SkyscraperCity banner

101 - 114 of 114 Posts

·
Registered
Joined
·
5,096 Posts
Nuk investon BE palidhje nese nuk e din mire qe dogana do te vazhdoje te ekzistoje. Keta po na hedhin hi syve neve.
Besoj që dogana si strukturë do mbetet aty , po ta shkulish si strukturë aty do të krijohej një rrëmujë e pa pame pastaj edhe serbët direkt do ta quanin provokimin e rradhës :eek:hno: . Po jam i bindur që 100 % nga 2019 do kemi qarkullim të lirshëm mes dy vendeve më në fund :banana:
 

·
Registered
Joined
·
10,005 Posts
MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ku qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156006232021523/
 

·
Registered
Joined
·
5,096 Posts
Shije Evropë vetëm në video , tani vonë kam kaluar aty dhe natën esht nje rrëmujë e pa pame problemi me i madh jan kamionët që hy nga Mali i Zi . Një problem tjetër esht edhe mbeturinat mjafton të shkosh 200 metra ma poshtë dhe të shfaqet realiteti Shqiptare , Por gjithësesi esht investim për tu përgëzuar në krahasim me 1 vjet më para esht mrekulli !
 

·
Vivere
Joined
·
5,207 Posts

·
Registered
Joined
·
9,959 Posts
Dogana e Kosovës do të blej automjete të blinduara

Dogana e Kosovës ka paraparë që për këtë vit të investojë në pajisje të teknologjisë informative, pajisje analizuese për laboratorin doganor, sistem për konfiskimin me barkod, por edhe në automjete.

Në automjete për njësit e DZL-së, dogana ka paraparë të investojë gjatë këtij viti 300 mijë euro. Kurse, për furnizim me automjete të reja të blinduara, do të investojë 250 mijë euro.

Dogana do të investojë edhe në sistemin për menaxhimin e përmbajtjes (Enterprise Content Management), në vlerë prej 200 mijë euro, pastaj për rregullimin e pikë kalimeve kufitare në kuadër të MIK-ut, 200 mijë euro dhe për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative 50 mijë euro.

Krejt këto investime janë paraparë në ligjin për buxhet, i cili tanimë është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Dogana gjithashtu do të investojë në furnizimin e laboratorit doganor me pajisje analizuese, në vlerë prej 200 mijë eurove por edhe në sistemin për konfirmime me barkod me 50 mijë euro.
Indeksonline.net
 

·
Registered
Joined
·
14,923 Posts
Jashtë funksionit “Dogana e Kosovës” në Durrës

 

·
#Albania
Joined
·
8,953 Posts
Kosova zgjeron doganen ne kufi me Shqiperine: Me shume sportele per automjetet

Në doganën e Kosovës, në kufirin me Shqipërinë është inauguruar sot një investim i ri, që zgjeron kapacitetet përpunuese të automjeteve.


Rivitalizimi i pikës kufitare të Vërmicës, pritet të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Gazetarja e Top Channel, Alberta Hashani tha se kjo është një nga pikat më të madha kufitare. Sipas ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, kjo ndërhyrje ka ardhur edhe për shkak të qytetarëve që duan të lëviznin për shkaqe turistike por edhe nga bizneset, të cilët shkëmbejnë mallra mes dy vendeve. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Më vjen mirë që pas një bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë po e bëjmë rivitalizimin e këtij segmenti që do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit ndërmjet të dy vendeve.

Edhe ky segment rrugor është një dëshmi që jeni të interesuar të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ajo që na ka mbetur është ana e Shqipërisë, kërkoj që të veprohet shumë shpejt që të jetë si në anën e Kosovës. Ne jemi një popull që e kemi një gjuhë dhe për neve kjo do të konsiderohet e rëndësishme”, tha Lekaj. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi tha se kjo institucionet e Kosovës kanë realizuar këtë projekt në kohë rekorde. Ai më tej ka shtuar se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë me projekte të tjera duke eliminuar edhe barrierat e pakat që ekzistojnë.

“Ju falënderoj që në një kohë rekord të arrihet të rivilitaliziohet ky segment. Investimi ka ardhur si rezultat i presionit që bëhet nga qytetarët dhe bizneset, të cilët këtë vit krahasuar me vitin e kaluar në të dy anët e kufirit ka qenë 30% më i lartë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar që numri i vizitorëve që mësynë Shqipërinë është rritur me 55%. Prandaj ne do të duhet t’i përgjigjeshim kësaj kërkesë të tregut të qytetarëve. Të krijojmë hapësira lehtësuese për bizneset dhe për qytetarët”, ka thënë Minxhozi./Top Channel

 

·
Registered
Joined
·
7,008 Posts
"Prandaj ne do të duhet t’i përgjigjeshim kësaj kërkesë të tregut të qytetarëve. Të krijojmë hapësira lehtësuese për bizneset dhe për qytetarët”, ka thënë Minxhozi./Top Channel
Nisja duke i heq taksat e barrierat tjera tregtare per mallra te Kosoves se pari zotni e mandej na maj ligjerata per lehtesira e kerkesa te qytetareve.
 

·
Registered
Joined
·
194 Posts
Dogana e Vlores hap tender per rikonstruksion: Ja se si do te transformohet

Dogana e Vlores hap tender per rikonstruksion: Ja se si do te transformohet




Dogana e Vlorës ka shpalluar tenderin për rikontruksionin e Doganës së Vjetër.

Fondi i vendosur në dispozicion për punimet që do të kryhen është 30 milionë lekë. Rikonstruksionet do të kryhen brenda një afati 1 vjeçar, duke nisur që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Dokumentat e tenderit përmbajnë edhe specifikime mbi fasadën e godinës si dhe punimet që do të kryhen në ambjentet e brendshme të saj. Më poshtë, fotot e pamjes së re që pritet të marrë Dogana e Vjetër e Vlorës./Scan
 
101 - 114 of 114 Posts
Top