SkyscraperCity banner

1001 - 1020 of 1020 Posts

·
Registered
Joined
·
5,551 Posts
Paradoksi Shqiptar: Spital modern pa mjeke dhe rrjedhimisht pa paciente, aty ku nuk duhet psh ne Kavaje apo Sarande, nderkohe ne Fier apo Berat ku behen nga 20 operacione ne dite spitali eshte si ne mesjete. Politika e bere nga politiqener qe nuk e kane haberin ku i cojne parate mjafton vetem te vjedhin.
Marr shtyse nga lajmi se spitali i Kavajes eshte vendosur si ambient karantine ne rast evidentimi te rasteve me virusin e ri Covid19
 

·
#Albania
Joined
·
8,955 Posts
Hapen kantiere ndertimi ne 12 qarqe: Projekt per rikonstruksionin e qendrave shendetesore

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur disa tendera për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në 12 qarqe të vendit.

Fondi limit i tenderit është 542 milionë e 627 mijë lekë dhe data e dorëzimit të ofertave është 30 marsi 2020. Tenderi është i ndarë në 4 lote:

Lot.1 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Tiranë, Durrës, Dibër” me fond limit 131,310,315 (njëqind e tridhjetë e një milion e treqind e dhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.2 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan”me fond limit 162,250,453 (njëqind e gjashtë dhjetë e dy milion e dyqind e pesëdhjetë mijë e katërqind e pesdhjetë e tre) lekë pa TVSH;

Lot.3 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë” me fond limit 118,652,760 (njëqind e tetëmbëdhjetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.4 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 130,414,007 (njëqind e tridhjetë milion e katërqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatë) lekë pa TVSH;

/Burimi: SCAN
 

·
Registered
Joined
·
5,551 Posts
Projekti i Spitalit te Kardiokirurgjise dhe Angliologjise ne QSUT.
Per mendimin tim ky spital duhej ndertuar nga e para dhe te futej dhe sherbimi i kardiologjise ne nje godine shume me te madhe se kjo. Sot radha e pritjes per Bypass eshte kilometrike sepse ka shume pak shtreter dhe eshte e vetmja strukture publike qe kryen keto nderhyrje (pritet te filloje dhe ne Sanatorium por akoma nuk ka filluar)
http://instagr.am/p/CAphswygm2G/ http://instagr.am/p/CAph3EFgDDQ/ http://instagr.am/p/CAph3EFgDDQ/
 

·
Registered
Joined
·
5,551 Posts
Lek i hedhur dem. Nderkohe qe qytetaret po detyrohen te blejne dhe dorezat apo maskat per ekipin e operacionit, spitalet nuk kane ilacet nga me elementaret si buscopan, antibiotike etj apo kur spitalet e disa qyteteve jane ne gjendje te keqe keta shkojne dhe ndertojne spitale ne mes te asgjekundit qe nuk i hyjne ne pune kurrkujt.
Une vertet shpresoj qe ato panelet e gazeve te jene te cmotueshme dhe me vone te shkojne ne ndonje spital te vertet sepse nqs do ishte e kuderta eshte tmerr.
Ne kulmin e epidemise kishim 80 te shtruar ne spital. Vetem ne QSUT kapaciteti eshte rreth 300 paciente vetem per kovid por qe mund te shtohet ne rast se ka nevoje. Ne opinionin tim kurre nuk do te kemi nevoj per keto kapacitete spitalore per kovidin.
 

·
Semi-Retired
Joined
·
5,055 Posts
Lek i hedhur dem. Nderkohe qe qytetaret po detyrohen te blejne dhe dorezat apo maskat per ekipin e operacionit, spitalet nuk kane ilacet nga me elementaret si buscopan, antibiotike etj apo kur spitalet e disa qyteteve jane ne gjendje te keqe keta shkojne dhe ndertojne spitale ne mes te asgjekundit qe nuk i hyjne ne pune kurrkujt.
Une vertet shpresoj qe ato panelet e gazeve te jene te cmotueshme dhe me vone te shkojne ne ndonje spital te vertet sepse nqs do ishte e kuderta eshte tmerr.
Ne kulmin e epidemise kishim 80 te shtruar ne spital. Vetem ne QSUT kapaciteti eshte rreth 300 paciente vetem per kovid por qe mund te shtohet ne rast se ka nevoje. Ne opinionin tim kurre nuk do te kemi nevoj per keto kapacitete spitalore per kovidin.
Te gjithe qahen se ska spitale tirana dhe se eshte mbyt me private, ndersa ti thua eshte i tepert? Ne tetor urojme qe jo por me valen e ardhshme QSUT do t’ia dali? Kur nderkohe nje infermiere dyshohet se infektoj mbi 50 persona! Ai shume mire mund te perdoret si spital te semundjeve virale stinore, ose fundja cdo i shtruar qe nuk kerkon kujdes te specializuar mund te transferohet atje per te mos rrezikuar te njejten situate qe ndodhi.

Nuk e kuptoj kete menyren tende. Ke kaq vite qe qahesh per mos investime ne shendetesi edhe deri diku te jap te drejte. Rrogat nga ana tjeter duhen dyfishu minimumi, sidomos specializantet... por tani te thuash qe “lek i hedhur dem”!? Me mire te hidhet dhe kurr mos tja kesh nevojen sesa te te bjere fatkesia dhe te mos kesh shtreter.
 

·
Registered
Joined
·
5,551 Posts
Te gjithe qahen se ska spitale tirana dhe se eshte mbyt me private, ndersa ti thua eshte i tepert?
Po nqs ti mendon qe ky eshte nje spital je i gabuar. Ky eshte nje lloj objekti qe do sherbej sipas ktyre per personat qe jane sheruar nga covidi dhe do rrine kety deri sa tju dali tamponi negativ. Pra nuk eshte nje spital eshte nje strukture mbeshtetese per kete qellim. Nuk ka asnje ndikim te ato qe ti thua, mbytja nga spitalet private apo ku di une. Spitalet private ne Shqiper jane te pakten 20 vjet para ne tekonologji se ato shteterore pavaresisht problematikave qe kane per cmimet qe ofrojne, transparencen etj qe jane ana adiminstrative por si sherbim eshte te pakten 20 vjet me i avancuar se QSUT.
Ne tetor urojme qe jo por me valen e ardhshme QSUT do t’ia dali?
E para njeher kjo ideja qe do kete nje "vale te dyte ne Tetor" eshte njesoj si ai qe tha qe do bjere termet ne oren 11:00 dhe e futen brenda. Ku e dine keta qe do kete nje vale te dyte dhe aq me teper qe do jete ne Tetor. Ne vendet qe jane maja e shkences jane te dyzyar do kete apo jo, si do jete ne cpermase etj etj dhe nuk kane arritur ne konsensus ndersa ne kemi gjetur qe do kete madje dhe kohen.
Nuk po them qe mos te pregatitemi per me te keqen po ky eshte vetem makjazh dhe asgje ne sherbim te pacienteve. Kjo strukture qe te funksionoje si spital do staf, repartet dhe infrastrukturen e duhur qe nuk i ka dhe ska si ti kete se seshte spital.
QSUT i ka kapacitet per te perballuar cdo nivel epidemie. Ketu tek ne nuk do ndodhe asgje nga cka ndodhur ne vende te ngjashme. Serbia me popullsi 7 mln pati ne kulmin e saj rreth 200 paciente te shtruar! Duhen pare numrat dhe nuk duhet folur kot sipas politikaneve te cilat e perdorin cdo ngjarje sipas interesave te tyre.
Kur nderkohe nje infermiere dyshohet se infektoj mbi 50 persona! Ai shume mire mund te perdoret si spital te semundjeve virale stinore, ose fundja cdo i shtruar qe nuk kerkon kujdes te specializuar mund te transferohet atje per te mos rrezikuar te njejten situate qe ndodhi.
Ketu po ta fal se nuk ke si ta kuptosh situaten sepse nuk je i fushes dhe normalisht ke te drejte tja fusesh kot. Infermierja e dinte qe ishte e dyshuar me covid dhe i ishte marre tamponi ne pritje per konfirmim dhe ajo nderkohe bridhte e lire neper spitale me nje neglizhence totale me pasoja per ata qe e pesuan.
Ai nuk mund te perdoret si spital sepse nuk eshte spital. Spitali nuk ka vetem mure dhe tulla po ka infrastrukturen e duhur dhe mbi te gjitha stafin qe ky spital se ka se ska ku ta gjej. Kur them staf se kam fjalen per infermier po per specialistet qe perbejne nje spital. Nje i semur qe shtrohet ne spital nga momenti ne moment mund te kete nevoje per reanimator kardiolog nefrolog endokrinolog etj etj qe normalisht gjenden neQSUT dhe nuk mund te konsultojne rastet qe ndodhen ne Kashar te pakten 30 min larg me makine. Aty nuk mund te vendosen keta mjeket qe thash une sepse nuk ka mjek mjaftueshem per ti vendosur dhe aty dhe ne QSUT.
Nuk e kuptoj kete menyren tende. Ke kaq vite qe qahesh per mos investime ne shendetesi edhe deri diku te jap te drejte. Rrogat nga ana tjeter duhen dyfishu minimumi, sidomos specializantet... por tani te thuash qe “lek i hedhur dem”!? Me mire te hidhet dhe kurr mos tja kesh nevojen sesa te te bjere fatkesia dhe te mos kesh shtreter
Une kritikoj ato qe mendoj se behen gabim apo nuk behen. Une parashtrova qe jemi ne nje gjendje kur qytetaret detyrohen te blejne dorezat per familjaret qe do operojne sepse nuk ka spitali dhe ka mungese barnash nga me elementaret ne rrethe!
Tani me thuaj ti nqs te ka rene catia ti shkon dhe blen llampadare apo perpiqesh te ndertosh catine?
Kur eshte per te pershendetur ndonje investim qe ja vlen sigurisht qe do e pershendesim kur eshte per tu kritikuar do e kritikojme.
 
1001 - 1020 of 1020 Posts
Top