Skyscraper City Forum banner
1 - 20 of 1550 Posts

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,822 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Projekti per Stadiumin Ruzhdi Bizhuta,Vendimi i FSHF për një investim prej 1.3 milion eurove, për stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, do ta kthejë këtë të fundit në një stadium ndërkombëtar.

Projekti për stadiumin përfshin rikonstruksionin total të dhomave të zhveshjes, me kushtet që kërkon UEFA, doping, sallën e konferencave për shtyp, rikonstruksionin e të gjithë dhomave të gjyqtarëve, ndërhyrja e emergjencës, investime në pjesën e personave VIP, me rreth 400 vende, godinat e transmetimit.

Pjesë e projektit është edhe Bashkia e Elbasanit, me një fond të akorduar nga kjo e fundit për rikonstruksionin e rrugës rreth e qark stadiumit, si edhe hyrjes së tij, ndërsa pjesa tjetër, do të jetë investim i UEFA-s dhe qeverisë shqiptare.Punimet kanë nisur në 15 shkurt dhe pritet të përfundojnë në fund të muajit gusht. Pas rikonsdtruksionit total të stadiumit, është parashikuar që në vitin 2016, kombëtarja shqiptare të zhvillojë në stadiumin model të Elbasanit, ndeshjet e saj për kualifikimet europiane.


Kapaciteti - Fillimisht “Ruzhdi Bizhuta” u projektua për të pasur një kapacitet prej 11 mijë e 200 vendesh të ulura, duke mos lëvizur pothuajse asgjë nga shkallët aktuale që ka ky stadium. Por, në projekt e sipër, u vendos që të krijohen edhe shkallë portative, në mënyrë që gjatë takimeve të Kombëtares ky kapacitet të rritet edhe më shumë.

Bëhet fjalë që numri të shkojë nga 13 mijë deri në 14 mijë vende të ulura. Tribuna kryesore, e cila ndodhet në perëndim të stadiumit, do të qëndrojë po aty, ndonëse do të shembet plotësisht për t’u restauruar, duke lënë vetëm disa kolona ekzistuese. Gjithsej kjo tribunë do të ketë një kapacitet prej 2200 vendesh (e gjitha e mbuluar, vetëm kjo e tillë në të gjithë stadiumin), ku 400 do të jenë vetëm për zonën VIP dhe 100 për gazetarët. Pjesa tjetër do të jetë për spektatorët. Në tribunën VIP do të ketë 20 vende ekstra-VIP, ku mund të ulen vetëm personalitetet më të larta. Tribuna do të ketë edhe një shtesë prej pesë shkallësh nga poshtë në krahasim me këtë aktualen, si dhe do të lihet hapësirë për shkallë të tjera portative.Projekti per Stadiumin Ruzhdi Bizhuta,

Fusha - Për sa i përket tapetit të gjelbër, do të sillet një i ri krejtësisht sipas parametrave më të larta europianë. Kështu, tapeti do të vijë nga një vend perëndimor, emri i të cilit nuk dihet ende, pasi nuk është vendosur, por do të merret cilësia më e mirë, që kushton 5 euro metri katror dhe garancia do të jetë 5-vjeçare. Nënfusha do të restaurohet plotësisht, duke filluar nga impiantet e kullimit dhe bërë të mundur që, në rast të motit të keq, të mos përbëjë problem për lojtarët në fushë dhe terreni të mos kthehet në një “moçal” siç ndodhte më parë. Për sa i përket pjesës së pistës olimpike me tartan nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet, por po bëhen bisedime me krerë të federatës së atletikës për këtë çështje. Mësohet se edhe kjo federatë dëshiron që të ketë një pistë moderne, ndonëse duhen parë mundësitë.

Ora & Dritat - Një pjesë e kushtueshme e impiantit të ri do të jetë edhe ora elektronike, e cila do të kushtojë rreth 100 mijë dollarë. Ajo është projektuar që të jetë me ekran dhe do të vendoset në pjesën jugore të stadiumit (prapa portës), aty ku ndodhet aktualisht edhe një pllakë betoni që shërbente për të treguar rezultatin e ndeshjes (ka disa vite që nuk funksionin më as për këtë gjë).

Për sa i përket impiantit të ndriçimit, nuk pritet të ketë ndryshime në vendndodhjen e shtyllave ku do të bëhet ndriçimi i stadiumit. Pra, do të jenë katër ekzistueset në katër cepat e fushës. Do të vendosen kabllot për të bërë të mundur kalimin e energjisë dhe do të zëvendësohen panelet elektrikë. Për sa i përket fuqisë së ndriçimit të neoneve, është programuar që të plotësojë edhe kriteret e Ligës së Kampioneve, fuqia e tyre do të jetë nga 1500 deri në 2000 vat.

Fasada - Pjesa hyrëse e tribunës, e cila do të jetë me pamje nga perëndimi (siç është aktualisht), do të ndryshojë plotësisht dhe do të shembet për t’u ndërtuar nga e para. Pjesa kryesore e saj do të jetë prej xhami, pra do të ketë një fasadë ballore xhamllëku. Kjo do të ndërthuret me arkitekturën e qytetit të Elbasanit, në mënyrë që të simbolizojë edhe qytetin në të cilin po ndërtohet impianti. Për ngjyrat nuk është vendosur ende asgjë, por mendohet që të jetë një ndërthurje e ngjyrave kuq e zi (të Kombëtares shqiptare) dhe verdhë e blu (të skuadrës së Elbasanit).

Për sa u përket ngjyrave, për të cilat ende nuk janë vendosur se si do të jenë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkallët e stadiumit të ri, ku ato pak stola që janë aktualisht do të hiqen dhe do të zëvendësohen me të tjerë modern dhe sipas parametrave europianë, por pa e ditur ende nëse do të shkruhet ndonjë gjë te shkallët – me shumë gjasa nuk do të shkruhet gjë – ndryshe nga sa është tani, që në pjesën ballore të tribunës qendrore shkruhet “ELBASANI”. Ndenjëset te VIP-at normalisht do të kenë një tjetër cilësi nga pjesa tjetër e stolave të stadiumit.

Projekti per Stadiumin Ruzhdi Bizhuta16 Projekti per Stadiumin Ruzhdi Bizhuta, ElbasanBrendësia- Pjesa e brendshme e stadiumit është një nga restaurimet më të rëndësishme që pritet të ketë në “Ruzhdi Bizhuta”. Kështu, personat VIP do të kenë një hyrje të veçantë nga e gjithë pjesa tjetër që do të akomodohet në shkallët e tribunës dhe gjithë stadiumit. Për ta është projektuar një ashensor, i cili mban maksimumi 16 persona dhe do të shërbejë për t’u ngjitur nëpër vendet e tyre në tribunë. Por përkarshi do të ketë edhe shkallë të brendshme krejtësisht të veçuara me pjesën tjetër të tribunës. Te kjo zonë do të ndërtohet një restorant dhe një bar, i cili do të shërbejë vetëm për personalitetet, të cilët gjatë pushimit të ndeshjes mund të konsumojnë diçka.

Në krahun e majtë të tribunës do të akomodohen gazetarët (100 vende) dhe do të jenë 4-5 kabina transmetimi me “wireless” (në të gjithë impiantin). Në pozicionin që do të qëndrojnë gazetarët, po në krahun e majtë të tribunës, do të jetë edhe salla e konferencave (pak a shumë ku ka qenë edhe më parë), e cila do të plotësojë kushtet e UEFA-s dhe aty do të kenë akses vetëm gazetarët. Do të ketë edhe katër plate për të filmuar, dy prej të cilave do të jenë nga tribuna dhe dy të tjera do të jenë përballë saj dhe do të jenë të mbuluara. Një bar i posaçëm vetëm për median do të jetë në këtë zonë, një nga më të rëndësishmet pas asaj VIP. Një tjetër bar do të ndërtohet për pjesën tjetër të spektatorëve që do të jenë në shkallët e tribunës, por do të kenë mundësi që në këtë zonë të vinë për të pirë diçka edhe ata që jashtë tribunës në pjesën tjetër të impiantit. Në hyrje të stadiumit, në të djathtë të tribunës, do të ketë një dyqan suveniresh për Kombëtaren. Ai do të jetë i hapur gjatë takimeve që ekipi kombëtar do të zhvillojë në këtë stadium.

Dhomat - Një ndryshim të rëndësishëm do të kenë edhe dhomat në brendësi të tribunës, ku do të akomodohen skuadrat respektive, gjyqtarët, vëzhguesit. Kështu, dhomat e skuadrave do të jenë me kubaturat e përshtatshme sipas parametrave të UEFA-s për metra katrorë. Do të ketë një dhomë masazhi me dushe, si dhe një dhomë bashkangjitur ekipit që do të jetë e trajnerit.

Do të ndërtohen gjithashtu dy dhoma të mëdha, të cilat do të shërbejnë për gjyqtarët plus me nga një paradhomë, si për meshkujt dhe për femrat, veç e veç. Të dyja do të kenë nga dy banja secila, normalisht me dushe. Për vëzhguesit dhe delegatët janë programuar tri dhoma të mëdha vëzhgimi. Të gjitha këto do të jenë me sistem ngrohjeje kaldaje, siç do të jetë edhe pjesa tjetër e zyrave të tribunës dhe kabinave. Janë programuar të ketë 3 ose 4 zyra ndihmëse.

Stadiumi do të ndahet në disa zona, përkatësisht në gjashtë të tilla, A-B-C-D-E, si dhe ajo e VIP-ve. Për miqtë është vendosur që të akomodohen në lindje të orës elektronike dhe do të zënë 5% të kapacitetit të stadiumit. Gjithsej do të jenë 10 hyrje, dy prej të cilave do të shërbejnë vetëm për makinat (ambulancë, zjarrfikëse) dhe 8 të tjerat do të jenë për tifozët.

Parkimi - Është menduar që të ketë gjithsej 400 vende parkimi, të cilat pritet që të jenë në pjesën ballore të stadiumit, pra në hyrje të tij. 170 prej tyre do të jenë të rezervuara vetëm për VIP-at, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe kushtin e UEFA-s për këtë çështje.





 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,822 Posts
Discussion Starter · #3 ·
Rikonstruksioni i Stadiumit | 22 Maj 2014


Për rikonstruksionin e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan po punohet me ritme të shpejta.

Sipas inxhinierit zbatues të projektit, Ilir Liçe, është në përfundim muri rrethues I stadiumit, hyrjet e spektatorëve dhe po punohet për ndërtimimin e shkallëve të tribunës kryesore.

Duket se stadiumi do të përfundojë në shtator dhe do të jetë gati për ndeshjen e parë të kombëtares për eliminatoret e Kampionatit Evropian.
 

·
Registered
Joined
·
211 Posts





Luftë me kohën për rikonstruksionin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, aty ku do të zhvillohen ndeshjet eliminatore të Kombëtares shqiptare, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016. Burime në institucionin e futbollit treguan dje për gazetën “Panorama Sport” se kompanisë që ka marrë përsipër punimet në stadium, i është kërkuar së fundmi të përshpejtojë në të gjitha aspektet.

“Në mënyrë që rikonstruksioni të përfundojë në kohë, firma që po kryen punimet ka marrë urdhër që të shtojë forcat. Kjo do të thotë që tani e në vazhdim në stadiumin e Elbasanit do të punohet me tre turne”, – sqarojnë në FSHF. Në fakt, deri më tani punimet nuk kanë ecur me ritmin që kërkohet. Mirëpo, koha nuk pret dhe më 11 tetor stadiumi duhet të jetë plotësisht gati për të pritur ndeshjen e parë të Shqipërisë në shtëpi, pikërisht kundër Danimarkës, të vlefshme për Grupin I eliminator, ku gjithashtu bëjnë pjesë Portugalia, Serbia dhe Armenia.

Gjatë kësaj periudhe FSHF është njoftuar se për çdo muaj do të mbërrijnë në Shqipëri inspektorë të UEFA-s, të cilët do të vëzhgojnë ecurinë e punimeve në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Ndërkohë, për impiantin që pritet të transformohet, duke plotësuar kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare, ka folur në fillimin e këtij muaji edhe kryeministri Edi Rama.

“Do të jetë një stadium, ku të gjithë do të befasohen nga pamja, kushtet dhe cilësia. Është një projekt që po e realizojmë në bashkëpunim me FSHF-në dhe impianti do të jetë gati në tetor”, – pat thënë Rama. Nga stadiumi i Elbasanit duket se jo pak varen edhe klubet shqiptare që do të përfaqësohen në Kupat e Europës. Në bazë të kritereve të UEFA-s për stadiumet, Skënderbeu që merr pjesë në Ligën e Kampioneve, mund të luajë në Korçë në turin e dytë, por nëse kualifikohet, atëherë nuk ka asnjë shans të zhvillojë takimet e turit të tretë në atë stadium.

Në rast se impianti i Elbasanit rikonstruktohet deri në muajin gusht, atëherë mendohet se një kualifikim i mundshëm i skuadrave shqiptare në turet e treta të Kupave të Europës, i shpëton ky stadium, sepse do të ketë licencën e Kategorisë së Tretë të UEFA-s, duke plotësuar kështu kriteret.

- See more at: http://shqipmedia.com/portal/stadiumi-i-kombetares-pune-intenzive-ne-elbasan/#sthash.Vc8hKYDu.dpuf
 

·
Banned
Joined
·
19 Posts
Nese stadiumi i Elbasanit me 2 milion Euro behet stadium i kategorise se trete te UEFA (ndersa kategoria e katert eshte me e larta), perse atehere duhet te investohen ne stadiumin kombetar 50 milion Euro?
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,822 Posts
Discussion Starter · #7 ·
Eh me Zano sa pyetje ka ne ket bote!!

Nje pyetje paralele me kete do te ishte: Nese stadiumi i Elbasanit u hodh i gjithi ne toke ne nivel tribunash, e do te rindertohet me themel perfshire drenazhin, ne nivel tapeti, perse m* u zgjodh pikerisht stadiumi i Elbasanit dhe jo Shkodra apo Durresi!! :crazy:
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
Stadiumi i Elbasanit do te kushtoje 5 milione € dhe jo 2.

Tirana eshte kryeqytet dhe si nje qytet me 1 milione banore i takon te kete te pakten nje stadium 22.000 vendesh (edhe pse shume i vogel), sepse impianti aktual eshte i parikonstruktueshem dhe nese do te tentohej te behej nje gje e tille kostot do te ishin te peraferta me ndertimin e nje stadiumi te ri.
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
^^ Tek nje program sportiv e degjova, nga 1,2 ne gati 5 milione € ka kapercyer shuma me 6-te shkallet shtese dhe fasaden prej xhami. 1,2 ishte nje shume jo-reale dhe qesharake qe ne fillim dhe nuk mund te pretendoje qe te rikonstruktoje nje stadium duke e pershtatur ate me kriteret e kerkuara nga UEFA me ate lloj investimi simbolik.
 

·
Banned
Joined
·
10,804 Posts
Eh me Zano sa pyetje ka ne ket bote!!

Nje pyetje paralele me kete do te ishte: Nese stadiumi i Elbasanit u hodh i gjithi ne toke ne nivel tribunash, e do te rindertohet me themel perfshire drenazhin, ne nivel tapeti, perse m* u zgjodh pikerisht stadiumi i Elbasanit dhe jo Shkodra apo Durresi!! :crazy:
Sepse stadiumi Shkodres kerkonte nje investim me te madh se ai i Elbasanit,bile edhe sikur te ndodhte investimi,pjesa ekzistuese e stadiumit nuk permbushte kushtet e sigurise se Uefas,me pak fjale stadiumi me pare duhej rrezuar pastaj te ngrihej i riu...
Ne Durres ishte problemi i kanalizimeve,pasi ujerat e zeza dilin ne fushe me rrebeshin e pare...keshtu qe ne fund ngeli vetem Elbasoni :D
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,822 Posts
Discussion Starter · #12 ·
Pikerisht pra, sepse tek stadiumi i Shkodres nuk jepte siguri tribuna, nese tek ai i Durresit drenazhi.

Dy gjera qe gjithsesi po rindertohen "nga themelet" edhe ne Elbason!! :)
 

·
Banned
Joined
·
10,804 Posts
Tani ca te them une,sbesoj se federata do Elbasonin me shume se Durrsin apo Shkodren,keshtu ju duk me lire e me mire dhe keshtu ndodhi...e kote te zgjatemi ka maru ky muhabet...
 

·
Registered
Joined
·
3,262 Posts
Besoj qe ka te bej dhe rruga e re qe e vendos Elbasanin shume afer Tiranes, ne menyre qe ekipet e huaja dhe stafet e tyre mund te rrine ne hotelet e Tiranes.
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,822 Posts
Discussion Starter · #15 ·
Kam pershtypjes se kryesisht kane pare gjendjen e pronesise. Ne Shkoder gjendja eshte aq tragjikomike sa ka banesa "brenda" ne stadium!! :lol:

Gjithsesi lajm i mire eshte qe bashke me financimin per stadiumin ka nje financim tjeter prej rreth 3 mln€ ne forme granti ne baze te nje projekti te fondit rajonal per zhvillim 2014-2017, per rehabilitimin e plote te asaj pjese gjysem te degraduar te qytetit (te pakten keshtu deklaroi kryetari i bashkise, se ndonje dokument konkret nuk kam pare)
 

·
Banned
Joined
·
6,739 Posts
Eh me Zano sa pyetje ka ne ket bote!!

Nje pyetje paralele me kete do te ishte: Nese stadiumi i Elbasanit u hodh i gjithi ne toke ne nivel tribunash, e do te rindertohet me themel perfshire drenazhin, ne nivel tapeti, perse m* u zgjodh pikerisht stadiumi i Elbasanit dhe jo Shkodra apo Durresi!! :crazy:
Ku kishte zgjedhje me te mire se Durresi,afer me aeroportin,kryeqytetin dhe e habitshme pse Elbasani.
 

·
Banned
Joined
·
6,739 Posts
Besoj qe ka te bej dhe rruga e re qe e vendos Elbasanin shume afer Tiranes, ne menyre qe ekipet e huaja dhe stafet e tyre mund te rrine ne hotelet e Tiranes.
Rruga kur te mbaroje.Saliu i la te gjitha rruget e hapura.
 

·
Banned
Joined
·
6,739 Posts
Nese stadiumi i Elbasanit me 2 milion Euro behet stadium i kategorise se trete te UEFA (ndersa kategoria e katert eshte me e larta), perse atehere duhet te investohen ne stadiumin kombetar 50 milion Euro?
Zan bosi,kete e thone vetem mediat tona se ndoshta yjet e Uefas i marrin si yjet e hoteleve ne Shqiperi qe vihen sipas qejfit.:)
 

·
Banned
Joined
·
11,492 Posts
^^ Elbasani ta gezoje stadiumin se e meriton ashtu si gjithe qytetet e tjera por problemi qendron, perse nuk na treguan ne cfare u bazuan ne kete zgjedhje, cilat ishin kriteret?.
 
1 - 20 of 1550 Posts
Top