SkyscraperCity banner

1 - 20 of 88 Posts

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Discussion Starter #5
Basha:pas instalimit të sistemit të shpërndarjes së ujit, nisim rehabilitimin urban të zonës

Në fillim të muajit maj 35 mijë banorët e zonës së “Kodrës së Priftit” do të furnizohen me ujë të pjishëm nga Ujësjellësi i Tiranës. Me një investim prej 50 milion lekësh ka nisur puna për rikonstruksionin e rrjetit të shpërndarjes së ujit me një gjatësi prej 15 km. Kryetari i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha, i cili siç pati deklaruar edhe gjatë fushatës elektorale ka vendosur të marrë përgjegjësitë e furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës me marrjen në administrim të aksioneve të ujësjellës-kanalizimeve, ka inspektuar sot punimet që po kryhen në rrjetin e kanalizimeve dhe ujsjellësit.
“Kjo zonë e qytetit, ndonëse nuk është në qendër dhe për fat të keq nuk ka qenë as në qendër të vëmendjes, sot është rikthyer fuqishëm jo vetëm në buxhet, por edhe në zbatimin e këtyre projekteve nga ujësjellës-kanalizimet dhe nga ndërmarrjet e tjera të bashkisë, së shpejti edhe nga kontraktorët, në mënyrë që këtu si edhe në zonat e tjera, ku do të ndërhyjmë me buxhetin e vitit 2012, ne të sjellim një standart më të mirë jetese, sipas angazhimit tonë për një Tiranë ku punohet, jetohet dhe shijohet më mirë jeta dhe kjo fillon nga lagjet e qytetit, nga pragu i derës së çdo qytetari, në këtë rast nga pragu i derës së çdo banori të “Kodrës së Priftit””, vlerësoi Basha, gjatë inspektimeve të këtyre punimeve.

Pas përfundimit të punimeve për rrjetin e ujësjellësit zoti Basha bëri të ditur se do të nisë puna për rikualifikimin urban të kësaj zone që nga shtrimi i rrugëve, ndërtimi i trotuareve ndriçimi, gjelbrimi etj. Paralelisht, sipas zotit Basha, do të nisë puna edhe për rehabilitimin e kolektorit tek rruga “Dalip Topi”.

Gjate inspektimit të punimeve përgjatë gjithë zonës, Basha u njoh edhe me shqetësimin e disa banorëve, të cilët si pasojë e punimeve për këtë projekt kishin mungesë të ujit të pishëm. Zoti Basha i garantoi këta banorë se deri në datën 27 prill kur përfundon edhe projekti do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve.

“Një vëmendje të veçantë i kërkova Ujësjellës – Kanalizimeve, Drejtorit z.Dollapi, për 32 familje të rrugës “Violeta Manushi”, të cilët si rezultat i këtij projekti kanë humbur lidhjen me sistemin e vjetër të ujësjellësit. Këto 32 familje deri në datën 27 prill do të furnizohen në mënyrë të pandërprerë nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pa kosto dhe duke filluar nga data 27 prill do të rikthehem këtu personalisht për të kontrolluar që në rubinetat e tyre rrjedh ujë i pijshëm nga sistemi i Ujësjellës – Kanalizimeve të Tiranës”, theksoi Basha.
 

·
Carpe Diem
Joined
·
8,959 Posts
Europa investon 71.7 milion euro per ujerat e zeza ne Shqiperi
27/03/2012- Burimi: BalkanInsight


Shqiperia nenshkroi te merkuren e kaluar nje sere marreveshjes me KfW gjermane, te cilat kishin per qellim permiresimin e sistemit te ujit dhe te kanalizimeve ne disa qytete te vendit.

Delegacioni i Bashkimit Europian ne Tirane, ne nje deklarate per shtyp, ben te ditur se Ministria Shqiptare e Financave, ajo e Transportit dhe autoritetet e ujesjelles-kanalizimeve kane nenshkruar pese marreveshje financimi dhe huadhenieje.

Shuma totale e marreveshjeve eshte 71.7 milion euro dhe perfshin nje grant prej 25.5 milion nga Bashkimi Europian. Fondet, e mundesuar nga Bashkimi Europian, Gjermania dhe Zvicra do te shpenzohen ne permiresimin e sherbimit te ujesjellesve ne Fier, Sarande, Lushnje, Berat, Kucove, Kamez dhe Korce.

Qellimi eshte "permiresimi i cilesise se furnizimit me uje dhe i sistemeve te derdhjes se ujerave te zeza", theksoi delegacioni i Bashkimit Europian.

Sistemet e ujesjelles-kanalizimeve ne Shqiperi ende nuk jane pershtatur me ndryshimet demografike dhe nevojen per modernizim. Rrjeti i furnizimit me uje te pijshem eshte kryesisht i vjeter dhe ne gjendje te keqe, nderkohe qe trajtimi i ujerave te zeza eshte i kufizuar, ku vetem dy impiante te trajtimit te ujerave te zeza jane funksionale, ne Pogradec dhe ne Kavaje.

Megjithese investimi eshte i madh dhe do te duhet deri ne 2015-en per te qene i plote, shefi i delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane, Ettore Sequi, theksoi se fondi i dhene nuk do te jete i mjaftueshem nese Shqiperia nuk vendos permiresimin e menaxhimit te ujit ne programin e saj ne nivel lokal dhe qendror.

"Deshtimi ne kete drejtim do te rrise kostot e rregullimeve ne te ardhmen", theksoi Sequi.
http://www.mjedisisot.info/content.asp?idd=13119&id=239&lloji=dok
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Discussion Starter #11
Olldashi: Nga vjeshta ujërat e zeza jo më në det

Durrës, 31 mars 2012, NOA – Derdhja e ujërave të zeza në gjirin e Durrësit do të marrë fund në vjeshtën e këtij viti.

Këtë premtim e dha sot ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, teksa inspektoi punimet në stacionet e pompimit në fshatin Qerret, pjesë e projektit të investimeve në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ministri Olldashi bëri me dije se investimi prej 4.3 milion euro do të përfundojë në fund të muajit prill, duke bërë që ujërat e zeza të derdhen jo më në det, por në impiantin e Kavajës, që do të thithë ujërat e zeza nga Përroi i Agatit deri në Qerret.

Sipas Olldashit, është drejt përfundimit faza e parë e punimeve për ndërtimin e magjistralit kryesor për ujërat e zeza në bregdetin e Kavajës.

Ndërkohë ndërtimi i kanalizimeve sekondare dhe terciale dhe lidhja e tyre me magjistralin kryesor që do kushtojnë 4 milion euro pritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.

Deri më tani në plazhet nga zona e Përroit të Agait deri në bregun e Qerretit janë ndërtuar pesë stacione pompimi të ujërave të zeza, të cilët thithin për në impiantin e përpunimit në Kavajë të gjitha ujërat e zeza duke bërë që gjiri i Durrësit të jetë më i pastër për pushuesit, të cilët do të kalojnë pushimet e verës atje.

http://noa.al/news/artikull.php?id=167865
 

·
Registered
Joined
·
7,074 Posts
Gjendja e ujësjellësit të Tiranës

 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Discussion Starter #15
Taksa e pastrimit, nis kompensimi për 8 mijë familje



Ujësjellësi i Tiranës ka nisur procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj. Pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT prej tre ditësh kategoritë që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti kanë filluar të përfitojnë nga vendimi që mori Bashkia e Tiranës.
Ujësjellësi i Tiranës ka nisur procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj. Pranë sporteleve të zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT janë drejtuar të gjithë ata pensionistë, veteranë, invalidë të luftës dhe të punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë që i përkasin kategorive të përjashtuara.

Listat e emrave të qytetarëve që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti janë dërguar pranë zyrave te sheshi ‘Ëillson’, rruga ‘Mine Peza’, ‘Ali Demi’ dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së.

Lista e emrave që do të kompensohen për taksën e pastrimit është hartuar nga Bashkia e Tiranës mbi bazën e dokumentacionit që kategoritë të cilat nuk duhet ta shlyejnë këtë detyrim kanë dorëzuar pranë njësive bashkiake përkatëse.

Bashkia e Tiranës ka sqaruar se pranimi i dokumenteve që vërtetojnë se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit, do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë dhe çdo përfitues do të kompensohet për paratë e paguara.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=23484
 

·
JoniTTML
Joined
·
3,209 Posts
Discussion Starter #16
Durrës, aksion për ujërat e zeza

Drejtoria e mjedisit ndërpret derdhjen e ujërave të zeza në det



Një ditë pas kronikës problematike të ngritur në media, inspektorë të mjedisit si dhe të drejtorisë së ujësjellës-kanalizimeve në Durrës kanë nisur punën në terren për ndërprerjen e tubacioneve të ujerave të zeza që shkarkohen në det, por edhe për zhbllokimin e pusetave në bllokun e pallateve në sektorin Apollonia. Drejtori i drejtorisë rajonale të mjedisit Durrës, Ramzan Kalia i pranishëm në aksionin e ndërmarrë shprehet se do të ketë penalizimeve me gjoba deri në ndjekje penale jo vetëm për njësitë vendore por edhe për ndërtuesit, të cilët tentojnë të shkarkojnë ujerat e zeza në det.
Franc Stajka Drejtori Teknik i Ujësjellësit, për këtë situatë përveçse ndërtuesit bën përgjegjës edhe bashkinë e qytetit, e cila ka dhënë lejen e shfrytëzimit pa plotësuar kriteret.
Dhënia pa kriter e lejeve të ndërtimit nga ana e bashkisë së Durrësit nder vite ka krijuar vatra të shumta ndotjeje të ujërave të Adriatikut, duke rrezikuar sezonin turistik. Alarmi është dhënë kohë më parë edhe nga Sektori i Higjienës që gjatë inspektimeve kanë konstatuar se njësitë vendore kanë dhënë leje ndërtimi për shumë subjekte pa një studim paraprak, të cilat nuk janë të lidhur me rrjetin e kanalizimeve, por përdorin gropat septike, shumica e të cilave është parë se janë nën kapacitet, të dëmtuara dhe aspak hermetike, duke shtuar ndjeshëm ndotjen e ujërave detare.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/17079
 

·
Registered
Joined
·
7,074 Posts
Pogradec - Ujesjelles & Kanalizime
 

·
Registered
Joined
·
7,074 Posts
Nënshkruhet kontrata e furnizimit me ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum
U nënshkrua sot në ambjentet e MPPT-së kontrata ”Furnizimi me ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum”. Me anë të këtij projekti synohet përmisimi i shërbimit të furnizimit me ujë të pishëm dhe kanalizime për rreth 15000 banorë aktual të kësaj zone si dhe plotësimin e nevojave për një popullësi në rritje të Bashkisë Orikum deri në 53.000 banorë, shtuar këtu dhe 30.000 turistë që frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit veror.

Vlera e projektit është16.441 milion $, një financim i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Qeverisë Shqiptare.

Projekti përbëhet nga tre komponentë.

Komponenti i parë: Furnizimi 24 orë me ujë i qytetit të Orikumit, fshatrave të Rradhimës, Tragjasit, Dukatit të vjetër, Dukatit të Ri si dhe të zonës turistike Rradhimë-Orikum. Janë 54.3 km rrjet i ri ujësjellësi që do të ndërtohet dhe që do të bëj të mundur furnizimin me rreth 150-220 litra ujë në ditë për frymë.

Komonenti i dytë: Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve për këtë bashki dhe fshatrat e përmendur më sipër. Janë rreth 30km kanalizime që do tëndërtohen, shoqëruar në të njëtën kohë me ndërtimin e ujësjellësit si dhe me stacioneve përkatëse të pompimit.

Komponenti i tretë : Ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza të Orikumit.

Aktualisht ujërat e zeza të bashkisë së Orikumit derdhen në gjirin e Vlorës, duke qënë se ky është një gji i futur, procesi i pastrimit është më i ngadaltë.Në këtë aspekt ky projekt merr një rëndësis edhe më të madhe duke qënë se do të eleminoj një ndotës premanet të tanishëm të detit.

Indërtimi i impiant është në vazhdën e përpjekjeve që qeveria shqiptare po ndërmer për ti gjetur një zgjidhje cështjes së bregdetit, jo vetëm në Orikum, por nga zona e Velipojës deri në Sarandë. Më konkretisht sitauata paraqitet si më poshtë:

Në Sarandë impianti është i përfunduar dhe po pritet lidhja e tij
Në Himarë procesi është në procedurë,
Në Vlorë impianti është i përfunduar po ndërtohen linjat që do të dërgojnë ujërat e përdoruara në impiant.
Në Kavajë impianti është në punë, po përgatitet dyfishimi i tij për të përballuar nevojat e zonës nga Përroi i Agait në Qerret.
Në Durrës impianti është i përfunduar pritet të bëhet lidhja me magjistralin e qytetit.
Në Lezhë po ashtu impianti është i përfunduar, pritet lidhja e magjistralit të qytetit.
Në Velipojë po punohet.
Në Tiranë impianti është në fazë tenderimi. Me anë të këtij impianti do të zgjidhet njëherë e mirë problemi i Tiranës së Madhe.
Në Progradëec imianti është në gjëndje pune
Në Korcë është në përfundim e sipër.
Në Velipojë impianti është në ndërtim.

Gjithë sa përmendëm më siper zgjidhë përfundimisht problemin e mbajtjes pastër të vijës tonë bregdetare dhe eleminimin e derdhjes të pakontrolluar të ujërave të zeza në det.
http://www.lajmifundit.com/lajme/2012/04/nenshkruhet-kontrata-furnizimi-me-uje-dhe-sherbime-sanitare-ne-orikum/
 
1 - 20 of 88 Posts
Top