SkyscraperCity Forum banner
1,981 - 2,000 of 23,210 Posts
Mire de, po dyte rrini urte se asnjani nuk po i mbetni hak tjetrit. Harroni kete epizode te keqe edhe kaloni ne gjana tjera. Sigurisht se Prishtina nuk eshte lule dhe disa prej sendeve qe po i thu ti jon legjitime. Mundemi me bisedu brenda atyne suazave, e jo se kush eshte katunar kush qytetar, e cka ta di une.

More ky vete e keqperdori dhe keqinterpretoi informacionin personal qe dhashe se kam lind ne Prishtine (nuk pat megalomani aty prej anes tem) dhe nuk e di pse ketij iu duk dicka e madhe, garant ngase vuan prej ndjenjes se inferioritetit dhe menjehere filloi te me tregoje si duket lagjja ku jetoj une, cfare sokaku, cfare nickname e keshtu. Nuk eshte fmi, duhet me dite qe jemi ketu me fol per tema te ndryshme me dhone mendime te ndryshme. E nese i intereson per mua si person dhe jeten time personale, mundemi mu taku keshtu ne person e mi sqaru ato gjona, qe kete po e mundojne.

Nesje une me nuk merrem me te, se ashtu keshtu po me shkon ne nerva.
 
A po e sheh cfare budalle je? Ja ke nise me mu dhimt ne cfare stadi te imbecilizmit ke mbrri. Ne menyre per ta sheruar veteveten nga komplekset e inferiorititet mbeshtetesh ne imagjinaten tende dhe jo ne realitet, sepse realiteti ty te mbyt, meqe e di vete se cfare zeroje je. Rrno me ate imagjinaten dhe halucinacionet tua se te gjithe kane lindur dhe kane jetuar ashtu si ti - se vetem ne kete menyre ti e ngushellon veteveten.
Cfare akuza absurde... Po cfare ke ti (apo ke pas ndonjehere), qe nuk kam une more kafshe, qe me pas une nevoje me ndi vetin "inferior" :lol: ... Nuk ta kam zili mbrapambeturine qe po deshmon, mos e ke gajle... Nuk ja vlen te komentohet kjo pune me shume nga ana ime..

Thashethemexhi e komplekse ke ti qe me imagjinaten tende je duke krijuar ambiente jo-ekzistente dhe mundohesh te krijosh persona dhe ambiente sipas kallepit tend imbecilesk.
Ambiente "jo-ekzistente" qe jane ne ndertim e siper, apo ne fazen e planifikimit. Aq jo-egzistente jane sa i kritikon ne baze te thashethemeve, pa pas asnje grimce njohurie per keto projekte..

O debill, ku kane keto foto dicka te perbashket me ate ne cka po trumbeton ti te shnderrohet Prishtina. Ik more shko mytu ne ate llumin tend imagjinato-imbecilesk se na ***** ****** me ide te balit.
Prishtina asgje nuk ka te perbashket me keto qytete.. Por te pakten nje lagje ne Prishtine, ka potencial te zhvillohet ne menyre te ngjashme, dhe kjo eshte Lakrishtja.

Por ti po vuajshe edhe prej memories te dobet..I shkreti... Ti je ai qe kritikove dendesine, "betonizimin", dhe madhesine e projekteve... Eshte krejt ok, te shprehesh mendime personale... Ama jo sic ben ti: "nuk kane leje ndertimi", "jane jo-cilesore", "nuk ka vend", "nuk ka plan urbanistik" etj etj.. Te gjitha te paverteta per keto projekte qe konkretisht i ke kritikuar deri tash..

Cfare perfundimi mund te nxjerrim nga kjo? Qe ti flet ne baze te thashethemeve pa asnje reference faktike e bazuar ne dicka reale..

Buddy, ku more mos me sha! Disa here ia terhoqa verejtjen mos me kthy diskutimin ne person, ky nuk merr vesh. Dhe, ky filloi i pari, 1 here e tolerova per mos me kriju menjehere diskutime armiqesore, po ky sillet si debill e nuk flet si njeri me thone jo ketu eshte gabim, jo aty gabim, mirepo menjehere mundohet per shkak te inferioritetit me sulmu personin e anetareve. Ky me sa po e marr vesh une nuk po njihka tjeter gjuhe. Une dhe me ty diskutova, mirepo ishte tjeter menyre. Ky menjehere me kallxoi se nuk jam hy ne kolibe.com. Le te rri urte se nuk eshte fmi po me duket.
Une jam ai qe te deshirova mireseardhje ne forum. Kur fillove me akuza, kritika dhe thashetheme qesharake, te kam ftuar ti vertetosh me fakte. Nuk mjafton vetem te thuash qe "nuk ka leje ndertimi", "nuk ka plan urbanistik ketu", "nuk ka vend" - kur ne ketu ne forum jemi shume mire te informuar per keto zhvillime dhe i njohim si te paverteta keto "kritika". Asnjehere nuk ju pergjigje ketyre kerkesave te mija per nje debat me argumente bazuar ne fakte. Pergjigja jote ke se ti ke lindur ne Prishtine, dhe di gjithcka me mire se une... Nese vertete mendon keshtu, te deshiroje rruge te mbare, se vetem veten tende mundesh me demtu me kete mentalitet injorante..

Dhe ti je ai qe duhesh te rrish urte. Sepse ti je ai qe sapo je anetaresuar ketu, dhe menjehere fillove me kritika te pabaza.. Deri tash asgje nuk ke kontribuar ne kete forum dhe verehet qarte se je i disinformuar per shume gjera qe po ndodhin. Me mire ben pyetje kur nuk di dicka, sesa te mundohesh te imponosh mendime te mrapambetura dhe qesharake ketu te bazuara ne thashetheme..
 
Absolutely terrible ! I know i myself have only joined a couple of days ago, but, these randoms that are believe it or not RANDOMLY commenting SH*T for no reason at all are taking it wat to far now. This was a great forumn, and is now slowly being spoilt bye you idiots. Im sure that there is a way to block you from this forum and if i find how to, without a second thought i will. I meant the new guys btw, didnt mean you holly :L
 
Im so sorry.... Please forgive me... I didnt know we had a new moderator around here....

Anyway, Koha Ditore per sheshin e pavaresise:

Për shkak të mungesës së ofertave në konkursin për zgjidhjen ideore

Komuna e Prishtinës është detyruar që për herë të dytë të hapë konkursin për zgjidhjen ideore për rregullimin e sheshit “Pavarësia”, i cili do të jetë i hapur deri në mes të majit. Opozita e ka akuzuar koalicionin aktual qeverisës për mungesë dinamike në realizimin e projekteve

http://74.52.64.18/~wwkoha08/index.php?option=com_content&task=view&id=16430&Itemid=35
 
Jeta në Kosovë debaton për ndërtimet ilegale në Prishtinë

18 shtator 2008

Emisioni i kësaj jave, “Jeta në Kosovë”, i ka hedhur një vështrim përhapjes së ndërtimeve ilegale në Prishtinë.

A ka Prishtina Plan të Zhvillimit Urbanistik dhe nëse po, pse nuk po zbatohet? Çfarë po bëjnë autoritetet për të parandaluar shkatërrimin e hapësirave publike nga ndërtimet ilegale? A janë kontraktorët e ndërtimeve dhe bashkëpunëtorët e tyre mbi ligjin?

Për t’i diskutuar këto çështje, të ftuar në panel ishin:

Shiqeri Spahiu – Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Ambientit në KK të Prishtinës;
Lulzim Nixha – Arkitekt dhe ish-drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit;
Sylejman Ramadani – Udhëheqës i lagjes “Lakrishte”;
Shemsi Veseli – Anëtar i KK nga ish-opozita dhe banor i lagjes “Bregu i diellit”;

Disa pronarë të kompanive të ndërtimit në Prishtinë, ishin të ftuar që të marrin pjesë në debat, por kanë refuzuar.

I pyetur se çfarë ka bërë qeveria aktuale komunale për problemin e ndërtimeve ilegale, Spahiu tha se ndërtimet brenda Prishtinës janë ndaluar plotësisht.

Ai tha se më shumë se 700 ndërtesa janë ndërtuar ilegalisht gjatë fushatës zgjedhore, por shumica e tyre kanë qenë në zonat rurale ose në periferi të Prishtinës, si në Çagllavicë.

Ai tha se numri i rasteve brenda qytetit të Prishtinës ishte relativisht i vogël.

Spahiu tha se që nga ardhja e qeverisë së re komunale, asambleja ka aprovuar 46 prej 713 aplikimeve për leje ndërtimi.

Ai tha se numri i vogël i lejeve të lëshuara në kryeqytet është për shkak të numrit të vogël të inxhinierëve dhe inspektorëve të kualifikuar.

Nixha tha se janë ndërtuar më shumë ndërtesa sesa janë lëshuar leje, për shkak të mungesës së bashkëpunimit në mes të agjencive relevante të asamblesë.

Nixha tha se ekipi i tij është dashur të përgatisë një plan strategjik për Prishtinën vetëm për tre muaj, krahasuar me tri vite, që ka marrë kohë një plan i tillë i përgatitur nga ish-arkitekti i qytetit, Rexhep Luci, i cili ka vdekur në rrethana misterioze.

Ai shtoi se një plan urbanistik pa statistika të sakta të popullatës, nuk mund të jetë i përshtatshëm apo i kompletuar.

Shemsi Veseli tha se përgjegjësia për situatën aktuale është e institucioneve kompetente, të cilat nuk po e mbrojnë interesin publik. Ai tha se ka një hallkë korrupsioni në mes kontraktorëve dhe zyrtarëve komunal.

Emisioni është xhiruar në javën e njëjtë, kur (vite më parë) ishte vrarë arkitekti i mirënjohur nga Prishtina, Rexhep Luci.

Veseli deklaroi se vrasja e Lucit ishte orkestruar nga kontraktorët, të cilët kanë pasur për qëllim që të ndërtojnë me zor (pa leje) në kryeqytet.

Spahiu tha se ndërtimet, të cilat nuk i kanë ndjekur procedurat e nevojshme, janë shkatërruar, derisa ka raste kur ndërtuesve u është dhënë mundësi që vet të bëjnë përmirësimet, sipas asaj që u është lejuar.

“Çdo individ që dëshiron të ndërtojë diçka, është i informuar për të gjitha kriteret e nevojshme, në zyrën për Urbanizëm në KK të Prishtinës,” tha Spahiu.

I pyetur se pse këto informata nuk janë të plasuara në faqen zyrtare të internetit, Spahiu tha se janë duke u ndërmarrë hapa për ta rregulluar këtë gjë.

Sylejam Ramadani, udhëheqës i lagjes “Lakrishte”, e potencoi se shumica e qytetarëve janë të panjoftuar me detajet e planifikimit urbanistik dhe banorët e Prishtinës ”janë duke jetuar në një kaos urban, ku ju mungon infrastruktura, plani dhe hapësira e duhur.

Një reportazh nga lagja e Lakrishtës, e përgatitur nga Jeta Abazi, u fokusua në hapësirën e ngushtë dhe rrugët e mbipopulluara të kësaj lagje.

Banorët ankoheshin për ndotjen e ajrit nga punimet në ndërtim dhe thanë se kanë dorëzuar një peticion në asamblenë komunale, por nuk kanë pranuar përgjigje.

Spahiu tha se problemet në këtë lagje janë të përkohshme dhe se do të zgjidhen sapo të përfundojnë ndërtimet.

Nixha dhe Spahiu hasën në mospajtim në lidhje me atë se cila agjenci është e thirrur që të japë leje ndërtimi në Prishtinë.

Veseli theksoi se derisa banorët e Lakrishtës kanë kërkuar ndërtimin e një çerdheje, e një shkolle fillore dhe dy shkollave të mesme, megjithatë, janë duke u ndërtuar vetëm ndërtesa shumëkatëshe.

Reportazhi shfaqi edhe ndërtimet ilegale të ndërtuara kohëve të fundit afër spitalit të Prishtinës.

Një tjetër reportazh, i përgatitur nga Betim Musliu, vuri në pah faktin se sa të pafuqishëm mund të jenë qytetarët dhe disa zyrtarë qeveritar, karshi investitorëve dhe firmave të mëdha të ndërtimit.

Në mesin e atyre që nuk kanë mundur t’i parandalojnë ndërtimet ilegale, është ministrja e drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

Kur një ndërtesë tetë katëshe ishte ndërtuar në rrugën, në të cilën jeton ministrja e drejtësisë, ajo e ka raportuar rastin tek autoritetet, përfshirë edhe policinë lokale, por asgjë nuk ishte ndërmarrë.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha në reportazh se komuna do ta monitorojë çështjen e ndërtimeve dhe do t’i marrë masat e nevojshme, përfshirë edhe suspendimin e projekteve dhe urdhërimin për shkatërrim.

Nixha theksoi se njerëzit vazhdojnë të blejnë apartamente ilegale, për arsye se ato janë më të lira, meqë nuk është paguar për leje, si dhe kualiteti i ndërtimeve është i ultë.

Veseli paralajmëroi se shkatërrimi i objekteve ilegale mund të jetë selektiv për shkak të zyrtarëve publik, të cilët edhe vet janë të përfshirë në këto ndërtime ilegale. Dhe ai akuzoi Spahiun dhe Nixhën për ndërtimin e anekseve ilegale në ndërtesat e tyre.

Spahiu tha se e ka bërë këtë për qëllime strehimi (akomodimi) dhe jo për fitime komerciale.

Panelistët u pajtuan se nuk ka mirëkuptim në mes arkitektëve të Kosovës që ata nuk duhet të punojnë me kontraktorët që përfshihen në projektet e ndërtimeve ilegale.
 
Arkitektura dhe urbanizmi pa zbatimin e ligjeve në Kosovën e shekullit 21

Arkitektura është pjesë e pa ndarë e jetës,arkitektët të gjithë lindin me të,ajo nuk mundet të mësohet në shkolla apo akademi të ndryshme anekënd botës, pos anës teknike të prezantimit apo paraqitjes së saj)

Në Kosovë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ligjet e fushës së arkitekturës, urbanistikës dhe planifikimit hapësinor me të cilët është tentuar të punohet por nuk duhet harruar faktin se ne edhe në periudhat e kaluara kemi qenë territor shumë pak i zhvilluar mu nga fakti i përplasje së interesave të ndryshme gjeostrategjike. Mu kjo varfëri kronike direkt ka ndikuar në krijimtarinë arkitektonike tek ne. Është shumë i vogël numri i arkitektëve shqiptar që u shkolluan në ish-federatën sllave. Ndikimi i tyre ka qenë i vogël deri sa u hap dega e arkitekturës në Prishtinë në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar me shumë peripeci dhe vështirësi.

Sa janë respektuar ligjet, standardet dhe normat e projektimi dhe ndërtimit ma së miri e tregon situata e dekadës së fundit në shekullin e ri pasi shteti nuk ka pasur as që ka tentuar të ketë kontroll institucional në arkitekturën e krijuar, edhe se janë ma shumë se 600 arkitektë që veprojnë në Kosovë nga shkollat e ndryshme të arkitekturës të qendrave të ndryshme botërore. Ky vakum ka mundësuar që me këtë fushë fisnike të merren matrapaz dhe profiterë të ndryshëm të cilët fare nuk janë interesuar për të bukurin arkitektonike dhe organizimin urban të vendbanimeve. Qëllimi i vetëm i tyre ka qenë dhe është fitimi material,pa i respektuar edhe normat elementare të civilizimit. Për fat të keq “bashkëpunëtorët” ma të afërm të tyre janë individët e korruptuar në organet shtetërore të dy niveleve, në të kundërtën ata nuk do të kishin mundësi të vepronin lirisht gati një dekadë me tendenca vazhdimësie.

Ligjet, standardet dhe normat e projektimit kurrsesi nuk munden dhe nuk duhen me pas ndikim thelbësor apo kryesor në krijimtarinë arkitektonike dhe urbanistike,ato duhen me qenë vetëm si udhërrëfyes në veprimtarit artistike të arkitektëve e njëherë edhe obligues për të respektuar si anën teknike ashtu edhe anën legjislative ekzistuese kosovare. Janë shumë të rralla rastet kur mundesh me diskutuar privatisht për ndonjë të arritur arkitektonike të kopjuar nga stilet aktuale që po dominojnë në botën e artit dhe arkitekturës. Për krijimtari origjinale as që mundemi të mendojmë e të diskutojmë e deri diku kjo është e arsyeshme duke marr në konsideratë niveli e shoqërisë kosovar në formim me dekada,në dy shekujt e fundit.

Kjo mundet të arrihet nëse kyçemi në mënyrë aktive në lëvizjet artistike ndërkombëtare në mënyrë institucionale e jo si deri me tani vetëm individualisht. Këtë mundësi e kemi pasur posaçërisht pas luftës gati një shekullore gjenocide,të cilën e ka bërë shteti i imponuar me zor i sllavëve të jugut (Jugosllavi), por ne si zakonisht nuk jemi duke e shfrytëzuar pasi e kemi pasur dhe e kemi tërë botën progresive prezentë në Kosovë me anën e institucioneve të ndryshme. Duhemi ma në fund ta flakim sindromën e inferioritetit shumë shekullor “teorinë e robit” e cila konsiston vetëm në zgjidhjen e interesave personale (backyard).Ky duhej të ishte së pari obligim i arkitektëve si dhe asociacionit (AsAK) i cili pozitivisht ka filluar të veproi.

Një dukuri negative që është duke u keqpërdorur nga disa arkitekt është shfrytëzimi jo profesional i të arriturave teknologjike në prezantimin e projekteve të ndryshme të profesionit. Prezantimet vizuale për publikun e gjerë apo pjesëmarrësit në proces dhe porositësit e punës të cilët “nuk merren vesh” në arkitekturë,urbanizëm apo planifikim hapësinor për ata janë dëshpëruese. Kjo është domosdoshmëri e kohës pasi shumë investitor-punëkërkues po dalin të zhgënjyer pas përfundimi gjegjësisht ndërtimit të objektit e kjo vlen posaçërisht në Kosovë ku niveli i shoqërisë Kosovare është ai që është.

Nga pozita e pa favorshme materiale,shumica e arkitektëve janë të detyruar të punojnë shumë herë edhe punë nënçmuese të profesionit të komanduara nga ata që po ju mundësojnë ekzistencë. Se si janë duke u zhvilluar këto procese shumë mirë po e tregon realiteti i ri kosovar i cili në mënyrë arbitrare i anashkaloi, i hodhi së pari standardet dhe normat vendore dhe ndërkombëtare e pastaj edhe ligjet që së pari kishin të bënin me anët teknike të zanatit të arkitektit e pastaj me çështjet tjera rutinore. Në pjesën ma të madhe të komunave kosovare as që ka pasur ndryshime të mëdha në personelin teknik që ka udhëhequr sektorët e urbanistikës përgjegjëse për ndodhitë arkitektonike dhe urbane në komunat e tyre. Ndodhi ajo që askush nga profesionistët e vërtetë nuk mundej ta imagjinonte pasi ishte e pa kapshme nga logjika e thjeshtë e zanatit.

Që dhjetë vite është duke u ndërtuar,pa kontroll teknik shtetëror të tërë procesit të ndërtimit dhe të zgjerimit dhe zhvillimit të vendbanimeve kosovare. Kjo situatë kaotike që është duke zgjatur gati një dekadë duke përfshi fazën emergjente të rindërtimi si rezultat i luftës së vitit 1999,ma së shumti iu ka konvenuar të gjithë atyre që duke bërë këto veprime ma së shumti kanë dëmtuar popullin e vetë duke bërë kushtëzime dhe veprime të dyta që do të kenë pasoja të pa riparueshme për tërë shoqërinë Kosovare.

Se deri ku shkon jo-ligjësia dhe mos respektimi i arkitekturës dhe urbanistikës e cila na rrethon tregon gjendja e krijuar në vendbanimet tona. Për ketë do të tentoi ta shpjegoi me dy qendrat urbane ma karakteristike në Kosovë, Gjakovën dhe kryeqytetin Prishtinën,edhe se situatë e ngjashme është edhe në qytetet, vendbanimet tjera Kosovare.

Qyteti i Gjakovës ka pasur një traditë në zhvillimet urbane me shekuj,ky mjedis u zhvillua në një qendër urbane për lakmi. Ajo çka është tentuar me dekada që pjesa e qendrës së qytetit të ri të fitoi identitetin urban si pjesa e vjetër e qytetit,që është proces shumë i vështirë urban u arrit të degradohet pas luftës. Para shumë viteve,ishte përvetësuar zgjidhja urbanistike e qendrës së qytetit që rrjedhke nga planit hapësinor që ekzistonte. Realizimi i saj u përcoll me shumë peripeci të dhimbshme të ndërlidhura me ç-vendosjen e banorëve të vjetër të qendrës së qytetit në procesin e shpronësimit (ekspropijimit). Së pari është ndërtuar pa leje një kafe-restorant mu në qendrën e qytetit si udhërrëfyes për ndërtimet tjera pa leje në tërë qytetin. Kjo vazhdoi me rrënimin e hotelit të vjetër “Pashtriku” i rinovuar e me shumë vështirësi i inkorporuar në qendër.

Kulminacion ishte ndërtimi i një objekti afarist-banesor mu në sheshin e fontanës, duke uzurpuar edhe pronën e huaj. Ndërtimi i një objekti të tillë në lokacionin e qendrës së ngushtë të qytetit nuk ka asnjë shpjegim urbanistik. Ide të ngjashme kishin edhe pushtetarët serb por nuk vepruan pasi kishte kundërshtime të mëdha nga arkitektët gjakovar dhe ishte kundër ligjeve të urbanistikës të cilat i frikësonin ata.

Prishtina si kryeqytet i Kosovës as që ka ndonjë shesh qendror të qytetit. Për manifestime madhore shfrytëzohet rruga e mbyllur në qendër të qytetit pa kurrfarë studimi apo analize urbanistike. Ka lëvizje të pa kontrolluar të popullsisë drejt kryeqytetit,ndryshohen dhe adaptohen zgjidhjet e disa planeve rregulluese të aprovuar më parë nga të njëjtët zyrtar komunal (rasti “Tophane”).

Çka është ndërmarrë për konkursin ndërkombëtar për qendrën e kryeqytetit i premtuar në një takim publik me arkitektët në qershor 2008 në sallën e Kuvendit Komunal. Nuk do të ketë funksionim të një qyteti nëse nuk është e zgjidhur së pakti qendra primare e tij. Këto ditë pretendohet me disa “tendera” edhe të përsëritur disa herë, të zgjidhët “Sheshi i Pavarësisë”, ”sheshi Adem Jashari” dhe “sheshi Zahir Pajaziti” me shpërblime skajshmërish nënçmuese për pjesëmarrësit me premisa korruptuese,ku shpërblimi për vendin e parë do të ishte punimi i projektit kryesor, është ky një vërtetim se sa të varfër jemi pik së pari në mendje pasi nuk e dimë funksionin e konkursit arkitektonik. Le të imagjinoi edhe ndonjë laik që në një distancë të vogël të rrugës së mbyllur Nëna Terezë së bashku me përmendoren e saje dhe me përmendoren e Skënderbeut të kemi tre-katër “sheshe” së bashku me përmendoren e nobelistës shqiptare. Ky proces duhet të studiohet si një tërësi dhe është shumë i dhimbshëm për profesionistët e vërtetë, është ky një jo-seriozitet i skajshëm që nuk mundet të arsyetohet kurrsesi nga aspekti profesional.

Ka shumë probleme urbane të pa zgjidhura,si lejimi dhe trajtimi i mbindërtimeve dhe ndërtimeve pa lejë,trajtimi minimal i trashëgimisë arkitektonike etj. Rasti i Gërmisë me fillimin e ndërtimit të “Qendrës për punë protokollare dhe administrative” me bekimin e strukturave komunale dhe qendrore të asaj kohe është njëra prej dëshmive se si nuk duket punuar,ka ende mundësi korrigjimi. Propozimet për ndërtimi e “Kosovës së re” në lokacionin e termoelektranave ekzistuese ngjitur me kryeqytetin është për çdo kritikë. Fare nuk më befason raporti i fundit i ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shkaktarët e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Të analizohen vetëm rastet e fundit në Ulpianë dhe pjesë tjera të qytetet ku rrënimet dhe dëmtimet e mbindërtimeve nga era janë prezentë çdo herë kur ka erëra ma të forta. Për vërshimet e disa pjesëve të kryeqytetit as që ndonjëherë diskutohet pasi ato jenë bërë dukuri e rëndomtë pas të reshurave atmosferike si rezultat i “planifikimit” urban. Dhashë zoti të mos ketë dridhje toke si në Itali këtyre ditëve. Mirë thotë populli ynë “çka mbledh korr”, kjo vlen për të gjithë ata që janë përgjegjës!

Në mungesë të Planit Zhvillimor Urban si rezultat i një studimi të mirëfilltët që duhej të rrjedhke nga Planit Zhvillimor Komunal, kemi premtime të ndryshme si rasti i fundit për lokacionin e “Teatrit të Operës dhe Baletit” mu në qendër të kryeqytetit. Qëllimi destruktiv u zbardh shumë shpejt me prezantimin e skicave për një”ndërtim” të ri të Teatrit ekzistues Kombëtar.

Jam përkrahës i madh i renovimeve urbane dhe përshtatjes së tyre zhvillimeve të reja në botë duke përfshirë ekonomin aktuale të tregut,por ajo çka po ngjet me veprimet tona nuk do të na falët dhe do të ketë pasoja afatgjate. Kjo herë do kurdo do ti hakmerret vendbanimeve dhe qyteteve tona nga aspekti arkitektonik dhe urban pasi njerëzit dhe regjimet shkojnë e vijnë kurse veprimet tona pa bazë shkencore do të mbesin, posaçërisht në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe planifikimit hapësinor.

Arch. Ylber Vokshi-Ylli
 
Në mungesë të Planit Zhvillimor Urban si rezultat i një studimi të mirëfilltët që duhej të rrjedhke nga Planit Zhvillimor Komunal, kemi premtime të ndryshme si rasti i fundit për lokacionin e “Teatrit të Operës dhe Baletit” mu në qendër të kryeqytetit. Qëllimi destruktiv u zbardh shumë shpejt me prezantimin e skicave për një”ndërtim” të ri të Teatrit ekzistues Kombëtar.
Pa e komentu gramatiken katastrofale te personit ne fjale (nese shkrun me gramatike, bile shkruj sakte), po nuk ka asnji qytet ne bote ku ndertesa e Operes te jete ne periferi e jo ne qender. E kuptoj mendimin e tij se qendra e Prishtines eshte tejet e ngushte dhe e pazhvilluar per nje projekt te tille, po kjo nuk dmth se nuk mund te behet shpronesimi i disa banesave katastrofale qe i kemi ne qytet e ne vend te tyne te ndertohet nje opere e mirfillte, me stil te operave te njohura italiane apo gjetiu.

Ka vende te tilla ne qytet dhe, nese vec po investohet ne nje objekt pa rendesi primare, le te ndertohet nje objekt si ky me poshte psh:

e jo ajo shpija e kartonit qe "fitoi" ate fare "konkursi" te mediokritetit.
 
Pikerisht per shkak te rasteve te tilla, nuk jam kunder ne menyre absolute, qe te vazhdohet te ndertohet ne qender. Besoje se duhet te kete kufizime te rrepta, por mund te behen perjashtime per projekte madhore, ne rast se shpronsohet dicka dhe ndertohet ndonje projekt shume me cilesore ne vend te atyre ndertesave te shumta te shemtuara qe jane momentalisht..
 
Qendra duhet me u ristrukturu qe ne to me pas vetem ndertesa te rendesishme kulturore-qeveritare-rekreative (qeveria, ministrite, teatri, opera, kinemate, etj) e ne qender te kete vend edhe per parqe te ndryshme. Disa nga banesat qe jane mund te shkaterrohen komplet dhe ne vend te tyre te ndertohen disa nga keto ndertesa qe i permenda. Psh ndertesa kryesore e policise osht nji prej ndertesave me te keqija qe ekzistojne ne Prishtine. Se pari nuk ka kurrfare nevoje me qene policia midis qendre, se dyti, ai vend eshte shume i madh per qender policore e se treti, ai vend eshte teper i rendesishem per Prishtinen me vazhdu me perdor policia per burg e zyre. Rrenimi i teresishem i saj edhe i dertesave perreth kishte me ja dhane qytetit nje hapesire bukur te madhe ku kishin mujt me u ndertu dy ndertesa te mesme ne lartesi e gjeresi me nje park te vogel ne mes. Psh aty, pas zgjerimit te rruges, kishte mujt me u vendos edhe Gjykata Kushtetuese e edhe Ministria e Puneve te Brendshme (projektin e se ciles, e sidomos vendin, nuk e pelqej aspak).

Masnej i vjetri Boro e Ramiz qe nxen shume vend midis qendre e nuk sherben per asgja qe s'mundet me u zgjidh me ndertimin e nje ndertese qe kish me i marre 1/10 e vendit qe e nxen Boro e Ramizi. Fushat sportive edhe ashtu nuk duhen me qene ne qender po ne afersi te saj. Njejte me stadiumin e qytetit qe vend ma te keq per stadium s'kom pa une. Parkingu qe u bo tash mrapa osht i perkohshem keshtu se keshtu, keshtuqe edhe ajo hapesire mundet me u perdor per ndertim te ndertesave mesatarisht te larta per keso lloj nevojash.

Ka edhe shume zgjidhje tjera per qendren po duhet me mendu kreativisht. Prishtina e ka fatin e keq qe bazen nuk e ka pas te mire e cdo sendi duhet me ja fillu prej fillimit. Po nese vec po ja fillojme prej fillimit, mos ta fshijme gabimin me gume e t'na bohet rrush e kumlla fleta, po ta shkyjme komplet e t'ja nisim prej fillimi.
 
Jeta në Kosovë debaton për ndërtimet ilegale në Prishtinë
Shumica e problemeve qe diskutohen ketu jane te mirenjohura, dhe askush nuk i mohon keto probleme te shumta qe i ka Prishtina. Dhe sic permendet edhe ketu, shumica e ketyre problemeve jane pasoja te periudhes se pas luftes. Keto jane probleme te pergjithshme qe adresohen, dhe pajtohem ne shumicen e rasteve.

Shemsi Veseli tha se përgjegjësia për situatën aktuale është e institucioneve kompetente, të cilat nuk po e mbrojnë interesin publik. Ai tha se ka një hallkë korrupsioni në mes kontraktorëve dhe zyrtarëve komunal.

Emisioni është xhiruar në javën e njëjtë, kur (vite më parë) ishte vrarë arkitekti i mirënjohur nga Prishtina, Rexhep Luci.

Veseli deklaroi se vrasja e Lucit ishte orkestruar nga kontraktorët, të cilët kanë pasur për qëllim që të ndërtojnë me zor (pa leje) në kryeqytet.

Atentati ndaj Rexhep Lucit, ka qene nje tragjedi per tere Prishtinen. Kjo ka qene nje deshmi qe shume ndertime jane zhvilluar nga njerez kriminel. Mirepo Luci eshte vrare ne vitin 2000, menjeher pas lufte (kur edhe eshte xhiruar kjo pjese e ketij emisioni) Akoma ka probleme, por situata nuk eshte e njejte tash.

Sylejam Ramadani, udhëheqës i lagjes “Lakrishte”, e potencoi se shumica e qytetarëve janë të panjoftuar me detajet e planifikimit urbanistik dhe banorët e Prishtinës ”janë duke jetuar në një kaos urban, ku ju mungon infrastruktura, plani dhe hapësira e duhur.

Një reportazh nga lagja e Lakrishtës, e përgatitur nga Jeta Abazi, u fokusua në hapësirën e ngushtë dhe rrugët e mbipopulluara të kësaj lagje.
Po pra! Lakrishtja ka qene dhe hala eshte nje zone e mbushur me mbeturina dhe infrastrukture te kohes se gurit. Pikerisht per keto arsye duhet pershendetur fillimin e implementimit te planit rregullues per kete lagje - qe do te rregullon keto probleme, dhe do ta ben nje nga lagjet me atraktive ne Prishtine. Jo brenda nates, por ngadale dale..

Banorët ankoheshin për ndotjen e ajrit nga punimet në ndërtim dhe thanë se kanë dorëzuar një peticion në asamblenë komunale, por nuk kanë pranuar përgjigje.
Nese banoret jane kaq te "ndergjegjshem" le te fillojne mas pari me pastrimin e mbeturinave perpara deres se vete dhe ne per koridoret dhe shkallet e objekteve banesore ku jetojne.
Por mire e tha edhe Spahiu:

Spahiu tha se problemet në këtë lagje janë të përkohshme dhe se do të zgjidhen sapo të përfundojnë ndërtimet.

Veseli theksoi se derisa banorët e Lakrishtës kanë kërkuar ndërtimin e një çerdheje, e një shkolle fillore dhe dy shkollave të mesme, megjithatë, janë duke u ndërtuar vetëm ndërtesa shumëkatëshe.
Ndertimet shumekateshe sapo kane filluar... Dhe do te zgjat kohe te perfundojne. Nuk mund te behet gjithcka brenda nates. Dhe ndertimi i shkollave, cerdheve etj eshte pergjegjesi e komunes dhe e ministrise se edukimit - dhe ato realizohen sipas mundesite buxhetore dhe projekteve qe kane.
 
Qendra duhet me u ristrukturu qe ne to me pas vetem ndertesa te rendesishme kulturore-qeveritare-rekreative (qeveria, ministrite, teatri, opera, kinemate, etj) e ne qender te kete vend edhe per parqe te ndryshme. Disa nga banesat qe jane mund te shkaterrohen komplet dhe ne vend te tyre te ndertohen disa nga keto ndertesa qe i permenda. Psh ndertesa kryesore e policise osht nji prej ndertesave me te keqija qe ekzistojne ne Prishtine. Se pari nuk ka kurrfare nevoje me qene policia midis qendre, se dyti, ai vend eshte shume i madh per qender policore e se treti, ai vend eshte teper i rendesishem per Prishtinen me vazhdu me perdor policia per burg e zyre. Rrenimi i teresishem i saj edhe i dertesave perreth kishte me ja dhane qytetit nje hapesire bukur te madhe ku kishin mujt me u ndertu dy ndertesa te mesme ne lartesi e gjeresi me nje park te vogel ne mes. Psh aty, pas zgjerimit te rruges, kishte mujt me u vendos edhe Gjykata Kushtetuese e edhe Ministria e Puneve te Brendshme (projektin e se ciles, e sidomos vendin, nuk e pelqej aspak).

Masnej i vjetri Boro e Ramiz qe nxen shume vend midis qendre e nuk sherben per asgja qe s'mundet me u zgjidh me ndertimin e nje ndertese qe kish me i marre 1/10 e vendit qe e nxen Boro e Ramizi. Fushat sportive edhe ashtu nuk duhen me qene ne qender po ne afersi te saj. Njejte me stadiumin e qytetit qe vend ma te keq per stadium s'kom pa une. Parkingu qe u bo tash mrapa osht i perkohshem keshtu se keshtu, keshtuqe edhe ajo hapesire mundet me u perdor per ndertim te ndertesave mesatarisht te larta per keso lloj nevojash.

Ka edhe shume zgjidhje tjera per qendren po duhet me mendu kreativisht. Prishtina e ka fatin e keq qe bazen nuk e ka pas te mire e cdo sendi duhet me ja fillu prej fillimit. Po nese vec po ja fillojme prej fillimit, mos ta fshijme gabimin me gume e t'na bohet rrush e kumlla fleta, po ta shkyjme komplet e t'ja nisim prej fillimi.
Ligji per trajtimin e ndertesave pa leje, eshte ne proces te hartimit... Kjo mund te jete nje shans i mire per te rrenuar sa me shume ndertesa te shemtuara per te liruar hapesire - edhe ata plus pa asnje cent kompenzimi. Mund te anashkalohet i tere procesi i shpronesimit. Por personalisht jam shume skeptik qe dikush do te kete guxim te marre kesi lloje vendimesh ne kete menyre.

Sa per projektin e ardhshem "Prishtina e re" qe do te ndertohet ne Hajvali/Veternik, edhe ketu jam pak skeptik. Une dua te shohe nje zhvillim dhe zgjerim gradual ku qyteti shtrihet ne terren ne vazhdimesi.. E jo te ndertohen te gjitha objektet kryesore shtetrore (gykata kushtetuese, ministrite e ardhshme, presidenca, ndoshta edhe parlamenti dhe qeveria, etj etj...) ne nje pjese te izoluar prej qendres... Edhe ata disa kilometra larg ne periferi bile... Objektet kryesore shtetrore duhen te jene ne zemer te qytetit, sic cdo vend tjeter te botes.. Ne fund te fundit, krejt varet prej menyres se planifikimit. Te shohim pasi te perfundoje tenderi i ardhshem per kete plan rregullativ.
 
Qendra duhet me u ristrukturu qe ne to me pas vetem ndertesa te rendesishme kulturore-qeveritare-rekreative (qeveria, ministrite, teatri, opera, kinemate, etj) e ne qender te kete vend edhe per parqe te ndryshme. Disa nga banesat qe jane mund te shkaterrohen komplet dhe ne vend te tyre te ndertohen disa nga keto ndertesa qe i permenda. Psh ndertesa kryesore e policise osht nji prej ndertesave me te keqija qe ekzistojne ne Prishtine. Se pari nuk ka kurrfare nevoje me qene policia midis qendre, se dyti, ai vend eshte shume i madh per qender policore e se treti, ai vend eshte teper i rendesishem per Prishtinen me vazhdu me perdor policia per burg e zyre. Rrenimi i teresishem i saj edhe i dertesave perreth kishte me ja dhane qytetit nje hapesire bukur te madhe ku kishin mujt me u ndertu dy ndertesa te mesme ne lartesi e gjeresi me nje park te vogel ne mes. Psh aty, pas zgjerimit te rruges, kishte mujt me u vendos edhe Gjykata Kushtetuese e edhe Ministria e Puneve te Brendshme (projektin e se ciles, e sidomos vendin, nuk e pelqej aspak).

Masnej i vjetri Boro e Ramiz qe nxen shume vend midis qendre e nuk sherben per asgja qe s'mundet me u zgjidh me ndertimin e nje ndertese qe kish me i marre 1/10 e vendit qe e nxen Boro e Ramizi. Fushat sportive edhe ashtu nuk duhen me qene ne qender po ne afersi te saj. Njejte me stadiumin e qytetit qe vend ma te keq per stadium s'kom pa une. Parkingu qe u bo tash mrapa osht i perkohshem keshtu se keshtu, keshtuqe edhe ajo hapesire mundet me u perdor per ndertim te ndertesave mesatarisht te larta per keso lloj nevojash.

Ka edhe shume zgjidhje tjera per qendren po duhet me mendu kreativisht. Prishtina e ka fatin e keq qe bazen nuk e ka pas te mire e cdo sendi duhet me ja fillu prej fillimit. Po nese vec po ja fillojme prej fillimit, mos ta fshijme gabimin me gume e t'na bohet rrush e kumlla fleta, po ta shkyjme komplet e t'ja nisim prej fillimi.
Nese nuk ka tjeter zgjidhje atehere kjo mund te jete edhe nje nga zgjidhjet sic e propozon ti Buddy. Mirepo, mendimi im eshte se kjo cka ka ekzistu deri me tani brenda qendres mos te preket dhe te fillohet me ndertimin plotesisht te nje pjese te re te qytetit, ku do te perfshiheshin te gjitha objektet e rendesishme shteterore-qeveritare (ambasadat, ministrite etj), kulturore sportive etj. Brenda kesaj hapesire te ndertesave te krijohen bulevarde te gjera, rruge te gjera, trotuare te gjera, parqe me hapesire te medha etj. E mandej ne kete hapesire te shtohen edhe ndertesa tjera banimi, qe shume lehte do te inkorporoheshin ne ate plan urbanistik. P.sh. mund te kete vetem nje zone, ku te gjitha ndertesat mund te jene rrokaqiej si ajo qe eshte planifikuar per ne lakrishte.

Arsyeja pse e them qe qendra mos te preket eshte se nuk ka hapesire te madhe per manovrim, ku edhe infrastruktura rrugore brenda ne qytet eshte katastrofale dhe nuk e di se sa ka mundesi te zgjerohet ose perndryshe duhet te rrenohen shumica e ndertimeve te tanishme, qe e pranoj se jane te vjetra, mirepo jo edhe aq. Kjo pjese do te quhej Prishtina e vjeter, ku sipas meje do te duhej te rrenohej ndonje ndertim, per ta bere nje rregullim dhe planifikim me te mire te saj, apo te ndertohej edhe ndonje objekt qe do te ishte i rendesishem per qytetaret qe do te jetonin ne kete pjese. Nejse, momentalisht i kam shume gjana ne kry per secilen pjese te qytetit, mirepo gjithsesi eshte ceshtje e autoriteteve lokale/komunale dhe shteterore ta bejne potezin e duhur, qe do te ishte zgjidhje afatgjate jo vetem per ndertimet e tanishme, mirepo edhe per te gjitha ndertimet ne te ardhmen. Kosova ka vetem 2,000,000 banore. Pse Prishtina mos te jete nje qytet me 2,000,000 banore? ;)
 
Skanderberg, that was unbelievably unneccicary and immature of you. You new fine well that i was not arguing that against you, and yet you still had to say something.
I honestly thought and have mentioned many times that you and buddy are the jewels of the forum. Seems to be its just buddy.
 
Ik bre shko flej! And don't forget your milk before bed!
 
Hapet tregu i ri i automjeteve në magjistralen Prishtinë- Fushë-Kosovë, afër marketit “ETC”

Komuna e Prishtinës, njoftohen të gjithë qytetarët e Kosovës, se që nga e diela, më datë 10 maj 2009, fillon punën tregu i madh i automjeteve. Tregu gjendet në magjistralen Prishtinë- Fushë-Kosovë, ( ana e djathtë) zona industriale, në afërsi marketit “ETC”. Tregu për shitjen e automjeteve në sipërfaqe prej 5 ha dhe do të menaxhohet nga N.K. “Hortikultura”.
Po ashtu njoftojmë qytetarët se komuna e Prishtinës, përkatësisht inspektorati i tregut, ka mbyllur tregun “Arena” në magjistralen Prishtinë- Shkup, i cili treg ka vepruar ilegalisht, njofton Zyra për marrëdhënie me publikun pranë KK Prishtinë.

rtklive.com
 
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet të martën

Prishtinë, 8 maj 2009

Të martën më 12 maj, në orën 11:00, fillon mbledhja e katërt e KK të Prishtinës, të cilën do ta kryesoj kryetari, Isa Mustafa. Në këtë mbledhje e cila mbahet në sallën e madhe të KK të Prishtinës, pritet të diskutohen dhe të miratohen këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së tretë;

2. Informim lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën e Prishtinës;

3. Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të lagjes "Dardania" në Prishtinë;

4. Propozimvendimi për qasje në hartimin e Planit zhvillimor urban;

5. Propozimvendimi për hartimin e Planit rregullues "Prishtina e Re":

- zona Lindje,

- zona Qendër dhe

- zona Perëndim;

6. Propozimvendimi për dhënien e lokacionit në shfrytëzim Ambasadës gjermane;

7. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të çerdhes së fëmijëve në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë;

8. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të çerdhes se fëmijëve në lagjen "Çamëria" në Prishtinë;

9. Propozimvendimi për dhënien e parcelës kadastrore me koncesion, pa procedurë konkurruese, në lagjen "Dodona" në Prishtinë;

10. Propozimvendimi për dhënien e parcelës kadastrore me koncesion, pa procedurë konkurruese, në lagjen "Tophane" në Prishtinë;

11. Pyetje dhe përgjigje;

12. Të ndryshme.

Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

http://prishtina-komuna.org/?cid=1,14,305
 
1,981 - 2,000 of 23,210 Posts
Top