SkyscraperCity Forum banner

[AL] Resorti New Born

5K views 10 replies 6 participants last post by  Squatraz 
#1 ·
Resorti "New Born" eshte nje resort turistik residencial i pakrahasueshem, ne zemer te nje bregdeti me nje natyre te virgjer, ajer te paster dhe plot diell.
Ndodhet ne gjirin e Lalezit, ne detin Adriatik , afersisht 35 km nga Tirana dhe Durresi dhe rreth 100 km nga Podgorica, Mali i Zi dhe Kosova, Aereoporti Nderkombetar i Tiranes dhe shume afer portit te Durresit .
Nderkohe qe plazhet e Durresit jane te mbipopulluara, Resorti "New Born" eshte i vendosur ne nje distance te konsiderueshme larg plazhit te Durresit, nga ku mund te pushoni ne privatesi te plote.
Resorti do te jete i rrethuar dhe me nje siperfaqe prej 18 hektare i cili do te mirprese nje komunitet te caktuar. Dhe do kete nje pjese tjeter per residentet te cilet do te preferojne miksin e komponenteve residenciale te perbere nga shtepiza prej druri, vila, shtepi me nje distance te konsiderueshme nga njera-tjetra, apartamente dhe hapësira shlodhëse të rrethuara nga zona të gjelbra dhe parqe.
Ne ditet e sotme sa vjen e po shtohet numri i njerezve te cilet duan te blejne nje shtepi ne bregdet dhe ku mund te kalojne nje fundjave te qete apo edhe me gjate, larg stresit dhe zhurmave , dhe me e rendesishmja, te jete shume afer qytetit ku jetojne dhe punojne.


 
See less See more
1
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top