SkyscraperCity Forum banner
21 - 40 of 65 Posts
Duket si projekt shume ambicioz dhe i parealizueshem pavaresisht se Pacolli dukej i bindur dhe kryeministri Rama gjithashtu.









 
  • Like
Reactions: Kumanovari
Zbardhet masterplani i Resortit të Mabetex në Divjakë, 370 vila dhe 2350 apartamente

Projekti “Resorti Divjakë Albania”, i kompanisë Mabetex Grup, i cili është në fazën e diskutimeve të nxehta për ndikimin negativ në mjedis që do të ketë në Lagunën e Karavastasë, një ndër zonat unike në Europë për disa specie, synon të ndërtojë kapacitete akomoduese për mbi 18 mijë e 200 turistë në një natë.

Sipas të dhënave të projektit në Divjakë (Karavasta), që është publikuar nga Ministria e Mjedisit, në kuadër të ndikimit mjedisor, do të ndërtohet resort turistik me përmasa të mëdha në një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Janë planifikuar të ndërtohen 370 vila dhe 2350 apartamente.Në dispozicion do të jenë 4,310 shtretër hotelerie, ku së bashku synohet një kapacitet prej 18,280 turistesh, sipas të dhënave zyrtare të projektit të dorëzuara në Ministrinë e Mjedisit.
Masterplani i “Resort Divjakë Albania” është planifikuar të shtrihet në një territor të gjerë rreth 12 km gjatësi në vijë bregdetare.


Sipërfaqja e përgjithshme e zonës së projektit është përafërsisht 1170 ha. Plazhi, pylli i pishave, toka bujqësore dhe lagunat mbulojnë rreth 2/3 e sipërfaqes. Sipërfaqja e zhvillimit të projektit do të jetë rreth 370 ha ose 32% e sipërfaqes.Në sipërfaqen totale të zonës së Projektit tipizohet: tokë bujqësore 60 ha, tokë me përdorim të qëndrueshëm 370 ha, sipërfaqe plazh 370 ha, pyll pishe 210 ha dhe ligatina 160 ha) .


Ministria e Mjedisit thotë se përbërësit e Parkut kanë status të ndryshëm mbrojtës dhe në këtë mënyrë, kufizimet e zhvillimit të Projektit bazohen në rëndësinë e secilit habitat brenda parkut. Pylli me pisha është klasifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes. Përreth Lagunës së Karavastasë zona midis grykëderdhjeve të Shkumbinit është klasifikuar me kufizime për zhvillim. Zona rreth plazhit të Divjakës, shtrirjet ranore në veri dhe në jug të tij, janë klasifikuar të dyja si zonat rekreative, me nivelin më të ulët të mbrojtjes.


Kundërshtimet
Projekti ka hasur kundërshti të shumta nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë ngritur shqetësimin se masiviteti i ndërtimeve do të jetë tepër dëmtues për ekosistemin e zonës. Aleanca e Vendeve Kënetore të Mesdheut i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e resortit turistik “Resort Divjaka Albania” në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Aleanca ka shprehur shqetësimin për ndikimet negative dhe të pakthyeshme që ndërtimi do të ketë në park dhe trashëgiminë e tij natyrore: “Parku Divjakë-Karavasta është një nga dy ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, që paraqet një vend shumë të rëndësishëm, kyç për kafshët e egra. Parku vizitohet çdo vit nga miliona shpendë në rrugën e tyre të migrimit dhe është një aset me shumë vlerë për ekonominë lokale.”


Si rrjedhojë, iniciativat për zhvillimin e “Resort Divjakë Albania” do të ishin jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme. Do të ishte në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës së Ramsarit, Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald, Konventës së Bonit”, thuhet në letër.

http://acp.al/news/3309/Zbardhet-ma...ex-ne-Divjake,-370-vila-dhe-2350-apartamente/
 
Divjakë, ambientalistët kundër kompleksit gjigand turistik

 
  • Like
Reactions: -Tani-
Le te supozojme se do te ndertohet ky resort, per sa kohe do mbaronin punimet?
Jashte faktit qe parashikohet te ndertohet ne nje zone te mbrojtur dhe do ishte nje krim, punimet mund te mbarojne pas 100 viteve. Ky resort eshte per Dubai dhe jo per ne, ne nuk kemi kapacitet te ndertojme nje dicka te tille, edhe sikur punimet te fillojne do mbesi pergjysem.
 
Ky resort eshte per Dubai dhe jo per ne, ne nuk kemi shance te ndertojme nje dicka te tille, edhe sikur punimet do fillojne do mbesi pergjysem.
Cfare mentaliteti i mjerueshem :nuts:.

Komplekse te tilla jane te nevojshme per vende qe pretendojne te zhvillojne turizmin dhe ne Shqiperi numrat nuk mungojne por cilesia po. Nese do te ndertohej ate do ta merrte persiper Mabetex e Behxhet Pacollit (shiko cfare ka bere neper bote) qe eshte nje garanci e verte per ndertime te ketij lloji.

Problemi eshte dhe mbetet vendndodhja. Eshte e pamundur dhe e papranueshme qe te ndertohet aty ku eshte planifikuar sepse do ta shkaterronte komplet nje zone te mbrojtur.
 
^^ Mabetex eshte nje kompani ndertimi dhe jo investimi. Shumica e projekteve te tyre neper bote jane kontraktuar dhe financuar nga shtetet perkatse. Mentalitet i mjerushem eshte qe Pacolli mendon qe ne Shqiperi nje resort te parmasave te tilla dhe lluksit te tille do ishte fizabel. Kjo eshte pikerisht arsya pse shumica e projekteve te medha ne Shqiperi kan deshtuar, ose nuk kan filluar ndertimin fare ose kan mbetur pergjysem.

Naturisht kur nuk ke resorte te niveleve te larta po ashtu nuk do thithesh tursitat e duhur por ky nuk eshte nje justifikim per te vrapuar para se te mesosh te ecesh. Ne Shqiperi eshte dashtur te fillosh me resorte te vogla 5* atehere kur vemendja e turistave me xhepa te plote te ishte kethyer drejt Shqiperise, atehere mund te ndertosh nje resort te permasave te atilla. Fundja fundit pak rendesi ka kur parat vijne nga privati, nese mundet te relazoj nje dicka te tille ne Shqiperi bravo i qofte por une do e besoje kur ta shof te perfunduar.
 
Mentalitet i mjerushem eshte qe Pacolli mendon qe ne Shqiperi nje resort te parmasave te tilla dhe lluksit te tille do ishte fizabel. Kjo eshte pikerisht arsya pse shumica e projekteve te medha ne Shqiperi kan deshtuar, ose nuk kan filluar ndertimin fare ose kan mbetur pergjysem.
Pacolli tha se i ka mbledhur investitoret dhe nuk eshte fare problem financimi por leja. Nje projekt i tille i mungon Shqiperise dhe sigurisht se do te kishte sukses sepse sot perballemi me faktin qe nuk perballojme dot kerkesen.

Ne mund te diskutojme nese eshte e drejte te ndertohet aty por jo se a eshte fizibel dhe budalliqe te ketij lloji.

I ka mbetur sindroma e inferioritetit Shqiptarit dhe nuk ka force te natyres qe t'ja heqe.
 
21 - 40 of 65 Posts
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top