SkyscraperCity banner

161 - 175 of 175 Posts

·
Registered
Joined
·
623 Posts
Serbia arrijnë marrëveshje për kodin telefonik

Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës, ka bërë të ditur shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, Ashton ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final, transmeton B92.

Siç transmeton Rel, Ashton po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik", i cili ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, ka njoftuar kabineti i Jelko Kacinit. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/kosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshje-per-kodin-telefonik-2-33524.html
_________________________________________________________________________

FLM Serbi se po na ndimon ne gjetjen e kodit telefonik.. Pa ty sdi ku ishen shqiptart sad..
 

·
Registered
Joined
·
4,939 Posts
Kemi vertet nevoje per kete thread? Mendoj se del dhe tepron ai i telekomunikacionit shqiptar.
 

·
Mŏdĕrātŏre ād vitām
Joined
·
6,754 Posts
Transmetimi dixhital, publikohen tarifat për licenca:

Autoriteti i Medias Audiovizive ka publikuar tarifat e reja, që duhet të paguajnë operatorët në kuadër të procesit të kalimit të transmetimeve nga sistemi analog në atë dixhital. Në vendimin e miratuar, tashmë janë përcaktuar tarifat që duhet të paguajnë operatorët mediatikë për licencat e transmetimeve dhe licencat e shërbimeve. Referuar vendimit që ka marrë fuqi ligjore, masa e pagesës vjetore për licencë kombëtare transmetimi audio është 1.5 milion lekë. Ndërkohë, masa e pagesës vjetore për licencë kombëtare transmetimi audioviziv është 15.8 milionë lekë.

Pagesa vjetore për licencë shërbimi programi audioviziv është 1.7 milion lekë ndërsa pagesa vjetore për licencë shërbimi programi audio mbështetur në rrjete numerike audiovizive (DVB-T2) është 200 mijë lekë. Ndërkohë, masa e pagesës vjetore për licencë rajonale transmetimi audio dhe audiovizive dhe audio analoge në 1 qark varion në bazë të numrit të popullsisë së qarkut nga 60 mijë lekë deri në 4.5 milion lekë për qytete të mëdha si Tirana apo Durrësi. Po ashtu, masa e pagesës vjetore për licencë shërbimi programi audio dhe audioviziv mbështetur në një rrjet rajonal numerik tokësor në 1 qark varion nga 30 mijë deri në 1.5 milion lekë për qytetet e mëdha.

Referuar vendimit, pagesa vjetore për licencë kryhet brenda tremujorit të parë të vitit kalendarik. Në rastin kur pagesa kryhet pas kalimit të këtij afati, aplikohet një kamatë vonese në masën 0.1% të vlerës së pagesës vjetore për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 30% e vlerës së detyrimit financiar. Ndërkohë, mediat audiovizive do të duhet të përzgjedhin rrugën e kalimit në transmetime dixhitale brenda datës 5 korrik. Pas këtij hapi do të nisë edhe procesi i kalimit të të gjitha transmetimeve audiovizuale nga sistemi analog në atë dixhital. Ky proces duhet të përfundojë brenda dy vitesh.

E Martë, 02 Korrik 2013 14:36
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
“Deutsche Telekom” sfidon të ardhmen e komunikimit



Gjermania nuk është vetëm fuqia ekonomike e kontinentit, ose më saktë, një pjesë e suksesit që lidhet me zhvillimin e vendit ka të bëjë me inovacionin, idetë dhe komunikimin.

Të gjithë kërkojnë fleksibilitet, shpejtësi, siguri dhe cilësi në transmetimin e të dhënave dhe komunikimin dhe për këtë shkak, gjiganti gjerman “Deutsche Telekom”, pronare e “T – Mobile”, ka investuar gjerësisht në rrjet.

Pjesë e këtij grupi, lider botëror, është edhe AMC, kompani e shërbimeve celulare në vendin tonë, e cila do të përthithë në të ardhmen disa nga projektet novatore që u prezantuam më 3 shtator në Berlin.

E quajtur dita e network-ut në Berlin, bordi drejtues i “Deutsche Telekom”, në kuadër të traditës disavjeçare, zhvilloi konferencën hapëse në prag të hapjes së panairit.

“Ne po ndërtojmë rrjetin e internetit të së ardhmes, network-un”, u shpreh Rene Oberman, CEO i DT, duke shtuar se grupi vendosi në planin e investimit fondin mbi 23 miliardë euro për vitet 2010-2015.

Kompania ka 144 milionë abonentë në mbarë botën, falë ndërtimit të performancës së lartë infrastrukturore në Gjermani. Kjo kompani me 32 milionë rrjete të linjave fikse është e pranishme në rreth 50 shtete dhe ka 231 000 të punësuar në mbarë botën, mes tyre dhe AMC, kompania e parë celulare që hyri në Shqipëri.

Grupi ofron shumëllojshmëri shërbimesh, rrjetin fiks, komunikimin celular, internet, produktet IPTV dhe shërbime ndaj abonentëve, si dhe zgjidhje ICT për biznesin dhe korporatat.

Disa nga synimet e kompanisë u paraqitën nga Niek Jan van Damme, anëtar i bordit drejtues të DT në Gjermani, i cili shpjegoi 4 strategjitë për zgjerimin e rrjetit në Gjermani.

-Rrjeti me fibra optike zgjerimi parashikon të mbulojë 65% të popullsisë së Gjermanisë në vitin 2016

-Mobile: LTE do të zgjerohet duke mbuluar 60% të popullsisë në vitin 2015 me një shpejtësi 150 Mbit/sec.

- IP: approx. 1.5 milionë abonentë kaluan në IP (Internet Protocol) ku DT ka fituar kualitetin më të mirë të rrjetit falë testeve të kryera në mënyrë të njëpasnjëshme)

- WiFi: Shpejtësi e Lartë e Lidhjes për trenat dhe avionët. Në vitin 2014, 15 linja ajrore do të provojnë WiFi tek avionët e tyre, projekt i DT.

Sa u takon planeve për Shqipërinë, shefja për Teknologjinë dhe Europën në “Deutsche Telekome”, Claudia Nemat u shpreh se deri më tani me AMC, grupi ndihet komod. “Aktualisht ne kemi një brand shumë të fortë në Shqipëri dhe jemi të kënaqur për këtë”, thotë ajo”, ndërsa shtoi se në të ardhmen do të prezantohen projekte novatore. Duke folur për projektet Nemat tha se, LTE është projekti që DT e prezanton fuqishëm.

LTE është hapi i ardhshëm i evolucionit të UMTS që e njohim ndryshe si (3G) dhe HSDPA (3.5G). Është e vetmja teknologji wireless që ndryshe njihet si 4 G. “Në vitin 2014, në Europë ne do të jemi operatori i parë që do të fusë LTE në të gjitha tregjet tona. Jo sepse jemi të detyruar, por sepse ne dëshirojmë të sjellim performancën më të mirë tek abonentët tanë”.

Në konferencë morën pjesë edhe media nga Shqipëria, mes tyre edhe nga gazeta “Shqip”. Nga të gjitha prezantimet, mund të thuhet se më i veçanti ishte ai i anëtarit të bordit për T-System, Reinhard Clemens, i cili prezantoi shërbimet e reja të internetit. Industria e automobilave, DT po sjell HotSpot-in e parë të lëvizshëm.

“Të sjellësh dhomën e ndenjes në makinën tënde”, të krijosh një eksperiencë të vërtetë me shpejtësi të lartë . HotSpot në makinë lejon njerëzit të bëjnë atë që bëjnë realisht në shtëpi, të shohin TV. Kjo teknologji mund të instalohet në elektronikën e makinës dhe të kontrollohet nga timoni.

Njësia e parë mobile në botë është përdorur në Berlin. Sipas tij, “koha është flori në raste emergjente. P.sh, ti ke goditje në tru, një tomografi kryhet përmes kësaj ambulance, e cila përcjell të dhënat në kohë reale te mjekët në spital dhe ata mund të japin mjekimin në çast. Duke marrë mjekimin në çast, ti nuk le sëmundjen të përparojë deri në atë gradë sa më pas të shpenzosh shumë kohë dhe para për ilaçe më tepër, për të rikuperuar veten”. Tjetër e veçantë, lidhet me valixhen, duke krijuar ilaritete në sallë. “Në sajë të teknologjisë së re, pasagjeri mund të gjejë lehtë valixhen nëse humb në aeroport”.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=263502
 

·
Mŏdĕrātŏre ād vitām
Joined
·
6,754 Posts
Telekomi i Kosovës realizon lidhjen e dytë optike me Shqipërinë:

Telekomi i Kosovës ka finalizuar me sukses projektin e lidhjes me kabllo optike të Kosovës me Shqipërinë, përgjatë rrugës së Kombit në vendkalimin kufitar, Vërmicë-Morinë.

Kjo është dalja e dytë e bazuar në medium transmetues optik e Telekomit të Kosovës drejt Republikës së Shqipërisë, krahas asaj në vendkalimin kufitar Qafë Morinë (Gjakovë-Bajram Curr), e cila kishte përfunduar dy vite më parë. Realizimi i këtij projekti hap një urë të re komunikimi, digjitale, në mes të operatorëve telekomunikues andej dhe këndej kufirit, por edhe kompanive multi-mediale, në radhë të parë radio-televizioneve, transmeton telegrafi njoftimin.

Tashmë janë krijuar mundësitë që të ketë lidhje direkte të tipit Live-Studio (Studio e drejtpërdrejt), me kosto dhe kualitet të pakrahasueshëm në mes të studiove televizive, radio studiove, etj; shkëmbim të të dhënave, video incizimeve, incizimeve zanore, shkëmbimin e internetit, si dhe thirrje telefonike të kualitetit të lartë me kosto të favorshme për konsumatorët tanë në të dy anët e kufirit.

Kjo ndërlidhje do të mundësojë, përveç të tjerash, edhe shkëmbimin dhe ruajtjen e të dhënave në formën e Data Recovery Centers (qendra e ruajtjes dhe rikthimit të të dhënave) në të dyja vendet respektive, duke ngritur kështu standardin teknik në këtë fushë dhe gjithmonë në pajtim me kuadrin ligjor.

26/11/2013 13:19
 
S

·
Guest
Joined
·
0 Posts
Albania reaches over half million mobile broadband users

Albania reaches over half million mobile broadband users


Monday 16 December 2013 | 11:21 CET | News
The number of mobile users in Albania with UMTS access at the end of the June 2013 stood at 541,834, according to figures published by the Authority of Electronic and Postal Communications (AKEP). In terms of operator, AMC had 240,431 users, Vodafone had 241,445 and Eagle Mobile 59,958. Of the total, 499,932 were using smartphones (AMC 222,460, Vodafone 220,396 and Eagle Mobile 57,076), while 41,902 were using cards/modems (AMC 17,971, Vodafone 21,049 and Eagle Mobile 2,882).

The number of fixed broadband users reached 167,768, representing 5 percent growth on 2012. Albtelecom was market leader with 67,855 subscribers, followed by Abcom (41,980), Abissnet (18,982), ASC (10,309) and others (28,842). The most used access speed is 2-4 Mbps, although the main operators have offers for 4-20 Mbps, but with limited take up. The total installed optical fibre was 4,700 km, and international internet connectivity was 40 Gbps.

The report also found that mobile operators have made significant investments in 3G networks, achieving 85 percent coverage of the territory and 92 percent of the population.
http://www.telecompaper.com/news/albania-reaches-over-half-million-mobile-broadband-users--985827
 

·
Changeable constant
Joined
·
3,139 Posts

·
Semi-Retired
Joined
·
5,055 Posts
Shqipëria ia kalon edhe Britanisë sa i përket mbulimit me shërbimin 4G

Shqipëria ka mbulim më të mirë me celularë sesa Britania e Madhe. Ky është përfundimi i arritur nga raporti i hartuar nga Komisioni i Infrastrukturës Kombëtare (National Infrastructure Commission, NIC) dhe i transmetuar nga Skynews.

Sipas raportit, Britania renditet e 54-ta sa i përket mbulimit me shërbimin 4G, duke qenë se britanikët mund ta aksesojnë atë vetëm 53% të kohës. “Rrjetet në Britaninë e Madhe nuk janë të kompletuara. Ka ende shumë ‘shkretëtira’ dixhitale në vend dhe shërbimi ynë 4G është më i keq se në shumë vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Panamanë dhe Perunë”, thuhet në këtë raport, që citohet dhe nga gazeta Telegraf.

Në të citohet se qeveria britanike duhet të angazhohet më shumë për të rritur rolin e saj për të siguruar se shërbimet bazë të internetit janë të aksesueshme në rrugë, hekurudha, qendra qyteti etj.

Sipas raportit dhe renditjes së hartuar, Shqipëria (me mbi 60% mbulim), sipas këtij shërbimi, lë pas vende si Greqia, Gjermania, Zelanda e Re, Franca etj.

Në vend të parë, me mbi 80% mbulim me shërbim 4G, renditet Koreja e Jugut, e ndjekur nga Japonia, Lituania, Hong Kongu dhe Holanda.

Në vendin e fundit sa i përket mbulimit me këtë shërbim gjendet Sri Lanka, me rreth 40% mbulim të popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të AKEP për vitin 2015, numri i përdoruesve sipas kartave SIM u llogarit në rreth 4.7 milionë përdorues, ose rreth 3% më pak në krahasim me vitin 2014. Norma e penetrimit (përdorues për 100 banorë) në fund të 2015-s ishte 120%, sipas përdoruesve aktivë dhe 167% sipas kartave SIM



monitor.al
 
161 - 175 of 175 Posts
Top