Lajthiza Invest merr statusin e investitorit strategjik për projektin 20 milionë euro me hotel e vila alpine.
Kompania e ambalazhimit të ujit Lajthiza duket se do të zgjerojë dhe diversifikojë aktivitetin e saj edhe në turizmin rural. Nëpërmjet një projekti me kosto 20 milionë euro, Lajthiza Invest sh.a., ka fituar statusin e investitorit strategjik për të paktën tre vite, gjë që i mundëson asaj përshpejtimin e procedurave burokratike, si dhe lehtësi në shfrytëzimin e truallit shtet ku do të shtrihet projekti me tarifën simbolike 1 euro.
Sipas të dhënave në dokument, projekti parashikon ndërtimin e një investimi kompleks dhe i përket pjesërisht sektorit strategjik të turizmit me një
hotel modern me 44 dhoma, një
bllok me 12 vila të tipit alpin e aktivitete sportive/relaksuese, si dhe një fabrikë të re të ambalazhimit të ujit të pijshëm në shishe “Lajthiza”.
“Fabrika parashikohet të jetë me dy kate dhe do të ketë rreth 30.000 m² sipërfaqe të brendshme, në të cilën do të vendosen linjat e prodhimit me standarde europiane, linja të cilat sjellin rritjen e cilësisë së ujit, si dhe kapacitetit prodhues të tij.
Subjekti aktualisht gëzon Kontratë Koncesioni për përdorimin e ujit lidhur me Agjencinë e Ujit të Basenit datë 15.08.2005 dhe Vendim Nr. 5, date 15.01.2015 nga Këshilli i Basenit Ujor Drin – Bunë i cili saktëson koordinatat e burimit ujor. Realizimi i fabrikës së re do të kërkojë rishikim dhe risaktësim të koordinatave për shfrytëzimin e burimit ujor dhe pajisje me një akt të ri administrative” thuhet në dokument.
Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 41.463 m², e cila rezulton në pronësi shtet. Zona e propozuar për zhvillim ndodhet në fshatin Lajthizë, Bashkia Fushë – Arrëz, ZK. 2371.
Kompania bën të ditur se në fazën e parë të ndërtimit do të jenë rreth 200 të punësuar.
Lajthiza Invest kishte në vitin 2018 një qarkullim të ardhurash nga aktiviteti kryesor i saj prej 1.26 miliardë lekësh, kurse fitimi para taksave ishte 93 milionë lekë.
Kompania e ambalazhimit të ujit Lajthiza duket se do të zgjerojë dhe diversifikojë aktivitetin e saj edhe në turizmin rural. Nëpërmjet një projekti me kosto
www.monitor.al