SkyscraperCity Forum banner

[AL/RKS] Turizmi Alternativ

40K views 158 replies 31 participants last post by  rene1234 
#1 ·
Ketu mund te postohen gjithe te rejat dhe projektet rreth turizmit alternativ, dmth. turizmit kulturor, turizmit lumor, etj. (qe nuk i perkasin turizmit klasik ne plazh apo turizmit dimeror):

 
#8 ·
 
#17 ·
Vatikani fut Shqipërinë në rrugën e peligrinazhit



Tiranë – Vatikani fut Shqipërinë në rrugën e pelegrinazhit. Ka nisur në këtë mënyrë të zbatohet marrëveshja e firmosur në Vatikan një vit më parë me “Opera Romana Pellegrinaggi” (ORP) të Vatikanit.
Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, marrëveshja ishte një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një arritje e diplomacisë shqiptare. Turet e para turistike në Shqipëri mund të realizohen brenda vitit, ndërkohë itinerarët turistikë shqiptarë janë publikuar për herë të parë në katalogët e ORP-së.
Për këtë qëllim është nisur puna për ndërtimin e hartës turistike dixhitale e cila me përfundimin e saj do të përfshihet në itineraret turistike ndërkombëtare. Në marrëveshje është parashikuar ngritja e strukturave pritëse turistike. Së shpejti do të fillojë puna për hartimin e përbashkët të projekt-buxheteve për ngritjen e këtyre strukturave pritëse për turistët.
Ky pelegrinazh do të ndihmojë në vlerësimin e qendrave dhe vendeve me vlerë fetare apo kulturore si dhe në promovimin e turizmit shqiptar në botë. (LajmeShqip.com)

http://www.lajmeshqip.com/kultura/vatikani-fut-shqiperine-ne-rrugen-e-peligrinazhit
 
#21 ·
Kruja, piknik nën hijen e rrepeve shekullorë


Kruja është një qytet që nuk zhgënjen kurrë thotë një nga operatorët turistikë që shoqëron shpesh turistë të huaj në Krujë. Shpesh ndalesa e fundit e grupeve turistike, ndoshta për shkak të afërisë së saj me aeroportin ndërkombëtar Nënën Tereza, por e konsideruar nga të gjithë si ëmbëlsira e lënë për në fund. Historia dhe tradita e saj, mishëruar më së miri tek kalaja, rrënojat antike të albanopolit, por edhe tek muzetë. Të mos harrojmë pazarin e vjetër. Por ata që i kanë konsumuar tashmë këto destinacione historike dhe që janë fansa të shëtitjeve në natyrë mund ta eksplorojnë Krujën ndryshe. Piknikët janë një alternativë e mirë fundjave që konsumohen me familjen ose shoqërinë dhe në Krujë sugjerohen disa vende ideale për piknik.
Piknik në gryka dhe kroje
Të rinjtë mund të kënaqen me një piknik në Grykën e Zezë, një grykë më lumin Zezës. Ajo është e ngushte në faqet e saj ka guva karstike. Peizazhi nga kjo pikë në anë të malit të Krujës është mjaft I bukur dhe joshës në pranverë.
Më e famshme se gryka e Zezë, është ajo e Vajës, apo sic e njohim të gjithë Shkëmbi I Vajës. Sipas legjendës pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, rreth 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë për dore dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Pas kësaj krutanët hidhnin lule nga ky shkëmb dhe vajtonin, duke bërë që vendi të merrte emrin Shkëmbi i Vajës. Ai gjendet në pjesën veriore të malit të Krujës. Edhe këtu mund të gjenden gropat karstike dhe në shtratin e përroit ka pellgje me ujë të pastër.
Rrepet shekullorë të Krujës
Kur vera shtrëngon me vapën e saj, hijet e pemëve janë më të dëshiruara se kurrë. Në rrethin e Krujës, mund të zgjedhësh disa vende me bukuri natyrore dhe hije të moçme, përsa kohë që bëhet fjalë për rrepe të vjetër dhe me përmasa të mëdha. Mu në pjesën veriore të kalasë mund të shijoni hijen e rrapit të Taslloit, pasi të keni bërë një shëtitje në pazarin e vjetër. Aty mund të pini ujë në burimin që nuk shterron as në verë. Prej rrapit ju mjafton të ngjisni disa shkallë të vogla për tu gjendur në brendësi të kalasë. Gjerësia e trungut arrin deri në 1,5 metra.
Rreth 5 kilometra më larg gjendet rrapi i Bretit, me lartësi 20 metra dhe diametër të trungut plot 4 metra. Mendohet se ky rrap është 800 vjeçar.
Për të parë një tjetër monument të natyrës siç është Rrapi i Buranit ju duhet të udhëtoni me makinë në rrugën Krujë- Nikël- Buran për të gjetur një pemë 400 vjeçare. Nën hijet e saj mund të pushoni pa frikë edhe pse diametri trungut të saj nuk është më i madh se 1.5 metra.
Rrepet e Arramerasit, janë grupe drurësh, pranë fshatit Arrameras, në të djathtë të rrugës automobilistike Kamëz – Fushë- Krujë. Lartësia e drurëve i kalon 20 metrat, ndërsa trungjet kanë diametër 1 – 1,3 m. Drurët më të vjetër janë dëmtuar e prerë. Mbetjet e trungut të tyre tregojnë se diametri ka qenë rreth 2 metra.
Së fundi në pasurinë e natyrës së rrethit të Krujës është edhe Selvia e Teqesë, një dru i veçantë në krahasim me te tjerët. Ndodhet pak më në veri të Fushë- Krujës. Pranë këtij monumenti është Teqeja me ndërtimi e së cilës është lidhur edhe historia e kësaj peme. Banorët e quajnë ndryshe qiparisi i Teqesë. Lartësia e selvisë është rreth 25 metra dhe mosha e saj mund të jetë mbi 500 vjeçare.
(Marre nga suplementi "Fundjava" e gazetes Shqiptarja.com )
(sg/shqiptarja.com)
 
#22 ·
Ujevara e Sotires: QENDRA EDEN

Ujevara e Sotires, Gramsh.
Diten e shtune 19 maj 2012, grupi i guidave natyrore dhe i vullnetareve, zhvilluan nje guide ne Ujevaren e Sotires, Gramsh. Ujevara eshte rreth 1h:30 me makine larg qytetit te Gramshit dhe rreth 1h: 30 ecje ne kembe per te mberritur.
























Ne sfond qyteti heroik i Gramshit!! :nuts:

 
#24 ·
Bogovë, çelet sezoni turistik 2012



Bogova komuna qe mbart shum resuse natyrore enderron zhvillimin nga turizmi malor, turizmin e sporteve ekstreme, turizmin nga peligrinazhi i besimtareve bektashiane ka çelur sezonin turistik per kete vit.

Nje vit me pare jane regjistruar 10 mijë vizitore ne fshatin e vogel turistik, siç deshirojne ta percaktojne banoret vendin e tyre mes pyllit, malit e ujit te kristalte.

Kete vit synohet qe ky numer te dyfishohet, pasi jane shtuar shpresat per permisimin e infrastruktures rrugore. Tashme komuna e vogel Bogove si zone turistike me nje potencial sherbimi model me hotele restorante ka te gjitha mundesite per te zhvilluar turizem, nderkohe qe sfidat qe ka perpara jane te shumta dhe lidhen pazgjidhshmerisht me investimet te medha.

Ne aktivitetin per celjen e sezonit kane marre pjese ministrat dhe deputetet e ketij qarku Nasip Naco e Genc Pollo, nderkohe qe kan asistuar dhe dy zevendesministrat Ekrehm Spahiu dhe Adriatik Alimani, deputeti Lefter Maliqi si dhe pushtetare lokale.

Ministrat pjesemarres premtuan se shume shpejt Bogova do te kete nje infrastrukture model çka do te ndikoje ne shtimin e numrit te vizitoreve
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=234194
 
Top