SkyscraperCity Forum banner
261 - 280 of 338 Posts
Anamorava me qendër skijimi



Familja Ilazi investon mbi një milion euro.
Këto ditë edhe anamorava u bë me qendër rekreative.


Në Debeldeh të Vitisë është hapur një qendër e tillë me mbi një mijë metra pistë skijimi dhe hapësirë gjashtë hektarë.

Në këtë qendër investuar familja Ilazi që jeton në Austri.
Lajmi.net
 
Starton puna per markimin dhe rehabilitimin e shtigjeve turistike ne Diber.

Kerçini eshte shtegu i pare turistik ku ka filluar markimi dhe sinjalistika e tij.

Jane pese shtigje kryesore turistike qe do te markohen si Lugina e Sherimit, Grama, Korabi, Liqenet e Lures dhe Seta.
Keto markime po behen ne kuader te projektit D2T: Dibra Turizem dhe Tradite.






































Dibra Turizëm dhe Traditë
 
Mund te jem gabim, nje shok nga Tropoja ma pat then...

Nemuna/Namuna = Nam

Bjeshket e Nemuna = Bjeshket me Nam / te njohura

E mallkuar.
Flm. shumë për përgjigjet. Komenti ishte pak ironik. Unë e di çfarë dmth. fjala, por doja të veçoja që askush nuk e përdor fjalen "namura". O përdoret fjala "namuna" o fjala "nëmura".
 
Hapet edhe nje shtëpi pritëse ne fshatin turstik te Rabdishtit ne Diber.
Bujtina "GOLECI", njesia me e re akomoduese ne Diber, e cila duke filluar nga 1 shtator 2019, është gati të presë turistë. Ajo është një shtëpi karakteristike, ndërtuar me mure guri në vitin 1988 nga vetë i zoti i shtëpisë, Haki Goleci. Në vitin 2018 nisi rikonstruksioni i saj për ta kthyer në një shtëpi pritëse, nën kujdesin e Fitim Golecit, mbështetur nga projekti “D2T-Dibër: Traditë dhe Turizëm”, financuar USAID/Shqipëri, Ambasada Suedeze dhe zbatuar nga ALCDF – Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale.
Shtëpia dy katëshe është e rikonstruktuar plotësisht dhe është e hapur për të pritur turistë. Shtëpia ka katër dhoma. Tre prej tyre janë të mobiluara dhe kanë një kapacitet pritës nga 6-15 veta. Ndërsa njëra është përshtatur për dhomë gatimi dhe ngrënie. Një nga dhomat e bujtinës është karakteristike në zonë, pasi e ka ruajtur strukturën e gurit natyral dhe kjo e bën shumë tërheqëse për vizitorët.
Rabdishti ofron një mundësi të mirë për pushime malore për të gjithë familjen. Fëmijët e vegjël mund të luajnë në oborrin e shtëpisë të gjelbëruar ose mund të dalin në periferi të fshatit për të shijuar pyllin, ndërsa më të rriturit mund të ngjiten deri në bjeshkë, aty ku ndahet kufiri me Maqedoninë për 2-3 orë.
Suksese Familja Goleci ne nismen e tyre te re.





































Albanian Local Capacity Development Foundation ALCDF
 
261 - 280 of 338 Posts
Top