SkyscraperCity banner

141 - 160 of 175 Posts

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Njoftim zyrtar për ndryshim tarifash nga Eagle Mobile



Tiranë, 24 korrik 2012, NOA- Eagle Mobile Sh.A njofton te gjithë abonentët se duke filluar nga data 01.08.2012 tarifa drejt SH.B.A dhe Kanada do të reduktohet nga 120 në 85 lekë/min (pa TVSH).

Abonentët mund të përfitojnë tarifa akoma më të ulëta ndërkombëtare duke filluar nga 9.4 lekë/min, ose të zgjedhin një nga paketat me minuta drejt Italisë, Greqisë, Kosovës, SH.B.A-së, Kanadasë dhe disa shteteve të tjera.

Duke filluar nga data e lartpërmendur, tarifat standarde te thirrjeve ndërkombëtare do të jenë si vijon:

Zona 1: 55 lekë/min

Zona 2 dhe 3: 85 Lekë/min

Zona 4: 150 Lekë/min

Zona 5: 350 Lekë/min

Te gjitha tarifat e lart permendura nuk e permbajnë TVSH.

Për më tepër detaje mbi ofertat ndërkombëtare, dhe ndarjen e shteteve sipas zonave ju lutem vizitoni www.eaglemobile.al http://www.eaglemobile.al

http://noa.al/news/artikull.php?id=211963
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
AKEP: Në 10 tetor 2 licenca të reja 3 G

Vlera minimale për pranimin e ofertave 4 milionë euro


Dy licenca të tjera për Teknologjinë 3G do të jepen me tenderin që pritet të zhvillohet në 10 Tetor, ku vlera minimale për pranimin e ofertave do të jetë 4 milionë euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka shpallur nisjen e procedurave për dhënien e dy licencave të tjera për teknologjinë 3G. AKEP po kërkon nga dy operatorët e tjerë, që ende nuk kanë licenca 3G, rritje të vlerës së ofertave. Në këtë tender do të jepen dy licenca njëkohësisht. Brezi 3G mundëson transmetimin e të dhënave me shpejtësi shumë më të lartë krahasuar me brezin GSM. Hapja e tregut për dy operatorë të tjerë pritet të shtojë konkurrencën dhe të sjellë tarifa më të lira të internetit nga rrjetet celulare. Deri tani shërbimi 3 G ofrohet për 2 operatorë celularë nga 4 që operojnë në këtë treg.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/23333
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,959 Posts
Interneti falas në Shqipëri: Përzgjidhet gjigandi "Eutelsat"

NGA: LORENC RABETA



TIRANE-Shoqëria "Eutelsat Communications" ka bërë me dije dje përmes një deklarate zyrtare se është përzgjedhur nga Qeveria Shqiptare përmes Shërbimit Postar Shqiptar si operatori që do sigurojë lidhjen e 850 zyrave postare, shkollave dhe zyrave të qeverisjes vendore nëpër zonat rurale, si pjesë e "Axhendës së Moshës së Komunikimeve Dixhitale", nismë e ndërmarrë në kuadrin e rritjes së aksesit në internetin publik për qytetarët shqiptarë. Lajmi është pasqyruar në disa media evropiane, veçanërisht ato me profil teknologjik. Aksesi për zyrat e shkollat shqiptare do të garantohet nga dega "Skylogic" e "Eutelsat" përmes satelitit, shkruante "Heraldonline.com".
Territori i thyer
Në një deklaratë për shtyp, drejtori i ekzekutiv i "Skylogic" siguronte se përdoruesit shqiptarë do të përfitojnë menjëherë nga ky shërbim. "Shërbimet tona satelitore për bandën e gjerë, të siguruara përmes KA-SAT parashikojnë garantimin e aksesit te shërbimet broadband për të gjithë përdoruesit nëpër Evropë e në rajonin e Mesdheut.

Dhe ky akses në bandën e gjerë është i mundur sot, jo nesër, as pasnesër. Jemi shumë të kënaqur që gjendemi të përfshirë në këtë nismë kaq të rëndësishme për t'u ofruar shërbimet tona qytetarëve shqiptarë", - tha titullari. Siti citonte Kryeministrin Sali Berisha, sipas të cilit terreni i thyer shqiptar linte jashtë investimeve infrastrukturore në kuadrin e aksesit në internet një numër të madh zonash në vend. "Në vendin tonë kemi një terren shumë të veçantë, dhe është shumë e rëndësishme që fshatrat, qytezat e qytetet tona, të mos vuajnë e të mos ndihen të diskriminuara prej faktit që sektori privat nuk investon në infrastrukturën e bandës së gjerë nëpër këto zona të largëta apo me terren të thyer. Duke licencuar kompanitë private në ndërtimin e rrjeteve të veta qeveria ka arritur ta zgjerojë infrastrukturën e shërbimit të bandës së gjerë. Pjesa e mbetur në fund mund të kompletohet nga sektori shtetëror, apo në partneritet me sektorin privat. Gjithashtu mund t'i kalohet sektorit privat përmes Shërbimit Postar Shqiptar. Si rezultat, shumë shpejt do të kemi më shumë se 1 mijë pika që do të ofrojnë internet falas nëpër gjithë territorin shqiptar".
"Eutelsat Communications"
"Eutelsat Communications" është një shoqëri Holding që ka në zotërim 29 satelitë që mbulojnë gjithë Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe pjesë të rëndësishme të Azisë dhe Kontinentit amerikan. "Eutelsat" është një prej tre kompanive satelitore lider në rang botëror. Deri në verën e vitit 2012 rezulton se satelitët e kompanisë transmetojnë më shumë se 4,250 kanale televizive për më shumë se 200 milionë shikues kabllorë e satelitorë në Evropë, Lindjen e Mesme e në Afrikë. Satelitet e grupit ofrojnë gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh telefonie të lëvizshme e fikse, rrjete korporatave dhe tregje me bandë të gjerë për ofrues shërbimesh interneti, ashtu si dhe shërbime në transportet rrugore e detare.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Albtelecom feston 100 vjetorin e themelimit

Në aktivitet kanë marrë pjesë autoritetet më të larta shtetërore


Albtelecom ka festuar 100 vjetorin e themelimit si Administratë e Telegrafës, në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar.

Në aktivitetin e zhvilluar, kanë marrë pjesë autoritetet më të larta shtetërore, Presidenti i Çalik Holding, drejtori i përgjithshëm i Albtelekom dhe Eagle mobile, drejtues të pushtetit lokal, deputetë dhe personalitete dhe figurë të tjera të shoqërisë civile.

Pas ndarjes së tortës së 100 vjetorit të Albtelecom të pranishmit vizituan një muze të improvizuar me pajisjet që janë përdorur nga administratata e telegrafës dhe më pas Albtelecom.

Që nga dita kur industria e telekomunikacionit hodhi hapat e para dhe gjer më sot, telekomunikacioni në Shqipëri ka pësuar ndryshime galopante. Ndërkohë që në vitin 1921, u bë thirrja e parë telefonike në Shqipëri, tani të gjithë ata që janë mbi moshën 15 vjec në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 10 minuta telefon çdo ditë.

Në vitin 1946, ishin vetëm 3 kanale telefonike që lidheshin me shtetet fqibnje, ndarsa tani Shqipëria merr miliona minuta thirrje nga jashtë dhe Albtelecom mbart 30 gbps trafik interneti në ditë. Në vitin 2007 Albtelecom ofronte vetëm 2000 kinja broadband ndërsa tani ka arritur në 200 mijë.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/25372
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,959 Posts
Eagle Mobile nis shërbimin 3G në janar



TIRANE- Kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile njofton së shpejti do të nisë shërbimin 3G. Mbulimi me shërbim 3G fillon në janar 2013 me Tiranën dhe do të zgjerohet në të gjithë vendin brenda pak muajsh.

“Me ndihmën e teknologjisë Dual Carrier (bartëse të dyfishtë), që është unike në Shqipëri, do të bëhet e mudur shpejtësia maksimale e arritur deri tani në Shqipëri. Kjo teknologji po zgjerohet në të gjithë vendin në mënyrë që çdo përdorues të përfitojë nga kjo eksperiencë unike në treg. Suporti i fuqishëm nga infrastruktura e fibrave optike të ALBtelecom do ta bëjë teknologjinë 3G të ofruar nga Eagle Mobile internetin më të shpejtë celular të ofruar në vend. Me ndihmën e teknologjisë bartëse të dyfishtë, 2 frekuencat e bandave do të përdoren në të njëjtën kohë, duke bërë të mundur shkarkime të dhënash që mund të arrijnë deri në 42 Mbps. Pavarësisht se kjo shpejtësi mund të arrihet në kushte laboratorike, Eagle Mobile arriti shpejtësinë 40 Mbps në praktikë”, thuhet në njoftimin e Eagle Mobile.
(m.a/BalkanWeb)
 

·
Banned
Joined
·
6,765 Posts
Tirana - një nga 21 komunitetet inteligjente të botës

“Në Tiranë shtrirja e internetit me brez të gjerë po rritet shpejt si rezultat i rritjes së disponueshmërisë së tij dhe çmimeve shumë të ulëta\" shkruan ICF.

Intelligent Community Forum (ICF) ka përzgjedhur kryqytetin e Shqipërisë, Tiranën, si një nga 21 komunitetet inteligjente të botës (smart cities). Tirana është ndër pesë vendet e përzgjedhura nga Europa, ndërsa përkrah saj renditen kryeqytete botërore si Filadelfia, Toronto, Rio de Janeiro, etj. Kryeministri Sali Berisha e ka shpërndarë lajmin përmes Facebook-ut, duke postuar edhe një pjesë nga motivacioni për përzgjedhjen nga ICF. “Në Tiranë shtrirja e internetit me brez të gjerë po rritet shpejt si rezultat i rritjes së disponueshmërisë së tij dhe çmimeve shumë të ulëta. Qëllimi i vendit është të bëhet “qendër teknologjike” për rajonin dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po shndërrohet në një sektor kryesor për ekonominë. Qeveria shqiptare ka investuar ndjeshëm në aplikimet e qeverisjes elektronike dhe ka inkurajuar sektorin privat t’i ofroje shërbime dixhitale klientëve”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e ICF. Me këtë rast kryeministri Berisha shkruan se “Duke falënderuar me mirënjohje të thellë të gjithë ata që bënë të mundur këtë arritje madhore në projektin tonë “Shqipëria dixhitale” unë shpreh besimin tim më të madh se së shpejti, me mendjet dhe imagjinatën tuaj të pakufishme miqtë e mi të rinj, do të bëjmë Shqipërinë superfuqinë e ICT në rajon, ku do krijohen mijëra e mijëra vende pune të reja bazuar në trurin dhe energjitë tuaja”, shkruan Berisha, duke shtuar më tej “Ne jemi ndryshimi. Përpara drejt Shqipërisë dixhitale, Shqipërisë së dijes! Miqësisht sb” shkruan kryeministri Sali Berisha.
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)
 

·
Banned
Joined
·
257 Posts
^^:cheers:

Por saliu ne cdo banner si "logo"...Do na behet Saliu ikona e kohes e vjeter, rilindjes edhe t'ardhmes...:nuts::lol:
 

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Telekomunikacioni i Kosoves

Beogradi do kod telefonik për Kosovën, që të ishte i Serbisë

Bruksel, 27 maj - Bisedimet teknike ndërmjet ekipeve nga Prishtina e Beogradi do të vazhdojnë në Bruksel më 30 e 31 maj. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Qeverisë serbe, Rasim Lajiq. Sipas tij, bisedimet do të përqendrohen në çështjen e telekomunikacionit.

Lajiq tha se qëndrimi i Serbisë është që nga Unioni ndërkombëtar për telekomunikacion “mund të kërkohet edhe një numër kodi, që do të konsiderohej si i Serbisë, dhe i cili do t’i jepej Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm Kosovës, deri në zgjidhjen e statusit”.

http://www.koha.net/?page=1,13,147002
 

·
Registered
Joined
·
1,705 Posts
Beogradi do kod telefonik për Kosovën, që të ishte i Serbisë

Lajiq tha se qëndrimi i Serbisë është që nga Unioni ndërkombëtar për telekomunikacion “mund të kërkohet edhe një numër kodi, që do të konsiderohej si i Serbisë, dhe i cili do t’i jepej Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm Kosovës, deri në zgjidhjen e statusit”.

http://www.koha.net/?page=1,13,147002
Domethene... asnjehere. Bravo Hashim hajduti, i gzofsh bisedimet me Serbet. :bash:
 

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Tahiri: Kosova shumë shpejt merr kodin telefonik shtetëror

Publikuar: E marte 28 Maj 2013, 16:22 0 Komente 0 Rekomandime

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila po i prin delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, në një intervistë për Radio Kosovën, ka thënë se organizata ndërkombëtare e telekomunikacionit (ITU), shumë shpejt do t’ia ndaj Kosovës kodin telefonik ndërkombëtar. Sipas saj, qershori mund të shënojë fundit e bisedimeve teknike me Serbinë. "Për sa i takon kodit telefonik shtetëror për Republikën e Kosovës, siç kam njoftuar edhe në deklaratat e mia të mëhershme, Serbia është pajtuar që t’i heq pengesa pranë ITU-së (International Telecomunication Union), për kodin shtetëror telefonik të Kosovës, dhe duke u hequr këto pengesa, praktikisht hapet rruga që ITU-ja t’ia ndaj Kosovës kodin telefonik ndërkombëtar. Në fakt, opinioni duhet ta dijë se Kosovës i ka takuar kodi telefonik ndërkombëtar, së bashku me brezin frekuencor, që nga koha kur Kosova ishte njësi federale e ish-Jugosllavisë, mirëpo bllokadat kanë qenë të natyrës politike, kështu që edhe për ITU-në vendimi do të jetë më i lehtë, për faktin se kjo është trashëgimi e Kosovës, një formë e sukcesioni nga ish-shteti që i ka takuar por edhe realiteti i shtetit të pavarur të Kosovës, i njohur tashmë nga rreth 100 shtete, dhe kjo mundëson që ITU-ja të marrë vendim për t’ia dhënë Kosovës kodin shtetëror telefonik", ka theksuar Tahiri.
http://www.kosova-sot.info/ekonomi/tahiri-kosova-shume-shpejt-merr-kodin-telefonik-shteteror
__________________________________________________________________________

Per fat te keq deri ne ket moment nuk e kan than kur te sakten kta hajnat e Qeverise se Kosoves*, gjith eshte ba qysh kan than shkijet ne serbi dhe ne Kosove..

Vetem pak zhvillimi i Kosoves ne kto 25 vjet te fundit:
*Krahin e serbise -> kurgja hiq
*Kurgja hiq -> Republika e Kosoves
*Republika e Kosoves -> Kosovo* (Rezoluta 1244 dhe GJND)
*Kosovo* (Rezoluta 1244 dhe GJND) -> Krahin e serbise
*Krahin e serbise -> kurgja hiq???????
 

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Per fat te keq jemi te udhhequr nga Kriminel dhe nuk eshte kush ka mundohet me reagu kunder ktynve. Pse shkon me bisedu me Serbine per Kodin telefonik kur ki mundesi me shku ne Tirane edhe me mar kodit +355 edhe atere bac u kry. Per qfar arsye kta shkojn ne serbi dhe e lypin kodin telefonik? Se jan te finanzun dhe punojn me planprogrammin serb. Pse kta punojn me planprogramm serb? Kta jan te zhytur ne afera kriminale se kur nuk bajn shka thot serbia fill ne burg i futin edhe ne Kosove i humbin zjedhjet se serbia ju tregon shqiptarve te verteten per udhheqt e tynve, kjo eshte e lidhne nermesveti ngusht.

Kjo respija ta kqyr ftyren e vet qysh ju ka ba per arsye munges botoxit..
 
141 - 160 of 175 Posts
Top