SkyscraperCity Forum banner

[AL/RKS] Bujqësia dhe Blegtoria | Agriculture and Livestock

125686 Views 539 Replies 61 Participants Last post by  Kumanovari
1 - 20 of 540 Posts
Teme e rendesishme (Y)
Besoj qe Kosova ne veqanti mundesin e vetme e stabilitetit ekonomik e ka nga bujqesia
Shohe qe ne Kosove dhe "qytetaret" kan fillu tu kthehen fshatrave dhe te merren me bujqesi sidomos me blektori me rritjen e kafsheve te imta (dele e dhene)
Nena Shqiperi perkushtojuni juve Turizmit e ne kendej nga kosova ju furnizojme me produkte ushqimore.
Eksporti i kërpudhës së Kosovës, në vështirësi



Prishtinë – Kërpudhat e Kosovës vazhdojnë të eksportohen me shumicë për shtetin e Italisë. Statistikat tregojnë se vetëm në muajin mars, përqindja e eksportit për këtë shtet ishte mbi 30 për qind. Kompanitë që eksportojnë atje thonë se kërkesa kanë, veç a ka prodhim.
Italianët i pëlqejnë kërpudhat e Kosovës. Statistikat tregojnë se vetëm muajin mars, përqindja e eksportit për Itali ishte mbi 30 për qind. Kjo është hera e parë që eksporti ka një pjesëmarrje kaq të lartë për këtë vend.
“Në muajin mars 2012, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali (31.9%), Maqedoni (12.7%), Shqipëri (11.0%), Serbi (6.9%), Turqi (6.2%)”, thuhet në raportin e fundit të ESK-së.
Por, nuk mungojnë as problemet që kanë kompanitë përpunuese. Ndërmarrja “Fungo FF” nga Kamenica, e cila eksporton kërpudha në Itali, vitin kaluar gati sa nuk e humbi krejtësisht tregun në Itali. Mungesa e preferencave tregtare vitin e kaluar, sipas pronarit të kësaj ndërmarrjeje, Fatmir Krasniqi, ka bërë që prej 12 eksporteve që ndërmarrja i realizon gjatë vitit, vetëm njëri të jetë për Itali.
“Mungesa e preferencave na ka shkaktuar shumë probleme. Italianët po e marrin mallin e Maqedonisë dhe të Serbisë, sepse u kushton 18 për qind më lirë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërmarrja e tij, gjatë vitit të kaluar, ka eksportuar rreth 300 mijë euro kërpudha, por jo vetëm në Itali, siç e ka bërë më herët. Krasniqi thotë që blerësit italianë i kanë thënë që ia marrin mallin vetëm nëse e ul çmimin, pasi që për Kosovën, në mungesë të preferencave, aplikohet taksë shtesë në atë kohë.
Për me tepër, atij i ka dalë edhe një problem për Serbi. Atij nuk i është lejuar kalimi me dokumentacion të Kosovës, me çka edhe lënda e parë kur ka mbërritur në vendin e caktuar, pas vonesave, është dëmtuar.
“Për këtë arsye, unë jam detyruar që kërpudhat t’i shes në Maqedoni, e edhe në Serbi”, ka thënë ai.
Por, sikur kjo ndërmarrje janë edhe shumë të tjera, që po heqin të zitë e ullirit me pengesa në transport dhe taksa shtesë. Kjo situatë po e reflekton edhe bilancin negativ në shkëmbimin tregtar.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin mars 2012 prej 176,3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 163,7 milionë eurosh me marsin e vitit 2011. Eksporti në muajin mars 2012, kishte vlerën 23,8 milionë euro, ndërsa importi 200,2 milionë euro, që është një rënie prej 10.8 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 5.1 për qind për import krahasuar me marsin e vitit 2011.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, 57.3% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.7% produktet minerale, 6.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4% lëkurë dhe artikuj prej tyre, 5.7% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 5.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike”, thuhet në raport.

http://www.lajmeshqip.com/ekonomia/eksporti-i-kerpudhes-se-kosoves-ne-veshtiresi
See less See more
duhet me ja nis me "hepi shrums" :D
Tartufi, nis gjahu në Shqipëri

Nisme e mire. Keshtu shume fermer mund te mbijetojne, nese bashkepunojne dhe koordinojne punen e tyre.
[dailymotion]xrhg2z[/dailymotion]
[dailymotion]xrnhfc[/dailymotion]
1 - 20 of 540 Posts
Top