SkyscraperCity banner

1 - 20 of 49 Posts

·
Carpe Diem
Joined
·
8,965 Posts
Discussion Starter #4
“Arsimi në moshën dixhitale”
03/04/2012



Reforma e dixhitalizimit të sistemit arsimor në Shqipëri ka shënuar progres. Kështu ka deklaruar Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një konference me temë “Arsimi në moshën dixhitale”.

“Janë ndërtuar sistemet elektronike për regjistrat kombëtarë të nxënësve, mësuesve, studentëve dhe pedagogëve.Çdo student do të ketë një numër kombëtar regjistrimi, po ndërtohet një sistem elektronik i aplikimit për maturën shtetërore dhe pranimet në universitete, diploma e maturës shtetërore u lëshua për herë të parë në nivel kombëtar, administrimi dhe menaxhimi i sistemit arsimor po modernizohet në të gjitha nivelet. Rrjeti elektronik po shtrihet në universitete”, deklaroi ministry Tafaj.
I pranishëm në konferencë ishte dhe kryeministri Sali Berisha. Ai ka pranuar mungesën e cilësisë së diplomave në arsimin e lartë duke mbështetur qëndrimet kritike për këtë çështje.

“Të kritikosh për cilësinë është gjëja më e drejtë, më normale sepse ciëlsia duhet të jetë qëllimi dhe motivi ynë kryesor. Le të hedhim një vështrim tek provimet e shtetit që u dhanë me sistemin dixhital. Cili është rezultati i tyre në krahasim me sistemin tjetër? Rezultati ju fton ju të ndruar zotërinj rektorë, dekanë që të bëjmë gjithcka për të shtrirë sa më shumë provimet dixhitale në shkollat tona të larta”, tha kryeministri Berisha.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, aktualisht në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit është rritur kapaciteti i laboratorëve dhe kompjuterave duke arritur mesataren e kërkuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=232037
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,965 Posts
Discussion Starter #10
Teknologjia, Shqipëria ngjitet me 19-të vende



TIRANË-World Economic Forum ka publikuar këto ditë një raport global, sipas të cilit, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj në renditjen globale për Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit.
Sipas WEF, "Shqipëria ngjitet me 19 vende në renditjen globale për përdorimin e teknologjive të informacionit".

Referuar këtij raporti, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, tha sot në një konferencë për shtyp, se "projekti Shqipëria Dixhitale po përparon dhe këtë sukses nuk e themi vetëm ne, por edhe organizata prestigjioze si Forumi Ekonomik Botëror, World Economic Forum, i cili boton përvit raportin global mbi teknologjinë e informacionit".

Raporti i publikuar së fundmi konkludon se Shqipëria ka përmirësuar dukshëm pozicionin e saj në renditjen globale, kundrejt 142 vendeve të monitoruara, në Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit. Pra, tha ministri, "ne kemi kaluar nga vendi i 95-të në botë, sipas raportit të 2010-ës, në vendin e 68-të në botë, sipas raportit të vitit 2011. Pra, vetëm krahasuar me raportin e vjetshëm, Shqipëria ka një rritje me 19 vende, në renditjen globale".

Ky indeks llogaritet mbi bazën e katër nënindekseve kryesore që janë; klima politiko-rregullatore për teknologjinë e informacionit dhe biznesi përkatës, në të cilin ne kemi një ngritje me 13 vende; Gatishmëria -e infrastrukturës dhe e përmbajtjes dixhitale, përballueshmërisë për shërbimet e ofruara dhe aftësitë (e-skills), ku kemi një ngritje me 24 vende; Përdorimi i teknologjisë së informacionit - nga individët, biznesi dhe Qeveria, ku kemi një ngritje me 17 vende dhe, Impakti social dhe ekonomik, ku ne zëmë vendin e 57-të nga 142 vende ne botë.

(d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/teknologjia-shqiperia-ngjitet-me-19-te-vende-86507.html
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,965 Posts
Discussion Starter #14
Dixhitalizohen 54 harta të rralla
2012-04-10


Datojnë në shekujt XVI-XVIII, i përkasin hartografëve të njohur dhe janë burim për studimin e historisë, etnologjisë dhe gjuhësisë shqiptare dhe asaj ballkanike. Pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare, tashmë ato mund të studiohen nga kushdo përmes portalit online të bibliotekës

Biblioteka Kombëtare ka përfunduar procesin e dixhitalizimit të 54 hartave të rralla që ndodheshin në fondin e saj. I nisur tre-katër muaj më parë, dixhitalizimi i hartave ka pasur edhe vështirësitë e tij në pikëpamje teknike, por tashmë ato mund përdoren lehtësisht nga studiuesit dhe të tjerë të interesuar përmes portalit online të Bibliotekës Kombëtare. Hartat datojnë mes shekujve XVI-XVIII dhe i përkasin hartografëve të njohur si Mercator, Gastaldo, Cantelli, Coronelli, Sanson, Ortellio, Konard etj., të cilat janë burim për studimin e historisë, etnologjisë dhe gjuhësisë shqiptare dhe asaj ballkanike. Procesi i dixhitalizimit të tyre është ndjekur nga shefja e sektorit të albanologjisë Behije Luga, e cila në përfundim të kësaj pune, i ka cilësuar ato si vlera të rralla për trojet shqiptare e më gjerë. Hartat janë pjesë e antikuarëve që Biblioteka Kombëtare ka filluar të dixhitalizojë, duke siguruar kështu edhe mbrojtjen e origjinalëve. Kjo ka qenë një nga pikat e theksuara edhe më parë nga specialistët, pasi përdorimi i vazhdueshëm i tyre ka shkaktuar dëmtime, që në të ardhmen do të ishin të parikuperueshme. “Dixhitalizimi i këtyre hartave shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për lehtësinë e përdorimit të tyre, por edhe për mbrojtjen e origjinaleve. Nëse dikur, një studiuesi i duhej të merrte leje të posaçme për të punuar për një kohë të kufizuar me këto harta, tani me një klikim në uebsajtin e bibliotekës mund të ketë akses në çdo moment të ditës dhe në largësi, pasi këtë e mundëson prania e tyre në rrjet”, theksoi Luga. Duke shpjeguar më tej rëndësinë që merr dixhitalizimi i tyre, Luga u shpreh se në ndryshim nga shumë sektorë të tjerë, përfshi këtu librat apo gazetat, hartat mund të studiohen nga të gjithë pa pasur pengesën e mosnjohjes së gjuhës. “Ky koleksion dixhital tashmë mund të klikohet nga kushdo dhe përdoruesi mund ta shkarkojë, ta shfletojë sipas autorëve, titullit, vendit, viteve, subjekteve, termave gjeografikë në faqen në internet të Bibliotekës Kombëtare "www.bksh.al”, theksoi specialistja Behije Luga. I parashikuar që të përfundonte më parë në kohë, specialistët janë hasur me vështirësi teknike gjatë procesit. Luga ka theksuar se kanë pasur veçanërisht probleme për sa i përket skanimit të tyre. “Realizimi teknologjik ishte pak e vështirë. Pas një studimi të detajuar dhe të gjatë, pjesa e skanimit ishte e vështirë dhe na pengoi shumë, por falë ndihmës së palodhur të një të riu, ia dolëm mbanë”, tregoi Luga. Nga ana tjetër, këto harta edhe janë shumëfishuar, në mënyrë që të interesuarit të kenë edhe akses fizik të këtyre materialeve. Biblioteka Kombëtare është bërë tashmë anëtare me të drejta të plota në Bibliotekën Dixhitale Botërore. Procesi i dixhitalizimit ka nisur para tre vjetësh, fillimisht me fondet e rralla që zotëron ky institucion. Aktualisht, të interesuarit mund të marrin shërbime falas dhe informacione për libra të rrallë, dorëshkrime, harta, partitura etj.
http://www.gazeta-shqip.com/kulture/5fa19b9193c0c340d61a753651226c58.html
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,965 Posts
Discussion Starter #16
Karta e identitetit zëvendësojnë librezën shëndetësore

Librezat shëndetësore do të dalin nga qarkullimi dhe qytetarët do të mund të drejtohen tek mjeku vetëm me kartën e identitetit. Aktualisht mjekët e familjes do të shkojnë shtëpi më shtëpi për të regjistruar popullatën nëpërmjet numrit të tyre të identifikimt një e dhënë kjo që bashkë me sëmundshmërinë e gjithësecilit do të hidhen në një regjistër të posaçëm në mënyrë që çdo mjek të ketë online listën e pacientëve të tij. Kjo nismë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor u bë publike nga drejtoresha, Elvana Hana gjatë një takimi me mjekët e familjes në Tiranë.
http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/17662
 
1 - 20 of 49 Posts
Top