daily menu » rate the banner | guess the city | one on oneforums map | privacy policy (aug.2, 2013) | DMCA policy | flipboard magazine

Go Back   SkyscraperCity > European Forums > Euroscrapers > Local discussions > Albanian Forum > Zhvillimet Urbane > Ekonomia, Shėrbimet Publike dhe Turizmi. > Ekonomia

Ekonomia Economic News and Developments.

Reply
 
Thread Tools
Old October 29th, 2014, 08:17 PM   #2001
Mad-Vampire-10
BANNED
 
Join Date: Dec 2012
Posts: 11,508
Likes (Received): 6132

Liria e biznesit, Kosova ngjitet 11 vende

Mad-Vampire-10 no está en línea   Reply With Quote
Old November 1st, 2014, 02:33 PM   #2002
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 4,515
Likes (Received): 1531

Pagat rriten pėr 25 pėr qind

Quote:
Pavarėsisht se kush do ta udhėheq Qeverinė e Kosovės, punonjėsit nė administratėn shtetėrore do tė marrin pagat me rritje prej 25 pėr qind, duke filluar nga viti i ardhshėm.
Kėshtu do tė ndodhė nėse Kuvendi pas konstituimit do tė miratojė projektbuxhetin e vitit 2015 i cili ėshtė miratuar nga Qeveria nė detyrė.

Qeveria me projektligjin pėr buxhetin e vitit 2015, parasheh qė vetėm pėr paga dhe mėditje t’i shpenzojė hiq mė pak se 549 milionė euro, ku nė kėtė hyn edhe rritja e pagave prej 25 pėr qind.

“Shikuar nga kėndvėshtrimi i kategorive ekonomike, buxheti pėr paga do tė ketė njė rritje tė konsiderueshme nga 487.1 milionė euro nė vitin 2014, nė 549.1 milionė euro nė vitin 2015, konform Vendimit tė Qeverisė tė kėtij viti pėr rritjen e pagave pėr nėpunėsit publikė nė nivelin prej 25 pėr qind”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Financave. /Tribuna/
http://www.telegrafi.com/lajme/pagat...d-2-52976.html
Plisat no está en línea   Reply With Quote
Old November 2nd, 2014, 11:58 AM   #2003
Taulant
Registered User
 
Taulant's Avatar
 
Join Date: Apr 2008
Posts: 1,126
Likes (Received): 577

Shkepin pare qe nuk kan, veq per m'i siguru votat.
Taulant no está en línea   Reply With Quote
Old November 4th, 2014, 03:10 AM   #2004
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 4,515
Likes (Received): 1531

Biznese tė reja po gjejnė tregje nė perėndim

Quote:
Nuk ka shumė milionerė tė rinj, por Kosova dalėngadalė po bėhet njė vend, ku tė rinjtė po bėjnė biznese tė mira.
Edicioni mė i ri i "Ekonomia me Erėzėn", qė u transmetua tė hėnėn nė "Klan Kosova", iu kushtua bizneseve qė kanė pėr pronar njerėz nėn moshėn 30 vjeēare. Ekipet e kėtij emisioni intervistuan pronarėt e katėr firmave, qė po arrijnė suksese tė mira.
Njėri nga kėto biznese qė u prezantua ishte "Entermedia", drejtori i sė cilės, Drin Mulliqi tha se kjo firmė, qė nė fillim njihej pėr shėrbime marketingu, ka bėrė emėr edhe nė rajon e mė gjerė. Sipas tij, Entermedia ka hap zyra edhe nė Evropėn Perėndimore, ndėrsa qė po eksporton shėrbime dhe po merr punė edhe nė Amerikė e Kanada.
Mulliqi po ashtu tha se mundėsitė pėr tė hapur dhe zgjeruar biznesin tashti janė mė tė lehta, pėr shkak tė qasjes mė tė kollajshme nė financa, gjė qė nuk ka qenė njėjtė edhe para 10 vjetėve, kur ėshtė hapur Entermedia.
Njė rrėfim tjetėr qė u shfaq nė "Ekonomia me Erėzėn" ishte ai pėr kompaninė ZAG Apps, qė merret me zhvillimin e aplikacioneve pėr telefona mobil. Menaxheri i saj, Gentrit Gojani tregoi pėr vėshtirėsitė nė tė cilat hasi, bashkė me dy shokėt e tij tė fakultetit, kur e nisi kėtė biznes, por edhe mė pas, kur erdhi puna pėr ta gjetur tregun.
Ai tha se tashti, mė tepėr se 95 pėr qind e shėrbimeve qė ofron ZAG Apps, janė pėr klientė nė Amerikė, Kanada dhe Holandė.
Edhe Drilona Emrullahu, njė ndėrmarrėse tjetėr nėn moshėn 30 vjeēare, tregoi historinė e krijimit dhe menaxhimit tė kompanisė RTC Consulting, e cila fokusohet nė fushėn e konsulencės. Ajo tha se qasja nė ndėrmarrėsi nė tregun e Kosovės ėshtė mjaftė e vėshtirė, sidomos nė rastin e saj, pasi qė, siē u shpreh, “duhet kohė pėr ta ndryshuar mentalitetin e popullit tonė pėr t'i kuptuar vlerat e njė ndėrmarrėse femėr".
Nė emision u shfaq edhe tregimi i ndėrmarrėsit Gazmend Hoti, qė ka arritur ta shndėrrojė aktivitetin bujqėsor tė familjes sė tij nė njė biznes tė suksesshėm, nė Nėpėrbisht tė Suharekės. Ai tha se prodhimet e tij, tė nxjerra nė serra prej 30 ari, i shet gjithandej Kosovės.
Hoti, megjithatė, ka thėnė se dora e shtetit ėshtė e nevojshme pėr t'u rritur si biznes.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=124084
__________________

JMBasquiat liked this post
Plisat no está en línea   Reply With Quote
Old November 4th, 2014, 03:34 AM   #2005
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 4,515
Likes (Received): 1531

Mas Paypal-it edhe nje lajm i mire per ata qe dojne me porosite online..

Zhdoganimi i mallrave bėhet edhe nė Postė



Quote:
Posta e Kosovės njofton tė gjithė qytetarėt se pagesa pėr zhdoganimin e mallrave qė vijnė pėrmes shėrbimit postar ka filluar tė bėhet nė zyrat postare anekėnd vendit.
Ky shėrbim i ri ėshtė veēanėrisht i dobishėm pėr qytetarėt qė blejnė mallra pėrmes internetit (blerje online) ose qė pranojnė mallra nga shtetet tjera pėrmes shėrbimit postar.
Tė gjithė ata qė presin mallra pėrmes dėrgesave postare nuk janė mė tė detyruar tė udhėtojnė nė Aeroportin e Prishtinės dhe as nė Qendrėn Transite tė Postės nė Fushė Kosovė. Pagesėn pėr taksėn doganore qytetarėt tash e tutje kanė mundėsi ta bėjnė nė zyrėn mė tė afėrt postare, kudo nė Kosovė. Posta e Kosovės ka njė rrjet prej 157 zyrave postare tė vendosura nė tėrė vendin.
“Posta e Kosovės e ka prioritet tė ofrojė shėrbime tė reja dhe cilėsore pėr qytetarėt. Tani qytetarėt do tė kursejnė para dhe kohė pėr tė marrė dėrgesat me mallra qė i blejnė online ose qė ju dėrgohen nga shtete tjera”, ka thėnė Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha.
Trendi i blerjeve online nga qytetarė tė Kosovės ėshtė rritur jashtėzakonisht shumė, sidomos gjatė kėtij viti. Kosovarėt mė sė shumti blejnė nė SHBA, Kinė, Hong Kong, Angli, Gjermani, etj.
Pagesa pėr zhdoganim tė mallrave nė zyra postare ėshtė mundėsuar pas marrėveshjes me Doganėn e Kosovės.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=8&LajmID=123513
__________________

JMBasquiat, Gjin Tonikaj liked this post
Plisat no está en línea   Reply With Quote
Old November 4th, 2014, 03:38 AM   #2006
Plisat
Registered User
 
Plisat's Avatar
 
Join Date: Nov 2007
Location: Prishtina
Posts: 4,515
Likes (Received): 1531

Ja sa para do t’i ketė secila ministri mė 2015



Quote:
Qeveria e Kosovės ka miratuar projektligjin pėr buxhetin e vitit 2015, i cili do tė jetė 1 miliard e 576 milionė euro. Pas aprovimit tė ekzekutivit, tani i mbetet Kuvendit tė Kosovės qė pas konstituivit ta shqyrtoj dhe miratoj buxhetin e vitit 2015. Me kėtė rast, Kryeministri Hashim Thaēi tha se nga janari do tė mundėsohet edhe rritja e pagave, ashtu siē ka premtuar pėr ēdo vit nga 25 pėr qind. Po ashtu, si shtoi se rritja ekonomike pėr vitin e ardhshėm do tė jetė 4.1 pėr qind.
Kuvendi i Kosovės pas konstituivit tė tij, punėn e parė qė pritet ta bėjė ėshtė ta shqyrtoj projektligjin pėr buxhetin e vitit 2015. Kjo pasi Qeveria e Kosovės ka aprovuar projektligjin pėr buxhetin e Kosovės qė do tė jetė 1 miliard e 576 milionė euro, apo 8 pėr qind me i lartė se sa buxheti i vitit 2014.
Me kėtė projektbuxhet janė paraparė edhe rritja e pagave pėr gjithė shėrbyesit civil, kompensimin e ish tė burgosurve politik, veteranėt e UĒK-sė, si dhe vazhdimin e projekteve madhore, siē ėshtė autostrada Prishtinė-Hani i Elezit.
Nė mbledhjen e Qeverisė, kryeministri Hashim Thaēi theksoi se ky buxhet do tė mundėsoj zhvillimin ekonomik tė vendit, investime nė ndėrtimin e autostradės Prishtinė-Hani i Elezit, magjistraleve tjera, siē janė ato, Prishtinė-Mitrovicė dhe ajo Orllat-Pejė, por njėkohėsisht edhe rritjen e pagave pėr shėrbyesit civil.
“Me kėtė draftbuxhet ne do tė bėjmė tė mundur edhe mbulimin e pagesės pėr pagat e rritura pėr tė gjitha kategoritė e punėtorėve tė sektorit publik dhe pensionet e rritura. Ne jemi zotuar para qytetarėve pėr rritje tė pagave pėr katėr vitet e ardhshme pėr 100 pėr qind. Unė e ritheksoj zotimin tim se nga fillimi i vitit tė ardhshėm me njė vendim tė Qeverisė, do tė fillojmė implementimin e kėtij vendimi pėr rritjen e pagave nga 25 pėr qind, pėr ēdo vit”, tha Thaēi.
Ndėrsa, duke prezantuar projektligjin pėr buxhetin e vitit 2015, Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se projektbuxheti ėshtė i bazuar nė kornizėn makrofiskale 2015-2017.
Beqaj tha se ata presin qė edhe nė vitin 2015 dhe vitet nė vijim, ekonomia e Kosovės do tė vazhdoj me ritmet e saja pozitive tė rritjes, ku vetėm nė vitin 2015, norma e rritjes ekonomike pritet tė jetė ndėr mė tė lartat nė rajon, me 4.1 pėr qind, ndėrsa, mesatarja pėr tri vitet e ardhshme 4.3 pėr qind.
“Pėr vitin 2015 tė hyrat e pėrgjithshme buxhetore planifikohen tė jenė nė nivel prej 1 miliard e 576 milionė euro, apo njė rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014. Nė kuadėr tė tė hyrave totale, tė hyrat nga tatimet e brendshme dhe ato doganore pritet tė rriten me rreth 7 pėr qind, ndėrsa vetėm tė hyrat e brendshme pritet tė rriten me rreth 17 pėr qind. Kjo reflekton pėrkushtimin tonė pėr tė fuqizuar nė mėnyrė tė vazhdueshme Administratėn Tatimore dhe pėr tė rritur kapacitetet e saj nė mėnyrė qė tė fillohet gradualisht me njė zhvendosje mė domethėnėse tė mbledhjes sė tė hyrave nga kufiri nė brendi tė vendit”, tha Beqaj.
Sipas kėtij projektbuxheti, shpenzimet e pėrgjithshme pėr vitin 2015 pritet tė jenė nė nivelin prej 1 miliardė e 682 milionė euro, qė paraqet njė rritje rreth 6 pėr qind krahasuar me nivelin e pėrgjithshėm tė shpenzimeve nė vitin 2014.
Beqaj shtoi se shikuar nga kėndvėshtrimi i kategorive ekonomike, buxheti pėr paga do tė ketė njė rritje tė konsiderueshme nga 487.1 milionė euro nė vitin 2014, nė 549.1 milionė euro nė vitin 2015, konform vendimit tė Qeverisė tė kėtij viti pėr rritjen e pagave pėr nėpunėsit publik nė nivelin prej 25 pėr qind.
Por nė buxhetin e vitit tė ardhshėm ėshtė planifikuar zvogėlim nė kategorinė e Mallrave dhe Shėrbimeve dhe komunalive, nga 255 milionė euro nė vitin 2014, nė 218 milionė euro nė vitin 2015 apo njė zvogėlim prej 15 pėr qind.
“Kjo bėhet me qėllim tė racionalizimit tė shpenzimeve operative, por qė nė asnjė rast nuk prek funksionalitetin e agjensioneve buxhetore, posaēėrisht mirėmbajtjen e projekteve investive nė infrastrukturėn rrugore, arsimore, shėndetėsore, mirėmbajtjen eobjekteve tė administratės publike, etj”, shtoi ai.
Gjithashtu, me projektligjin pėr buxhetin e vitit 2015, edhe kategoria e Subvencioneve dhe Transfereve ėshtė planifikuar qė tė rritet nga 314.1 milionė euro sa ishte nė vitin 2014, nė 437.7 milionė euro nė vitin 2015, apo njė rritje prej 39 pėr qind.
Beqaj tha se kjo rritje reflekton vendimin e Qeverisė pėr rritjen e pensioneve pėr rreth 25 pėr qind pėr tėrė vitin 2015, ndarjen e 11 milionė eurove pėr ish tė dėnuarve politik, 24 milionė euro pėr veteranėt e luftės dhe rritja pėr subvencionimin e sektorit tė bujqėsisė, nga 11.8 milionė euro sa ishin nė vitin 2014 nė 53.6 milionė euro nė vitin 2015.
Kėshtu, Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, ka rritje nė buxhetin e vitit 2015 pėr rreth 32.3 milion euro, Ministria e Shėndetėsisė ka rritje pėr rreth 2.2 milion euro, qė kryesisht reflekton reformėn nė sektorin e Shėndetėsisė, duke pėrfshirė edhe implementimin e Ligjit pėr sigurimet shėndetėsore ku janė planifikuar 10 milionė euro nė formė tė kontigjencės nė Ministrinė e Financave, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, nė sektorin e arsimit, nė vitin 2015 ėshtė rritur granti specifik pėr arsim prej 10 milionė euro dhe Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale ka rritje pėr rreth 79.3 milionė euro pėr tė mbuluar vendimin e qeverisė pėr rritje tė pensioneve, pėr implementimin e skemės pėr ligjin pėr ish tė pėrndjekurit politik dhe pjesa tjetėr ėshtė planifikuar pėr rritjen natyrale tė pėrfituesve tė skemave sociale dhe pensionistėve.

Me buxhetin e vitit 2015, rritje ka pėrfituar edhe sektori i drejtėsisė, siē janė Ministria e Punėve tė Brendshme me njė rritje prej 9.0 milionė euro, Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, ka njė rritje prej 3.0 milionė euro, Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės ka njė rritje prej rreth 0.7 milionė dhe Prokurori i Shtetit ka njė rritje prej rreth 0.2 milionė. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/ekonomi/fin...stri-2015.html
Plisat no está en línea   Reply With Quote
Old November 4th, 2014, 11:05 AM   #2007
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Quote:
Lazim Destani viziton fabrikėn e Kosovatex-it

Kėto ditė z. Lazim Destani i bėri njė vizitė disa orėshe fabrikės sė Kosovatex-it. Me kėtė rast menaxherėt e fabrikės i bėnė njė pritje tė ngrohtė z. Destani dhe mė pas nėpėrmjet njė video-prezantimi e njoftuan pronarin e fabrikės me ecurinė e punės, zhvillimin dhe sukseset e fabrikės nė pėrgjithėsi.

Ajo qė i dha bukuri kėsaj vizite ishte ndjekja qė z. Destani i bėri procesit tė prodhimit duke nisur me radhė nga reparti i prerjes, reparti i qepjes, reparti i larjes e deri te finalizimi dhe paketimi i produktit.

Gjatė kėsaj shėtitje ai pati kėnaqėsinė t’i pėrshėndesė mė se 300 punėtorėt e kėsaj fabrike tė cilėt me zell dhe pėrkushtim e kryejnė ēdo ditė punėn e tyre.

Gjatė takimit tė tij me menaxhmentin e Kosovatex-it z. Destani sėrish shpalosi vizionin dhe planet e tij pėr vende tė reja pune pėrmes investimeve potenciale nė Kosovė duke theksuar jo vetėm Kosovatex-in por edhe projektet tjera qė janė nė pėrgatitje e sipėr.

Ndėr tė tjera nė kėtė takim, pronari i fabrikės i kėrkoi menaxhmentit shqyrtimin e mundėsisė pėr rritjen e kapacitetit tė prodhimit qė do tė realizohet pėrmes punės me dy turne.

Me kėtė rast ai tha, - duke e rritur kapacitetin prodhues nė fabrikė, hapim vende tė reja pune dhe kontribuojmė edhe nė zbutjen e shkallės sė lartė tė papunėsisė nė vend.
http://zeri.info/ekonomia/5323/lazim...vatex-it-foto/
__________________

Islami. liked this post
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 4th, 2014, 04:55 PM   #2008
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Pak e vjeter, po interesante

Quote:


Kosovo Private Sector Workers Suffering, Union Says

While unemployment has dropped in Kosovo in recent years, many who have accepted jobs in the private sector face appalling conditions, a union leader says.

Nektar Zogjani BIRN Pristina

A union representing workers in the private sector in Kosovo said his members were suffering badly in comparison to workers in the public sector - whose wages have been raised repeatedly by the government.

Jusuf Azemi, leader of the Independent Trade Union of Private Sector workers, told Balkan Insight that some workers in the private sector were struggling on only 120 euros a month.

"They don't save anything from that - because from that 120 euros they have to deduct travel expenses and food during the time they are at work," he said.

He said private-sector workers in Kosovo also had to cope with long hours, the failure of employers to pay for overtime, work without contracts, lack of insurance and no paid holidays. "Workers in the private sector feel humiliated," Azemi said.

Over the past three years, the government of Hashim Thaci has twice increased the salaries of public-sector workers.

A number of experts have argued that the cost of funding these wage hikes has fallen largely on the private sector.

According to Azemi, the high unemployment rate is one reason why workers tolerate such poor conditions.

“It is because of the large number of people seeking jobs and because of failures to implement labour legislation," he said.

Some of the worst offending companies “are linked to the government officials, so their companies are not punished”, he claimed.

The unemployment rate in Kosovo in 2013 was 35.1 per cent, the statistics agency reported. While still very high, it has fallen compared to previous years.

The jobless rate was 10 per cent higher in 2009, when the last official analysis of the labour situation was conducted.
http://www.balkaninsight.com/en/arti...-at-workplaces
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 5th, 2014, 02:51 PM   #2009
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Quote:
Intervistė | Ibrahim Rexhepi: Me kėtė rritje ekonomike s’ka logjikė ngritja e pagave pėr 25 pėrqind

Pėr shkak tė bllokadės politike, vendi hyn kėto ditė nė krizėn buxhetore. Ngėrēi politik ėshtė mesazh i keq pėr investitorėt e jashtėm. Rritja e pagave pėr 25 pėrqind ėshtė gabimi i dytė i kėsaj Qeverie brenda njė viti. Sa ka logjikė qė pagat tė rriten 25 pėr qind, kurse rritja ekonomike do tė jetė vetėm 2,5 pėr qind. Kjo qeveri nuk ka dėshmuar se ka vizion zhvillimor. Investimet do tė duhej tė ishin orientuar kah energjetika e jo te shiritat e asfaltit. Eksperti i ekonomisė, Ibrahim Rexhepi, flet pėr Express.


Express: Ka pasur vlerėsime tė ndryshme sa i pėrket thellimit tė krizės financiare nė Kosovė. Zyrtarėt e Qeverisė kanė thėnė se Shteti nuk rrezikohet deri nė mars, e analistė tė ndryshėm kanė pėrmendur 1 shkurtin si datė tė fundit kur Kosova duhet tė ketė buxhet tė miratuar nė Kuvend. Cili ėshtė shpjegimi juaj pėr kėtė ēėshtje?

I. Rexhepi: Ligji pėr menaxhimin e financave publike dhe pėrgjegjėsitė e definon qartė kėtė ēėshtje. Nėse zgjedhjet janė mbajtur katėr muaj para fillimit tė vitit tė ri fiskal, atėherė, pagesa nga buxheti mund tė bėhen vetėm pėr njė muaj - do tė thotė, deri nė fund tė janarit. Ndėrkaq, pėr zgjatjen e Ligjit pėr ndarjet buxhetore, por jo mė shumė se tre muaj, mund tė vendosė Kuvendi i Kosovės, e askush tjetėr. Nė rrethanat aktuale dhe me supozim se buxheti nuk do tė miratohet brenda afatit tė caktuar, deri mė 31 dhjetor, atėherė nuk do tė ketė pagesa duke filluar qė nga dita e parė e shkurtit. Kjo do tė thotė se, vendi nė kėtė ditė hyn nė krizė buxhetore.

Express: Nėse bllokada vazhdon edhe pėrtej afateve tė pėrcaktuara, atėherė ēka ndodh me buxhetin, me njėsitė buxhetore dhe me planifikimet e agjencive, komunave?

I. Rexhepi: Tė gjitha mbeten nė pritje tė miratimit tė buxhetit tė ri. Nė momentin kur ai miratohet, pushojnė tė gjitha kufizimet qė imponon Ligji pėr menaxhimin financave publike.

Express: Me kėtė trend tė zhvillimit ekonomik, a rrezikon Kosova tė futet nė krizė financiare qysh janė futur disa shtete tė tjera, tė cilat pastaj kanė shpėtuar me ndihmėn e fondeve tė BE’sė?

I. Rexhepi: Jo, kriza e Kosovės ėshtė e njė natyre tjetėr. Kosova nuk ėshtė e goditur nga kriza e pamundėsisė pėr pagesėn e borxhit publik, apo se ai ka arritur kufijtė kur rrezikon qėndrueshmėrinė makro-fiskale, Po ashtu, ajo nuk ėshtė e goditur as nga kriza financiare qė para 5-6 vjetėsh preku gati tėrė botėn. Kosova ka krizė institucionale, njė paralizim tė tėrė mekanizmit shtetėror. Kjo situatė tejkalohet nė momentin kur konstituohet Qeveria dhe Kuvendi, sado qė mund tė ketė edhe vėshtirėsi, ta zėmė rreth rritjes ekonomie, punėsimit, apo uljes sė varfėrisė, por ato janė probleme tė pėrditshme dhe me tė cilat vendi po ballafaqohet me dekada. Mirėpo, ngėrēi i kėtij viti ėshtė njė mesazh shumė i keq pėr investitorėt e brendshėm dhe tė jashtėm, meqenėse u dėshmua se sa tė brishta janė institucionet shtetėrore dhe sa tė papėrgjegjshėm janė liderėt politikė.

Express: Ėshtė pėrmendur se do tė ketė pėrsėri rritje tė pagave pėr 25 pėrqind. Edhe pėr rritjen e parė ju keni pasur rezerva. Realisht, a ka Shteti i Kosovės kapacitete ekonomike dhe buxhetore pėr njė rritje tė tillė?

I. Rexhepi: Ky ėshtė gabimi i dytė me radhė qė mund ta bėjė Qeveria brenda njė viti. Ėshtė e kuptueshme se njerėzit kanė nevojė pėr paga mė tė larta dhe pėr standard mė tė mirė, por kjo nuk ėshtė arsye e mjaftueshme. Pse duhet tė rriten pagat, madje nė masėn 25%? Vetėm pse ėshtė premtuar gjatė fushatės?! Gabim shumė i rėndė. Rritja e pagave duhet tė ketė njė arsye ekonomike, po edhe tė analizohet ndikimi i tyre nė zhvillimet e tjera makroekonomike. Njė analizė e tillė nuk ėshtė bėrė. Po ashtu, rritja e pagave do tė kishte arsye nėse ajo bėhet pėr shkak tė rritjes sė performancės. Por, tregues tė kėtillė nuk kemi. Dhe krejt nė fund, sa ka logjikė qė pagat tė rriten 25%, kurse rritja ekonomike do tė jetė vetėm 2,5% (pritjet pėr 2014), kurse inflacioni do tė jetė rreth 1%.

Express: Qeveria Thaēi I dhe II kanė pasur prioritet, nė bazė tė punėve, ndėrtimin e rrugėve, objekteve shkollore, por shumė pak ėshtė investuar nė fusha tė tjera. Cili duhet tė jetė prioriteti kryesor i Qeverisė sė re?

I. Rexhepi: Kjo Qeveri nuk ka dėshmuar se ka vizion zhvillimor. Sivjet shpenzimet kapitale ishin planifikuar tė jenė mbi 15 % mė tė ulėta se vjet. Ndėrkaq, deri nė fund tė gushtit, pagesat pėr kėtė kategori ishin mbi 30 % mė tė ulėta se njė vit mė parė. Prioritet i qeverisė, nė rend tė parė, duhet tė jetė funksionalizimi i shtetit ligjor, krijimi i njė ambienti tė sigurt dhe atraktiv pėr biznes, tė ofrojė pėrkrahje pėr punėsim dhe pėr rritje tė eksportit. Ajo nuk duhet tė mashtrohet, por as tė krenohet me raportin e Bankės Botėrore, meqenėse aty vetėm numėrohen ligjet e miratuara, por jo edhe zbatimi i tyre, apo vlerėsimi i ambientit tė pėrgjithshėm pėr biznes. Nėse flasim pėr projekte konkrete, atėherė mė e logjikshme do tė ishte tė investohej nė tejkalimin krizės energjetike, se sa pėr zgjatjen e shiritave tė asfaltit.

Express: Sa vende tė reja punės mund tė hapen nga njė Qeveri e re nė katėr vitet e ardhshme, gjithnjė duke u bazuar nė kapacitetet e ekonomisė kosovare?

I. Rexhepi: Vėshtirė ėshtė tė pėrmendet njė shifėr, meqenėse krejt do tė varet nga shkalla e zhvillimit ekonomik. Por, duhet ta kemi parasysh njė fakt - Qeveria nuk ėshtė ajo qė punėson njerėz. Pėrgjegjėsia e saj qėndron nė faktin se duhet tė krijojė njė ambient tė volitshėm pėr zhvillim, tė nxisė investimin e kapitalit privat - tė jashtėm dhe tė brendshėm - dhe kjo sjell zhvillim e punėsim.
http://www.gazetaexpress.com/intervi...perqind-56059/
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 12th, 2014, 03:18 PM   #2010
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Quote:
Internet Usage in Kosovo

November 11, 2014

In 2013, a study conducted by STIKK about internet penetration and usage in Kosovo resulted in some interesting insights. The following data is based on the facts and figures provided in the study.

In Kosovo, there are about 1.1 million internet users, (77% of the population – eligibly distributed). It is the highest rate in the region and is comparable to major developed countries like Germany, Switzerland, UK, etc.

More internet users in rural areas
In Kosovo, there are more internet users in rural areas (77.7%) than in urban areas (75%). This is an interesting statistic because urban areas are supposed to have a higher internet user rate compared to rural areas, mainly due to the more convenient access to internet they provide.

One of the key reasons rural areas have so many internet users in Kosovo is theneed to communicate with relatives living abroad, since the majority of Kosovar Diaspora are from rural areas.

The following statistics serve to support the above argument:

` 80% of internet users use internet to communicate with relatives abroad and friends
` 65% of internet users use Skype.


Compared to traditional phone communication, Internet has made communication a lot cheaper and more convenient. Apart from voice communication, additional benefits are provided such as sharing of images, video, etc., hence the preferability of internet over phone communication.

Concerning internet services, preferred services by the employed are email, LinkedIn, news sites, research & studying sites, etc. On the other hand, services preferred by the unemployed are Facebook, Instagram, Twitter, online movies & music, etc.

Regarding mobile devices, 55% of the internet users access internet through their mobile smart phones. Following this pattern, there are more than 600,000 mobile smart phone users in Kosovo. 48% of them are unemployed. With an unemployment rate of more than 30%, it’s all about smart phones and nice rides.

_____

Fun Statistic:
Based on the study mentioned, in the online community, women in Kosovo study harder and have more curious personalities:
– When it comes to research and studying, internet is used for such purposes 60% by women and 40% by men.
– When it comes to browsing out of curiosity, internet is used 55% by women and 40% by men.
http://digjitale.com/2014/11/internet-usage-kosovo/
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 16th, 2014, 05:23 PM   #2011
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Ne vend se me investu ne keso ndermarrje qe kane potencial te krijojne vende afatgjata te punes dhe te rrisin tregtine e zevendesimin e importit me prodhime vendore, po edhe te rrisin eksportin, Qeverite tona te dashura shkojne investojne ne asfallt e tulla.

Quote:
FROM COLLEGE TO THE FIELD: KOSOVO FARMERS MAKE THEIR MARK

Strawberries have two first-time entrepreneurs reeling in profits

Nov. 2014—Two young agricultural entrepreneurs in Kosovo, both fresh out of college, are enjoying the fruits of their labor: record-breaking yields of strawberries. But the story of their success involves more than formal education.

When Nehat Haliti and Milazim Bislimi graduated from the University of Prishtina with degrees in agriculture in 2013, neither had any practical experience in their shared area of specialization: growing fruit. In spring 2014, USAID, through its New Opportunities for Agriculture project, stepped in to provide the two with practical training as well as planting materials to get started in farming.

The two young men were harvesting 100 to 200 kilograms of fresh strawberries a day this summer, not even half a year after each planted 25,000 strawberry runners provided by USAID. The bumper crops turned out on their respective farms in the greater Pristina region now bring in upwards of 450 euros in daily profits for each farmer.

“I can’t wait for morning to come, to jump into the field and start harvesting my strawberries,” said Haliti.

“The fact that I now own my own strawberry business is like a dream come true,” said Bislimi.

The young farmers have harvested 35 to 45 tons of strawberries per hectare, breaking the domestic record of 15 tons, according to Kosovo Ministry of Agriculture statistics.

The Albion variety of strawberries that the pair grows is prized for its sweetness, with local fresh markets offering a consistently high price of 2 to 3 euros per kilogram for the fresh-picked berries.

Looking forward, both farmers are adding employees—Haliti, for example, already has seven people working with him—and are drawing up plans to expand at their own cost.

“These young graduates had the technical skills but no capacity to be agriculture entrepreneurs. They had no idea that they even could be agriculture entrepreneurs. They all had family-owned land, totally unutilized, and they didn’t know how or where to start with no financial resources,” said Mark Wood, USAID’s New Opportunities for Agriculture program director. “These graduates would have looked into the normal job market. We have changed the paths these two young graduates would have followed, from being job takers to job makers.”

USAID’s four-year New Opportunities for Agriculture project has been working with Kosovo’s farming industry since January 2011 to create new market linkages, increase and diversify agricultural products, improve food quality and safety, and increase affordable and accessible credit.
http://www.usaid.gov/results-data/su...ra-agriculture
__________________

Ulpiana, erik313, Pejoni liked this post
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 16th, 2014, 08:05 PM   #2012
Gjin Tonikaj
Zog shqiptari
 
Gjin Tonikaj's Avatar
 
Join Date: Jan 2013
Location: Großherzogtum Baden
Posts: 5,474
Likes (Received): 5225


Landi i Tirolit te Austrise po ben nje pune jashtzakonisht te mire ne kete fushe. I mer bujqit Kosovare, i dergon ne Tirol dhe u meson profesionin, varesisht cfare eshte ai, si p.sh. ne thertore, mbjellje te molles, rrushit, etj. dhe pastaj i kthen ne Kosove duke u finacuar makinerine e nevojshme qe te fillojn bujqit bizneset e tyre. Disa prej tyne shfaqen ne Video:

__________________
Iu qit Zoti fare!
Gjin Tonikaj no está en línea   Reply With Quote
Old November 17th, 2014, 08:05 PM   #2013
Nolt
Self-determination
 
Nolt's Avatar
 
Join Date: May 2010
Location: Therandė - Slloveni
Posts: 3,558
Likes (Received): 1613

S'dita ku me postu me siguri qetu pershtatet...

Quote:
Brezovica shitet pėr 410 milionė euro



Njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė ekonomisė kosovare sot u finalizua nė mėnyrė tė pėrkryer. Kėshtu ka vlerėsuar kryeministri nė detyrė, Hashim Thaēi.
Komiteti Ndėrministror pranoi rekomandimin e ekspertėve tė USAID pėr ofertėn mė tė mirė dhe njė konzorcium francez me ofertėn prej 410 milionė euro mori vlerėsimin pozitiv, ka shkruar kryeministri nė detyrė, Hashim Thaēi nė Facebook.

“Ky investim do tė shndėrron Kosovėn nė qendėr tė turizmit dimėror duke hapur 3,000 vende tė reja tė punės. Mbi 35 kilometra pista skijimi do tė ndėrtohen qė nė fazen e parė, 7 skiliftė opr edhe pajisje pėr turizėm veror si akuaparku”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky ėshtė njė lajm i shkėlqyeshėm dhe shėnon pėrfundimin e njė procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata pėr ekonominė kosovare.

“Falėnderoj Komisionin Evropian, USAID, ministrat dhe komunat e involvuara. Urime edhe qytetarėve”, ka shkruar Thaēi. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/brezo...o-2-53752.html
__________________
Nolt no está en línea   Reply With Quote
Old November 17th, 2014, 08:13 PM   #2014
Ulpiana
Registered User
 
Join Date: Jun 2013
Posts: 3,328
Likes (Received): 2589

Mire qe u terhek ajo kompania serbe prej gares.
Ulpiana no está en línea   Reply With Quote
Old November 17th, 2014, 08:35 PM   #2015
Maledict
BANNED
 
Join Date: Jul 2014
Location: South of Hell
Posts: 2,248
Likes (Received): 753

Ishalla nuk eshte naj floskule parazgjedhore e Thaqit.
Maledict no está en línea   Reply With Quote
Old November 23rd, 2014, 08:15 PM   #2016
Mad-Vampire-10
BANNED
 
Join Date: Dec 2012
Posts: 11,508
Likes (Received): 6132

Interviste me ministrin e zhvillimit ekonomik te Kosoves, Fadil Ismaili

Mad-Vampire-10 no está en línea   Reply With Quote
Old November 24th, 2014, 08:38 PM   #2017
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Nderkohe Vala fillon me 3G me 28 nentor, e me 4G ne shkurt 2015.

Quote:
IPKO po fillon me 4G!

IPKO e sjell internetin mė tė shpejtė mobil nė botė, atė 4G, pėr tė parėn herė nė Kosovė, thuhet nė kumtesėn e kompanisė

Vetėm dy muaj pas paralajmėrimit fillestar nė publik, dhe mė pak se 1 vit nga lansimi i rrjetit tė vetėm 3G nė Kosovė, IPKO ka njoftuar se ėshtė gati pėr lansimin e rrjetit mė tė shpejtė mobil nė botė - 4G.

Prej nesėr, IPKO do ti pėrzgjedh disa nga pėrdoruesit e saj tė telefonisė mobile tė cilėt do ta kenė mundėsinė e pėrjetimit dhe testimit direkt tė shėrbimit mė tė shpejtė tė internetit nė mobil deri mė sot - atij 4G, nga telefonat e menēur mobil qė e mbėshtesin kėtė rrjet.
http://www.telegrafi.com/teknologji/...g-83-1191.html
__________________

Festin, Drenicaku liked this post
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 26th, 2014, 05:38 PM   #2018
Ulpiana
Registered User
 
Join Date: Jun 2013
Posts: 3,328
Likes (Received): 2589

Quote:
VALA fillon me 3G dhe 4G



E martė, 25 Nentor 2014 15:57 VALA nga sot fillon operimin me teknologjinė 3G/4G, e cila ėshtė pjesė e strategjisė sė investimeve nė rrjetet me brez tė gjerė duke u mundėsuar tė gjithė konsumatorėve ofrimin e shėrbimeve tė internetit tė shpejtė nė telefonat mobil dhe pajisjet tjera mobile.
A po i punon najkujt 3G e Valės ne telefon, a ke rrenė lajmi qe e kan leshu 3G-nė?
Ulpiana no está en línea   Reply With Quote
Old November 27th, 2014, 01:18 PM   #2019
JMBasquiat
Registered User
 
JMBasquiat's Avatar
 
Join Date: Mar 2014
Posts: 4,854
Likes (Received): 4692

Mu jo qe s'po me del 3G, po po me del G, qe eshte interneti me i dobet i mundshem qe e ofron Vala (as Edge s'po me del me).
JMBasquiat no está en línea   Reply With Quote
Old November 27th, 2014, 09:21 PM   #2020
Kumanovari
#Vetevendosje
 
Kumanovari's Avatar
 
Join Date: Dec 2006
Posts: 6,175
Likes (Received): 3004

Arrihet marrėveshja Kosovė-Serbi pėr kartonin e gjelbėr

Ėshtė arritur nė Bruksel marrėveshja pėr kartonin e gjelbėr ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Kjo ėshtė konfirmuar nga burime brenda delegacionit tė Kosovės nė kėto bisedime.
Udhėheqėsi i delegacionit tė Kosovės pėr kartonin e gjelbėr, Rrahim Pacolli nė vazhdimėsi ka thėnė se Serbia mė nuk ka asnjė arsye qė mos ta pranojė lėvizjen e kosovarėve me vetura drejt Serbisė duke e njohur kartonin e gjelbėr.

Kėshilli i Byrosė Evropiane tė Sigurimeve, ėshtė pajtuar qė Kompanitė Kosovare tė Sigurimeve ta kenė njė buxhet tė pėrbashkėt prej 3 milionė eurosh, i cili faktikisht na dėrgon njė hap pėrpara drejt kartonit tė gjelbėr.

Sipas Pacollit, ky fond do tė jetė njė shtet evropian i cili garanton seriozitetin e kompanive kosovare tė cilat janė nė hapin e fundit para pranimit tė kartonit tė gjelbėr.

Pacolli pati premtuar se kosovarėt shumė shpejt do tė lėvizin me njė karton tė gjelbėr nė krejt Evropėn dhe diaspora jonė qė do tė vijė nė Kosovė me targat e shteteve evropiane, nuk do kenė nevojė tė paguajnė taksė sigurimi nė kufi, sepse do tė jetė I vlefshėm kartoni I tyre I gjelbėr. Dhe tashmė kjo edhe u arrit. /Indeksonline/

me duket si nje dhurate per 28.nentorin per mergimtaret dhe shqiptaret jashta kosoves.
__________________

#Albania


rene1234, Drenicaku liked this post
Kumanovari no está en línea   Reply With Quote
Reply

Tags
albania, kosova perjete shqiptare

Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 11:42 AM. • styleid: 14


Powered by vBulletin® Version 3.8.11 Beta 4
Copyright ©2000 - 2017, vBulletin Solutions Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2017 DragonByte Technologies Ltd.

vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2017 DragonByte Technologies Ltd.

SkyscraperCity ☆ In Urbanity We trust ☆ about us | privacy policy | DMCA policy

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu