SkyscraperCity banner

6001 - 6020 of 6077 Posts

·
Registered
Joined
·
293 Posts
Amon mos postoni vidio te ktyne qofteve me siper. A mor llesh ca i bone policise sja ka bo njeri kto 11 vjet qe jam un te operacionalia,ato lek qe harxhoni per kta qoftet ja kishte shtu buxhetit te drejtoris FPO dhe kishe pa cudira,nejse se dhe kto se kan te gjate jo.
 

·
Vivere
Joined
·
5,207 Posts
" frameborder="0" allowfullscreen>
" frameborder="0" allowfullscreen>
 

·
Vivere
Joined
·
5,207 Posts
^^
Mos te baltosim efektivet,por kjo OFL si histori eshte nje film i inskenuar keq dhe duken sh shemtuar.Nuk eshte faji i tyre qe ju thone apo i urdherojne te bejne ashtu.Regjisoret jane Lleshi dhe krye Lleshi.
 

·
Vivere
Joined
·
5,207 Posts
Ta kishin nisur njehere nga vila ne Surrel e te gjenin bamiresit qe i falen token dhe i ndertuan vilen kryeministrit.Nga vila e Bashes te TEG apo Iliri me Berishen.Me Ahmetajn me ore 20 mije euro ne dore etj se kjo liste ska fund.Po rane keta,bien edhe morrat e vegjel.

Merren me 'The walking dead',njerez te krimit qe ose do bien neser ne burg ose do hane kokat e tyre.Politikanet jane karburanti i tyre.
 

·
Registered
Joined
·
9,959 Posts
Cfare banana shtete jemi bre ropt!!! :bash: :lol:

​Policia e Kosovës sqarohet rreth huazimit të gazit lotsjellës, për Policinë e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka dalë me sqarim lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë vitin e kaluar, duke thënë se një gjë e tillë është ndërmarrë në pajtim me marrëveshjet e bashkëpunimit midis dy institucioneve policore dhe pëlqimin e dy ministrive kompetente.

Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga Zyra ligjore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga kompania prodhuese e gazit lotsjellës.

Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës.

Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policor, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës.

Policia e Kosovës inkurajon mediat dhe gazetarët që para publikimit të informacioneve t’i drejtohen policisë për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave zyrtare, në mënyrë që të ketë informim të drejtë, pasi të gjitha veprimet e ndërmarra janë realizuar sipas ligjeve në fuqi.
Indeksonline.net
 

·
Registered
Joined
·
6,335 Posts
Cfare banana shtete jemi bre ropt!!! :bash: :lol:



Indeksonline.net

Edhe ku eshte problemi? Policia duhet te justifikohet per perdorimin e gazit lotsjelles?? Pse akoma duhet te shohim rrugve policat qe bejn box me manifestuesit sikur mos te ishin njerez dhe ata?

Neper bot perdoret shume here me teper gazi lotsjelles.. pa permend policine amerikane qe te le shuk ne vend.

ps. Se kam me ty Llap ;)!!
 

·
Registered
Joined
·
9,959 Posts
Ndoshta se kuptuve postimin tim, nuk brengosem pse eshte perdorur gazi lotsjelles, sepse perdoret nga gjitha policite e Botes dhe nganjehere eshte mjeti me efikas per shperndarjen e turmave dhe venien ne kontroll te situatave, une brengosem qe edhe sot ne vitin 2020 ne si shtete banane qe jemi nuk kemi gjera te tilla elementare si gazi lotesjelles! :nuts:
 

·
Registered
Joined
·
3,528 Posts
Ndoshta se kuptuve postimin tim, nuk brengosem pse eshte perdorur gazi lotsjelles, sepse perdoret nga gjitha policite e Botes dhe nganjehere eshte mjeti me efikas per shperndarjen e turmave dhe venien ne kontroll te situatave, une brengosem qe edhe sot ne vitin 2020 ne si shtete banane qe jemi nuk kemi gjera te tilla elementare si gazi lotesjelles! :nuts:
Mir gazi lotsjellës po kur ishte puna që na duheshin qentë gjatë kohës që ra tërmeti ? Jo për gjë po shpenzojmë 1 milion euro në vit për ta. S'ka gjë se vjen FSK dhe ekipet greke turke dhe italiane. Pse kot i kemi bashkombasit dhe fqinjët ne :bash:
 

·
Registered
Joined
·
522 Posts
Policisë, pritet t’i shtohen edhe 427 zyrtarë të rinj

Ndër vite, Policia e Kosovës, është cilësuar si një prej institucioneve më të besuara nga qytetarët.

Por në shërbim të ligjit dhe vetë qytetarëve të vendit janë gjithsej 9 mijë e 292 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

8 mijë e 282 prej tyre janë të uniformuar, kurse 1 mijë e 10 të tjerë janë pjesë e stafit civil.

Në një përgjigje të dhënë nga Policia e Kosovës për Indeksonlinen u tha se nga stafi i uniformuar femra janë gjithsej 1 mijë e 56, nga 8 mijë e 282 sa janë të gjithë.

Për të qenë në shërbim të qytetarëve në vitet e ardhshme janë duke synuar edhe shumë të rinj.

Tashmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, trajnimin bazik janë duke e ndjekur 427 kadetë, prej tyre 68 femra dhe 359 meshkuj.

Por të gjithë këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të mos kenë të rregulluar Ligjin për sigurime shëndetësore.

Pavarësisht rreziqeve të cilat hasin thuajse çdo ditë, atyre iu duhet që për çështjet shëndetësore të përkujdesen vetë.

Nga rastet e fundit që kishin të bënin me polici vlen të ceket ai në Zhur të Prizrenit, ku gjatë kryerjes së detyrës një polic humbi jetën, kurse tjetri mori lëndime të rënda ku edhe u detyrua që për shërim të udhëtonte drejt Turqisë./Indeksonline/

https://indeksonline.net/policise-pritet-ti-shtohen-edhe-427-zyrtare-te-rinj/
 
6001 - 6020 of 6077 Posts
Top