|
|
| daily menu » rate the banner | guess the city | one on one |
|
|
#161 |
|
Registered User
Join Date: Apr 2011
Posts: 4,555
Likes (Received): 557
|
__________________
Une jam mirė kur Shqipėria ėshtė mirė |
|
|
|
|
|
#162 |
|
Registered User
Join Date: Apr 2011
Posts: 4,555
Likes (Received): 557
|
image hosted on flickr
![]() Balkan 2011 (147) by kisiela, on Flickr image hosted on flickr ![]() Balkan 2011 (145) by kisiela, on Flickr image hosted on flickr ![]() Balkan 2011 (144) by kisiela, on Flickr
__________________
Une jam mirė kur Shqipėria ėshtė mirė |
|
|
|
|
|
#163 | |
|
kontir
Join Date: Jun 2011
Posts: 1,368
Likes (Received): 21
|
Quote:
__________________
www.shqiperiamadhe.com |
|
|
|
|
|
|
#164 | |
|
Self-determination
Join Date: May 2010
Location: Therandė - Slloveni
Posts: 2,059
Likes (Received): 25
|
Quote:
__________________
|
|
|
|
|
|
|
#165 |
|
.......
Join Date: Jun 2006
Location: Tampa Bay
Posts: 5,008
|
Tumulet Ilire tė Lofkėndit (afėr Mallakastrės)
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() Burimi: https://www.facebook.com/media/set/?...1416638&type=1 |
|
|
|
|
|
#166 |
|
.......
Join Date: Jun 2006
Location: Tampa Bay
Posts: 5,008
|
Durrės, nis rikonstruksioni, muzeu arkeologjik mbyll dyert pėr vizitorėt
![]() DURRĖS - Muzeu arkeologjik i Durrėsit, mė i madhi nė vend, ka mbyllur dyert pėr vizitorėt pėr shkak tė rikonstruksionit tė pėrgjithshėm tė tij, njė financim prej 104 milion lek akorduar nga qeveria shqiptare. Rikonstruksioni i muzeut arkeologjik tė qytetit do tė zgjas disa muaj dhe sipas kėrkesave tė projektuesve ndėrhyrjet kryesore do tė bėhen nė fasadėn e godinės, nė sistemimin e oborrit dhe nė rivitalizimin e katit tė tretė tė ndėrtesės. Drejtori i drejtorisė rajonale tė monumenteve, Ermion Arapi tha se pas pėrforcimit tė kollonave mbajtėse tė godinės kėto ditė ka nisur rikonstruksioni i mjediseve tė brendshme tė tij. Sipas tij rikonstruksioni i muzeut arkeologjik do tė pėrfshijė dhe objektet qė ndodhen nė oborrin e tij. "Kapitelet, kolonat dhe objektet qė janė depozituar nė oborr do tė vendosen sipas njė projekti tė pėrgatitur nė Institutin e Mbrojtjes sė Monumenteve", u shpreh Arapi. Pėrveē punimeve ndėrtimore nė godinėn 3-katėshe, me arkitekturė kubiste, janė parashikuar edhe ndryshimet e mundshme nė vendosjen e eksponateve tė periudhės sė antikitetit. Vetėm nė katin e parė tė godinės ndodhen rreth 2100 objekte qė i pėrkasin periudhės para themelimit tė qytetit deri nė shekullin e 4-ėrt pas erės sonė. Njė nga objektivat kryesorė tė projektit ėshtė krijimi i pavionit tė mesjetės nė katin e dytė tė godinės. Objektet qė ndodhen nė fondet e muzeut janė mjaft tė rėndėsishme pėr historinė e qytetit 3000 vjeēar, veēanėrisht nė periudhėn e mesjetės sė hershme dhe tė mesme dhe ekspozimi i tyre parashikohet tė shtojė interesimin e vizitorėve vendas dhe tė huaj pėr qytetin antik. Muzeu arkeologjik i Durrėsit ėshtė pėruruar nė vitin 1951, ndėrsa godina e re ėshtė hapur nė vitin 2002. http://www.balkanweb.com/kulturė/269...ret-71212.html |
|
|
|
|
|
#167 |
|
Registered User
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 402
|
Shyqyr! Muzeu arkeologjik i Durresit duhej qysh me pare te rikonstruktohej.
|
|
|
|
|
|
#168 |
|
Epirioti
Join Date: Feb 2010
Location: Toka Shqiptare
Posts: 10,512
Likes (Received): 715
|
![]() +1
__________________
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca. |
|
|
|
|
|
#169 |
|
dichter als Goethe
Join Date: Apr 2008
Posts: 392
Likes (Received): 28
|
Peja antike lė pa shitur Fabrikėn e baterive
![]() Publikuar: 07.10.2011 - 14:31 Pejė, 7 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ėshtė dorėzuar para themeleve historike tė Pejės antike, duke e tėrheq nga vala e 52 e privatizimit Fabrikėn e Baterive Industriale “Trepēa” nė Pejė, e cila shtrihet mbi themelet e dukshme tė Siparuntumit dhe tė themeleve tė padukshmet, qė presin tė gėrmohen dhe tė nxirren nė dritė pas 17 shekujve. Qė nga viti 2002 Komuna e Pejės dhe Instituti pėr Trashėgimin Kulturore dhe Historike ka qenė nė “luftė” me ish AKM-nė dhe tash AKP-nė, pėr mos privatizimin e kėsaj fabrike, nga frika se jo vetėm Pejės por edhe Kosovės mund t’i zhduken gjurmėt e origjinės, bėn tė ditur KosovaLive. AKP e kishte pėrfshirė nė valėn e 52 tė privatizimit edhe Fabrikėn e Baterive Industriale “Trepēa” nė Pejė, por institucionet komunale dhe ato tė trashėgimisė dorėzuan fakte bindėse javėt e fundit, para tė cilave AKP u dorėzua, pasi kjo vlerė historike ka njė rėndėsi milion herė mė tė madhe se njė fabrikė dhe privatizimi i saj. Pėr tėrheqjen e kėsaj fabrike nga vala e 52 e privatizimit, AKP e ka informuar tė enjten me njė shkresė zyrtare kryetarin e Pejės, Ali Berisha, i cili tė premten bashkė me drejtori i Qendrės Rajonale tė Trashėgimisė Kulturore (QRTK), Avdyl Hoxha, vizituan themelet e Pejės antike, Siparuntum. “Ky vend nuk bėnė tė privatizohet sepse ėshtė hapėsira mė e rėndėsishme e trashėgimisė jo vetėm e Pejės por e mbarė Kosovės. Andaj AKP-ja e ka pasur pėr bazė kėtė fakt dhe e ka anuluar tenderin pėr privatizimin e fabrikės, duke u bazuar edhe nė kėrkesat e vazhdueshme tė Komunės sė Pejės dhe instituteve tė trashėgimisė”, tha Berisha, i hipur mbi themelet e qytetit tė vjetėr tė Pejės. Lokacioni mbi tė cilin ėshtė shtrirė Siparuntumi gjendet nga hyrja e Pejės nga drejtimi i Prishtinės e deri nė fshatin Zahaq, diku shtatė kilometra gjatėsi, mbi tė cilėn sipėrfaqe ish pushteti jugosllav nė fillim tė viteve tė ’70-ta pat ngritur zonėn industriale mė qėllim tė zhdukjes sė gjurmėve tona ilire. “Qyteti i vjetėr i Pejės njihet si qytet mė rėndėsi pėr zhvillimin industrial dhe tregtarė nė atė kohė pėr kėtė pjesė tė Ballkanit”, tha drejtori i QRTK-sė, Avdyl Hoxha. Berisha dhe Hoxha besojnė se tash do tė ketė fonde tė caktuara nga niveli qendror, por edhe komunal, pėr fillimin e hulumtimit tė mirėfilltė tė kėtij lokacioni, pėr ēka nė ndihmė siē u tha, do t’i dalin edhe ekspertėt gjerman me aparaturė speciale qė hulumtojnė pėr themele dhe artefakte deri nė shtatė metra thellėsi. http://www.koha.net/index.php?page=1,5,72119
|
|
|
|
|
|
#170 |
|
Registered User
Join Date: Jul 2009
Location: Durrės
Posts: 7,637
Likes (Received): 885
|
Shtrohet rruga qe te con ne parkun e Antigonese
|
|
|
|
|
|
#171 |
|
Registered User
Join Date: Jul 2009
Location: Durrės
Posts: 7,637
Likes (Received): 885
|
|
|
|
|
|
|
#172 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
Antigoneja antike 21 monumente pėr turistėt
Rreth 21 objekte dhe monumente pėrfshin guida turistike e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė, Gjirokastėr, nė kėtė sezon turistik. Sipas pėrfaqėsuesve tė Zyrės sė Administrimit tė Parkut, krahasuar me vitin e kaluar, objektet qė ofrohen pėr t’u vizituar nga turistė kanė pėsuar njė rritje tė ndjeshme. “Hartės sė objekteve tė vizitueshme nė Antigonenė antike i janė shtuar edhe zbulime tė reja arkeologjike tė realizuara vitet e fundit nga ekspedita kėrkimore vendase dhe tė huaja”, thotė drejtori i Parkut tė Antigonesė, Ėngjėll Serjani. Sipas tij, falė krijimit tė njė sistemi bashkėkohor informacioni tashmė kėto vlera janė nė shėrbim tė grupeve tė vizitorėve vendas dhe tė huaj. Ndėrkohė, stafi i zyrės sė Parkut vazhdon punėn pėr pėrgatitjen e 100 audio-guidave pėr orientimin e turistėve tė huaj nė vlerat qė ofron kjo zonė arkeologjike. “Guida zanore do tė pėrmbajė tė dhėnė pėr Antigonenė nė gjashtė gjuhė, kėshtu qė vizitori i huaj edhe me ndihmėn e hartės do tė orientohet mjaft mirė nė mjediset e brendshme tė Parkut”, thotė drejtori Serjani. http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...e-per-turistet |
|
|
|
|
|
#173 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
ORIKU I LASHTĖSISĖ ILIRE, PENG I BAZĖS USHTARAKE
2011-10-21 Bajram Peēi (KERKO ...) Oriku, i shtrirė nė pllajėn shkėmbore tė njė kodrine qė ngrihet mes detit dhe njė gjiri (apo kėnete), ka qenė kurdoherė, nga aq sa sjellin kronikat historike tė lashtėsisė, njė vend ushtarak. Nė kėta 50 vjetėt e fundit, tėrė kohėn i fshehur nga syri i banorėve vendas dhe shqiptarėve Nė njė simbiozė tė pėrhershme, ato vazhdojnė tė jetojnė sė bashku, por edhe mė fatkėqij se vėllezėrit mė tė famshėm, ata siamezė. Njė pjesė tė pushimeve verore tė kėtij viti, me grup shokėsh, e pėrdorėm pėr turizmin kulturor. Ndjesitė ishin mė se tė bukura. Kisha tre vjet pa vajtur nė Bylis dhe kur pėrshkuam njė rrugė tė asfaltuar deri nė kufi tė parkut arkeologjik, gjė qė lehtėsoi sė tepėrmi udhėtimin tonė, mbetėm mjaft tė kėnaqur. Me ritme mbase jo shumė tė shpejta, por ndryshimet janė tė dukshme. Nė Bylis, para tre vjetėsh nuk shkoje dot me automjet tė vogėl, pėr shkak tė rrugės sė keqe. Pjesė e programit tonė ishte dhe Oriku. Asnjė prej nesh nuk e kishte vizituar mė parė, pėr rrjedhojė tė tė qenėt tė parkut brenda njė zone ushtarake. Fragmente tė kėsaj qyteze ilire janė shfaqur herė pas here nė shtypin tonė, prej tė cilave ne kishim tė fiksuara ato tė bėra nė vitet ‘90-tė, nga grupi i arkeologėve zviceranė e specialistėve tanė. Mes tė tjerash, nė ato foto vėmendjen posaēėrisht e tėrhiqte pamja e spikatur e teatrit tė lashtė, pėr tė cilin thonė se ka ngjashmėri me atė tė Trojės. Ca na thanė, mos shkoni se nuk hyni dot; ca tė tjerė, shkoni se gjėrat janė thjeshtuar e lehtėsuar. Nė njė ditė tė bukur, pėrshkojmė rrugėn tėrheqėse tė gjirit tė Vlorės dhe mbėrrijmė para traut, nė krahun e majtė tė tė cilit bėn hije tabela “Zonė ushtarake”. As qė bėhet fjalė se mund tė kalosh. Nė krye tė saj vigjilojnė jo njė, por dy ushtarakė. Komunikojmė me njė prej tyre, njė oficer i rangut tė ulėt, i sjellshėm dhe i kujdesshėm me ne. Me politesė na shpjegon se hyrja pėr vizitė nė parkun arkeologjik lejohet vetėm me leje dhe i shoqėruar nga punonjėsi i parkut. Tė vendosur pėr tė hyrė nė parkun arkeologjik, fillojmė tė kėrkojmė nė lokalet ngjitur ndokėnd qė ka numrin e telefonit tė punonjėsit tė parkut. Patėm fat se ramė nė gjurmė tė tij, e kėrkuam dhe pas rreth jo mė shumė se njė ore, mbėrriti njė djalosh i ri, i cili pasi na kėrkoi falje pėr vonesėn, na dha argumentin justifikues se ku ndodhej me detyrė, na shpjegoi se ishte thjesht zėvendėsues dhe na udhėhoqi drejt rrėnojave tė Orikut, duke kaluar para pengesave tė zonės ushtarake. Pėr tė shkuar me automjet deri nė Orikun e vjetėr, duhet tė bėsh 5-6 kilometra rrugė nga trau “Zonė ushtarake”, ndėrsa baza ushtarake e Pashalimanit ndodhej ende disa kilometra mė tej. Oriku, i shtrirė nė pllajėn shkėmbore tė njė kodrine qė ngrihet mes detit dhe njė gjiri (apo kėnete), ka qenė kurdoherė, nga aq sa sjellin kronikat historike tė lashtėsisė, njė vend ushtarak. Nė kėto 50 vjetėt e fundit, tėrė kohėn i fshehur nga syri i banorėve vendas dhe shqiptarėve. Ndonėse tokė shqiptare, mė shpesh atė, dhe madje edhe gadishullin e Karaburunit, e kanė parė e prekur tė huajt. Sė pari, turqit, sepse e kanė pasur bazėn e tyre, prej tė cilėve mori emrin Pashaliman. Mė pas italianėt nė dy pushtimet e zonės, derisa anėtarėsimi nė Traktatin e Varshavės i dha privilegjin, si e vetmja dalje e kėsaj strukture ushtarake nė Mesdhe, tė ngrihej baza detare, ku spikatnin mes tė tjerash 12 nėndetėse. Aty sovjetikėt (kupto: rusėt), qėndruan deri mė 1962. Mbase ėshtė kjo koha, viti 1956 ose 1957, kur u ngrit trau ”Zonė ushtarake”, rreth 12 kilometra larg bazės. Mė pas, kinezėt dhe diku nga vitet ‘90-tė, aty u rikthyen si nė tapitė e arave tė tyre, pėrsėri turqit. Vetėm shqiptarėt nuk mund tė shkonin, pėrjashto ata ushtarakė qė kryenin shėrbimin. Tani s’bėhet mė fjalė pėr bazė, as nėndetėse, as uzinė ushtarake. Herė-herė, afrohet dhe ankorohet nė mol ndonjė anije ushtarake. S’di qė Shqipėria tė ketė ndonjė flotė detare ushtarake, pos disa anijeve patrulluese. Rėndėsia e saj strategjike ėshtė afėrsisht zero. E megjithatė, kjo zonė, brenda tė cilės ndodhet njė nga vlerat e kulturės tė lashtėsisė ilire, qyteti Orik me amfiteatrin e tij hijerėndė e tėrheqės, trajtohet e ruhet si vend i sigurisė sė lartė. Mė tej, nė krahun tjetėr tė Orikut, nė shpatin lindor tė Karaburunit, ndodhet njė nga perlat mė tė rralla tė pasurisė arkeologjike botėrore, shkėmbi i Gramatės, njė faqe shkėmbore brenda njė gjiri, mbi tė cilėn udhėtarė, detarė e kronistė tė strehuar aty pėrkohėsisht, pėr t’u mbrojtur nga egėrsia e motit detar, nė mbi dy mijė vjet, kanė gdhendur shėnimet e tyre, kanė lėnė shenja dhe autografe. E vetmja rrugė pėr tė shkuar, ėshtė kapėrcimi i atij traut ”Zonė ushtarake”, ēka nuk ka gjasa tė ndodhė. Nė kėtė shkrim nuk jam i motivuar tė pėrshkruaj gjendjen e parkut arkeologjik, lėnien e tij jashtė kujdesit dhe faktin qė atje sa ėshtė gėrvishtur paksa, aq sa nuk di tė ketė tė ndėrtuar, qoftė dhe shkarazi, tė njė plani tė shtrirjes qytetėse. Nė njė program tė Ministrisė sė Turizmit e Kulturės, janar 2009, lexoj: ”...synimi kryesor pėr vitin 2009 ėshtė shndėrrimi i Orikut nė njė nga objektet mė tė rėndėsishme nė bregdetin jugor, nė funksion tė turizmit”(!?). E pėrmend kėtė, sepse kur mbėrritėm atje, duke mos parė kėmbė njeriu, pėrpos nesh, kupton se vetė ata nėpunės qė kanė shprehur kėto dėshira nė planet ministrore, nuk ėshtė se i kanė mbėshtetur nė fonde, veprime e argumente, por thjesht i kanė renditur, nisur nga dėshirat, nga oreksi pėr lavdėrime, qė dihet se nuk njohin kufi. Nėse ajo qė programonin nė fillim tė 2009-s do ishte njė qėndrim serioz, atėherė gjėja e parė qė duhej tė bėnin do tė ishte nxjerrja e kėtij parku arkeologjik jashtė administrimit ushtarak, labirinthi burokratik i tė cilės ėshtė proverbial. Njė shoqėri e hapur, si kjo qė duam tė ndėrtojmė, kėrkon reforma. Sė pari, reforma mė e rėndėsishme duhet tė kryhet nė mendjet tona orientale. Pse orientale? Sepse ėshtė metoda orientale e qeverisjes qė bazohet nė botėn emocionale tė individėve vendimmarrės nė superstrukturė, ndėrsa nė mendjen e metodėn perėndimore, ku aspirojmė tė gjendemi, zotėrojnė perceptimet praktike. E nė kėtė rast duhej tė mbizotėronte interesi pėr turizmin kulturor e jo ”ruajtja e sekretit”. Ata, Perėndimorėt, do e kishin shndėrruar kėtė zonė ushtarake nė territor turizmi e kulture. Askush nuk e kupton dot se pse baza ushtarake ka rrethuar mė se 150 km2 tokė shqiptare, duke u mohuar kėshtu banorėve tė saj prekjen e kėtij trualli tė tyre? Fryma orientale e sekretit, qė tashmė nuk ekziston, e ruajtjes sė fshehtėsisė nėn frymėn e zakoneve tė shoqėrive komuniste, nė tė cilat lulėzonte arbitrariteti i ushtrisė, tani, kur Google Maps e ka bėrė botėn aq tė vogėl, tė bėn ta vėsh buzėn nė gaz. Paradokset nuk kanė fund. Djaloshi tėrheqės e i kėndshėm qė na shoqėron, nė sjelljen qė i dikton detyra, i tėrheq vėmendjen njėrit prej nesh, kur nga kodra e Orikut tė lashtė fotografon nė atė krah ku shtrihet ajo qė ende mban emrin baza ushtarake. ”Nuk lejohet”, thotė shkurt! “Na duhen ca foto qė t’u a shesim amerikanėve”- i pėrgjigjemi me humor. Nė mbrėmjen e asaj nate, gjej nė Google Maps bazėn ushtarake tė Pashalimanit dhe e afroj nė maksimum. Ēdo gjė brenda saj shihet qartė. Ja silueta e vetme e njė nėndetėseje. Ēfarė ka “sekrete” brenda asaj hapėsire ėshtė b...zbuluar nga teknologjitė e reja tė komunikimit. E megjithatė, trau i kalimit “Zonė ushtarake” qėndron pėr mė se 12 km larg Orikut dhe ne “spiunėt” nuk lejohemi tė fotografojmė nė atė krah ku shtrihet baza!? Ish-aktori i filmit “Ballė pėr ballė”, nė rolin e tė riut shqiptar qė rekrutohet e qė shėrbimin ushtarak e ēojnė ta kryejė nė bazėn e Pashalimanit, tani nė postin e rolin e ministrit tė Mbrojtjes, duhet t’i lėshojė me dėshirė ca toka qė figurojnė “zona ushtarake”, atavizma tė shtetit komunist, dhe t’i lejojė qytetarėt shqiptarė tė shkojnė lirshėm si nė Orikun e lashtė ashtu dhe nė shkėmbin e Gramatės. Doemos qė pėr kėtė duhet njė vendim i Kėshillit tė Ministrave pėr ndryshim pronėsie e pėr rrjedhojė, nismėn e kėtij projektvendimi, duhet qė ta nxisė e ta nisė drejt Kryeministrisė, Ministria e Kulturės. Bėjeni kėtė zotėrinj ministra, nė tė mirė tė shoqėrisė shqiptare. I gjithė ky ndryshim e lėvizje qė do bėni, ka njė emėr: pėr njė shoqėri tė hapur perėndimore. Autori: Kryetar i Shoqatės sė Koleksionistėve tė Shqipėrisė http://gazeta-shqip.com/kulture/d3c1...66855ef53.html |
|
|
|
|
|
#174 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
Shkodėr, zbulohen rrėnojat e urės Kercile
02/11/2011 Prishja e disa ndėrtimeve qė po bėhen pėr t’i hapur rrugėn ndėrtimit tė Unazės sė Madhe nė pjesėn lindore tė qytetit tė Shkodrės ka nxjerrė nė sipėrfaqe themelet e urės Kercile, njė urė kjo qė mbart njė trashėgimi kulturore pėrsa i pėrket mėnyres sė ndėrtimit. E ndertuar rreth 200 vite me pare, prej me shume se 20 vitesh kjo ure me vlera arkiteketurore ka qendruar e mbuluar nga ndertimet pa leje, por ajo qe bie ne sy eshte fakti se sot Ministria e Kultures nuk e ka te perfshire ne listen e monumenteve te kultures, ndersa Bashkia e Shkodres aktualisht po shikon mundesine e spostimit te projektit te unazes per te ruajtur uren qindra vjecare. Ura Kercile ne hyrje te qytetit te Shkodres nga menyra e ndertimit me harqe te theksuara dhe me gure te ngjashme me ato qe eshte ndertuar kalaja 'Rozafa' e ka bere ate nje veper arti. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=221900 |
|
|
|
|
|
#175 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
|
|
|
|
|
|
#176 |
|
Registered User
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 402
|
|
|
|
|
|
|
#177 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
|
|
|
|
|
|
#178 |
|
Registered User
Join Date: Jun 2006
Posts: 6,693
Likes (Received): 402
|
|
|
|
|
|
|
#179 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
|
|
|
|
|
|
#180 |
|
Carpe Diem
Join Date: Feb 2011
Posts: 5,817
|
|
|
|
|
![]() |
| Tags |
| dardania, historia, iliria, rrėnoja, shqipėria |
| Thread Tools | |
| Display Modes | Rate This Thread |
|
|