SkyscraperCity banner

181 - 200 of 204 Posts

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
Qeveria duhet të ndërmarrë një nismë si ajo me eskavatorët dhe të blej per të gjithë 61 bashkitë një automjet zjarrfikës. Një automjet i tillë kushton nga $1000,000 deri $300,000. Është një çmim i përballueshëm.
 

·
Registered
Joined
·
6,340 Posts
Bashkite jan vrima te zeza.

Tani qe ja hoqen dhe mbrojtjen civile, qe e mori MM, skan me asnje problem... as 1 makine te qelbur zjarrfikese per 2 kasolle nuk kane mundesi te blejne. E dun çdo gje llokum nga Tirana.
 

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
Shërbimi i emergjencave (që përfshin policinë, zjarrfikësit ambulancën) dhe shërbimi i menaxhimit të mbetjeve duhen të merren përsipër nga agjenci kombëtare.
 

·
Registered
Joined
·
5,553 Posts
Dmth te centralizohen nen drejtimin e nje institucioni qendror.
Kurse une mendoj (duke qene se jam ne koktakt me sistemin e emergjencave) qe duhet shkuar ne drejtimin e kundert, pra te decentralizimit dhe vetadministrimit.
Problemi eshte qe nuk ka vullnet per te punuar dhe vendosen militante ne pozicione drejtuese qe nuk kane vizion drejtues se po te ishte ndryshe te gjithe spitalet/stacionet zjarrefikese/sherbimet e emergjencave do ishte ne kushte shume te mira.
E kam postuar ketu me pare sa kushton nje automjet zjarrfikes, kosto fare te perballueshme per nje Bashki.
 

·
Registered
Joined
·
5,553 Posts
Mbrojtja nga zjarri – Blerja e automjeteve, 50 mln për bashkitë
Për të përballuar zjarret, pushteti vendor do të pajiset me automjete të reja zjarrfikëse.

Në mbledhjen e fundit Këshilli i ministrave ka miratuar një fond me shumë 50 milionë lekë që do të shkojnë për funksionin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, që do ti shpërndahen për blerje automjetesh zjarrfikëse bashkive.

Fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera, me vendim të Këshillit të Ministrave.
http://www.scan-tv.com/mbrojtja-nga-zjarri-blerja-e-automjeteve-50-mln-per-bashkite/
 

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
^^ Po çfarë mund të bësh me 50 milionë Lekë?

Dmth te centralizohen nen drejtimin e nje institucioni qendror.
Kurse une mendoj (duke qene se jam ne koktakt me sistemin e emergjencave) qe duhet shkuar ne drejtimin e kundert, pra te decentralizimit dhe vetadministrimit.
Problemi eshte qe nuk ka vullnet per te punuar dhe vendosen militante ne pozicione drejtuese qe nuk kane vizion drejtues se po te ishte ndryshe te gjithe spitalet/stacionet zjarrefikese/sherbimet e emergjencave do ishte ne kushte shume te mira.
E kam postuar ketu me pare sa kushton nje automjet zjarrfikes, kosto fare te perballueshme per nje Bashki.
Pikërisht ketë kisha në mendje unë kur thash që duhet një centralizim i shërbimeve.
 

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
50 mln leke te reja. Nje automjet i perdorur kushton 25 30 mije euro.
Sa mjetë blihen me 50 milionë Lekë dhe cilat bashki do i marrin më parë. Një mjet zjarrfikës modern nga fabrika me gjithë pajisjet e duhura kushton 100 mijë Euro. Ndërsa një mjet i ri me pajisjet bazë kushton 50 mijë Euro. Më mirë të japin një fond prej 10 milionë Euro dhe të furnizohen të gjithë bashkitë me nga një apo dy mjete moderne me gjithë pajisjet e duhura (në varësi të nevojave).
 

·
Semi-Retired
Joined
·
5,068 Posts
50mln leke jane diku tek 400k euro. Duke pas parasysh bashki si Tropoja, Kuksi etj. Nuk e kane emergjente per ket vit, atehere shifra nuk eshte aq e paperfillshme.

Bashki si Tirana, Durresi, Vlora, Elbasani etj. duhet dhe kane buxhet te vetin per me i ble. Nese jane te paafta kto bashki atehere ca kuptimi ka ti japim taksa dy here.

Nese nje park kombtar ndodhet ne Skrapar dhe kjo bashki nuk e ka te mundur blerjen dhe mbrojten e natyres (mbi te gjitha), kjo eshte e kuptueshme. Bashkite e medha ti blene vete
 

·
Registered
Joined
·
5,553 Posts
Une mendoj se sherbimi zjarrfikes duhet reformuar totalisht. Me shume sesa automjetet zjarrefikese te domosdoshme per mendimin tim jane automjetet Rescue:
Nuk e keni idene sa jete kane humbur nga mungesa e dhenies se ndihmes se pare dhe mungesa e mberritjes ne vendngjarje te automjeteve zjarrfikese ne aksidente.
Keto kane dhe nje depozite brenda qe kane dhe kapacitet me uje por kryesorja eshte misioni rescue (ne aksidente dhe jo vetem).
Mendoj qe cdo stacion duhet te kete nje mjet te tille.
 

·
Banned
Joined
·
5,467 Posts
Reparti Zjarrfikës i Elbasanit është kompletuar me 5 automjete zjarrfikëse të kohës, të pajisura gjithashtu dhe me aparatura shpëtimi. Me buxhetin e saj Bashkia e Elbasanit kompletoi këtë repart, i cili për shkak të rëndësisë së tij, meriton të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të ndërhyrë në kohë të shpejtë dhe në territore të ndryshme...









Bashkia Elbasan
 

·
Registered
Joined
·
3,535 Posts
Epo shyqyr qe erdhen disa mjete zjarrfikese. Pavaresisht se jane te perdorura, jane me te reja se ato pak qe ishin aktive.
 
181 - 200 of 204 Posts
Top