SkyscraperCity banner

1 - 20 of 114 Posts

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter #1
Pogradec,Tushemisht.Kufiri me IRMJ.

Dikur dogana shqiptare ka qene skandal.Tashme pervec nderteses se re..kjo siperfaqe eshte pajisur me elementet e nevojshem tregues(tabela etj).

 

·
Banned
Joined
·
10,837 Posts
Discussion Starter #6
omnipotent,ato pamje nuk i kam shkrepur une dhe i kerkoj ndjese autorit qe si kam vendosur emrin.Qe te jesh i sigurte..nuk ka me tabela me plumba.:).Tani futesh ne Shqiperi sikurse ne cdo vend tjeter normal te Evropes.
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Shqipëri-Kosovë, pikë e re kufitare në Shishtavec

Kukës/ Fshatarët e Borjes arrijnë të përmbushin kërkesën që i ka çuar shpesh në protesta

Inaugurohet pika e kalimit kufitar me Kosovën në fshatin Borje të Komunës së Shishtavecit në Rrethin e Kukësit. Pika e re, që është çelur dje në mesditë, ka çuar në gjashtë pikat lidhëse me Kosovën, tre prej të cilave ndodhen vetëm në Shishtavec dhe Zapod. Në ceremoninë e rastit morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kufirit të Qarkut të Kukësit, ata të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, autoritete lokale si dhe homologë në Komunës së Prizrenit.

Rreth 900 banorë të fshatit Borje, 30 kilometra larg Kukësit, kanë kërkuar edhe më parë hapjen e pikës së kalimit të kufirit, pasi kjo, sipas tyre, përbën një nga mundësitë më të mira për komunikim dhe shkëmbime tregtare me pjesën tjetër të Kosovës vetëm disa qindra metra më tej. Në Borje, një fshat në lartësinë rreth 1100 metër mbi nivelin e detit, ka pasur pikë doganore që në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, por që më pas ishte mbyllur në vitin 1948 me prishjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë së asaj kohe. Vitet e fundit, banorët e Borjes kanë këmbëngulur për ta rihapur pikën e kalimit të kufirit, madje doganën, duke zhvilluar edhe protesta paqësore derisa në vitin 2001 bojkotuan edhe zgjedhjet e përgjithshme. Premtimet e dy ministrive për pikën e kalimit të kufirit nuk kanë munguar, por është dashur që aty të investohet edhe për infrastrukturën, e cila ishte shumë e dobët për të lëvizur me mjete motorike.

Që nga vitet ‘90, edhe pse nuk ka pasur një pikë të miratuar dhe me personel për kalimin e kufirit, banorët në mënyrë të vazhdueshme e kanë kaluar kufirin duke kryer në fshatrat e Dragashit të Kosovës tregtinë dhe deri edhe shërbimet shëndetësore. Një muaj më parë, Policia e Kufirit e Dragashit ndaloi gjashtë fshatarë të Borjes, ndërsa gjykata komunale i dënoi ata me nga një muaj burg pse kishin kaluar kufirin në një vend të pamiratuar. Pika e kalimit të kufirit të Borjes ku fshatarët kalojnë me çdo dokument identifikimi, është e dyta në Komunën e Shishtavecit dhe treta në zonën e Gorës, pas atyre në fshatrat Shishtavec dhe në Orgjost. Ndërsa në Komunën e Zapodit, që lidhet shumë afër me fshatrat e Dragashit, ka kërkuar një pikë të kalimit të kufirit për të cilën të dyja qeveritë kanë rënë dakord, por nuk është formalizuar ende.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=66945
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një pikë e re kufitare

Dibër, 4 Gusht, NOA – Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë tani e tutje do të ketë një pikë e re kufitare në zonën e Dibrës, e cila do të shërbejë si vendkalim për personat dhe mallrat mes dy vendeve tona fqinje.

Lajmi është bërë me dijeni nga autoritetet e të dyja vendeve, të cilat bëjnë me dijeni se kjo pikë e re e kalimit kufitar ndodhet në fshatrat Xhepishtë-Trebishtë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se funksionimi i saj si një pikë e re doganore mes të dyja vendeve, do të realizohet gjatë muajit të ardhshëm.

Ndërsa në ceremoninë e promovimit të këtij vendkalimi të ri kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë së Maqedonisë, si edhe të palës shqiptare.

Ky do të jetë vendkalimi i dytë kufitar drejt Maqedonisë në zonën e rrethit të Dibrës, pas atij ekzistues në zonën e Bllatës.

http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/28087-mes-shqiperise-dhe-maqedonise-nje-pike-e-re-kufitare-
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Tropojë-Plavë, gati marrëveshja për shkurtimin e rrugës

Në Podgoricë të Malit të Zi janë takuar delegacionet e policisë kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në përbërje të këtij delegacioni kanë qenë edhe drejtues të kufirit të rajonit të Kukësit, të cilët kanë në vartësi një pjesë të kufirit me Malin e Zi në zonën e Tropojës. Drejtori rajonal i policisë kufitare për Qarkun e Kukësit, Agron Baliaj, ka bërë të ditur për mediat e Kosovës se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërkufitare në mes dy shteteve, ku palët në takim kanë konkluduar se këto marrëdhënie janë shumë të mira dhe me një partneritet reciprok.
Sipas drejtorit të kufirit për rajonin e Kukësit, gjatë vitit 2010 nuk është shënuar asnjë incident kufitar. Ndërkohë që palët kanë rënë dakord për hapjen e vendkalimit të ri kufitar që do të lidhë Tropojën me Plavën e Malit të Zi.

“Palët kanë rënë dakord për hapjen e pikëkalimit kufitar në Qafë të Vranicës në zonën e Qeremit, që do të lidhë Tropojën me Plavën e Malit të Zi. Kanë përfunduar bisedimet në nivel teknik, ndërkohë që i mbetet politikës për të vendosur për hapjen e kësaj pike”, deklaroi drejtori i kufirit për rajonin e Kukësit, Agron Baliaj.

Burime nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë bëjnë të ditur se do të jetë fundi i muajit gusht afati përfundimtar për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Qafë e Vranicës–Plavë. Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë ka kryer që në fillim të vitit 2006, studimin përkatës për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Çerem-Plavë, ndërkohë që dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të zhvilluar bisedime në nivel politik mes Shqipërisë e Malit të Zi, që do të çonin në hapjen e këtij vendkalimi.
Por mungesa e infrastrukturës ka penguar hapjen e këtij vendkalimi. Punimet për ndërtimin e rrugës Kthesa e Çeremit-Qafë-Vranicë, kanë filluar që në vitin 2005, por janë ndërprerë disa herë si për mungesë fondesh, por edhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike, të cilat kanë shkaktuar shembje të herëpashershme të trasesë së rrugës. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 7 kilometrash dhe në bazë të projektit ka një kosto prej 1.6 milionë eurosh.
Për të shkurtuar shpenzimet e kësaj rruge, punimet e gërmimit në trasenë e saj nga Kthesa e Çeremit deri në Qafën e Vranicës, ku është llogaritur të jetë pikëkalimi kufitar me Malin e Zi, janë kryer nga forcat e xhenios të ushtrisë shqiptare.

Kryetari i Komunës së Margegajve, Rexhë Biberaj, thotë se rruga nga Kthesa e Çeremit deri në Qafë të Vranicës ka përfunduar plotësisht, ku janë hedhur të gjitha shtresat e çakllit në pritje për t’u asfaltuar, por sipas kryekomunarit asfaltimi ka gjasa të mos realizohet për këtë vit për mungesë fondesh.
Kryekomunari i Margegajve ka theksuar rëndësinë e madhe që ka hapja e kësaj pike të re të kalimit kufitar për banorët e komunës së thellë të Margegajve, për Tropojën, por edhe për mbarë Malësinë e Gjakovës. “Ndërtimi i rrugës do t'i jepte një hov të madh zhvillimit të turizmit, blegtorisë, mbledhjes dhe përpunimit të bimëve etero-vajore etj. Ndërkohë që hapja e pikës kufitare me Plavën e Malit të Zi do t’i shërbejë të gjithë Malësisë së Gjakovës, ku një pjesë e popullsisë së Tropojës gjatë verës dalin në bjeshkë për verim me bagëtitë.
Midis zonës së Malësisë së Gjakovës dhe Plavës e Gucisë në Malin e Zi ekzistojnë lidhje gjaku të hershme dhe miqësi të reja, kështu që të dyja palëve u duhet të udhëtojnë rreth 250 kilometra rrugë nga Rozhaja apo Hani i Hotit për të mbërritur në Tropojë, ndërkohë rruga përmes Luginës së Valbonës nuk është veçse 45 kilometra", thekson kryetari i Komunës së Margegajve.

Gazeta Shqip
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Shqipëria, katër pika të reja kufitare me Kosovën

Qeveria ka miratuar dje hapjen e disa pikave të reja doganore me Kosovën. Në parim Këshilli i Ministrave vendosi dje për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar Borje – Glloboçicë, Orgjost (Kukës) - Orçush (Dragash) dhe Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Këto pika të reja u hapën në kuadër protokolleve të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këto pika të kalimit kufitar. Aktualisht pika më e madhe doganore dhe e kalimit kufitar me Kosovën është Dogana e Morinit në Kukës, ku zhvillohet transporti më i madh mallrave, njerëzve dhe automjeteve. Por për të lehtësuar lëvizjen ndërmjet dy vendeve, qeveria ka miratuar edhe disa pika të reja kalimi.

http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=2&id=3248&titulli=shqiperia-kater-pika-te-reja-kufitare-me-kosoven
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Sarandë, godinë e re në pikën kufitare të Qafë Botës

Pika kufitare e Qafe Botes ka rinisur punen ne mjedise te reja. Tashme perpunimi i mallrave, zhdoganimi si dhe kontrollet per shtetasit e kthyer nga Greqia apo atyre te dyshuar behet ne kushte me optimale duke shmangur proceduart te cilat me pare kryheshin ne qytetin e Sarandes.

http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=47&IDVideo=7687&va_id_video=7687



Foto nga kaloresi ne flickr.com
 

·
.......
Joined
·
6,787 Posts
Berisha-Luksiç, marrëveshje për 2 pika kalimi kufitar Shqipëri-Mali i Zi

Kryeministri Berisha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë. Pas takimit me homologun malazez Igor Luksiç, dy shtetet firmosën marrëveshjen për dy pika te reja të kalimit të përbashkët kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon” dhe “Cerem – Vranicë”. Për dy kryeministrat kjo është një ndër të shumtat marrëveshje me të cilat dy vendet angazhohen për përdorimin efikas të resurseve të përbashkëta dhe zhvillimit turistik, veçanërisht në zonën e Bjeshkëve të Namuna apo në Liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës pas ndërhyrejeve të përbashkëta për rehabilitimin e tyre.
Kryeminsitri malazez Luksiç në fjalën e tij tha se: “Marrëveshja e saponënshkruar ka si qëllim rrugën që do të afrojë Plavën me Podgoricën dhe që do të jetë një simbol i bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Në interesin tonë të përbashkët janë edhe Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna dhe ne jemi marrë vesh, që të investojmë përpjekje gjithnjë e më të mëdha për përdorimin e këtyre resurseve, në të mirë të zhvillimit më të mirë ekonomik mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ndërsa kryeminsitri Berisha u shpreh: “Është kënaqësi e veçantë që qeveria e Malit të Zi po investon në rrugën që afron Plavën me Podgoricën dhe projekti ynë më i madh, i përbashkët, do të jetë përpjekja për t’i servirur Evropës dhe botës kompleksin turistik të Bjeshkëve të Namuna, të cilat janë ndër malet më mahnitëse në mbarë Evropën. Sot ato quhen Bjeshkët e Namuna, por unë jam i sigurt se në një të ardhme jo të largët, do të jenë po turistët, që duket se u kanë dhënë këtë emër në të shkuarën, që do t’i pagëzojnë me Bjeshkët e Bekuara. Qeveritë tona do të shqyrtojnë investime të tjera dhe mundësitë e ndërhyrjes, qoftë edhe të sektorit publik, në organizimin e tureve turistike në Bunë, në Liqenin e Shkodrës”.
http://tvklan.al/lajmi.php?id=21765
 
1 - 20 of 114 Posts
Top