SkyscraperCity banner

1 - 20 of 158 Posts

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Ky djali eshte puntor i teknikes se aeropoti, dhe i kontrollon aeroplanet a po ju punojn dritat! Kur i she lopët neper autostradë te shqiperisë athere nuk me befason kur del djali i vogel ne pistë te aeroplanave, se jan njerez te eger! Me i than shqiptarit bani nuk e bon por ju i thu jo aj e ban at pun.
 

·
Registered
Joined
·
5,699 Posts
Pista e A. Kukesit eshte 1.8 km ndersa ajo e Rinasit (qe konsiderohet e vogel) 2.8km.
Une e shikoj si nje aeroport gjysem ushtarak qe me disa helikoptere mund ti sherbeje shume mire zones se veriut per cdo lloj emergjence qe mund te kete (qe keto vitet e fundit jane te pervitshme).
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Aeroporti i Gjakoves ka me shum shansa me u ba aeroport nderkombetar.
Asnjeri nuk ka per tu bere aeroport nderkombetar, sepse nuk ka kerkese.

Pista e A. Kukesit eshte 1.8 km ndersa ajo e Rinasit (qe konsiderohet e vogel) 2.8km.
Une e shikoj si nje aeroport gjysem ushtarak qe me disa helikoptere mund ti sherbeje shume mire zones se veriut per cdo lloj emergjence qe mund te kete (qe keto vitet e fundit jane te pervitshme).
+1
 

·
Registered
Joined
·
5,309 Posts
Ketu te postojme te dhenat,fotot dhe lajmet me te fundit rreth aeroporteve rajonale dhe ushtarake te vendeve tona.
 

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Me i pas rrugt e mira prej prishtinë ne pjeset tjerra te Kosoves nuk kish pas nevoj mi pas dy aeroporta gjysme funktional, se na e dim krejt qysh eshte fluksi per ne Kosovë! Aeroporti i Gjakovës eshte mir me kan aeroport i ushtrisë se kosoves por momentalisht kosova nuk ka ushtri kjo don me than se na varemi hala nga ushtaret italian! Se nese e nshon kfori italian aeroportin e gjakovës ka me u ba sikur fush per lopë! Nese ka nevoj pas 10 vjetve me pas aeroport te dyt athere mundesh me mundu edhe nje her per me bo aeroport civilë dhe ushtarakë! Unë jam i gjakovës dhe nuk me pengon per me shku ne prishtinë ne aeroport tash ku eshte ka ndertohet rruga per pejë!
 

·
bitte spiel mir etwas
Joined
·
7,938 Posts
Jo, "Aeroporti i miqesise shqiptaro-emirate", por ky "ass-licking" emen. :bash:

 
  • Like
Reactions: Pirro_E7

·
Registered
Joined
·
3,787 Posts
cili ka kapacitet me shume per aviona?
 

·
Registered
Joined
·
10,694 Posts
^^
Baza Ajrore e Gjadrit është ndërtuar pas pesë vitesh punë të xhenierëve, të mijëra punëtorëve nga Shkodra, Lezha e rrethinat e tyre, si dhe e mjaft specialistëve nga i gjithë vendi. Aerodromi, i ndërtuar me cilësi të lartë, sipas kërkesave skrupuloze të xhenierëve tanë e specialistëve kinezë, u bë me dimensione bashkëkohore e me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Regjimenti i Xhenios ndihmoi aty me rreth 2000 forca, oficerë, ushtarë e civilë, duke punuar me turne. Ata punuan për disa vite, rreth dymbëdhjetë orë në ditë. Efektivi komandohej nga ushtarakë të shquar të Regjimentit të Xhenios si: Lele Godo, Rexhep Hoxha, Mërkur Çarçani, kryeinxhinieri Kristaq Luarasi, etj.

Me 25 mars 1974, ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, në urdhrin Nr. 001110 urdhëronte "Hapjen e Regjimentit të Katërt të Aviacionit Gjuajtës Bombardues në aerodromin e Zadrimës, mbi bazën e skuadriljes së parë MIG-21 të Rinasit dhe të skuadriljes MIG-19 të Kuçovës". Në muajin prill 1976 u organizua ceremonia e dorëzimit të saj. Me 10 korrik të vitit 1974 u përurua pista. Drejtues të dikasterit të Mbrojtjes e të Shtabit të Përgjithshëm, punëtorë e specialistë të huaj, ushtarakë të shumtë, por edhe banorë të zonave përreth do të ishin atë ditë të pranishëm për të parë nga afër uljen e dy avionëve. Atë ditë vere do të uleshin aty Haki Jupasi me avion MIG-19, në atë kohë komandant i Regjimentit të Rinasit dhe zv/komisari i Rinasit, Serafin Shegani me avion MIG-21.

Tuneli kishte të sistemuar tri skuadrilje avionësh, pra më shumë se 40 të tillë. Në anën e djathtë ishte ofiçina e riparimit të avionëve. Ajo ishte moderne, i kishte të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e punimeve në avion pa qenë nevoja për të dalë prej tunelit. Kishte makina metalprerëse, mjete për ndarjen e avionit në dy pjesë, që jepnin mundësi për riparime, stenda për kontrollin e aparaturave të avionit etj. Brenda në tunelin e madh ishte edhe centrali i pavarur elektrik me djegie të brendshme me dy motorë të mëdhenj. Sistemi elektrik i pavarur, futej në funksion kur ndërpritej lidhja elektrike me Shkodrën apo Lezhën, ose lidhja direkt që kishte baza me hidrocentralin e Vaut të Dejës. Tuneli kishte një sistem perfekt zjarrfikës e ventilimi, ndërsa nga brenda tij, harku i mureve të betonit ishte i veshur me material plastik, për të eliminuar lagështirën e tepërt që dëmtonte teknikën dhe njerëzit. Mbi tunel ishte mali i Kakarriqit, mjaft i lartë, që eliminonte mundësinë e dëmtimit nga çdo lloj bombe. Po nën mal, në tunele të tjera më të vegjël, ishin depot e raketave të drejtuara të avionit MIG- 21, dhe depot e mëdha të karburanteve. kostoja

Në tunele ishin sistemuar depot e laboratorët e vënies në funksionim të baterive, magazina të armatimit, bombave të avionëve e raketave të padrejtuara SAM-57. Tuneli i madh i avionëve, i ndërtuar në formë patkoi, apo U-je, kishte dy hyrje-dalje, në secilën prej të cilave ishin nga dy palë dyer të mëdha, aq sa duhej për të kaluar lirshëm avionët. Ato ishin prej hekuri e betoni dhe me strukturën e tyre mendohej se ishin të afta të përballonin valën goditëse të bombës atomike. Në çdo tunel, do kaloje një sistem dyersh, të llogaritura që të ndalonin efektet e bombardimeve, apo të valës goditëse, të mbërrinin deri tek objektet e punës së njerëzve e teknikës. Një bombardim, mund të nxirrte jashtë përdorimit njërën, apo disa prej dyerve, por gjithsesi, sistemi me shumë dyer parandalonte shkatërrimin e plotë të objekteve që ishin në zemër të malit. Pranë çdo depoje dhe objekti kishte disa dyer të tilla rezervë. Në mes të "patkoit", ishte hyrja për në tunelin e vendkomandës së repartit. Nga një sallë e madhe drejtoheshin operacionet e luftimit. Ajo kishte pranë sallën e kontrollit të hapësirës ajrore, një sallë mbledhjesh, zyra të ndryshme për drejtuesit e repartit, mensën e të gjitha ambientet e nevojshme për të gjithë efektivin. Vetëm dhoma fjetjeje ishin pesëdhjetë të tilla. Tuneli i vendkomandës, nëpërmjet kalimesh të ngushta, lidhej me të dy anët e tunelit të avionëve.
....Gazeta Shekulli
 
1 - 20 of 158 Posts
Top