SkyscraperCity banner

81 - 100 of 114 Posts

·
Self-determination
Joined
·
3,627 Posts
Insig dhe Elsig përgënjeshtrojnë Sigurinë rreth pagesës për kartonin e gjelbër

Bie poshtë vendimi për përgjysmim të pagesave për sigurimin e automjeteve të mërgimtarëve. Për këtë hap nuk kanë rënë dakord përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve.

Takimi është mbajtur në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, në të cilën nuk u lejua qasja e KTV-së. Rrahim Pacolli, nga kompania e sigurimeve Siguria, ka akuzuar thuajse të gjitha kompanitë që, sipas tij, nuk kanë pranuar të përgjysmohet çmimi. Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht këto kompani që kanë penguar marrjen e kartonit të gjelbër.

Por Pacollin e ka përgënjeshtruar Altin Majko, drejtor i kompanisë së sigurimeve “Insig”.

Ai i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se Pacolli nuk ka propozuar uljen, por ka insistuar që ta kryesojë mbledhjen.

Edhe Rexhep Idrizaj nga kompania ELsig ka thënë se mbledhja nuk është zhvilluar fare, kështu që Pacolli nuk ka pasur ku ta bëjë atë propozim.

As Majko nga Insig e as kompanitë e tjera nuk kanë pranuar të tregojnë se cili është qëndrimi i tyre rreth përgjysmimit të çmimit.

Nga shitja e policave të sigurimit në mungesë të kartonit të gjelbër kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë fituar mbi 14 milionë euro, apo 12.4% më shumë se në vitin 2013.
http://koha.net/?id=27&l=60546

:nuts:
 

·
Registered
Joined
·
14,923 Posts
Lehtësitë në kufi, kalimi me parimin “1 ndalesë 1 verifikim”

 

·
Registered
Joined
·
14,923 Posts
Marrëveshja,BE ‘pajton’ Greqinë me Shqipërinë për 36 mln euro

 

·
#Albania
Joined
·
8,953 Posts
Nesër nisë ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni


Nesër do bëhet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimit të objektit të Pikës së Përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc-Stançiç

Sipas njoftimi të Qeverisë, në këtë ngjarje shumë të rëndësishme mes dy vendeve, do të marrin pjesë shumë personalitete publike të Kosovës dhe të huaj.

Hapja e ceremonisë bëhet sipas agjendës në vijim:

14:00 – 14:10 Nataliya APOSTOLOVA, Shefe e Zyrë së BE-së në Kosovë

14:10 – 14:20 Samuel ŽBOGAR, Shef i Zyres së BE-së në Maqedoni

14:20 – 14:30 Enver HOXHAJ, Zëvendëskryeministër i Kosovës

14:30 – 14:40 Bujar OSMANI, Zëvendëskryeministër i Maqedonisë

insajderi.com
 

·
Registered
Joined
·
5,096 Posts
Në fakte që në 2018 duhet të kishte hy në fuqi marrëveshja për qarkullimin e lirë të njerzve dhe mallrave
por qeveria e Kosovës e ka shty per vitin 2019 . Por mua me lind pytja pse u investua kot në doganë duke e ditur që në 2019 do dalje jasht funksioni !
 
81 - 100 of 114 Posts
Top