Shqipëria shpëton përfundimisht nga kriza energjetike

Shqipëria kapërcen përfundimisht krizën energjetike. Duke filluar nga vit, vendi ka të gjitha mundësitë që të furnizohet 24 orë me energji elektrike. Këtë fakt e ka pohuar vetë drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi. Sipas tij, këtë vit kërkesat e vendit për drita po plotësohen nga importi, kombinuar me prodhimin vendas në nivele të konsiderueshme, i favorizuar nga kushtet e mira atmosferike. Ndërsa gjatë vitit të ardhshëm e në vijim, do të vihen në funksionim burimet e reja energjetike, që janë termocentrali i Vlorës dhe linja e interkonjeksionit me Malin e Zi. “Rregullimi i sektorit energjetik do të na ndihmojë që të kemi 24 orë drita. Duke filluar nga ky vit, nuk kemi arsye që të kemi kufizime. Strategjia që kemi ndjekur ka qenë e tillë, që gjatë muajve të parë të vitit janë siguruar importe të larta, duke siguruar rezervë për muajt në vijim. Vitin tjetër do të fusim prodhimin nga TEC-i i Vlorës dhe linjën e tensionit të lartë me Malin e Zi. Kjo do të thotë, që edhe sikur të mos kemi mot me rreshje, do të kemi dy elementë që do të balancojnë këtë gjendje dhe nuk do të kemi probleme në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike”, ka deklaruar Bojaxhi. Por kreu i KESH-it, ka shtuar se pavarësisht këtyre dy veprave energjetike, investimet në këtë sektor duhet të vazhdojnë, pasi në të ardhmen do të rritet konsumi i energjisë dhe kjo do të kërkojë burime të reja prodhuese. “Pas TEC-it të Vlorës dhe linjës me Malin e Zi ne nuk duhet të rrimë duarkryq për dhjetë vjetë të tjera dhe të presim. Por duhet të investojmë në vepra të tjera prodhuese. Një prej tyre mund të jetë edhe një termocentral në Kosovë, çka mund të arrihet nëpërmjet një bashkëpunim mes të dyja vendeve”, ka deklaruar drejtori i korporatës, Gjergj Bojaxhi.
Çmimi i energjisë elektrike
Drejtori i përgjithshëm i KESH-it ka insistuar në rritjen e mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, energjia elektrike po shitet aktualisht nën kosto dhe kjo i shkakton humbje finaciare korporatës. Në këto kushte, KESH-i nuk ka para për të kryer investimet e nevojshme, nëpërmjet së cilave do të garantohet furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike për një periudhë afatgjatë. “Struktura e çmimeve të energjisë është e pabalancuar. Ky është një element që do të krijojë deformime në funksionimin e kompanisë. Pasi kostoja e prodhimit të energjisë është më e lartë se ajo me të cilën shitet energjia. Për këtë arsye, korporata ndodhet në vështirësi të madhe financiare. Vjet KESH-i doli me humbje. Por edhe këtë vit, me strukturën e re të çmimeve, nuk do të dalim me fitim. Korporata ka nevojë që të bëjë investime që nuk do të vijnë nga qielli, por nga funksioniomi normal i saj. Ne po furnizojmë aktualisht pa ndërprerje me energji qytetarët, por po shtyjmë investimet e nevojshme”, ka deklaruar Bojaxhi.
Privatizimi i KESH-it, në gusht shpallet investitori strategjik
Përzgjedhja dhe shpallja e investitorit strategjik që do të blejë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes do të bëhet deri në fund të muajit gusht. Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjteike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi ka deklaruar se deri në qershor do të priten ofertat nga kompanitë e interesuara dhe gjatë verës do të shpallet oferta më e mirë. “Deri tani kanë shprehur interes për privatizimin e OSSH-së 6 deri në 8 kompani. Deri në qershor do të shohim, se cilat nga këto kompani kanë shprehur interes të përgjithshëm dhe cilat janë ato që vërtet janë të interesuara. Në këtë mënyrë do t’i futemi seriozisht procesit të tenderimit dhe të zgjedhim një kompani që ka eksperiencë në fushën energjetike, që ka një numër të caktuar konsumatorësh dhe që mund të jetë partner për popullin shqiptar”, ka deklaruar Bojaxhi. Sipas tij, deri në fund të këtij muaji, do të bëhet shpallja e hapjes së procesit të privatizimit në mediat ndërkombëtare, më pas për një periudhë 1-mujore do të priten ofertat nga kompanitë dhe pas përzgjdhjes së investitorit, do të duhen disa javë për të bërë saktësimin e kontratës, procedurat ligjore, kalimin në parlament të projektligjit të provatizimit të OSSH-së etj. “Këto procedura kërkojnë kohën e tyre, por unë mendoj që deri në fund të gushtit të kemi një fitues të tenderit”, është shprehur kreu i korporatës, Gjergj Bojaxhi.
E Premte, 09 Maj 2008
Source