SkyscraperCity Forum banner

[AL/RKS] Sistemi Shëndetësor | Healthcare System

127156 Views 1302 Replies 84 Participants Last post by  Dyrrachium
Rikonstruktohet spitali numër 1 në Tiranë



Spitali në të cilin janë vendosur tetë shërbime mjekësore tepër të rëndësishme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si ato për semundjet e zemrës, veshkave, stomakut apo dhe kabinete të tjera i është nënshtruar rikonstruksionit.
I pranishëm në ceremoninë e inagurimit Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se investimet për ta kthyer QSUT-në në një spital me standarde bashkëkohore do të vazhdojnë rehabilitimin e shërbimit të neurologjisë dhe atë të djegie-plastikës.
Fasada dhe korridoret e tetë shërbimeve mjekësore në spitalin numër 1 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë rikonstruktuar tërësisht.
Me një fond prej rreth 30 milionë lekësh Ministria e Shëndetësisë ka rikonceptuar hyrjen kryesore të këtij spitali për të rritur komoditetin për pacientët dhe lidhjen e tij me spitalin e urgjencave nëpërmjet një ure ajrore për të lehtësuar komunikimin.
Pas spitalit numër 1 sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili pritet të përfundojë rikonstruksioni i shërbimit të djegie-plastikës dhe të nisë rehabilitimin e shërbimit të neurologjisë.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23568
See less See more
1 - 20 of 1303 Posts
Shqipëri, 280 raste Hemofilie



Ditën Botërore të Hemofilisë, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për përpjekjet për trajtim të plotë të sëmundjes për të parandaluar mundesinë e invaliditetit që jep. Ndërsa në vendin tonë janë rreth 280 të sëmurë me hemofili, 240 hemofil A dhe 40 Hemofil B.

“Misioni ynë është përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësisë të jetës së këtyre të pacientëve, nëpërmjet trajtimit të të sëmurëve me hemofili dhe familjeve te tyre nëpërmjet një mbikqyrje të vazhdueshme mjeksore dhe psikologjike”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një konference për mediat.

Në kuadër të strategjisë për reformimin e shërbimeve shëndetësore, MSH ka shprehur angayhiimn per t'i dhënë prioritet sigurimit të një shërbimi sa më të kualifikuar, gjithë kategorive të ndryshme të të semurëve kronike, një nga të cilët janë dhe të sëmurët me hemofili.

“jemi të ndërgjegjshëm për koston financiare mjaft të lartë që ka trajtimi dhe ndjekja e hemofilisë, prandaj kemi marrë masat konkrete për të rritur cilesinë e shërbimit për këta pacientë, si dhe përballimin e kostove të mjekimit të kësaj semundje, deri sa kjo patologji të jetë nën kontroll të plotë” vijoi Vasili.

http://www.albeu.com/shqiperi/shqiperi-280-raste-hemofilie/71867/
See less See more
QSUT, Hoxha: Sistemi i referimit mbush arkën e spitaleve



Intervistoi: Blerta Mrishaj 25/02/2011 13:46:00

Flet për “Standard” nëndrejtori i QSUT-së, Mehmet Hoxha. Nëndrejtori: Fluksi i pacientëve vazhdon në urgjenca, sidomos urgjenca e Kardiologjisë mbetet problematike

Sistemi i referimit disiplinoi përfundimisht fluksin e pacientëve, të cilët paraqiteshin në QSUT, tek kjo qendër, që është qendra më elitare dhe më e mirë në Shqipëri, e cila përballonte një fluks të nivelit primar, sekondar dhe terciar, kur destinacioni real i saj duhet të jetë terciar dhe sekondar për pacientët që vijnë nga Tirana. Kështu shprehet në një intervistë për “Standard” nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, doktor Mehmet Hoxha. Nëndrejtori Hoxha thotë se zbatimi i këtij sistemi ka ndikuar në rritjen e të ardhurave dytësore, pasi arkat e spitalit kanë arkëtuar shuma të mëdha.



Dy vite pas futjes së sistemit të referimit, si paraqitet fluksi i pacientëve në QSUT?

Sistemi i referimit disiplinoi përfundimisht fluksin e pacientëve të cilët paraqiteshin në QSUT, tek kjo qendër që është qendra më elitare dhe më e mirë në Shqipëri, e cila përballonte një fluks të nivelit primar, sekondar dhe terciar, kur destinacioni real i saj duhet të jetë terciar dhe sekondar për pacientët që vijnë nga Tirana. Implementimi me forcë i këtij sistemi nëpërmjet urdhrave dhe rregulloreve të përcaktuara qartë, mbi të gjitha dhe sidomos insistenca për ta zbatuar këtë sistem ka bërë që ky numër të ulet ndjeshëm. Kështu që një pacient që paraqitet në QSUT duhet të kalojë në disa hallka, që nisin me mjekun e familjes, të kalojë specialistin e lagjes në rastin e Tiranës apo të rretheve në rastin e rretheve. Të kalojë specialistin e qarkut në ato raste kur mungon specialisti i rrethit dhe vetëm më pas të paraqitet në QSUT. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme pasi kemi ngritur sistemin e konsultave ambulatore. Në total janë 7 konsulta, në tre prej të cilave janë informatizuar dhe i implementuar edhe sistemi i kamerave në to. Çdo pacient që paraqitet pranë konsultave në raste se nuk është në bazë të sistemit të referimit paguan tarifat e vendosura.



A regjistrohen të gjithë pacientët që kalojnë në shërbim shëndetësor?

Deri tani është e vështirë të flitet saktësisht për numrin, ndërkohë që ne jemi akoma duke punuar me analizën vjetore. Në të do të evidentohet numri i pacientëve që kanë marrë shërbimin me pagesë, falas dhe urgjencë. Gjithashtu do mësohen edhe rastet e shtuara dhe të operuara. Numri i vizitave ambulatore në QSUT ka rënë ndjeshëm, kjo për shkak të zbatimit të sistemit të referimit. Është shtuar numri i pacientëve që paraqiten në urgjencë. Unë mendoj se kjo është një lojë që ndodh shpesh në të gjitha vendet e zhvilluara, ne e mirëkuptojmë që pacientët që nuk kanë letrat në rregull preferojnë të zgjedhin rrugën e urgjencës, për të na vënë para faktit të kryer, pasi ne jemi të detyruar që çdo pacienti që paraqitet në urgjencë, t’i japim shërbim. Edhe në këtë pikë ne po bëjmë kontrollet tona për të parë sa reale janë këto urgjencë, për të parë mjekët që referojnë rastet në mënyrë urgjente, sidomos në fundjavë mjekët e rretheve referojnë rastet tek ne. Vijnë me letër si urgjencë. Në konsultat ambulatore numri është në rënie, ndërkohë që duhet ta pranojmë situata paraqitet problematike në urgjenca, ka fluks dhe sidomos në urgjencën e spitalit nr. 1.



Sa ka arritur qëllimin sistemi i referimit, a ka ulur pagesat informale?

Vetëm në një arkë, të ardhurat dytësore ishin 80-100 mijë lekë të vjetra në ditë, pas vendosjes së sistemit të referimit dhe informatizimit shkuan 600-700 mijë lekë të vjetra në ditë. Në këtë mënyrë shmanget fluksi i panevojshëm i pacientëve dhe rrit cilësinë e shërbimit.



Nga ana tjetër, QSUT vazhdon të vuajë nga mbipopullimi i pacientëve. Çfarë problemesh të tjera nuk ka arritur të filtrojë referimi?

Ka edhe shumë probleme, pasi në shumë rrethe mungojnë mjekët specialistë. Pacienti detyrohet të shkojë ose te mjeku i qarkut ose të vijë tek ne. Problem është edhe ekzaminimet laboratorike. Na mungon një hartë e plotë e ekzaminimeve që duhet të bëjmë, pra ne nuk jemi të qartë se çfarë analizash duhet të bëjë lagjja dhe çfarë nuk duhet të bëjë. Problem tjetër janë edhe ekzaminimet e shtrenjta, të imazherisë. Situata dhe harta e imazherisë ka ndryshuara 100%, pasi në shumë rrethe të vendit ka skanera. Ne vazhdojmë të punojmë me një urdhër të vitit 2003, duke ofruar këto ekzaminime për të gjithë pacientët e Shqipërisë. Ka ardhur momenti që të shpërndahet kjo hartë.



Sa transparente është dhënia e këtyre shërbimeve, sa e dinë?

Patjetër që është shumë transparente pasi tek çdo arkë është lista e ekzaminimeve dhe çmimet respektive. Në momentin që pacienti është konform sistemit, merr edhe faturën për vizitat dhe ekzaminimet përkatëse. Ka ulur maksimalisht vizitat jashtë vendit të konsultave.



Po për sa u përket protokolleve mjekësore, në çfarë faze ndodhen?

Kanë filluar me shumë sukses disa hallka, pasi kanë kaluar të gjitha feedbacket. Së pari janë hartuar protokollet mjekësore të cilat kanë kaluar të gjitha feedbacket. Çdo shërbim, minimumi 10 diagnoza të tij, ka hartuar protokollet. Për kotsifikimin e çdo diagnoze është ngritur një grup pune ndërmjet QSUT, ISKSH dhe MSH për të nxjerrë kosto reale. Për të harruar njëherë e përgjithmonë buxhetet historike dhe për të kaluar në buxhete faktike, për diagnozë.
Gazeta Standard

Ky sistemi i referimit mendohet te ule pagesat informale neper spitalet shteterore, qe do te thote edhe uljen e korrupsionit ne keto spitale.
Aparatura të reja në shërbimin e Okulistikës

Mema: 80 për qind e kuruesve do të kenë mundësi shërimi


Shërbimi i Okulistikës do t’ju vijë në ndihmë pacientëve me teknologji te re. Pajisje, të cilat vijnë pas disa vitesh në këtë pavijon, i cili mban edhe peshën më të madhe të ndërhyrjeve që kryhen gjatë një viti.

Bëhet fjalë për një aparaturë Lazer, e cila shërben për trajtimin e Retinës së syrit, kryesisht tek pacientët diabetikë.
Mjeku okulistik nga Universiteti i Jutës, i cili prej disa ditësh ndodhet në pavijonin e okulistikës, Dagllas Mer u shpreh se në Shqipëri ka staf të përgatitur dhe se terapia me lazer i retinopatisë diabetike, parandalon verbimin e shumë diabetikëve.

Shefja e shërbimit të Okulistikës, Vilma Mema tha se, falë kësaj aparature të lazerit, të paktën 80 për qind e personave që do të kurohen, do të kenë mundësi shërimi.

Sipas shefes së shërbimit mungesa e saj për një periudhë të gjatë ka krijuar probleme.
Kjo aparaturë është një donacion me një vlerë prej 35 mijë dollarësh, ardhur nga “Kisha Mormone” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/17424
See less See more
Vasili: Do të punojmë për zhdukjen e azbestit nga territori



Azbesti përbën një nga substancat kancerogjene më të rrezikshme. Prandaj Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, njëkoheëisht autor i studimit “Amianti – vrasësi i heshtur kancerogjen. Emergjenca Amiant në Shqipëri” e ka cilësuar atë si një nga problematikat e mëdha të shëndetit publik.
Gjatë promovimit të këtij studimi monografik të një grupi autorësh në kuadër të 28 prillit, ditës që i kushtohet viktimave në punë nga amianti, Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se puna do të drejtohet drej zhdukjes së azbestit që ndodhet në territorin e vendit tonë si dhe në pengimin e importimit të çdo materiali me azbest.
Puna në rritje për këtë problematikë vjen edhe në vijim të nënshkrimit nga Shqipëria të Deklaratës së Parmës, e vitit 2010, e cila detyron Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mjedisit që deri në vitin 2015 të hartojnë Programin Kombëtar për Eleminimin e Amiantit dhe sëmundjeve me bazë amiantin.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23870
See less See more
Urdhri i Infermierit kërkon rritje page për punonjësit

Vasili: Infermierët në krye të listë për rritje pagash


Në konferencën kombëtare të infermieristikës, Urdhri i Infermierit ka kërkuar rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë. I pranishëm në këtë konferencë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke vlerësuar punën e personelit dytësor në Shëndetësi ka theksuar se ky grupim mbetet në krye të listës për ngritje të pagave. Ndërkohë është shprehur se fokusi do të jetë tek rritja e cilësisë së shërbimit dhe sipas Ministrit Vasili formimi i vazhdueshëm profesional do të jetë një detyrë e rëndësishme për të gjithë këta profesionistë. Ministri i Shëndetësisë ka thënë gjithashtu se nuk do të lejohet të ushtrojë profesioni asnjë infermier, mami, fizioterapeut që nuk zbaton detyrimet e kodit etik.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/18046
See less See more
Eutanazia (prof. Isuf Kalo)

Befas ajo u shfaq edhe te ne, në median tonë. Fjala është për eutanazinë, ose “vdekjen e mirë”. Ideja dhe debati për të i erdhi papritur mjekësisë sonë. Them kështu sepse ajo, në këta 20 vjet, pavarësisht nga ngjyrat rozë apo blu të qeverisjes, është e përfshirë pandashmërisht në një proces reformues me ritëm marramendës, me synimin që të kapte kohën e humbur për t’u rimodeluar sipas sistemeve shëndetësore moderne europiane: sistemit të trashëguar të modelit sovjetik iu adoptua një strategji e re zhvillimi, një sistem i ri ligjor rregullator, një sistem i ri financimi, një treg i lirë konkurrues shërbimesh shëndetësore, një platformë e re të drejtash për të sëmurët dhe konsumatorët, teknologji moderne diagnostikimi e ndërhyrjesh terapeutike bashkëkohore, medikamente të reja me efikasitet të lartë të munguara më parë, një sistem i ri i edukimit e kualifikimit të vazhdueshëm profesional mjekësor e infermieror, organizim i ri i profesionistëve në Urdhra e shoqata, si leva ndihmëse të sistemit, një set i ri standardesh matës të cilësisë, të mekanizmave të përmirësimit të performancës së qendrave shëndetësore, u formuluan për herë të parë me metodologji të 115-të udhërrëfyesit dhe protokollet e praktikës më të mirë klinike, rikonfigurim i rrjetit ekzistues shëndetësor sipas kushteve të reja të morbozitetit dhe demografisë, si dhe një hapësirë e re bashkëpunimi rajonal europian e botëror në rrafshin profesional akademik e shkencor. Lista është edhe më gjatë se kaq, por duhet të jesh i verbër të mos vëresh që mjekësia jonë është tepër e zënë për të realizuar mekanizma të rinj të domosdoshëm që i kanë munguar për një kohë mjaft të gjatë.
Esencialja që nuk shihet me sy
Nuk është çudi që ata që e shohin mjekësinë nga jashtë pa qenë në dijeni të esenciales që po ndryshon në brendësi të saj, mund që naivisht ta paragjykojnë ose keqinterpretojnë atë. Për më tepër, ndryshime të tilla janë si farëzat e një bime të re të sapombjellë, lulet e frutat e dukshëm të së cilës nuk dalin, as piqen menjëherë. Sent Exybery pat thënë se “esencialja nuk shihet me sy, atë mund ta shikosh vetëm me zemër”. E thënë ndryshe, shqetësimet sfidante dhe ndryshimet e mjekësisë sonë duhet së pari të duash t’i shohësh. Ato në të vërtetë janë të shumta, të mprehta dhe jo të lehta. Megjithatë, ndër to thelbësore janë vetëm dy: shëndeti sa më i mirë dhe jeta sa më e gjatë e sa më e plotë e qytetarëve. Ndërkohë, me të drejtë qytetarët kërkojnë prej mjekësisë sonë që ato të ndodhin e të konkretizohen sa më parë.
Në rendjen pas reformave drejt ambicieve dhe kërkesave të reja nga qytetarët ndaj saj, mjekësia kudo në botë, ashtu dhe në vendin tonë, është pashmangshmërisht vonë.
Prandaj ideja dhe debate për eutanazinë, të importuara te ne në këtë fazë me axhendë dhe plane të ngjeshura reformimi, tingëllojnë të papritura e disi të çuditshme. Madje edhe të dëmshme. Sepse ato tentojnë ta devijojnë atë drejt një objektivi të ri “vantozo – luksoz”: eutanazisë, “apo e thënë shqip”, “vdekjes së mirë”, ose në formë të romanizuar: “vdekjes me dinjitet”.
Vdekje e mirë, apo “vrasje e mirë”?
Në debatin e mediatizuar të eutanazisë, për fat të keq, thelbi i vërtetë i saj po i fshihet ose tjetërsohet publikut duke e ambalazhuar atë në mënyrë sipërfaqësore si një të drejtë të pacientëve për të zgjedhur mënyrën më “dinjitoze” të fundjetës së tyre. Realisht fjala është jo për një “vdekje të mirë”, por për “vrasje të mirë”.
Dhe për habi, këtë vrasje kërkojnë ta bëjë mjekësia tonë!!! Konkretisht, kërkojnë që ajo ta bëjë atë pjesë të detyrave dhe të misionit të saj!! Pra, nga një shkencë, profesion, mision dhe tempull shprese e shëndetit dhe jetës duhet të bëhet tash e tutje e tillë edhe për vdekjen. Asaj i kërkohet ta kryejë “vrasjen e dëshiruar” prej të sëmurit ose familjarëve në dy mënyra: ose aktivisht me një “gjilpërë” kur ai është i pashpresë”, ose pasivisht duke i hequr tubat dhe ndërprerë serumet e kota torturuese, pra duke i ndërprerë atij ndihmën e cila e mbante deri në atë çast gjallë, pra, duke e lënë kështu vetvetiu të vdesë.
“Origjinalitetin” e këtij soji të ri “vetëvrasje – vrasje” jo të zakontë e përbëjnë tri veçori. E para, sepse ajo do të kryhet me kërkesën e viktimës ose me bekimin e familjarëve; e dyta, sepse ajo do të kryhet jo nga kriminelët vulgarë e të pashpirt, por nga bluzat e bardha të nderuara si fisnike e humane; dhe e treta, se ndryshe nga gjithë llojet e tjera të vrasjeve, “vrasja” do të jetë e sherbetosur apo e bekuar me ligj.
Për ata që nuk janë të njohur me termin dhe konceptin e eutanazisë, sqaroj se partizan të saj kërkojnë që në rastet kur është bërë e “pamundura” për shpëtimin e jetës dhe mjekësia ka “humbur shpresat” për ta mbajtur ose rikthyer në jetë pacientin, pra kur çdo tentativë në këtë drejtim shpallet e kotë ose thjesht vazhdim i një gjendjeje torturuese, nëse pacienti vetë ose familjarët e afërt të tij kërkojnë që t’i jepet fund jetës, atëherë duhet të autorizohet me ligj që mjekësia të kryejë një mision të ri, të panjohur deri vonë në veprimtarinë shumëshekullore të saj: ta “ndihmojë” pacientin që t’u japë fund vuajtjeve duke e vdekur (vrarë) atë, pra “duke e hequr qafe atë nga kjo botë më herët, më shpejt dhe më mirë”!
Mëshirëmëdhenj të pamëshirshëm
Partizanët e eutanazisë i frymëzon mes të tjerash edhe fakti që dy vende perëndimore në Europë dhe dy shtete në SHBA e kanë ligjëruar (me disa kondicione) eutanazinë për t’u zbatuar në rastet kur ajo kërkohet. Ajo që ata nuk thonë është që këto dy vende europiane (ndofta rastësisht) dallohen edhe për numrin më të madh të pedofilëve.
Ndërkohë nuk di përse nuk përfillin faktin që mbi 51 vende të tjera të Europës dhe 48 shtetet e tjera të SHBA-ve e kanë konsideruar të paligjshme, pra dhe të dënueshme atë. Dhe natyrisht, e tillë është ajo edhe në vendin tonë.
Interesante është që kjo advokaci dhe lobim nga ana e “mëshirëmëdhenjve” që nuk durojnë dot vuajtjet e kota të të sëmurëve terminalë, bëhet për t’ia ngarkuar këtë mision vrastar pikërisht mjekësisë, kur fare mirë dihet që jo vdekja, por e kundërta e saj, jeta, janë esenca e etikës, ekzistencës dhe veprimtarisë së saj. Përse nuk kërkohet që ky akt paradoksal të kryhet nga sektorë të tjerë të ligjëruar që të marrin jetë njerëzore me mjete gjithfarësh: zjarri, injeksione toksike apo elektricitet çdo herë që e kërkon drejtësia dhe interesi shoqëror? Përse nuk kërkohet që këtë akt “shpëtues të vuajtjeve” ta kryejnë ligjërisht vetë familjarët, që pa dyshim, e duan të sëmurin që po torturohet më shumë e më sinqerisht se çdokush tjetër?
Adresë e gabuar
Në fakt, në disa aspekte, ky debat, ndoshta pa e menduar, preku disa nga vlerat e shenjta etike të profesionit mjekësor. Sepse u kërkua të ruhet “dinjiteti i të sëmurit” që po vdes me çmimin e shpërfilljes së “pamëshirshme” të dinjitetit të profesionit mjekësor, i cili pa ndërprerje përballet dhe sfidon pikërisht vdekjen. Duke i kërkuar atij absurden: të tjetërsohet etikisht.
Aty u fol për “shpëtimin e pamundur” pa llogaritur që pikërisht “e mundura në të pamundurën” është motivi që e shtyn shkencën mjekësore në sfida të reja të pandalshme të saj. U fol për të sëmurët e “pashpresë” kur pikërisht shpresa përbën magjinë e besimit jo rrallë të verbër të të sëmurëve ndaj këtij profesioni human. Pa të si do t’i tërheqë ai brezat e ardhshëm të mjekëve në sfidat mikluese thuajse mitike të tij?
Dhe u shpërfill fakti që mjekësia jonë, pas një periudhe të gjatë tranzicioni, e ka ende jo përfundimisht të ristrukturuar profilin etik dhe relacional me të sëmurët dhe popullatën, të cilët i duhen sot më shumë se kurrë për të rifituar besimin përkohësisht të lëkundur të tyre ndaj saj. Ky mekanizëm i ri i ligjëruar “vrastar” që duan me ligj t’ia lënë në dorë, a nuk ka rrezik të dyshohet dhe hamendësohet nesër prej tyre se mund të keqpërdoret në mënyrë abuzive apo korruptive prej saj?
Jo, zotërinj “sentimentalë”. Kurrsesi jo. Keni gabuar adresë. Mjekësia jonë ka pa fund punë e sfida të tjera shumë më të dobishme për të bërë, shumë mangësi për të plotësuar, shumë objektiva dhe ëndrra të reja të guximshme për të realizuar në ndihmë të shëndetit dhe jetës së njerëzve tanë. Është e tepërt, është jo e përligjur dhe joproduktive t’i kërkojmë asaj në këtë valë ethesh ndryshimesh reformuese që ta heqë fokusin nga to dhe të merret me “sheqerosjen e vdekjes”. Qoftë kjo edhe duke i bërë të pakënaqur disa partizanë të flaktë naivë të saj.
Të pathënat që duhen thënë
Megjithatë, debati mediatik për eutanazinë në vetvete merr vlerë nëse shikohet në një prizëm tjetër: atë të obligimeve që ka sistemi shëndetësor në asistencën mjekësore të duhur ndaj të sëmurëve kronike në gjendje terminale, duke përfshirë edhe atë të ditëve e çasteve të fundit të jetës. Fjala “e duhur” ka të bëjë me aspektet shkencore, profesionale, relacionale dhe afeksionale të këtij kujdesi mjekësor specifik për të bërë për ta gjithçka sipas standardeve të cilësisë dhe praktikës klinike më të mirë. Në këtë drejtim mjekësia jonë, me gjithë përmirësimet, ka ende jo pak gjëra për të përmirësuar.
Kam parasysh këtu që në kartën universale të të drejtave të pacientëve, të miratuar edhe nga OKB-ja e OBSH-ja, përfshihet qartësisht edhe e drejta e patjetërsueshme e tyre për t’u asistuar nga mjekësia në fund të jetës, në pragun apo gjatë vdekjes, për t’ua evituar atyre dhimbjen e panevojshme, për të mos i abandonuar ata, pavarësisht nga diagnoza dhe prognoza pesimiste, por përkundrazi, duke i trajtuar e ndihmuar deri në çastin e fundit, përfshi edhe me mbështetje të strukturuar psikologjike dhe shpirtërore. Kam parasysh këtu edhe asistencën fetare, e cila ende mungon thuajse te të gjitha spitalet tona. Nevoja dhe e drejta e komunikimit shpirtëror e të sëmurëve në çastet para vdekjes nuk është domosdoshmërisht e varur me angazhimin religjioz apo ateist të tij gjatë jetës. Kimizmi shpirtëror i fundjetës është enigma e panjohur për cilindo nga ne. Dihet që edhe një ateist i flaktë gjatë jetës si Volteri, në fund të jetës i dhuroi Zotit një bust posaçërisht të porositur prej tij. Së fundi kam parasysh nevojën e rregullimit të një “biznesi të ri” rivalizues të instaluar në spitalet tona, që kryhet në mënyrë jo dinjitoze, për të mos thënë makabre lidhur me procedurat mortore të funebrit pas vdekjes.
Nevoja për një koncept të ri
Mjekësia jonë ende nuk e ka mirë të ndërtuar një asistencë të tillë për pacientët me sëmundje apo gjendje afatgjata nga ato që pak, shumë pak ose aspak kanë dobi nga kujdesi spitalor. Koncepti i kujdesit për ta duhet rishikuar. Të sëmurë të tillë kronikë “long term” për shkak të mungesës ose pamjaftueshmërisë të stacionarëve specifikisht të duhur për ta, detyrohen të bëhen barrë e familjes, e cila jo rrallë nuk ka as kushtet, as njohuritë, as kohën, as mjetet, për t’i ndihmuar efektivisht ata. Angazhimi, solidariteti dhe përkushtimi i familjarëve në këto raste ka qenë ndihmë jashtëzakonisht e vyer që deri sot e ka lehtësuar dukshëm barrën që do të duhet ta mbante mjekësia dhe shoqëria jonë.
Gjatë eksodit të kosovarëve në Shqipëri, kontributi vullnetar që dhanë familjet shqiptare jo vetëm në strehim e ushqim, por edhe në kujdesin shëndetësor ndaj atyre që ishin të sëmurë, qe më i madh si vlerë monetare, por sidomos si vlerë shpirtërore dhe mjekësore, sesa ai që përfituan gjysma tjetër e tyre që u strehuan në çadrat e OJQ-ve të ardhura për ndihmë nga jashtë. Familja shqiptare është pa dyshim institucioni më i madh i kujdesit mjekësor në Shqipëri. Një numër i madh familjarësh shndërrohen sipas problemit në “kurues” vullnetarë të devotshëm duke u vetësakrifikuar nga jeta dhe interesat e tyre personale dhe profesionale. Por ndërkohë, si e gjithë shoqëria, edhe familja jonë po ndryshon me vrull. Me evolucionin shoqëror dikur me kolektivizëm të imponuar dhe klanizmin patriarkal të trashëguar, në shoqërinë e sotme të lirë, me të drejta individuale, edhe “kuruesit” brenda familjes po bëhen gjithnjë e më të pakët dhe angazhimi e devocioni i tyre po venitet pandalshëm pashmangshmërisht.
Debati për eutanazinë jo rastësisht nisi te ne pikërisht nga një “kuruese” që pas 5 vitesh kujdes tek i shoqi i paralizuar, ndjeu të pamundur të vazhdonte më tej. Dhe i kërkoi ndihmë shoqërisë. Ajo kish të drejtë. Por a është eutanazia zgjidhja apo rrugëdalja e “artë” nga situata të tilla dramatike? Ajo dhe të ngjashmit e saj kudo që janë duhet të ndihmohen institucionalisht nga shoqëria me njohuri, mjete, pagesë dhe mbështetje profesionale (pse jo edhe me mirënjohje), që të mund të vazhdojnë me të njëjtin devocion e dhembshuri të kryejnë “të mundurën e së pamundurës”. Një shoqëri e tillë me sistem të strukturuar ndihme e kujdesi, dhe jo ajo që i heq qafe të sëmurët e “pashpresë” me anë të eutanazisë, na duhet ta ndërtojmë në një kohë sa më të afërt. Ajo përbën edhe një nga kriteret e kërkuara nga Këshilli i Europës për modernizimin e shëndetësisë tonë. Një zgjidhje e tillë do të meritonte miratim, mirënjohje dhe admirim nga ne të gjithë.
See less See more
^^jam pro
Un jam kunder dhe bashkohem plotesisht me shkrimin e mesiperm!
1 - 20 of 1303 Posts
Top