SkyscraperCity Forum banner

[AL/RKS] Lajme për Mjedisin | Environmental News

273K views 1K replies 121 participants last post by  Angelo2022 
#1 ·
Veshtire se mund te gjenden ne ndonje pjese tjeter te globit(pervec Shqiperise) qytete qe i kane shpallur lufte gjelberimit...Qytetet shqiptare ngjajne si nje grumbull germadhash,te shemtuar dhe te ndotur...Krimi i betonizimit duhet te ndaloje.






 
See less See more
3
#109 ·
Po e di ti me siguri, qe nuk qenkan mbjelle ullinje? Ne rrugen Tirane Elbasan (nga Qafe Krraba) kishin mbjelle ullinje te rinje. Edhe ne Borsh kishin mbjelle ullinje te rinje. Me sa morra vesh mbjelljet financohen pjeserisht me subvencione. Vetem pse mediat nuk raportojne asgje ne kete drejtim nuk dmth. qe nuk jane mbjelle.
 
#108 ·
Do ta bejme Shqiperine kopshtin me te bukur ne Europe apo jo ?!
 
#115 ·
Saranda kthen syte nga gjelberimi
18/11/2011- Burimi: HermesNews

"Prish beton dhe mbill lule", duket se eshte sllogani me veprues keto dite ne qytetin e Sarandes.

Ne te gjitha territoret e mundshme per t’u kthyer ne lulishte, lulishtaret e ndermarrjes komunale bejne mbjellje te reja, duke "kuruar" keshtu mushkerine e gjelber te qytetit, te "gjymtuar" ne vite nga betoni.

Sipas Bashkise se Sarandes, "aksioni per mbjelljen e luleve ne cdo siperfaqe te mundshme do te jete i vazhdueshem dhe parashikon mbjelljen e qindra luleve".

Mbjellje jane bere gjate ketyre diteve ne segmentin e shetitores "Hasan Tahsini", qe ka qene e zene nga betoni per vite me radhe.

Pas shembjes se betonit dite me pare, diten e djeshme eshte transportuar plehu i nevojshem dhe kane nisur mbjelljet e reja.

Po ashtu, mbjellje te reja jane bere dje edhe ne lulishten poshte Bar- Lulishte "Butrinti", duke i kthyer ketij segmenti mjaft elemente nga identiteti i vet.

Vijon puna e mbjelljeve ne lulishten perpara bashkise se Sarandes, qe eshte nje nder pikat me te vizitueshme dhe me te frekuentuara.

Nje grup tjeter i ndermarrjes se sherbimeve te bashkise po pergatit nje tjeter siperfaqe modeste, ne dalje te Sarandes, mbi shetitoren "Rinia", e cila gjithashtu do te mbillet me lule.

http://www.mjedisisot.info/content.asp?idd=12635&id=201&lloji=dok
 
#116 ·
Raporti i progresit 2011: Reflektim krahasimor mbi progresin e Shqipërisë në fushën e mjedisit

27 Tetor 2011

Në 12 tetor 2011 Komisioni Evropian publikoi opinionin e tij vjetor mbi politikën e zgjerimit dhe progresin e deritanishëm drejt hyrjes në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës. Po atë ditë u bë publik dhe Raporti i Progresit për Shqipërinë për 2011-ën.
Edhe ditë më vonë pas publikimit, media shqiptare dhe debatet politike ishin tërësisht të pushtuara nga shpjegimet mbi detyrat e parealizuara. Asnjë shpjegim nuk u përmend për mjedisin. Ndërkohë që vlerësimi i përgjithshëm i bërë në Raportin e Progresit, përsa i përket mjedisit në vend përshkruhet si “Progres i vogël”.

Pikërisht, për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve, gjetjet e Raportit për këtë vit, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri organizoi një takim të hapur me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për mjedisin dhe aktorë të fushës, të titulluar “Raporti i progresit 2011: Reflektim krahasimor mbi progresin e Shqipërisë në fushën e mjedisit”.
Në takim ishin, gjithashtu, të pranishëm përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në fjalën e hapjes drejtori i REC Shqipëri, z. Mihallaq Qirjo, duke i falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, ndër të tjera theksoi se “Raporti i progresit nuk duhet të jetë vetëm “objekt referimi” vetëm në ditët e para, por një dokument pune përgjatë gjithë vitit.”
“REC Shqipëri do të përpiqet të ndihmojë në reflektimet mbi progresin mjedisor në vend, jo në mënyrë “të zhurmshe”, dhe pikërisht këtij qëllimi i shërben dhe takimi i sotëm, i cili do të sjellë në vëmendjen tuaj, në mënyrë të përmbledhur, të dhënat e raportit, krahasuar me vitet e mëparshme si dhe me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shtoi më tej z. Qirjo.

Z. Clive Rombold, drejtor i Sektorit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, paraqiti për të pranishmit cështjet më kryesore në lidhje me raportin e progresit, duke vënë në dukje cështjen e 12 prioriteteve kyce, të caktuara nga Komisioni Europian për tu përmbushur nga Shqipëria. Megjithatë, ai theksoi se, edhe pse mjedisi nuk është një prioritet më vete në këto 12 prioritete, ai i përket secilit prej tyre. Mjedisi është specifik, ai nuk mund të jetë një prioritet për tu përmbushur në një moment të caktuar, por një cështje që duhet adresuar sa më shpejt, në mënyrë që në kohën e duhur të ketë arritur standardin e kërkuar. Pikërisht në momentin kur të jeni gati për të hyrë në BE, mjedisi do të jetë një nga sektorët thelbësorë që do i kushtohet vëmendje”.

z. Antoine Avignon, menaxher i Programit për Mjedisin në Delegacionin e Bashkimit Evropian, bëri një përshkrim të kapitullit për mjedisin, pjesë e raportit të progresit, duke u ndalur në cështjet konkrete dhe teknike të secilës prej fushave të përmendura në raport.

Më pas, z. Mihallaq Qirjo vijoi me një prezantim të detajuar të raportit të progresit për Shqipërinë, kapitullin për mjedisin, duke bërë një krahasim të progresit të këtij viti me vitet e kaluara sipas temave më kryesore mjedisore, si dhe një analizë të ecurisë midis gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2011.

Takimi vijoi me diskutime e pyetje nga të pranishmit, të cilët theksuan dhe një herë nevojën për të mbështetur shoqërinë civile dhe organizatat jofitimprurëse në fuqizimin dhe profilizimin e mëtejshëm të tyre, si dhe në angazhimin real duke i dëgjuar dhe bërë pjesë të zgjidhjes së problemeve mjedisore në vend.
Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi / Regional Environmental Center Albania
 
#117 ·
Mjedisi detar ne Shqiperi: Nje strategji kombetare per menaxhimin e breshkave detare
18/11/2011- Burimi: MEDASSET


Me 24 tetor 2011 u zhvillua ne Tirane nje takim zyrtar per te diskutuar Strategjine Kombetare te Menaxhimit te Breshkave Detare, i pergatitur nga MEDASSET, ne kuadrin e projektit 3 vjecar ne gjirin e Drinit, Shqiperi.

Pjesemarres ne takim ishin perfaqesues te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, UNEP/MAP, profesore dhe kerkues shkencore te Universitetit te Tiranes, peshkatare dhe organizata joqeveritare lokale. Nga te pranishmit u theksua rendesia e zbatimit te Planit te veprimit, iI cili do te ndihmoje ne ruajtjen dhe mbrojtjen e ketyre llojeve ne rrezik zhdukje. Dokumenti i rishikuar nga te pranishmit ne takim do t'i paraqitet Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe pritet te miratohet ne vitin 2012.

Kerkimi shkencor ka treguar se Caretta caretta dhe Chelonia mydas migrojne pergjate vijes bregdetare shqiptare dhe Gjiri i Drinit eshte nje habitat i rendesishem ushqimi, dimerimi, si dhe habitat zhvillimi per llojet e Mesdheut.

Strategjia Kombetare e Menaxhimit per Breshkat Detare do te sherbeje si nje udherrefyese per vazhdimin e metejshem te monitorimit dhe mbrojtjen e Breshkave Detare ne Shqiperi. Miratimi i kesaj strategjie do te kontribuoje direkt ne zbatimin e Konventes se Barcelones dhe do te jete gjithmone nje hap perpara ne permbushjen e kerkesave acquis communautaire (Direktiva e Habitateve, Strategjia e Biodiversitetit 2020, Direktiva e Strategjise Detare etj.), ne driten e aplikimit te Shqiperise per te hyre ne Bashkimin Europian.

Takimi ishte organizuar nga MEDASSET, me ndihmen e Fondacionit MAVA, ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Konventes se Barcelones per Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Zonave Bregdetare te Mesdheut dhe Qendres Rajonale per zonat vecanerisht te mbrojtura nga UNEP/MAP.

http://www.mjedisisot.info/content.asp?idd=12633&id=239&lloji=dok
 
#119 ·
Klik Ekspo Group: "Let`s Go green", tendence e re biznesi
30/11/2011- Burimi: Gazeta Shqip


Nje ere e re drejt rruges se suksesit fryn nga Panairi Nderkombetar i Tiranes, pasi ne kete takim te 18 shfaqen qarte vizionet e se ardhmes, prezantohen kendveshtrimet e bizneseve dhe kerkesat e tregjeve. Si surprize te ketij edicioni, drejtuesit e Klik Ekspo Group kane ideuar te sjellin inovacionet me te fundit per mbrojtjen e mjedisit. Nje nevoje, por edhe vizion per te ardhmen jane Nismat e Mjedisit, qe misherohen me moton “Let`s Go Green”. Profesioniste te ketij sektori shfaqin me te miren ne prodhimin e energjise alternative, riciklimin e mbetjeve apo dhe prodhimet teresisht organike. Krahas tyre, prezantohen edhe nisma te thjeshta, por shume te prekshme qe e pasurojne me tej mozaikun e ketij panairi. Rasti i nje nisme te tille si Eco Volis eshte shembull se si nje program synon te promovoje transportin ekologjik me bicikleta duke i dhene qytetit tone me shume ajer te paster, duke shtuar nje praktike qytetare dhe europiane qe ndihmon ne zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor te komunitetit tone.

A mund ta mendonit ndonjehere se karrigia ku do te uleni eshte e bera e gjitha me materiale te marra nga nje biciklete e vjeter, apo tavolina ku po pini dicka eshte e bere nga kartone dhe letra te ricikluara. Po qe rripi i pantallonave, me nje dizenjo krejt te vecante vjen nga nje kaperton dhe si tokez ka nje ingranazh biciklete, e kishit imagjinuar?!

Jane keto risi prodhimesh krejt te vecanta qe djemte dhe vajzat e Eco Volis kane krijuar gjate diteve te Panairit Nderkombetar te Tiranes. Ne stenden e Eco Volis ne Pallatin e Kongreseve mund te prekesh tavolina, makete ndertesash, karrige, mbajtese fotografish dhe objekte te tjera qe jane krijuar me pak mund dhe shume fantazi. Te gjitha keto jane te bera me dore dhe me materiale qe mund te perfundonin ne koshin e mbeturinave, por qe fale fantazise jane rikthyer ne perdorim. Ened Mato, drejtues i Eco Volis, tregon se riciklimi i shume mbetjeve eshte ne mbrojtje te ambientit dhe sensibilizimit te qytetareve, bizneseve dhe institucioneve per te ndermarre nisma per ndryshuar situaten.

“Ne iu pergjigjem pozitivisht thirrjes se Klik Ekspo Group per te marre pjese ne nismen ‘Let`s Go green’ dhe ne stenden tone mund te gjesh prodhime te kendshme, te bukura qe jane teresisht prodhim nga mbetjet e objekteve te ndryshme. Gjate diteve te Panairit kemi qene ne cdo biznes ne Pallatin e Kongreseve dhe u kemi kerkuar qe te prodhojne dicka me ambalazhet e tyre. Ketu te ne, ju mund te shihni tavolina qe vijne nga kartoni, mbajtese fotografish dhe objekte te tjera qe u prodhuan me ambalazhet qe kompanite ne Panair nuk i perdorin me”, thote Ened Mato.

Drejtuesi i Eco Volis na tregon edhe disa objekte krejt funksionale qe jane ndertuar me disqe bicikletash, me tela apo me ingranazhe. Keshtu, nje karrige qe eshte dhe ne dukje krejt moderne, eshte ndertuar me pjeset e nje biciklete qe nuk perdorej me. “Nuk kemi pse t’i hedhim poshte objektet qe nuk i perdorim me. Prej tyre mund te marrim shume pjese qe vlejne per dicka, per te ndertuar nje tjeter objekt. Fare mire me nje biciklete te vjeter mund te ndertosh nje poltron ku mund te rrish shume rehat duke u lekundur. Po keshtu, nje tavoline per oborrin mund ta krijosh vete duke vrare mendjen dhe duke perdorur pjese te bicikletes qe nuk e perdor”, thote Ened Mato.

Gjate gjithe diteve te panairit, djemte dhe vajzat e Eco Volis kane biseduar ne stenda ku dhe kane gjetur mbeshtetje per te krijuar objekte nga materiale qe nuk perdoren. Nisma e tyre eshte perqafuar dhe nga vizitoret, te cileve u ka pelqyer ideja per te pasur dicka krejt te vecante ne shtepine, apo zyren e tyre. Objektet nuk jane ne shitje, por jane pjese e nje konkursi qe do te zhvillohet ne date 30 nentor, kur edhe mbyllet edicioni i 18 i Panairit Nderkombetar te Tiranes. Nje juri prej tre ambientalistesh do te jape vleresimet per objektet qe kane krijuar anetaret e Eco Volis, bizneset dhe studentet e arkitektures. Si cmim i pare eshte nje biciklete, si i dyte nje abonim vjetor per te perdorur sherbimet e Eco Volis, ndersa fituesi i trete do te marre nje aksesor per bicikleten e tij. Cmimet ne dukje mund te jene modeste, por percojne nje mesazh shume te rendesishem per jetet dhe shendetin tone.
http://www.mjedisisot.info/content.asp?idd=12685&id=131&lloji=dok
 
#125 ·
Kuçovë, zonat me naftë, gati projekti i pastrimit
19/12/2011



Sipërfaqet e ndotura me naftë në Kuçovë janë përfshirë në një projekt pastrimi, pas një plani të çekëve për të ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur.

Për këtë arsye është zhvilluar takimi i radhës mes përfaqësuesve çekë dhe autoriteteve të bashkisë së Kucovës, për zbatimin e projektit të rehabilitimit të sipërfaqeve të ndotura.

Ky bashkëpunim e ka zanafillën që prej vitit 2009, por asnjëherë nuk janë gjetur mundësitë konkrete për gjetjen e fondeve dhe zbatimin në terren të projektit.

Tashmë në duart e grupeve të specialistëve ndodhen dy projekte, një afat shkurter prej 2 vjetësh dhe nje variant që shkon deri në 5 vjet.

Ky projekt konsiston në rehabilitetin e zonave të ndotura, duke tentuar t’i kthejë ato në përdorim nga kjo bashki, në dobi të qytetarëve.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=225309
 
Top