SkyscraperCity banner

61 - 80 of 114 Posts

·
Changeable constant
Joined
·
3,139 Posts
Kolone ne piken kufitare mes Serbis dhe Kosoves esht faji tek Serbia.
Kolone pikat kufitare mes Greqis dhe Shqiperis esht faji tek Greqia.


Por kolona tek pika kufitare ne Vermice ???? :nuts::nuts::nuts:
 

·
#Albania
Joined
·
8,931 Posts
Shkurtohen procedurat doganore

Përmes përmirësimit të sistemit informatik, dogana shqiptare nisi aplikimin e procedurave të thjeshtuara, në zhdoganim për të gjitha ato subjekte tregtare të cilat nuk kanë patur probleme në të shkuarën duke eliminuar kontaktin fizik me doganierët dhe rritur transparencen.


Funksionimi kësaj skeme të re, ku malli zhdoganohet ne ambientet e biznesit, u demonstrua në një biznes në Tiranë, ku u ndoq edhe nga kryeministri Edi Rama.

Hapi i parë është mbërritja e kamionit me mallra në ambientet e kompanisë dhe jo në stacionet doganore.

"Kemi lehtësi, shpejtësi në kryerjen e operacioneve. Ne kemi edhe një përfitim monetar. Në kohën që këto rrinin nëpër porte, në dogana, të gjithë shoferët përballeshin me pagesa të ndryshme dhe kjo na ngarkonte me kosto të jashtëzakonshme. Jo vetëm këtë, por ndërkohë edhe disa kosto operacionale që ne kemi, i eliminojmë plotësisht. Arrijmë të kursejmë gati 4-5 mijë euro në muaj", thotë një Vilma Nushi, e cila merret me biznes.

Si hapi i dytë është marrja në dorëzim nga personi i autorizuar i kompanisë, i cili shikon vulat dhe dokumentacionin për të kaluar më pas në operatoren e kompanisë, e cila nëpërmjet sistemit online kryen në pak minuta zhdoganimin përmes sistemit të përbashkët me doganën.

Elisa Spiropali, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare shpjegoi se sa është numri kompanive përfituese nga kjo skemë, të cilën e cilësoi si një inovacion në shërbim të biznesit, permes te ciles zerohen kostot e magazinimit.

"Knë mundësi aplikimi të gjitha kompanitë, së pari për t'u bërë pjesë e kompanive të thjeshtuara dhe pastaj për të marrë statusin e operatorit ekonomik. Ne kemi llogaritur që mbi 150 biznese që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe biznese rajonalë do të mund ta marrin atë dhe do të mund të kryhet procedura, deri në shkurt të vitit që vjen. Deri në shkurt të 2015 do të kemi mbyllur edhe fazën e përzgjedhjes së kompanive", thotë Spiropali.
/ Top Channel
 

·
Registered
Joined
·
10,004 Posts
Edi Rama - Sot në Doganën e Durrësit duke ndjekur zbatimin për herë të parë të kanalit jeshil, ose i quajtur ndryshe përzgjedhja pa kontroll doganor, që ul koston, redukton kohën si edhe shmang çdo barriere administrative dhe kontaktin fizik mes doganierit dhe biznesit. Epoka e sipërmarrjeve shqiptare që janë torturuar nëpër dogana, përballë gjithfarëlloj hajdutësh dhe sekserësh është një epokë e mbyllur.

















https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10152710548201523.1073742488.138734771522&type=1

 

·
#Albania
Joined
·
8,931 Posts
Haziri në Shkup flet për hapjen e vendkalimit kufitar Stanqiq- Bellanoc

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar në Shkup Lirim Shabanin, ministër për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni.

Ata kanë folur për përshpejtimin e procedurave për hapjen e vendkalimit kufitar Stanqiq- Bellanoc.

“Hapja e këtij vendkalimi është shumë e rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, ku do të për fitojnë qytetarët e dyja vendeve sikurse edhe ata të Kosovës Lindore. Me hapjen e kësaj pike kufitare Gjilan-Kumanovë,Gjilanit i rikthehet atributi i Qendrës më të madhe të Anamoravës dhe Kosovës Lindore”, citohet të ketë thënë Haziri.

© KOHA.net

u bonen shum vjet po ska asgje...
 

·
Registered
Joined
·
228 Posts
EU Offers Funds For Montenegro-Albania Crossing



printable version
12 February 2015

The EU has granted Albania and Montenegro a million euros to construct a new jointly run border crossing.

By the end of this year, Montenegro and Albania will have a new border crossing aimed at solving the long-term problem of traffic congestion in this area.

The EU Delegation to Montengro on Tuesday said it would offer each country 500,000 euro towards construction of the new joint border crossing at Grabon – Zatrijebacka Cijevna, near the capital, Podgorica.

Works on the Albanian side will also include the construction of road connections to the joint border crossings.

Apart from easing traffic between the two neighouring countries, the new joint border crossing and access roads in Albania are expected to speed up traffic within Montenegro as well.

This is because it will enable Montenegrins to travel from south to north through Albania, which is potentially much faster.

"The travel time between Podgorica to Plav and the Andrijevica area in the north of Montenegro will be significantly reduced," the EU delegation said in a statement.

In 2012, the Albanian and Montenegrin Prime Ministers signed an agreement on a joint border crossing at Zatrijebacka Cijevna-Grabon that would allow citizens of both countries to cross the border using only their national identification cards.

Albania and Montenegro already have a one-stop border crossing at Sukobin-Muricani on the coast.

Border police from both countries operate inside one building. The opening of the crossing in 2009 was called a “revolutionary” step, as it was the first example of its kind in the region.
 

·
#Albania
Joined
·
8,931 Posts
Prioritet hapja e pikës kufitare Llojan – Miratoc dhe studentët e Preshevës

Ministrat e BDI-së në takimet e sotme me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë dhe në mbledhjen e përbashkët kanë ngritur çështjen e hapjes së pikës kufitare Llojan – Miratoc dhe problemet që paraqiten me studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Universitetet në Maqedoni.

Dy qeveritë janë zotuar që Ministritë e punëve të brendshme të intensifikojnë aktivitetet për hapjen e pikës kufitare në Llojan – Miratoc, sepse asfaltimi i rrugës që ishte kriter për hapjen e kësaj pike kufitare tani më është plotësuar nga të dy vendet. Hapja e kësaj pike kufitare do të lehtësonte shumë lëvizjen e qytetarëve në dy anët e kufirit.
Sa i takon çështjes së studentëve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ministri Arsimit dhe Shkencës ka diskutuar me homologun e tij, por edhe me Ambasadoren e Maqedonisë në Beograd që ky problem të mos përsëritet dhe të lehtësohen procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Maqedoni.(zh)/llh
 

·
Self-determination
Joined
·
3,627 Posts


Për bashkatdhetarët, nga 1 korriku, 50 % më lirë

Bashkatdhetarët tanë deri tash për një muaj qëndrim kanë qenë të obliguar të paguajnë 41 euro, ndërsa për 15 ditë qëndrimi 30 euro. Kurse, nga 1 korriku do të paguajnë 50 për qind më pak për policën e sigurimit kufitarë.

Kështu ka thënë, Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Prej 1 korrikut e kanë 50 për qind më lirë automjetet normale që vinë prej diasporës do të thotë 15 ditë e kanë 15 euro dhe 1 muaj 20 euro...Kamë duruar letër drejtorit të byrosë iu cili do ti drejtohet Bankës Qendrore dhe Banka Qendrore e bënë aprovimin edhe përgatitet teknikisht për me fillu”, ka thënë Pacolli, transmeton KP.

Ai për krejt këtë punë ka thënë se kanë marrë mbështetje të kryetarit të parlamentit , Kadri Veselit.

“Përkrahje kemi pasur prej krye parlamentarit Veseli i cili që 5-6 muaj i kemi rishikuar dhe ka kërkuar në disa takime që kemi qenë më herët me i marrë akterët me i analizuar se çka mund të bëjmë me qytetarët. ..z Veseli e ka një meritë të madhe në këtë veprim”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, Valon Murati ,ministër i diasporës ka thënë se kjo çështje ka qenë një nga brengat e bashkatdhetarëve.

“Unë e kam thënë edhe në mbledhjen e qeverisë që kjo është një prej çështjeve që më së shumti i brengos edhe bashkatdhetarët, personalisht e kam breng të tyre në çdo takim zgjidhjen e çështjes së kartonit të gjelbër, gjithsesi ky është një problem kompleks, nuk është një problem që mund të zgjidhet edhe aq lehtë, për shkak se Kosova e ka goxha të vështirë që zyrtarishttë bëhet pjesë e kartonit të gjelbër, për shkak të kushteve që janë aty, sidoqoftë ne si ministri kemi punuar bashkë mekomisionin për financa se çfarë mundësish alternative ka”, ka thënë Murati.

Kjo iniciativë e cila tashmë nuk po dihet e kujt ka qenë është përkrahur edhe nga Bali Muharremi, deputet i AAK-së, i cili ka thënë se është vendim i vonuar.

“Është dashur që shumë më herët të hiqet për arsye se këta njerëz kanë dhënë më së shumti për Kosovën. Kanë marrë pjesë në gjitha shtet formimin shtete ndërtimin për formimin e shtetit edhe besoj që është vonuar është dashur me heq shumë më herët s’kanë nevojë me paguar . Edhe grupi parlamentar i aleancës gjithqysh do ta përkrahë këtë iniciativë tu e dinë që diku në vit vetëm marrim diku 600 milion euro remitanca prej qytetarëve tanë “, ka thënë Muharremi.

Ndryshe, kompanitë e sigurimeve sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë realizuar nga policat e sigurimit kufitar 14 milionë e 704 mijë euro.

Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar në vitin 2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

“Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për qëllime jofitimprurëse. Nuk bëhet fjalë për fitim bëhet fjalë për prim bruto të shkruar nga shitja e policave, prim ky në fund vitin 2014-të ishte 14 milionë e 704 mije euro. Në buxhetin e Kosovës shkon, TVSH dhe Tatimi 5%. Këto dy lloje të tatimeve përmban polica e sigurimit kufitar të cilat paguhen në buxhetin e Kosovës”, ka thënë Kada përmes përgjigjeve elektronike.

Ai ka treguar se sigurimi kufitar ekziston për arsye se Kosova ende nuk është anëtarë e CoB-se. Tarifën e sigurimit kufitar e caktojnë ekspertet (aktuarët) e kompanive të sigurimeve të cilat aprovohen nga BQK-ja.
http://koha.net/?id=27&l=57844

:cheers:

Shyqyr doli niher diqka pozitive nga ky dialog.
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,139 Posts
http://koha.net/?id=27&l=57844

:cheers:

Shyqyr doli niher diqka pozitive nga ky dialog.
Qysh degjova une, e paskan kompliku kosova ket qeshtje pa nevoje.
Organizata e kartonin te gjelbert ia paska afru kosoves vetem per me nenshkru dokumentet dhe do te ishte anetare e kartonin e gjelbert.
Por keta vet kishin refuzu, e tashti po kqyrin ne emer te serbis me u regjistru. Ne ket menyre po fitojke serbie ndonje cent dhe kompanite e sigurimit ne kosove.
 

·
Registered
Joined
·
279 Posts
61 - 80 of 114 Posts
Top