|
|
| daily menu » rate the banner | guess the city | one on one |
|
|
#1 | |
|
BANNED
Join Date: Apr 2008
Location: Tiranė
Posts: 5,566
Likes (Received): 1
|
Arkeologjia | Archeology
Arkeologjia shqiptare
Quote:
Realizohet harta e arkeologjisė nėnujore shqiptare Shqipėria tashmė do tė ketė hartėn e saj arkeologjike nėnujore, e cila nė formatin e saj tredimensional pėrcakton qartė vendndodhjen e pasurive nėnujore arkeologjike. Anije tė mbytura, amfora, qeramikė dhe objekte tė tjera qė prej shekujsh dergjen nė thellėsinė e ujėrave shqiptare, falė kėsaj harte do tė mund tė zbulohen, tė pėrmirėsojnė tė dhėnat pėr lashtėsinė e vendit tonė, tė shfrytėzohen nga shteti, tė ruhen nga thesarkėrkuesit e antikes, por mbi tė gjitha kjo pasuri tashmė do tė ketė njė vendndodhje tė pėrcaktuar qartė dhe tė studiuar nga specialistėt e fushės. E gjitha kjo falė njė projekti, i cili sipas tė dhėnave po realizon qėllimin e tij. Projekti Harta arkeologjike nėnujore e bregdetit shqiptar realizohet falė njė projekti qė po zhvillohet me arkeologė amerikanė tė Institutit Amerikan tė Arkeologjisė Navale. "Kjo hartė e bregdetit shqiptar ėshtė nė formatin elektronik dhe i pėrket teknologjisė mė tė avancuar tė kohės, sepse hartat janė dixhitale e tredimensionale", -shprehet Adrian Anastasi, njėri prej arkeologėve qė marrin pjesė nė projekt. I filluar prej kohėsh, ky projekt ka si supervizor prof. Neritan Cekėn, ndėrsa bashkėdrejtor i tij ėshtė Jeff Royal, e koordinator Auron Tare. Siē tregon Anastasi, "realizimi i kėsaj harte nė nivel kombėtar siē po e aplikojmė ne, e bėn Shqipėrinė tė vetmin vend nė Mesdhe qė zotėron kėtė hartė arkeologjike. Asnjė vend nė Mesdhe nuk e ka njė hartė kombėtare tė arkeologjisė nėnujore. Vendet e tjera po realizojnė pjesė harte pėr fragmente tė bregdetit tė tyre, e kėto vende janė Izraeli, Franca, Italia dhe Turqia, ndėrsa kėtė vit filloi edhe Kroacia e Mali i Zi", - tregon Anastasi. Nė kėtė rast Shqipėria ėshtė edhe njė lloj promotoreje e kėsaj pune qė ėshtė e dallueshme nė nivel shkencor. Skanimi i bregdetit ėshtė procesi i parė i realizimit tė hartės. Procesi i dytė ėshtė njė software i programit qė tregon ose shfaq anomalitė qė janė nė fund tė detit. Kėto anomali, sipas Anastasit, janė pikat qė evidentohen si tė dyshimta e ku mund tė ketė material arkeologjik. Mė tej arkeologu tregon se anomalitė analizohen. Deri nė 50 metra analizėn e bėn grupi i arkeologėve nėnujorė, ndėrsa mė thellė se 50 metra testimin e bėn roboti nėnujor. Harta dhe zbulimet "Si skanim kemi arritur deri nė veri tė Porto Palermos, diku afėr Dhėrmiut. Pjesėn tjetėr tė projektit do ta realizojmė vitin tjetėr. Gjatė kėtij viti janė gjetur zona me tė dhėna arkeologjike tė cilat janė mjaft tė rėndėsishme", - tregon arkeologu. Testimet e kėtij viti u pėrqendruan nė veri tė Sarandės diku nė Kepin e Qefalit dhe gjetja mė e suksesshme qė pati ky grup pune, pati njė jehonė tė madhe shkencore botėrore. Bėhet fjalė pėr njė relit i cili i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė IV-t pas Krishtit, pikėrisht viteve 350-400. "Ėshtė njė ngarkesė e plotė, kryesisht me amfora afrikane dhe materiale qeramike. Ne nuk kemi bėrė ndėrhyrje nė sajt akoma, por kemi bėrė vetėm analiza qė nuk dėmtojnė relitet. Janė realizuar disa filmime dhe verifikime sipėrfaqėsore pa ndėrhyrje tė hollėsishme", - tregon Anastasi. Sipas tij, pėrveē amforave u gjetėn edhe pjesė tė enėve qė i pėrkisnin ekuipazhit. Kėto tė fundit pėrbėjnė njė kompleks tė bukur e tė kompletuar, e po ashtu mbase mė interesantin qė mund tė jetė zbuluar kėto 10 vite nė Mesdhe. Kjo u zbulua nė mesin e majit. Krahas kėtyre ėshtė gjetur edhe njė material i shpėrndarė arkeologjik, qė ka qenė i hedhur ose ka rėnė gjatė mbytjeve tė anijeve. "Prezenca e tij nė fundin e detit tregon pėr tipologjinė e qeramikės qė qarkullonte nė bregdetin shqiptar nė periudha tė ndryshme kohore. Nėpėrmjet informacionit arkeologjik tė shpėrndarė nė fundin e detit, ne arrijmė tė krijojmė ide tė qarta. Krahas materialit tė shpėrndarė u pėrqendrua puna nė thellimin e studimit tė hartės sė sitit, tė njė reliti qė ne e kemi evidentuar nė vitin 2007", - tregon Adrian Anastasi. Sipas tij, ėshtė njė relit qė i pėrket fundit tė shek. 3 dhe fillimit tė shekullit tė 2-tė para erės sonė. Kėtu ėshtė punuar me krijimin e njė foto-mozaiku dhe krijimit tė planimetrisė sė kėtij siti. Nė njė relit tė shek. 4 para erės sonė, janė marrė dy kampionatura qė i pėrkasin dy tjegullave me dimensione 75 me 52 cm, pėr tė parė nė mėnyrė mė tė afėrt kėtė lloj ngarkese qė ka pasur ky sit. Pėrfitimet Por cilat janė pėrfitimet reale qė shteti ynė dhe organet qė merren drejtpėrdrejt me kėtė fushė, kanė nga harta dhe tė dhėnat qė sjell ajo? Pėr sa i pėrket relitit tė lartpėrmendur, Anastasi thotė se "ky ėshtė reliti i vetėm nė Mesdhe qė ka qenė i ngarkuar me tulla dhe kėto janė gjetje qė evidentojnė vendin tonė nė fushėn shkencore tė arkeologjisė navale". "Kjo, sepse ne flasim pėr tipologji relitesh qė mungojnė nė shumė vende mesdhetare dhe nė kėto kushte afirmojnė edhe idenė se bregdeti ynė nuk ka ndonjė dallim nga bregdeti i Italisė apo ai i Greqisė, tė cilėt nė atė periudhė kanė qenė superfuqitė e kohės", - thekson arkeologu. Pėrmes kėtyre kėrkimeve dhe studimeve, specialistėt e fushės arrijnė tė kuptojmė se cilat kanė qenė rrugėt detare tė bėra drejt vendit tonė. Kėto nuk shihen si lundrime tė thjeshta nė vetvete, por si rrugė detare tregtare qė konfirmojnė se cilat ishin lidhjet ekonomiko-shoqėrore tė bregdetit shqiptar me qendra tė tjera nė kohėra tė ndryshme. Pėrmes kėrkimeve mundėsohet zbulimi i tė dhėnave tė reja. Pra, ēfarė pėrfiton shteti shqiptar nga ky projekt? "Duke e theksuar edhe njėherė se ky ėshtė njė projekt kombėtar, produkti final ėshtė harta arkeologjike nėnujore tredimensionale dixhitale, qė do tė thotė se bėrja e kėtij kontenitori nė tė cilin pozicionohemi me njė saktėsi tė madhe, kam parasysh qė luajmė me centimetra sa i takon tė gjitha pasurive tona nėnujore kulturore", - sqaron arkeologu. Kėtu fillojmė qė me shekullin e VI-tė, nė tė cilin ėshtė evidentuar nė bregdetin tonė, pėr tė arritur deri tek anijet e Luftės sė Dytė Botėrore. Duke i evidentuar nė hartė, nė fund ne do tė kemi njė pasuri kulturore. Sipas Adrian Anastasit, po tė pyesėsh instancat shtetėrore, askush nuk ėshtė nė gjendje tė flasė apo tė shtojė mė shumė gjėra se sa kemi bėrė ne deri tani. Ai thotė se ky produkt ka vlera tė padiskutueshme shkencore, dhe nė kėtė aspekt sjell gjithmonė tė renė, tė krahasueshmen me gjetjet e vendeve tė tjera. "Ne akoma nuk kemi filluar tė gėrmojmė, por kur ta bėjmė, kėto tė dhėna qė ne i kemi tė pėrgjithshme do tė detajohen. Informacioni do tė jetė mė i plotė, mė i gjerė dhe mundėsitė pėr ta rindėrtuar historinė do jenė mė tė mėdha dhe tė sakta. Nė aspektin shkencor ne kemi tėrhequr deri tani institucionet mė tė rėndėsishme tė fushės sė arkeologjisė navale nė botė, dhe kėtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė i referohem Institutit Amerikan tė Arkeologjisė Navale", - deklaron Anastasi. Nga Gazeta Shqiptare Last edited by rene1234; October 2nd, 2011 at 01:17 AM. |
|
|
|
|
|
|
#2 |
|
BANNED
Join Date: Apr 2008
Location: Tiranė
Posts: 5,566
Likes (Received): 1
|
Dimali, qyteti ilir nga ku romakėt morėn veshjet !
Dimali ka qenė njė nga qytetet me te fortifikuara te Ilirese Jugore,dhe ka luajtur njė rol te rėndėsishėm ne luftėrat iliro-romake.Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari Mbreti i Ardianeve,qe me pare kishte qenė komandant i ushtrise se Mbretereshes Teuta,kishte vendosur njė garnizon me Dimalin,e konsidiruar si qytet qe smerrte dot dora e armikut.Dalmatika ilire u pėrdorsi veshje nė rrethet mė tė larta romake. Pastaj,iu ndėrrua stofi, forma e stolia, u bė veshje zyrtare dhe ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona. Vendbanimi antik i kalasė sė Krotinės ndodhet nė pėrėndim tė malėsisė sė Shpiragut nė komunėn Cukalat, tė rrethit tė Beratit. Kjo kala e ka marrė emrin nga lagjja me tė njėjtin emėr e fshatit Allabmres, qė shtrihet nė pjesėn jugperndimore tė kodrės. Kalaja e Krotinės ngrihet mbi njė kodėr tė bukur, e cila fillon rrėzė faqes pėrėndimore tė Shpiragut dhe vazhdon nė krah tė majtė tė rrugės nacionale BeratFier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicė e Allambres dhe nė anėn veriore dhe pėrėndimore kodra zbret nė njė varg taracash qė arrijnė deri nė luginėn e pėrroit tė Cukalatit. Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotėruese e kodrės sė kalasė kanė krijuar kushte tė mira pėr njė mbrojtje tė fuqishme natyrore tė kėtij vendbanimi ilir. Sipas historisė, Dimali ka qenė njė nga qytetet mė tė fortifikuara tė Ilirisė Jugore dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat iliro-romake. Nė vitin 219 Para Krishtit, Demeter fari, mbreti i Ardianėveēė mė parė kishte qenė komandant i ushtrisė sė mbretėreshės Teuta, kishte vendosur njė garnizon nė Dimal, i cili konsiderohej si njė qytet qė se merrte dot dora e armikut. Banorėt e fshatit Krotinė mbajnė tė gjallė njė gojėdhėnė tė ardhur deri nė ditėt e sotme e cila thotė: Dimalin e krijoi pėrėndia ndaj nuk mund tė merret nga njerėzia. Ushtritė romake tė komanduara nga Luē Emili mundėn ta shtien nė dorė qytetin pas njė rrethimi, duke pėrdorur shumė mjete sulmi. Nė vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron pėrsėri i rrethuar nga ushtritė romake, por kėsaj radhe ai ndodhej nė duar tė maqedonasve. Nė kushtet e paqės qė iu parashtruan Filipit V-tė, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte nė duar tė romakėve. Njė nga arsyet qė Dimali lakmohej kaq shumė si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakėve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej tė cilave sot ruhen vetėm gjurmė shumė tė pakta. Ato pėrfaqėsohen nga blloqe tė veēuara guri, tė punuara nė forma tė rregullta drejt kendėshe, qė rrethonin njė kodėr tė pėrbėrė nga dy kreshta, prej tė cilave ajo mė e larta shėrbente si akropol. Dalmatika Ilire Etnografėt mendojnė se nė gjetjet e sotme tė kėrkimeve arkeologjike mund tė njihen disa petka, tė pėrdorura nga ilirėt nė Epir. Etnologėt sintetizojnė tė dhėna dokumentare dhe historiografike pėr tė arritur nė pėrfundimin se kėtu ėshtė fjala pėr veshjet, qė ilirėt dhe epirotėt kanė pėrdorur. Linja, ose dalmatika ėshtė njė petk i gjatė e i gjėrė, me rrip nė ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: Dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum) Dalmatica ėshtė zbuluar nė bustin e gruas sė Dimalit, nė Krotinė. Nė njė gur varri, tė zbuluar nė Drashovicė ėshtė riprodhuar njė burrė, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir mė pas ėshtė zbuluar edhe nė tėrė Ilirinė dhe nė Epir. Historiani austriak, dr. C.Praschniker, i cili nė vitin 1923 ka kryer disa studime nė Dimal, shton se mbi kėtė dalmatika ilire hidhej krahėve njė mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej nė shpatullėn e djathtė me njė gjilpėrė dhe mbulonte krahun e majtė, ndėrkohė qė krahu i djathtė ngelte i pambuluar. Mė vonė kjo dalmatikė ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bė modė nė Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 tė e. s.) u pėrdor si veshje nė rrethet mė tė larta romake; pastaj, iu ndėrruan stofi, forma e stolia dhe u bė veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona. Fustanella dhe Llapana prej Leshi Ky petk ilir ėshtė zbuluar nė monumentet e Ribic-it (Slloveni), nė Glasinac (Bosnje) etj. Vajza e Vlorės mban gjithashtu njė fustanellė pėr gra. Karakteri ilir i fustanellės ėshtė pranuar nga shumė specialistė nė etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se, fustanella pak kohė mė parė ishte njė pjesė e veshjes kremtėrore tė ēdo njeriu prej dere tė mirė si nė Shqipėri tė sipėrme, ashtu edhe nė Shqipėri tė poshtme. Puna qė tė tilla moda veshjeje mund tė gjenden dhe nė vendet fqinje stregon tjatėr gjė, veē influencės sė fortė qė shqiptarėt kanė ushtruar nė kohėn e shkuar mbi kombėsitė rreth e rrotull Ky kostum u pėrhap mes grekėve nė shekullin e katėrmbėdhjetė, kur shqiptarėt nėn Gjin Bua Shpatėn shkelėn dhe pushtuan Greqinė. Pėr fustanellėn shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni: Shqiptarėt me veshjen e tyre, mė madhėshtoren nė botė, tė pėrbėrė prej njė fustanelle tė gjatė - me pisqolla dhe jatagane tė stolisur me argjend Ēajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana ėshtė njė kapuē i thjeshtė prej leshi. Busti i gruas sė Krotinės (Dimal) jep dėshminė e parė pėr kėtė element tė veshjes ilire tė sh. III-II Para Krishtit, Llabana del nė reliev edhe nė objekte tė tjera arkeologjike,tė zbuluar nė Durrės dhe nė Koplik. Llabanėn e liburnėve e pėrmend edhe M. V. Martial, (cucullus liburnicus). Ky kapuē mund tė gjendet dhe sot nė Epir. Llabana pėrdoret edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė si Korēa, Mirėdita etj. Dimali i Harruar Askush nuk tė jep pėrgjigje se pėrse janė ndėrprerė punimet pėr studime arkologjike nė qytetin antik tė Dimalit, i cili, sipas arkeologėve, ėshtė ndėr tė paktit nekropole qė nuk ka mbivendosje tė kulturave tė tjera, duke qenė kėshtu dėshmi e pastėr e kulturės ilire tė shekujve III-II Para Erės Sonė. Pas historianit vjenez dr.Praschniker i ardhur nė Dimal gjatė Luftės sė Parė Botėrore, tė fundit qė kanė kryer studime arkeologjike nė nekropulin e Dimalit kanė qenė arkologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshorti i saj, Buhran Dautaj. Kėta dy arkeologė zbritėn nė qytetin antik tė Dimalit nė vitin 1963-1964, pėrpara se tė nxirrnin nė dritė pjesėn mė tė madhe tė teatrit antik tė Apolonisė. Ata kaluan nė kėtė zonė tė Shpiragut, duke ecur kėshtu nė gjurmėt e historianit austriak tė Luftės sė Parė Botėrore, C. Praschniker. Nė vitin 1963, arkeologėt Mano dhe Dautaj zbuluan kalanė e Krotinės, qytetin e Dimalit, i pėrmendur nė luftėrat iliroromake dhe njė vit mė pas zbulojnė disa mbishkrime. Zbulimi mė i rėndėsishėm i kėtyre dy arkeologėve ėshtė ai i katėr vulave tė fragmentura qė pėrmbajnė emrin e qytetit Ilir tė Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katėr tjegullave me vulė Dimalitan sipas B. Dautajt (Zbulimi i qytetit ilir Dimal), i ka ndihmuar kėta arkeologė nė lokalizimin e qytetit ilir tė Dimalit. Gjatė punimeve tė zhvilluara nga kėta arkeologė nė verėn e vitit 1963, nė faqen jugore tė Kreshtės sė Akropulit janė zbuluar mbeturinat e njė portiku, monument shumė i rėndėsishėm ky, prej tė cilit ėshtė ruajtur vetėm njė mur me nishe qė formonte sfondin arkitektonik tė monumentit tė supozuar. Ky mur qė shėrbente nė tė njėjtėn kohė edhe si mur taracimi, zgjatet nė drejtimin lindje- pėrėndim dhe ka njė gjatėsi prej 29.40 m. Ai formohet nga shtatė nishe qė kanė formėn e njė gjysmė rrethi, me pėrmasa 2.98 m. Midis dy krahėve tė nisheve, thellėsia arrin nė 1.47 m. Balli i mureve midis nisheve ėshtė 0.98 m. Po sipas arkeologėve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinės ėshtė i ngjashėm, si nga pikėpamja e teknikės sė ndėrtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonik me atė tė portikut tė njohur tė Apolonisė, qė daton reth shek. IV Para Krishtit, gjė qė tregon se e kėsaj kohe ėshtė edhe kalaja e Krotinės, nė qytetin antik tė Dimalit. Zbulimet arkeologjike nė kalanė e Krotinės tregojnė se nė kėtė qytet ka qenė e zhvilluar prodhimi i qeramikės, prodhimet artistike nė gurė dhe qeramik, si dhe ato tė zejtarisė, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i njė gruaje, kushtuar ndonjė yjneshe ilire. Gėrmimet e arkeologėve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshortit tė saj, Burhan Dautaj, ishin tė fundit sipėrmarrje nė kėtė zonė ilire. Mė pas, ato u ndėrprenė pėr tė mos filluar mė kurrė deri nė ditėt e sotme. Banorėt e zonės pėrreth nekropolit shprehen: Ēuditėrisht, qė nga ajo kohė nė qytetin antik tė Dimalit nuk ka shkelur mė kėmbė arkeologu dhe mė e keqja qėndron nė faktin se kjo zonė nuk ėshtė as e ruajtur dhe as e konservuar pėr studime tė ardhshme arkeologjike. Gazeta Tema |
|
|
|
|
|
#3 |
|
BANNED
Join Date: Apr 2008
Location: Tiranė
Posts: 5,566
Likes (Received): 1
|
![]() Nga Artan Shkreli (Shekulli) Njė fakt i ri dhe entuziast pėr arkitekturėn dhe inxhinierinė e viteve tridhjetė, vjen nga monumenti befasues. Njė hark i realizuar sipas njė projekti perėndimor; njė hark tipik i arkitekturės sė pėrtejdetit. E sa i takon funksionit tė harkadės, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve nė arkivin e ndėrtimit Me siguri nė tė ardhmen do tė shkruhet shumė mbi Kalanė e Tiranės dhe mbi farėn qytetformuese qė kjo strukturė e lashtė hodhi mbi Tiranėn (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do tė shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi tė riparojė kėshtjellėn e vjetėr romake nė fushėn e Tiranės, pėr tė rritur mbrojtjen e Durrėsit prej Ostrogotėve. Por e gjithė kjo u mbulua prej territ qė kaploi kėtu me mbėrritjen e sllavėve dhe me rrėnimin e rendit romak nė Iliri. Ato pak mure qė duket se kanė ngelur, por qė nuk janė zbuluar krejtėsisht, flasin vėrtet mė shumė sė ēmendojmė sot. Dhe kjo pėrbėn njė joshje tė vijueshme qė duket se do tė vazhdojė pėr shumė kohė. Them kėshtu, pasi edhe njė fakt i vogėl e i parėndėsishėm ndėrtimor qė ka lėnė gjurmė nė muret e kalasė, shndėrrohet nga puna hulumtuese e studiuesit nė njė histori kėrshėrore dhe nė emblemė tė njė qytetėrimi koherent tė cilin Tirana, nga sa duket, e kish pėrqafuar vetėdijshėm nė njė moment fatlum tė ekzistencės sė saj: nė vitet tridhjetė. Pikėrisht ky ėshtė motivi i shkrimit, njė fakt i vogėl. Bėhet fjalė pėr rudimentet e njė harkade moderne ngurtėsuar nė trupin e murit kryesor tė kalasė. Nė vitin 2002, gjatė restaurimit tė murit kryesor, tė atij qė shihet aq mirė sot nga rruga, u patėn rilevuar edhe thembrat e portės sė shkatėrruar nga Bushatllinjtė (sot tė rindėrtuar), dhe me atė rilevim lidhet edhe zbulimi i kullave tė kalasė tė varrosura prej shekujsh nėn dhe. Gjithsesi, menjėherė nė tė majtė tė Portares, sė rindėrtuar binte nė sy (sikundėr bie edhe sot) njėfarė portali tjetėr me hark, krejt i pazakontė e i murosur i shėmtuar me copa gurėsh tė palatuar. Po ēqe ky hark? Kjo ishte njė pyetje vėrtet kėrshėrore. Nuk ishte e qartė nėse qe portare a diēka tjetėr, pasi zhvillimi planimetrik i oborrit tė kalasė nuk sugjeronte ndonjė gjė tė madhe. Edhe forma e saj nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet tė kish rėnė me kohė, pasi nė njė kohė tė mėvonshme ai qe murosur pėr tė mundėsuar ndėrtimin e disa wc-ve tė repartit tė policisė aty pas murit. E meqenėse kėto ėc qenė bėrė pas luftės (L2B), del se edhe murosja e harkut qe bėrė pas luftės. E si tė mos mjaftonte ajo murosje barbare, nė kėtė mur qe lėnė edhe njė dritare e vogėl pėr tė ajrisur lokalin sanitar (!). E tash vonė, edhe ajo dritare ėshtė murosur. Mbi kėtė wc tė improvizuar, mbulesa prej betoninuk kuptohet pėrse, pasi pėr tė mbuluar wc-nė nuk do kish nėvojė pėr konsolin qė del jashtė gjurmės sė murit. Dekualifikimi vizual qė solli kjo mėnyrė e trajtimit e ndėrtesės mė interesante tė Tiranės, bėri mė pas qė tė ish e thjeshtė pėr tė vėnė dorė edhe mbi vetė muret masive tė kalasė kur Kinema Pionieri u ndėrtua bash mbi to. Po le tė kthehemi te harku ynė. Gjėja tjetėr qė bie nė sy, ėshtė se aty ku muri mbaron pėr ti lenė vend kangjellės, shihen gjurmėte fillimit tė njė tjetėr harku (sot i shembur). Aty nė kėnd, muri vetė, ėshtė i skuadruar nė pjesėn e poshtme, por i mballosur keq nė pjesėn e sipėrme ku duhet tė ishte vijimi i njė harku tė dytė. Pyetja ishte sa harqe kanė qenė dhe pėr ēfarė kanė shėrbyer? Pėrsa u pėrpoqėm nuk e zgjidhėm dot kėtė rebus. Kuptuam, duke u nisur nga elemente teknike, se koha e ndėrtimit tė harkut duhej tė qe ajo e viteve Tridhjetė. Pėr nga forma gjeometrike bėhej fjalė pėr njė hark realizuar sipas njė projekti perėndimor; bėhej fjalė pėr njė hark gjysmė tė sheshtė. Harqet e sheshta nuk ishin nė traditėn e Tiranės, dhe pėr mė tepėr harqet me tulla nuk realizoheshin mė qė prej kohėrave tė para osmane. Ndėrsa kėtu bėhej fjalė pėr njė hark tipik tė arkitekturės sė pėrtejdetit, dhe pėr kėtė nuk kish pikė dyshimi. Qenė realizuar mjaft tė tillė nė Tiranėn e viteve Tridhjetė. E sa i takon funksionit tė asaj harkade, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i rastėsishėm i disa projekteve nė arkivin e ndėrtimit AQTN. Qenė ditėt e konferencės dedikuar artit dhe arkitekturės italiane nė Shqipėri e Tiranė dhe nė ethet e kėrkimit tė materialeve, pėr tė ilustruar kumtesat, syri ra mbi disa skica projektesh - tė padeshifruara deri mė atėherė nga hulumtuesit. Punonjėsit e arkivės, pėrpos katalogimit tė tyre me tė dhėnat qė pėrmbanin skicat, nuk kishin mundur tė identifikonin objektin e projektuar, e as kėrkuesit e shumtė, pėrfshi ata italianė (qė vitet e fundit po kalojnė nė krehėr gjithė trashėgiminė italiane qė ndodhet nė arkivat tona). Dhe nėse nuk do kisha bėrė kėtė ndajtėhyme pėr lexuesin, skicat qė po paraqes do tė ishin vėshtirėsisht tė identifikueshme. Kėto skica, a me saktė projekt-ide, del se janė realizuar nga inxhinieri-arkitekt Guilio Berté, italiani qė punoi nė Tiranė bashkė me Florestano de Fauston nė vitet Tridhjetė, e qė realizoi mjaft punime mė pas edhe me Gherardio Bosion. Periudha e skicave tė kalasė ėshtė e shėnuar nė njėrėn ndėr fletėt e projektit tė cilėn e ka firmuar vetė mė dt. 7.VI.1933. Kjo ėshtė koha kur Berté punontė me ark. De Fauston, me tė cilin pėrfundoi ansamblin e ministrive. Skica e mėsipėrme ėshtė kėrshėrore, ajo sugjeron njė hyrje monumentale nė oborrin e Pallatit Mbretėror nga ana veriore e kalasė. Pėr kėtė hyrje Berté tregohet i kujdesshėm, ai lė pa prekur rrėnojėn e murit shekullor nė krahun e djathtė, pasi mendon sė ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket restauratorėve, dhe mbi themelet ekzistuese tė kalasė vendos tė ndėrtojė njė Hyrje Monumentale me dy portare. Sot nuk janė bėrė ende hulumtime mbi planimetrinė fillestare tė oborrit mbretėror, gjė qė do shpjegonte edhe ekzigjencėn pėr dy porta, por muri, qė nė kėtė skicė jepet nė prerje menjėherė pas kabinės sė rojės, sugjeron se bėhet fjalė pėr njė mur rrethues tė parqeve nė tė djathtė. Ndėrsa fakti i vendosjes sė njė kabine betoni pėr vendrojėn aty pranė, tregon se kjo hapėsirė e gjelbėr brenda sė cilės ndodhej pallati mbretėror, ish hapėsirė e rezervuar pėr Pallatin. G. Berté, pėr tė rritur monumentalitetin e hyrjes nga kjo anė pėr nė Pallat, natyrisht qė nuk sugjeron ndėrtimin e njė porte tė traditės perandorake osmane, por me njė stil arkitekturor thuajse racional, ai i referohet traditės romake. Pėr kėtė kombinon tullat e qemerit tė harkut me muraturėn e gurit dhe mbi portare, nė mes dy pilonėve tė lartė dykatėsh, nalton si nė njė hark triumfi elemente nga arkitektura e akuadukteve monumentalė tė lashtėsisė. Fare pak vija, pa ornamente e pa suvatim dhe monumentaliteti i hyrjes ėshtė i garantuar. Nė kolonėn e mesit, (sot kėndi ku mbaron muri nė pėrfundim tė harkadės sė vetme tė mbetur) ende shihet ēerniera e ēimentuar ku valavitej njėra nga portat e dikurshme. Por veē kėtij varianti tė Portares Monumentale, u gjet edhe njė variant tjetėr, vėrtet i ēuditshėm. Ky variant i dytė sugjeronte ndėrtimin e njė rezervuari uji (strukturė vėrtet elegante) mbi hyrjen e Pallatit. Edhe kėtu duket se kemi tė bėjmė me njė stil arkitekturor tipik tė racionalizmit tė vitevetridhjetė, por qė nuk ėshtė karakteristik pėr stilin e Bertésė. Ende sot nė Itali janė ruajtur me shumicė ndėrtime tė tilla inxhinierike. Edhe mėnyra e vizatimit nuk duket e bėrė nga e njėjta dorė, ndėrsa shėnimet kėtu janė nė gjuhėn shqipe. Kjo skicė nuk ėshtė e vetė Bertésė, por me gjasė ėshtė njė evolucion i metejshėm i idesė fillestare tė tij. Nė variantin e dytė ėshtė hequr dorė nga hyrja monumentale - duket sė ajo ėshtė zhvendosur tani nė njė vend tjetėr - dhe mbi portaret ndėrtohet njė rezervuar uji, ndėrsa pėr inspektimin e tij parashikohen dy ballkonada prej betoni (gjurma e njėrės syresh ka mbetur sikurse thamė mė lart mbi portėn e murosur ekzistuese). Njė kullė e ngushtė lejon ngjitjen me shkallė marinari deri lart nė katin e tretė tė strukturės, ku njė ballkon i dytė inspektimi qarkon strukturėn cilindrike tė rezervuarit me diametėr mbi 4 m. Nė majė tė mbulesės konike tė rezervuarit, duke shfrytėzuar rrufepritėsin, parashikohej krijimi i njė strukture kabllore pėr shpalosjen e flamurit kombėtar. E gjithė struktura ėshtė prej betoni, i cili nė kėtė projekt, ndryshe nga pėrdorimi i tij masiv nė godinat e atėhershme qeveritare, kėtu artikulohet zhdėrvjelltshėm, pa fshehur aspak entusiazmin e inxhinierėve pėr kėtė material tė ri ndėrtimi, material qė sė shpejti do pushtonte botėn. Desha ta ndaja me lexuesin dėshminė e kėsaj aventure interesante tė Kalasė sė Tiranės (nė vitet Tridhjetė), por edhe faktin sė kalaja ka vėrtet shumė pėr tė treguar. Ajo duket se tani sapo ka rinisur rrugėtimin e saj tė ndėrprerė nga topat e dy shekujve mė parė, rrugėtim mbrapa, nė historinė e saj tė errėt, po edhe pėrpara kėsaj here me qėllimin pėr tu bėrė zemra e kryeqytetit tė ardhshėm. |
|
|
|
|
|
#4 |
|
BANNED
Join Date: Apr 2008
Location: Tiranė
Posts: 5,566
Likes (Received): 1
|
|
|
|
|
|
|
#5 |
|
BANNED
Join Date: Apr 2008
Location: Tiranė
Posts: 5,566
Likes (Received): 1
|
|
|
|
|
|
|
#6 |
|
Pse Jo??
Join Date: Dec 2005
Location: London, ON, CA
Posts: 3,856
Likes (Received): 36
|
awsome work man.
Those videos were really amazing. The coste of Albania has not even been touched in terms of excavation. I think the government should do more, and bring every archeological finding to the Albanian museums as that is the works of our ancestors.
__________________
Pursuing my Arete! |
|
|
|
|
|
#7 |
|
Wait,...
Join Date: Nov 2008
Posts: 3,383
Likes (Received): 526
|
very interesting thread
|
|
|
|
|
|
#8 | |
|
...i Maliqit...
Join Date: Apr 2009
Posts: 2,401
Likes (Received): 1
|
Quote:
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Shpresoj qe ky qe e ka shkruajtur kte zhgaravine te mos jet "historian" i vertet...por ndonje 18-vjecar i Temes...se gabime kaq TRASHANIKE vetem nje 18 vjecar mund ti bej. Aman o aman...Shqiperia ka PLOT histori te VERTET dhe te MIREFILLTE...pa patur nevoje te shpiken IDIOTIZMA te kti tipi...dhe genjeshtra. ------------ Se pari...Dalmatika vjen nga...DALMACIA. Jo nga Dimali. Ajo veshje quhet Dalmatika pikerisht sepse erdhi nga Dalmacia...ne zonat ku Romaket dhe Iliret u perzjene. Pra eshte vertet veshje me origjine Ilire...por nga Dalmacia. Kjo eshte dicka shume e ditur dhe e vertetuar. PSE eshte kaq e veshtire ta lesh historine ashtu sic eshte? Pse duhet te shtremberohet kot se koti...per te dale ne te njejtin perfundim? S'ka lidhje fare me qytetin e Dimalit. Fakti qe ne Dimal eshte gjetur nje statuje e nje njeritu te vesur me fustanelle...s'ka lidhje me Dlamatiken. Ajo ishte veshje e perhapur ne gjith Ballkanin e asja kohe. Se dyti...Dimiter Fari s'ka qen asnjehere mbret i Ardianve. Dimiter Fari s'ka qen asnjehre as Ilir per ate pune. Dimiter Fari ishte nga Fari...coloni Greke ne nje ishull ne Adriatik perball Dalmacise. Qe andej ai i be komandant te nje ushtrie te Mbretereshes Teuta...e cila e dergoj ne Korfuz. Atje ai tradhetoj mbretereshen Ilire dhe u kthye ne ane te Romakve. E me kalimin e kohes u kthye ne ane te Ilirve, te Maqedonsve, te Grekve, dhe te Romakeve prap. Gjithsej e vetmja lidhje midis Dimiter Farit dhe Dimalit...eshte qe Dimiter Fari dergoj ca ushtar per hesap te Romakve ne Dimal...ekspedite e cila zgjati plot...SHTATE DITE. -------------- Tani shume kollaj ky autori injorant mund te kish shrkuar nje artikull...se si 1) Dalmatika eshte veshje e kishesn Katolike dhe ka nje preardhje Ilire Dhe 2) Ne qytetin e Dimalit jane zbuluar statuja qe tregojne veshje tipike Ilire me fustanelle. KAQ...dhe do ishte shume i sakte. Por ca Anrautlluk kane nevoje te SHPIKIN budalleqe...per cfardolloj aresye. Dhe perfondojme ke Dalmatika si veshje nga Dimali me Dimiter Farin si mbret te Ilirve
|
|
|
|
|
|
|
#10 |
|
Epirioti
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,512
Likes (Received): 714
|
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca. |
|
|
|
|
|
#11 |
|
Registered User
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 401
|
Pata lexuar para ca ditesh nje artikull, ku shkruhej, qe zbulimet te reja te rruga e Kalase se Tiranes vertetojne qe kalaja e Tiranes eshte me e vjeter.
|
|
|
|
|
|
#12 |
|
Registered User
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 401
|
|
|
|
|
|
|
#13 |
|
BANNED
Join Date: Jun 2010
Posts: 22
Likes (Received): 0
|
Thanks for the information! =)
|
|
|
|
|
|
#14 | |
|
Registered User
Join Date: Feb 2008
Posts: 1,211
Likes (Received): 8
|
Quote:
http://www.balkantravellers.com/en/read/article/2012
__________________
1913:The Albanian |
|
|
|
|
|
|
#15 | |
|
BANNED
Join Date: May 2010
Posts: 94
Likes (Received): 0
|
Quote:
|
|
|
|
|
|
|
#16 | |
|
Epirioti
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,512
Likes (Received): 714
|
Quote:
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca. |
|
|
|
|
|
|
#17 |
|
Registered User
Join Date: Oct 2008
Location: Wuppertal, Prishtina
Posts: 286
Likes (Received): 0
|
Wreck of WWII freighter believed found off Albania
By LLAZAR SEMINI (AP) TIRANA, Albania Using undersea scanning devices, archaeologists from the U.S. and Albania believe they have found the wreckage of an Italian ship that British forces torpedoed during World War II when Albania was occupied by Mussolini's Fascists. The remnants found just off Albania's coast last weekend probably were part of the 8,000-ton Rosandra freighter, which was hit by a British submarine on June 14, 1943, the team said on Monday, the 67th anniversary of the sinking. The vessel was located 260 feet (80 meters) beneath the surface of the Ionian Sea near Albania's Karaburun Peninsula, 90 miles (140 kilometers) southwest of Tirana, the capital, during a survey of the country's seabed that began four years ago. Expedition coordinator Auron Tare of Albania said the size of the wreck, and sonar images of two holes apparently caused by torpedo explosions, matched information from Italian and British sources on the Rosandra. "If the data coincide with the conclusions of the further study of that archaeological relic, then we may say the expedition has discovered the Italian Rosandra ship," Tare told The Associated Press. Six people died in the attack on the Axis vessel, which was carrying 400 tons of food and military supplies to Italian occupation forces in neighboring Greece, but 173 were safely evacuated to land, 400 meters (yards) away. A freighter converted to a refrigerated ship, the Rosandra had been headed from the Albanian port of Vlora 70 miles from Italy to Patras in Greece. Albania was under Fascist Italian occupation from 1939 until September 1943, when Italy surrendered to Allied forces. During the Second World War, Italy lost about 90 percent of its merchant fleet. Albanian archaeologists and the RPM Nautical Foundation of Key West, Florida, have found 18 wrecks from ancient, medieval and modern times in their survey off the Balkan country's coast. "This important discovery once more shows the important relics hidden deep in Albanian waters," the expedition said in a statement. It is creating an underwater cultural heritage map of the Albanian coastline with the aim of opening an underwater archaeological museum in Porto Palermo in what is regarded as Albania's Riviera, a 90-mile (140-kilometer) stretch of coastline from Vlora to Saranda. On Monday, the expedition expanded its mission north to cover waters off neighboring Montenegro. Source: AP |
|
|
|
|
|
#18 |
|
Registered User
Join Date: Nov 2008
Location: Ponoshec(GJK)
Posts: 43
Likes (Received): 0
|
Ministri Beqiri vizitoi lokalitetin arkeologjik tė Ponoshecit(GJK)
Prishtinė, 16 korrik 2009 - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, z. Valton Beqiri, i shoqėruar nga kėshilltarėt e tij politikė, z. Shefki Ukaj, znj. Arbėrore Riza dhe z. Bekim Lumi, vizitoi lokalitetin arkeologjik tė Ponoshecit nė Gjakovė, nė tė cilin, qė prej njė muaji, ekspertėt e Institutit Arkeologjik tė Kosovės, arkeologėt Shafi Gashi dhe Masar Valla, janė duke zhvilluar gėrmime me karakter shpėtimi tė tri tumave tė Nekropolit. Nė kuadėr tė kėsaj vizite ishte i pranishėm edhe Kryetari i Kuvendit Komunal tė Gjakovės, z. Pal Lekaj. ![]() Fillimisht, arkeologėt Shafi Gashi dhe Masar Valla e njohėn nga afėr Ministrin Valton Beqiri dhe tė pranishmit tjerė me rezultatet e kėsaj ekspedite arkeologjike, gjatė tė cilės nė tri tumat ilire, tė cilat i pėrkasin Epokės sė Vonė tė Bronzit (shekujt XII XI para erės sonė) dhe nė varret tjera tė mėvonshme tė Epokės sė Hekurit tė Zhvilluar (shekujt VI IV para erės sonė), tashmė janė zbuluar disa eksponate tė rėndėsishme. ![]() Pėrmes kėsaj ekspedite arkeologjike, e cila ka gjetur mbėshtetje materiale nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, kemi arritur ta shpėtojmė kėtė pasuri tė veēantė tė trashėgimisė sonė kulturore, tha arkeologu Shafi Gashi, duke shtuar se, gjatė gėrmimeve njėmuajshe, nė kėtė lokalitet arkeologjik janė gjetur enė dyvegjake tė kulturės ilire tė grupit kulturor Galasinac Mat, maje heshtash, thika, stoli prej argjendi dhe hekuri, si dhe shumė kocka kafshėsh dhe shpendėsh, tė cilat janė hedhur mbi varret e tė ndjerėve gjatė ceremonive tė varrimit. Ministri Valton Beqiri i pėrgėzoi arkeologėt kosovarė pėr ekspeditėn e tyre gjurmuese me karakter shpėtimi, duke shtuar se trashėgimia kulturore ėshtė njė nga prioritetet kryesore tė MKRS-sė. Gėrmimet arkeologjike dhe gjetjet e rėndėsishme nė kėto tuma ilire janė rezultat i investimit tonė tė pėrbashkėt material dhe profesional, pėrmes tė cilit ne, edhe njėherė, i ridėshmojmė vlerat e lashta tė qytetėrimit tė kėtij vendi, tha Ministri Beqiri, duke nėnvizuar se MKRS do tė vazhdojė ti mbėshtesė projektet e kėtilla tė rėndėsishme, pėrmes tė cilave rizbulohet kjo pasuri e madhe e trashėgimisė kulturore vendore. Ndėrkaq, Kryetari i Kuvendit Komunal tė Gjakovės, z. Pal Lekaj, e falenderoi Institutin Arkeologjik tė Kosovės dhe MKRS-nė pėr gjurmimin e thesarit tė pasur arkeologjik tė etnogjenezės sonė historike dhe kulturore. Ai, gjithashtu, tha se ekspeditat e kėtilla do tė gjejnė mbėshtetje edhe nga Kuvendi Komunal i Gjakovės. Nekropoli tumular i Ponoshecit ėshtė evidentuar shumė mė herėt, por kėto janė gėrmimet e para arkeologjike nė kėtė lokalitet arkeologjik tė periudhės ilire. Nė vitet 80-tė dhe sidomos gjatė luftės sė fundit nė Kosovė ky lokalitet ėshtė dėmtuar nga regjimi okupues serb.
__________________
REPUBLIC OF KOSOVO |
|
|
|
|
|
#19 |
|
Epirioti
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,512
Likes (Received): 714
|
Elbasan, zbulohen dy varre ilire nė muret e kalasė
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca. |
|
|
|
|
|
#20 |
|
.
Join Date: May 2010
Posts: 6,587
Likes (Received): 173
|
Apoloni, zbulohet statuja romake, Ekspertėt: Zbulim spektakolar
![]() APOLONI - Ekspedita shqiptaro-franceze ka zbuluar sot nė Apoloni njė statujė romake krejtėsisht tė padėmtuar. Statuja ėshtė busti i njė atleti dhe sipas ekspertėve ėshtė gjetur nė gjendje shumė tė mirė. Statuja romake ėshtė zbuluar pranė zonės G nė parkun e Apolonisė, pranė vilės romake. Vetė ekspertėt, flasin pėr njė zbulim spektakolar duke iu referuar vjetėrsisė sė saj, pėrmasave tė mėdha dhe gjendjes sė mirė nė tė cilėn ėshtė zbuluar. http://bw.balkanweb.com/kultur%EB/26...lar-45401.html |
|
|
|
![]() |
| Tags |
| dardania, historia, iliria, rrėnoja, shqipėria |
| Thread Tools | |
| Display Modes | Rate This Thread |
|
|