SkyscraperCity Forum banner

[AL] Kakome Tourist Resort

17K views 27 replies 19 participants last post by  mendje-madhi 
#1 ·
Club Med Project for Kakome

Project of Kakome Beach by Club Med;)




 
See less See more
4
#2 ·
Club Med rikthehet në Kakome

Operatori i njohur francez, do të rifillojë së shpejti punimet për ndërtimin e fshatit turistik


Leonard Mitro

Së shpejti në Shqipëri do të rifillojë ndërtimi i një prej projekteve më të mëdha turistike të viteve të fundit, pas pezullimit pothuajse njëvjeçar të punimeve. "Club Mediterane & Riviera sh.p.k" do të rinisin në ditët e ardhshme gërmimet në Nivicë të Sarandës, për ngritjen e fshatit turistik në Kakome, i konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme për infrastrukturën e turizmit në vendin tonë. Zv.presidenti i kompanisë franceze, Eduardo Silviero, ka marrë viston nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, në një takim kokë më kokë, të zhvilluar javën e kaluar në selinë e Kryeministrisë në Tiranë. Burime pranë qeverisë konfirmuan për "Shqip", se Kryeministri Sali Berisha është takuar pak ditë më parë me një delegacion të zgjeruar të përbërë nga zv.presidenti i "Club Mediterrane", Eduardo Silviero, presidenti i kompanisë shqiptare, ‘Riviera sh.p.k", Dritan Çela, përfaqësuesi i BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), Murat Yldirian, presidenti i Fondit Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, si dhe ambasadorja franceze, Francuaz Burlo (Francoise Bouroleau). Vendimit të Kryeministrit për zhbllokimin e investimit i ka paraprirë një deklaratë e ministrit të Turizmit, Bujar Leskaj, bërë më 16 shtator të këtij viti, në të cilën "Club Med & Riviera Sh.p.k" janë ftuar të vazhdojnë investimin. "Mendoj, se kompania franceze Club Med është e lirë të vazhdojë investimin në gjirin e Kakomesë, investim që unë personalisht e vlerësoj shumë të mirë", ka theksuar në atë kohë Leskaj. Kjo ka ndodhur pas kapërcimit të konfliktit për pronësinë e tokës, zgjidhje që u dha nga një vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë, i marrë më 18 korrik 2006, i cili nuk u njohu pronësinë mbi tokën banorëve të fshatit Nivicë. Vullnetin pozitiv për të filluar sa më shpejt konkretizimin e projektit e ka konfirmuar për "Shqip" drejtoresha e Turizmit, në Ministrinë e Kulturës, Paloka, e cila ka theksuar se të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Këshilli i Zhvillimit të Turizmit, i ka dhënë firmës franceze Club Mediterane, titullin "Person i Stimuluar" për ndërtimin e fshatit turistik. Rreth 70 ha tokë në zonën e Kakomesë i është dhënë firmës "Club Mediterane & Riviera", ndërkohë që, sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 32,3 ha. Nga ana e specialistëve të turizmit, ngritja e këtij fshati turistik përkthehet në investimin më të madh në turizëm, që në të njëjtën kohë do të luajë dhe një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të vendit, çka do të radhitë Shqipërinë në hartën e vendeve të turizmit elitar. Në atë kohë, kompania "Club Mediterane" është shprehur se do të investojë 75 milionë euro për një resort luksi në Kakome, shumë që do të financohet nga IFC-ja dhe banka të tjera prestigjioze. Sipas kompanisë, ishte parashikuar që ky investim të përfundonte në vitin 2007, por ky afat mund të shtyhet pas vonesave të krijuara. "Club Méditerranée" është një kompani franceze, që operon në industrinë e turizmit dhe është prezent në shumë nga destinacionet ekzotike të botës. Club Med, ka ndërtuar 90 fshatra turistike luksoze dhe aktualisht operon në SHBA, Meksikë, Karaibe, Amerikën e Jugut, Evropë, Azi dhe në Australi. Çdo resor turistik, ofron një listë të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh, të gjitha të ofruara në një paketë të vetme. Kompania e filloi aktivitetin më 1950-ën, e themeluar nga kampioni belg i vaterpolos, Gerard Blitz.
 
#3 ·
This thing is larger than i previously thought. Oh and by the way, I like it a LOT:yes:
Kakome in a short couple of years will turn into one of the most exclusive tourist resorts in the Balkans. And when i mean resort, i mean like a whole village:dj:
 
#10 ·
Club Med have really made a great investment here. Kakome is one of the most exclusive (if not the most) beaches of Albanian Riviera.
With French-owned Club Med as tour operator, Albanian partner firm Riviera plans to build 350 elite villas here with 700 beds for 12,000 tourists.

"Kakome Village will be one of the most beautiful in the world. And what's most important, it will put Albania on the map," Riviera's chief Dritan Celaj told Reuters.
 
#11 ·
Kakome, punimet në resorin turistik, do të rinisin brenda vitit

Punimet pritet të përfundojnë pas 1 viti e gjysmë


Fjoraldi Zguro
TIRANË-Investitorit francez “Club Med” i kanë mjaftuar disa muaj që t’i rikthehet punimeve në Gjirin e Kakomesë, qëkurse Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë, i dha të drejtë për të vazhduar me projektin ambicioz që do t’i jepte një frymëmarrje turizmit shqiptar. I pyetur dje me telefon, Dritan Çela, administratori i firmës “Riviera”, që zbaton projektin e ndërtimit të fshatit turistik, tha për “Shekullin” se punimet në terren pritet të nisin shumë shpejt. "Brenda këtij viti, do të rinisim punimet për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome",- pohoi Çela. Sipas tij, nga ky moment do të duhet të presim edhe rreth 1 vit e gjysmë, për të parë përfundimin e resortit turistik më të madh në vend, i cili mendohet që të thithë rreth 20 mijë turistë në vit. Nga ana tjetër, kjo strukturë turistike i ka tërhequr vëmendjen edhe të dy investitorëve të tjerë, të cilët i janë bashkuar “Club Med”-it. "Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur, është se janë shtuar edhe dy investitorë të tjerë, të cilët janë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi Amerikano-Shqiptar",- vazhdoi Çela, duke mos dhënë detaje mbi peshën që do të zënë këta investitorë. Gjithsesi, pas shumë peripecish qeveritare, socialiste e demokrate, kompania ka marrë "ok" për të ndërtuar një fshat turistik në këtë zonë, e cila konsiderohet me potenciale të larta turistike. Resorti turistik do marrë jetë duke u ngritur përballë bregut të Detit Jon, në afërsi të Sarandës dhe jo shumë larg nga Butrinti, vend i mbrojtur nga UNESKO. Struktura turistike do të ketë akses direkt prej detit, ndërkohë që lidhjet janë parashikuar të kryhen nëpërmjet ishullit grek të Korfuzit. Sipërfaqja ku do të ndërtohet fshati turistik, do të jetë rreth 70 mijë metra katrorë. Projekti parashikon ndërtimin e shtëpive me gurë, duke ndërthurur traditën vendëse me kërkesat për një turizëm elitar. Me një vendim qeverie, korrikun e 2004-ës, subjektit ndërtues "Riviera" sh.p.k., iu dha leja për ndërtimin e fshatit turistik në Gjirin e Kakomesë. Asokohe, kompania “Club Mediterane” është shprehur se do të investojë një shumë të madhe parash prej 75 milionë eurosh, për një resort luksi në Kakome. Sipas kompanisë, ishte parashikuar që ky investim të përfundonte në vitin 2007, por kalvari i gjatë i pronësisë e vonoi këtë investim.
 
#13 · (Edited)
^^ That's a bit too long to wait,isnt it?:)

Been going once a year to Albania (usually in summer) but starting from this year i will be going twice,thanks to BA and Albanian Airlines direct flys!Xmas and New Year home.

As for the project,it looks fantastic!I hope to see more projects like that soon.:cheers:
 
#14 ·
^Well i am going to skip one year this summer because i will be busy doing some stuff here.


But When i go to Albania i will find a new Airport and probably some other positive changes eventually.

They Should do a club-med project for Durres(Golem). That would get a lot of Kosovar tourists...

Albanian American Enterprise Fund is also an investor in this project. My favorite "company".
 
#16 ·
Kakome, banoret rrahin 3 punetore
Bardhyl Bejko
E Shtune, 22 Nentor 2008

Sarande- Banore te maskuar te Nivices, keqtrajtojne tre punonjes te firmes qe do te ndertoje fshatin turistik ne Kakome te Sarandes. Mes te lenduarve edhe kryetari i lagjes "Baba Rexhepi" te qytetit bregdetar, Erbap Stroka, ndersa policia pasi ka marre denoncimin nuk ka mundur dot te hyje ne zone, pasi nje turme grash e te moshuarash ka bllokuar rrugen hyrese. Cdo ore qe kalon situata ne Kakome shkon drejt dhunes se pershkallezuar, kurse firma "Riviera" nuk mundet dot prej nje kalvari 4 vjecar, qe te nise punimet per ngritjen e 400 godinave qe do i sherbejne projektit ambicioz. Nga ana tjeter mjetet qendronin te bllokuara ne Gryken e Brodanit nga ana e banoreve te mbeshtetur edhe nga kryekomunari i Lukoves, Vladimir Kumi. Edhe dje policia nuk ka mundur te nderhyje, pervec faktit se ka kryer verifikime formale per dhunen ndaj tre personave, duke mos shoqeruar asnje te dyshuar.

Ka qene ora 10:00 kur Erbap Stroka, se bashku me dy te tjere, me fraktura ne trup e fytyre, jane paraqitur ne komisariatin e Sarandes. Ata kane denoncuar banore te Nivices se i kane sulmuar me sende te forta dhe te maskuar, ndersa kalonin ne kete zone per pune personale sipas pretendimeve te tyre. Menjehere drejt Nivices jane nisur tre automjete policie, qe moren lajmin per ushtrim te dhunes ndaj punetoreve te firmes. Por pikerisht te Gryka e Brodanit, i priste nje tjeter turme banoresh, kete here gra dhe te moshuara. Duke bertitur dhe share, grupi i grave ka zmbrapsur efektivet dhe vetem pas negociatave disa oreshe, uniformat arriten te futeshin ne zone per te kryer hetime. Banoret mohuan faktin te kishin ushtruar dhune, ndersa akuzuan firmen per provokime. Por punonjesit e firmes nuk kane levizur prej dy javesh nga vendi dhe qendrojne te bllokuar duke mos kryer asnje veprim. Grupi i policeve ka qendruar ne zone per cdo situate te papritur. Madje nje prej mjeteve te tonazhit te rende, i eshte hequr forcerisht dera kryesore. Ne Kakome dje kane ardhur perforcime edhe nga policia e Vlores. Edhe gjate dites se djeshme banoret zhvilluan proteste duke kerkuar largimin e firmes, pasi tokat jane ne pronesi te tyre dhe se ceshtja ishte derguar ne gjyq. Kjo situate e paprecedente nuk arrihet te zgjidhet as nga policia e Vlores dhe cdo dite qe kalon humbja e firmes "Riviera" shkon ne disa milione leke, pasi projekti ka afate per zbatim. Me gjithe hetimet e zhvilluara pergjate dites se djeshme per rrahjen e tre personave nga banoret e Nivices, policia nuk ka kryer asnje shoqerim apo ndalim te te dyshuarve, edhe pse autoret kane perdorur maska dhe kane vene ne rrezik jeten e te demtuarve. Kryekomunari i Lukoves, Vladimir Kumi, hodhi poshte akuzat e tre personave, duke thene se banoret nuk kane sulmuar punonjesit e firmes, ndersa kerkoi zgjidhjen e kesaj situate.

Vendoret: Protesta e banoreve, e drejte

Kryetari i komunes se Lukoves, Vladimir Kumi, thote se ndodhet ne Kakome per te mbrojtur territorin e komunes. "Ne e kemi derguar ceshtjen ne gjykate. Por ka segmente qe kerkojne te krijojne situata te renda ne Kakome", shprehet Kumi. Ai fajeson per situaten policine e Vlores dhe te njejtin qendrim ka mbajtur edhe kryetari i keshillit te komunes, Shuaip Duka. "Protesta e banoreve eshte e drejte sepse eshte shkelur ligji", tha ai per gazeten "KJ".
 
#28 ·
Te gjithe ato pishina nderkohe qe pak metra me poshte ke ujrat e jonit? me te vertete shume qesharake. Po nejse prap mire qe qe po shfrytezohet per projekte te tilla se sa me me ndertime individuale kaotike pa kurrfare shije sic ndodh zokonisht ne vend.
 
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top