^^ Bukur
Projekti Unaza Qender
Martë, 05 Maj 2009 17:03
Jeton Ademi
Prishtinë, 4 maj
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, të hënën gjatë asfaltimit të pjesës së parë të unazës Qendër, është munduar që të mbrojë kompaninë punëkryese e cila nuk i është përmbajtur afatit kohorë për kryerjen e këtyre punimeve. Madje Mustafa si duket kishte harruar edhe zotimin që u kishte dhënë se punimet në këtë pjesë të unazës do të përfundojnë gjatë vitit të kaluar. Këto punime sipas vetë deklarimeve të zyrtarëve komunalë dhe të kompanisë, është dashtë që të përfundojnë në fund të muajit dhjetor, mirëpo Mustafa moskryerjen e punimeve në afatin e paraparë e arsyeton me temperaturat e ulëta që kanë mbretëruar gjatë muajit janar, në kohën kur punimet do të ishte dashur të kryheshin. "Para katër muajsh ka qenë dimër, kështu që punimet në asfaltime nuk bëhen në dimër, asfaltimi bëhet kur të krijohen kushtet e temperaturave. Kushtet janë krijuar tash, prandaj po asfaltohet. Para katër muajve ka qenë janari, dhe temperaturat kanë qenë -17 apo -20 gradë celsius dhe ka qenë e pamundur të asfaltohet", ka thënë Mustafa, duke mos paralajmëruar asnjë masë ndëshkimore për kompanitë që nuk e përmbushin afatin kohor të punimeve.
Shkarkohet presioni automobilistik
Ai më tej ka njoftuar se brenda dy ditësh do të fillojnë punimet tek ura e Arbërisë, dhe po ashtu brenda pak ditësh pritet fillimi i punimeve në aksin tjetër nga ura e Arbërisë, deri në urën e Mitrovicës, punime të cilat pritet të kryhen këtë vit. "Me këtë konsiderojmë se do të krijojmë një hapësirë më të mirë të komunikacionit në qytet. Nga këtu ne do të shkarkojmë presionin automobilistik për 20 për qind me hapjen e kësaj traseje. Përpos uljes së presionit automobilistik, ne kemi bërë një zgjidhje shumë të mirë për këta banorë, sepse ata nuk kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në rrugë, për arsye të pengesave të hekurudhës", tha Mustafa.
Park tek fabrika e "Tjegullave
Kurse, parcela e fabrikës së "Tjegullave" e cila gjendet buzë rrugës së unazës Qendër, sipas Mustafës, do të kërkohet që ajo hapësirë t'i lihet në dispozicion Komunës për ndërtimin e asaj hapësire. "Kemi bërë kërkesën që hapësira e fabrikës së Tjegullave t'i lihet në dispozicion komunës së Prishtinës që në këtë pjesë
të ndërtojmë objekte publike edhe parkun e qytetit. Për kompensim merremi vesh me Agjencionin Kosovar të Privatizimit", ka thënë Mustafa. Sidoqoftë, ndërtimi i Unazës Qendër do të punohet nga "Xhamia e Llapit" deri te ura e Arbërisë që është me një gjatësi prej rreth 1300 metrash, kurse punimet kishin filluar në fillim të muajit tetor nga Kompania "Unicom". Vlera e këtij projekti kap shumën prej rreth 1 milion e 300 mijë eurosh.
http://www.purestudio-host.info/inf...sa-mbron-shkelesit&catid=3:kryeqytet&Itemid=4