SkyscraperCity banner

1 - 14 of 14 Posts

·
#Albania
Joined
·
9,132 Posts
Discussion Starter #1 (Edited)


Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

me shum mbi E-Albania https://e-albania.al/ealbania.aspx

Sherbimet https://e-albania.al/esherbimet.aspx

( Total 712 e-Sherbime )
 

·
#Albania
Joined
·
9,132 Posts
Discussion Starter #2
Regjistrimi dhe hyrja në portalin qeveritar e-albania

Shërbimet elektronike online në portalin qeveritar e-albania

Kronikë e realizuar nga TVSH mbi shërbimet elektronike në portalin qeveritar e-albania, shërbimet e reja që do të shtohen brenda vitit 2017, sportelet dixhitale e-albania, aplikacioni mobile etj.
 

·
#Albania
Joined
·
9,132 Posts
Discussion Starter #8


Bashkitë e Korçës, Vorës dhe Poliçanit ofrojnë shërbimet më të mira për qytetarët, më të pakënaqurit në…

Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin prej bashkive të tyre. Indeksi i kënaqësisë qytetarë u mat nga një anketim që aktivizoi PNUD nëpërmjet projektit STAR në kuadër të matjes së eficencës së njësive të reja të pushtetit vendor që dolën pas reformës territoriale.

Ndërmjet të 61 bashkive, qytetarët e Korçës ata të Vorës dhe Poliçanit kanë dhënë vlerësim të lartë, teksa shihet se vlerësimet më të ulëta për shërbimet që marrin nga pusheti lokal e ka dhënë banorët e Dibrës, Fushë Arrësit, Peqinit dhe Memaliajit.

Në përgjithësi qytetarët perceptojnë mangësi të konsiderueshme në cilësinë e shërbimeve të ofruara, duke theksuar pabarazinë midis zonave rurale dhe atyre urbane.

Komunitetet shprehën prioritetet e tyre kryesore që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë vendore, të tilla si mirëmbajtja e rrugëve, uji i pijshëm, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike.

Në përgjithësi qytetarët ishin më pozitivë për sa i përket lehtësisë së aksesit në shërbime administrative.

Për më tepër, qytetarët të cilët kanë pasur të paktën një kontakt me zyrat/sektorët bashkiakë gjatë 12 muajve të fundit, shprehin një nivel të mirë kënaqësie.

Për shembull, zyrat me vlerësimet më të larta janë Zyrat e Taksave Vendore (69 për qind), Njësitë Administrative (68) dhe Sportelet e informacionit (66). Në përgjithësi, vlen të theksohet se nuk ka dallime të theksuara në nivelin e kënaqësisë midis gjinive të ndryshme ose midis banorëve të zonave urbane dhe rurale.

Një qëllim i rëndësishëm i qeverisjes vendore është që të ofrojë shërbime publike efektive për qytetarët e saj. Vlerësimi i rezultateve për cilësinë e shërbimeve tregon një vlerësim të ulët nga qytetarët. Niveli i përgjithshëm i kënaqësisë ka marrë 46 pikë nga 100 që është maksimumi, duke treguar një vlerësim nën mesatare.

Vlerësimet kanë ndryshime konsiderueshme ndërmjet bashkive urbane dhe rurale të zonave të thella, duke treguar qartë se qasja në dhe cilësia e shërbimeve nuk janë në nivelet e pritshme në zonat rurale dhe ato të thella.

Gjithashtu, qytetarët më të pasur, ata që i përkasin grupeve me të ardhura më të larta, duket se marrin shërbime më të mira se të tjerët. Megjithatë, perceptimi është relativisht më i mirë për aksesin në shërbimet administrative.

Në përgjithësi, kapaciteti i qeverisjes vendore për të ofruar shërbime kufizohet nga vështirësitë në infrastrukturë, sistemet për ofrimin e shërbimeve, kapacitetet e burimeve njerëzore dhe burimet financiare të nevojshme. Kjo lidhet edhe me faktin se bashkitë nuk duket se kanë një vizion të qartë për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve në bashkinë e tyre.
 

·
Registered
Joined
·
10,028 Posts
Mbi 109 mijë certifikata familjare në Korrik – e-Albania: Shërbimi elektronik më i përdorur



Certifikatat familjare vijojnë të kryesojnë listën si një nga shërbimet më të përdorura në portalin qeveritar e-Albania edhe për muajin korrik. Gjatë kësaj periudhë janë tërhequr 109 889 të tilla, ndjekur më pas nga vërtetimi për pagimin e kontributeve për individin me 40 704 mijë.

Po ashtu, shërbime të tjera të përdorura më së shumti gjatë muajit të kaluar përfshijnë edhe depozitimin e bilancit vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kartën e shëndetit si dhe certifikatën personale.

Ndërkohë, sa i takon vizitave në portal, sipas të dhënave të e-Albania numërohen 1 048 879 të tilla, ndërsa janë regjistruar 12 249 përdorues të rinj.

Nga statistikat mujore të publikuara, rezulton se gjatë korrikut numërohen mbi 15 mijë përdorues në aplikacionin mobile, ku deklarimi dhe pagesa e kontributeve kryeson edhe listën si një ndër 10 shërbimet më të përdorura të muajit.

Lidhur me numrin e përdorimeve të shërbimeve elektronike, në total numërohen 457 989, ndërsa janë në dispozicion të përdoruesve 1348 shërbime. Ndërsa, sa i takon aplikimeve për leje ndërtimi, numërohen 4 960 të tilla vetëm për muajin korrik.



http://www.scan-tv.com/mbi-109-mije-certifikata-familjare-ne-korrik-e-albania-sherbimi-elektronik-me-i-perdorur/
 

·
Registered
Joined
·
342 Posts
kete portal kam kohe qe e perdor
cdo muaj i shtohet ndonje sherbim i ri
ky portal i ka eleminuar vajtjen disa here neper zyrat e shtetin ose pritjen per nje kohe te gjate . ka sherbime qe nuk shkon fare ose mund te shkosh vetem nje here per te dorezuar dokumemtat fizikisht ( varet nga sherbimi ) .
 
1 - 14 of 14 Posts
Top