daily menu » rate the banner | guess the city | one on one

Go Back   SkyscraperCity > European Forums > Euroscrapers > Local discussions > Albanian Forum > Zhvillimet Urbane > Arkitektura dhe Planifikimi Urban > Tirana

Tirana Projects and Construction Updates.


Reply

 
Thread Tools Rate Thread Display Modes
Old September 18th, 2012, 01:57 PM   #141
L1nk1g
Moderator
 
L1nk1g's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Tirana
Posts: 1,945
Likes (Received): 43

Nisin konsultimet pėr Planin Urbanistik, nė Njėsinė Bashkiake numėr 8

Basha: Jo mė diskriminim banorėve tė Tiranės, trajtim i barazvlefshėm i pronės sė qytetarėve kudo ku jetojnė.

Kanė nisur me Njėsinė Bashkiake numėr 8, konsultimet pėr Planin Urbanistik tė Tiranės. Pėr rreth tre orė, drejtues tė Bashkisė sė Tiranės dhe ekspertėt qė janė marrė me hartimin e Planit Urbanistik i janė pėrgjigjur interesit tė qytetarėve pėr projektin e zhvillimit tė zonės sė tyre e cila siē u shprehėn vetė banorėt, ka qenė e diskriminuar pėr vite me rradhė. Studimi urbanistik sjell njė vlerėsim tė barabartė tė pronės private, si nė rastet kur ndėrtohet pallat, ashtu edhe kur ėshtė e destinuar pėr lulishte apo pėr rrugė, sikundėr ka njė rritje deri nė 6-fishim tė koeficientit tė shfrytėzimit tė pronės, nė krahasim me parashikimet e planit zvicerian.

“Ne kemi mbrojtur dhe vazhdojmė tė mbrojmė monumentet e kulturės, shenjat e trashėgimisė historike tė qytetit tonė, por nuk do tė lejojmė kurrė, qė pėr asnjė motiv klientelist, parapolitik apo politik, tė paragjykohet asnjė lagje e kėtij qyteti, e vjetėr si kjo apo tė reja si ato qė shtrihen nė periferinė e kėsaj njėsie vendore apo njėsive tė tjera. Ne do i japim me kėtė plan urbanistik ēdo qytetari tė Tiranės, mundėsinė pėr tė zhvilluar pronėn e tij apo tė saj, nė parametrat mė optimalė tė mundshėm. Ky ėshtė njė nga ndryshimet kryesore, nė rezultatet qė ne ju paraqesim sot, tė Planit Urbanistik tė Tiranės, mundėsia pėr tė zhvilluar pronėn nė mėnyrė tė barazvlefshme, jo arbitrare, jo qė dikujt t’i mundėsohet njė zhvillim dhjetėra katėsh dhe dikujt tjetėr ngjitur me tė, mos t’i mundėsohet asgjė. Formulat e zhvillimit tė pronės si dhe paraqitja transparente e tyre para jush dhe jo nė dhoma tė errėta, nėnshtrimi i gjykimit tuaj, duke filluar nga sot e nė ditėt nė vazhdim nėpėrmjet mbledhjeve tė tilla e mekanizmave tė tjerė tė konsultimit, do tė bėjnė tė mundur pikėrisht qė ky rezultat paraprak i planit, tė kthehet nė njė rezultat pėrfundimtar, ligjėrisht tė vlefshėm dhe tė detyrueshėm pėr t’u ekzekutuar dhe tė parashikueshėm pėr tė gjithė ata qė duan ta zhvillojnė pronėn e tyre” - u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Nė planin e prezantuar para banorėve tė Njėsisė Bashkiake numėr 8, nga drejtuesi i grupit teknik tė Planit Urbanistik ėshtė hequr koncepti i zonės historike, pėr shkak se u konsiderua njė lloj penalizimi pėr zonėn dhe nė ruajtje do tė jenė vetėm ato objekte tė cilat ligjėrisht janė shpallur si tė tilla. Plani zvicerian nė zona autoktone, kishte parashikuar nė pjesėn dėrrmuese ndėrtime me dy kate, ndėrkohė qė nė planin e prezantuar sot, intensiteti i ndėrtimit pėrcaktohet tė jetė arrin nė 3.81 deri ne 3.18 ēka do tė thotė 6,7 deri nė 8 kate.

“Nė qoftė se deri dje, madje dhe nė planin zvicerian funksiononte llogjika se ky shesh ėshtė 8 katesh, ky ngjitur dy katėsh dhe sheshi mė pas lulishte, nė formulėn e planit tonė, ky element ėshtė shuar. Intensiteti ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė bllokun e banimit, pėr tė gjithė sheshet e ndėrtimit, pra s’ka dikush 5 e dikush dy. E dyta. Kur do tė hartohet plani pjesor i cili do tė jetė pėr gjithė bllokun dhe jo si ka ndodhur vetėm njė pjesė, se pėr kaq kam kontratė unė, ai do tė ketė detyrimin tė dalė me formulėn e menaxhimit. Njė shesh mund tė ketė pallat dhe njė tjetėr lulishte por pronari i lulishtes do tė jetė brenda dakortėsisė pėr tu kompensuar tek pallati ngjitur. Ky ėshtė rregulli i vendosur nė kėtė plan urbanistik” - u shpreh zoti Kuēi.

Nė Njėsinė Bashkiake numėr 8 ėshtė parashikuar dhe njė zonė mikse, zona industriale, ku do tė ketė dhe industri tė lehtė, industri ushqimore, tregti, magazinim, zyra, biznese dhe institucione. I vetmi kusht ėshtė qė industritė qė do tė operojnė aty, tė mos jenė ndotėse.

Mė poshtė, fjala e plotė e Kryetarit tė Bashkisė z. Lulzim Basha, nė ēeljen e konsultimeve pėr Planin Urbanistik tė kryeqytetit, nė Njėsinė Bashkiake nr.8:

“Tė dashur banorė tė njėsisė vendore nr. 8, z. Kryetar, tė nderuar pjesėmarrės!

Para njė viti, nga kjo njėsi vendore unė nisa fushatėn, jo si kryetar por si kandidat pėr kryetar bashkie dhe nė fakt njė nga takimet e para, ka qenė pasditen e ditės sime tė parė tė fushatės, jo shumė larg sallės ku ndodhemi sot, njė nga rrugėt e vjetra tė kėsaj zone tė vjetėr tė qytetit tė Tiranės. Ishte nė njė oborr tė njė shtėpie tė vjetėr, tė njė familjeje tė vjetėr tiranase. Njė nga ēėshtjet kryesore qė diskutuam atė pasdite, ishte ēėshtja e zhvillimit tė pronės, shanset e pabarabarta pėr tė zhvilluar pronėn, veēanėrisht nė kėtė pjesė tė qytetit. Kjo zonė, e cila pėr nga vlerat qė mbart, mund tė krahasohet fare mirė me njė institucion kulture qytetare, nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė kurrė njė lagje e vdekur apo njė lagje muze, nocion ky i prezantuar padrejtėsisht dhe pa asnjė konsultim nė pėrvijimet e mėparshme tė Planit Urbanistik tė Tiranės. U premtova atėherė dhe vij sot para jush me njė premtim tė mbajtur, me njė shans tė barazvlefshėm pėr zhvillimin e pronės, pėr ēdo qytetar tė Tiranės , duke nisur pikė sė pari nga lagjet e vjetra tė Tiranės dhe banorėt e vjetėr tė saj.

Plani qė sot do tė paraqitet para jush mishėron pikėrisht kėtė. Ne kemi mbrojtur dhe vazhdojmė tė mbrojmė monumentet e kulturės, shenjat e trashėgimisė historike tė qytetit tonė, por nuk do tė lejojmė kurrė, qė pėr asnjė motiv klientelist, parapolitik apo politik, tė paragjykohet asnjė lagje e kėtij qyteti, e vjetėr si kjo apo tė reja si ato qė shtrihen nė periferinė e kėsaj njėsie vendore apo njėsive tė tjera. Ne do i japim me kėtė plan urbanistik ēdo qytetari tė Tiranės, mundėsinė pėr tė zhvilluar pronėn e tij apo tė saj, nė parametrat mė optimalė tė mundshėm. Ky ėshtė njė nga ndryshimet kryesore, nė rezultatet qė ne ju paraqesim sot, tė Planit Urbanistik tė Tiranės, mundėsia pėr tė zhvilluar pronėn nė mėnyrė tė barazvlefshme, jo arbitrare, jo qė dikujt t’i mundėsohet njė zhvillim dhjetėra katėsh dhe dikujt tjetėr ngjitur me tė, mos t’i mundėsohet asgjė. Formulat e zhvillimit tė pronės si dhe paraqitja transparente e tyre para jush dhe jo nė dhoma tė errėta, nėnshtrimi i gjykimit tuaj, duke filluar nga sot e nė ditėt nė vazhdim nėpėrmjet mbledhjeve tė tilla e mekanizmave tė tjerė tė konsultimit, do tė bėjnė tė mundur pikėrisht qė ky rezultat paraprak i planit, tė kthehet nė njė rezultat pėrfundimtar, ligjėrisht tė vlefshėm dhe tė detyrueshėm pėr t’u ekzekutuar dhe tė parashikueshėm pėr tė gjithė ata qė duan ta zhvillojnė pronėn e tyre.

Ky nuk ka qenė proces i lehtė. Siē e dini shumė mirė ju, banorė tė kėsaj lagjeje, zhvillimi pa plan pėr njė kohė tė gjatė, ka bėrė tė mundur qė hapėsira tė tėra tė zaptohen dhe arterie tė tėra infrastrukture tė cungohen. Qėllimi i planit ėshtė jo vetėm tė ngrijė situatėn aktuale por ta zmbrapsė atė, duke bėrė tė mundur qė me zhvillimin e pronės private, tė lirohen sa mė shumė hapėsira, pėr qėllime publike, pėr shkolla tė reja, pėr kėnde tė reja pėr fėmijė dhe tė moshuar dhe pėr rrugė me parametra normal, rrugė me parametra modernė, trotuarė, ndriēim, me gjelbėrim. Nuk ka qenė e lehtė, pasi nė qytetin tonė, pėrvijimet e Unazave tė ndryshme kanė ekzistuar nė letėr dhe nė gojėdhėnat e qytetarėve, ndėrsa duke filluar qė nga ky moment, siē keni vėnė re nė Unazėn e Madhe, ne fillojmė tė ndėrtojmė tė gjithė rrjetin unazor dhe tė arterieve kryesore tė qytetit. Plani i ri Urbanistik ka parashikuar edhe kėto elementė.

Mė e rėndėsishme mbi tė gjitha, pėr mua personalisht nė kėtė proces, ėshtė qė plani nė fund tė fundit, tė mbartė vulėn tuaj, ndaj edhe jam ulur sot sėbashku me drejtuesit e lartė tė Bashkisė sė Tiranės, bashkė me ju, qė tė ndiej pulsin e kėtij konsultimi, si njė konsultim tė vėrtetė dhe domethėnės, dhe jo njė formalitet. Bashkė me ju, duke vlerėsuar punėn e madhe tė ekspertėve, tė cilėt gjej rastin t’i falenderoj edhe nė emrin tuaj dhe shumė tė tjerė qė nuk ndodhen sot nė sallė, ne do tė vendosim pėrfundimisht binarėt nė tė cilėt do tė ecė qyteti ynė, jo vetėm pėr ne qė jemi mbledhur sot nė kėtė sallė por edhe pėr kėta fėmijė tė vegjėl, dhe pėr fėmijėt e fėmijėve tė tyre. Kjo mund tė bėhet vetėm me njė planifikim afatgjatė, ku prona respektohet dhe zhvillimi trajtohet nė mėnyrė tė barazvlefshme.

Sapo tė dalim nga kjo sallė, do tė dėgjojmė shumė anatemime. Kryesori prej tyre mund tė jetė “po shkatėrrojmė qytetin”, “po prishim lagjen muze”. Tė gjithė e dimė qė lagjja muze ishte njė koncept i gabuar, njė koncept i lidhur me njė realitet qė s’ekziston prej kohėsh. Unė kam lindur dhe jam rritur nė kėtė lagje dhe e di fare mirė, ashtu si ju, se ē’pėrfaqėson ajo realisht nė kujtesėn tonė, atmosferėn e veēantė, kulturėn dhe edukatėn e veēantė qė gėlonte nė familjet dhe rrugėt e kėsaj lagjeje. Por tė gjithė e dimė se banorėt e kėsaj lagjeje pothuajse janė dyfishuar nė kėto 20 vite, se nuk ka njė shtėpi tė vetme qė tė mos ketė tė paktėn dy kurora e mė shumė se sa para 20 vitesh dhe se pėr shkak tė paaftėsisė e pamundėsisė pėr ta zhvilluar ashtu siē duhet, tė gjithė jemi detyruar tė bėjmė urbanistin, arkitektin dhe t’ i shtyjmė muret e shtėpive tona, pėr tė bėrė njė dhomė mė shumė apo njė sallon mė shumė, pėr tė akomoduar shtimet natyrale tė familjeve tona. Nė kėtė proces, pėr fat tė keq ka humbur prej kohėsh karakteri fillestar i lagjes. Procesi ėshtė rėnduar mė shumė nga ndėrtime prej tė cilave kanė pėrfituar vetėm njė grusht banorėsh tė kėsaj zone ndaj duke respektuar tė gjithė normat dhe parimet e legjislacionit shqiptar pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, jemi tė vendosur tė mos e ndėrshkojmė mė kėtė lagje dhe t’u japim pronarėve tė saj, banorėve autoktonė apo tė sapoardhur, tė njėjtat tė drejta qė u janė dhėnė banorėve tė tjerė tė Tiranės, sa i pėrket zhvillimit tė pronės sė tyre.

Kėto janė parimet dhe objektivat kryesore qė unė personalisht i kam dhėnė stafit, sa i pėrket kėsaj pjese tė qytetit dhe tani do kemi rastin tė dėgjojmė hollėsisht shpjegimet e tyre. Shpresojmė dhe urojmė njė pjesėmarrje sa mė aktive dhe tė gjallė dhe konkrete nga ana juaj, bashkėqytetarėt e mi tė dashur!

Bashkia Tiranė
__________________
"Se il tuo Cristo č ebreo, se la tua democrazia č greca, se la tua scrittura č latina, se i tuoi numeri sono arabi, se la tua maglietta č cinese, se le tue vacanze sono slave... ...allora il tuo vicino non puņ essere straniero..."

Stacioni meteorologjik LaCrosse WS2350
Stacioni meteorologjik Davis VantagePro2
L1nk1g no está en línea   Reply With Quote

Sponsored Links
 
Old September 21st, 2012, 01:55 PM   #142
rene1234
Carpe Diem
 
rene1234's Avatar
 
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817

rene1234 no está en línea   Reply With Quote
Old September 26th, 2012, 05:25 PM   #143
rene1234
Carpe Diem
 
rene1234's Avatar
 
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817

rene1234 no está en línea   Reply With Quote
Old September 29th, 2012, 01:09 PM   #144
ROADFAN
Registered User
 
Join Date: Apr 2009
Posts: 49
Likes (Received): 0

http://tirana.e-pjesemarrje.gov.al/
ROADFAN no está en línea   Reply With Quote
Old October 5th, 2012, 10:35 PM   #145
Mr_Albalover
Registered User
 
Mr_Albalover's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Posts: 4,551
Likes (Received): 533

Plani Urbanistik konsultohet me banorė tė Njėsisė Bashkiake nr. 4

Basha: Plani Urbanistik garanton cilėsinė e jetės nė kryeqytet

Njėsia Bashkiake nr.4 ka qenė ndalesa e rradhės e konsultimeve pėr Planin e Pėrgjithshėm Rregullues tė Tiranės. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha tha se plani do tė shėnojė njė transformim rrėnjėsor pėr Tiranėn nė pėrgjithėsi dhe Njėsinė Bashkiake nr. 4 nė veēanti.

“Urbanistėt dhe arkitektėt, ekipi i ekspertėve vjen sot me propozime rinovuese pėr tė gjithė morfologjinė e kėsaj zone, qė nga investimi i madh strategjik i rehabilitimit tė lumit tė Tiranės dhe ndėrtimit tė Unazės nė dy drejtimet e saj, qė nuk do tė jetė thjesht njė rehabilitim lumi dhe njė Unazė, por do tė jetė njė mundėsi mė shumė pėr tė krijuar tė paktėn 3 momente, parqesh ēlodhėse dhe rekreative nė territorin e kėsaj njėsie bashkiake. Shkolla e Bashkuar, qė pėr tė gjithė ne ėshtė njė territor i rrethuar ushtarak, ky plan e parashikon si njė zonė mikse universitare dhe rekreative pėr banorėt e kėsaj zone, me funksione qendre. Po keshtu kemi dhe zona te tjera, duke pėrfshirė kėtu zonėn e Rrapit Trish, ku studimi parashikon ambiente rekreative, sportive dhe universitare si dhe zona tė tjera me funksione mikse, ekonomike, sociale, tregtare” – u shpreh z. Basha.

Nė njėsinė Bashkiake nr. 4 parashikohet ndėrtimi i 11 ēerdheve, 5 kopshteve, 2 shkollave 9-vjeēare dhe njė shkolle tė mesme. Risi pėr kėtė plan ėshtė krjimi i unazės sė katėrt, e cila vijon nga kryqėzimi me rrugėn “5 maji” deri nė rrugėn “Niko Avrami”, pėr tė zbritur poshtė nė rrugėn “Imer Ndre Gjoni” dhe pėr t’u lidhur me rrugėn “Xhanfize Keko”. Gjithashtu, njė element i rėndėsishėm ėshtė edhe zgjatimi i rrugės “Karaman Ylli” , e cila ėshtė futur qė tashmė nė planet e Bashkisė sė Tiranės pėr vitin 2012. Njė tjetėr faktor shumė i rėndėsishėm pėr tė lehtėsuar qarkullimin dhe pėr tė ofruar gjithė mundėsitė qė u prezantuan mė parė pėr zhvillimin ėshtė edhe krijimi i rrugėve radiale, tė cilat mendohen tė zgjerohen, duke arritur deri nė 15 metra gjerėsi tė trupit tė rrugės. Ajo qė vlen pėr t’u theksuar ėshtė qė linja e tramvajit e cila do tė kalojė pėrgjatė rrugės sė ”Dibrės”, deri nė stacionin e fundit tė linjės sė Kombinatit.

Intensiteti ndėrtimor ėshtė njė koncept relativisht i ri, qė ėshtė futur nė planin urbanistik. Drejtuesi i grupit tė punės pėr hartimin e planit urbanistik z. Flamur Kuēi ka sqaruar pėrllogaritjen e intensitetit:

“Nė qoftė se intensiteti i njė zone ėshtė 3, nė njė shesh 1000 m2, do tė thotė qė nė kėtė shesh mund tė ndėrtohen 3000 m2. Kėto 3000 m2 mund tė ndėrtohen njė 6 katėsh me 500 m2, pra me 50 % shfrytzueshmėri, ose edhe njė 8 katėsh, por duke e shfrytėzuar territorin mė pak, nė mėnyrė qė tė krijohet mundėsia pėr tė patur hapėsira publike, pėr tė cilat ka shumė nevoje qyteti. Ne synojmė qė ky qytet tė mos jetė thjesht, si tė thuash subjekt ndėrtimi, por tė ketė edhe njė lloj estetike, tė cilėn qyteti e ka tė nevojshme ta ketė”.

Fjala e plotė e Kryebashkiakut Lulzim Basha nė konsultimin, pėr Planin Urbanistik, nė njėsinė bashkiake nr.4:

“Ėshtė kėnaqėsi qė ndodhem sot para jush, sėbashku me ekipin e ekspertėve, pėr tė kryer jo thjesht njė detyrim ligjor por njė domosdoshmėri nė raport me miratimin e planit, dėgjimin e zėrit tuaj dhe marrjen parasysh tė kėrkesave, komenteve e sugjerimeve tuaja, para se kėtė instrument tė rėndėsishėm ligjor, tė planifikimit urban tė qytetit tonė, ta ēojmė pėr vendimarrjen finale para Kėshillit Bashkiak dhe mė pas Kėshillit Kombėtar tė Territorit.

Ky plan para sė gjithash ėshtė vizioni qė ne paraqesim pėr rrugėn qė do tė ecim, duke filluar qė nga miratimi i tij e deri pas disa brezash, njė vizion i cili i pėrkthyer nė vepra publike dhe nė zhvillim privat bėn njė transformim rrėnjėsor tė qytetit tonė dhe tė cilėsisė sė jetės nė kėtė qytet. Ky vizion ėshtė ndėrtuar mbi njė sėrė propozimesh transformuese pėr secilėn nga njėsitė vendore tė qytetit tonė. Ndokush prej jush mund tė thotė ēfarė transformimi, ku e ka fjalėn ky, nuk e shikon ku jetojmė?! E kam fjalėn pikėrisht pėr potencialet e kėsaj zone dhe prapė skeptikėt mund tė pyesin, ēfarė potencialesh? Potencialet e kėsaj zone tė qytetit janė tė mėdha por ato janė anashkaluar dhe nuk janė parė si tė tilla, pėr shkak tė pėrqėndrimit tė padrejtė tė vėmendjes sė pushtetit vendor dhe si rezultat edhe i investitorėve, nė zona tė kufizuara tė qytetit tonė, aty ku leku mund tė nxirrej shpejt dhe me bollėk, nė kurriz tė njė planifikimi dhe zhvillimi afatgjatė dhe tė qėndrueshėm. Ėshtė ky zhvillim afatgjatė dhe i qėndrueshėm, tė cilit ne i rikthehemi me kėtė plan dhe pikėrisht nė kėtė zonė ėshtė vendi pėr tė pėrmendur edhe njėherė kėto potenciale. Cila ėshtė kjo zonė? Kufizohet nga rruga e “Dibrės”, nga rruga “5 Maji”, nga lumi i Tiranės dhe nga Rrapi Trish. Banorėt e vjetėr njohin zonėn e Alliasit, njohin Babrrunė, i njohin si zona me zhvillim tė vonė dhe problematik. Urbanistėt dhe arkitektėt, ekipi i ekspertėve vjen sot me propozime rinovuese pėr tė gjithė morfologjinė e kėsaj zone, qė nga investimi i madh strategjik i rehabilitimit tė lumit tė Tiranės dhe ndėrtimit tė Unazės nė dy drejtimet e saj, qė nuk do tė jetė thjesht njė rehabilitim lumi dhe njė Unazė, por do tė jetė njė mundėsi mė shumė pėr tė krijuar tė paktėn 3 momente, parqesh ēlodhėse dhe rekreative nė territorin e kėsaj njėsie bashkiake. Shkolla e Bashkuar, qė pėr tė gjithė ne ėshtė njė territor i rrethuar ushtarak, ky plan e parashikon si njė zonė mikse universitare dhe rekreative pėr banorėt e kėsaj zone, me funksione qendre. Po keshtu kemi dhe zona te tjera, duke pėrfshirė kėtu zonėn e Rrapit Trish, ku studimi parashikon ambiente rekreative, sportive dhe universitare si dhe zona tė tjera me funksione mikse, ekonomike, sociale, tregtare. Plani parashikon njė transformim tėrėsor tė kėsaj zone, shumėfishimin e hapėsirės sė blertė pėr banorėt, kėndeve tė lojrave pėr fėmijė,kopshteve, ēerdheve dhe objekteve tė tjera, shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme, pėr t’iu pėrgjigjur nevojave qė ky komunitet tashmė i dyfishuar ka pėr fėmijėt e tij, por edhe ndėrhyrje tė thella nė infrastrukturėn ekzistuese, ndėrhyrje pėr tė cilat nuk kemi pritur, kemi nisur qė nė kėtė vit, me buxhetin e Bashkisė dhe do tė vazhdojmė sė shpejti edhe me paratė e taksapaguesev evropianė, sepse nė kėtė zonė ėshtė njė nga dy projektet pilot tė Bashkimit Evropian i cili parashikon rehabilitimin e plotė tė nje blloku banimit, blloqe qė kanė lindur si rezultat i nevojė sė njerėzve pėr tė lėvizur tė lirė dhe pėr tė vendosur tė lirė se ku do tė jetojnė. Ne mė anė tė kėtij projekti do tė garantojmė jo thjesht lirinė por edhe standartin e jetesės, duke ndėrtuar nga fillimi kanalizimet, ujėsjellėsin, rrugėt, trotuarėt, gjelbėrimin dhe ndriēimin e po kėshtu shkollat, kopshtet apo ēerdhet sipas nevojės”.
Mare nga: Lulzim Basha - Faqja Zyrtare
__________________
Une jam mirė kur Shqipėria ėshtė mirė
Mr_Albalover está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 10th, 2012, 12:41 PM   #146
AlbanPOLIMI
Registered User
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 2,116
Likes (Received): 400

Sistemi rrugor dhe transporti publik:



Njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar rrjetit rrugor dhe transportit. Tirana do tė ketė njė rrjet prej 5 unazash. Unaza 2 ėshtė ajo qė dikur quhej Unaza e Mesme, qė gjithashtu do tė funksionojė me sens unik lėvizjeje, por nė drejtimin e kundėrt tė lėvizjes me Unazėn 1. Unaza 3 ėshtė praktikisht Unaza ekzistuese e qytetit, por qė sugjerohet plotėsimi i saj pėr pjesėn jugore tė qytetit. Plotėsimi i saj nė pjesėn jugore ėshtė tejet i vėshtirė, nė krijimin e njė gjurme tė plotė, ndaj mund tė pranohet njė ridimensionim i saj, duke komprometuar njė pjesė tė fluksit tė lėvizjes. Unaza 4 ėshtė risi pėr Tiranėn, pasi sot nuk ekziston as si gjurmė nė asnjė prej planeve. Duke qenė se distanca nga Unaza 3 deri te Unaza 5 ėshtė relativisht e madhe, konsiderohet e rėndėsishme qė tė vendoset Unaza 4, nė gjurmėn e sė cilės mund tė shtrihet dhe njė nga linjat e Tramit.

__________________
Vox populi, vox Dei

Last edited by AlbanPOLIMI; October 10th, 2012 at 03:42 PM.
AlbanPOLIMI está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 10th, 2012, 12:44 PM   #147
AlbanPOLIMI
Registered User
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 2,116
Likes (Received): 400

Tirana Policentrike:

Ky Draft Plan parashikon krijimin e 7 poleve tė zhvillimit tė Tiranės:



- Njė pol zhvillimi ėshtė ai qė shtrihet poshtė Stacionit tė Trenit dhe qė merr njė hov tė madh zhvillimi, me zbatimin e projektit tė “Grimshaw Architects”, pėr Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit tė Tiranės.

- Njė tjetėr pol shtrihet nė zonėn e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shėndetėsor, por natyrisht do tė ketė edhe shėrbime tė tjera pėr qytetarėt.

- Njė pol tjetėr do tė shtrihet nė qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por Plani sugjeron pasurimin e kėsaj zone me shėrbime tė tjera rekreative, sociale dhe administrative, nė mėnyrė qė tė pasurohet dhe forcohet roli i kėtij poli.

- Njė pol i ri, ai jug - perėndimor do tė krijohet rishtas, duke akomoduar shėrbime qė Tirana i ka me mangėsi, kryesisht do tė jenė shėrbimet rekreative dhe sportive.

- Njė tjetėr pol ėshtė ai qė shtrihet pėrgjatė Fushės sė Aviacionit, nė tė cilin planifikohen shėrbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i kėtij poli do tė katalizojė dhe rizhvillimin e kėsaj zone, si njė nga zonat mė tė neglizhuara tė qytetit.

- Nė Polin e Kombinatit ėshtė parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik.

- Ndėrsa, poli veri-perėndimor parashikon forcimin e funksionit arsimor tė Kodėr -Kamzės dhe pasurimin e shėrbimeve dhe funksioneve nė kėtė zonė.

__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 14th, 2012, 10:21 AM   #148
Mr_Albalover
Registered User
 
Mr_Albalover's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Posts: 4,551
Likes (Received): 533

Basha nė njėsinė numėr 6: Projektet janė afatgjata
__________________
Une jam mirė kur Shqipėria ėshtė mirė
Mr_Albalover está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 14th, 2012, 11:23 PM   #149
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,167
Likes (Received): 346

Plani urbanistik konsultohet me banorė tė njėsisė bashkiake nr. 11

Basha: Kjo njėsi shndėrrohet nė njė qendėr tė fuqishme zhvillimi dhe punėsimi



Kanė vijuar sot konsultimet me banorėt e njėsisė bashkiake nr. 11, pėr Planin e Pėrgjithshėm Rregullues tė Tiranės. Ky plan urbanistik, sipas kryetarit tė Bashkisė i jep edhe njėsisė 11, zonė e lėnė pas dore nga pikėpamja e investimeve, parametra tė fuqishėm tė zhvillimit. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha ka shprehur angazhimin dhe vendosmėrinė, pėr t’i dhėnė zhvillim tė qėndrueshėm dhe tė barabartė, ēdo pjese tė qytetit.

“Nėse nuk do tė kishim kėtė vizion, nėse Bashkia do tė vazhdonte ta shikonte Tiranėn nga vrima e ēelėsit, pėr tė parė se ku janė pronat qė mund tė zhvillohen sa mė shpejt, sa mė mirė, sa mė shtrenjtė, normalisht qė Lapraka, Kodėr-Kamza, Kinostudio, Kombinati, Selita, Alliasi nuk do te ishin nė vėmendjen e Bashkisė, nuk do tu vinte radha, ndaj edhe virtyti i kėtij plani, pas miratimit ėshtė barazia e qytetarėve para ligjit dhe barazvlefshmėria e pronės dhe trajtimit tė saj” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Me planin urbanistik dhe projektet strategjike tė cilat kanė nisur tė marrin jetė, njėsia bashkiake nr. 11 kthehet nė njė zonė tė fuqishme tė zhvillimit ekonomik. Nė kėtė njėsi bashkiake do tė ndėrtohet terminali multimodal i pasagjerėve dhe marrėveshja pėr studimin e fizibilitetit tė tij, u nėnshkrua pak ditė mė parė.

“Kjo ėshtė edhe “kėrthiza” e transportit publik tė qytetit tė Tiranės. Kėtu do tė gėrshetohen treni, trami, autobusėt urbanė dhe interurbanė, taksitė por edhe funksionet e tjera tė shėrbimit dhe kėtu do tė zgjidhen nė mėnyrė tė pėrhershme dhe pėrfundimtare, sfidat me tė cilat transporti urban ėshtė pėrballur pėr njė kohė tė gjatė. Ėshtė njė gjenerator i fuqishėm punėsimi dhe do tė jetė njė ndėr zhvillimet kryesore afatmesme qė do tė nisė sė shpejti nga puna dhe qė do u japė mundėsi jo vetėm banorėve tė kėsaj zone, por banorėve tė Tiranės anembanė, pėr tė pėrfituar nga njė ofertė e mirė punėsimi. Nga ky stacion multimodal, e gjithė ajo qė sot njihet si Hekurudhė, deri tek Stacioni Hekurudhor (Stacioni i vjetėr, pėr sa kohė do tė jetė akoma aty) dhe qė ka pasur jo pak problematika pėr kėtė njėsi bashkiake, shndėrrohet nė njė arterie tė fuqishme urbane, zhduket traseja e trenit, zėvendėsohet nė kohė me shinat e tramit me rrugė urbane e trotuarė nė tė dy krahėt”- theksoi Basha.

Bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės, sė bashku me ndėrtimin e arterieve rrugore, nė tė dy anėt e tij do tė sjellin nė kėtė njėsi bashkiake, jo vetėm njė infrastrukturė moderne por mundėsi tė zhvillimit tė pronės e si rrjedhojė zhvillim ekonomik e punėsim. Z. Basha bėri gjithashtu tė ditur se grupi i punės ka finalizuar opsionet pėr zhvendosjen e tregut tė gjėsė sė gjallė, jashtė vijės administrative te Tiranės.

Unaza numėr 4 e qytetit do tė kalojė tek rruga “Pandi Dardha”, duke u lidhur me rrugėn “Don Bosko” dhe duke vazhduar mė tej, duke formuar kėtė unazė nė tė gjithė qytetin. Plani nuk ka lėnė nė harresė dhe qarkullimin dhe zhvillimin e akseve kryesore brenda njėsisė dhe pėr kėtė janė propozuar jo vetėm zgjerimet, por edhe ndėrtimet e akseve tė segmenteve tė munguar, siē ėshtė bashkimi i rrugės “Hysni Gėrbolli” me rrugėn “Egnatia” apo “Besnik Ceka“, duke shkuar deri tek “Qemal Draēini”, aksi kryesor i rrugės “Gjergj Legisi”, duke u bashkuar me rrugėn “Allaman Dervishi”.

Plani ka parashikuar zgjerimin e akseve kryesore, rrugėn e Kastriotėve, Gramozi, apo e Balshajve, por njė aks me shumė rėndėsi pėr lėvizjen nė Kodėr - Kamėz ėshtė edhe plotėsimi i unazės sė Kodėr - Kamzės, duke lidhur rrugėn “Ramadan Ēitaku” me rrugėn “Simon Rrota”. Njė aks shumė i rėndėsishėm qė mendohet tė zhvillohet, jo vetėm nga aspekti i transportit publik por edhe lėvizshmėrisė sė mjeteve, ėshtė ai qė do tė bėjė lidhjen me terminalin, duke shfrytėzuar trupin e sotėm hekurudhor. Pėrveē linjės sė tramit, nė tė dy anėt e saj do tė ketė rrugė pėr mjete, sikundėr do tė krijohet edhe infrastruktura e nevojshme pėr kėmbėsorėt.

Nė Njėsinė Bashkiake nr.11 parashikohet ndėrtimi i 9 ēerdheve, 7 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeēare dhe njė shkolle tė mesme.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/24064
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old October 14th, 2012, 11:46 PM   #150
ROADFAN
Registered User
 
Join Date: Apr 2009
Posts: 49
Likes (Received): 0

http://www.standard.al/index.php/eko...gmentin-lindor

PLANI I PJESES LINDORE DHE VERI - LINDORE TE UNAZES SE MADHE
ROADFAN no está en línea   Reply With Quote
Old October 15th, 2012, 02:33 PM   #151
Tartanzan
Registered User
 
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 398

Tartanzan no está en línea   Reply With Quote
Old October 15th, 2012, 05:51 PM   #152
AlbanPOLIMI
Registered User
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 2,116
Likes (Received): 400

Quote:
Originally Posted by ROADFAN View Post
http://www.standard.al/index.php/eko...gmentin-lindor

PLANI I PJESES LINDORE DHE VERI - LINDORE TE UNAZES SE MADHE
aaaahahahahahahahahahah!!! a mos tall k* me kete foto!!! Car gazetare ordinere....
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 15th, 2012, 05:57 PM   #153
rene1234
Carpe Diem
 
rene1234's Avatar
 
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817

Haha ajo foto jote eshte
rene1234 no está en línea   Reply With Quote
Old October 15th, 2012, 06:28 PM   #154
AlbanPOLIMI
Registered User
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 2,116
Likes (Received): 400

Jo vetem, por nuk eshte as e sakte. Un e kam bere shpejt e shpejte thjesht per motive illustrimi, per te ndare unazen ne segmente, se shume ne forum nuk e kishin te qarte cilet segmente kane perfunduar, e cilet jane drejt perfundimit apo ne faze projektimi.

Kam pershtypjen gazetari as qe ja ka idene fare, ka bere thjesht nje kerkim me emer "unaza e madhe" e ka publikuar te paren gje qe i ka dale perpara!!
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI está en línea ahora   Reply With Quote
Old October 15th, 2012, 11:10 PM   #155
rene1234
Carpe Diem
 
rene1234's Avatar
 
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817

rene1234 no está en línea   Reply With Quote
Old October 16th, 2012, 08:37 AM   #156
KingGenti
Registered User
 
Join Date: Jul 2009
Location: Durrės
Posts: 7,615
Likes (Received): 871

Gazetare truthare
KingGenti no está en línea   Reply With Quote
Old October 16th, 2012, 10:54 AM   #157
k0ntir
kontir
 
k0ntir's Avatar
 
Join Date: Jun 2011
Posts: 1,355
Likes (Received): 21

Duhet te jete gazetar i kristalit me akses te limituar interneti
__________________
www.shqiperiamadhe.com
k0ntir no está en línea   Reply With Quote
Old October 17th, 2012, 08:06 PM   #158
vwgolf4
Registered User
 
Join Date: Mar 2011
Posts: 34
Likes (Received): 0

ka ndonje planin urbanistik te tiranes me harta me te afruara qe te shohim me qarte kete plan me njesi bashkiake apo blloqe banimi, ose ndonje link qe mund ta shikojme? FLM
vwgolf4 no está en línea   Reply With Quote
Old October 17th, 2012, 08:07 PM   #159
gjergjkastrioti
Bashkimi bėn fuqinė
 
gjergjkastrioti's Avatar
 
Join Date: Oct 2007
Location: T I R(OM)A N A
Posts: 2,962
Likes (Received): 503

Thumbs down

Quote:
Originally Posted by AlbanPOLIMI View Post
Sistemi rrugor dhe transporti publik:



Njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar rrjetit rrugor dhe transportit. Tirana do tė ketė njė rrjet prej 5 unazash. Unaza 2 ėshtė ajo qė dikur quhej Unaza e Mesme, qė gjithashtu do tė funksionojė me sens unik lėvizjeje, por nė drejtimin e kundėrt tė lėvizjes me Unazėn 1. Unaza 3 ėshtė praktikisht Unaza ekzistuese e qytetit, por qė sugjerohet plotėsimi i saj pėr pjesėn jugore tė qytetit. Plotėsimi i saj nė pjesėn jugore ėshtė tejet i vėshtirė, nė krijimin e njė gjurme tė plotė, ndaj mund tė pranohet njė ridimensionim i saj, duke komprometuar njė pjesė tė fluksit tė lėvizjes. Unaza 4 ėshtė risi pėr Tiranėn, pasi sot nuk ekziston as si gjurmė nė asnjė prej planeve. Duke qenė se distanca nga Unaza 3 deri te Unaza 5 ėshtė relativisht e madhe, konsiderohet e rėndėsishme qė tė vendoset Unaza 4, nė gjurmėn e sė cilės mund tė shtrihet dhe njė nga linjat e Tramit.

Tallje bythe !
__________________
Dhe dritė e diturisė , pėrpara do tė na shpjerė ...
Naim FRASHĖRI
gjergjkastrioti no está en línea   Reply With Quote
Old October 17th, 2012, 08:45 PM   #160
AlbanPOLIMI
Registered User
 
AlbanPOLIMI's Avatar
 
Join Date: Apr 2011
Location: Milano |Tiranė
Posts: 2,116
Likes (Received): 400

Quote:
Originally Posted by vwgolf4 View Post
ka ndonje planin urbanistik te tiranes me harta me te afruara qe te shohim me qarte kete plan me njesi bashkiake apo blloqe banimi, ose ndonje link qe mund ta shikojme? FLM
Raporti perfundimtar nuk ka dale akoma. Nga fundi i vitit kam pershtypjen do te publikohet.

Quote:
Originally Posted by gjergjkastrioti View Post
Tallje bythe !
eshte kategoria ku mund te japesh opinionet te faqja e bashkise pra. Se car opinionesh do japesh mbi nje prezantim me Paint!! Kaq shum lodheshin te benin nje prezantim ne DWG qofte edhe dy shkarravina!!
__________________
Vox populi, vox Dei
AlbanPOLIMI está en línea ahora   Reply With Quote


Reply

Thread Tools
Display Modes Rate This Thread
Rate This Thread:

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 02:16 AM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2013, vBulletin Solutions, Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like v3.1.2 (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2013 DragonByte Technologies Ltd.
vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2013 DragonByte Technologies Ltd. (Resources saved on this page: MySQL 23.08%)

SkyscraperCity - In Urbanity We Trust

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu