SkyscraperCity banner

1 - 12 of 12 Posts

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Discussion Starter #1
After reading this article, I had the idea to open a thread about scientific research in Albania.

Nënë Tereza, drejt ristrukturimit. Mjekët: Nevojitet kërkim shkencor

2011-09-01

Një grup pune do të nisë shqyrtimin e mundësive dhe gjetjen e hapësirave për ndryshime

Bordi i spitalit universitar “Nënë Tereza” ka vendosur dje miratimin e përbërjes së grupit të punës për ristrukturimin e shërbimeve të qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” me qëllim përmirësimin e eficiencës dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara. Pas diskutimeve u miratuan termat e referencës së grupit teknik, të cilat do të kenë lidhje kryesisht me shërbimin, e parë në këndvështrimin administrativ dhe si njësi mësimore e kërkimore-shkencore njëkohësisht, pra rishikimi edhe i numrit të shërbimeve.

Ristrukturimi i shërbimeve në spitalet universitare veçanërisht në atë “Nënë Tereza” ka për qëllim sjelljen sa më afër të shërbimit në përputhje me një qendër spitalore që ofron shërbim terciar, duke synuar edukimin e studentëve dhe mjekëve, por edhe të specializantëve gjithashtu; rritjen e kapacitetit të shfrytëzimit të infrastrukturës diagnostikuese, duke synuar shërbime të përqendruara dhe kosto eficiente, si dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve njerëzore, duke synuar shërbim cilësor, të sigurt dhe të integruar, gjë që do të mundësojë një shërbim universitar spitalor konkurrues dhe cilësor në treg.

Do të rishikohet numri i shtretërve dhe qarkullimi i shtratit sipas shërbimeve. Raporti in dhe out i pacientëve, numri i shtretërve dhe qarkullimi i shtratit në QSUT, përvoja, modelet dhe rekomandimet e partnerëve tanë si Banka Botërore, Asistenca e Parisit, “Top Consult Group”, si dhe trendi i sotëm i spitaleve terciare kosto-efektive dhe me shërbime cilësore. “Mundësia e shërbimeve të integruara,

rritja e cilësisë së dhënies së shërbimit shëndetësor, përmirësimi i treguesve diagnostikë e mjekues, parë edhe në këndvështrimin e akreditimit si dhe të ‘blerjes’ së shërbimeve nga ISKSH. Përmirësimi i treguesve të edukimit në vazhdim, indikatorëve të performancës dhe përballimi i konkurrencës së sotme, duke synuar diagnostikimin dhe mjekimin e të gjitha nozologjive në vendin tonë.

Ditë-qëndrimi i të sëmurëve në spital dhe kosto efektiviteti i shërbimeve”, do të jenë çështjet kryesore për shqyrtim për të gjithë grupin e punës, i cili do të kujdeset për ristrukturimin e spitalit. Rritja e hapësirave edukuese e kërkimore-shkencore në spitalet universitare, rishikimi i shërbimeve paralele dhe të dubluara, shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve teknike, infrastrukturore dhe i atyre njerëzore, duke synuar përqendrimin e infrastrukturës diagnostifikuese dhe shërbimeve të përafërta, për të gjitha këto pika do të kërkohen detaje dhe mundësi alternative përmirësimi. Për këtë, bordi gjithashtu miratoi përbërjen e grupit të punës, i cili duhet të përgatisë relacionin dhe të dorëzojë rekomandimet pranë bordit brenda një afati tremujor nga dita e formimit. Sipas problematikës që mund të paraqitet, ai ka të drejtë të atashojë pranë tij specialistë të tjerë nga sektorët përkatës.
Gazeta Shqip
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Discussion Starter #2
Alba Shkenca is scientific platform for young scientist to promote scientific findings in different fields such as medicine, economy, natural and social sciences and so forth.
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Discussion Starter #3
Lista e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik

1. Universiteti i Tiranës
Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane
Rektori : DHORI KULE
Fax: +355 4 223981, Tel. : +355 4 228402
Web: www.unitir.edu.al

2. Universiteti Politeknik
Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane
Rektori : JORGO KAÇANI
Fax: +355 4 227914, Tel: +355 4 227996
Web: www.upt.al

3. Universiteti Bujqësor i Tiranës Kamëz, Tiranë
Rektori : FATOS HARIZAJ
Tel./Fax: +355 4 227804
Web: www.ubt.edu.al

4. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
Rektori : Prof.Dr. ARTAN HAXHI
Tel./Fax: +355 22 43747
E-mail: [email protected]
web : www.unishk.edu.al

5. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
Rektori : LIMAN VARROSHI
Tel./Fax: +355 54 52593, Tel. : +355 54 52782
E-mail: [email protected]
Web: www.uniel.edu.al

6. Universiteti “ Fan S. Noli” Korçë
Rektori : GJERGJI MERO
Tel./Fax : +355 82 42230, +355 82 42580
Web: www.unkorce.edu.al

7. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Adresa: Sheshi Pavarsia, Skelë, Vlorë
Rektori : Prof. TANUSH SHASKA
Tel.: +355 63 22288, Tel./Fax: +355 63 2 4952
E-mail : [email protected]
web : http://univlora.edu.al

8. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
Rektori : GËZIM SALA
Tel./Fax: +355 72 63776
Web: www.uogj.edu.al

9. Akademia e Arteve
Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane
Rektori : PETRIT MALAJ
Tel./Fax: +355 4 225488
Web: www.akademiaearteve.edu.al

10. Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” Tiranë
Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë
Rektori : Prof. Dr. VESEL RIZVANOLLI
Tel./Fax: +355 4 226652
E-mail : [email protected]
web : www.aefs.edu.al

11. Universiteti "Aleksandër Moisiu"
Adresa: Lagja 1, Rr. Currilave, Durrës
Rektori : Prof.dr. AGIM KUKELI
Tel./Fax: 00355 52 239161 / 00355 52 239663
Website: www.uamd.edu.al
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Discussion Starter #9
O Zot, fakultet per historine dhe gjuhen italiane? ha ha ha... Po po pse jo, niveli i arsimit eshte aq i larte ne Shqiperi sa qe nuk kemi cfare te mesojme gje tjeter
Pse, c'te keqe kane keto dy drejtime? Nuk duhet/duan te studjojne te gjithe shqiptaret business administration.
 
1 - 12 of 12 Posts
Top