24.04.2013 - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Florjon Mima u takua në Fushë - Arrëz me zyrtarët e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit. Takimi i zhvilluar të martën më 23 prill 2013, kishte në vëmendje gjendjen tërësore të punonjësve, investimet e huaja dhe sigurimin e biznesit në Shqipëri. Z. Mima mirëpriti zotimin e kompanisë koncensionare turke “Ber Alb” për të hapur një fabrikë të re pasurimi të bakrit që thuajse dyfishon numrin e punonjësve.
“Ndihem krenar për shifrën që ju dhatë që rreth 530 punëtorë shumë shpejt do të bëhen 1 mijë. Më vjen mirë që keni plane për të hapur një fabrikë tjetër pasurimi” - tha ministri.
Z. Mima garantoi gjithashtu vëmendjen e METE-s dhe të qeverisë për të nxitur dhe mbështetur investimet e huaja. “Pa hyrë në detaje do të doja vetëm t’u siguroja që reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare do të vazhdojnë me një ritëm të lartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar suksesin e investitorëve të huaj në Shqipëri” - theksoi ministri Mima.
Zoti Mima shprehu sakaq keqardhjen për protestën e dhunshme të datës 15 prill dhe e quajti atë “të papranueshme”, ndërsa garantoi njëherit mbështetje të plotë të banorëve.
Ministri u interesua veçanërisht për mbetjet e koncentratit që përdoret në procesin teknologjik në fabrikë dhe ndikimin mjedisor, veçmas në ujërat për vaditje në zonë. Zoti Mima mori garancinë nga përfaqësuesit në takim se analizat dëshmojnë tërësisht parametra normalë të ujit dhe brenda standardeve.
Me rëndësi u veçua nga pala koncensionare nisma për rikonstruksionin e postës ekzistuese policore.
Në takim morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, bashkisë dhe Prefekturës si dhe të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
Pas takimit ministri Mima i shoqëruar nga zëvendësministri Neritan Alibali inspektuan fabrikën dhe u interesuan mbi ecurinë e pasurimit të bakrit, kushtet e punës dhe sigurinë teknike.
Deri në vitin 2012 investimet kanë arritur në 55 milionë dollarë nga 14,942,500 të parashikuara.
A kane filluar punimet apo projekti ka mbetur vetem ne leter?
Me masat aktuale te sigurimit ne pune ne Shqiperi, mire qe s'vdesin dhe sakatohen me shume njerez. Me shapka tjetra ne fabrike. :nuts:Fabrikae Perpunimit te Drurit "Korel" - Bradashesh, Elbasan:
![]()
Arben Imami FB
Në kuadër të procesit të transparencës dhe analizimit të kontratave koncesionare të firmosura nga qeveria e mëparshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar verifikimin e procedurave të dhënies me koncesion të objektit “Uzina e Rafinimit të Bakrit” në Rubik.
Kontrata koncesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012, dhe ka pasur objekt Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferrokromit me koncesion të formës “ROT”.
Në vijimësi edhe të denoncimeve të bëra në media për këtë rast, auditi do të analizojë procedurën e ndjekur për dhënien me koncesion dhe në rast shkeljesh do të evidentojë personat përgjegjës për të cilët do të merren masat ligjore.
19/10/2013 17:29
Me mire hashashi sesa kanceri i mijera njerezve dhe lope me dy koke qe ka sjellur metalurgjiku me teknologji te shekulli te 19.Me ardhjen e demokracisë Saliniste ndryshoi koncepti i industrisë, u koncentrua në industrinë e hashashit!