SkyscraperCity Forum banner

[AL] Drymades Village

5K views 60 replies 16 participants last post by  Shtegtari 
#1 ·




Projekti


 
See less See more
5
#22 ·
Si Gjinokastra dhe Berati ka qytete edhe në Greqi por nuk kam degjuar asnjë të thotë atje se janë qytete otomane. Ne mezi presim ti heqim qafe sikur i mbajmë mbi supe. Fakti që janë ndërtuar gjatë periudhës osmane nuk do të thotë që janë osmane. Nuk besoj se sollën sulltanat arkitekt dhe mjeshtra për të ndërtuar shtëpitë e Gjirokastrës, që për mendimin tim mund të jenë edhe më të vjetra se osmanllijtë vetë
 
#31 ·
Vetem ne kemi keto komplekse. Sa per info, Shen Petersburgu eshte nje nga qytetet me te cilet mburre Rusia, por asnje aty nuk mohon faktin se eshte ndertuar ne stil italian nga arkitekt italian, madje per ata eshte nje medalje me shume. Valle dei Templi ne Sicili eshte totalisht arkitekture greke dhe asnjeri nuk e mohon se ajo zone ka qene e kolonizuar nga greke te lashte.
Nuk e di pse ne e kemi turp te themi qe nje qytet eshte ose ka elemente ne stil osman, gje e natyrshme nga momenti qe kemi qene te pushtuar dhe brenda asaj perandorie gati 500 vjet.

Jo vetem kjo, por ky kompleks po shkon deri ne qesharaken kur perfshin edhe romaket dhe greket e lashte. Tani nuk thuhet dot me se nje anfiteater ose rrenoje ka stil romak ose grek te lashte se te quajne antishiptar. Akuzat vijen me se shumti nga njerez qe nuk kane lexuar nje liber historie ne jeten e tyre. Jane ca te diplomuar ne Tik Tok qe mendojne qe cdo gje ne bote e kane bere iliret, e kane shpikur iliret. Per vete disa jane te zinj si sorra, por ne gjakun e tyre, sipas tyre, rrjedh vetem gjak 1000% ilir.
P.S. Nuk e kam me ty kete pergjigje, marr vetem shkas sepse eshte dicka qe me ben pershtypje.
 
#33 ·
Se di sa vertete o, por une kam degjuar qe Shqiptaret u mbanin si mjeshtra te ndertimit ne perandorine osmane, dhe i merrnin dhe i conin kudo qe donin pashat e perandorise.
Tamam. Ska si shqiptarët për mjeshtra guri që vërteton se Gjinokastra është produkt i i ktyre zanatgjijve.
Kjo me kujtoi nje histori qe e kam perjetuar kohe me pare.
Bashke me klasen ishim ne nje udhetim ne Bize(kepi i Rodonit), praktikisht ne ambientet e nje kishe katolike.
Prifti aty ishte italian dhe po bisedonim per gjuhen dhe ndikimit historike ne te.
Ne nje moment na thote qe ne veneto, ne dialekt, ka fjale te ngjashme me shqipen si psh "pirun".
Ka shume te ngjare qe dhe ju ta keni marre nga Venediku, na tha.
Hidhet nje shoqja jone dhe i thote: "Po pse nuk mund ta kete marre Vendiku nga ne?"
"Sepse kur piruni perdorej ne Venedik, tha, nuk perdorej as ne Paris dhe jo me ne Shqiperi"
 
#34 ·
Rofshi o modernista, o kozmopolitdashës, o ultraliberal të bekuar. Lum atdheu që ju ka! Ju që prapanica juaj lodhje nuk njeh. Ju jeni e kaluara e tashmja dhe e ardhmja e ktij vendi. Lum fëmijët tuaj ( apo janë kopila turq edhe ata) që ju kanë.
Me të tillë miq ske ça dreqin i don armiqt!
 
#60 ·
Rofshi o modernista, o kozmopolitdashës, o ultraliberal të bekuar. Lum atdheu që ju ka! Ju që prapanica juaj lodhje nuk njeh. Ju jeni e kaluara e tashmja dhe e ardhmja e ktij vendi. Lum fëmijët tuaj ( apo janë kopila turq edhe ata) që ju kanë.
Me të tillë miq ske ça dreqin i don armiqt!
kur fut ne nje diskutim per arkitekturen e lashte femijet e anetareve, kutpohet cfare tipollogjie njeriu je. Nacionalist divani nga Kanadaja, vijo me deklarata tiktoku. Hap ndonje liber ndonjehere, se do te te hapen syte nga injoranca jote.
 
#49 ·
1. Nuk kemi arkitekture shqiptare, keshtu qe do kopjojme
Fshati dhermiut siper s'eshte me arkitektur vendas?

2. Turistet evropiane jane mesuar me kete arkitekture
"O bobo s'paska arkitektur mykonosi s'do shkoj me ne shqiperi 😭"

3. E ka provuar koha qe ishujt e Greqise jane te pelqyer
Mos! erdhi fundi turizmit shqiptar! Nuk paskemi arkitekture greke 😰

Me afer kemi Greqine sesa Arabine
Kush permendi Arabine?

5. Nese e kemi inat Greqine le ta mundim me turizem dhe jo me facebook
Kush permendi nji gare me greqine?

6. Investimin po e bej une dhe do ta bej si e mendoj une qe i pershtatet arkitektura per te me sjelle perfitim sa me te madh
Dil pak jashte shqiperise, duket qart qe nuk dike si funksionojn gjerat ne shtete normale.
 
#51 ·
Fshati dhermiut siper s'eshte me arkitektur vendas?



"O bobo s'paska arkitektur mykonosi s'do shkoj me ne shqiperi 😭"



Mos! erdhi fundi turizmit shqiptar! Nuk paskemi arkitekture greke 😰



Kush permendi Arabine?



Kush permendi nji gare me greqine?



Dil pak jashte shqiperise, duket qart qe nuk dike si funksionojn gjerat ne shtete normale.
Dhe per kete piken e fundit do te jap nji shembull.

Kur jetoja ne Toronto, kishte nji "plaza" (nji rryp me dyqane, dhe me parking perpara) afer pallatit ku jetoja. Zona perreth ishte me vila private stil amerike.

Pronari kishte gati 10 vite qe eshte marr me bashkine me e shemb qe te ndertonin pallate dhe te merrte lejen.
Shikoni ankesat e banoreve te zones dhe resultati:

  1. "Pallatet jane shume te gjata"
    1. Zgjidhja: Nga 30 kate qe ishte propozimi, keshilltari zones e beri 10 kate projektin
  2. "Fasada nuk ka perputhje me arkitekturen e zones" (te mendosh qe zona perreth nuk ka fare vlere historike)
    1. nga nji facade me panele te lira xhami, u be neo clasike me tulla e suva
  3. "Hija e pallati do na bllokoj diellin" (s'po te mashtroj)
    1. Ndruan komplet posicionimin e pallatit dhe nji nga pallatet u bo 5 katesh
  4. "Jo po se do kete shume trafik zona mbas ndertimit"
    1. ulen numrin e apartamentave

Ku dua te dale: S'ka lidhje qe eshte prona jote, do ndjekesh udhezimet e shtetit... po deshe.
 
Top