SkyscraperCity Forum banner

[AL] Zhvillimet Ekonomike | Economy News

1M views 8K replies 317 participants last post by  Epidam47 
#1 · (Edited)
This thread will be about the latest news on Albania's developing economy. :)
 
#2,790 ·
Heqja e TVSH për makineritë pritet të ndikojë pak te biznesi:

Më 4 Janar hyri në fuqi ligji, sipas të cilit hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për makineritë prodhuese për biznesin e vogël dhe të mesëm. Ndërkohë, për bizneset e mëdha është në fuqi regjimi i parashpallur, nga i cili përfitojnë të gjithë bizneset e mëdha, që kanë marrë makineri në përdorim nga jashtë, por që do të donin t’i blinin ato. Por, me një vendim të fundit të qeverisë këto biznese do të mund t’i blejnë makineritë pa paguar TVSH-në.

Sipas kryeministrit Sali Berisha, nga heqja e TVSH-së për makineritë, buxheti i shtetit do të humbasë së paku 120 milionë euro në vit. Por, Berisha shtoi se, kjo shumë do të konvertohet në dhjetëra vende pune dhe mijëra njësi prodhimi në mbarë vendin. Me këtë hap dhe disa hapa të tjerë që janë në shqyrtim e sipër nga ekzekutivi synohet t’I jepet një impuls i ri biznesit dhe sidomos industrisë prodhuese në vend, me qëllim rritjen e punësimit të qytetarëve shqiptarë.

Por, sa pritet të ndikojnë këto zhvillime në ecurinë e biznesit për këtë vit? 43% e pjesëmarrësve në sondazhin e kësaj jave në faqen e internetit të RTV SCAN mendojnë se ndikimi tek sipërmarrja do të jetë i pakët, ndërsa 41% mendojnë të kundërtën. Gjithsesi, heqja e TVSH-së për makineritë prodhuese është një hap I mirëpritur nga biznesi, por në këtë drejtim duhet bërë edhe më shumë. Duke nisur nga ulja e burokracive në administratën publike, krijimin e lehtësive të nevojshme në të gjitha hallkat shtetërore me të cilat përballet sipërmarrja, çka do të përmirësonte ndjeshëm klimën e të bërit biznes në vend. Nga ana tjetër, këto reforma strukturore do të mund të minimizonin edhe efektet e krizës me të cilat përballen dy partnerët tanë më të ngushtë tregtarë, Italia dhe Greqia dhe që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesa më e madhe e bizneseve shqiptare.
 
G
#2,791 ·
Steelmaker to boost output in Albania after buying hydro plants

Jan 11 (Reuters) - Turkey's Kurum, Albania's only steelmaker, plans to increase output by 20 percent after the purchase of four hydro power plants to secure a stable supply of electricity, its general manager said on Friday.

Kurum has been producing steel using electric arc furnaces to melt scrap iron in part of what had been a mammoth communist-era steel mill in the central Albanian town of Elbasan.

The company produced 500 tonnes of steel in 2012 and sees output rising to 600 tonnes this year, Zeki Kaya, Kurum's Albania manager, said in an interview.

"Green energy coupled with steel production is a good industrial integration to create a competitive regional steel industry," he said.

Faced with chronic power shortages in the past decade, Kurum, one of Albania's biggest consumers of electricity, has sought an independent power supply since 2004, Kaya said.

The four power plants, described as small but profitable and newly renovated, produce a total of 400 million kWh hours a year. Kurum plans to increase their capacity by 20 percent.

"That will strengthen our competitive power and definitely encourage us to increase production capacity in Elbasan. Our group needs more energy, because we are also in mining now. We need it for ferrochromium," Kaya said.

Kurum's purchase of the plants appears to be the only successful privatisation last year for Albania. It bid a total of 109.5 million euros ($146.1 million), from which the government will subtract the amount it owes the company in VAT deductions.

The Turkish company also offered to buy state oil company Albpetrol but was disqualified because its two big boxes containing the bid arrived six minutes late.

Vetro Energy, an Albanian-U.S. firm that made the top bid for Albpetrol, has missed its second official deadline to make a deposit as a guarantee so that the 850 million euro sale can go ahead. ($1 = 0.7493 euros) (Reporting By Benet Koleka; editing by Jane Baird)
Nje ndikim te vogel ne tregtine me jasht.
 
#2,793 ·
Fullani, lobim në Kinë për rritjen e investimeve



Thirrja që investitorët kinezë të investojnë më shumë në Shqipëri në sektorët potencialë, këtë herë është bërë nga guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani. I pranishëm në simpoziumin me temë “Ekonomia Kinë-Europë: Sfidat dhe mundësitë e së ardhmes”, i cili u zhvillua në Pekin, kreu i Bankës së Shqipërisë ftoi investitorët kinezë të investojë në infrastrukturë, në sektorin minerar, por edhe në energjetikë. Fullani pati takime edhe në Bankën Qendrore të Republikës Popullore të Kinës me guvernatorin Zhou Xiaochuan. Te dy ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve që ata drejtojnë. Guvernatori Zhou vlerësoi promovimin që kreu i Bankës së Shqipërisë i bëri rajonit të Europës Juglindore në prani të investitorëve kinezë. Ai u shpreh se Kina duhet të rrisë interesimin e saj për këtë rajon dhe se ai vetë do të jetë më aktiv në këtë drejtim. Po kështu, ai vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen një ambienti makroekonomik të qëndrueshëm dhe sigurimin e stabilitetit financiar të vendit.
Burimi: Panorama
 
#2,814 ·
 
#2,817 ·
^^ Kompani prodhimi sendeve plastike ne Kucove qe puneson dhjetera gra i paguan ato me 18.000 Leke/muaj
 
#2,820 ·
Konkurrenca, 11 hetime për abuzim me tregun

Ekonomi e Mërkurë, 6 Mars, 2013 | 11:53 am


Lindita Lati

Shtatë hetime për marrëveshje të ndaluara, një përjashtim nga ndalimi i marrëveshjeve, tri raste hetimi për abuzim me pozitën dominuese, kanë qenë fokusi i punës së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2012. Raporti vjetor i këtij institucioni detajon se nga shtatë hetime të kryera për mundësinë e marrëveshjeve mes operatorëve, tri janë mbyllur dhe katër mbeten ende të hapura deri në publikimin e të dhënave para Komisionit të Konkurrencës. Në raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës detajohet se aktualisht janë mbyllur hetimet në tregun e sigurimit motorik ndaj palëve të treta, ku institucioni mori edhe masa. Po kështu i mbyllur është edhe hetimi në tregun e prokurimit të shërbimit të ruajtjes së sigurisë fizike, si dhe ai në tregun e shërbimit të transportit detar ndërkombëtar të automjeteve, pasi nga hetimi nuk rezultuan të dhëna për kufizim konkurrence. Autoriteti i Konkurrencës pritet të japë përfundimet e tij për katër tregje. I pari lidhur me transportin urban në Tiranë, i dyti lidhur me tregtimin e çimentos rifuxho, i treti lidhur me vajin e lulediellit dhe i katërti lidhur me sigurinë fizike në Korçë.
Përkundër sinjalizimeve për hetime marrë nga ankesat e operatorëve, vetë Autoriteti ka kryer një sërë monitorimesh, ndër të cilët edhe ai i grurit apo tregje të tjerë të ndjeshëm, të cilët në rast shtrembërimi të konkurrencës japin efekt direkt në xhepin e popullsisë së gjerë. Sipas të dhënave të Autoritetit të Konkurrencës, numri i ankesave ka ardhur në rritje. “Gjatë 2012 ka pasur një rritje të ankesave me rreth dy herë krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar janë depozituar 20 ankesa, nga të cilat 14 ankesa kanë pasur objekt përputhjeje me ligjin, kundrejt 6 rasteve të paraqitura në vitin 2011”, thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Përgjithësisht ankesat kanë qenë të lidhura me tregun e ruajtjes së sigurisë fizike, atë të komunikimeve elektronike apo edhe transportet.

Gjobat
Gjatë vitit 2012 pati një rritje të arkëtimeve nga gjobat. Rreth 259 milionë leke janë arkëtuar nga Autoriteti i Konkurrencës. Kjo shumë në fakt i korrespondon ekzekutimit të 50 për qind të vendimeve të kthyera në tituj ekzekutivë. Ndërkohë që 50 përqindëshi tjetër i mbetur janë në proces. Në total, Komisioni i Konkurrencës gjatë 2012-s mori 17 vendime për vendosje gjobe, nga të cilat vetëm tetë prej tyre kanë marrë formë të prerë dhe janë kthyer në tituj ekzekutivë.
Burimi: Panorama
 
#2,821 ·
Njoftim date 25.02.2013: Administrata Tatimore ofron dy sherbime te reja per tatimpaguesit: “E-Payment” dhe “mTax” – do te ulin ndjeshem kostot administrative te biznesit

Administrata tatimore prezantoi sot venien ne jete te dy sherbimeve bashkekohore, ne funksion dhe sherbim te tatimpaguesve, “E-payement” - Pagesa elektronike dhe “mTax” - Mobile Tax. Ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve u zhvillua sot ceremonia e prezantimit te ketyre dy projekteve shume te rendesishme, ne zbatim te Programit te Qeverise “Shqiperia Digjitale”. Ne kete ceremoni mori pjese Shkelqesia e Tij Z.Sali Berisha Kryeminister i Shqiperise, Z.Ridvan Bode Minister i Financave, perfaqesues te Dhomave te tregetise, perfaqesues te Shoqates se Bankave, perfaqesues te bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi si dhe te ftuar te tjere.

Formulari "Sherbime cilesore ndaj tatimpaguesve" (E-Payment dhe mTax
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (DPT)

Disa fotografia nga prezantimi i projekteve te realizuara E-Payment dhe mTax:







(per me shume informacione: Noa.al)
 
#2,822 ·
^^
Nga kendi i qytetarit duke shikuar kete arritje, vetem mund ta them se shum vone :S

Ne shtet te tjera shuuuuuuuum ma heret ka qene kjo sherbim, por tek ne ndryshimet konkrete ndodhe pak para zgjedheve politike,nejse.

Me vjen mir qe me ne fund benen nje hapë per ta lehtesuar infrasktutren dhe sherbitet dixhitale...e gezofshi!
 
Top