daily menu » rate the banner | guess the city | one on oneforums map | privacy policy (aug.2, 2013) | DMCA policy | flipboard magazine

Go Back   SkyscraperCity > European Forums > Euroscrapers > Local discussions > Albanian Forum > Zhvillimet Urbane > Arkitektura dhe Planifikimi Urban > Tirana

Tirana Projects and Construction Updates.

Reply
 
Thread Tools
Old June 6th, 2013, 06:37 PM   #241
AlbanPOLIMI
Moderator
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 4,845
Likes (Received): 1783

Basha: “Duke nisur qė sot, ndėrtuesit mund tė fillojnė tė hartojnė planin e detajuar vendor, pėr zonėn qė u intereson” :

Quote:


Duke nisur nga dita e sotme, nė faqen zyrtare tė Bashkisė, tė gjithė tė interesuarit mund tė gjejnė formularėt me anė tė tė cilėve mund tė njoftojnė Bashkinė, pėr nisjen e punės sė planit tė detajuar vendor pėr lagjen, bllokun ku kanė interes ndėrtuesit dhe pronarėt, pėr tė zhvilluar pronėn. Kėtė e ka bėrė tė ditur sot, Kryebashkiaku Lulzim Basha nė njė takim me ndėrtues tė Tiranės. Nė kėtė mėnyrė, sipas Bashės do tė pėrshpejtohet procesi i hartimit tė planeve tė detajuara vendore dhe do u jepet mundėsia nė njė kohė tė shpejtė ndėrtuesve dhe pronarėve tė zhvillojnė pronat.

“Nuk merrni leje, vetėm e njoftoni Bashkinė, nuk ėshtė e nevojshme as tė paraqiteni personalisht, as tė takoni njeri, as tė jepni dorė, as tė pini kafe, thjesht do tė ēoni formularin: filloi hartimi i planit tė detajuar vendor. Menjėherė pas pėrfundimit tė planit tuaj tė detajuar vendor, ju do e dorėzoni atė nė Bashki dhe natyrisht ėshtė Bashkia ajo qė e miraton. Nė procesin e miratimit bėn kontrollin, nėse plani i detajuar vendor ėshtė nė pėrputhje me normativat e planit tė pėrgjithshėm pėr atė pjesė tė zonės. Ne si bashki, kemi 45 ditė afat pėr tė miratuar planet e detajuara vendore. Ky ėshtė afati maksimal, po nė ato raste kur puna ėshtė kryer me cilėsi, qė do tė thotė nga ana e normave nuk ka asnjė dyshim qė ka zbatuar normat e planit tė pėrgjithshėm, duke ruajtur pėrqindjet e infrastrukturės, tė gjelbėrimit, duke ruajtur komponentėt e rėndėsishėm siē janė infrastruktura nėntokėsore, parkime etj, unė ju garantoj ju, siē garantoj qytetarėt sot, se ne do tė miratojmė jo mė vonė se pesė ditė pas paraqitjes sė PDV-ve” – u shpreh z. Basha.

Kryebashkiaku Basha ka bėrė tė ditur se Bashkia aktualisht ėshtė nė proces tė hartimit tė planeve tė detajuara vendore, 15 prej tė cilave pėrfundojnė javėn e ardhshme. Pėr zonat tė cilat nuk kanė nevojė pėr kėto studime, z. Basha bėri tė ditur se tė interesuarit mund tė aplikojnė pėr leje, qe nesėr nė Bashki.

“Ka raste kur vetė ndėrtuesit mund tė mos kenė paraqitur interes pėr njė zonė, por pronarėt kanė paraqitur kėrkesė pranė Bashkisė. Nė kėto raste, Bashkia tashmė ka nisur hartimin e rreth 42 planeve tė detajuara vendore, 15 prej tė cilave do tė pėrfundojnė javėn e ardhshme. Ka afro 1/5 e qytetit, ku qė nga ky moment nuk ka nevojė pėr plan tė detajuar vendor, sepse procesi i ndėrtimit aty ėshtė proces i mbushjes urbane dhe janė kryesisht kurora periferike e Tiranės, zonat e ndėrtimeve, 2,3,4 kate. Tė interesuarit mund tė vijnė nė Bashkinė e Tiranės, pėr tė aplikuar pėr ndėrtim qė nga dita e nesėrme. Gjej rastin, t’iu kėrkoj qytetarėve tė Tiranės qė kanė interes pėr tė ndėrtuar nė kėto zona, si pronarė apo banorė, tė ndėrpresin menjėherė ēdo ndėrtim pa leje apo ēdo tratativė me kėdo qė ju premton legalizim tė ndėrtimit pa leje, sepse janė gėnjeshtarė dhe mashtrues. Ndėrtimi pa leje ju ndėshkon ju, lejen mund ta merrni brenda njė jave nė Bashkinė e Tiranės pėr kėto zona”- u shpreh z. Basha.

Kreu i Bashkisė ėshtė ndalur edhe tek lejet e ndėrtimeve, tė cilat ishin kthyer nė njė shqetėsim tė madh pėr ndėrtuesit nė Tiranė. Zoti Basha ka garantuar ndėrtuesit se Bashkia ka vullnetin dhe angazhimin e duhur, pėr tė bėrė tė mundur qė leja e ndėrtimit nė Tiranė, tė jepet nė kohėn mė tė shkurtėr qė aplikohet sot nė botė.

“Brenda 45 ditėve nga pranimi i dokumentacionit, Bashkia ėshtė e detyruar t’ju pėrgjigjet nė raport me aplikimin tuaj, por edhe nė kėtė rast ju garantoj qė nė qoftė se aplikimi ėshtė nė pėrputhje me ligjin ėshtė synimi i kėsaj bashkie dhe i imi si kryetar i Bashkisė, qė tė hyjmė nė histori, duke qenė bashkia qė jep lejet e ndėrtimit brenda kohės mė tė shkurtėr nė glob dhe tė pėrmendemi nga raporti i Bankės Botėrore “Doing Business”, si bashkia qė merr kohėn mė tė shkurtėr pėr njė leje ndėrtimi. Sigurisht, unė kėtė s’e bėj dot vetė, as aparati im nuk e bėn dot vetė, ka nevojė pėr profesionalizėm dhe pėr kujdes nga ana e aplikantėve, por nė qoftė se ju si faktorėt kryesorė nė kėtė proces (sepse ju jeni nė pėrgjithėsi ata qė bėni aplikimin, pasi keni mbledhur gjithė dokumentacionin ) jeni korrektė nė zbatimin e kėsaj liste transparente dhe ezauruese tė kėrkesave, unė ju garantoj se ne kemi instrumentet dhe vullnetin politik, qė ta bėjmė Bashkinė e Tiranės, bashkinė ku leja e ndėrtimit merret mė shpejt se nė ēdo njėsi vendore nė rruzull. Singapori, mė duket e ka 15 ditė, ne do pėrpiqemi ta bėjmė 14 ditė, nga dita e aplikimit” –theksoi z. Basha.

Avenir Kika, kryetar i Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Tiranės:

“Duke e falėnderuar Kryetarin e Bashkisė qė po merr pjesė nė njė takim si ky i sotmi i cili ishte teknik dhe qė ėshtė i katėrti radhės mes Shoqatės sė Ndėrtuesve dhe Bashkisė sė Tiranės, takime tė cilat kanė sjellė rezultate qė ne nuk i imagjinonim mė parė siē ėshtė fakti p.sh i hipotekimit tė 100 objekteve pėr vitin 2012 dhe 40 objektet kanė shkuar nė hipotekė pėr kėtė vit. Do tė donim ta falėnderonim edhe pėr faktin tjetėr, se ne jemi njerėzit mė tė interesuar pėr mbarėvajtjen dhe Bashkia ėshtė edhe shtėpia jonė e pėrbashkėt dhe me atė qė tha sot Kryetari qė do tė ndėrpriten ndėrtimet pa leje sepse do tė fillojnė ndėrtimet me leje. Direkt pėr ēdo ndėrtim pa leje, Bashkia e Tiranės humb 12.5 euro pėr m2 nga mos marrja e lejes sė ndėrtimit dhe nga leja e ndėrtimit dhe 12.5 i ka mbas lejes sė pėrdorimit qė janė taksa qė hipoteka ia transmeton.

Unė e falėnderoj edhe njėherė tė gjithė stafin e bashkisė pėr punėn e bėrė dhe do t’ju rekomandoja si mik i juaji dhe si kryetari juaj qė nesėr tė filloni punėn nė dy drejtime, drejtimi i parė dhe mė themelori ėshtė ai i pėrgatitjes sė dosjes pėr leje ndėrtimi, qė ėshtė leja zhvillimore pastaj leja e ndėrtimit dhe drejtimi tjetėr, me kėtė bashki qė na ka hapur dyert ėshtė ai i pjesėmarrjes aktive nė PDV-nė, nė kuptimin e mirė tė fjalės, jo influencuese, po pjesėmarrje pėr tė pasur dhe pėr t’i informuar grupit tė bashkisė (apo kur e bėni vetė aq mė mirė), ato tė dhėna qė i mungojnė kėti grupi”

Fjala e plotė e kreut tė Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha:

“Sė pari dėshiroj t’ju pėrshėndes dhe t’ju falėnderoj pėr pjesėmarrjen nė kėtė takim dhe t’ju them se jemi mbledhur pėr njė rast aspak tė hidhėruar, madje do tė thosha shumė tė gėzuar. Ajo qė na ka mbledhur sot kėtu bashkė me Shoqatėn e Ndėrtuesve tė Tiranės ėshtė nevoja pėr njė komunikim me ju si ndėrtues por pėrmes mediave qė na ndjekin edhe me qytetarėt tė cilėt nė kontaktin tim tė vazhdueshėm dhe tė pėrditshėm presin me interesim tė madh zbėrthimin praktik tė miratimit tė planit urban tė Tiranės.

Qėllimi i kėtij takimi ėshtė pikė sė pari t’ju informojmė juve, si njė faktor i rėndėsishėm i zhvillimit dhe njė ndėr partnerėt kryesorė nė zbatimin e planit urban tė Tiranės por gjithashtu tė informojmė pronarėt, qytetarėt e Tiranės pėr rrjedhėn e procesit, tashmė qė plani urbanistik ėshtė miratuar, ligji ka pėsuar ndryshime pozitive, ku them me kėnaqėsi, e reflektuar edhe nė parime e norma qė ne pėr herė tė parė i reflektuam nė planin urbanistik tė Tiranės, siē ėshtė ajo e barazisė sė trajtimit tė pronarėve pėr metėr katror. Po kėshtu, janė bėrė edhe rregullimet pėrkatėse nė rregulloren kombėtare tė cilat mundėsojnė qė tashmė ne tė ecim pa asnjė vonesė drejt zbatimit tė kėtij plani.

Zbatimi i planit, siē jeni nė dijeni bėhet pėrmes zbėrthimit tė tij nė plane tė detajuara vendore dhe zbėrthimit tė planeve tė detajuara vendore nė leje ndėrtimi. Nė kėtė kuadėr janė marrė tė gjithė masat qė puna tė ecė dhe tė procedojė pa asnjė vonesė. Ēfarė do tė thotė kjo? Siē do e keni tė qartė edhe pas prezantimit qė do tė bėhet nga Drejtoria e Urbanistikės, nė faqen zyrtare tė Bashkisė, mund qė nga dita e sotme tė shkarkoni nga Interneti formularėt pėrkatės, pėr njoftimin qė i bėhet Bashkisė, pėr nisjen e punės sė planit tė detajuar vendor. Plani i detajuar vendor pėr lagjen, bllokun ku keni interes ju dhe pronarėt pėr tė ndėrtuar, mund tė ndėrtojnė dy entitete: Bashkia e Tiranės, me kėrkesė tė banorėve dhe zhvilluesit apo vetė banorėt me kapacitetet e tyre. Nė rastin e dytė nuk ka nevojė pėr leje nga Bashkia, duhet vetėm tė njoftoni Bashkinė, sipas formularit qė do tė prezantohet e qė ju thjesht do e plotėsoni dhe do ia nisni Bashkisė, pra qė po nisni punėn pėr tė hartuar planin e detajuar vendor tė kėsaj zone.

Nuk merrni leje, vetėm e njoftoni Bashkinė, nuk ėshtė e nevojshme as tė paraqiteni personalisht, as tė takoni njeri, as tė jepni dorė, as tė pini kafe, thjesht do tė ēoni formularin: filloi hartimi i planit tė detajuar vendor. Menjėherė pas pėrfundimit tė planit tuaj tė detajuar vendor, ju do e dorėzoni atė nė Bashki dhe natyrisht ėshtė Bashkia ajo qė e miraton. Nė procesin e miratimit bėn kontrollin, nėse plani i detajuar vendor ėshtė nė pėrputhje me normativat e planit tė pėrgjithshėm pėr atė pjesė tė zonės. Tek formulari dhe tek anekset qė ju do i bashkėngjisni planit, duhet tė pėrfshini tė gjithė informacionin, pjesa kryesore e tė cilit ėshtė po kėshtu nė planin e pėrgjithshėm. Pėr ta marrė kėtė informacion, po kėshtu nuk keni nevojė tė vini nė Bashki. Jeni tė mirėseardhur tė vini por informacionin pėrsėri do e keni on-line, duke filluar nga dita e nesėrme dhe nė format tė tillė qė tė mund tė kėpusni atė pjesė qė ju intereson ju dhe ta bėni pjesė tė dosjes. Mė lehtė se kaq nuk besoj se mund tė arrinim ta bėnim. Ne si bashki kemi 45 ditė afat pėr tė miratuara planet e detajuara vendore, ky ėshtė afati maksimal, po nė ato raste kur puna ėshtė kryer me cilėsi qė do tė thotė nga ana e normave nuk ka asnjė dyshim qė ka zbatuar normat e planit tė pėrgjithshėm, duke ruajtur pėrqindjet e infrastrukturės, tė gjelbėrimit, duke ruajtur komponentėt e rėndėsishėm siē janė infrastruktura nėntokėsore, parkime etj., etj.

Unė ju garantoj ju siē garantoj qytetarėt sot se ne do tė miratojmė jo mė vonė se pesė ditė pas paraqitjes sė PDV-ve, por sigurisht nė rastin kur PDV-tė i bėni ju, ėshtė detyra juaj qė PDV-tė tė paraqiten me cilėsinė mė tė lartė, nuk kam asnjė dyshim qė termi PDV nuk do ju ngatėrrojė, pasi kjo ėshtė punė qė e keni bėrė nė kushte shumė mė tė vėshtira, me mungesė totale transparence dhe arbitrariteti nga organet e pushtetit vendorė, nė kėtė lloj partneriteti do ta keni shumė tė thjeshtė pėr ēdo pyetje, pėr ēdo sqarim, bashkia ėshtė e hapur, zyra e urbanistikės ėshtė e hapur, zyra ime e Kryetarit tė Bashkisė ėshtė e hapur.

Ka raste kur vet ndėrtuesit mund tė mos kenė paraqitur interes pėr njė zonė, por pronarėt kanė paraqitur kėrkesė pranė bashkisė. Nė kėto raste bashkia tashmė ka nisur hartimin e rreth 42 planeve tė detajuara vendore, 15 prej tė cilave do tė pėrfundojnė javėn e ardhshme, natyrisht pėrfundimi i PDV-ve nuk ėshtė garanci qė do tė ndėrtojmė, se ndėrtimin nuk do e bėjmė ne, do e bėjė sektori privat, por ju edhe kėtė informacion mund ta doėnloadoni, mund ta shkarkoni nga faqja e bashkisė, pėr tė parė se nė cilat zona po pėrgatiten planet e detajuara vendore.

Njė pjesė tjetėr e kėtyre planeve nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse pėrshtatja apo ripėrshtatje e ish-studimeve pjesore me kushtet aktuale tė planit urbanistikė. Me qėllim qė puna qė ėshtė bėrė atėherė nė kushtet krejtėsisht tė tjetra, por qė ju ka kushtuar ju mund dhe sakrifica, sa mė pak tė shkojė dėm, sa mė shuam tė shkojė nė drejtim tė zhvillimit, qė do tė thotė qė pėr 42 PDV-tė qė ne jemi angazhuar deri mė sot dhe ndoshta shumė e shumė tė tjera nė ditėt e ardhshme, ne presim bashkėpunim dhe sugjerimet e sektorit tė ndėrtimit, krahas atyre tė pronarėve dhe banorėve tė qytetit.

Dokumentacioni qė do tė pėrmbajė PDV-ja, formati i hartimit tė planit, tė gjitha kėto siē thashė do tė jenė tė shkarkueshme nga interneti. Informacioni se ēfarė duhet tė ketė njė PDV lexohet, s’ka asnjė gjeėgjėzė, asnjė rebus, asnjė tė papritur, asnjė surprizė. Plotėsoni kėto dhe ju garantoj miratimin nė kohė rekord tė PDV-ve.

Transparenca ėshtė e garantuar, arbitrariteti nė kėtė proces nuk ėshtė afėr zeros, ėshtė zero. Nė kėtė pjesė tė procesit ju konsideroni partnerė tė plotė tė bashkisė dhe tė qytetit, sepse nė fakt me energjitė tuaja, dhe me burimet e tuaja financiare do tė bėni njė punė e cila do t’i shėrbejė qytetit, hartimin e detajuar tė planit vendor.

Ka afro 1/5 e qytetit ku qė nga ky moment nuk ka nevojė pėr plan tė detajuar vendor, sepse procesi i ndėrtimit aty ėshtė procese i mbushjes urbane. Kjo mund tė jetė me pak interes pėr ndėrtuesit komercial, por mė shumė interes pėr banorėt e kėtyre zonave, tė cilėt janė kryesisht kurora periferike e Tiranės, zonat e ndėrtimeve 3 deri nė 4 kat, 2,3,4 kate, ku aplikimet pėr ndėrtim mund tė vinė nė Bashkinė e Tiranės qė nga dita e nesėrme, nuk ka nevojė pėr plan tė detajuar vendor.

Ligji parashikon procesin e mbushjes urbane kėtu, nė kėto zona qė janė tė formuara, si zona me ndėrtime tė ulta deri nė 4 kate, veprohet pa plan tė detajuar vendorė, drejtpėrdrejt me dhėnien e lejes sė ndėrtimit dhe kėtu gjej rastin, t’iu kėrkoj qytetarėve tė Tiranės qė kanė interes pėr tė ndėrtuara nė kėto zona si pronarė apo banorė, tė ndėrpresin menjėherė ēdo ndėrtim pa leje, apo ēdo tratativė me kėdo qė ju premton legalizim tė ndėrtimit pa leje sepse janė gėnjeshtarė dhe mashtrues, ndėrtimi pa leje ju ndėshkon ju, lejen mund ta merrni brenda njė jave nė Bashkinė e Tiranės pėr kėto zona. Ėshtė kaq e thjeshtė tė vini nė Bashki tė merrni lejen dhe tė ndėrtoni dhe tė gėzoni pronėn dhe ėshtė kaq e pamundur tashmė tė ndėrtoni pa leje dhe ta gėzoni atė pronė sepse herėt a vonė ligji do t’iu godasė, investimi do t’iu shkoj dėm dhe nuk bėhet fjalė t’ju ligjėrohet investimi i paligjshėm, pra tė veprojmė si qytetarė tė pėrgjegjshėm, tė veprojmė si evropianė. Ejani, aplikoni pėr leje nė kėto pjesė tė qytetit!

Dhe tani kalojmė tek faza e dytė, ajo e lejeve tė ndėrtimit pėr pjesėn tjetėr ku do hartohen PDV-tė. Mbaroi PDV-ja, miratohet nga Kėshilli Teknik i Bashkisė, hyn nė fuqi, bėhet aplikimi pėr leje ndėrtimi. Aplikimi pėr leje ndėrtimi do tė bėhet po kėshtu sipas njė procesi transparent, ku numėrohen njė pėr njė kushtet apo formularėt apo dokumentacioni ku ju duhet tė sillni.

Natyrisht dokumentacioni kryesor ėshtė ai i pronės, siē e ka dhe ligji. Brenda 45 ditėve nga pranimi i dokumentacionit, Bashkia ėshtė e detyruar t’ju pėrgjigjet nė raport me aplikimin tuaj, por edhe nė kėtė rast ju garantoj qė nė qoftė se aplikimi ėshtė nė pėrputhje me ligjin, ėshtė synimi i kėsaj bashkie dhe i imi si kryetar i Bashkisė qė tė hyjmė nė histori, duke qenė bashkia qė jep lejet e ndėrtimit brenda kohės mė tė shkurtėr nė glob dhe tė pėrmendemi nga raporti i Bankės Botėrore “Doing Business”, si bashkia qė merr kohėn mė tė shkurtėr pėr njė leje ndėrtimi. Sigurisht, unė kėtė s’e bėj dot vetė, as aparati im nuk e bėn dot vetė, ka nevojė pėr profesionalizėm dhe pėr kujdes nga ana e aplikantėve, por nė qoftė se ju si faktorėt kryesorė nė kėtė proces (sepse ju jeni nė pėrgjithėsi ata qė bėni aplikimin pasi keni mbledhur gjithė dokumentacionin) jeni korrektė nė zbatimin e kėsaj liste transparente dhe ezauruese tė kėrkesave, unė ju garantoj se ne kemi instrumentet dhe vullnetin politik qė ta bėjmė Bashkinė e Tiranės, bashkinė ku leja e ndėrtimit merret mė shpejt se nė ēdo njėsi vendore nė rruzull. Singapori, mė duket e ka 15 ditė, ne do pėrpiqemi ta bėjmė 14 ditė, nga dita e aplikimit.

Ēelėsi i suksesit tonė, nė aplikimin e planit tė pėrgjithshėm rregullues tė qytetit tė Tiranės ėshtė bashkėpunimi. Transparentė, korrektė dhe konform ligjit, ndaj siē ju thashė, takimi i sotėm ndonėse me njė temė tė cilėn e kemi diskutuar qė ditėn time tė parė si kryetar bashkie, madje me disa nga ju edhe kur isha ende vetėm kandidat ėshtė nė njė farė mėnyrė finalizimi i njė udhėtimi jo tė lehtė, plot me sfida por qė do ishte i pamundur pa gjithpėrfshirjen parimore tuajėn si grup interesi por natyrisht edhe grupeve tė tjera tė interesit, shoqėrisė civile, qytetarėve tė Tiranės dhe mua mė jep njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme qė sot ndodhemi nė kėtė stacion. Ėshtė stacioni pėrfundimtar i kėtij rrugėtimi. Natyrisht, nisim njė rrugėtim tjetėr sė bashku, i cili jam i sigurt se po tė menaxhohet mirė do tė sjellė jo vetėm miliona euro investime nė qytet qė pėrkthehen nė dhjetėra, qindra, mijėra vende pune, pra punėsim e mirėqėnie por do tė pėrkthehet nė njė cilėsi tjetėr tė ndėrtimit nė qytet, nė njė cilėsi tjetėr tė zhvillimit nė qytet, nė njė koncept tė ri qytetėrimi, pėr tė cilin jam i sigurt qė ndajmė sė bashku shpresėn e besimin se mund tė bėhet, ndonėse prapa kemi lėnė njė periudhė tė vėshtirė, gjurmėt e sė cilės duken nė qytet. Nė qoftė se me pėrkushtim dhe me korrektesė e bashkėpunim, ne zbatojmė kėtė produkt final tė udhėtimit tonė dy vjeēar, jo vetėm qė do tė krenohemi me produktin, jo vetėm qė do i japim mundėsi tė jashtėzakonshme zhvillimi, punėsimi, mirėqėnieje qytetarėve tė Tiranės, jo vetėm do tė ndryshojmė cilėsinė e jetės sė qytetarėve tė Tiranės por besoj se do tė lėmė diēka me tė cilėn do tė krenohen edhe brezat qė do tė vijnė”

Data: 06.06.2013
__________________
Vox populi, vox Dei

L1nk1g liked this post
AlbanPOLIMI no está en línea   Reply With Quote

Sponsored Links
 
Old June 7th, 2013, 11:12 AM   #242
IlliricumSacrum
Incendia Astrum
 
Join Date: May 2005
Location: Tirana
Posts: 635
Likes (Received): 3

Hello

Linku me poshte per planin e plote perfshire llafollogjine, relacionin, harta etj:

Plani rregullues i Tiranes - 2013

Per lexim jashte klase ne fundjave

IlliricumSacrum no está en línea   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 12:25 PM   #243
Huti
BANND AID
 
Huti's Avatar
 
Join Date: Nov 2008
Posts: 4,617
Likes (Received): 8027

.exe??????????????????

Huti no está en línea   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 12:29 PM   #244
IlliricumSacrum
Incendia Astrum
 
Join Date: May 2005
Location: Tirana
Posts: 635
Likes (Received): 3

Quote:
Originally Posted by Huti View Post
.exe??????????????????
.rar jo ".exe??????????????????"

Provova ta shkarkoj serish dhe serish .rar 64.58Mb. Na more ment me ate gjene e kuqe me te verdhe se na bejne syte xhoko se nuk kam dale as per pushim dreke dhe ma kap nje cik me miza. Eshte .rar gjths.
IlliricumSacrum no está en línea   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 01:10 PM   #245
Huti
BANND AID
 
Huti's Avatar
 
Join Date: Nov 2008
Posts: 4,617
Likes (Received): 8027

mua me doli dy here .exe, so....

Huti no está en línea   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 01:25 PM   #246
Ermir
Shoku Tinit
 
Ermir's Avatar
 
Join Date: May 2008
Location: Placentia
Posts: 4,541
Likes (Received): 926

Sepse ke shtypur ate katrorin qe thote download with manager.
__________________
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


(\__/)
(='.'=)
Ermir está en línea ahora   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 01:33 PM   #247
Huti
BANND AID
 
Huti's Avatar
 
Join Date: Nov 2008
Posts: 4,617
Likes (Received): 8027

Quote:
Originally Posted by IlliricumSacrum View Post
.rar jo ".exe??????????????????"

Provova ta shkarkoj serish dhe serish .rar 64.58Mb. Na more ment me ate gjene e kuqe me te verdhe se na bejne syte xhoko se nuk kam dale as per pushim dreke dhe ma kap nje cik me miza. Eshte .rar gjths.
kerkoj falje




Huti no está en línea   Reply With Quote
Old June 7th, 2013, 01:39 PM   #248
IlliricumSacrum
Incendia Astrum
 
Join Date: May 2005
Location: Tirana
Posts: 635
Likes (Received): 3

Eh shyqyr. Thashe se me doli nami zi dhe nje here ne vit qe postoj une

Keto gjerat jane brenda ne arkiven rar:

Plani i propozuar i perdorimit te tokes
Skema e propozuar e rrjetit rrugor
Nderhyrjet e propozuara ne territor
Harta e gjelberimit dhe rekreacionit
Politika territoriale vendore 2013
Relacioni i pergjithshem i planit te pergjithshem vendor 2013

Pjesa me sensacionale eshte heqja e bukes se gojes per lopet e Paskuqanit me krijimin e "Parkut te Paskuqanit" ne veri te qytetit.

Ne varesi te PCs qe keni dhe mund te ngeci pak kur hapni PDF-te.
__________________

Huti, KingGenti liked this post

Last edited by IlliricumSacrum; June 7th, 2013 at 01:52 PM.
IlliricumSacrum no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 11:50 AM   #249
AlbanPOLIMI
Moderator
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 4,845
Likes (Received): 1783

Njėsitė bashkiake nisin punėn pėr zbatimin e planit urbanistik:



7 Qershor 2013
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 11:52 AM   #250
AlbanPOLIMI
Moderator
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 4,845
Likes (Received): 1783

Bashkia e Tiranės, mė shumė lehtėsi pėr lejet e ndėrtimit:



6 Qershor 2013
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 12:18 PM   #251
AlbanPOLIMI
Moderator
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 4,845
Likes (Received): 1783

Quote:
Originally Posted by IlliricumSacrum View Post

Pjesa me sensacionale eshte heqja e bukes se gojes per lopet e Paskuqanit me krijimin e "Parkut te Paskuqanit" ne veri te qytetit.
Rrofsh IlliricumSacrum, i kam kerkuar pa fund keto dokumenta por nuk kam arritur t'i gjej!!

Per sa i perket 'lopeve te Paskuqanit' ky eshte mentaliteti pak fshataresk shqiptar qe na ndjek e nuk na leshon!!

Siē jane ato dyqanet e katundeve te mbledhura te gjitha ne nje vend e qe shesin nga buka e gjiza tek kepucet, i njejti mentalitet kerkohet te imponohet edhe ne politikat territoriale, duan edhe rruge automobilistike edhe ndriēim me parametra urbane edhe makina luksoze edhe vila 3-kateshe......edhe lope!!

Ne momentin kur zbret nga fshatrat e nga malet rrotull e vendosesh masivisht ne periferi te kryeqytetit, kur dendesine e ndertimit kerkon t'a ēosh po aq te larte sa ne lagjet e kryeqytetit, eshte konseguence e pa evitueshme konvertimi si praktik ashtu edhe ligjor i trruallit nga zone rurale ne zone suburbane/urbane, me profil kondominial e jo bujqesor.

Prandaj lope ne lagjet suburbane nuk eshte normale te kete. E ajo do te rregullohet me kohen. Per momentin Sauku ka te njejten pamje, e delet e lopet i gjen per te kullotur deri ne qender te Tirones (tek aneksi i stadiumit Qemal Stafa per shembull, me shume se shume here), por kjo s'do te thote te shembim stadiumin e Sheratonin qe te mbjellim sa me shume fusha me bar per kullotjen e bagetive!!
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 01:11 PM   #252
IlliricumSacrum
Incendia Astrum
 
Join Date: May 2005
Location: Tirana
Posts: 635
Likes (Received): 3

^Je i mirepritur. Jane marre pak me skuthllik se nuk jane online ne ndonje vend tjeter. SSC Exclusive :P

Persa i perket:


(meme e pare e imja kjo, se ma tiposi Huti ne koke te bej dhe une meme)

Plotesisht dakort me komentet e tua. Nuk me zu meraku per lopet e Paskuqanit. Me siguri i kane shpetuar listes se prioriteteve te mia

Ne nje aspekt serioz, duhet patur parasysh qe zona e Paskuqanit, eshte nje katrahure e cila eshte veshtire te ndreqet. Ndryshe nga transformimi i Tiranes kur u hoqen kioskat, nuk ka te beje me biznese por me banesa dhe copeza toke te shfrytezuara tek tuk per mbjellje kastravecash, domatesh, specash dhe hitin e ri te zarzavateve: broccoli-n . Banoret e zones, pavaresisht nese kane nje vile me 3 kate (kati pare dyqan dhe bilardo, kati 2te lokal dasmash dhe kati trete per banim), kane makine etj, jane te angazhuar ne aktivitete bujqesore dhe blegtorale.

Pra si fillim duhet te jene pronar ose te behen pronar ose te zgjidhet katrahura me pronat. Pastaj duhet rivleresuar toka me cmim urban nese e shproneson per rrugen, se po ja vleresove me cmim toke speci dalin ne proteste dhe fillojne behen problem politik.

Me sa e kam pare, ku ka ndonje bace ne kufi te vijes se verdhe ne afersi te Paskuqanit, eshte nje katror qe thote PN (Park Natyror i propozuar), ne mes te te cilit ka nja 3-4 shtepi. Me duket sikur nuk e kane vrare shume mendjen dhe ku kane pare bar ne Google Earth, kane propozuar Park Natyror.

Problemi eshte qe ne plani rregullues per Tiranen kerkon angazhim ndersektorial qe shkon pertej Bashkise se Tiranes dhe me siguri shkon pertej tavolinave te rrumbullakta me ndertuesit. Task Forca qe duhet te adresonte kete problem, si ne pjesen e hartimit dhe ne pjesen e zbatimit, duhet te kishte anetare dhe specialiste te ministrive (po na ka ngelur ndonje specialist) dhe akoma me mire nje kontrate afatgjate me konsulent jo qeveritar.

Gjths, keto jane ne kushte ideale. Prape lopa te parku do haje, dhe prape ato delet qe permende, dhe qe me bejne te eci sikur po eci mbi prush sa here shkoj ne pune, do kalojne te Stadiumi Qemal stafa.

Tani ne katundet e Tiranes, perfshire ato qe prekin vijen e verdhe, vajzat fejohen sa mbarojne klasen e 9-te. E zgjidhin ate pune qe te kete me shume shanse qe te jete "goce" goca. Kjo ndodh ne pjesen drastike te rasteve dhe siguron qe goca te shkoje e re fringo, ne qese, ke burri. Mentaliteti fshataresk eshte me i thelle se sa ku kullot lopa dhe me siguri eshte me i thelle se ca katrora me PN dhe TS mbivendosur nje pamjeje satelitore. Por plani rregullues ngjan bukur, vecanerisht ne mes fushate. Pa nje plan te integruar social dhe eknomik nga ana tjeter, mbetet po aq funksional dhe realist sa tuneli trans-Adriatic i Majkos.
IlliricumSacrum no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 07:15 PM   #253
mendje-madhi
Handsome User
 
Join Date: Mar 2010
Posts: 1,308
Likes (Received): 446

Ky parku i Paskuqanit ma qa shoh une paska qene nje farse e vertete. Ndertimet e shpijave vazhdojne pa nderprerje...edhe pak dhe nuk do kete me hapsire per park aty.
mendje-madhi no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 07:52 PM   #254
Mad-Vampire-10
Bac, u Kry!
 
Mad-Vampire-10's Avatar
 
Join Date: Dec 2012
Posts: 8,202
Likes (Received): 3104

Nqs ne ate zone vazhdojne ndertimet edhe pse e dine fare mire se jane pjese e planit dhe se ndertimet e tyre do te prishen ''atehere jane budallenj''!!...
__________________
“No matter that patriotism is too often the refuge of scoundrels. Dissent, rebellion, and all-around hell-raising remain the true duty of patriots.” -Barbara Ehrenreich
Mad-Vampire-10 no está en línea   Reply With Quote
Old June 8th, 2013, 09:25 PM   #255
mendje-madhi
Handsome User
 
Join Date: Mar 2010
Posts: 1,308
Likes (Received): 446

Pse kujt i eshte prishur shtepija deri tani per te ndertuar parqe edhe rruge? Edhe ne disa raste sporadike qe jane prishur jane demshperblyer edhe pse nuk kane pasur pa leje. Keshtu qe.....
mendje-madhi no está en línea   Reply With Quote
Old June 9th, 2013, 03:16 AM   #256
Mad-Vampire-10
Bac, u Kry!
 
Mad-Vampire-10's Avatar
 
Join Date: Dec 2012
Posts: 8,202
Likes (Received): 3104

Plani urbanistik i Tiranes : Sazan Guri i papare



__________________
“No matter that patriotism is too often the refuge of scoundrels. Dissent, rebellion, and all-around hell-raising remain the true duty of patriots.” -Barbara Ehrenreich
Mad-Vampire-10 no está en línea   Reply With Quote
Old June 13th, 2013, 09:15 PM   #257
AlbanPOLIMI
Moderator
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 4,845
Likes (Received): 1783

Ne fakt postimi do t'a kishte vendin ketu :

Quote:
Originally Posted by AlbanPOLIMI View Post
Nga sistemin i propozuar i rrugeve ne planin urbanistik, unaza 4° duket shume cilesore!!

Per me teper qe rreth 70-80% e segmentit lindor/juglindor ekziston, e nje pjese tjeter "Rruga e Kosovareve" eshte ne ndertim!! Mjafton vetem pak vullnet politik e disa shpronesime tek Tirana e Re, e mund te kompletohej i gjithe harku brenda vitit!!

image hosted on flickr

Unaza 4 di AlbanPOLIMI-2012, su Flickr

Meqe gjurma eshte disi e gjate e do te dilte e pa kuptueshme me nje printscreen, kam bere nje video ilustruese per te treguar gjurmen ne harte!!

__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI no está en línea   Reply With Quote
Old June 28th, 2013, 01:48 PM   #258
L1nk1g
FERT
 
L1nk1g's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Gent (B)
Posts: 3,262
Likes (Received): 830

Planifikimi Urbanistik i Tiranės | Tirana Urban Planning



Si do tė jetė Tirana nesėr?
Strategji dhe Prioritete tė Planit Rregullues tė Tiranės:

1. Tirana Policentrike – Tirana me mė shumė qendra, tė cilat ofrojnė shumėllojshmėri tė shėrbimeve, tė ngjashme me qendrėn e tanishme tė Tiranės.

2. Tirana e Gjelbėr – Tirana me mė shumė gjelbėrim dhe mė shumė nė lidhje me gjelbėrimin rreth saj, me Dajtin, Kodrat e Farkės, Liqenin e Paskuqanit, Kodrat e Bėrxullit. Plani i Pėrgjithshėm Rregullues i Tiranės parashikon krijimin e parqeve tė pėrbashkėta rajonale mes Tiranės dhe komunave pėrreth.

3. Unazat e Tiranės - Tirana do tė ketė njė sistem rrugor unazor, ku pėrveē unazės ekzistuese do tė ndėrtohen, edhe katėr unaza tė tjera. Kėto do tė ndihmojnė ndjeshėm nė lehtėsimin e trafikut brenda Tiranės dhe trafikut qė lidh Tiranėn me zonėn metropolitane.
Dokumente te rendesishme :

Konsultime Publike pėr Planin Urbanistik
Plani i pėrgjithshėm rregullues i Tiranės do ti nėnshtrohet njė konsultimit intensiv me banoret e kryeqytetit dhe grupet e interesit. Ky plan i munguar per 20 vjet nė tė cilin reflektohen interesat e qytetareve, projekton tė ardhmen e qytetit per 30 vitet e ardheshme.
Konsultimet me njesite bashkiake te qytetit:

Dokumentacioni i kerkuar per te aplikuar per :
__________________
Fides Est Regni Tutela.
L1nk1g no está en línea   Reply With Quote
Old June 28th, 2013, 01:48 PM   #259
L1nk1g
FERT
 
L1nk1g's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Gent (B)
Posts: 3,262
Likes (Received): 830


Planet e Detajuara Vendore

NJOFTIM PER NISJEN E PROCESIT TĖ HARTIMIT TE PLANEVE TĖ DETAJUARA VENDORE

Bashkia e Tiranės, nė zbatim tė parashikimeve tė legjislacionit nė fuqi nė fushėn e planifikimit tė territorit si dhe tė Planit tė Pėrgjithshėm Vendor ka nisur hartimin e Planeve tė Detajuara Vendore pėr nėn-njėsitė strukturore tė renditura mė poshtė:




Bashkia Tiranė, me qėllim garantimin e zhvillimit tė qėndrueshėm territorial si dhe shpėrndarjen nė mėnyrė proporcionalisht tė barabartė tė kontributeve dhe pėrfitimeve nga zhvillimi, fton tė gjitha palėt e interesuara tė jenė aktive nė proces duke shprehur konsiderata dhe sugjerime lidhur me zhvillimin e zonave tė lartpėrmendura.

Mendimet tuaja mund tė na i dėrgoni nėpėrmjet postės zyrtare apo asaj elektonike ne adresėn: pdv@tirana.gov.al



PLANET E DETAJUARA VENDORE

Plani i Detajuar Vendor (PDV) ėshtė instrumenti vendor i planifikimit, qė zbėrthen nė detaje tė pėrshtatshme pėr zbatim Planin e Pėrgjithshėm Vendor (PPV), duke pėrcaktuar pėrdorimet e tokės/strukturave dhe treguesit qė do tė kontrollojnė zhvillimin e territorit tė studiuar.



Plani i Detajuar Vendor ka pėr qėllim:

i. Tė pėrcaktojė kufinjtė midis hapsirave publike dhe private duke harmonizuar ineresat qė ato pėrfaqsojnė nė zhvillimin e territorit;

ii. Tė shpėrndarjė nė mėnyrė proporcionalisht tė barabartė pėrfitimet dhe kontributet nė zhvillim ndėrmjet parcelave ndėrtimore, pėrmes caktimit tė kuotave tė pjesėmarrjes nė zhvillim.



Zona pėr tė cilėn hartohet PDV-ja pėrfshin:

a) njė nėnnjėsi strukturore;

b) njė shumatore tė disa nėnnjėsive strukturore, sipas rastit;

c) njė zonė me prioritet zhvillimi.



Dokumentacioni :
__________________
Fides Est Regni Tutela.
L1nk1g no está en línea   Reply With Quote
Old June 28th, 2013, 01:49 PM   #260
L1nk1g
FERT
 
L1nk1g's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Gent (B)
Posts: 3,262
Likes (Received): 830


Plani rregullues i Tiranes - 2013
__________________
Fides Est Regni Tutela.
L1nk1g no está en línea   Reply With Quote
Reply

Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 11:20 PM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.8 Beta 1
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like v3.2.5 (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

SkyscraperCity ☆ In Urbanity We trust ☆ about us | privacy policy | DMCA policy

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu