SkyscraperCity banner

121 - 140 of 175 Posts

·
Banned
Joined
·
10,481 Posts
^
E di ti sa jua futi me internetin turku shqiptareve para ca muajsh?U be nami,ju shkonte fatura njerezve 100 mij leke se Albtelekomi sjua kishte sqaruar limitin.
 

·
Banned
Joined
·
10,481 Posts
^^
Faturim jo i sakte ndaj abonenteve.S'ben ze turqit se e dine qe po i vjedhin shqiptaret perdite.Me shume te shkon telefoni fiks brenda tiranes se celulari.20.000 leke ne muaj telefon vetem brenda per brenda qytetit.Leri internetin pastaj.vari k*****
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Arqile Gorea e ka transformuar per se mir Posten Shqiptare. Kur i krahasoj vetem filialet e PSh me 4-5 vite me pare, duken shume bukur sot.

INTERNET FALAS NE CDO SKAJ TE SHQIPERISE






Konkretizohet nisma e qeverisë Shqipëria në moshën e internetit përmes kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare. Prej ditës së djeshme në kompjuterët e instaluar ne të 550 zyrat postare është lëshuar sinjali i internetit nga ku qytetarët do të mund të komunikojnë me lehtësisht tani me njëri-tjetrin si dhe me institucionet.Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e projektit Internet falas, nëpërmjet Postës Shqiptare, në çdo skaj të Shqipërisë. Ky projekt do të ofrojë për qytetarët në mbarë vendin, nëpërmjet internetit, shërbime të reja në zyrat e Postës Shqiptare, duke lehtësuar ndjeshëm komunikimin mes njerëzve. Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se inaugurimi i projektit të internetit në çdo zyrë poste, në të katër anët e vendit është një ngjarje e madhe në historinë e përpjekjes së qeverisë për Shqipërinë Dixhitale. Duke përgëzuar drejtuesit dhe punonjësit e Postës Shqiptare për këtë arritje, Kryeministri Berisha vlerësoi faktin se brenda një harku kohor të shkurtër janë realizuar ndryshime thelbësore në funksionimin dhe shërbimet e Postës Shqiptare. “Me kurajë, guxim dhe vizion ju ja dolët të shndërroni këtë shërbim që 5 vite më parë ishte tërësisht i falimentuar, në një shërbim të vlerësuar dhe shumë të rëndësishëm për mbarë qytetaret e vendit.”, u shpreh kryeministri. Duke theksuar se interesi më madhor është shërbime më të mira dhe më të lira për qytetarët shqiptarë, Kryeministri garantoi se qeveria do të mbështesë çdo përpjekje për të ecur në këtë moto. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh: Inaugurimi sot, i projektit të internetit në çdo zyrë poste, në këtë katër anët e vendit është një ngjarje e madhe, ne historinë e përpjekjes sonë për Shqipërinë Dixhitale. Më tej në fjalën e tij kryeministri shtoi: - Unë ju përgëzoj ju, shumë përzemërsisht sepse ju keni arritur, në një hark kohor të shkurtër të realizoni ndryshime thelbësore në Postën shqiptare, funksionimin dhe shërbimet e saj. Me kurajë, guxim dhe vizion ju ja dolët të shndërroni këtë shërbim, i cili 5 vite më parë ishte tërësisht i falimentuar, në një shërbim të vlerësuar dhe shumë të rëndësishëm për mbarë qytetarët e vendit. Komunikimi është bërë sot një nevojë absolutisht nga më jetiket për njeriun modern. Është shndërruar në një prej nevojave më kryesore të qenies njerëzore. Pikërisht për këtë arsye qeveria në vitin 2005 shpalli Shqipërinë dixhitale, si njërin prej objektivave më madhore të saj dhe e shpalli në një kohë kur realisht ky motiv tingëllonte qesharak. Ata të rinj, të cilët në komunën e Ungreit falënderuan qeverinë për këtë nismë dua ti siguroj se ata dhe mbi të gjithë ata, të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi kanë qenë frymëzimi kryesor i qeverisë për këtë nismë. Ata janë mosha biologjike dixhitale e këtij vendi. Ne po ndërtojmë moshën teknologjike dixhitale të këtij vendi për hir të tyre, mbi të gjitha për ta, sepse duke u dhënë atyre ne dorë këto mundësi komunikimi, kam bindjen se ata do të bëjnë këtë vend të vrapojë dhe të fluturojë drejt të ardhmes së tij. Sipas shefit të ekzekutivit shqiptare, ky projekt i postës shqiptare ka një rëndësi kapitale për shërbimet ndaj qytetarëve. Mes te tjerash kryeministri tha se nuk do të ndalemi deri sa shqiptarët të kenë shkallën e penetrimit të internetit, ndër më të lartat në botë. Ju faleminderit –përfundoi fjalën e tij z.Berisha.
Posta Shqiptare
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Shembull te tille duhet te ndjekin dhe si pershembull (hekurudha shqiptare) qe eshte prish krejt.
Hapat e para jane marre per ta ndryshuar HSH-ne. Eshte emeruar Drejtori i ri i Infrastrukturës, Shërbimit dhe Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Shqiptare Edmond Dobi, i cili do merret me punet e modernizimit te HSH-se.
 

·
Registered
Joined
·
7,074 Posts
Albania to Award Third 3G License By February 2012

Albania will have a third 3G operator by February 2012, according to Albania’s Minister of Innovation and ICT Genc Pollo. Pollo announced that bids for a new 3G license would be opened very soon contributing to the further liberalization of the market, Tv Scan reported on Wednesday.

Albania has currently two licensed 3G operators: Vodafone Albania, which was awarded the first 3G license for 31.4 million Euros in 2010, and AMC, which won the second license in September 2011 for 15.1 million Euros.
http://www.balkans.com/open-news.php?uniquenumber=130442
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,960 Posts
AMC hedh në treg tabletin kompjuter 3G AMC | Z9



TIRANË- AMC mban premtimin! Kështu e konsideron hedhjen në treg të tabletit kompjuter AMC | Z9, pajisjes më të re teknologjike të AMC që ndjek prirjet e sotme botërore, zoti Armand Shkëmbi, përgjegjës për teknologjitë e reja në dyqanet AMC. Platforma 3G nga AMC është konkretizuar me disa produkte, si smartphone AMC | Z1, largimi optimal nga telefonat e zakonshëm dhe i famshmi iPhone 4S, për të cilin Apple Inc i ka dhënë kësaj kompanie ekskluzivitetin e shpërndarjes në Shqipëri. Ndërsa tableti kompjuter AMC | Z9 është krejt ndryshe. “Sollëm produktet e para 3G dhe premtuam të tjera. Tani abonentëve tanë u paraqesim tabletin kompjuter AMC | Z9. Është një aparaturë 3G e mirëpajisur falë të cilës shijohen plotësisht të mirat e internetit të shpejtë në celular”, thotë zoti Shkëmbi. Për më tepër, tableti kompjuter vjen me çmime të leverdishme bashkë me planet tarifore përkatëse, si dhe me oferta për abonentët e rinj apo ekzistues të AMC, me parapagesë dhe me kontratë.

AKSES I PËRMIRËSUAR 3G
Çfarë është ky tablet kompjuter? AMC | Z9, ashtu si shumë tabletë, është më i vogël dhe më i lehtë se laptopi dhe më i madh se smartphone. Përdoret me shumë lehtësi. Mund të futet në xhepat e mëdhenj dhe mund të transportohet me shumë lehtësi, për shkak të peshës së vogël, vetëm 389 g.
(el.me/GSh/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/amc-hedh-ne-treg-tabletin-kompjuter-3g-amc---z9-81947.html
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,960 Posts
3G, dështon tenderi për liçencën e tretë
24/02/2012 16:25

Facebook

Ofertat e ulëta sollën dështimin e tenderit për liçencen e tretë të teknologjisë 3G. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur brenda 60 minutave vlerësimin e ofertave në garën ku morën pjesë dy kompani celulare.

Dy kompanitë kishin dhënë oferta dukshëm më të ulta nga dyshemeja e kërkuar, çka mund të shihet dhe si një sinjal për të ulur çmimin për licencën 3G. Pavarësisht se vendimi ishte unanim, kompanitë kanë të drejtën të ankohen.

Ndërkohë, përmes një deklarate për shtyp, drejtori ekzekutiv i “Plus Comunication”, Moni Buchnik ka reaguar duke deklaruar se barrierat për hyrjen në treg duhet të jenë në raport të drejtë me çmimet e mundshme fundore të këtij shërbimi.

Sipas tij, një rikonsiderim i kësaj çështjeje në përshtatje me kushtet aktuale të tregut të telefonisë së lëvizshme nga autoritetet do të ishte zgjidhja më e mirë për tregun dhe konsumatorët.

Liçenca e parë 3G në Shqipëri u dha në tetor të vitit 2010, dhe AKEP në atë periudhë arkëtoi 31.4 milionë euro për të lejuar këtë shërbim. Ndërsa liçenca e dytë u dha në shtator të vitit të shkuar, ku dhe u paguan 15.1 milionë euro.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=229523&ref=fp
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,960 Posts
AMC 3G realizon 95 për qind mbulim të popullsisë


TIRANË - Në përfundim të 3-mujorit të parë, fillimi i të cilit përkon edhe me fillimin zyrtar të shërbimeve 3G, AMC arrin të mbulojë me këtë sinjal 95% të popullsisë së vendit.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, AMC bën të ditur se ky sukses është një tjetër rekord i përparimit të platformës më të shpejtë të internetit 3G.

Që prej fillimit të janarit, kur kompania bëri shpalljen zyrtare të këtij shërbimi me transferim të shpejtë të të dhënave sipas standardeve HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtësi të Lartë i të Dhënave), AMC ofroi mbulim me këtë shërbim në të gjitha qytetet kryesore të vendit.Mbulimi i 95 për qind të popullatës përbën një arritje të radhës, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë theksojnë se mbulimi në masën 99 për qind është objektivi tjetër që do të përmbushet brenda pak muajve në vijim.

Mund të tingëllojë e thjeshtë që të arrihet progres nga 90 për qind mbulim në 95 për qind dhe më pas në 99 për qind të popullsisë, por rregullat teknike flasin ndryshe. “E vërteta është se, pasi sigurohet mbulim për zonat më të arritshme të vendit, puna përqendrohet tek zonat e thella dhe terrenet më të larta. Dhe pavarësisht këtyre vështirësive, qëllimi ynë është të garantojmë të njëjtën cilësi shërbimi, qoftë rasti i qendrës së Tiranës, apo ai i një zone të thellë”, shpjegon Rauf Elmas, Drejtor i Divizionit Teknik të AMC.

Aktualisht AMC ofron internetin më të shpejtë 3G me tarifat më të arsyeshme për abonentët e saj. Të gjithë abonentët, me parapagesë dhe me kontratë, mund të përfitojnë nga gama e gjerë e teknologjive më të përparuara që përdoren në të gjithë botën.

AMC, me realizimin e këtij objektivi territorial dhe demografik, ka përmbushur një prej qëllimeve të saj kryesore: mundësimin e aksesit maksimal në komunikim të cilësisë së lartë.

(er.nu/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/amc-3g-realizon-95-per-qind-mbulim-te-popullsise-87630.html
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Strategji e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Tarifat e telefonisë celulare do të reduktohen


Tarifat e telefonisë celulare gati do të përgjysmohen deri në vitin 2013. Kjo falë strategjisë që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ndjek ndaj kompanive celulare, duke imponuar reduktimin e tarifave në çdo muaj shtator. Drejtori i Rregullimit të Tregut, Altin Rrapaj thotë për “ABC news” se këtë muaj shtator do të aplikohet faza e tretë e reduktimit të tarifave. Sipas tij, më tepër se ndikime direkt të çmimeve pritet një ofrim më i madh oferatsh dhe paketash nga kompanitë që do të ndikojnë ndjeshëm në uljen e tarifave.
Deri në vitin 2013, parashikohet një zbritje e çmimeve deri 4. 57 lekë për minutë, për sa i përket tarifave të shërbimit me shumicë. Aktualisht kjo vlerë varion nga 7 deri në më pak se 9 lekë. Në fillim të vitit 2000 këto tarifa ishin më tepër se 12 lekë për minutë.
Sipas zotit Rrapaj, një nga arsyet e reduktimit të tarifave të celularëve është edhe portabiliteti i numrit, pra mbartja e të njëtit numër, duke ndërruar kompaninë.
Disa vite më parë, për shkak të mungesës së konkurrencës në tregun e telefonisë mobile, Shqipëria ishte e para në rajon për tarifat e larta, aktualisht këto tarifa janë rreth nivelit mesatar të vendeve të rajonit, ndërsa priten të ulen më tej.

http://abcnews.al/lajme/ekonomi/5/18339
 

·
Registered
Joined
·
1,955 Posts
In Russia and other former communist countries, there existed and still exist in most larger towns wire radio networks. Did or do exist such systems also in Albania?
 
121 - 140 of 175 Posts
Top