daily menu » rate the banner | guess the city | one on oneforums map | privacy policy (aug.2, 2013) | DMCA policy | flipboard magazine

Go Back   SkyscraperCity > European Forums > Euroscrapers > Local discussions > Albanian Forum > Forume Shtesė > Albanologjia

Albanologjia Albanian History, Culture, Folklore, Arts and Language.

Reply
 
Thread Tools
Old April 2nd, 2012, 02:44 PM   #1
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Kanunet Shqiptare

Kanuni ėshtė ligj apo pėrmbledhje e ligjesh dhe normash tė pashkruara, tė trashėguara nė mėnyrė gojore, qė pasqyrojnė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė periudhave tė kaluara dhe qė nė kohėn e vet mbronin interesat e klasave e tė shtresave tė caktuara shoqėrore, si dhe tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore [1].
Prejardhja e termit “Kanun” siē dihet, ka ngjallur diskutime ndėrmjet autorėve tė ndryshėm shqiptarė. At Gjergj Fishta nė parathėnien dinjitoze tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetėr “Anon” qė u pėrhap edhe nė gjuhė tė tjera”.
Historiani Kristo Frashėri mendon se termi “kanun” ėshtė me origjinė bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.
Autorė tė tjerė thonė se nė Shqipėri ky term hyri nėpėrmjet turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.
Pavarėsisht se nga se rrjedh ky term e si u pėrhap nė Shqipėri ėshtė fakt i pamohueshėm se termi u pranua nė tė gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri nė Kosovė.
Termi “Kanonizma” ėshtė pėrdorur nė aktin e Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit “Pėr lirinė e Shqipėrisė” tė themeluar nė vitin 1865.
Gjithashtu termi “Kanon” ėshtė pėrdorur nga qeveria e Vlorės ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisė” (10 maj 1913). Ėshtė e vėrtetė se nė popull pėrdoreshin fjalėt “shart”, ²adet², “zakon” por edhe kėto janė me origjinė tė huaj e dallohen parimisht nga normat juridike tė sė drejtės zakonore.
Para botimit tė Kanunit tė Labėrisė u shfaqėn mendime tė mos titullohej me termin kanun, por tė vihej: ”Zakonet juridike tė Labėrisė” ose “Pėrmbledhje zakonesh tė Labėrisė”.
Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundėr. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste tė tjerė, mbėshteti pėrfundimisht variantin qė tė titullohet Kanuni i Labėrisė pėr kėto arsye kryesore:
Sė pari, derisa termi “Kanun” ėshtė njohur e pranuar nė malėsitė e veriut e deri nė Kosovė dhe nė aktet e Qeverisė sė Vlorės, ėshtė mė shumė i pranueshėm edhe pėr Kanunin e Labėrisė, ku ndikimet e kulturės greke bizantine dhe turke kanė qenė mė tė ndjeshme.
Sė dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe pėr unitetin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, pavarėsisht nga veēoritė e dallimet vendore tė tyre.
Sė treti, ėshtė teorikisht mė i bazuar termi kanun po tė kemi parasysh pėrmbajtjen e tij.
Kanuni paraqitet si tėrėsi e normave juridike, rregullave tė sjelljes, tė pashkruara, tė vendosura nė kohė tė ndryshme e tė pėrcjella nė traditėn gojore nga njėri brez tek tjetri dhe qė shėrbejnė pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike nė mes njerėzve, nė fusha tė ndryshme tė jetės, zbatimi i tė cilave sigurohet sipas traditės nga vetė bashkėsia e njėsisė sė vetėqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.
Pranimi i titullit “Zakonet e Labėrisė” do tė nėnkuptonte qė tė pėrfshihen nė punim jo vetėm ato qė kanė karakter juridik, por tė gjitha zakonet pa pėrjashtim, ēka ndryshon krejtėsisht pėrmbajtjen e botimit dhe qėllimet e tij.
Pėrsa i pėrket emėrtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parė si tė arsyeshme sepse ky term nuk njihet e nuk pėrdoret nė Labėri.
Sė fundi, me botimin e “Kanunit tė Labėrisė” krijohen hapėsira tė gjera pėr studiuesit shqiptarė e tė huaj qė tė bėjnė hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerė se ēfarė kanė tė pėrbashkėt e ēfarė i dallon dhe tė nxjerrin nė dritė vlerat kulturore tė Labėrisė.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kanuni
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote

Sponsored Links
 
Old April 2nd, 2012, 02:45 PM   #2
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Kanuni i Skėnderbeut
Kanuni i Laberisė
Kanuni i Lekė Dukagjinit
Kanuni i Papa Zhulit
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2012, 02:46 PM   #3
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Kanuni i Skenderbeut

Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve tė sė drejtės zakonore skėnderbegiane ishin marr studiues tė ndryshėm si Marin Sirdani, Qemal Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashėri etj. Mirėpo punėn e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri mė sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar nė trajtėn e njė kodi monumental, tė cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive tė mėdha e tė shumta, mė 1993, e jo mė 1996 siē shkruan histori ynė Kristo Frashėri[10]. Ndryshe nga etnografėt e tjerė, materialet e sė drejtės zakonore, qė Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetėm nė krahinėn e Kurbinit, por edhe nė krahinat pėr rreth, tė Shqipėrisė Qendrore, i pagėzoi me tė drejtė me emrin: Kanuni i Skėnderbeut.
Veprova kėshtu, shkruan nė Parathėnie, Dom Ilia, pasi vėrtetova mirė se tė gjitha kėto krahina kishin njė “kanun” tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Heroi Kombėtar. Kėto norma tė sė drejtės sė pashkruar, qė janė regjistruar me njė pedantėri tė rrallė nga etnografi ynė i madh i madh kanė qenė nė fuqi jo vetėm nė periudhėn e Motit tė Madh, por edhe mė pas.
Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shekullin XIX, pėr shembull nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jo vetėm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndėr tė tjera ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi, “njė fare kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron nė faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dėshmise konkrete[13] shtrihej ne Shqiperine Qendrore ndėr krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e pėrbashketa me kanunet e maleve shqiptare. Thirrėt i Skėnderbeut, pse ky (Skėnderbeu) bėri disa ligje kanunore tė veēanta pėr krahinat e veta dhe tė ndikimit tė vet. Prandaj, mund tė quhet edhe Kanuni i Arbėrit.
Ē’ėshtė e vėrteta, edhe tradita popullore e paraqet Skėnderbeun si ligjvėnės, kur thotė se “Skėnderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel pėr faj”. Madje nga normat kanunore tė pleqėruara nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kėshtu, pėr shembull, dy etnografėt tanė tė shquar, Įt Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanė regjistruar nė viset e dikurshme tė Kastriotėve, gjashtė norma kanunore, qė lidhen drejpėrsėdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Pėr shembull, Skėnderbeu, kur pa se po bėheshin shumė gjaqe, la nė kanun “gjaku nuk ngelet pėr faj”. Nė praktikė, sipas kėtij kanuni, nė rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund tė bėhet objekt i gjakmarrjes.
Rėndėsia e normave tė Skėnderbeut, sipas K.Frashėrit, mund tė kuptohet nėse kemi parasysh regjimin shoqėror qė sundonte nė malėsitė e trevės sė Kastriotėve nė shek. XV dhe nevoja qė kishte pėr lufta ēlirimtare skėnderbegiane, “ėshtė e vėrteta, norma kanunore apo pleqėrimet e mirėfillta tė Gjergj Kastriotit, siē ka vėrejtur edhe K.Frashėri, kanė shėnuar njė hap pėrpara nė krahasim me parimet e lashta tė sė drejtės sė pashkruar, qė sundonin akoma nė shek. XV. Me zbatimin e tyre, organizimi shoqėror i malėsoreve i shėrbeu mė mirė se me normat e mėparshme, luftės antiosmane. Karakteri i tyre progresiv dhe zulmi i pavdekshėm i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut janė dy arsye tė forta, qė shpjegojnė pėrse emri i tij iu vesh mbarė sė drejtės kanunore qė sundonte nė Shqipėrinė e Mesme.

Struktura e Kanunit tė Skėnderbeut

Vepra Kanuni i Skėnderbeut, mbledhė dhe kodifikuar nga Dom F. Ilia dhe botuar mė 1993, nga autori, me ndihmėn materiale jo nga Atdheu i tij (?!), por nga Italia,[18] ėshtė vepėr monumentale, qė pėrmban njė material tė pasur, i cili ka njė rėndėsi tė shumėfishtė pėr studime shkencore jo vetėm nė lėmin juridik, por edhe nė disiplinat e tjera tė shkencės. Sepse Kanuni i Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave dhe normale tė rralla tė njė qytetėrimi tė caktuar, por edhe njė vepėr monumentale ku spikasin vlerat e larta etike dhe shoqėrore nė sajė tė tė cilave ai (shqiptari) ka mbijetuar shekujt e robėrisė.
Pėr mė tepėr, nė Kanunin e Skėnderbeut, pėrmblidhet normativa qė ka tė bėj me: familjen, shtėpinė, detyrimet, qeverimi, ndėshkimet, fajet e damet dhe kishėn. Pra siē shihet edhe nga kjo pėrmbajtje, ky kanun pėrbėhet nga shtatė pjesė, nga shtatė libra do thoshim. Pėrveē kėtyre pjesėve,Kanuni i Skėnderbeut ka edhe Hymjen, qė pėrbėhet prej tre artikujve: Art. I - Shtrimja (1-7), Art. II – Kanuni e autori i tij (8-9), dhe Art. III – E drejta dhe fuqia me ba ligje tė reja kanunore(2049). Ndėrkaq i tėrė Kanuni pėrmban gjithsejt 3534 nene. Secili nen dhe artikull ėshtė interesant, rregullon, normon dhe pėrcakton aspektet mė tė ndryshme tė jetės shoqėrore shqiptare.
Duke u marrė me shqyrtimin dhe vlerėsimin e Kanunit tė Skėnderbeut ėshtė me rėndėsi tė vlerėsohet edhe njėherė, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,[19] se ai, pra Kanuni i Skėnderbeut, sot ėshtė historik, por “jeton si i mbuluem prej kohės dhe qet kryet dhe vepron nė ēdo rrethanė anarkie. Ai asht rrajė e drejtėsisė, e parimet e tija qė nė thellėsi tė shekujve mbeten themel pėr ēdo legjislacion shqiptar tė gjitha kohve, nė ma tė ndryshmet rrethana. Ai asht fryt i njij mendjehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė”.
Pėr mė tepėr, duke e vėshtruar nė tėrėsi veprėn, problematikėn qė ajo pėrfshin, gjerėsinė e ēėshtjeve qė normon dhe trajton, mund tė themi se Kanuni i cekun nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave, psikologjisė dhe urtėsisė sė malėsorėve, por ajo ėshtė njė vepėr me permasa shumė tė gjėra. Si vepėr monumentale na ofron njė materie shumė mė tė gjėrė e tė pasur tė jetės shqiptare tė viseve ku shtrihej dikur sundimi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.
Vepra nė fjalė, pos si material juridik duhet vėshtrohet edhe si vepėr qė prekė edhe sferėn e letėrisė popullore, sepse nėpėr faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, nė tė cilat shohim tė kondensuar urtėsinė e malėsorėve, formėn koncize e lapidare tė shprehjes sė mendimeve qė aq shumė ēmohej dhe ēmohet nga populli shqiptar. Aty kemi njė tė folme, siē thotė nė Parathėnie edhe kodifikuesi,[20] ėshtė e tė gjitha popullsive tė kanunit dhe e shumicės sė shkrimtarėve mė tė rėndėsishėm tė vjetėr e tė rinjė tė kulturės shqiptare. Kjo vepėr, siē e ka vėnė re edhe Zejnullah Rrahmani,[21] mund tė konsiderohet e rėndėsishme pėr shkrimet e letėrisė nė tė ardhmen, sidomos pėr prozėn shqipe. Me njė fjalė, kjo vepėr do tė jetė burim i rėndėsishėm pėr shkrimin letrar shqip.[22]
Ē`ėshtė e vėrteta, nė veprėn e kodifikuar tė Dom Franos qėllimi kryesor ishte qė nė formėn e njė Kodi Monumenatl tė shėnoheshin e tė ruheshin jo vetėm zakone e norma juridike tė vjetra, qė lidheshin pėr emrin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, por njėkohėsisht tė viheshin nė pah edhe tiparet e cilėsitė themelore tė psikologjisė e tė shpirtit tė shqiptarit, vyrtyti i tij, ēiltėria, bujaria, krenaria, drejtėsia, urtėsia, dashuria, nderi, besa, burrėria, mikpritja, dialogu pleqėrues, toleranca etj. Pėrveē kėsaj ky Kanun ka edhe vlerėn historike, qytetėruese, patriotike, dokesore, shoqėrore dhe etike.

Last edited by JoniTTML; April 2nd, 2012 at 02:52 PM.
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2012, 02:50 PM   #4
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Kanuni i Labėrisė

Rėndėsia e botimit tė Kanunit tė Labėrisė

Parė nga kėndvėshtrimi, jo vetėm i shtrirjes gjeografike tė saj, por edhe nga kėndvėshtrime tė tjera, botimi i Kanunit tė Labėrisė, paraqet rėndėsi historike, etnokulturore, juridike dhe kombėtare.
Populli i Labėrisė, sikurse i gjithė populli shqiptar, i shquar pėr atdhedashuri e trimėri, ka bėrė qėndresė shekullore dhe luftėra kundėr pushtuesve tė huaj, pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr tė ruajtur vetėqenien, identitetin kombėtar, gjuhėn, zakonet e traditat e veta kulturore tė trashėguara nga paraardhėsit e tyre – ilirėt.
Kėtė e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e bregdetar dhe me potencial tė madh njerėzor, luftėtarėsh me pėrvojė.
Pėr kėtė dėshmojnė, veē tė tjerash, kryengritjet e Himarės nė shekujt e parė tė pushtimit turk, qė patėn jehonė edhe jashtė vendit, kryengritjet e Kurveleshit nė vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, e udhėhequr nga luftėtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuēi. Kryengritjet nė Labėri vazhduan kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitin 1908, kryengritja e pėrgjithshme pėr fitoren e pavarėsisė kombėtare nė vitin 1912.
Nė vargun e tyre mund tė pėrmendet edhe Lufta e Vlorės kundėr pushtuesve italianė nė vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare (1939-1944), nė tė cilėn populli i Labėrisė tregoi vlerat e larta tė atdhedashurisė, heroizmin masiv pėr liri, pavarėsi e demokraci.
Shembulli i gjallė i Labėrisė, ashtu si ai i trevave tė tjera tė Shqipėrisė deri nė Kosovė e mė gjerė ku banojnė shqiptarė, nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare kundėr pushtuesve tė huaj, ėshtė tepėr domethėnės pėr tė vėrtetuar ato qė ka thėnė albanologia e njohur angleze Edith Durham se: “Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si ujėt mbi shpinėn e rosės… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f.104). Kjo ishte vetėmbrojtje e mirėfilltė shoqėrore pėr individėt dhe shoqėrinė.
2. Nė Kanunin e Labėrisė sanksionohen nė unitet etika, njė sistem vlerash tė larta morale si dhe parimet themelore juridike tė mbrojtjes sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet e barazisė, sė gjakut, tė lirisė, ashtu siē pasqyrohen nė tė drejtėn zakonore mbarėshqiptare. Por nė asnjė rast e drejta zakonore nuk mund tė idealizohet dhe fetishizohet se ėshtė produkt historik i kohėve nė tė cilat ka vepruar.
Pėr ngjashmėrinė e vlerave morale dhe tė parimeve juridike tė sė drejtės zakonore shqiptare me ato tė grekėve tė vjetėr tė pėrshkruara nė Illiadėn e Homerit dhe nė veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanė shkruar mjaft studiues tė huaj qė nga gjysma e shek.19-tė. Edhe nė kohėn e tanishme studiuesi nga Japonia e largėt prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bėrė hulumtime tė posaēme pėr problemet e etikės sė Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar nė planin krahasues, shpreh mendimin se: “Edhe struktura etike e shoqėrisė homerike, e pėrbėrė nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i pėrket kategorisė etike tė njė shoqėrie pa autoritet shtetėror, pėrfaqėsuar mė sė miri nga struktura etike e Kanunit”.[1]
Ky krahasim i pėrshtatet mė mirė Kanunit tė Labėrisė, pėr shkak tė fqinjėsisė sė saj me Greqinė dhe tė marrėdhėnieve e tė ndikimeve mė tė mėdha tė ndėrsjellat nė kulturėn e jetėn e tė dy popujve qė nga lashtėsia. Tė dy popujt kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri tjetri.
Ky opinion i autorit tė paanshėm japonez ka rėndėsi pėr tė treguar lashtėsinė e kulturės sė popullit shqiptar, bashkėkohėse me atė tė grekėve tė vjetėr. Ai shėrbeu pėr tė sqaruar se ky sistem i vlerave nė njė shoqėri pa autoritet shtetėror ushtron e mban gjallė sensin e drejtėsisė nė kėtė shoqėri. Kėto pikėpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.[2]
Aty shprehet qartė filozofia popullore pėr tu vetėqeverisur me drejtėsi, sipas rregullave (normave) tė sė drejtės zakonore, tė rrėnjosura nė mendje, tė cilat i tregojnė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo, se ē’duhet bėrė e ēfarė jo, sesi tė sillet njeriu.
Dhe kėtė drejtėsi populli i saj nuk mund ta gjente kurrė nė ligjet e shteteve tė huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me tė drejtėn zakonore tė tij,me ligjet e veta tė pashkruara, tė trashėguar brez pas brezi nga tė parėt, pėr vetėmbrojtjen e bashkėsisė dhe vetėqeverisjen nė njėsitė vendore. Kėtu qėndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo filozofi e ligjit siē shprehet E.Durham, qėndron edhe mbi “dhjetė urdhrat e zotit”.
3. Kanuni ėshtė dėshmi e gjallė se bashkėsia labe, qė kur nuk ekzistonte autoriteti shtetėror e nė vazhdimėsi, nuk ka jetuar nė anarki e nė arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e sė drejtės zakonore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė mes njerėzve nė fusha tė ndryshme tė jetės.
Kėto norma janė krijuar si rezultat i zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore – ekonomike tė grupit etnik dhe kanė vepruar brenda tij nė truallin e Labėrisė. Si formė e vetėdijes shoqėrore ato kanė hyrė thellė nė shpirtin e kėtij etnosi dhe janė respektuar e zbatuar me fanatizėm nga bashkėsia dhe ēdo pjesėtar i saj, krejt natyrshėm, sipas traditės sė pėrditshme, tė pranuar nga tė gjithė, pa forcėn e shtetit, aq sa do ta kishte zili edhe ēdo shtet i sotėm pėr zbatimin e ligjeve.
Kuptimi dhe rėndėsia qė ka pasur nderi pėr popullin e kėsaj bashkėsie kanė luajtur rol tė madh nė zbatimin e Kanunit.
Veē traditės e normave tė moralit, qė kanė qenė faktori kryesor, pėr zbatimin e Kanunit kanė ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e vetėqeverisjes vendore, Kėshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal.
Respektimi i kėtyre normave lidhej ngushtė me vetėqenien e vetėqeverisjes sė kėtyre bashkėsive dhe tė prestarėve tė tyre, kurse mosrespektimi e vinte nė rrezik jetėn kolektive tė bashkėsisė e tė individėve.
Kėto rrethana kanė pėrcaktuar qė bashkėsitė dhe organizmat e vetėqeverisjes vendore tė reagojnė ashpėr ndaj tė gjitha sjelljeve me rrezikshmėri shoqėrore, me qėllim ruajtjen e unitetit tė bashkėsisė dhe mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mėnyrat e reagimit kanė ndryshuar gjatė zhvillimit historik tė shoqėrisė labe qė nga bojkotimi, dėbimi e deri te vrasja e fajtorit.
Nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar tė pavarur, nuk kishte kushtetutė e ligje tė tij, kanuni luante rolin e Kushtetutės pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike tė popullsisė sė njėsive tė vetėqeverisjes vendore, pėrfshirė edhe Labėrinė.

Qėllimi i botimit tė Kanunit tė Labėrisė

Nė botimin e Kanunit tė Labėrisė jemi nisur nga koncepti kryesor qė tė ruhen vlerat mė tė mira morale e kulturore tė trashėguara nga e kaluara dhe tė luftohen anėt negative, tė papajtueshme me parimet morale e juridike tė shoqėrisė demokratike shqiptare.
Sigurisht, nuk mund tė mohohet, qė edhe nė shoqėrinė e sotme labe ndeshen nė praktikė dukuri tė Kanunit, sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore, nė marrėdhėniet civile, tė detyrimeve e kontratave qė lidhen me mirėbesim, me gojė, kur duhen me shkrim e deri nė fushėn penale e procedurale, duke pėrjashtuar gjakmarrjen, e cila nė Labėri i pėrket sė kaluarės.
Nė kėtė kuptim normat e kanunit nuk mund tė studiohen vetėm nga kėndvėshtrimi historiko-etnologjik. Realiteti objektiv tregon se ndodhemi pėrpara dualizmit juridik. Nga njėra anė veprojnė ligjet e shtetit dhe nga ana tjetėr, veprojnė edhe norma tė kanunit, pavarėsisht nga sfera e kufizuar e marrėdhėnieve shoqėrore qė ato rregullojnė, sidomos nė veri. Pėr kėto arsye del nevoja tė pėrballemi me kėto norma e mendėsitė e sė kaluarės.
Veē asaj, e drejta zakonore njihet si burim i sė drejtės, derisa ajo vepron nė kėtė ose atė masė. Normat e sė drejtės zakonore janė mbledhur e kodifikuar nė kanun, por kanuni nuk ėshtė sanksionuar si ligj nga shteti.
Me civilizimin e shoqėrisė, me mbizotėrimin e moshės mesatare tė re tė popullsisė, me zgjerimin e emigracionit, me ndėrtimin e forcimin e shtetit tė sė drejtės, me zgjerimin e emancipimit nė mėnyrėn e jetesės e tė krejt marrėdhėnieve shoqėrore, me rritjen e nivelit arsimor e kulturor tė njerėzve, me zhvillimin e infrastrukturės e tė lidhjeve fshat-qytet etj, kėto dukuri negative shkojnė duke u pakėsuar, drejt zhdukjes sė plotė tė tyre, ndonėse ky ėshtė njė proces qė diku shpejtohet e diku ngadalėsohet.
Shqipėria nė kohėn e tanishme ėshtė republikė parlamentare, shtet unitar dhe i pandashėm, me njė Kushtetutė demokratike, me ligje bashkėkohore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė fusha tė ndryshme tė jetės, me njė sistem tė organizuar tė drejtėsisė, kėshtu qė janė krijuar kushte tė favorshme pėr realizimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut dhe nuk ka pse tė kthehemi prapa pėr zbatimin e Kanunit.
Mendimi dhe qėllimi kryesor i botimit tė Kanunit janė jo vetėm nė planin etnik e kulturor, por edhe pėr tė kufizuar gradualisht zbatimin e tij nė praktikė, duke u dhėnė pėrparėsi ligjeve tė shtetit, qė pėrbėjnė bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė tij.
Shqipėria sot aspiron e kėrkon qė nėpėrmjet reformave demokratike tė legjislacionit e tė sistemit tė drejtėsisė, tė integrohet nė Evropė. Prandaj konceptet dhe pėrpjekjet pėr tė bėrė reforma nė Kanune, janė arkaike, krejtėsisht tė papėrshtatshme e tė papranueshme pėr shoqėrinė dhe shtetin tonė tė sė drejtės.
Qėllimi tjetėr i botimit tė Kanunit tė Labėrisė, jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė dhe njohja e pėrmbajtjes sė tij nga opinioni publik e shkencor brenda vendit e studiuesit e huaj.
Kjo njohje bėhet e nevojshme, po tė mbahet parasysh fakti se pėr kėtė Kanun kanė filluar tė botohen shkrime tė pakta kryesisht nė gjysmėn e dytė tė shek.XX nga Marko Koroni, Eqerem Vlora, Riza Runa, Zenel Merjo, Agim Hila, Koēo Nova, Xhafer Majko, Bardhosh Gaēe, dr.Laver Stroka, Rahmi Memushi, Gazeta “Labėria” etj, tė cilėt kanė dhėnė ndihmė tė ēmuar.

Burimet e normave tė Kanunit

Krijuesi i normave tė Kanunit ėshtė vetė populli i Labėrisė me menēurinė e tij. Ato pasqyrojnė botėn shpirtėrore tė tij tė pėrcaktuar nė analize tė fundit nga kushtet materiale tė jetesės. Nevojat historike, shoqėrore, ekonomike, jetėsore tė njerėzve kanė diktuar vendosjen e normave, zakoneve, rregullave tė sjelljes nė mes tyre, bazuar nė parimet e larta tė moralit.
Zakonet kanė luajtur rol parėsor nė formacionet e hershme shoqėrore parashtetėrore, pėr rregullimin e marrėdhėnieve brenda njė grupi shoqėror. Ato gjithashtu kanė rėndėsi tė veēantė nė formimin e sistemit tė sė drejtės.
Historikisht dihet se zakonet kanė vepruar e veprojnė mė gjatė, pavarėsisht se nuk janė sanksionuar nga shteti.
Kushtet historike nė tė cilat ka kaluar Shqipėria nė tėrėsi dhe Labėria nė veēanti dhe zhvillimet e brendshme ekonomike-shoqėrore, kanė pėrcaktuar faktin qė mjaft zakone ndryshuan nė brendėsi dhe u shndėrruan nė norma tė sė drejtės zakonore, u bėnė pjesė pėrbėrėse e sistemit tė sė drejtės. E drejta zakonore ėshtė forma fillestare dhe mė e lashtė e sė drejtės. Fakti qė ajo vazhdoi tė veprojė deri nė kohėn tonė, tregon pėr forcėn e potencialin e sė drejtės zakonore. Pikėrisht pėr kėto arsye ajo ėshtė ndėr problemet kryesore tė teorisė tė sė drejtės bashkėkohore.
Pleqtė e zakonit, nėpėrmjet zgjidhjes sė ēėshtjeve, mosmarrėveshjeve a konflikteve tė ndryshme, ose u referoheshin zakoneve tė mėparshme, ose vendosnin njė normė tė re, e cila, vihej nė pėrdorim edhe pėr zgjidhje analoge nė tė ardhmen si precedent gjygjėsor. Kėshtu bėhet kalimi gradual nga zakonet e lashta tė tė parėve nė norma tė sė drejtės zakonore, si rezultat i zhvillimit historik, i ndarjes dhe i diferencimit tė shoqėrisė nė klasa, pozita ekonomike e tė cilave u sanksionua nė normat e sė drejtės zakonore.
Pikėrisht pėr kėto arsye kanuni pėrmban norma sjelljeje qė nga lashtėsia, nga Ilirėt, rendi gjinor, nga mesjeta dhe shtresėzime tė reja, veēanėrisht nė shek.XVIII dhe deri nė gjysmėn e parė tė shek.XX.
Pra, burimi i parė kryesor i normave tė Kanunit tė Labėrisė, janė zakonet qė u kthyen nė norma juridike, pėr shkak tė zbatimit tė tyre tė vazhdueshėm e tė detyrueshėm. Veē normave tė pėrbashkėta tė sė drejtės zakonore, nė njėsi tokėsore tė veēanta, nė fshatra, kanė vepruar edhe zakone tė vendit tė detyrueshėm pėr t’u zbatuar brenda tyre. Sipas vendit bėhet kuvendi.
Burimi tjetėr kryesor i normave tė Kanunit janė vendimet e Kuvendit tė burrave, besėlidhjet e ndryshme pėr ēėshtje tė rėndėsishme, si psh pėr pajtimin e gjaqeve (hasmėrive), ndarjen e kufijve tė tokave apo tė maleve, etj.
Nė Labėri janė zhvilluar mjaft kuvende tė rėndėsishme qė njihen nė historinė e popullit shqiptar, si i Himarės (Shekulli XV). Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende tė tjerė, tė cilėt lidhen drejtpėrsėdrejti me reformat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, e pėr tė cilėt do tė flitet mė poshtė.
Pikėrisht kėto burime tė sė drejtės zakonore pėrbėnin bazėn pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore ndėrmjet njerėzve tė bashkėsisė labe. Ato njėkohėsisht ishin mburoja nga ēdo arbitraritet, sepse askush nuk mund tė vihej para pėrgjegjėsisė civile, penale apo pėr shkelje tė tjera, pa u mbėshtetur nė normat e Kanunit. Ēdo veprim ishte i domosdoshėm tė bazohej nė kėto norma.
Askush nuk mund tė vepronte nė kundėrshtim apo duke i anashkaluar ato, ndryshe reagonte tėrė bashkėsia dhe nuk lejonte vetėgjyqėsinė.

Zhvillimi historik i Kanunit tė Labėrisė

Nė shoqėrinė shqiptare, si nė ēdo shoqėri tjetėr njerėzore, nė stadet mė tė hershme tė saj janė njohur tabutė, si veprime tė ndaluara. Shkelėsit e tyre dėnoheshin me dėnime tė ndryshme. Veē kėtyre nė shoqėri kanė vepruar normat e moralit, bazuar nė filozofinė e sė mirės e tė keqes dhe pėrcaktonin se si duhej tė silleshin njerėzit.
Gjithashtu u shfaqėn zakonet, qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė grupet etnike.
Me zhvillimin historik tė shoqėrisė, si pasojė e dallimeve ekonomike shoqėrore, u diktua nevoja e shndėrrimit tė zakoneve nė norma tė sė drejtės zakonore.
Megjithatė nuk mund tė mohohet se edhe nė Labėri kanė ekzistuar sisteme tė ndryshme tė sė drejtės, bartės tė sė cilave kanė qenė grupe tė ndryshme sociale e kulturore, ndaj tė cilave veprojnė kėto sisteme. Nė literaturėn historike e juridike tė vendit e tė huaj, ėshtė pranuar se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte bashkėsive tė ndryshme etnike, pėrfshirė shqiptarėt, format patriarkale tė ekzistencės sė tyre kombėtare si dhe normat e sė drejtės zakonore pėr vetėqeverisjen vendore. Konkretisht kanė vepruar e drejta romake, bizantine (nga e cila ėshtė huazuar dėnimi me prerjen e gjymtyrėve hundės, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet, qė pėrfaqėsojnė pluralizmin juridik. Ato kanė pasur mbi tė ndikime sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore.
Megjithatė, ėshtė gjithashtu fakt i pamohueshėm, se e drejta zakonore e Labėrisė, dhe ajo mbarė shqiptare nuk u asimilua, por nė pėrmbajtje tė saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombėtar dhe vazhdoi tė mbijetonte e tė zbatohej nė praktikė. Ajo ishte pjesė pėrbėrėse e qėndresės sė popullit kundėr pushtuesve tė huaj. Nė rast se ajo do tė ishte asimiluar gjatė pushtimit osman, atėherė njerėzit do tė detyroheshin tė zbatonin vetėm sheriatin dhe tė humbitnin edhe gjuhėn shqipe siē kanė humbur edhe njėzetmijė gjuhė tė ndryshme.
Mirėpo, origjina e normave tė sė drejtės zakonore mbarė shqiptare, pėrfshirė atė tė Labėrisė, i pėrket lashtėsisė, para pushtimit romak, qė nga ilirėt (shek.IV-I para erės sė re). Sipas Shtjefėn Gjeēovit emri i sė drejtės zakonore te shqiptarėt e Shqipėrisė sė jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit tė Epirit. ²Krahu qė i afrohet Gjirokastrės thonė: ²Me ba kuvėnd mbas Kanunit tė Pirrit² mbretit tė Epirit.[1] Kjo ėshtė njė hipotezė e ngjashme me atė tė historianit Kasem Biēoku se Kanuni i Lekės ka lidhje me emrin e Aleksandėrit tė Madh, qė mbetet objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.
Kėto norma u pėrcollėn nė traditėn gojore gjatė shekujve deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, gjithmonė nė trajtėn e normave tė sjelljeve tė pashkruara, qė pėrbėn karakteristikėn kryesore tė sė drejtės zakonore.
Normat e sė drejtės zakonore tė pėrfshira nė Kanun nuk kanė qenė statike nė tė gjitha kohėt. Ato kanė pėsuar evolucionin e tyre historik, janė ndryshuar e plotėsuar me norma tė reja, nė pėrshtatje me kėrkesat objektive tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė Labėrisė.
E drejta zakonore e Labėrisė, ndonėse ka origjinė qė nga lashtėsia, gojėdhėna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenė prift edhe si prijės i Kurveleshit i njohur nga normanėt gjatė pushtimit tė tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohės sė Bizantit, ēka dėshmon se gjurmėt e Kanunit tė Labėrisė gjenden qysh atėherė dhe kanė vepruar nė praktikė krahas monokanonit bizantin. Pėr kėtė legjendė ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarėsisht se ende nuk janė gjetur dokumente tė shkruara.
Ėshtė interesant fakti se kjo gojėdhėnė pėr Papa Zhulin nė Labėri, ka shumė ngjashmėri me atė nė Malėsinė e Veriut, qė i atribuon Kanunin mesjetar Lekė Dukagjinit, apo Kanuni i Skėnderbeut, ndonėse edhe pėr kėta nuk ka dokumente arkivore.
Sipas mendimit tonė, tė shprehur edhe mė parė, as Lekė Dukagjini dhe as Papa Zhuli nuk ka qenė e nuk mund tė ishin krijuesit e kodifikuesit e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanė origjinė shumė mė herėt, por, nė rastin mė tė mirė ata mund tė kenė bėrė ndonjė ndryshim tė normave tė vjetra pėr zėvendėsimin me norma tė reja nė pėrshtatje me kėrkesat e kohės, ose kanė ushtruar autoritetin e tyre pėr zbatimin e kėtyre normave.
Veē asaj, nė Kurvelesh gojėdhėna popullore nuk i jep ndonjė rol tė veēantė Papa Zhulit, ashtu siē ndodh nė malėsi tė Veriut pėr Lekė Dukagjinin ose pėr Skėnderbeun.
Nė vitin 1492, Porta e Lartė, i njohu zyrtarisht Himarės, si kryeqendėr e kryengritjeve tė Labėrisė kundėr pushtuesit osman, venomet e saj, tė drejtėn pėr t’u vetėqeverisur me normat juridike tė saj. Himara, nė shekujt XV dhe XVI pėrfshinte bregun e detit deri nė Butrint dhe gjithė pothuaj Labėrinė e sotme. Nga dokumente tė mėvonshme del se nė Himarė bėnin pjesė fshatrat e Tepelenės, tė Kurveleshit, Kudhėsi, Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi 50 fshatra).
Shtegtarėt anglezė qė kanė vizituar Himarėn nė shek.XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnė pėr njė kod zakonor tė fortė qė vepronte nė Himarė. Dhe vetėm nė gjysmėn e parė tė shek.XIX Himara u kufizua nė shtatė fshatrat e njohura tė Bregdetit: Himarė, Qeparo, Kudhės, Vuno, Pilur, Dhėrmi dhe Palasė.
Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan tė zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).
Mė vonė gojėdhėna popullore njeh Gjokutėn nga Kuēi si ligjvėnės, qė mendohet se ka jetuar nė mesjetė (1615), por edhe pėr kėtė nuk ka dokumente tė shkruara. Pavarėsisht nga mungesa e burimeve arkivore, normat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, kanė vazhduar tė veprojnė gjatė shekujve.
Ndryshime nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė njihen nė shekujt XVIII-XX-tė. Sipas gojėdhėnės popullore kėtu mund tė pėrmenden Kuvendi i burrave, i mbledhur nė Senicė (Delvinė) nė (shek.XVIII) me pėrfaqėsues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhėria.

Kėnga popullore thotė:
Gjėmon vendi nga oshtima
Vijnė kalorės, vijnė trima
Nga Himara, nga Smokthina,
Nga Labova nga Delvina…

Fakti qė Kuvendi u mbajt nė njė fshat qė i pėrkiste besimit kristian me pjesėmarrjen e gjerė edhe tė pėrfaqėsuesve nga shumė fshatra qė ishin kthyer nė shekullin XVII-XVIII nė besimin mysliman, ishte me rėndėsi politike kombėtare. Ai dėshmoi pėr tolerancėn e madhe fetare qė ekzistonte nė Labėri qė nė shek.XVIII dhe njėkohėsisht pėr qėndrimin e vendosur patriotik tė popullit nė mbrojtje tė zakoneve e tė traditave tė tij.
Me guxim e vendosmėri ai pėrballoi politikėn shtypėse tė pushtuesve osmanė, propagandėn presionet e intrigat e Patriarkanės sė Stambollit, politikėn nacionaliste ekstremiste tė shovinistėve fqinjė e tė kishės ortodokse greke, pėr tė pėrēarė e prishė harmoninė fetare pėr bashkėjetesė tė banorėve tė kėtyre krahinave.
Pikėrisht pėr kėto arsye marrjen e vendimit tė pėrbashkėt tė Kuvendit populli e quajti: “Nė Senicė u bė palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi. Megjithėse krahas sė drejtės zakonore vepronte edhe e drejta kishtare pėrsėri nė kėtė ngjarje del qartė se e drejta zakonore zbatohej nė praktikė pa u shkrirė me tė drejtėn kishtare e Sheriatin. Kėto ligje tė pashkruara ishin tė njėjta pėr tė gjithė pavarėsisht nga pėrkatėsia e besimit fetar, ndryshimi i fesė nuk kishte sjellė pengesė nė zbatimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, por ishte nė harmoni me ndjenjat individuale tė besimit fetar tė tė krishterėve e myslimanėve.
Mbėshtetur nė realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se nė "Shqipėri ka ekzistuar toleranca fetare dhe ėshtė i vetmi vend i Evropės, ku nuk ka pasur luftėra fetare”. (Konica, vepra 1993)
Nė kėtė kuvend u shqyrtua ēėshtja e vjedhjes sė njė viēi nė Bamatat (Delvinė) nga njė person nga Lukova. Kuvendi e dėnoi kusarin pėr 1 me 5 dhe 500 grosh gjobė, sa ishte sharti. Mirėpo ai nuk u bind e nuk e pranoi vendimin. Pėr kėtė Kuvendi vendosi njė normė tė re dėnimin me vdekje (me vrasje) pėr moszbatimin e vendimit tė Kuvendit dhe pėr vjedhje tė pasurisė sė tjetrit.
Pėrsėri sipas gojėdhėnės popullore Kuvendi i dytė i madh me rėndėsi tė veēantė historike pėr tė drejtėn zakonore tė Labėrisė u mbajt nė shek.XVIII nė Zhulat, te rrapi i Agait, poshtė qafės sė Taroninės, nėn drejtimin e burrit tė shquar tė zakonit dhe agait Idriz Sullit.
Nė kėtė Kuvend morėn pjesė burra tė dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti nė tėrėsi, Rrėzoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Ēelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumė tė tjerė.
Kjo ngjarje e madhe ishte dėshmi tjetėr e gjallė e bashkimit dhe e vėllazėrimit tė njerėzve, burrave tė zakonit qė i pėrkisnin besimit, kristian e mysliman pėr mbrojtjen dhe reformimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, e pėrjetėsuar nė kėngėn popullore.
Nė njė variant tė kėngės popullore thuhet :


Tek rrapi nė Taroninė
Qė ėshtė pranė Zhulatit
Seē e mblodhi miqėsinė
Tė lidhin ligat e fatit
Gjithė krahinat i ftuan
Delegatėt tė dėrgojnė
Kishin pėr tė biseduar
Nga tė gjitha anėt rrodhėn…..

Variant tjetėr :
U thotė Idriz Agai:
Mbani vesh o kapedanė
Dhe ju bejlerė e agallarė Tė madhe ju bėj rixhanė (lutjen)

Tė lidhim mirė ixhanė (pajtimin)
Kuvendi i burrave bėri shtesa e ndryshime tė rėndėsishme nė Kanunin e vjetėr, duke pranuar norma tė reja, tė cilat u njohėn me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Ato janė zhvillim e pasurim i mėtejshėm i sė drejtės zakonore tė Labėrisė, tė cilat u kundėrvihen ndikimeve tė Sheriatit, qė kishte filluar tė zbatohej nė Labėri pas reformave tė Tanzimatit (1839).
E drejta zakonore nė Labėri u qėndroi kėtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.
Veēanėrisht nė Himarė e nė zonėn malore tė Kurveleshit, qė kishin njė farė autonomie, Kanuni, si pjesė e qėndresės popullore kundėr pushtuesve tė huaj, u ruajt mė fort e mė kompakt pėr vetėqeverisjen vendore, ashtu sikurse kėngėt, vallet, vajtimet e kostumet popullore labe.
Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden: Zgjerimi e forcimi i pronės private nė dėm tė asaj tė pėrbashkėt, prirja pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht tė gruas, duke i njohur tė drejtėn pėr tė punuar jashtė shtėpisė bashkė me burrat. Pėr kėtė dha shembullin i pari vetė agai Idriz Sulli. Deri nė atė kohė gratė e agallarėve, nėn ndikimin e sheriatit, qėndronin tė mbyllura brenda dhe mbulonin fytyrėn me perēe nė disa zona.
Normė tjetėr e re ishte ajo e ndarjes sė gruas, pa sjellė si pasojė vrasjen. Dhe pėr kėtė e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i tha dhendėrrit ta ndante vajzėn e tij dhe nuk do tė prekej (vritej). Ngjarja kėshtu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Njė shart tjetėr ishte qė hajdutit tė mos i pritej dora, siē veprohej mė parė ( nėn ndikimin e sė drejtės bizantine dhe tė kuranit), por tė paguante njėfishin e sendit tė vjedhur kur ishte jashtė shtėpisė, ndėrsa brenda shtėpisė dyfishin ose pesėfishin dhe pesėqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosėn dėnime tė rėnda pėr krimin e tradhtisė.
Ali Pashė Tepelena (1740-1822) nė pashallėkun e tij, krahas sheriatit pėr popullsinė myslimane dhe kanuneve kishtare pėr banorėt e krishterė, zbatoi bujurditė (urdhėresat) e tij. Nė raste tė veēanta lejoi tė zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojėdhėnės popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kėrkonte tė kufizonte veprimin e kanunit. Pavarėsisht nga motivet, vrasja e kėtij burrė zakoni tė shquar ishte njė krim i rėndė.
Pasi nėnshtroi me forcė tė armėve dhe futi nė pashallėkun e tij edhe Sulin e Himarėn (1798), Ali Pasha u pėrpoq tė bėnte organizimin gjyqėsor nė ēdo qytet e krahinė dhe tė zbatonte ligjet njėlloj si pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, sipas parimit tė barazisė para ligjit.
Me kėto masa synonte tė bėnte njė hap pėrpara sipas modelit tė shteteve perėndimore.
Gjithashtu ai kufizoi vrasjet pėr gjakmarrje dhe gjakmarrjen e zėvendėsoi me dėnime tė tjera, si me pagimin e dietės (shpėrblimin e gjakut) ose me dėbimin e deri me dėnimin me vdekje, siē veprohej nė shtetet e tjerė pėr vrasjet me dashje.
Pėr kufizimin e gjakmarrjes e tė pasojave tė saj (ngujimet) nė Labėri kanė luajtur rol tė madh Kuvendet e burrave qė nga shek.XVIII e nė vazhdimėsi.
Ky fakt ėshtė njė argument tjetėr i fuqishėm nė mbėshtetje tė pikėpamjes qė mbronte At Gjergj Fishta nė parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit kundėr autorėve qė shpreheshin se gjakmarrja pėrcaktonte “barabarėsinė e egėrsinė e kombit shqiptar…”.
Mbas Kanunit – thotė Fishta, qi asht tė shprehunit e shpirtit tė Kombit shqiptar, vrasa asht e ndėshkueme me dekė (vdekje). (Parathėnia e KLD, f.XXII)
Procesi i kufizimit gradual deri nė zhdukje i gjakmarrjes nė Labėri, ėshtė dėshmi e gjallė edhe kundėr pikėpamjeve tė Lombrozos e pasuesve tė tij, qė e shpjegojnė gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia atribuojnė racės shqiptare, ndonėse dihet botėrisht qė ajo ka qenė fenomen historik – shoqėror ndėrkombėtar, qė ka lindur nė bashkėsinė primitive, si rrjedhojė e jetesės sė pėrbashkėt, e solidaritetit ndėrmjet njerėzve, qė pėrcaktonte vetėmbrojtjen nė kushtet e mungesės sė shtetit.
Megjithatė, si nė zonat e tjera malore, edhe nė Labėri, nė njė shoqėri ku nuk kishte autoritet shtetėror, hakmarrja nė kuptimin e gjerė tė fjalės, vepronte pėr rivendosjen e drejtėsisė, si shpagim pėr rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga ēdo veprim tjetėr i padrejtė nė dėm tė palės sė dėmtuar.
Nė kėtė kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi pėr marrjen e gjakut tė babait, djalit, vėllait, xhaxhait, nipit nga babai tė vrarė mė parė. Derisa nuk kishte autoritet shtetėror pėr mbrojtjen e jetės, gjakmarrja funksiononte si mjet i vetėmbrojtjes. Krejt ndryshe ėshtė gjakmarrja nė kushtet e funksionimit tė shtetit. Ajo nga mjet e vetėmbrojtjes kthehet nė vetėgjyqėsi dhe ėshtė e dėnueshme nga ligjet e shtetit.
Normat e sė drejtės zakonore vazhduan tė vepronin nė Labėri edhe pas shpalljes sė Pamvarsisė Kombėtare dhe krijimit tė shtetit kombėtar Shqiptar (28 Nėntor 1912).
Qeveria e Vlorės, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, pėr shkak tė gjendjes politike, ekonomike e shoqėrore nė tė cilėn ndodhej, tė izolimit dhe veprimit fort tė zakoneve e traditave tė vjetra, lejoi pėrkohėsisht normat e sė drejtės zakonore, sidomos ato qė kishin tė bėnin me rregullimin e hakmarrjes e tė gjakmarrjes.
Ky qėndrim gjeti mirėkuptim jo vetėm nė Labėri por edhe nė popullatėn e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbėshteti qeverinė, siē ishte vendimi i krerėve tė Malėsisė sė Veriut tė datės 6 shtator 1913 tė mbledhur nė Krujė.
Nė Kanunin e Zhurisė (1913), tė miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka edhe disa norma tė sė drejtės zakonore. Nga vitet 1913 Labėria u pushtua, u shkatėrrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetėm nė gusht – shtator 1916, banorėt e Kurveleshit tė zhvendosur me dhunė, pas dy vjetėsh u kthyen nga lumi i Vlorės nė fshatrat e tyre tė djegur e tė shkatėrruar krejtėsisht, qė ndodheshin nėn pushtimin italian pas atij grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, tė Luftės sė Parė Botėrore (1918) dhe deri nė luftėn e Vlorės nė vitin (1920).
Edhe gjatė kėtyre pushtimeve tė huaja, populli i Labėrisė vazhdoi tė vetėqeveriset pėr aq sa mundej, nėpėrmjet sė drejtės zakonore.
Ndryshime e pėrmirėsime tė Kanunit tė Labėrisė nga pleqtė e zakonit dhe kuvendet e burrave janė bėrė edhe nė vitet pasardhės deri nė vitet 20-tė tė shekullit XX, nga pėrfaqėsuesit e fshatrave tė Kurveleshit, tė mbledhur nė Gusmar nė vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e gjaqeve-hasmėrive.
Me rėndėsi tė madhe historike, politike e juridike ėshtė Kuvendi (Kongresi) i Labėrisė, i mbledhur nė Kuē tė Kurveleshit mė 28 nėntor 1924, nė njė situatė, kur kishin fituar idetė e revolucionit demokratik tė qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma tė thella ligjore. Ndėrkohė normat e sė drejtės zakonore vepronin ende me forcė nė Kurvelesh. Nė Kuvend morėn pjesė delegatė jo vetėm nga Labėria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini etj. Tė gjithė kėta delegatė ishin veteranė vullnetarė dhe i dhanė Kuvendit karakter kombėtar.
Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundėr zakoneve tė kėqija ėshtė pjesė pėrbėrėse e luftės pėr forcimin kombėtar dhe demokratik.
Njė nga vendimet kryesore tė Kuvendit ishte padyshim pajtimi i gjaqeve- hasmėrive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si njė plagė shoqėrore me pasoja tė rėnda, si dhe masat ndėshkuese kundėr atyre qė do tė shkelnin kėtė normė zakonore tė Kuvendit. Kjo normė kishte karakter tė thellė humanitar, sepse ēlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve pėr gjakmarrje dhe godiste mentalitetet e sė kaluarės.
Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale nė marrėdhėniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave tė fėmijėve tė paralindur ose tė fėmijėve tė mitur, lirimi i grave nga punėt e renda etj. Kėto reforma pasqyronin idetė demokratike pėr emancipimin dhe barazinė e gruas me burrin.
Ndėr faktorėt subjektivė pėr reformat qė synonte tė bėnte Kuvendi njė rol tė veēantė pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe drejtuesi i Kuvendit juristi Sali Hallkakondi nga Vranishti i Vlorės, njohės i zakoneve tė vendit dhe i ligjeve pėrparimtare tė shteteve demokratike tė asaj kohe, i cili pati mbėshtetjen e plotė tė patriotit e intelektualit Halim Xhelo, ndonėse ky nuk mundi tė merrte pjesė nė Kuvend.
Nė vendimet e kėtij kuvendi hidhej njė hap pėrpara pėr tė realizuar idealet e rilindėsve tanė tė mėdhenj dhe vendimet e Kongresit tė Lushnjės (1920), pėr zėvendėsimin e sė drejtės arkaike zakonore me ligje tė reja pėrparimtare e demokratike.
Nė vitet pasardhės (1928 - 1939), gjatė regjimit monarkist tė Zogut dolėn Kodet e rinj dhe ligje me orientim perėndimor, por megjithė atė, u njohėn edhe kanunet e Lekės e tė Skėnderbeut pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore tė veēanta.
Labėria, jo vetėm ka qenė ēerdhe luftėtarėsh trima, por ajo ėshtė dalluar edhe pėr njerėz tė tjerė tė urtė, tė menēur,pleq zakoni, interpretues e zbatues tė mirėnjohur tė normave tė sė drejtės zakonore. Tė tillė njihen nė traditėn gojore tė shekullit tė XX: Arif Mėhilli,(Kuē), Laze Malua nė Tėrbaē, Sali Hallkokondi nė Vranisht, Zaēe Ēelo nė Mesaplik, Memo Meta nė Brataj, Zoto Mahmuti nė Ramicė, Hamit Selmani nė Dukat, Riza Runa nė Nivicė, Rrapo Ēelua nė Sevaster, Ismail Bezhani nė Fterrė, Hito Zaēe nė Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer Aliko nė Kuē, Josif Kopali nė Ēorraj, Shaban Bineri nė Fushė Bardhė, Neēo Veizi e Jani Rexho nė Himarė, Beqir Velo nė Kaninė, Odhise Kasneci nė Vuno e sa e sa tė tjerė.
Kėrkoj falje nė qoftėse nuk janė pėrmendur tė gjithė ata qė janė dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte pėr arsye se nė njė parathėnie nuk mund tė zgjatesh pafund.
Megjithatė, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labėrisė dhe nga autori.
Lavdia e brezave qė na lanė trashėgimi kėto vlera tė mėdha kulturore, si gurė tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare shqiptare ėshtė e pėrjetshme.

Mbledhja e normave tė Kanunit tė Labėrisė

Mbledhja dhe studimi i kulturės shpirtėrore e materiale, i traditave dhe zakoneve, si dhe i normave tė sė drejtės zakonore kanė rėndėsi tė madhe pėr historinė e ēdo kombi.
Nė kėtė kuadėr edhe mbledhja e normave tė kanunit tė Labėrisė, krahas kanuneve tė tjerė shqiptarė, paraqet interes tė veēantė. Ky interes shprehet nė unitetin e kulturės juridike mbarėkombėtare, pa mohuar veēoritė e dallimet vendore.
Historikisht nė Shqipėri, ėshtė mbledhur i pari Kanuni i Maleve, nė Gziq tė Mirditės, nga Shtjefėn Kostandin Gjeēovi nė fund tė shekullit XIX-tė dhe nė fillim tė shek.XX-tė. Ai u botua pjesė pjesė nė “Hyllin e Dritės” (1913-1929) dhe mė 1933 u kodifikua dhe u botua nga kleri franēeskan nė Shkodėr nė njė vepėr mė vete tė mbiquajtur Kanuni i Lekė Dukagjinit. Ky kanun ėshtė burimi i parė kryesor i sė drejtės zakonore shqiptare dhe ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve shqiptarė e tė huaj. Ai ėshtė pėrkthyere botuar nė gjuhėn italiane, angleze e ruse.
Vitet e fundit janė mbledhur e botuar edhe kanune tė tjerė si Kanuni i Skėnderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Pukės (1997) dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Mirditės nga mbledhėsi i pasionuar dhe njohėsi kompetent Xhemal Meēi (1992), Kanuni i Dibrės nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumės, mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malėsisė sė Madhe e tė Malėsisė sė Lezhės mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i Malėsisė sė Gjakovės dhe kanune tė tjerė lokalė si ai i Ēermenikės, Martaneshit, Bendės i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditės nga Pal Doēi, Pėrmbledhje sistematike e zakoneve juridike tė vjetra shqiptare nga Zef Benusi etj. Kėtyre u shtohet dhe Kanuni i Labėrisė. Tė gjithė kėta variante sė bashku pėrbėjnė Kanunin Popullor mbarė shqiptar nga Labėria nė Veri tė Shqipėrisė e gjer nė Kosovė dhe nė trojet e tjera ku banojnė e jetojnė shqiptarė (Kanunet lokale tė mbledhur ndodhen nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore). Materiali i mbledhur nė kėto Kanune ka qenė dhe mbetet objekt i studimi pėr mjaft autorė shqiptarė dhe tė huaj.
Copėzimi i sistemit feudal tė vendit ka qenė veēori tjetėr kryesore e sė drejtės zakonore, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe nė shtete tė tjerė, si psh. nė Francėn feudale kanė vepruar rreth 300 sisteme tė sė drejtės zakonore lokale (coutumier) tė shkruara e tė pashkruara, tė cilat u mblodhėn nga Filip Bomahuer nė shek. XVIII. Ato u ndryshuan mė vonė me kodifikimin e sė drejtės nga Napoleon Bonaparti.
Mbledhja e normave tė kėtij kanuni filloi me nismėn e autorit dhe me vendimin e presidiumit tė ish Institutit tė Shkencave nė vitet 50-tė, kur u ngarkua sektori i Etnografisė i Institutit tė Folklorit (sot Instituti i Kulturės Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof. Rrok Zojzi i cili nė vitet 50-tė 60-tė tė shekullit tė kaluar bėri ekspedita nė disa zona tė Labėrisė dhe kreu njė punė tė madhe e me ndėrgjegje tė lartė pėr mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga gojėdhėna popullore labe.. Ndonėse prof. Rroku nuk jeton mė, emri dhe kontributi i tij do pėrkujtohen me respekt e mirėnjohje.[1]
Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme qė, krahas atij folklorik e etnografik, tė vazhdohej puna pėr mbledhjen e materialit normativ. Pėr kėtė qėllim, nė vitet 70-80 i kushtova rėndėsi tė dorės sė parė mbledhjes sė normave tė sė drejtės zakonore nė Kurvelesh, qė ende ruheshin nė traditėn gojore tė popullit.
Kanuni pėrmban nė pjesėn mė tė madhe normat e sė drejtės zakonore tė shekujve XVIII-XX, pa pėrjashtuar edhe norma mė tė hershme.
Pėr mbledhjen e materialit burimor tė Kanunit janė pėrdorur metoda tė ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni tė njohur, metoda e pyetėsorėve nėpėr disa fshatra me persona tė ditur, mėsues e intelektualė tė tjerė, metoda krahasuese e materialeve tė mbledhura nė fshatra tė zonave tė ndryshme.
Evidentimi dhe krahasimi i normave tė grumbulluara krijuan mundėsinė qė tė pėrcaktohen karakteristikat kryesore tė pėrbashkėta tė Kanunit tė Labėrisė dhe tė verifikohet pėrafėrsia e saktėsisė sė kėtyre normave. Fakti qė ato nė pėrgjithėsi harmonizohen me njėra tjetrėn, se tregimet e pleqve tė zonave tė ndryshme janė tė ngjashme nė pėrmbajtje, tregon pėr besueshmėrinė e burimeve dhe identitetin e normave tė Kanunit tė Labėrisė.
Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore tė shkruara, nuk mund tė pėrjashtohen dukuritė e subjektivizmit apo tė “modernizimit” tė kėsaj ose asaj norme. Nuk mund tė mohohen edhe gjurmėt e kohės nė tė cilėn janė mbledhur kėto norma.
Nė rast se normat e Kanunit tė Labėrisė do tė ishin mbledhur e kodifikuar tė paktėn 80-90-tė vjet mė parė si ato tė Kanunit tė Lekės, nuk ka dyshim qė do tė ishin mė tė plota e mė tė sakta, se sa nė variantin e paraqitur. Shumė burra zakoni njohės, interpretues e zbatues tė Kanunit tė Labėrisė tani nuk jetojnė mė, ose edhe ata qė mund tė mbijetojnė janė shpėrndarė nėpėr qytete ose nuk dihet se ku banojnė.
Autori ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Kanuni nuk ėshtė e nuk mund tė jetė i plotė e gjithėpėrfshirės, derisa jo pak gjurmė tė sė kaluarės janė zhdukur. Thesari i kulturės popullore ėshtė i paarritshėm, por, siē thotė populli, ”mė mirė pak, se sa hiē”.

Pėrmbajtja e Kanunit tė Labėrisė, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekės e Kanunin e Skėnderbeut

Ideja kryesore e pėrmbajtjes sė Kanunit tė Labėrisė ėshtė dhėnė nė pėrkufizimin, objektin, detyrat dhe qėllimet e tij. Normat e kanunit mund tė pėrcaktohen drejt vetėm nė qoftė se shikohen nė procesin e zhvillimit historik dhe jo si njė ligj konkret statik nė kuptimin e sotėm tė fjalės.
Kanuni, si monument i kulturės shpirtėrore tė bashkėsisė labe, i ngjan njė kalaje qindravjeēare tė Jugut, tė ndėrtuar gur mbi gur, si monument i kulturės materiale, dhe tė dyja bashkė nė unitet tė pandarė janė pjesė pėrbėrėse e kulturės sė kombit shqiptar.
Nė pėrmbajtje tė Kanunit, veē normave tė pėrgjithshme, nė vend tė parė janė paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqėrore dhe parime juridike.
Trajtimi i organizimit tokėsor e shoqėror parashtetėror nė njėsitė e vetėqeverisjes vendore pėrbėn njė drejtim tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar e shpjeguar se bashkėsia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo tė mbyllura e izoluara, por jetonte nė njė njėsi tokėsore me kufij e ndarje administrative tė pėrcaktuar sipas traditės dhe ndikimeve tė trashėguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mėhalla (ēeta), fshati (katundi), krahina. Mbi kėtė bazė ndėrtohej edhe struktura e organizmave tė vetėqeverisjes vendore: qė nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmė tė demokracisė gjinore dhe elemente tė organizimit shtetėror nga ilirėt deri te pashallėku i Janinės i Ali Pashė Tepelenės.
Rendi shoqėror (vėllazėria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrėdhėniet familjare e martesore nė Kanun pasqyrojnė evoluimin nga bashkėsia gjinore te rendi patriarkal nė familje, me ndikime nga e drejta romake – pėr paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt njė farė emancipimi nė marrėdhėniet familjare. Shtylla kryesore qėndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit tė madh tė sheriatit.
Rendi ekonomik ėshtė njė pjesė thelbėsore nė pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė. Rregullimi i marrėdhėnieve juridike-civile, tė bazuara nė pronėn private (pa lėnė mėnjanė format e tjera tė pronėsisė), detyrimet e kontratat, trashėgimia tregojnė pėr rolin e normave tė Kanunit nė kėtė fushė, deri nė kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqėror.
Nė pėrmbajtjen e kanunit hyjnė normat qė parashikojnė veprat penale dhe dėnimet pėrkatėse, sipas njė sistemi tė caktuar, normat proceduriale tė pashkruara tė hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve penale e civile, sipas traditės, sidhe normat qė parashikojnė shkelje tė tjera, tė cilat njėsohen me shkeljet apo kundėrvajtjet administrative (dėmet).
Duke u njohur nė vija tė pėrgjithshme me pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė, kemi mundėsi tė bėjmė krahasime pėr ngjasimet dhe tė evidentohen dallimet me kanunet e tjerė.
Nė shkencėn juridike i kushtohet vėmendje e veēantė studimit tė tipeve dhe tė llojeve tė ndryshme tė sė drejtės zakonore nė realitetin historik tė ēdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur nė disa pėrfundime pėr katėr variantet kryesore tė kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerė lokalė. Duke i njohur kėto lloje tė ndryshme tė sė drejtės zakonore ėshtė bėrė e mundur tė njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjėsitė e pėrgjithshme tė tyre. Pėr efekte krahasimi po merren nė shqyrtim vetėm Kanuni i Labėrisė me Kanunet e Lekė Dukagjinit e Kanunin e Skėnderbeut.
Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Lekės e Kanuni i Skėnderbeut, pavarėsisht se kanė vepruar nė kohė e hapėsirė tė ndryshme, se i pari i referohet nga gojėdhėna shek.XI, kurse tė dytėt shek XV, se i pari ka vepruar nė Jugperėndim tė Shqipėrisė dhe tė dytėt nė Malėsinė e Veriut, kanė shumė norma tė ngjashme e tė njėllojta, kanė njė nėnshtrat tė pėrbashkėt, janė pjesė pėrbėrėse tė Kanunit mbarėpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e pėrballoi stuhitė e pushtimeve tė huaja gjatė shekujve.
Kėto ngjasime kanė nė themel tė tyre etikėn, sistemin e vlerave tė larta morale dhe parimet kryesore juridike tė sė drejtės zakonore tė tij, lidhjet kulturore e shpirtėrore tė popullit shqiptar.
Gjithashtu ngjasime ka nė organizimin e brendshėm shoqėror, parashtetėror mbėshtetur nė lidhjet farefisnore nė vėllazėritė e mėdha e tė vogla, nė institucionin e pleqve e tė kuvendeve tė burrave, si organizma tė vetėqeverisjes vendore, nė rregullimin e marrėdhėnieve tė pronėsisė, tė trashėgimisė, tė detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve.
Analiza e hollėsishme e ngjasimeve tė kėtyre kanuneve ėshtė bėrė nė njė studim tė veēantė nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)
Njėkohėsisht, nga njohja me pėrmbajtjen e kanuneve, nuk mund tė mos vihen nė dukje edhe dallimet e veēoritė vendore, ashtu si nė gjuhė dialektet, nė kostumet, nė kėngėt, vallet etj, tė pėrcaktuara nė analizė tė fundit nga kushtet historike, politike, shoqėrore dhe materiale tė jetesės sė popullsisė sė njėrės apo tjetrės trevė.
Ndėr kėto dallime thelbėsore vėrehet zhvillimi mė herėt i marrėdhėnieve kapitaliste nė prodhim nė Labėri, nė krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekės dhe Kanuni i Skėnderbeut nė Malėsitė e Veriut. Nga pėrcaktimi nė analizė tė fundit i kėtyre marrėdhėnieve ekonomike u shfaqėn edhe dallimet nė strukturėn klasore tė shoqėrisė nė Labėri. Nė disa fshatra sidomos nė Rrėzomė u krijuan shtresa tė reja tė pasura-agallarėt, u forcuan mė tej ēifligarėt, u zgjeruan shtresat e mesme tė pronarėve tė tokės e tė bagėtive, u thellua varfėria e shtresave tė ulėta, qė pėrbėnin shumicėn, veēanėrisht nė Kurvelesh. Secila prej kėtyre shtresave kishte njė status tė veēantė nė Kanun, dhe barazia shoqėrore e dikurshme e bashkėsisė fisnore (gjinore) gradualisht nė shek XVIII-XX-tė shkonte duke u kufizuar, ndėrsa barazia e gjakut ²gjak pėr gjak²u ruajt edhe nė vitet pasardhės. .
Si rrjedhojė e kėtyre dallimeve ekonomike-shoqėrore, Kanuni i Labėrisė rregullonte marrėdhėniet juridike ndėrmjet ēifligarėve e ēifēinjėve, marrėdhėnieve civile e kontraktore tė pronarėve tė tokės e bujqve, agallarėve pronarėve tė kopeve tė bagėtive e ēobanėve qė paraqesin dallim tė dukshme tė Kanunit tė Labėrisė nga Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut nė Veri tė Shqipėrisė.
Dallime jo tė pakta vėrehen edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mėdha patriakale nė Labėri, qė nga gjysma e dytė e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin nė procesin e shpėrbėrjes sė plotė dhe ua linin vendin vėllazėrive, familjeve tė mesme e tė vogla, tė ndara nga trungu prindėror, me ekonomi mė vete, tė vogėl apo tė mesme. Tradita gojore dėshmon se familja labe, nė shumicėn e madhe, pėrbėhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri nė 30 veta, ndryshe nga ajo nė Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut, qė arrinte deri nė 100 veta.
Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavėruese pėr gruan. Ato nuk i njihnin asaj tė drejta nė krahasim me burrin, veēse i mbronin nderin e saj.
Nga gjysma e dytė e shekullit XIX, pas reformave tė normave tė vjetra, pozita e gruas nė Labėri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe nė marrėdhėniet martesore qė gradualisht u liberalizuan nė njė masė ose nė tjetrėn. Marrėdhėniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindėror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pėsuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku mė fort e diku mė pak, gjurmėt e patriarkalizmit tė kohės sė kaluar. Gruaja fitoi disa tė drejta e liri, qė i mohoheshin mė parė. Fėmijėt madhorė mund tė ndaheshin mė lehtė nga trungu prindėror, etj.
Dallime e veēori nė Kanunin e Labėrisė nga Kanuni i Lekės, apo Kanuni i Skėnderbeut ka pėrsa i pėrket organizimit tė vetėqeverisjes vendore. Nė kėtė kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derės sė Gjonmarkajve, si nė Kanunin e Lekės, nuk njihet instituti i bajraktarėve, i krerėve tė fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisė sė vendit, i kapedanėve, i vegjėlisė dhe i gjyqit tė pleqve. Nė kėtė drejtim ka ushtruar ndikim nė Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallėkut tė Janinės, nėn drejtimin e Ali Pashė Tepelenės.
Veē kėtyre, pėr zėvendėsimin e normave tė vjetra me norma tė reja tė Kanunit, merita tė mėdha i takojnė pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės me ēeljen e shkollave qė nė fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore nė Labėri etj.
Popullsia e Labėrisė, e zonave tė vetėqeverisjes vendore, nuk ka qenė krejtėsisht e izoluar, e shkėputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.
Kontaktet e Labėrisė me shkollat dhe me jetėn kulturore tė qyteteve kryesore, e posaēėrisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete tė tjerė si Greqia, Turqia e Italia, kanė luajtur rol tė madh pėrparimtar nė Labėri. Tė gjithė kėta faktorė tė harrur sė bashku vepruan aktivisht nė ndryshimin e mentaliteteve tė njerėzve, pėr qytetėrimin e shoqėrisė dhe, si rrjedhojė edhe pėr ndryshimet pozitive tė normave tė Kanunit tė vjetėr tė Labėrisė, qė pasqyrohen nė rregullimin e marrėdhėnieve juridike.
Megjithatė, kanuneve shqiptare u pėrshtatet sentenca e filozofisė sė vjetėr greke "Jemi bashkė, pse jemi ndryshe".
Nė njė masė ose tjetrėn kjo sentencė ka vlera edhe pėr krahasimet e Kanunit tė Labėrisė me zakonet juridike tė Greqisė sė vjetėr, tė pėrshkruara me mjeshtėri nga Eskili.
Kanunet janė dhe do tė mbeten si monumente historike tė vlerave kulturore tė popullit shqiptar, pasqyra tė historisė dhe tė karakterit tė tij fisnik.
Mbi tė gjitha ngjashmėritė themelore dėshmojnė lashtėsinė e popullit shqiptar, tė kulturės sė tij nė pėrgjithėsi dhe tė asaj juridike nė veēanti, si dhe unitetin e pandashėm tė kombit tonė nė trojet e tij ilire.
Kanunet shqiptare, bashkė me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrėsit, Shkodrės, Tivarit, Drishtit, Budvės) tė shek.XIV mbetėn pasuri kombėtare, nderim pėr tė parėt tanė, tė cilėt na i lanė kėtė trashėgimi tė pasur kulturore.
Nė kėtė parathėnie nuk ėshtė parė e nevojshme tė zhvillohen gjerėsisht karakteristikat dhe institutet kryesorė tė Kanunit, pėr arsye se ėshtė botuar mė parė libri i autorit: "E drejta zakonore e Labėrisė", i cili nė njėfarė mėnyre mund tė quhet edhe komentari i kanunit, kėshtu qė nuk do tė kishte vend pėr pėrsėritje. Libri dhe Kanuni janė nė unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veēanta tė tij.
Sigurisht , Kanuni ėshtė pasuruar me mjaft norma tė reja dhe me praktikat e zbatimit tė tij nė hapėsira tė gjėra tė Labėrisė, tej atyre qė pėrmenden nė libėr. Pėr kėtė arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kanuni_i_Laberis%C3%AB
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2012, 06:11 PM   #5
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Kanuni i Lekė Dukagjinit



Kanuni i Lekė Dukagjinit[1] ose kanuni i malėsisė ėshtė pėrmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare tė Shqipėrisė sė Veriut nė njė libėr, nė rrjedhėn e disa qindvjeēarėve, para dhe pas jetės sė Lekė Dukagjinit.
Thelbi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit janė fjalėt e urta tė dala nga goja e tij, qė u ruajtėn (dhe u pasuruan) brez pas brezi pėr gati gjashtė shekuj.
Ata janė pėrēuar gojarisht nga brezi nė brez. Ligjet e "Kanunit" kane shėrbyer pėr mė shume se pesė qindvjeēarė si mėnyra e themeltė e sjelljes shoqėrore dhe vetėqeverisjes pėr klanet e Shqipėrisė sė Veriut, edhe atėherė kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rėndėsia e Kanunit nė historinė e popullit shqiptar mund tė mbivlerėsohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnė ende tė ushtrojnė njė ndikim tė ndjeshėm ndėr shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri dhe Kosovė, si edhe nė vendet tjera nė tė cilat kanė shtegtuar shqiptarėt.
Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar qė mė pėrpara. Libri i Kanunit tė Lekė Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefėn Gjeēovi gjate viteve 1910-1925.
Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.
Gjithsej janė gjashtė kanune "Kanun'i vjetėr", "Kanuni i Lekė Dukagjinit", "Kanuni i Ēermenikės", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labėrisė" dhe "Kanuni i Skėnderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbėrisė".

Prejardhja

Termi Kanun ėshtė etimologjikisht i lidhur me fjalėn greke "κανών" ("canon"), qė do tė thotė rregull dhe kaloi nė gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndėrsa pėrkatėsia qė luhatet nga vendi nė vend "... i Lekė Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekės", "Kanuni i Malcķs"... tregohet nga studjuesit se prejardhja mund tė datojė qė nė kohė t'Aleksandrit tė Madhe, ku me veēorinė shqipe nė shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekės". Įt Zef Valentini e ēon kėtė kod rregullator para periudhės mesjetare arbnore. Ajo qė ēon nė mėdyshje tė koherencės sė kodit, ėshtė shpėrhapja e madhe e Kanunit, edhe mė tej kufijve tė zotėrimeve tė Dukagjinasve.
Praktika e ligjeve tė kanunit mund tė datoje qė nė kohėn bronzit. Disa autore mendojnė se kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa tė tjerė kanė sugjeruar se kanuni ka elemente tė disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotė se kėto ligje vijnė qė nga koha e bronzit. Disa tė tjerė thonė se ka shumė ngjashmėri midis Kanunit dhe Manusmirtrit njė traditė e hinduizmit.

Zhvillimi

Kodi i Leke Dukagjinit ėshtė i pėrbėrė nga 12 libra dhe rreth 1200 nene.
Katėr shtyllat e Kanunit janė:
Nderi
Mikpritja
Sjellja
Fisi

Kanuni i leke dukagjinit eshte permbledhje e ligjeve rregullave dhe zakoneve te cilat i ka permbledhur princi i Dukagjinve Leke Dukagjini ne nje liber.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kanuni_...%AB_Dukagjinit
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old April 2nd, 2012, 06:13 PM   #6
JoniTTML
JoniTTML
 
JoniTTML's Avatar
 
Join Date: Dec 2011
Posts: 2,871
Likes (Received): 921

Interviste me Prof. Kazuhiko Yamamoto



http://www.voanews.com/albanian/news...145380315.html
__________________

Huti liked this post
JoniTTML no está en línea   Reply With Quote
Old August 25th, 2012, 04:12 PM   #7
gjergjkastrioti
Bashkimi ėshtė udha
 
gjergjkastrioti's Avatar
 
Join Date: Oct 2007
Location: Tirana
Posts: 5,266
Likes (Received): 1822

Forumi Vargmal
https://vargmal.org/
gjergjkastrioti no está en línea   Reply With Quote
Old August 25th, 2012, 04:13 PM   #8
gjergjkastrioti
Bashkimi ėshtė udha
 
gjergjkastrioti's Avatar
 
Join Date: Oct 2007
Location: Tirana
Posts: 5,266
Likes (Received): 1822

Forumi i quajtur Feja Shqiptare
http://fejashqiptare.org/
gjergjkastrioti no está en línea   Reply With Quote
Old August 25th, 2012, 04:53 PM   #9
RolexAL
Epirioti
 
RolexAL's Avatar
 
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,946
Likes (Received): 889


Kėta tek ky forumi qėnkan tė ikur tė gjithė pėr lesh.
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca.
RolexAL no está en línea   Reply With Quote
Old August 25th, 2012, 05:04 PM   #10
gjergjkastrioti
Bashkimi ėshtė udha
 
gjergjkastrioti's Avatar
 
Join Date: Oct 2007
Location: Tirana
Posts: 5,266
Likes (Received): 1822

Quote:
Originally Posted by RolexAL View Post

Kėta tek ky forumi qėnkan tė ikur tė gjithė pėr lesh.
Pse ? Apo se keshtu thua ti . Per mendimin tim keto forume jane shume specifike dhe fokusohen tek rrenjet shqiptare , dhe te persosura nqs dhe ata qe kontribuojne do jene me shume ne te ardhmen . Madje duhet te flitet me shume per shqiptaret , sepse pak eshte folur . Thelbesisht ne jemi injorante persa i perket historise kultures tone dhe e nencmojme trashegimine tone duke mbicmuar te huajt .

Last edited by gjergjkastrioti; August 25th, 2012 at 05:26 PM.
gjergjkastrioti no está en línea   Reply With Quote
Old August 25th, 2012, 05:48 PM   #11
omnipotent
Registered User
 
Join Date: Jun 2010
Posts: 407
Likes (Received): 15

Quote:
Originally Posted by gjergjkastrioti View Post
Pse ? Apo se keshtu thua ti . Per mendimin tim keto forume jane shume specifike dhe fokusohen tek rrenjet shqiptare , dhe te persosura nqs dhe ata qe kontribuojne do jene me shume ne te ardhmen . Madje duhet te flitet me shume per shqiptaret , sepse pak eshte folur . Thelbesisht ne jemi injorante persa i perket historise kultures tone dhe e nencmojme trashegimine tone duke mbicmuar te huajt .


Gabim, kemi gjithe jeten qe jemi ushqyer me keto. Duhet te kete me shume forume ku diskutohen ide mbi avancimin e sistemit ekonomik ligjor social ek. etj.. e jo mbi kanune mesjetare, vrasje nderi e propaganda idiote qe mbeshtesin idene e zbatimit te Kanunit edhe ne shek. XXI ne emer te nje patriotizmi te perēudnuar, siē bejne shumica ne forume te tilla.
omnipotent no está en línea   Reply With Quote
Old August 26th, 2012, 10:08 PM   #12
gjergjkastrioti
Bashkimi ėshtė udha
 
gjergjkastrioti's Avatar
 
Join Date: Oct 2007
Location: Tirana
Posts: 5,266
Likes (Received): 1822

Secili forum ka vendin e vet ne web , mua qe me intereson kjo pjese me duket interesant si forum vetem kaq , ty qe te intereson dicka tjeter mund te duket pa rol . Secili ka preferencat e veta . Padyshim qe jam dakord me ty qe duhet debate mbi ato fusha qe ti permend , por kjo nuk do te thote qe mos te ekzistojne te tilla forume me tema te tjera .
gjergjkastrioti no está en línea   Reply With Quote
Old February 12th, 2013, 12:06 AM   #13
Dodon
BANNED
 
Join Date: Jan 2013
Posts: 209
Likes (Received): 152

Dodon no está en línea   Reply With Quote
Old February 12th, 2013, 04:26 PM   #14
Dodon
BANNED
 
Join Date: Jan 2013
Posts: 209
Likes (Received): 152

kur ska drejtesi nga shteti kshtu ndodh

Dodon no está en línea   Reply With Quote
Old February 12th, 2013, 05:45 PM   #15
Tartanzan
BANNED
 
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,788
Likes (Received): 421

Quote:
Originally Posted by Dodon View Post
kur ska drejtesi nga shteti kshtu ndodh
Nuk eshte e vertete. Ato njerez, qe veprojne pas kanunit, nuk njohin as shtet as autoritet por vetem klanin e tyre dhe rregullat e kanunit.
Ne rast vrasje ligji parashikon denim te caktuar. Dhe per njerezit e thjeshte, politizimi i sistemit gjyqesor (kapja e sistemit gjyqesor nga politika) nuk luan asnje rol. Kapja e sistemit gjyqesor nga politika luan rol, kur jane te implikuar zyrtare te larte, qe ne fakt ndodh shume rralle.
Keshtuqe arsyetimi yt qe kur shteti nuk te jep drejtesi, duhet ta lash me gjak nuk qendron.
Tartanzan no está en línea   Reply With Quote
Reply

Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off



All times are GMT +2. The time now is 12:08 AM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.8 Beta 1
Copyright ©2000 - 2014, vBulletin Solutions, Inc.
Feedback Buttons provided by Advanced Post Thanks / Like v3.2.5 (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

vBulletin Optimisation provided by vB Optimise (Pro) - vBulletin Mods & Addons Copyright © 2014 DragonByte Technologies Ltd.

SkyscraperCity ☆ In Urbanity We trust ☆ about us | privacy policy | DMCA policy

Hosted by Blacksun, dedicated to this site too!
Forum server management by DaiTengu