daily menu » rate the banner | guess the city | one on oneforums map | privacy policy (aug.2, 2013) | DMCA policy | flipboard magazine
Old March 26th, 2009, 12:48 AM   #1
AlbSidro
Registered User
 
AlbSidro's Avatar
 
Join Date: Feb 2009
Location: NY
Posts: 430
Likes (Received): 1

[AL/RKS] Telekomunikacioni | Telecomunications

Avitja e gjigantit te komunikimit


E Merkure, 25 Mars 2009


Nga Frankfurti dhe Boni, Gjermani, Edison Kurani

Nuk ka dyshime se eshte nje gjigant i telefonise dhe sherbimeve te tjera telekomunikative ne bote. Per me teper, nga tani, nuk ka me asnje dyshim se pikerisht ky gjigant, do te jete pjese e rendesishme e te gjithe shqiptareve. Dojce Telekomi (Deutsche Telecom), lideri i sherbimeve te telefonise fikse dhe asaj te levizshme permes T-Mobile, po vjen ne Shqiperi. Ndonese filli i ardhjes se saj ne vendin tone, eshte i gjate, ndikimi per shqiptaret pritet te jete i dukshem.

Kompania shteterore greke e telefonise fikse OTE dhe filiali i saj i sherbimit celular Cosmote, i jane shitur gjigantit gjerman Dojce Telekom. Ketu, perfshihen dhe operatoret e sherbimit celular AMC ne Shqiperi, si dhe ata te Bullgarise e Rumanise.

Ne kete menyre, investimi gjerman do te prezantohet gjate muajve te ardhshem ne Ballkan, duke sjelle teknologjine e re, konkurrence cmimesh dhe sherbime qe as nuk njihen ne rajon. Sepse sic pohoi dhe drejtori i Pergjithshem i OTE, Panagjis Vurlumis, pasi ke ngritur ne kembe nje industri te rendesishme telekomunikimi, ajo qe duhet te ndodhe me pas, eshte fryma e re permes teknologjise shume te avancuar, qe me blerjen e bere nga Dojce Telekom, garanton per miliona abonente aktuale ne Greqi, Shqiperi, Bullgari dhe Rumani, afrim me parametrat me te larte te botes se zhvilluar.

***

Nje grup gazetaresh te mediave kryesore ne Shqiperi, si dhe gazetare te Greqise, Bullgarise dhe Rumanise, u mblodhen se bashku keto dite ne nje udhetim ne Gjermani, per te marre pjese ne ceremonine qe kurorezon "shkrirjen" e Dojce Telekom dhe OTE.

Ne Frankfurt, ndodhet nje prej komplekseve gjigante te ndertesave qe posedon Dojce Telekom ne Gjermani. Perreth nje kulle te larte sa nje pallat 100 katesh, ku ndodhej nje prej antenave kryesore satelitore te Dojce Telekom, gjenden zyrat e kompanise. Drejtuesit e saj, kishin pergatitur nje pritje ceremoniale, e cila shenonte nisjen zyrtare te bashkepunimit.

Ne ndertesen rrethore qe perfshin Qendren e Menaxhimit te Rrjetit Nderkombetar te Dojce Telekom, nje kryeveper arkitekturore prej xhami dhe celiku, dy kabllo prisnin te bashkoheshin mes tyre. Ajo ngjyre roze, qe perfaqeson ngjyrat e Dojce Telekom dhe T-Mobile dhe ajo e gjelber qe prezanton kompanine Cosmote si dhe AMC-ne.

Guido Kerkhof, anetar i Bordit te Menaxhimit per Evropen Juglindore tha se partnershipi i sapofilluar shtron rrugen per nje perparim te shpejte. "Ne po bashkojme forcat per te patur produktet dhe sherbimet me te mira per klientet tane qe tani u shtuan edhe me ata te Greqise, Shqiperise, Rumanise dhe Bullgarise", - pohoi Kerkhof. Ndersa ilustroi me faktin se "Dojce Telekom eshte nje kompani ne permasa me te medha se OTE dhe ne kete menyre, mund te kontribuoje ne perdorimin e teknologjive inovative". Ketu, Kerkhof lajmeroi se "ne kemi shume produkte te reja dhe shpresojme tani qe ne bashkepunim me OTE-ne t'i cojme ato sa me shpejt edhe ne vendet e Evropes Juglindore, ku tani operojme".

Ne kete pike, ceremonia, perpara se t'i linte vendin nje takimi informal mes te pranishmeve, nen muziken serioze ne sfond, u permbyll me bashkimin e kabllove qe perfaqesonin dy kompanite, duke lajmeruar shkrirjen e tyre ne nje.

Ky ishte dhe momenti kur Panagjis Vurlumis, presidenti aktual i OTE, mema e AMC ne Shqiperi, te pohonte pse kompania u shit te gjiganti gjerman: "Kur nje kompani arrin nje nivel maksimal rritjeje, eshte i nevojshem permiresimi i sistemit dhe procedurave. Kjo eshte fuqia e Telekomit gjerman, i cili do te kontribuoje ne grupin OTE". Privatizimi i OTE Group do te thote qe ne periudhen ne vazhdim, emri AMC te shnderrohet ne T-Mobile dhe konsumatoret shqiptare do te kene keshtu mundesi te perfitojne nga teknologjia e larte qe ofron Dojce Telekom.

***

Ne Bon, gjenden zyrat qendrore te kompanise Dojce Telekom, kurse ne Frankfurt, edhe selia e kontrollit te rrjetit internacional. Te pakten 600 kompani qe ofrojne sherbime ne fushen e telekomunikacionit global jane 24 ore pa nderprerje nen vezhgimin e specialisteve tek Qendra e Menaxhimit te Rrjetit Nderkombetar te Dojce Telekom e cila ben edhe lidhjen mes ketyre kompanive.

Ne nje mur prej 72 metrash katrore, jane vendosur ekranet e kontrollit te funksionimit te gjithe platformave nderkombetar te Dojce Telekomit. Keto platforma, ofrojne sherbime ne telefonine celulare, internet dhe shkembimin e te dhenave, video-konferenca dhe shume sherbime te tjera qe sikunder pohojne specialistet, ne Ballkan ende nuk njihen. Per gazetaret qe pane nga afer kete Qender, te tregojne se grafiket ne ngjyre te kuqe per Dojce Telekom dhe blu per OTE pershkojne gjithe Evropen, Ameriken e Veriut, Lindjen e Mesme bashkohen dhe ndahen ne rrjetet nderkombetare globale te telekomunikacionit. Specialistet e Dojce Telekom evidentojne se menaxhimi i gabimeve, i cilesise dhe i sigurise se komunikimit global jane detyrat kryesore te kesaj qendre. "Ne rast te nje avarie apo defekti, Qendra e Menaxhimit ketu ne Frankfurt ka aftesine qe te gjeje menjehere rruge alternative me qellim qe sherbimet te mos nderpriten", - pohojne specialistet ndersa shoqerojne grupin e mediave ne cdo pjese te Qendres. Dhe jo pa kenaqesi, theksojne: "Garantojme keshtu, sherbime me cilesi te larte, per 49 milione klientet tane, ne te gjithe boten, te cileve tani u jane shtuar dhe disa milione abonente te OTE-se, ne Greqi, Shqiperi, Rumani dhe Bullgari".



Zyrtarisht ne axhenden gjermane

Shqiperia hyn keshtu zyrtarisht ne axhenden e investimeve te Dojce Telekom. Blerja e kompanise greke te telefonise OTE, pjese e te ciles eshte edhe AMC-ja shqiptare, nga Dojce Telekom, i ka hapur rruge investimit ne teknologjine celulare ne vendin tone. Ne kete menyre, Dojce Telekom kthehet ne nje investitor te fuqishem ne Ballkan, konkretisht ne Shqiperi, Bullgari, Rumani e Greqi ku operon Cosmote.

Greqia perfiton e para

Vendi fqinje Greqia, eshte i pari qe perfitoi nga sherbimet dhe teknologjia e larte qe ofron Dojce Telekom. Duke nisur nga kjo jave, ne Greqi hyri I-Phone, prodhimi i shumenjohur i Apple. Qytetaret greke, sikunder u njoftua ne Bon, mund ta perfitojne kete telefon permes nje abonimi ne Cosmote, per vleren deri ne 0 euro, ne varesi te shpenzimit mujor individual. Keshtu, nje Iphone 3G me fuqi 16 G, ofrohet me tarife 0 euro, per abonentet qe konsumojne per nje vit rresht, deri ne 90 euro ne muaj, kohe bisedore.

Prodhime te teknologjise se re, ne Ballkan dhe Mesdhč

Shqiperia eshte nje nga vendet ku tani operon DT&OTE. Kjo pasi Cosmote, qe eshte pjesa e telefonise celulare te OTE-se, kontrollon 97,6 per qind te aksioneve te AMC (Albanian Mobile Communication), kompania e pare e telefonise celulare ne Shqiperi. Klientet e AMC-se arrijne ne 1,3 milione kur popullsia ne Shqiperi eshte 3,2 milion banore. Kjo do te thote qe edhe ne Shqiperi teknologjia ne avangarde e Dojce Telekom dhe produktet e reja do te mberrijne ne te ardhmen e afert.

Celulari TG1, ofron njeherazi edhe sherbimet e nje kompjuteri personal me tastieren e tij, dhe lidhjen ne internet me Google. Edhe me i avancuar eshte prodhimi tjeter, dixhital i njohur me emrin Apple Iphone G3, qe sot per sot ofrohet vetem ne Gjermani ku perdorimi i internetit ne telefonin celular eshte 60 here me i madh se tek TG1.

Vizion i ri

Vizioni i DT per te ardhmen e komunikimit te mahnit kur viziton T Galerine, forumin e vetem global per te ardhmen. Atje mund te provosh inovacionet me te fundit te DT ne nje mjedis interaktiv. Ne pame sesi mund te jesh ne pune dhe te kontrollosh nese ke mbyllur apo jo gazin ne shtepi, te matesh ne pune ose ne shtepi tensionin dhe rezultati te shkoje menjehere tek mjeku yt ne rruge dixhitale etj. Me moton "E ardhmja eshte sot, puna dhe jeta - te pandara," DT ka bere realitet ate qe deri dje ishte nje enderr: komunikimin virtual pa asnje kufi mes njerezve.


Koha Jone
AlbSidro no está en línea   Reply With Quote

Sponsored Links
 
Old March 26th, 2009, 12:52 AM   #2
Huti
BANND AID
 
Huti's Avatar
 
Join Date: Nov 2008
Posts: 4,613
Likes (Received): 8086

nice news IMO
Huti está en línea ahora   Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 02:45 AM   #3
SADOSI
Guest
 
Posts: n/a
Likes (Received):

I dont get whats so nice about it?
  Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 03:00 AM   #4
7t
.......
 
7t's Avatar
 
Join Date: Jun 2006
Location: California
Posts: 5,357

It means that the iPhone 3G will be coming to Albania in the near future since DT has the contracting authority to sell them

7t no está en línea   Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 03:18 AM   #5
AlbSidro
Registered User
 
AlbSidro's Avatar
 
Join Date: Feb 2009
Location: NY
Posts: 430
Likes (Received): 1

Quote:
Originally Posted by SADOSI View Post
I dont get whats so nice about it?
Besides introducing technology which is unheard of in the Balkans DT will also force more competition in the Albanian market ultimately leading to a reduction in prices and a rise in service quality.
AlbSidro no está en línea   Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 03:23 AM   #6
7t
.......
 
7t's Avatar
 
Join Date: Jun 2006
Location: California
Posts: 5,357

Quote:
Originally Posted by AlbSidro View Post
Besides introducing technology which is unheard of in the Balkans DT will also force more competition in the Albanian market ultimately leading to a reduction in prices and a rise in service quality.
Uhmm, what competition? reduction of prices?
They basically bought the shares of AMC, an existing mobile operator.

Last edited by 7t; March 26th, 2009 at 04:28 AM.
7t no está en línea   Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 04:57 AM   #7
UserFree
BANNED
 
Join Date: Aug 2008
Location: Prishtina
Posts: 1,444
Likes (Received): 48

Well it is not ANOTHER competition, however they CAN reduce prices, which I doubt they will.
UserFree no está en línea   Reply With Quote
Old March 26th, 2009, 06:44 AM   #8
daalbo
Registered User
 
Join Date: Feb 2007
Location: Wash, DC
Posts: 2,856
Likes (Received): 126

This is kind of old news. And don't expect anything more than just a re-branding, at least for the foreseeable future. Introducing the iPhone is just business as usual.
In the US, T-Mobile has a reputation for poor service, but it's my personal favorite. I like T-Mobile because they use GSM and of all cell phone carriers in the US, they have the best international long distance and roaming. It's nice traveling through multiple countries and having your phone work seamlessly. Hopefully they will reduce the roaming rate for Albania, which is $4.99/min today.
daalbo no está en línea   Reply With Quote
Old March 28th, 2009, 01:15 AM   #9
olsib
+
 
olsib's Avatar
 
Join Date: Mar 2007
Location: Tiranė/Milano
Posts: 1,483
Likes (Received): 89

Ky nuk eshte "old news". Eshte "great news"!

Kjo eshte aq e thjeshte per t'u kuptuar saqe e ke parasysh... ne keto raste nuk di si t'ja shpjegosh atyre qe s'e kuptojne.

Dhe mbi te gjitha kur ti i thua fjale si "gjigand", "teknologji", "konkurence" e do te shtoja edhe "roaming ne Ballkan"...

dhe ky prape s'kupton... Nuk ka me shprese!


PS: Hej, nuk thashe qe Shqiperia u be me se fundi vend i zhvilluar...

Thjesht "great news" ne fushen e telefonise celulare dhe teknologjise
__________________
"Our lives on this planet are too short and the work to be done is too great to let this spirit [of hate] flourish any longer in our land."
olsib no está en línea   Reply With Quote
Old March 28th, 2009, 10:07 AM   #10
daalbo
Registered User
 
Join Date: Feb 2007
Location: Wash, DC
Posts: 2,856
Likes (Received): 126

Jo great news, por gjeja me e mire qe mund te kishte ndodhur. Tani ja hodhem. Shqiperia fitoi llotarine. Cuna qe sot e tutje, mos e cani koken per asgje se erdhi DT ne Shqiperi, dhe eshte sikur te kete zbritur perendia vete.

Dhe ky eshte lajm i vjeter. Sepse njerez si puna teje presin sa te dali ne nje gazete shqiptare lajmi qe ta marrin vesh, s'do te thote qe eshte lajm i ri. Shitja e ketyre aksioneve te OTE tek DT u publikua vjet. Bej nje kerkim te thjeshte ne Google News dhe shiko pak datat. Por meqe DT ftoi ca gazekare shqiptare te shkojne ne Gjermani tani, e nxjerrin si lajm te ri dhe ca te paditur si puna teje e besojne.

S'e kuptoj pse ca njerez kalojne ne orgazme kur degjojne qe do vije T-Mobile ne Shqiperi. Ne rradhe te pare, nuk do rritet numri i operatoreve keshtu qe nuk do rritet konkurrenca apo ulen cmimet. Thjesht do te ndryshojne tabelat e AMC (megjithese akoma s'kam pare ndonje njoftim zyrtar qe thote qe marka COSMOTE do te zevendesohet me T-Mobile). Dhe argumenti qe do zhvillohet teknologjia celulare tani qe do vije gjigandi DT, s'pi uje. Ne Shqiperi ka vite qe ka hyre shoqeria me e madhe celulare ne bote (Vodafone), dhe sherbimi i tyre nuk ishte me i zhvilluar si i COSMOTE-se qe ishte kompani me e vogel. Dhe une nuk e konsideroj hyrjen e iPhone si ndonje gje revolucionare.
daalbo no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2009, 06:06 AM   #11
Forca Albania
BANNED
 
Join Date: Feb 2009
Location: Tirana
Posts: 44
Likes (Received): 0

a eshte ndo nje plan per te hapur teknologjine 3G ne shqiperi? ndodhet ne afro cdo vend ne evrope pervec shqiperise.
Forca Albania no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2009, 09:23 PM   #12
AltinD
The Modecator
 
AltinD's Avatar
 
Join Date: Jul 2004
Location: Tiranė / DUBAI / Vienna
Posts: 30,382
Likes (Received): 3812

Me ato cmime qe kane ne Shqiperi per bisedat, imagjino sa do kushtoje nje "data package"
__________________
I am the eye in the sky, Looking at you
I can read your mind
I am the maker of rules, Dealing with fools
I can cheat you blind.

AltinD no está en línea   Reply With Quote
Old April 3rd, 2009, 02:06 AM   #13
Forca Albania
BANNED
 
Join Date: Feb 2009
Location: Tirana
Posts: 44
Likes (Received): 0

eshte gjyna...edhe perdorimi i internetit eshte shume i ulet...nje vend pa teknologji ne 2009 eshte zero.
Forca Albania no está en línea   Reply With Quote
Old April 5th, 2009, 09:50 AM   #14
olsib
+
 
olsib's Avatar
 
Join Date: Mar 2007
Location: Tiranė/Milano
Posts: 1,483
Likes (Received): 89

Quote:
Originally Posted by AltinD View Post
Me ato cmime qe kane ne Shqiperi per bisedat, imagjino sa do kushtoje nje "data package"
Per te gjithe ju qe perdorni internetin ne menyre intensive ju ofrojme...... 5MB falas ne muaj - thote AMC-ja

Ka pasur njerez qe kane lene praktikisht edhe mbathjet, fale reklamave te tilla mashtruese.

Hajdute te legalizuar.
__________________
"Our lives on this planet are too short and the work to be done is too great to let this spirit [of hate] flourish any longer in our land."
olsib no está en línea   Reply With Quote
Old April 5th, 2009, 10:00 AM   #15
olsib
+
 
olsib's Avatar
 
Join Date: Mar 2007
Location: Tiranė/Milano
Posts: 1,483
Likes (Received): 89

Quote:
Originally Posted by Forca Albania View Post
eshte gjyna...edhe perdorimi i internetit eshte shume i ulet...nje vend pa teknologji ne 2009 eshte zero.
Kam rreth 3 muaj qe kam marre nje linje ADSL te Albtelekomit.

Bera kete zgjedhje pasi me provajderat e tjere (mqs. Albtelekomi duket se nuk ka liberalizuar ende rrjetin), ishte i nevojshem instalimi i nje antene tek tarraca e pallatit tim, cka do me kushtonte shume.

Paguaj rreth 3000 leke ne muaj (23,00 Euro, tani qe Euro eshte rritur) per paketen baze.

Per mua qe jam mesuar me fibren optike, (por jo vetem per mua), shpejtesia reale prej max 30kbps/sec, eshte thjesht qesharake.

E sikur te mos mjaftonte kjo, interneti nderpritet periodikisht cdo 10-30 minuta ne varesi te orarit. Me sa duket rrjeti dhe infrastruktura e Albtelekomit nuk e perballon dot kete fluks te dhenash.
__________________
"Our lives on this planet are too short and the work to be done is too great to let this spirit [of hate] flourish any longer in our land."
olsib no está en línea   Reply With Quote
Old April 5th, 2009, 11:41 AM   #16
Buddy Holly
BANNED
 
Join Date: Sep 2008
Location: Prishtina, RKS.
Posts: 6,147
Likes (Received): 3

Cila eshte shpejtesia e reklamuar?
Buddy Holly no está en línea   Reply With Quote
Old April 5th, 2009, 08:30 PM   #17
AltinD
The Modecator
 
AltinD's Avatar
 
Join Date: Jul 2004
Location: Tiranė / DUBAI / Vienna
Posts: 30,382
Likes (Received): 3812

Me duket se 512Kbps, per te cilen normale do ishte nje shpejtei download-imi prej rreth 60kbps. Ne rast se kontrata e tij eshte per 256Kbps, atehere shpejtesija prej 30Kbps eshte mese normale.
__________________
I am the eye in the sky, Looking at you
I can read your mind
I am the maker of rules, Dealing with fools
I can cheat you blind.

AltinD no está en línea   Reply With Quote
Old April 6th, 2009, 06:40 AM   #18
olsib
+
 
olsib's Avatar
 
Join Date: Mar 2007
Location: Tiranė/Milano
Posts: 1,483
Likes (Received): 89

256kbps!

3000 lekeve u duhet shtuar dhe 20%TVSH dhe ne total i thone 3600 leke ose 27,00 Euro

Pra per 30Kbps reale /sec paguan 27,00 Euro ne muaj!


Bejeni vete krahasimin e raportit cilesi/cmim me vendet ku ju jetoni


Aktualisht ne Milano paguaj 9 Euro (perfshire TVSH) / muaj per 20Mbps /sec (shpejtesi reale kostante mbi 1MBps - jo fiber optike) Kjo eshte oferte per kete vit, por le te themi se me gati 20 Euro/muaj me Alice, Tiscali apo Tele2 ke nga 512kbps-1Mbps pa problem.
__________________
"Our lives on this planet are too short and the work to be done is too great to let this spirit [of hate] flourish any longer in our land."
olsib no está en línea   Reply With Quote
Old April 6th, 2009, 06:44 AM   #19
DanMs
BANNED
 
Join Date: Apr 2006
Posts: 2,008
Likes (Received): 2

I just did a speedtest(.net) of my internet connection.

Download speed is 3.2 Mb/s.
DanMs no está en línea   Reply With Quote
Old April 6th, 2009, 06:50 AM   #20
olsib
+
 
olsib's Avatar
 
Join Date: Mar 2007
Location: Tiranė/Milano
Posts: 1,483
Likes (Received): 89

Lumsi ti! ;-)

Ku ta gjeja te kisha edhe 30kbps/sec sa c'kam tani, por pa nderprerje te pakten.

Sa paguan ne muaj me TVSH?
__________________
"Our lives on this planet are too short and the work to be done is too great to let this spirit [of hate] flourish any longer in our land."
olsib no está en línea   Reply With Quote
Reply

Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 04:53 PM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.8 Beta 1
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like v3.2.5 (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

SkyscraperCity ☆ In Urbanity We trust ☆ about us | privacy policy | DMCA policy

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu