin 2014, sipas rajoneve statistikore niveli 1 (Republika e Shqiperise), PBB me cmime korente ishte 1.394,4 miliarde leke duke shenuar nje rritje prej rreth 1,83% krahasuar me vitin 2013.

Ne vitin 2014, ne rritjen prej 1,83% te PBB-se ne terma reale ndaj vitit 2013, kontributi sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) paraqitet si me poshte:

Kontributin me te madh ne rritjen ekonomike per vitin 2014 e pati Qarku Tirane me +1,36 pike perqindje.

Me tej kontribut te larte ka dhene Qarku Fier me +0,59 pike perqindje dhe Qarku Lezhe me +0,17 pike perqindje. Kontributin me te ulet ne rritjen ekonomike e ka dhene Qarku Shkoder me -0,24 pike perqindje, i pasuar me Qarkun Kukes me nje kontribut prej -0.16 pike perqindje dhe Qarkun Korce me nje kontribut prej -0,07 pike perqindje.

Ne vitin 2014 sipas rajoneve statistikore niveli 2, ne Rajonin Qender PBB me cmime korente ishte 632,2 miliarde leke ose 45,3% ndaj totalit te PBB. Krahasuar me vitin 2013, per Rajonin Qender PBB ne terma reale shenoi nje rritje prej 3,1%. PBB me cmime korente ne Rajonin Jug ishte 438,5 miliarde leke ose 31,5% ndaj totalit te vendit. Krahasuar me vitin 2013 ne Rajonin Jug PBB ne terma reale u rrit me 2,1%. PBB me cmime korente ne Rajonin Veri ishte 323,7 miliarde leke ose 23,2% ndaj totalit te PBB-se. Krahasuar me vitin 2013, PBB ne terma reale ne Rajonin Veri shenoi nje renie prej 0,8%. Ne krahasim me vitin 2013 struktura e PBB-se, niveli2 nuk ka pasur ndryshime te rendesishme sic shihet ne Tab.1.



Sipas Rajoneve Statistikore niveli 3 (Qarqet) rritjen me te larte e shenoi Qarku Lezhe me nje rritje ne terma reale prej 5,4%.Me tej me rritje me te lartre vijon Qarku Fier me nje rritje ne terma reale prej 4,5% dhe Qarku Tirane me nje rritje ne terma reale prej 3,6%. Nder Qarqet me nje renie ne totalin e ekonomise paraqitet Qarku Kukes me nje renie ne terma reale prej 6,9%. Me tej vjen Qarku Shkoder me nje renie ne terma reale prej 4,4% dhe Qarku Korce me nje renie ne terma reale prej 1,1%.


Tirana dhe Fieri me te ardhurat me te larta per fryme.
Ne vitin 2014 niveli i PBB-se per fryme ne Rajonin Statistikor niveli 1 (Republika e Shqiperise) ishte rreth 482 mije lek. Krahasuar me vitin 2013 PBB per fryme u rrit me 3,39%.

Ne Rajonet statistikore niveli 2 ne Rajonin Qender, PBB per fryme ishte 577 mije lek ose 19,7% mbi mesataren e vendit, ne Rajonin Veri 378 mije lek ose 21,5% nen mesataren e vendit dhe ne Rajonin Jug ishte 466 mije lek ose 3,3% nen mesataren e vendit.

Niveli me i larte i PBB-se per fryme sipas Rajoneve Statistikore niveli 3 Qarqet) ne vitin 2014 ishte Qarku Tirana me 665 mije lek ose 38,1% mbi mesataren e vendit dhe pati nje rritje me 4,0% krahasuar me vitin 2013.
Me pas renditen Fieri me 592 mije lek ose 22,9% mbi mesataren e vendit me nje rritje prej 4,9% ndaj vitit 2013 dhe Gjirokastra me 498 mije lek ose 3,3% mbi mesataren e vendit me nje rritje prej 4,0% ndaj vitit 2013.



PBB per fryme per qarqet e tjera ishte nen mesataren e vendit, ku me ulta ishte ajo e Qarkut Diber me rreth 320 mije lek ose 33,6% nen mesataren e vendit. Me tej, me PBB-ne per fryme me te ulet vijon Qarku Lezhe me rreth 326 mije lek ose 32,3% nen mesataren e vendit, pasuar me Qarkun Shkoder ku PBB-ja per fryme eshte rreth 336 mije lek, ose 30,4% nen mesataren e vendit.



http://www.balkanweb.com/site/tiran...e-2014-n-ja-qytetet-me-te-pasura-ne-shqiperi/
 
#4,433 ·
Resorti në Gjirin e Lalzit, investimi 180 milionë euro, KKT miraton lejen



Te ishin te zgjuar biznesmenet dhe qeveria jone beheshin bashke qe tani dhe ndertonin nje alamet aeroporti ne jug te vendit, plus dhe nje kompani ajrore shqiptare qe do sillte nje perfitim shume te madh si per ata si per shqiptaret e thjeshte. Kto do ishin vertete investime STRATEGJIKE.

Nuk kane pse vine te huajt e te gllaberojne pasurite e shqiptareve.

Ne duhet te bejme te pamunderen qe fitimet qe behen ne Shqiperi te ngelen ne Shqiperi.
 
#4,435 ·
Numri i call center u dyfishua në 2015-n, 25 mijë të punësuar

Biznesi i qendrave telefonike (call center) po njeh një rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitin e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.

Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.

Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri dhe kishte vetëm 75 të tilla, numri i kompanive është mëse 10- fishuar (shiko grafikun).

Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre call center më të mëdha në vend, Intercom Data Service (IDS), Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance).

Call center u bënë “shpëtimtari” i punësimit vitet e fundit, sidomos tek të rinjtë, që pavarësisht se kishin vërshuar në universitete shtetërore e private, nuk arrinin të gjenin punë në zanatin e tyre (ose ndonjëherë edhe nuk u leverdiste) dhe zgjodhën të punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, edhe më lart për menaxherët.

Pavarësisht rritjes, sektori po shfaq problemet e para. Konkurrenca po shtohet, pasi ky është një biznes që ka kosto minimale, që mund të hapet edhe me 10 mijë euro. Sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër, duke lënë punonjësit pa paguar, siç ishte rasti i punonjësve që protestuan pak javë më parë.



monitor.al
 
#4,437 ·
Turizmi në Berat po rikthen emigrantët përgjithmonë në qytet

Pas një tranzicioni të gjatë dhe të vështirë ne më shumë se dy dekada që nga epoka komuniste, banorët e qytetit shqiptar të Beratit, pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kanë parë një rritje në turizëm, shkruan Herald Tribune.

I vendosur rreth 120 kilometra në jug Kryeqytetit, Berati është i mbushur me bukuri natyrore dhe një trashëgimi kulturore që daton më shumë se 2.400 vjet.

Lagjet me kalldrëm Mangalemi, Kalaja dhe Gorica, të ndara nga lumi Osum, ngjiten të dyja anët e grykës, përballë njëri-tjetrit në qytetin e “njëmijë e një dritareve”.

Qendra historike zotërohet nga kalaja e cila është plotë me shtëpi që janë të banueshme edhe sot, ka rrënoja të lashta, kisha bizantine të shekullit 16, xhamitë e epokës osmane dhe shtëpi të njohura për fasadat e tyre prej druri.

Mjedisi natyror përreth Beratit ofron mundësi turistike më dalëse për rafting në lumin Osum dhe Gjanicë.

Me rritjen e turizmit, Berati ka parë një kthesë ekonomike. Qyeti që ka qenë në mes të një konflikti të armatosur në ngjarjet e vitit 1997 ka bërë që shumë njerëz ta lënë Beratin në kërkim të një jete më të mirë.

Megjithatë, banorët e qytetit kanë filluar të kthehen, siç dëshmohet nga familja Leonidha. Ai u rikthye në qytet pas 20 vitesh punë në Greqi ku rinovoi një shtëpi të shkatërruar për ta shndërruar në një hotel të vogël, të cilit i ka vënë emrin e vajzës së tyre të vogël, Klea.

Hoteli, ka vetëm 5 dhoma, por nga kërkesa në rritje e turistëve familja Leonidha ka në plan të blejë ëdhë shtëpinë e fiqnjit, me qëllim zgjerimin e aktivitetit.

Numri vjetor i turistëve është dyfishuar pothuajse që nga viti 2007, nga 28,600 në 45,700 në vitin 2015, gjysma e të cilave ishin të huaj.

Fqinji me hotelin “Klea”, familja Boce, gjithashtu mori inisiativën, duke e kthyer katin e sipër të shtëpisë në hotel me 14.5 dollarë nata.

Qyteti u emërua si një nga 16 destinacionet kryesore turistike në botë nga publikimi ekonomik i “Business Insider” në vitin 2015.monitor.al
 
Top